HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė sofrėn bujare tė familjes Mrijaj nė New York

Nuri i bukurisė sė nuses Valbonė
hijeshon, pėrkrah fisnikėrisė sė dhėndrrit Nikollė

-- nga Klajd Kapinova, Rochelle, New York

Klajd Kapinova

Don Pjetėr Popa: "Nikollė e Valbonė, qofshi tė lumtur nė jetėn tuaj tė re bashkėshortore, gėzime e hare pastė gjithmonė familja e juaj e re"

GREENTREE CONTRY CLUB, New Rochelle, New York. Orėt e para tė mėngjesit tė sė shtunės, nė shtėpinė e madhe tė familje Mrijaj, Yonkers nė New York, gumzhinė nga miqtė e shumtė, qė kanė ardhur nga disa shtete tė Amerikės. Kėnga e hareja, buzėqeshja dhe sofra e pasur bujare e tė zotit tė shtėpisė Tomė Mrijaj, i kanė dhėnė sfondit tė gėzimit pėr martesėn e ēiftit tė ri, njė kuptim tė ri. Njė shi i imėt ledhaton miqtė, nė hyrje tė shtėpisė…

Valbona, duke jetuar minutat e fundit tė vajzėrisė, gjendet pėrpara vėllait tė vogėl 5-vjeēar Joseph Dedvukaj, i cili, sipas traditės sė hershme arbėrore nė trevat e Malėsisė, i ka mbathur kėpucėt e bardha tė nuserisė motrės sė vet. Vogėlushi, buzėqesh e puth me gėzim motrėn e dashur, duke i uruar nė shqip e anglisht jetė tė lumtur me Nikollėn. Tashmė Kosova dhe Malėsia e Dedė Gjon Lulit, janė mė pranė njera-tjetrės nė njė sofėr, nė gėzimet e ēifteve tė reja, qė ēdo ditė i shtohen komunitetit shqiptaro-amerikan.

Valbona me Nikollėn

Limozina e bardhė, gjarpėron nė rrugė e shoqėruar nga dhjetra makina tė tjera tė dasmorėve e antarėve tė familjeve Mrijaj e Dedvukaj, drejt Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale Neė York. Nusja e bukur, me delikatesėn e njė sorkadheje, shoqėrohet deri tek elteri nga vėllai Pashko Dedvukaj, qė me emocione gėzimi e shoqėron drejt dhėndrrit simpatik Nikollė. Pėrmes perlave tė muzikės klasike, tė kėnduar nga baritoni amerikan, nė elter si himn shpirtėror kumboi "Ave Maria" e Shubertit (nė botė ka disa versione kompozimesh pėr Ave Marinė). Nė Shtėpinė e Zotit, mbizotėron heshtja, por edhe gėzimi nė fytyrat e dhjetra shoqėruesve, qė janė dėshmitar tė njė lidhje tė re martesore pranė elterit… Dhjetra gra dhe vajza tė bukura, tė shoqėruar nga partnerėt e hijshėm, bėnė pėrcjelljen gjatė vendosjes sė kurorės nė Kishė.

Valbona me Nikollėn

Ende vijoi tė rigoi shi i imėt, qė ėshtė simbol i bereqetit pėr ēiftin e ri. Valbona e Nikolla, qetėsisht i afrohen elterit dhe mbasi bėjnė kryq ulėn nė karrigėn e nderit pėr tė ndjekur meshėn kushtuar kurorės sė martesės, nė prani tė Krishtit, qė ėshtė dėshmitar i kėsaj lidhje tė re bashkėshortore. Don Pjetėr Popaj, famullitar i Kishės, nė predkun e tij, u ndal nė rėndėsinė, qė Krishti, i ka kushtuar familjeve tė reja. Martesa e bekuar nga meshtari, e bėn lidhjen e ēiftit tė ri tė fortė e tė qėndrueshėm nė prani e nė mbrojtje nga Zoti i gjithpushtetshėm. I gjithė pretku i bariut shpirtėror, ishte njė mesazh i ngrohtė pėr martesėn, besnikėrinė e burrit dhe gruas, duke iu gjendur pranė njeri-tjetrit nė ditė tė mira dhe vėshtira, rritur dhe edukuar fėmijėt e tyre nėn frymėn e shėndoshė tė traditės shqiptare dhe fesė tė vertetė tė Krishtit.

Valbona me Nikollėn

Roberti i vogėl, afrohet pranė e i jep meshtarit dy unazat, tė cilat, i bekon e ua ofron ēiftit tė ri. Ata ia vendosin njeri tjetrin nė gishtin e besėlidhjes si njė familje tė re. Nikolla, i pėrgjigjet pyetjes sė bariut shpirtėror nga elteri, se a ėshtė i gatshėm tė lidhėsh jetėn bashkėshortore me Valbonėn. Dhėndrri me buzėqeshje thotė: Po. E njėjta skenė gėzimi e kėnaqėsie, shprehet nė premtimin pohues tė bashkėshortes Valbonės, e cila, shoqėrohet nga dasmorėt me duatrokitje, buzėqeshje, blica tė shumtė tė aparateve fotografik, kameramanėve, qė fiksojnė dėshminė e njė familje tė re.

Valbona me Nikollėn

Pėr disa minuta vijojnė fotografitė me Don Pjetrin, familjen Mrijaj, Dedvukaj, vėllezėrit, motrat e ēiftit, miqtė, dashmirėt, qė kanė udhėtuar qindra milje me makinė, pėr tė marrė pjesė nė kurorėn e martesės nė Kishė.
Viktor e Lisa Martini, kanė ardhur nga Bostoni, afrohen tė parėt dhe urojnė ēiftin. Viktori i gėzuar, i thotė Nikit, se: "Babai yt mė ka ndihmuar shumė, kur kam ardhur nė Tokėn e Bekuar tė Amerikės. Sot edhe pse kam njė vdekje nė familje, kam ardhur, pėr t'iu uruar ju lumturi e harmoni nė familjen e re, dhe mė pas do tė nisėm nė Europė pėr tė kryer ritin e varrimit tė motrės time…"

Valbona po kėrcen

Ish-sekretari i Tuk Jakovės, autori i dy librave filozofik Bep Kuqani, njė burrė stoik 70-vjeē, ndonėse me vėshtirėsi nė ecje, i lodhur nga vuajtjet nė burgjet komuniste, sėbashku me djalin Gencin dhe Esmeraldėn, kanė ardhur nga Connecticut, pėr t'iu bashkuar gėzimit me miqtė e familjes Mrijaj. E gjeografia e pjesėmarrjes nė kėtė ditė gėzimi, ėshtė e gjėrė. Dhjetra malėsorė nga Detroit-i, Chicago, Florida, New Jersey, Boston-i, dhe New York-u me rrethina, janė mbledhur nė tokėn amė, qė pėr tė gjithė shqiptarėt janė qendrat fetare, kulturore arbėrore. Kisha dhe restoranti sot, ku do tė gėzojnė bashkėatdhetarėt tanė, do tė jenė familje, qė bashkojnė nė sofrėn e madhe vėllezėrit nga trojet etnike, qė prej shumė dekadash jetojnė e punojnė nė ShBA.

Valbona me Nikollėn presin torten

Karamele, bombona, sheqer, hidhėn mbi ēiftin e ri, nga dasmorėt e shumtė, qė kishin formuar njė koridor, ku kaloi buzėqeshja rinore, bukuria, fisnikėria, tradita, bashkėkohorja e ngjisur thellė nė cilėsitė e Nikollės e Valbonės, qė ndonėse kanė lindur e rritur nė Amerikė, flasin, shkruajnė e lexojnė shumė mirė gjuhėn amtare. Ata janė vėrtetė shqiptarė. Kur Don Pjetri, e pyeti ēiftin, se a doni qė ritin t'a bėjmė nė gjuhėn angleze, ata thanė njėzėri, se jemi shqiptarė dhe duam qė kurorėn e martesės t'a vėmė nė gjuhėn e nėnės.
Nė kushtet e reja, nė njė mjedis e diversitetet tė larmishėm nacionesh e kulturash nė Amerikė, emigrantėt e parė arbėror (ēiftet e reja), kur erdhėn nė Tokėn e Bekuar tė Amerikės, sollėn me vete doket e zakonet e zonės, qytetit, katundit tė vendlindjes. Ky respekt u shpreh edhe nė dasmat e pėrziera nga treva tė ndryshme etnike, bėnė qė tė respektohet me rigorozitet deri nė ditėt tona, traditat e hershme tė familjeve, fėmijėt e sė cilės lidhen jetėn e tyre bashkėshortore.

Valbona me Nikollėn

Bardhėsi ngjyrash, dlirėsi shpirti,
muzikė e vallėzim shqiptar e amerikan

Kjo ishte mėnyja, qė mbizotėroj nė martesėn, qė zhvilluan pėr dy ditė me radhė Nikolla e Valbona Mrijaj nga New York-u. Limozina e mbushur me pėrcjellės tė dhėndrrit dhe nunes, nisėn ritmin e kėngės tė hershme shqiptare: "Sa e bukur na ka dalė nusja", duke e pėrshkruar portretin fizik, shpirtėror dhe hijesinė e saj me vellon e bardhė tė dėborės.
Greentree Contry Club, 538 Davenport Avenue New Rochelle, New York, nė orėn 6:00 P.M., filloi ceremonia e gėzimit tė familjeve Mrijaj e Dedvukaj, dasma, ku do tė fillojnė jetėn e re bashkėshortore dhėndri Nikollė Mrijaj me zonjushėn Valbona Mrijaj (Dedvukaj). Kokteji, ishte menduar tė ofrohet nė pishinėn, lulishten shumėngjyrėshe buzė brigjeve tė oqeanit Atlantik. Pėr arsye tė shiut, qė nuk pushoi gjatė gjithė kohės jashtė ambientėve tė restorantit, kokteji u zhvillua nė sallėn e madhe tė darkave. Lisa e Tomė Mrijaj, si menazher tė kujdesshėm pėr darkėn festive, japin porositė e fundit dhe shoqėrojnė ēiftin e ri nė parkun e bukur tė lokalit, pėr tė fiksuar kėtė ditė tė magjishme nė aparatet dhe kamerat e shumta, qė prisnin prej ardhjen e personazheve kryesor tė dasmės. Lisa, nėna e dhėndrrit, nuk e mban gėzimin, lotėt e kristaltė, qė i rrukullisėn nė mollėzat e faqeve; kjanė nga gėzimi pėr djalin e vet elegant Nikollėn, qė tashmė ėshtė bėrė burrė e zot shtėpie nė familjen e re.

Toma, Kenny, Arbeni, Gjini, Zefi dhe kumbara Zef Berisha, miku i shtėpisė, qė ka ardhur prej Kosove Hilė Gojani, daja i dhėndrrit Gjon Gega, Luigj Perlleshi, Franush Kēira, Margoni, Gjevalini etj., qėndrojnė nė hyrje tė derės sė lokalit dhe presin e vendosin nė vendet pėrkatėse miqtė, qė fillojnė tė vijnė. "Mirė se erdhėt!" dhe "Mirė se ju ka prue Zoti nė gėzimin tonė tė pėrbashkėt!", janė fjalėt, me tė cilėt, tė zotėt e shtėpisė, presin tė gjithė mysafirėt.
Gjithēka ėshtė organizuar nė mėnyrė pėrfekte, duke ofruar tė njėjtėn shije e kulturė arstokracie nė dy ditėt e dasmės sė familjes Mrijaj me Dedvukaj. Vėrtetė njė ambient i bukur, me gusto dhe estetike tipike amerikane, me nuanca e shije tradicionale etnike, ėshtė pėrgatitur pėr njė dasėm bashkėatdhetarėsh. Qė nė orėt e para tė mbrėmjes numėri i pjesėmarrėsve arriti mbi 800 vetė. Tavolinat me numėr, e bėnte mė tė lehtė sistemimin e dasmorėve. Karakteristikė, pėr dasmat arbėrore, ėshtė numėri i madh i miqve, tė ftuarve, shokėve dhe tė afėrmve. Nė sfond duket Ardiana Gjelaj, qė mė ēifteli nė dorė tek akordon telat dhe sinkronizon vokalin e saj me DJ e grupet muzikore. Hana Nikprelaj, shoqėrohet nga orkestra dhe kėngėtarėt profesionistė: Alexander Gjelaj e Baku Gjelaj, kanė udhėtuar nga Detroiti, pėr tė gėzuar ēiftin me fondin e zgjedhur muzikor. Gjatė gjithė natės sė parė dhe dytė, nė sfond dėgjohen tingujt e muzikės sė bukur popullore kosovare dhe tė malėsisė, muzikė e lehtė shqiptare dhe amerikane. Njė kamera gjigande digital e drejtuar nga aparatet kompiuterike, jep gjithė natėn fotot e ēiftit, familjes, miqve dhe shokėve. Sipas zakonit, mbas ardhjes sė nuses me dhėndrrin nė sallė, ritmi e hareja, rritėn sėbashku me galdimin e dasmorėve, qė nisin tė kėrcejnė e kėndojnė sėbashku kėngėt e bukura tė gurrės popullore. Edhe amerikanėt e ftuar, si miq tė hershėm dhe tė rinj tė familjes Mrijaj, kėrcejnė dhe ndihen si nė shtėpinė e tyre. Kėngėtari i dasmės, ka njė detyrė mė shumė, mbasi i duhet tė bėj rolin e paraqitėsit tė ceremonisė sė mbrėmjes. Kėshtu, nėn tingujt e lehtė muzikorė, ai fton para dasmorėve qė tė hynė nė sallė lajmėtarėt e nuses, fėmijėt e vegjėl Antonio Matici dhe Julietta Gega, tė cilėt, mbajnėnė duar e tundin me gėzim kumbonėt e vegjėl, duke lajmėruar se nusja po vjen. Dy flamurtarėt (bajtaktarėt): Luigj Perlleshi e Franush Kēira, ndezin mė shumė gėzimin e dasmės. Prindėrit e dhėndrrit baba e nana: Tomė e Lisa Mrijaj, afrohen me hap tė qetė tek pėrshėndesin me dorė dasmorėt, duke ia lėnė vendin afrimit tė hallės sė dhėndrrit Age Pergega dhe nanės Marte Mrijaj. Me buzėqeshje hynė nė sallė ēiftet: Kenny e Terese Mrijaj, Filip e Vjollca Gega, Arben e Flora Mrijaj, Roland Krasniqi dhe e fejuara Elizabetha Mrijaj, Robert Perlleshi e Donika Mrijaj, Gjokė e Zoja Berisha, Christopher e Violeta Mrijaj, Vilson e Bore Markaj, Arber e Albana Gega, Bekim e Valentina Lleshaj, Margon e Kristina Mrijaj, Krist dhe Teuta Perlleshi, Gjevalin Mrijaj e Leonore La Bella, Anton Mrijaj e Zhaklina Shahini, Arbert e Gabriela Mrijaj, deveri dhe dasmoresha: Dukagjin Mrijaj e Ardiana Gjelaj; fėmitė e luleve: Robert e Anita Mrijaj; kumbara e ndrikulla: Zef dhe Marte Berisha. Pjesa mė kulmore e dasmės, ėshtė kur futėn nė sale mes gėzimit e muzikės dhėndrri dhe nusja Nikollė Mrijaj e Valbona (Dedvukaj) Mrijaj. Rreshti i ēifteve, pėrmes simbolikės e traditės shqiptare, formon njė rrugicė nė dy rreshta e me duart tė lidhura lart, tregon se ēifti i ri po hyn nė shtepinė e re. Kėngėt dhe vallet popullore, ruajnė ritmin e gjallėrinė e tyre, si pėr njė ditė feste tė tillė, ku shpesh kėrcen edhe dhėndrri e nusja.
I mbushur me emocione gėzimi, avokati i njohur Nikollė Gjelaj, dhėndėrr i shtėpisė Mrijaj, pėrmes njė elokuence tė pėrzgjedhur, uron nė anglisht-shqip, nė emėr tė familjeve Mrijaj e Dedvukaj, mirėseardhjen tė gjithė dasmorėve. Ai ndėr tė tjera tha, se ndjehet i gėzuar nė kėtė ditė, mbasi sot lidhin jetėn dy tė rinj nga familjet e njohura shqiptare nė Kosovė e Malėsi. Janė bijtė e familjeve tė njohura pėr besė, urtėsi, tradita atdhetare, bujari, nder e mikpritje. Nusja e bukur Valbona, vjen nga dera e njohur e Dedė Gjon Lulit, vėllezėrve Kolė e Mark Mirit, Kapiten Gjelosh Lulit e Dedė Miri Dedvukaj, ndėrsa dhėndrri, ėshtė nipi i intelektualit e burrit tė urtė tė Kosovės kreshnike Pren e Nikollė Mrijaj dhe babait Tomė Mrijaj, i njohur nė tė gjithė komunitetin shqiptaro-amerikan si Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit (1962) nė New York, pėr veprimtarinė e tij pėr ēėshtjen e Kosovės."
Avokati Nikollė Gjelaj, tregon se tashti ėshtė momenti, kur deveri dhe dasmoresha Dukagjin Mrijaj dhe Ardiana Gjelaj, largojnė velin e nuserisė dhe zbulojnė bukurinė e nusės Valbona Dedvukaj Mrijaj. Gotat e shampajės dhe urimet nisin rė vėrshojnė drejt ēiftit tė ri…
Majori qytetit tė Yonkers-it Mr. Phil Amicone, pėrshėndet, ēiftin e ri pėr darkėn e bukur tė shtruar sot, tė zotėt e shtėpisė Tomė e Lisa Mrijaj, qė janė edhe miqtė e hershėm tė tij, kolegen e vet nė City Holl, Mrs. Lisa Mrijaj dhe tė gjithė dasmorėt. Ai thotė, se ėshtė i lumtur, qė pėr tė dytėn herė ndodhet nė dasmat e kėsaj familje, duke shtuar se ėshtė krenar se punon me njė shqiptare shumė e aftė nė administratėn e Bashkisė sė qytetit.
Darka, u bekua me lutjen shpirtėrore nga i pėrndershmi Don Pjetėr Popaj, i cili, nė pėrshėndetjen e tij, me fjalė tė zgjedhura foli me shumė respekt pėr dy familjet e njohura nė vendlindje dhe Amerikė. Ai i uroj jetė tė lumtur dhe bekime ēiftit tė ri.
Sėrisht, muzikė, kėngė e valle. Nė tavolinėn #10, Bepi me djalin Genc Kuqani dhe Esmeralda, ishin nė humor, duke treguar shpesh barcoleta tė holla shkodrane. Mėsuesja Rita Ndoja nga Shkodra, kėndon lehtė dhe kėrcen me elegancė muzikėn e bukur popullore shkodrane. Ismet Ukė Sadiku, ėshtė i gėzuar dhe bėn disa fotografi me ēiftin dhe mikun e vjetėr Tomė Mrijaj. Pak mė tutje, Luigjina me Sokol Tahirin, sėbashku me vajzėn e tyre tė vogėl Sonila, kėrcejnė dhe bėjnė humor me miqtė e tyre Valmir Tahirin, Paulin Gjinin, Nikolinin dhe Valentina. Nė dasmen e Nick-it me Valbonen, ėshtė nė sofėr e gjithė Shqipėria, Kosova, Malėsia, Ēamėsia dhe arbėrorėt e Maqedonisė. Tė gjithė, janė miqtė e familjes Mrijaj, tė shtrirė gjeografikisht nė trojet etnike shqiptare, Europė dhe Amerikė.
Pranė tavolinės afrohet me gotėn e rakisė shqiptare, i zoti i shtėpisė Tomė Mrijaj. Bepi, mbasi ngrihet pėr respekt nė kėmbė, i drejtohet atij: "I dashtun mik, megjithėse kam marrė pjesė nė shumė dasma, njė darkė tė tillė, kam mundur t'a shoh vetėm nėpėr filma. Ky gėzim, qė po ndajmė sėbashku tė gjithė, ėshtė me tė vėrtetė njė mrekulli."
Kėngėtarja elegante Adriana Gjelaj, motra e dhėndrrit, me zėrin melodios, duke i rėnė ēiftelisė sė saj, dhuron kėngėt e bukura "Thrret Prizreni mori Shkoder" dhe "Shtatė shaljanėt". Ajo merr duatrokitje frenetike nga dasmorėt dhe pėr tė kėnaqur sėrisht ato kėndon putpuri popullore tė krahinave tė tjera etnike. Ardiana e gėzuar edhe nė ditėn e dytė tė dasmės, kėndoi me elegancė e zė melodioz putpuri me kėngė popullore. E mbas tij si gjithnjė poligloti i kulturuar Sebastian Shahini, duke iu afruar tavolinave tė dasmorėve kėndoi buēetė nga fondi i muzikės sė bukur qytetare prizrenase. Gratė e familjes Mrijaj, tė mbledhur pėrballė nuses, i kėndojnė sipas traditės bukurisė, me kėngė tė improvizuara nė ēast…

Torta, puthje dhe kėrcimi i valsit tė dashurisė

Akrepat e orės, ecin me shpejtėsi mes gėzimit, valleve, kėngės dhe humorit tė njerėzve nė sofrėn e madhe bujare tė familjes Mrijaj. Dhe vjen momenti, kur nusja e dhėndrri, tė rrethuar nga dasmorėt presin tortėn e martesės, nė majė tė sė cilės ėshtė simboli i tyre, i zbukuruari i gjithė me krem tė ėmbėl. Nikolla dhe Valbona, i dhanė njeri-tjetrit njė lugė nga ėmbėlsira e dasmės dhe shampaja, pėr njė jetė tė ėmbėl plot dashuri. Vajzat dhe djemtė e shumtė, thėrrasin "Kiss!", "Kiss!", "Kiss!" dhe ēifti bujar, plotėson dėshirėn e spektatorėve dasmorė…
Tingujt e lehtė tė muzikės sė dashurisė, ftojnė ēiftin tė prehet nė krahėt e njeri tjetrit, duke krijuar njė ambient imtim, romantik dhe emocional pėr vajzat dhe djemtė beqar. Nusja, sillet mbrapa dhe ashtu e kthyer me shpinė nga admirueset dasmore, u ledh tufėn e luleve vajzave, qė presin edhe ato njė ditė tė nuserohen…
Tė duket e pafund kjo natė magjike. Sėrisht muzikė e vallėzim, ku nėna Lisa vallėzon me djalin e vet Nikollėn, ndėrsa babai Tomė kėrcen me Valbonen nusen e djalit. Princeshės sė dasmės, nuses Valbona, gjatė vallėzimit me vėllain e madh Pashkon, i rrėshqasin lot gėzimi, nė njė atmosferė lumturie…
Vonė, kur dita e re kishte shtyrė tė vjetrėn, dasmorėt duke u pėrshėndetur me dhėndrrin, nusen dhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes, nisin tė largohen, duke marrė me vete mbresat e njė nate tė paharruar. Sfondi i pasdasmes i ngjan njė pikture, ku mbas gėzimit, kanė mbetur e mjedisit, qė rrezatojnė ngjyrat e verės, shampajės, frutave, pjatave e gotave tė boshatisura, dhjetra shamijave tė kuqe dhe bardha, qė gjenden nė dysheme, karrigeve dhe tavolinave, qė sistemohen nga epikipi i sherbimit tė restorantit. Tashma, ata po pėrgatitet pėr ditėn e re, ku sėrisht ēifti dhe dasmorėt do tė ndajnė gėzimin e ditės sė dytė tė dasmės sė Valbonės me Nikollė Mrijaj.
Pikat e lehtė tė shiut puthin pambarim xhamat e makinave dhe limozinės, ku kanė hypur pėr t'u kthyer e mbėrritur nė folezėn e re tė ēiftit tw ri. Karvani i gjatė i makinave, ėshtė i zbukuruar me lule e pelhura tė bardha, ku trandofilat ende gjenden nė xhepat e organizatorėve tė dasmės, qė vertėtė janė tė lodhur por tė gėzuar, se janė dėshmitarė tė njė martesė tė bukur e mbresėlėnėse, qė organizuan familjet Mrijaj e Dedvukaj.
Atmosfera e gėzimit, mė kishte bėrė robėr nė fiksimin ne celoluid tė magjisė sė kėsaj nate, qė pėrjetuan bashkėtadhetarėt nga trojet etnike arbėrore. Ndėrsa ndiqnim ēiftin e ri, tek largohet mes blerimit tė pemeve e dritave shumėngjyreshe tė rrugėve dhe makinave tona, limozina e bardhė e ēiftit, rrėshqiste udhėve tė autostradave, nė fluturimin e saj nė detin e qetėsisė dhe dashurisė sė pėrjetshme tė Nikollės me Valbonėn… Ata, kanė prerė biletat, pėr tė bėrė muajin e mjaltit nė njė nga ishujt e bukur tė Amerikės Qendrore… Urime, lumturi dhe gėzime paēi pėrherė nė familjen tuaj tė re! ([email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara