HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Asgjė nuk kam harruar, por shumė kam mėsuar:

Repishti: Shqipėria, sot jeton nė pellgun e padrejtėsisė

-- nga Klajd Kapinova, Rochelle, New York

Klajd Kapinova

"Mė akuzojnė, se kam thėnė, qė komunistėt i hanin fėmijėt, por po t'a lexoni: "Libri i Zi i Komunizmit", do tė zbuloni, se nė Kinėn e Maos, ata nuk i hanin fėmijėt, por i zienin, pėr t'i pėrdorur si pleh pėr arat."
Silvio Berlusconi, Kryeministėr i Italisė
"L'America Oggi", 30.03.06, New York

Para 9 viteve, Prof. Sami Repishti, shkroi volumin "Pika e Loti" (tregime burgu, Shkodėr, 1997), nėn pėrkujdesin e Shtėpisė Botuese "At Gjergj Fishta", ku nė hyrje gjendet i skalitur pėrkushtimi: "Gruas shqiptare, fisnikėrisė sė kryqzueme pa faj! Bashkėshorteve, nanave, bijave e motrave tona, vuetja dhe pėrkrahja e tė cilave i dhanė lėvizjes demokratike shqiptare pėrmasėn e saj ma njerėzore." Ky libėr, ka qėndruar nė dorėshkrim, pėr shumė vite. Kujtimet e para, autori i shkroi nė tetor 1960 (Zagreb) e shkrimin e fundit mė 1977. Ato u botuan mbas 27 vjetėve nė vendlindje.
Prof. Sami Repishti Nė Shkodėr mė 1997, dėgjoheshin krismat e pushkėve nė emėr tė askujt e kundėr askujt. Ishte viti i zi, qė pėrfshiu Shqipėrinė e lodhur edhe herė tė tjera nga lėvizjet regresiste bolshevike. Ato ditė, lexoja kujtimet e burgut tė Prof.Sami Repishtit, e diskutoja me mbas me miqtė e tij ndėr tė cilėt Tomazin Sheldinė, ish-bashkėvuajtės i autorit. Pika Loti me Lotė Shprese Nėn Hijen e Rozafės, do t'a quaj librin e dytė me narrative tė jetueme, origjinali i sė cilės mban titullin: "Nėn hije tė Rozafės" (Tiranė, 2004).

Tė dy librat, kanė pika lidhje me njera tjetrėn, jo se flasin pėr qytetin e Gentit e Teutės sė lashtė, por se janė pėrshkruar me origjinalitet vuajtjet, qė fare lehtė mund t'i ballafaqosh me Arkivat e Shtetit nė Tiranė. E veēanta e librave tė rinj, qėndron nė stilin joshės, tė ėmbėl e fin; me njė gjuhė gegnishte tė pėrpunuar me kujdes, plot pasuri shprehjesh autentike vendase, ndonėse prej shumė dekadash jeton e punon nė Amerikė.

Ngjarjet e pėrjetuara, i janė ngjizur thellė kujtesės, gjatė vitėve tė paharruara. Pozitive, janė pėr Samiun, koha e fėmijėrisė e rinisė, ku liria e dashuria pėr shkollėn e shokėt asnjėherė nuk u shkėput, ndonėse me kalimin e viteve, ngjarjet precipituan me shpejtėsi…

Ai, librin e ka konceptuar nė formė "romani", me nuanca tė thekshme dramaciteti origjinal. 32 pjesėve e epilogut, nuk i ka vėnė asnjė emertesė, por vetėm shifra numerike romake, qė vijnė nė rritje njera mbas tjetrės brenda 340 faqeve. Pėrpara se tė paraqitet tek lexuesi, autori, ka gdhendur pėrkushtimin e narrativeve tė jetuara: "Dėshmorėve tė lirisė dhe viktimave tė tiranisė, tė tė gjithė vendeve e tė tė gjitha kohėve. Mendjeve fisnike, qė transformojnė tragjedinė tonė kolektive, nė nji kryqėzatė kundėr Torturės, nė ēdo vend e nė ēdo kohė, me mirėnjohjen ma tė thellė."

Vuajtjet e mbijetesa

Vepra jetėsore, hapet me njė hyrje pėr lexuesin, duke pėrshkruar periudhėn e vitėve 30-40 tė shek. XX, kur rrėbeshi i egėr siamezė fashist e komunist, zbresin rrėmbyeshėm e pėrgjakshėm mbi kontinentin plakė tė Europės, nė morsėn e sė cilės, egėrsisht u gjend e mbėrthyer edhe Shqipėria martire. Asokohe, Samiu, ishte njė adolishent i brishtė, qė koha po e piqte me shpejtėsi, duke u gjendur para enigmave tė udhekryqit, se nga duhet tė shkonte. Gjithsesi, rreziku i jetės ishte njė rrisk, qė po rritej me shpejtėsi.

Ai vendosi: "… JO diktaturės, e mora rrugėn qė nuk kishte fund, nji lundėrtar nė detin e gjanė, pa brigje. Akti rebel qė pothuajse mė vrau, mė ēliroi njėkohsisht. Jam dėshmitar okular i jetės nė ferrin fashist e komunist nė Shqipni, jo si "politikan", "personalitet" i makropolitikės shqiptare, por si student, si i ri qė u ndėrgjegjsova pėr rolin tim, nė atė kohė dhe nė atė vend, nga dashuria pėr atdhe dhe dėshira pėr liri; thjeshtė, si nji i ri me sensibilitet tė theksuem, besnik i vetvetes, i jetės me dinjitet. Gjatė udhės, takova dhe njofta ma mirė "njeriun", krijesėn fisnike, tė etshme pėr liri, tė djegun pėr vllaznim e njikohsisht, tė aftė me zbritė poshtė, nė botėn ku mbretnon ēnjerėzimi ma i plotė e vdekja ma e frikshme. Nė kėtė botė tė nėntokės, pėrqafova viktimėn dhe e deshta me pasion. Kjo dashuni pėr "njeriun", mundi edhe kėrcėnimin e vdekjes." (Repishti, f.7)

Autobiografi, filloi udhėtimin drejt rretheve tė Ferrit, tė ndėrtuar nė praktikė nga diktatori manjak i gjakut e mishngrėnės E. Hoxha. Janė jo pak, por 10 vjet burg (1946-1956), ku ai kaloi rininė e papėrsėritshme. Pėr dhjetė vjet, ai kaloi nė burgjet e errėta tė Shkodrės, nė kampet e vdekjes sė Bedenit dhe Maliqit, Beratit e Fierit, Lushnjės e Tiranės, kudo shihej, qė shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhė. Pėrballė kėtyre kalvareve "…pafajsia e frymėzuese e nanės dhe mijėnjohja ime e gjallnueme nga dashunia e saj, u banė dy krahėt e fuqishėm tė qėndresės sė fuqishme tė qėndresės sė ndėrgjeshme, dy gurėt themeltarė tė bindjes sime, nė kundėrshtimin pa kushte tė shtypjes komuniste dhe tė ēnjerėzimit qė ajo solli nė rethin tonė shqiptar…" 1)

Nė njė ambient tė tillė, u brymos tek shpirti i tij urrejtja e hakmarrja, ndaj rregjimit tė hienave; u kalitėn nė kullėn e jetės sė pėrvujtur shpirtrat e zjarrtė tė tė rinjve shqiptarė nga e gjithė vendi, pėrfaqėsuesit e sė nesėrmes; forcohej e ardhmja e bijve tė nacionit, qė gjithnjė vuajtėn mes skamjes e frikės, qė ishin copė e bukės sė pėrditshme.

Me tė drejtė i mbijetuari i lukunisė sė hienave thotė, se komunizmi nė Shqipėri e zhveshi shqiptarin nga rrobat e trupit e shpirtit. Kėtu qėndronte sfida e madhe stoike e ish tė Burgosurve e tė Pėrndjekurve Politikė (1944-1990). "Nė ato ditė fatale, nji mendim i frikshėm mbizotėronte: sot jemi "skllavė" tė rregjimit tė kuq; nesėr, kur tė vijė "dita e lirisė", a do tė ishim "tė lirė", tė aftė e tė gatshėm me marrė nė dorė fatin tonė? A do tė kishim ende vullnetin pėr nji ringjallje morale tė vėrtetė? A do tė ishim nė gjendje me thellue besimin tonė nė shenjtėrinė e jetės sė njeriut dhe, bindjen tonė nė lirinė, dinjitetin, e tė drejtat e tė gjithėve, fqiut, shokut edhe kundėrshtarit, pavarėsisht nga plagėt e marruna nė trup e shpirt? A do tė ishim nė gjendje sidomos, me rikrijue nji bashkėsi vllaznish e motrash, tė lirė, tė ndėrgjeshėm pėr rolin e tyne nė shoqni e kryesisht, tė liruem nga frika e persekutimit tė organizuem shtetnor… tė "shtetit tonė"?" (f.9)

Ai, bėn njė analizė rregjimit e shoqėrisė sė deformuar nga terrori i saj, ku qytetarėt, ishin kthyer nė "njeriu i ri socialist", njė krijesė hibrite, qė ishte gati tė vriste vėllanė e vet, pėr ideale boshe e primitive tė demagogėve: Marx, Engles, Lenin, Stalin, Mao e mostrės pėrvese Enver Hoxha. Qysh nė bankot e shkollės, Repishti, zgjodhi alternativėn, qė i kushtoi shumė vuajtje, diskriminime e gjak atij e brezit qė i pėrkiste, rrugė nderi, me luftu pa kompromis fashizmin e komunizmin, me mbrojtė Kosovėn e refuzu duartrokitjet servile ndaj diktatorit. Ai, si brez e kreu detyrėn me nder e guxim qytetar. Nė pėrleshjen me tė keqen, qė sundoi prej 1944-'90, ai pranoi aktin sublim, qė nuk mund tė fitohej pėrballė shtazarisė sė makinės shtypėse proletare, qė fliste nė emėr tė popullit, kundėr popullit.

Pėrvoja dhe eksperienca e jetės se re, plot liri mendimi e veprimi nė Amerikė (ndryshe nga sa kaloi nė kampet e burgut nė Atdhe), sot i bėnte apel, se heshtja ndaj krimeve ėshtė njė e keqe pasive. Nė njė Promemorie, qė Profesori, i dėrgon Presidentit Alfred Moisiu, i rikujton: "Ajo mbron errėsirėn, mospėrfill padrejtėsinė qė e sjell, mohon detyrimin tonė pėr ndėshkim tė fajit dhe fajtorit. Me heshtje, krijojmė atmosferėn e nevojshme pėr dhunė e padrejtėsi. Me heshtje, pranojmė mbrapshtėsinė morale tė dhunuesit, qė sjell vetėm vuajtje e mjerim, pranojmė pėrmbysjen e sė "mirės", sė drejtės, sė lirės e tė ēdo gjaje njerėzore. Me heshtje, jetojmė tė zhytun nė moēalin e mėkatit, qė refuzojmė tė njohim, si veēori e jetės sonė, tashma tė pasinēertė. Me heshtje, para sė "keqes", na kryejmė aktin e vetėvrasjes sonė morale." (f.11)

Jetėshkruesi kėmbėngul, se vendi i shqiponjave po jeton nė vakumin e madh, qė duhet mbushė, mbasi pėr fat tė keq ende jetohet nė dhum, sepse ende nuk ka shenja tė spastrimit ligjor tė paligjshmėrisė komuniste, qė sundon nė "demokracinė" e importuar si model nga Katovici. I shqetėsuar nė atė se ēfarė vijon tė ndodh nė vendlindje, bėn APEL, se botėkuptimi komunist ėshtė ngjizur thellė, nė frymėn, mentalitetin, metodat dhe shprehjet e tij helmuese, nuk janė ērrenjosė. "Ata vazhdojnė tė derdhin helm nė shoqni. Edhe sot, Shqipnia ndjek shembullin e ish-Bashkimit Sovjetik, vendin ku trashėgimia bolshevike mbijeton nė ēdo burokrat, qė vepron si me qenė ligji vetė dhe, ku qytetari dorėzohet para autoritetit arbitrar."

Ngjallnjyes mbi mbretėrinė e Djallit

Dr.Repishti, i qėndroi besnik idealeve tė shokėve kundėrkomunistė. Ai kujton me respekt kushėririn e vet Zyhdi Repishtin, viktimė e terrorit nazist, respektin pa rezerva pėr traditėn, qė i kushtoi jetėn babait tė tij ish-deputetit Hafiz Ibrahim Repishtit, nėnės Hava Bushati (Repishti), viktimė e pėrsekutimit komunist, shokut tė vuajtjeve Qamil Nikshiqi, vėllaut Vehbi Repishtit, motrės, tė rinjve tė Organizatės sė Rinisė Demokratike, Fahri Rusi, Elez Troshani, Qamil Nikshiqi, Ndoc Gjoka, Matilda Gjoka, Xhevat Meta, Eqrem Rusi, Sulejman Qehaja; intelektuali erudit i lauruar nė Itali, inxhinieri i pyjeve Fahriu i ekzekutuar; kėshilltari i tyre At Dr.Gjon Shllaku O.F.M 2)., mikut nė vendlindje e Amerikė Prof. Arshi Pipa 3) etj., tė cilėt, nė unison pranuan vuajtjen e vdekjen, duke fituar kėnaqėsinė shpirtėrore tė luftėtarit pėr liri e ngjallnjyen mbi mbretėrinė e Djallit.

Sot dėshmitarit okular, i kanė mbetur kujtimet, me tė cilat, rikujton miqtė dhe shokėt e paharruar, qė sot prehen nė tokėn e amshimit, kujtimet e burgjeve dhe kampeve tė punės sė detyruar, ku u dergjėn tė rinjtė idealistė, legjioni i gjimazistėve tė Shkodrės dhe qytete tė tjera tė Shqipėrisė, qė pa pretendime treguan vendosmėrinė stoike, pėr tė kundėrshtuar murtajėn e kuqe.

Sėrisht 81-vjeēari Dr.Repishtit, i kanė mbetur kujtimet e intelektualėve guximtarė, qė refuzuan tė "kėndojnė" bashkė me Neronin, ndėrsa Roma digjej flakė, tė qytetarėve dhe katundarėve tė zhgėnjyer e tė varfėruar, tė malėsorėve kryelartė e tė dėrrmuar, tė pleqve pashpresė mbijetese nė burgje, tė sėmurėve qė vdiqėn ēdo ditė, pa asnjė mjekim, kujtime e njė mase tė tėrė burgosurish, pa asnjė shpjegim. Profesori i Adelphi University nė New York, ka kujtime tė freskėta, pėr komunitetin e pafajshėm tė burgosurve politikė, "…tė burgosun me plotėsue "forcėn punėtore" tė planeve tė ēmenduna pesėvjeēare…!"

Ndėrsa nga ana e tjetėr, ai vė pėrballė viktimės xhelatėt mė mizorė, qė do tė kishte zili edhe Duēja e Hitleri, Polpoti… e Luciferri. Ai, i ka grumbulluar lukuninė e babzitur tė hienave, mbi tė cilėt pėrjetėsisht, rėndon akuza e krimeve kundėr njerėzimit. "Ky ka qenė "material i zgjedhun" pėr burgosje, torturė, punė tė detyrueshme dhe ekzekutim. Xhelatėt e tiranisė sė kuqe, si: Zoi Themeli, Fadil Kapisyzi, Lefter Lakrori, Nesti Kopali, Nesti Shkurti, Abdyl Hakiu, Idriz Ēoba, Ali Xhunga, Kasem Troshani, Xhemal Selimi, Xhevdet Miloti e ēeta e nėnoficerėve dhe gardianėve, drejtorėt e burgjeve dhe kampeve (qė njoha unė), tė gjithė ata qė e banė jetėn tonė Ferr mbi Tokė, kanė qenė kriminelė ordinerė, vrasės me pagesė, qė duhet tė dalin para gjyqit, pėr krime kundėr njerėzimit.

Vetėm atėherė, bota do tė besonte tė pabesueshmen e do tė kuptonte sa poshtė ka ra shqiptari "fashist" e "komunist", nė trajtimin e shqiptarit pa ngjyra…e vlla! Kėto mostra me fytyrė njeriu, pėrfaqsojshin tipin e ri kriminel komunist, gjakpirės, qė planifikon e ekzekuton krimin me gjakftohtėsi. Pėr hir tė karrierės, kėta kriminelė ordinerė merrshin inisiativėn e veprimit nė qelitė e errta tė burgut, larg syve tė botės, e ekzekutojshin me dorėn e tyre, viktimėn pa mbrojtje. Ishin bisha tė egra, bisha tė egra…" (f.14-15)

Por Samiu, me shpirt human e tė patjetėrsueshėm, kujton se nė tėrbimin e rojeve, gjendeshin edhe rreshterė, qė rrezikuan shumė, pėr tė lehtėsuar jetėn e tė burgosurve. I tillė ishte rreshter Jonuzi nga Berati, qė bėri sa mundi, pėr tė lehtėsuar vuajtjet nė burgje e kampe tė punės sė detyrueshme. Ata sollėn frymėn e mirėsisė njerėzore, nė skutat mė tė errėta tė dhunės, ku fshihej tortura e krimi makabėr i sistemit. Pak dritė nga Jonuzėt, nė mijėra kampe e burgje, ringjallėn besimin e Samiut nė madhėshtinė e racės njerėzore…

Mbi 100 burgje e kampe tė punės sė detyruar (27 nė Shkodėr) 4) e qindra kampe e pika internimi nė tė gjithė Shqipėrinė. Studiuesi i faktografisė Agim Musta, nė librin: "Burgjet e shtetit-burg", saktėson: "Pėr motive politike u ekzekutuan 5037 burra e 450 gra; u dėnuan me burgime 26.788 burra e 7367 gra; u internuan 48.217 burra e 10.792 gra; u dėbuan nga qytetet kryesore e zonat kufitare 11.536 familje. Tė njėjtin fat pėsuan edhe qindra shtetas tė huaj. Prej tyre u pushkatuan e vdiqėn nė burgjet shqiptare 64 vetė; u dėnuan me burgim 1215 burra e 38 gra. Po ashtu u pushkatuan 950 kosovarė, qė ndodheshin nė Shqipėri ose tė ardhur nga Kosova e disa mijėra tė tjerė vuajtėn dėnime tė rėnda nė burgje e kampe tė posaēme internimi."

Ndėrgjegjja e freskėt e popujve liridashės nuk mund tė harrojė 20 milion tė vdekur si pasojė e terrorit komunist nė ish-BRSS, 6.5 milion nė Kinė, 1 milion nė Vietnam, 2 milion nė Kamborxhia, 1.5 milion nė Europėn Lindore, 150 mijė nė Amerikėn Latine, 1.7 milion nė Afrikė, 1.5 milion nė Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000 njerėz janė zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnė terroristėt diktatorė, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Ēaushesku etj., e disa diktatorė afrikanė.

Biri i Rozafės nėn hijen e saj

Sami Repishti (1925), lindi nė Shkodėr nė njė ditė tė ngrohtė korriku, nė njė familje patriotike qytetare. Gjyshi i tij, ka nėnshkruar Memorandumin e 13 qershorit 1878 tė Lidhjes sė Prizrenit, Shkodėr. Babai, ishte vullnetar nė Rrethimin e Shkodrės 1912-1913, ish-deputet nė vitet 1923-1924. Ai, ka ra viktimė e terrorit fashist italian nė vitin 1943. Kushėriri i tij, ėshtė ekzekutuar nga nazistėt gjermanė nė vitin 1944, nė kampin famkeq tė shfarosjes Mat'hauzen.

Nė lagjėn Dudas, vogėlushi Sami, ndoqi mėsimet e para tė ABC-sė nė shkollėn fillore "Oso Kuka". Ngjarjet e pėrjetuara, i janė ngjizur thellė kujtesės, gjatė vitėve tė paharruara. Pozitive, janė pėr Samiun, koha e fėmijėrisė e rinisė, ku liria e dashuria pėr shkollėn e shokėt asnjėherė nuk u shkėput, ndonėse me kalimin e viteve, ngjarjet precipituan me shpejtėsi…

Po nė Dudas, kam mbaruar edhe unė ciklin e lartė tė shkollės 8-vjeēare, e rrethuar me shtepi tė vogla karakteristike shkodrane, mes aromės sė luleve tė shtėpive, frutave tė bahēeve e shokėve tė fėmijėrisė, me tė cilat luaja futboll nė rrugica. Samiu fėmijė, nga mėsuesit e shkollės gjatė piknikut niset drejt kėshtjellės 3000-vjeēare tė Rozafės, ndėrsa nė vitet e mia, mėsuesja pėlqente tė na mbante brenda mureve e shtonte orėt e edukatės morale politike me fletushkėn "Ze(h)ri i Popullit"…

Njerėzit e mirė e tė dashur tė shkollės, Repishti, i mban mend e i kujton me respekt. Atij i kujtohet Asllani, kujdestari plak i shkollės e zilja, qė tingėllonte nė mbarim tė ēdo orė mėsimi, kėngėt e reja qė mėsonin nė klasė, pėrsėritja e saj plot krenari e galdim nė klasė e shtėpi. Me tė bashkohet Manushi, shoku i klasės e i bankės, qė ishte shumė i sėmurė. Ai ndėrroi jetė shpejt... Jeta e brishtė e djalit tė vetėm tė familjes Manushi, i bashkohet engjėllit nė lumnin e pasosun, duke i shtuar keqardhjen me pika loti. Samiu, kujtonte vitet e ditėt e bukura me balona, buzė liqenit, nė kala tė Rozafės, pėrkujdesi i vijueshėm i nėnės sė Manushit pėr djalin e dėshirės, qė kishte marrė tė ftohur nga moti i keq… duke thėnė plot dhimbje: "E shkreta nanė!"…

Jeta kalon si pa u ndier. Gjendja ekonomike nė familje nuk ishte e mirė. Por vogėlushi gjithsesi ishte i gėzuar, sepse jetonte moshėn e vet dhe bukuritė e stinės. Shumė nga bashkėmoshatarėt e vetė ai nuk kishin rroba tė mira dimri. Ata e kalonin egėrsinė e stinės sė ftohtė me tesha tė vjetra e kėpucė tė dobėta, por sėrisht gėzohej, se pranvera i risillte nė faqe stinėn e luleve, duke i lėmuar faqet e kuqe…

Ēasti i lumtur pėr vogėlushin Repishti, ishte tek shihte avionin e postės, qė fluturonte pranė pullazeve tė shtėpive shkodrane. Muzgu i mbrėmjes, flladi i pranverės, balonat me pe, pritja me gėzim e babait nė shtėpi, qė vinte nga faltorja e lagjės, mbasi kryente lutjet e mbrėmjes, tryeza e rafti i vogėl i librave, ku studionte babai i tij deri nė orėt e imta tė mbrėmjes…, pėrbėnin ritin e kėnaqėsisė sė Samiut. Babai i tij, Hafiz Ibrahim Repishti, ishte njė besimtar me bindje e jo pėr traditė, duke qenė njė udheheqės shpirtėror i lagjes sė vet, me njė pėrvujtėri e respekt tė veēantė. Kryefamiljari, nė moshė tė re, si vullnetarė kishte marrė pjesė nė rezistencė me armė nė dorė, nė mbrojtje tė qytetit nga agresioni malazez nė vitet 1912-1913, duke qenė komandant i tyre.

Vogėlushi, hyn nė dyert e gjimnazit. Lėnda qė e tėhiqte mė sėshumti ishte letėrsia shqipe, temat epike, aty ku i bėhej thirrje ndjesive luftarake tė njė populli, qė i nevojitej qėndrese pėr mbijetesė. Kontakti me librat, revistat, perkthimet e pakta asokohe, pėrpiqej qė t'i kalonte nėpėr duar, duke lexuar pjesė tė kėndshme tė tyre. Lexonte me kureshtje ēdo prodhim tė ri, sidomos poezinė vendase, me tė cilat ndihej krenar… Rrugėt e qytetit e shkolla, merrte njė pamje festive e adolishentėt e ndjenin mė sėshumti afrimin e festės sė Flamurit, Ditėn e Pavarėsisė 28 Nėntor 1912, ku plaku i urtė mjekėrbardhė Ismal Bej Qemali, shpalli Mėvetėsinė e Shqipnisė nga kthetrat e egra tė Perandorisė barbare Turke.

Asokohe, Samiu, nuk ishte mė shumė se 12 vjeē. Ai po festonte 25-vjetorin e Ditės sė Pavarėsisė, ku qyteti Shkodra menjeherė e ngriti Flamurin Kuq e Zi nė kėshtjellėn "Rozafa". Vajzat e shkollės sė mesme femėrore tė qytetit, kishin gdhendur simbolin nacional me me ngjyra ari. Ishte veshur me rrobat mė tė mira pėr festė. Me krenari thoshte: "Rroftė Shqipnia!"…, fjalė tė cilat, nuk do t'i shkėputen edhe sot 81-vjeēarit nė New York… Ishte njė gėzim i shumėfishtė: gėzim pėrjashta, gėzim nė shtėpi, hare nė zemrat e vogėlushėve, rreth tė cilės ishte bashkuar atdhetari i vogėl shkodran Sami Ibrahim Repishti.

Pak kohė mė vonė, gjatė rrugės i bie nė dorė njė letėr e shkruar, pėrmbajtja e sė cilės e kėshillonte vėmendje e paralejmėronte rrezik. Atė e mbante nė ēantė dhe priste me padurim tė mbaronte ora e mėsimit pėr tė parė letrėn. Ai u step qė nė rreshtat e parė, me pėrshkrimet e mjerimit e thirrje pėr revoltė. Nė fund qėndronte nėnshkrimi "Grupi i tė Rinjve Komunistė!". Adolishenti, mendonte: "Atėherė kuptova ke pėrfaqėsojshin ata, qė flitshin aq shpesh dhe me aq kambėngulje, dhe pse i gjithė ky grup kishte nji unitet pikėpamjesh. Kuptova, se ishte fjala pėr diēka tė orkestrueme mirė nga elementėt jashtėshkollorė, e u zhgėnjeva." Tashmė, ai po hynte para kohe nė moshėn e pjekurisė.

Samiu, ishte i sinqertė nė sjelljet me bashkėmoshatarėt e klasės. Kėshtu, ai fliste lirshėm me Eqremin, shoqen e shkollės Lilin, e cila ishte pėrfshi nė vorbullėn e ideve komuniste. Ajo kishte evoluar shumė, duke shprehur ftohtėsi dhe ndryshuar nė temperamentin e saj. Nuk ishte mė ajo vajza e siqnertė e shokut tė vet. Ajo, kur e shihte Samiun e pėrshėndeste ftohtė dhe evitonte buqėqeshjet rinore. Lili, gjatė njė bisede me Samiun, kėrkon qė ai t'i bashkohet ideve komuniste, me tė cilat ishin infektuar shumė bashkėmoshatar tė shkollės, ku mėsonte edhe Samiu. "Ti je largue nga frika, sepse sot, kjo pėrpjekje e jona asht nji luftė e ashpėr, e pėrgjakshme, qė kėrkon sakfrifica tė reja… e tij nuk je i aftė e koshient me i pranue. Sot je nda nga shoqnia, je largue nga lufta e drejtė, qė na pėrballojmė me guxim. Unė nuk mund tė vazhdoj shoqninė me ty. Do tė ishte e padrejtė. Do tė isha jo e sinqertė kundrejt shokėve tė luftės, me vazhdue si pėrpara…" (f.60)

Unė nuk jam DEBATIK-as

Pushtimi fashist i Atdheut, do t'i lė gjurmė tė thella, tek ndiente revoltėn e kryengritjeve mbarėshqiptare. "7 Prill 1939. Ende pa zbardhė drita, nji gjamė e largėt topi na zgjoi para kohe. Toka shqiptare po rrihej me tėrbim. Luftanije e aeroplanė luejshin aktin e parė tė njė drame tė pėrgjakshme qė filloi atė ditė. Nji ushtri moderne shkeli tokėn tonė. Filloi pushtimi i huej! Nga dritoret e hapuna tė dhomės, hynte krisma e artilerisė, ndėrsa nė qiellin e pambrojtun, fluturojshin bombardierėt italianė…".
Vitet kalojnė. Njė ditė 17-vjeēari, gjendet para njė tė papriture. Ēfarė i kishte ngjarė? Le t'a shohim me kujdes. Njė shok i tij, e kishte ftuar, pa e lajmėruar se ishte mbledhja e tė rinjve...

"Pa shumė formalitete, u ulėm rreth tryezės. I ardhuni na shikoi me vrejtje tė gjithėve, vuni mbi tryezė dy bomba dore e nji revolver, e nxori nga ēanta nji paketė letrash plot shėnime. Tė gjithė heshtėm. Jashtė shtėpisė dėgjoheshin hapat e rregullt tė rojes. Kėsaj rradhe, po jetojsha atmosferėn e njė veprimtarie tė rrezikshme.
"Shokė!", filloi ai me njė ton urdhnues, por me za tė ulėt. "Siē e kemi zakon ne komunistėt, duhet tė caktojmė rendin e ditės, tė mbajmė referatet pėrkatėse, e tė fillojmė diskutimet."

Fjala "komunist", mė gjeti tė papėrgatitun. E ndėrpreva:
- Me leje, shok!
- Fol, mė urdhnoi.
- Asht kjo nji mbledhje e komunistėve?
- Po! - pėrgjegji i ardhuni. - Nuk e dije?
- Jo. - i thashė. Ai u shqetėsue, e me nji za tė egėr kėrkoi:
- Tė ngrihet nė kambė shoku qė e ka sjellė kėtu!
Njeni nga shokėt e mi u ngrit pa hezitim.
- I ke tregue shokut, qė kjo ėshtė mbledhje komunistėsh?
- Jo, shok.
- Ke bėrė shumė gabim, shok! - E tue u kthye kah unė shtoi:
- Po tė duash, mund tė shkosh.
- Po, -pėrgjegja, - Dua tė shkoj!
- Pa tjetėr shkėmbim fjalėsh, u ngrita, nuk pėrshėndeta njeri, e dola nga dhoma. Roja mė shoqėroi deri nė portėn e jashtme, me porosi tė preme: "Je i ndaluem tė flasėsh pėr kėtė takim. E kupton?"
- Po, - i thashė, - E kuptoj."

Fitues i njė burse studimi nė Firence

Jeta shkollore vazhdon. Me mbarimin e provimeve tė maturės, 28 shokėt e klasės e ekipin pedagogjik fiksohen nė fotografi. Me deftesėn e pjekurisė (maturės) nė dorė, ai vrapoi drejt shtėpisė, t'a ndanteėgėzimin shpirtėror me prindėrit e vet. Babai e mori nė krahėt e vet, duke e pėrgėzuar, ndėrsa nėna, i uli kryet e i puthi ballin me sytė e mbuluar plot lot gėzimi…
Jeta e re, ishte njė furtunė e madhe nė detin plot tallaz, duke qėndruar si timonier stoik e ngjallnjyes deri nė fund. Karaktere tė ndryshme, ide e pikėpamje tė larmishme, tė majtė e tė djathtė, indiferentė e liberalė, pėrbėnin grupin e tė rinjve, me tė cilėt, u pėrballua nė vitet e gjimazit i riu Repishti.

Nė Tiranė, niset pėr tė marrė pjesė nė njė konkurs, pėr shkollėn e lartė jashtė shtetit. 112 kandidatura, konkuronin pėr 28 bursa studimi tė profesioneve tė ndryshme. Mbas 2 ditėve, ai merr vesht se ka fituar njė bursė studimi pranė Universitetit tė Firencės nė Itali. Gjatė vjeshtės pėrgatitet pėr tė udhėtuar drejt Italisė. Me njė anije mallrash, kaloi ujėrat e kaltra tė Detit Adriatik e u afrua pranė portit tė Brindizi-t.

Tashmė pėr te shfaqet njė botė e re kulture, qė do t'i zgjeronte horizontin, duke i hapur dyer tė reja tė panjohura e formuar personalitetin e dinjitetin e njeriut, me dije tė reja pėrparimtare. Samiu, mori pjesė nė takimin e parė politik nė Itali, nė kohėn kur qeveria fashiste kishte pushtuar vendin e shqiponjave… Mė shumė se 200 studenta shqiptarė, u mblodhėn nė sheshin "Michelangelo", duke demostruar para syve tė policisė fashiste vendase. Shpalosja e flamurit kuq e zi dhe kėndimi i himnit nacional ishte kulmi i tubimit. Edhe nė dheun e huaj, shqiptarėt ishin tė pėrēarė nė nacionalistė e komunistė. Vendasit, jetonin nėn thundrėn e fashizmit. Italianėt, prisnin qė lufta tė mbaronte sa mė shpejt, mbasi shkatėrrimi e kaosi, rėndonte mbi xhepat e shpuar tė popullit liridashės.
Shpejt miqėsohet me njė italian e sėbashku dėgjonin raporte nga BBC-ja e Londrės, pėr situatėn e Luftės II Botėrore. Miqėsia midis Samiut dhe tė riut italian ishte e sinqertė si vetė mosha e tyre. Ai e njohu me shumė vende historike tė Italisė. Njė ditė, ai ftohet pėr drekė nga shoku i vet nė familjen e tij. Bujaria e italianėve, shprehet nė ndihmėn qė ata i afrojnė shqiptarit nė rast rreziku, ndonėse kishte vendosur qė tė kthehet nė Shkodėr, sapo tė mbaronte provimet vjetore. Mbi 500 udhėtarė shqiptarė, qė po ktheheshin nė vendlindje humbėn jetėn nė ujėrat e Detit Adriatik.
Ripushtimi i Shqipėrisė nga nazistėt gjerman, do tė gjej Samiun, si gjithnjė neutral ndaj erėrave tė egra politike tė kohės. Por kjo nuk do tė thoshte se ai nuk e njihte mirė zhvillimin e ngjarjeve nė vend e mė gjėrė. Njė shije tė hidhur i linin bashkėmoshatarėt komunistė, qė ishin bashkuar rreth njė dogme qė as ata nuk e dinin se ku do t'i denglediste njė ditė. Nacionalistėt nė Shkodėr, shikoheshin me dyshim nga komunistėt, ndėrsa nacionalistėt, i shikonin komunistėt si shėrbėtorė tė pansllavizmit dhe kėlyshė tė Rusisė, dy epitete negative, qė sundonin nė qytet asokohe.
Koha dhe faktet historike, treguan se komunistėt e kishin merituar nofkėn e vėnė nga populli, se ata ishin proletarė pa atdhe, qė pėr hirė tė ideologjisė komuniste, kėrkonin t'a shkrinin Shqipėrinė nė njė me Federatėn Jugosllave (nė vitet 1941-1948), mė vonė me rusėt (deri nė vitin 1960), kinezėt (deri mė 1978), duke pėrdorur slogane tė gatshme proletare, pėr tė gjitha vendet komuniste njėsoj. Verbėria e tyre, me reagimet patetike pėr idetė komuniste, i kishte bėrė ata tė binin viktimė e mashtrimeve. Mbas shumė viteve, disa prej tyre do t'a mėsonin mė mirė vetėmashtrimin, kur arrestohen dhe mbushin qelitė e burgjeve tė ftohta. Ishte vonė, tepėr vonė, sikurse thotė gojėari popull: "Kur tė vijnė mend, s'ti hajnė as qentė".

Luciferri,
nė fytyrėn groteske tė proletariatit

"Asnjėherė gjatė atyne vjetve tė gjatė nuk u lėkund kjo bindje, as u trondit vendosmėnia ime me vujtė sėbashku me polemin e kryqzuem, ashtu si nana ime. Sepse nė kalvarin e vuejtjes, unė, i burgosuni, shikoja mbarė nji popull shqiptar, qė kishte marrė rrugėn e kondrinės sė Golgotės, shikojsha qartė rreth e rrotull atdheun tim masat e kryqzueme pafaj, e vargje tė pafund vuejtjesh tė pameritueme… sikur tė kishim gjuejtė vetė Zeusin me gurė…! Aty mėsova si duhet, se burimi i kundėrshtimit e i revoltės asht ndjenja e pafajsisė sė pastėr dhe e vuejtjeve pa arsye, kur kėto pėrballojnė padrejtėsinė e shtypjen. Shenjtnia, pa dyshim, duhet tė ketė kalue nėpėr tė njėjtat shtigje tė vėshtira… e heroizimi i njimendtė!"

Prof. Sami Repishti, nė librin "Pika e Loti"
Ish- i Burgosun Politik nė Shqipėri (1946-1956)

Autori, gjendjen e rėndė, qė kishte pllakosur vendin dhe vendlindjen e jep me pėrshkrimin konēiz: "Ēdo ditė sillte diēka tė re. Nė kaosin e qytetit, shumė tė rij ishin dalldisė mbas jetės sė luksit tė siguruem nga fitimet e mėdha nė tregti e spekullimet e ndryshme. Shumė tė reja u pėrfshinė nė vorbullėn e qytetit qė nuk flinte ma. Shkujdesja e pabesueshme ishte ba normė pėr shumė bashkėqytetarė, qė nuk dėshirojshin me dijtė pėr asgja, veē dėfrimeve tė jetės sė tyne tė shthurun… Qyteti i im, ishte i shqetėsuem edhe ma shumė nga numri i "partizanėve" jugosllavė, qė kishin infiltrue nė Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare nė qytetin tonė, dhe pozitat komanduese qė kishin marrė. Tue pasė parasysh tė kaluemen e marrėdhanieve shqiptaro-serbe e malazeze, prania e tyne nė Shkodėr, ngjallte dyshim e frikė." (f.88-89)
Qytetari kujton ditėn 28 nėntor 1944, ku, aty-kėtu dėgjoheshin krima pushke, duke festuar ditėn e largimit tė pushtuesit gjerman nga Shkodra. Njė re e zezė e Lindjes bolshevike, po kanoste si epidemi e shpejtė qytetin dhe gjithė Shqipėrinė. "Po ngrinte kokėn organizimi i ri shtetnor, i mbėshtetun mbi forcėn e hekurit e zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetėt e fundit. Fjalime pambarim, parulla tė pėrsėrituna, arrestime masive, "djallėzimi" i kundėrshtarit, qė paraqitej e trajtohej si "armik" e, kėrkesa revolucionare pėr luftė pa mėshirė. Ekzekutimi publik ishte pėrfundimi tragjik!… Ēdo ditė pėrgatitej nji "shfaqje" publike, pėr diskreditimin e "anmiqve tė popullit". Nji ditė janari, kaloi me zhurmė nji grup malėsorėsh tė lidhun me pranga e litarė, krah pėr krah, ndėrsa rreth e rrotull tyne, grupe tė rijsh e gra histerike, pėrsėritshin nė kor: "Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarėve! Vdekje trathtarėve!…" (f.102-103) Pushteti i ri serb, i manjakėve tė gjakut arbėror, e thirri Repishtin si nėpunės nė Seksionin e Rindėrtimit, duke filluar punėn rutinė si zyrtar pa entuziazėm. Ai e fillonte punėn nė orėt e para tė mėngjezit e delte nga "zyra" nė orėt e vona tė natės. Aleatėt perėndimorė (UNRRA), fillojnė dhėnien e ndihmave ndaj pushtetit komunist me koshiencė tė plotė, duke e ditur mirėfilli, se ata erdhėn dhunshėm nė pushtet, pėrmes gjakut tė derdhur mbi popull, pėrmes masakrave pambarim tė Luftės sė Pėrgjakshme Civile.
Ekipi i zyrės sė Samiut, pėrbėhej nga elementė "indiferentė" nė politikė, por "zyrtarė" tė rregullt. Fryti i punės sė tyre dukej qartė, nė rindėrtimin e urave tė vogla, shtrimin e njė rruge tė demtuar ose pėrmirėsimin e ndėrtesave qeveritare.
Nė prill 1945, u organizua nė Shkodėr njė demostratė para ndėrtesės sė prefekturės. Parakaluesit, bėrtisnin si histerikė "poshtė" filani e "lart" tjetri. Ata mbanin parulla tė udhėheqėsve jugosllavė, sovjetikė e ndonjė shqiptarė. Ata, kėrkonin antarėsimin e Shqipėrisė nė OKB dhe aneksimin e Triestes sė Italisė drejt oreksit tė Jugosllavisė sė Josif Broz Titos. Pamja e qytetarėve robot, qė ishin mbledhur, manifestonin e shpėrndaheshin si robot me urdhėr, i la njė pėrshtypje tė keqe shkodranit Repishti.
Samiu, kujton: "Shfrytėzimi i fjalės "popull", i vullnetit, dėshirės dhe aspiratave tė tij, nė njė mėnyrė kaq banale, lėkundi besimin e ushqyem nė aksiomėn e mendimit tim se, duhet mendue, folė e veprue "nė emen tė popullit", nėqoftėse kėrkohet justifikimi moral e ligjor i veprimtarisė sonė politike e qytetare. Atė ditė, me trajtimin e popullit si kafshė pune e manipulimin e tij tė paturp, unė pashė nėn dritėn e Diellit, fytyrėn groteske e tė zbulueme tė diktaturės sė kuqe, qė na imponohej dhe e urrejta me fuqi."
Nė brendinė e tij, ndiente njė rritje tė pandalshme frymėzimi pėr pėrpjekje, ballafaqim e liri. Thirrja pėr aksion tė rrezikshėm, do t'a ēlironte njėkohshit edhe nga prangat qė e copėtojshin. 20-vjeēari, shtrengonte dhėmbėt e dhimbjes, pėr tė vrarėt me revoltėn e brendshme, qė si lėmsh i zjarrtė i digjte gjoksin. Disa ditė mė parė, vargje tė gjatė me 16423 shqiptarė nga Kosova (Masakra e Tivarit), tė mobilizuar nga Jugosllavia e Titos, kaluan nė rrugėt e Shkodrės, tė kontrolluar nga gardianė jugosllavė nė tokėn shqiptare. Ata qė mundėn tė shpėtonin nga masakra kolektive, treguan pėr ekzekutimet nė njė gropė gjigande tė pėrbashkėt. Ja njė argument i fortė historik, i krimeve kundėr njerėzimit, qė meritojnė Gjyqin e Hagės. 5)
Ekzekutimet masive nė zonat malore tė Mbishkodrės me gjyq e pa gjyq, u bėnė skena tė pėrditshme, qė mbėshtetej fuqishėm nga papagallėt e media e sekretarėt e partisė, qė pėr histerizmin e treguar nė rini, sot nė periudhėn e "demokracisė", po rimarrin tituj nderi e dekorata "trimerie" apo "nderi i kombit" (nga Ramiz Alia (1991), Sali Berisha (1992-1997), Rexhep Mejdani (1997-2002), Alfred Mosiu (2002 e sot).
I riu, pėrfshihet nė grupin kundėrkomunist, qė vepronte nė mėnyrė aktive e klandestine nė Shkodėr. Gjatė muajit maj 1946, u zhvilluan demostratat e para kundėrkomuniste, tė qeta, spontane, nėn sytė e vėzhgimit tė Sigurimit. Ishte momenti i funeralit tė Aqipeshkvit katolik Imzot Gaspėr Thaēit (1888-1946), ndėrsa mbahej nė gjendje arresti nė shtratin e vdekjes. Proēesioni mortor elektrizoi Shkodrėn nga Kathedralja e Shėn Shtjefinit deri tek vorrezat e Rrmajit. Turma tė mėdha njėrėzit tė ekzaltum katolikė e muslimanė ndiqte arkivolin, nė heshtje e dinjitet, kundėr dikturės sė hurit e litarit. Samiu, kujton me shumė respekt fjalėt e vendosmėrisė sė At Dr.Gjon Shllakut O.F.M., gjatė takimit tė paharruar: "Nuk do tė provokojmė; nuk asht roli jonė. Por njikohėsisht, nuk mund tė heqim dorė nga Feja e nga Kisha e Romės. Ata janė Jeta e Nana e Jonė. Pa Ata, qėnia jonė si klerikė s'ka kuptim."(f.117)
Sėrisht me grupin e vet kundėrkomunistė bėnin veprime tė matura e shumė tė kujdeshme, mbasi Sigurimi ishte nė vigjilencė tė plotė. Ai mendoi tė shpėrndante njė trakt kundėr pushtetit, duke kundėrshtuar zgjedhjet elektorale fallco, qė po pėrgatitshin komunistėt mė 2 dhjetor 1945. Ndėrsa 3 muaj mė vonė, nė Shkodėr, filloi njė valė e re arrestimesh masive tė elementėve kundėrqeveritarė, ku mė sėshumti viktimė ishte Kleri Katolik Shqiptar nė Shkodėr, nėn prangat e sė cilės u pėrfshi edhe At Dr.Gjon Shllaku O.F.M.
Gjatė atyre ditėve, Samiu me shokė kishte hedhur nė mėnyrė ilegale 2 trakte e kishin protestuar me anė tė njė Memorandumi, shkruar nė gjuhėn franceze pėr manipulimin e votimeve, duke sensibilizuar autoritetet "aleatė" syleshė e veshshurdhėr, qė kishin vizituar Shqipėrinė ato ditė. Megjithatė, grupi ku bėnte pjesė Sami Repishti, kishte arritur njė sukses, sepse forcat e Sigurimit tė uritur ishin hedhur nė sulm, pėr tė kapur nėnshkruesit e trakteve kundėrqeveritare e demaskuese pėr zgjedhjet formale.
Hedhja e trakteve ilegale, kujton Dr.Repishti, iu mvesh njė grupi tjetėr tė rinjsh, qė u denuan pa faj. "Por nga frati, nuk doli asnjė fjalė. Ndoshta, vetėm nė qelinė e errėt tė burgut e nė pritje tė ekzekutimit, ai do tė ketė mendue edhe pėr takimin e grupit tonė, qė ai filloi me ēmue. Ndoshta, nė ato ēaste vetmie, ku vetėm zani i ndėrgjegjės ndigjohet i qartė e, ku fuqia vjen vetėm nga besimi nė nji ideal tė naltė, tė pathyeshėm, ky bir i Shėn Franēeskut do tė jetė ngushėllues me mendimin se, jashtė mureve tė burgut, po rritej nji rini e shėndoshė, guximtare, qė nuk pranonte degjenerimin moral e nėnshtrimin e turpshėm ndaj diktaturės bolshevike dhe se, kjo rini mbetej shpresa e vetme, pėr mbijetesėn e kombit tonė e si rrjedhim, e vazhdimsisė sė Kishės Katolike nė Shqipni. Ky mendim e kjo shpresė, duhet ta kenė ngushėllue fratin tonė, kėtė klerik katolik shqiptar, tė dedikuem e tė denuem me vdekje, pa faj…!" (f.118)
Komunistėt, sundonin me parrullat lenino-staliniste: "Me ne ose kundėr nesh!", "Ju ("reaksionarėt"), nuk keni vend kėtu!". Kur forcuan juntėn, bėnė thirrje pėr terror: "Armiqtė e popullit nė litar!", "Merrni sopatėn e bjerini nė kokė cilitdo qė guxon tė flasė…!" (pra, nėnshtrim ose vdekje). Mė 9 shtator 1946, katundarėt e Postribės (disa milje afėr qytetit), qė mbronin tokat e tyre nga shtetėzimi i dhunshėm i "pushtetit" komunist, sulmuan me guxim qytetin, kazermat ushtarake, ndėrtesat qeveritare, por pa sukses. Lėvizja e Postribės, la nė histori shumė viktima, qė do tė vijojnė deri mė 1990. Ajo, nuk u organizua mirė, nuk pati mbėshtetje nga trupat "kundėrkomuniste" aleate, qė vepronin nė Detin Mesme…

Arrestimi i 20-vjeēarit
dhe rrymė elektrike nė organet gjenitale

Ishte data 22 tetor 1946, kur nė vendin e punės mbėrrijnė forcat e Sigurimit dhe marrin nėn pranga tė riun Sami Repishti. Shokėt e shikonin me keqardhje, por nuk kishin mundėsi t'a ndihmonin. Nė kuesturėn komuniste, fillon avazi i dhunės fizike. "Nga tryeza ku rrinte, hodhi me tė gjithė fuqinė e krahut njė zile metalike qė mori nga tryeza e qė me kaloi pranė veshit tė majtė. I pakėnaqun, tue mė kėrcėnue me tė gjitha llojet e torturės, u afrue e mė dha nji shuplakė, qė mė errėsoi sytė. " - Shpirtin do tė marr, qen bir qeni", mė tha "ose trego gjithēka e nuk tė torturojmė!".
Njė llampė e vogėl varej nė qelinė ku e plandosėn tė prangosurin. Ai nuk kishte asgjė pėrveē mureve tė akullta e tė errėta:
"I kėputun nga nga lodhja, i lagun e i uritun, u ula nė ēimenton e qelisė, me tė dy kėpucėt nėn vete. Ftohtėsia mė ngrinte trupin edhe ma shumė e, mė dukej sikur uji i shiut ishte kthye nė akull. Dhambėt kėrcitshin papushim. Fėrkoja duart e lidhuna me hekura kuajsh e hukatsha pandėrpremje, por padobi. "Nuk mund tė vazhdoj kėshtu deri nė mėngjez…", mendova "do tė vdes!"… nė mesnatė u hap dera ime: " - Ngrehu, derr", mė tha roja. Mė zgjidhi prangat e kambėve e mė urdhnoi me vrapue: "shpejt, shpejt, derr!". Nė zyrėn e hetuesit, gjeta tre oficerė Sigurimi. Mė pyetėn si quhem. U pėrjigja me za tė ulėt, qė dridhej nga tė ftohtit e frika. Me naivitetin tim, shporesojsha se informatat e tyne ishin tė gabueme. Doli e kundėrta! Kjo ishte nji taktikė, qė bante tė mundun me fillue torturėn, qė nė takimin e parė kundėr "kokėfortėve". Me grushtet e parė e shkopijtė, pėrgatitej terreni pėr hetuesi ma tė rregullt, ma vonė. Porsa dhashė pėrgjigjen, njė breshėn shuplakėsh, grushtesh e shqelmash, mė dėrmuen trupin. Nė gjendjen time, kjo batare mjaftoi. Rashė nga karriga nė shesh, si nji lamsh. Gjoksi e kėrcijt e kambėve ishin tė ekspozueme pėr shkelma e pėrsėri shkelma, qė mė jepnin, sa njeni, aq tjetri. Fillova me rėnkue, e sytė m'u mbushėn me lotė. "nuk i njoh zoti kapiten!", thashė me nji za lutės, "Ju betohem! Nuk i njoh." - ata qeshėn. "kemi fakte prova, dėshmitarė qė ti i njeh mirė, e ke bashkėpunuar me ta." - E keni gabim! - pėrgjegja unė. - Nuk i njoh! Atėherė, kapiteni, nji shkurtabiq me trup, por muskuloz, mori nji dru qė mbante mbi tryezė, e filloi tė mė bjerė pandėrpremje, sidomos nė gjoks e nė kofshė. Pėr ēdo goditje, hidhesha nga dhimbjet. U luta tė mė besojshin, se flitsha tė vėrtetėn. Por asnjeni nuk pėrgjigjej…i shtrimė nė shesh, me duer e kambė tė lidhuna, pashė nji roje qė hyni nė dhomė. Pa folė fare preu me thikė pantallonat e mia. Para oficerėve ishin tė zbulueme organet gjenitale. Nuk kuptojsha gja. Dy fije telefonike shtrėnguen organet e, para se tė kisha mundėsi me folė, nga nji aparat telefonik doracak, korrenti elektrik mė tundi nga vendi. Tronditja e parė mė krijoi nji ndjenjė zjarri tė brendshėm, shtrėngova dhėmbėt qė mė kėrcitshin, sytė mė nxirrshin xhixha, e muskujt e fytyrės u deformuen. Sa herė qė vinte korrenti, shtrėngohesha me vete, e koka ngrihej e mandej pėrplasej mbi dysheme, pa kontroll… e nė atė kohė dera e zyrės u hap. Nji burrė, qė nuk e pashė, deklaroi se ishte takue me mue e zhvillue bisedime kundėr pushtetit. Kur mbaroi, i dhanė urdhėn me u largue." (f.128-129)
Ēdo qelizė e trupit tė tij ishte njė pikė dhimbje e padurueshme. Pėr 14 muaj, Samiu iu nėnshtrua hetimeve intensive. Qėllimi i Sigurimit, nuk ishte e vėrteta, por procesi i detyruar, me pranu atė qė nuk di, duke plotėsuar planet e parapėrgatitura tė diktatorit. Gestapoja e shtetit, i kishte venė qėllim vehtes me nxjerrė pėr shoė, para publikut njė "organizatė armike", tė "zbulueme" nga "vigjilenca e popullit dhe Partisė". Skenari i tyre, pėrmbante gėnjeshtrėn e kthyer nė sistem, tė cilės, i vinte nė ndihmė tortura e frika, gjyqet e pushkatimet, qė i vinin kapakun.
Njeriu robot, i krijuar pėr dhunė, pranonte disfatėn e brendshme tė pushtetit tė pushtave, duke iu drejtuar tė burgosurit Repishti: Pse ke marrė pjesė nė proēesionin e varrimit tė Arqipeshkvit Imzot Gaspėr Thaēit? Xhelati, shtoi:
"Tė kujtohet Revolucioni Francez? Revolucionarėt francezė ishin kundėr aristokracisė, jo kundėr klerit", vazhdoi ai monologun. "Por, kur kleri refuzoi tė ndahet nga aristokracia, atėherė populli tha: 'Le tė digjet edhe kleri' Historikisht kleri katolik i ka shkaktue vehtes, damet qė pėsoi. Ashtu si dje, ashtu edhe sot. Ata sulmojnė, na mbrohemi… - Ju tė gjithė besoni nė superioritetin ushtarak tė Amerikės… Bomba atomike? Ha! Mos u shqetėsoni! Brenda pak kohe, Bashkimi Sovjetik do tė ketė bombat e veta, ma tė mėdha, ma tė fuqishme… Ndėrkaq, tash pėr tash do ta evitojmė konfliktin, por do t'a provokojmė kur tė ndjehemi tė fortė nga pozita tė favorshme, nė kohėn dhe nė vendin ma tė pėrshtatshėm pėr ne… Ne do tė fitojmė luftėn finale…"

Tė "krijohet"
faji e tė dėnohet "fajtori" pa faj!!!

Nė botėn e nėntokės, qė sundoi nė Shqipėri prej 1944-1990, torturat, dėshmitė e rreme, fyerjet, dhuna fizike, psikologjike, morale, shpifje, dėshmitarė tė rremė e tė paskrupull, vrasjet, "vetėvrasjet", hedhjet nga dritarja tė burgosurve, helmosja, zhdukja pa gjurmė e tė dėnuarve, nxitja e urretjes nė popull, lufta e ēmendur e kllasave, fletėrrufetė, kėto shpiekje tė revolucioneve ruso-kineze, shkrime denigruese e pėrbaltje, zhytja e mbytja nė gropat e ujėrave tė zeza, tė qindra njerėzve enciklopedistė e tė pafajshėm, pėrbėnin rrethin dantesk e pėrgjakshėm tė nėntokės.
Dhoma e qelisė sė ftohtė, pranė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, ku qendroi Samiu, kishte njė shtrat fjetje. Aty mė parė kishte fjetur njė frat i Kishės Katolike, por qė nga plumbat e togės sė pushkatimit kishte pėrfunduar nė morg, e prej aty nė ujėrat e ftohta tė lumit Kir...
Ai, qėndroi i lidhur nė kėmbė, kurse duart ia zgjidhėn. I burgosuri i ri, filloi tė ėndrronte, pėr bukurinė e natyrė sė Shkodrės, e cila nga patenzotėt ishte shpėrfytyruar e gjakosur keqas. Samiu, ishte privuar t'a shijonte pėr sė gjalli bukurinė e natyrės nė vendlinje.
Mbas disa orėve tė gjumit tė rėndė nga mundimet e plagėve qė pikonin gjak, sėrisht kėrciste dera e Ferrit dhe hynte xhelati, pėr tė bėrė ritin e zakonshėm me tortura fizike e psikologjike. Ēdo ditė kishte metoda tė reja torture sfilitėse. Akuzave tė Sigurimit dhe kapitenėve xhelatė, Samiu, u jepte pėrgjigjen mohuese. Sėrisht pėrtokė nė kolaps, para se vdekja ta merrte nė krahėt e saj. Por, Zoti, kishte vendosur, qė Samiu duhet tė mbijetojė, pėr tė dėshmuar tė djeshmen e gardianėve, qė shfrynin urretjen mbi viktimat e sistemit komunist. Pėr shumė kohė, nuk e lejuan tė marrė ushqime dhe rrobat, qė sillte nėna e motra nga shtėpia. Kur tė burgosurin, e dėrguan nė njė ndertesė tė madhe tė Sigurimit, mėsoi njė lajm tė hidhur, se shoku i tij Qemali, kishte vdekur nga dhimbjet e mėdha. Shkaku? Ai, duke qenė plotėsisht i bindur, se nuk mund t'i shpėtonte ekzekutimit, kishte kryer me ndėrgjegje vetvrasje. Gjatė kthimit nė qeli (nė Kuvendin Franceskan), sillte ndėr mend karakterin e fortė tė Qemalit, qėndresėn, vitet e jetės shkollore.
Sipas njė akuze tė parafabrikuar: "Sami Repishti, ishte pėrpjekur pėr tė rrėzuar pushtetin popullor me forcė", nė lidhje me "agjentėt e fuqive tė huaja". Shumica e akuzave ishin fallcifikime, qė nuk kishin lidhje me te. Akuza mė e "rrezikshme", sipas Sigurimit, ishte se "armiku" Sami Repishti, paraqiste rrezikshmėri, e me veprimtarinė e tij kishte "dėmtuar rėndė miqėsinė vllazėrore me Jugosllavinė e shokut Tito"!!!

"Trathtarė! Trathtarė!
Plumbin ballit! Plumbin ballit!

Grupi i tė burgosurve, ku qėndroi S. Repishti, kishte 22 vetė, tė lidhur me zinxhirė dy e nga dy, e tė rrethuar nga dy rreshta roje partizanėsh tė armatosur. Dy tė parėt ishin klerikė: njė fraēeskan katolik dhe njė hoxhė imam. Tė tjerėt ishin katundarė, tregtarė, dy studentė e njė ipeshkėv katolik shqiptar. Sapo dolėn nė rrugė, turma histerike e pėrgatitur nga partizanėt ēirrej: "Trathtarė! Trathtarė! Plumbin ballit! Plumbin ballit!"
Gjyqi u zhvillua nė sallėn e kinemasė sė Shkodrės. Tashmė, nė vendin, ku dikur qėndronte orkestra frymore e qytetit (ish-Banda e Bashkisė), kishin vendosur 22 karrige pėr tė pandehurit dhe pak mė larg qėndronin "avokatėt", qė nuk kishin tė drejtė tė takonin klientėt e tyre.
Aktivistėt vullnetarė tė sė keqės, tė pėrzgjedhur me kujdes kokėrr pėr kokėrr, kishin pushtuar sallėn e gjyqit dhe me britma kafshėsh lehnin nė kor me gjithė mushkėritė e trupit: "Poshtė trathtarėt! Kriminelėt nė litar!". Pėr ēudi, sot mbas 60 vjetėve, njė pjesė prej tyre kanė fituar azil politik si tė "persekutuar" dhe jetojnė kohėn e pensionit pa i vrarė ndėrgjegja. Dhe ku jetojnė, nė zemėr tė Amerikės nė New York, qė dikur pėr t'a ishte vendi, ku "borgjezia ka ngritur luksin dhe mizerjen e vet… Statuja e lirisė ėshtė monumenti qė borgjezia i ka ngritur lirisė sė saj, lirisė pėr tė sunduar… Rinia amerikane ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ajo kėrkon rrugėt e protestės. Dyqanet e letėrsisė politike janė tė mbushura ditė e natė me tė rinj… Ata kėrkojnė librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Ēe Guevarės. Po sidoqoftė, autori qė kėrkonin mbi tė gjithė ėshtė Lenini!" 6), sikurse do tė shkruante rreth 24 faqe, pas njė vizite me avion (ShBA), kundėr Shteteve tė Bekuara tė Amerikės, njė "bilbil" i letrave tė diktaturės e kryexhelatit, n/kryetar i frontit "demokratik" tė Shqipėrisė, komunist e deputet i Kuvendit tė Krimit tė PPSh-sė, mik i afėrt i dinastisė sė krimit Hoxha, i pėrkthelur i oborrit tė errėsirės e krimit totalitar tė rregjimit komunist IK, sot "disident".... O Krishti ku Je!!!
Prokurori, pritej me brohoritje frenetike nga aktivistėt e baltės, qė si lukuni ujqėrish, lėshonin thirrje pėr gjak: "Pushkatim! "Varje nė trekėndsh!" "Plumbin ballit", "Ti mbysim armiqtė!", "T'u shypim kokėn!" "Kriminelė! Kriminelė! Kriminelė!" etj. Nė narrative e jetueme tė Dr.Repishtit, lexojmė dhimbje e trishtim: "Skenari ma i dhimbshėm, u pėrjetue me aktakuzėn e Ipeshkvit tė Zadrimės. Krejtėsisht i pafajshėm, kleriku i naltė u pėrgjigj me guxim, e mohoi ēdo akuzė qė iu drejtue, atij ose Kishės Katolike. Nė njė moment ballafaqimi tė ashpėr, kur kryetari, e pyeti me pėrbuzje:
- Cili je ti qė flet kėshtu?", prelati katolik, u pėrgjigj me za tė plotė: "Jam Ipeshkėv i Kishės Katolike Apostolike Romane Shqiptare."
Salla ra nė heshtje tė plotė pėr disa sekonda. Kryetari u gjet i papėrgatitun, e prokurori me nji za tė fuqishėm ia ktheu: "Ti je nji trathtar! Ja cili je ti, nji anmik i betuar i popullit!"
Ipeshkvi nuk u pėrgjigj. Fjalėt e prokurorit, u ndoqėn me thirrje tė ēmenduna tė shikuesve nė sallė: "Poshtė trathtarėt! Poshtė trathtarėt! E mandej, si me njė urdhėn, turma filloi tė kėndoj kangė partizane. Nė sallė u ba nji rrėmujė e madhe. Para mikrofonit, ipeshkvi i patundun, shikonte trupin gjykues qė lejonte nji manifestim publik nė sallė, e heshte. Prokurori, qė qėndronte nė kambė, e shijonte plotėsisht kėtė manifestim "spontan" popullor. Rojet tona qeshnin. Na ishim ngri nė karriget tona nga qėndrimi burrėror i Ipeshkvit, nga manifestimi skandaloz i gjykatės e kthimi i procesit gjyqėsor nė nji komedi politike, me gjithė elementin tragjik, qė e pėrshkonte atė anembanė."
Dhe rezultati i dėnimeve me burgime, nė pretencėn e Gjyqit Ushtarak, dhėnė nga Prokurori, qė pėrfaqėsonte diktaturėn e hurit e litarit, ishte skandaloz e pėr faqe tė zezė. Nga 9 tė akuzuar, duke pėrfshi edhe Ipeshkvin trim, u dėnuan me vdekje-pushkatim. Tė tjerėt, morėn dėnime prej 15 vjet heqje lirie deri nė burgim tė pėrjetshėm. Qytetari shkodran Sami Repishti, dėnohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie.

Nė botėn e nėntokės sė Ferrit

Po ne? Ah ne… Ne qė kontribuam pėr tė sjellė kėtė kolerė, nuk ka mbetet veēse njė bidon vajguri nė dorė, tė drejtohemi nė qendėr tė qytetit e, duke kėrkuar tė falur popullit, t'i vemė shkrepsen vetes."
Selfixhe (Ciu) Broja 7) ish-partizane e shoqe klase me Nexhmije (Xhunglini) Hoxha.

Mė 28 nėntor 1947, ditė shiu, i lidhur me zinxhir e mbasi mbledh rreckat e trupit, dėrgohet nė burgun e madh. Kolona e tė burgosurve shoqėrohej nė tė dy anėt nga forcat partizane tė armatosura, qė mbronin tė burgosurit e lidhur mė zinxhirė. Shumė miq e tė njohur e tė panjohur shkodranė, tek e shihnin nė atė gjendje pėrpiqeshin t'i jepnin kurajo pėr mbijetėsė, me mujtė sadopak me i lehtėsue dhimbjen dhe rreziqet qė i prisnin tė gjithėve. Nesėr ndonjė nga keqardhėsit bashkėqytetarė do tė kishte rradhėn tė ishte nėn prangat, qė nuk do t'i hiqen shkodranėve deri nė vitin 1991…
Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e gjente me pranga (xhevrekė siē i thonė shkodranėt) ndėr duar drejt dhomės monotone #7, e mė mbas #9, #5 etj.… Sa herė qė Samiu prehej nė qetėsi tė akullt burgu, sillte ndėr mend shokėt e arrestuar. Atij i kishte bėrė pėrshtypje tė jashtėzakonshme shoku i tij Ndoci, qė vuante nga tuberkulozi dhe priste ditėt qė Zoti ta merrte nė krahėt e Tij… Ashtu siē ishte bėnte pėrpjekje tė mėdha pėr rezistencė, duke bashkėpunuar mė parė me luftėtarėt e maleve, qė kėrkonin t'i sillnin lirinė popullit tė vuajtur shqiptar nga kthetrat e komunizmit. Malėsorin kreshnik Ndocin, Sigurimi e izoloi e e la tė mbyllė sytė nė krevat i rrethuar ēdo ditė nėn tytėn e pushkės sė rojeve.
Gjendja e dobėt fizike nuk do tė prekte tė pashpirtėt gardianė dhe bossėt policor tė krimit nė pushtet. Kur gjendja e tė dėnuarit pėrkeqsohet, ai dėrgohet mbas disa kohe nė spitalin e burgut. Pėr gjendjen e tij shėndetsore, familja ishte shumė e shqetėsuar… Sėrisht nė burg, takohet dhe bisedon me ditė tė gjatė me At Ciprijan Nikėn (1900-1948) 8), njeriun diturak, zotėrues i disa gjuhėve tė huaja dhe shumė bujar e fisnik nė shpirt. Atij i ka mbetur e ngulitur nė kujtesė, burrėria e fratit tė patundur, pėr ideale tė shenjta 'Atme e Fe': "Biri im, me vrasjen time, komunistėt duen me vra tė vėrtetėn!". At Ēiprijani, i la amanet tė riut bashkėvuajtės Sami Repishtit, qė tė tregoj tė vėrtetėn (kurdo qė tė dalė nga burgu), historinė e futjes sė armėve nė Kishė nga njė seminarist i pėrjashtuar nga shkolla, pėr shkelje tė rregullave tė Kuvendit. Dr.Repishti, tregon: "Ai (ėshtė fjala pėr At Ēiprijan Nikaj O.F.M, shėnimi im K.K.) akuzohej pėr mbajtje armėsh nė Kishė. Kjo akuzė e vriste shumė ndėrgjegjėn e kėtij shėrbestari, pėr damin, qė mund tė pėsonte Kisha. E vėrteta, ashtu si mė tregoi ky bir i Shėn Franēeskut, nė ēastet ma kritike tė jetės, e para vdekjes, ishte se ai kishte ra viktimė e nji gjesti tė pamenduem mirė, nji ngjarje banale: katėr armė tė lanuna aty nga nji seminarist austriak, ushtar gjerman, tue pritė rastin me i hjedhė pėrjashta pa zhurmė. Frati i pafat, ishte denoncue nga nji semnarist i pėrjashtuem pėr shkelje tė rregullave tė Kuvendit. Sigurimi e shftytėzoi kėtė rast me njė propagandė gėnjeshtare, qė kaloi kufijtė e vendit tonė, e qė reklamonte pėrgatitjen e nji kryengritje tė organizueme nga kleri katolik shqiptar. Mbas nji demaskimi zyrtar tė turpshėm e tė organizuem, katėr klerikė tė naltė franēeskanė u ekzekutuen, e rreth tridhjetė tė tjerė u dėnuen me burgime tė randa. "Pushteti", kishte gjetė nji rast shumė tė volitshėm me eleminue klerin katolik nė Shqipni, qendrėn ma tė fortė e ma tė pėrgatitun antikomuniste. "Ajo qė mė shqetėson pa masė, mė thotė frati para vdekjes "ashtė mashtrimi i popullit, e kam frikė se ka edhe nga ata qė e besojnė…" (f.181)

Pushkatimet e tė rinjve

Sa herė qė Samiu transferohej nė qeli tjetėr, shihte se shumė prej tė dėnuarve kishin ndėrruar jetė, disa ishin liruar e ndonjė qė kishte bėrė tentativė tė arratisej nga burgu i madh i Shqipėrisė ishte risjedhė nė qeli. Kėshu ai mban mend Bardhoshin, njė student tė ri plot enėrgji, me ėndrra pėr liri, sikurse bashkėmoshatarėt nė botėn Perėndimore.
Autobiografi, kujton: "Megjithė lėkundjet qė kisha pėsue, qė nė ditėt e para tė tiranisė sė kuqe, kur lexojsha listat e gjata tė personave tė ekzekutuem, ose ndigjojsha nė orėt e para tė mėngjezit krismėn e thatė tė mitralozit mishngranės, prapė se prapė, vrasja e djaloshit tė ri mė erdhi si grushti i fundit qė thėrrmoi bindjen time nė "shenjtninė" e tokės amtare!… Tashti e mbrapa, pėr mue Atdheu do tė ishte vetėm vendi i lirė, qė ushqen e rritė rininė e vet, e jo ai qė i han pėr sė gjalli, si lugati i tregimeve tė Vjetėrsisė. Oh, nė moshėn tuej, o djelmosha shtatėmbėdhjetė vjeēarė e tė pajetė, nuk lėshohen breshnitė e plumbave tė mitralozit mishngranės… ashtu siē ngjet sot nė Shqipninė komuniste!"
Samiu, ishte dėshmitar i njė ngjarje tė trishtueshme. Njė ditė, njė grup rojesh hynė nė oborrin e burgut e u drejtuan tek qelia e izolimit. Ata pėrpiqeshin me kontrollu tė bėrtiturat e njė tė burgosurit. Policėt, i binin me egėrsi, e ai me zė tė lartė u kundėrpergjigjeve shkopijve tė bishave, qė kėrkonin t'a ēveshnin lakuriq e i hidhnin kova me ujė tė ftohtė mbi trup. Plaku i dėrmuar nga tė rrahurat e shpejtoi hapin dhe nisi tė vrapojė, duke sharė pandėrprerje katilat. Rojet qeshnin. Mė nė fund, viktima e sfilitur, u ul nė gjunjė, e me duart tė lidhura me zinxhir shau pėrsėri derisa lėvizjet e rrufeshme tė gardianėve e shtrinė pėrdhe pa ndjenja. Rojet, sėrisht qeshnin. Gjithė natėn, plaku jetonte nė grahmat e fundit tė jetės sė tij tek jepte shpirt.
Njė polic, qė njihej shumė mirė nė kamp, sepse i kishte djegur synin njė tė burgosuri me cigare, filloi tė ulėrijė me fjalė fyese:
- Ē'ke qenė ti, derr? - pyeti tė burgosunin nji ditė.
- Armen, i ardhun nė Shqipni,- u pėrgjigj viktima.
- Armik i ardhur nė Shqipni? O derr i derrit, u tėrbue roja e, pa nji, pa dy, i vuni cigaren e ndezun nė sy.
- Viktima lėshoi nji britėm therėse, e me nji za plot urretje, i tha:
- O, Aristidh Karrabeci! Edhe Zotin mund ta harroj, por jo fytyrėn e emrin tand! (f.224)

Ēdo qeli,
njė Shqipėri e burgosur nė miniaturė…

"… Me vdekė nė burg, pa pasė mundėsi me reague e pa shpresė me u lirue, sidomos pėr ata ende nė moshė tė re, ishte padyshim, forma mė e vėshtirė e vdekjes. E nji padrejtėsi supreme gjithashtu!… nė burgun tonė, kishte tė rinj e tė reja idealistė qė revoltoheshin kundėr mbretėnisė tė sė keqės nė vendin tonė. Por drama e ditėve tė veshtira, nuk ishte hovi i tė riut, i heroit tė kurajos civile, qė pėrpiqej me pengue me gjoks, e pague me jetė ortekun pėrmbytės. Drama e ditėve tė veshtira ishte plogėshtia, jeta e pajetė e masave amorfe, qė jetojshin vetėm me bukė e pėr bukė, e me frikė tė pashėrueshme. Ishte indiferenca e pashpresė…"

Gardianėt e burgut, si tė lemeritur mėsyjnė kangjellat e portės sė hekurit dhe afrohen pranė viktimės sė tyre. Ata nuk e lejuan tė marrte ato pak rroba tė grisura qė i kishin mbetur nė qeli, por yrysh e rrakapujė e mbasi e kontrolluan me imtėsi e dėrguan tek dhoma #9, (#5 mė vonė etj). Sėrisht mure, tavan e dysheme prej betoni. Ky ishte kafazi i ri ku mjerimit e burim sėmundjesh tė pashėrueshme, qė do tė merrte ēdo i burgosur i rregjimit tė kmerėve tė kuq. Samiu gjendet nė njė ambient tė ri bashkėvuajtės, por jo mjedisi vuajtjesh, sepse ajo tashmė ishte bėrė shtėpia e kalvarit tė tij.
Aty fati e vuajtja e bėri tė njihte njerėz tė moshave e profesioneve tė ndryshme, malėsorė, katundarė, nėpunės administrate, ushtarakė tė niveleve tė ndryshme, klerikė, intelektualė nga tė gjithė trojet etnike shqiptare. Pra e thėnė shkurt, ēdo qeli ishte njė Shqipėri e vogėl e futur nė burg.
Biseda e tij fillon me dy tė rinj nga Luma e Kukėsit. Njėri prej tyre kishte dorėn e copėtuar nga plumbat komuniste, tė cilėt vuanin vite tė gjata tė privimit tė lirisė. Ata me heshtje stoike e tė qetė, por me dinjitet i bėnin rezistencė dhunės sė shtetit proletar. Familja e tyre nuk kishte mundėsi ekonomike tė vinte shpesh pėr t'i parė e sjellė diēka pėr tė ngrenė e veshur, mbasi sekuestrimet dhe tatimet i kishin shkatėrruar edhe atė pak pasuri qė kishin pasur.
Ora 10 e mbrėmjes, nis me me rrahjet e tė burgosurve, kur qyteti binte nė gjumė. Nėse do tė lexosh me kujdes kujtimet e tė burgosurve nė kampet e Aushvicit, tė bėrė nga nazistėt do tė shohėsh se tė burgosurit nuk rriheshin nė mbrėmje. Kjo tregon, se xhelatėt e Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut me kompani, ua kalonin nazistėve gjermanė.
I pari ra viktimė njė plak shkodran 70 vjeē, u rrah nė mėnyrė shtazarake nė mbrėmje, pse kishte shkelur rregulloren. E pse?! Ai me dhembshuri i kishte dhėnė bashkėvuajtrėsit prej Mirdite 2 qepė. Samiu, kujton: "… ai u dėrgue nė qelinė e akullt, u detyrue me u zhveshė lakuriq, u lag me ujė tė ftohtė nė atė natė shkurti, e nė qelinė e lagun, u rrah me dru, deri sa nuk ishte nė gjendje me folė. Britmat e plakut mbushėn burgun, e krima e shkopit mbi kurrizin e viktimės, ndigjohej qartė. Mbas njė ndėshkimi tė kėtillė, u lejue me u kthye nė dhomė, i lagun, i ngrimė, i nximė nė fytyrė e trup…" (f.187)
Nė ditėt e burgut tė Shkodrės, Dr.Repishti, kishte dy shokė tė vėrtetė. I pari bashkėvuajtės, ishte njė prift franēeskan rreth 40 vjeē me flokė tė zbardhur nga vuajtjet, qė me orė tė gjata rrinte duke lexuar "Testamentin e Ri" nė gjuhėn franceze dhe meditonte ēdo fjalė e frazė. "Mbas pastrimit tė mėngjesit, hante nji copė bukė tė thatė, pa harrue me ba shejin e kryqit e me thanė lutjet e pėrditshme, vetėm para Zotit… pa humbė kohė, hapte nji kopje tė "Testamentit tė Ri" e lexonte me kamngulje e vemendje tė plotė. Nganjiherė, mė drejtohej pėr nji shprehje, pėr tė cilėn nuk ishte i sigurtė. Mbas nji pėrpjekje me gjetė fjalėn e duhur nė shqip, me nji laps tė vogėl shkruente pėrkthimin nė copa letre. Punonte orė tė gjata, pa folė, sikur tė ishte aty i caktuem me atė punė…kur lodhej nga puna e imtė nė dhomėn me gjysmė dritė e pa ajėr tė pastėr, frati shkėmbente disa fjalė me mue e me shokun e krahut tjetėr. Nuk ankohej, nuk kėrkonte gja, e kur nganjiherė dhimbjet e trupit e mundojshin, kėrkonte infemierin e burgut pėr ndihmė…" (f.191)
Ndėrsa i dyti, ishte Marku, njė i ri malėsor prej Dukagjinit (Malėsia e Madhe), qė i gėnjyer nga fjalėt e bukura tė partizzanėve ishte bashkuar me tė ashtėquajturėn luftė, por ishte zhgėnjyer shumė thellė. Ai nė mėnyrė demostrative tė hapur ishte larguar dhe bashkuar me vėllain e vet, qė ishte mė forcat nacionaliste tė rezistencės kundėrkomuniste, qė vepronin nėpėr male. Tashmė, ishte kapur dhe vuante 10 vjet burg. Vėllai i madh tij, sikurse shkruan Prof.Sami Repishti, kishte qenė profesor i letėrsisė shqipe, deputet i Dukagjinit. Ai, ishte pushkatuar, sapo komunistėt erdhėn nė pushtet mė 28 nėntor 1944. Ata kishin lėnė tė vetme nė shtėpi nėnėn e tyre tė moshuar, qė ngryste ditėt mes mjerimit e vuajtjeve shpirtėrore, pėr fėmijėt e saj tashma pėrgjithmonė larg syve dhe zemrės. Si njė nėnė fisnike, ajo vinte njė herė nė muaj pėr tė parė Markun, por qėndronte e fortė. Sa herė qė nėnat vinin nė dyert e qelive tė burgjeve, pėr tė parė bijtė e tyre nė sketerrėn komuniste, Samiu zhytej nė kujtime pėr nėnėn e vet.
Kujtimet e njė jetė tė mjeruar plot tortura, pėr tė pėrndjekurin politik, nuk harrohen kollaj. Ai pėrshkruan rregjimin e brendshėm policor brenda qelive e dhomave tė izolimit. Aty ishte e ndaluar tė lėviznin lirshėm, por duhet tė qėndronin mbi krevatet e tyre. Vizitat me njeri tjetrin ndaloheshin rreptėsisht, sepse policėt i druheshin ndonjė organizimi ose revolte nėpėr burgje. Nuk duhet tė bisedonin me asnjė njeri. Ndalohen tubimet me shumė se dy pėrsona.
Por pėrsonazhi ynė, kishte momente pesimizmi, ndonėse rrevoltimi i brendshėm shpirtėror rritej pėrditė. Ai shqetėsohej pėr mungesė tė veprimtarisė konkrete kundėr tė keqės, qė lėvizte si nėpėrkė mbi sipėrfaqen e Shqipėrisė. Mungesa e kontakteve me miq e shokė tė vjetėr e tė rinj, "… papunė, pastudime e pashpresė, se e nesėrmja do tė ishte ma e mirė, ishte vuajtja e Ferrit mbi Tokė. Nganjiherė, kisha pėrshtypjen, se jetojsha nė nji boshllėk, qė mė zinte frymėn, pa mundė me u kapė pėr diēka, me ba diēka, e pėrfundojsha nė nji gjendje shpirtnore, ku mėrzitja e madhe mė kėshillonte me pėrbuzė gjithēka, e mė hidhte nė krahėt e dėshpėrimit."
Samiu, i prehur nė qetėsi, e shpiegon faktin, se burgjet nė tėrėsi nė Shqipėri asokohe, kishin si qėllim kryesor tė mbajnė peng nė gjendje tė tensionuar ditė e natė tė burgosurin, qė shoqėrohej me izolim total, vuajtje ushqimore, pėr tė ngjallur tek i prangosuri ndjenjėn e madhe tė dėshtimit. "Atėherė, nė fytyrat e tyne vrejsha nji shikim tė humbun nė hapėsinė, e njė shprehje dėshpėrimi, qė tregonte frikėn e madhe tė boshllekut, qė ndjejshin brenda vetes, e qė i konsumonte pa mėshirė. Nė dhomė kishte edhe nji numėr intelektualėsh tė pėrgatitun, e studentė nė fazėn ė formimit tė tyne intelektual. Pėr ata, ikja e kohės pa asnji veprimtari, ishte shqetėsimi ma i madh. Thellėsisht tė tronditun nga keqtrajtimi fizik e poshtnimi i pėrditshėm, qė e ndjejshin me fuqi, ata e shihnin veten tė zanun nė kurthin e nji fati tė pamėshirshėm, qė kufizonte ēdo mundėsi zhvillimi e qė kėrcėnonte me zhdukjen e tyne fizike. Ideja e vdekjes nė burg i tmerronte, jo aq pėr vuajtjen fizike, qė ajo mund tė sillte, sa pėr mohimin e mundėsive tė njė zhvillimi tė plotė tė potencialit tė tyre, nga nji forcė brute, qė ata pėrbuzshin pa kondita, luftojshin pa rezerva, megjithatė, tė ndėrgjeshėm se kishin humbė betejėn nė kėtė ballafaqim. Me vdekė nė burg, pa pasė mundėsi me reague e pa shpresė me u lirue, sidomos pėr ata ende nė moshė tė re, ishte padyshim, forma mė e vėshtirė e vdekjes. E nji padrejtėsi supreme gjithashtu!" (f.192)
I mbėrthyer nga kjo padrejtėsi mizore e imponuar nė burg Samiu, kishte momente ku ai ngadalė e ngadalė si pa e kuptuar po rrėshqiste nė ateizėm, duke mos besuar nė fuqinė e Hyjit, se ai ishte nė provėn e vėshtirė tė kalvarit, pėr tė ruajtur thellė nė kujtesė ditėt e vitet e errėta nė ferrin komunist. Vuajtjet e kishin bėrė shpesh atė qė tė dialogoi, me Zotin, ku nė sytė e Tij miliona njerėz vuanin privimin e lirisė nė emėr tė "lirisė"…
Nė xhunglėn shqiptare, sikurse nėnvizon Dr.Repishti, skllavėria po eliminonte planin e asgjėsimit tė dinjitetit njerėzor: "Nė xhunglėn tonė, bisha mishngranėse sundonte e patrazueme, e plotėfuqishme! Kur tė burgosunit merreshin me ekzekutimin nė orėt e para tė mėgjesit, e thirrshin: "Kriminelė! Poshtė komunizmi!" ose "Nuk due me vdekė! Jam i pafaj!", tė gjithė heshtinin. E gjithė bota, sikur flinte gjumin e vdekjes, qė nuk njeh jetėn."

Nga kampi i shfarosjes
sė Vloēishtit nė Beden tė Kavajės

Ata qė kanė udhėtuar nė drejtim tė qytetit tė Korēės (Ormar Pojan), kanė dėgjuar ose vizituar para komunizmit edhe sot, gėrmadhat e njė kampi mishngrėnės, ustallarėt veteranė tė krimeve, qė drejtonin krimet e pėrbindshme tė viktimave. 600 tė burgosurit, ku vuante edhe Sami Repishti, do tė transferoheshin nga Kampi i Vloēishtit nė drejtim tė Bedenit tė Kavajės. Vitktimat, me shpejtėsi mbartinin "plaēkat" zhele, e niseshin nė udhėtimin e sigurtė drejt mjerimit tė ri. Pėrvoja e tmerrshme e kampit tė Maliqit, pėr tharjen e kėnetės, qė hangri mijė jetė njerėzish, elitėn e trurit tė nacionit shqiptar, tė ngritur me aq mund e sakrifica nė auditoret mė tė famshme tė botės, sėrisht do tė ketė gjah tė ri dhe tė vjetėr nga ata qė kanė mbijetuar nga kampi i Vdekjes.
Ndryshe nga romani triller pa killer, tė kupolės sė socialrealizmit komunist Fatmit Gjatės: "Kėneta", tashmė Dr.Sami Repishti, jep ngjyrėn reale tė dramės sė mijėra viktimave, qė humbėn nė ujėrat e pėrbaltshme tė vdekjes plot ushunjėza tė Maliqit. Si pėr tė vėrtetuar romanin e ri "Kėneta e vdekjes" 9), tė shkrimtarit Makensen Bungo 10), lexoni njė pasazh: "…Agimi filloi tė ēukisė errėsirėn e natės, qė zotėronte me njė heshtje tė pėrmortshme tejetej Kėnetėn e Maliqit. Nga Mali i Thatė, filloi tė shpėrndahej lehtė-lehtė e ndgadalė njė dritė e argjendtė mbi majat e maleve dhe mbi kodrat rreth e qark. Yjet e shumtė, lart nė qiell, filluan ngadalė tė zbehen, lehtas. Hėna pa u shqetėsuar, si gjithmonė, qėndronte lart nė kupėn e qiellit dhe vėshtronte nė heshtje atė grumbull njerėzish pranė Kėnetės sė Maliqit. I mėshironte? Hena sheh ēdo gjė, por nuk flet pėr asgjė!…", nė narrativet e jetuara Dr. Repishti, jep dramėn e thellė tė tė burgosurve, qė humbėn jetėn nė llumin shekullor tė kėnetės sė vdekjes sė Enver Hoxhės.
Samiu, ishte i ndėrgjeshėm pėr fatin e zi qė e priste, por sėrisht duhet tė gjente forca pėr tė mbijetuar vullnesėn e Zotit. Mitralozat vdekjeprurės, tė vendosur mbi kullat rreth e pėrqark kampit, ishin gati tė kėndonin kėngėn e zakonshme tė korbave mbi viktimat, qė ishin kocė e lėkurė, njė hap para vdekjes. Veteranėt e krimit oficerėt dhe kapitenėt e burgut, ishin tė armatosur me automatikė e revolver. Pėr tė qenė tė sigurtė, ata mbanin nė duar shkopinj prej druri. Samiu me tė tjerėt, iu nėnshtruan vizitės sipėrfaqėsore mjekėsore dhe menjėherė, drejtori i kampit vendoste secilin qė duhet tė dalė ditėn e neserme nė punė. Dhjetra kamione ushtarakė sillnin viktima tė tjerė nga qytetet e ndryshme tė Shqipėrisė, tė lidhur dorė mė dorė dy e nga dy dhe trupat sėrisht nė litar. Ende pa pėrfunduar kampi i punės sė detyruar ishin sjellė tė burgosurit e rinj tė saj. Turma e madhe, qėndronte nė njė sipėrfaqe tė vogėl, tė cilės i shtohet djersa nga vapa e muajit qershor. Ditėn e parė, Samiu e kishte tė vėshtirė ambientimin mes lagėshtirės, qė sillte nė mbrėmje tė ftohtit e kodrinės nė baraka tė papėrfunduara e pa ēati, ku ishin vendosur tė burgosurit. Njė bashkėvuajtės nga Tropoja, tek e shihte Samiun, qė dridhej nga tė ftohtit, hoqi me dhembshuri kapotėn e vet e ia hodhi me dashamirėsi mbi trupin e tij. Solidariteti e ndihma, mes tė burgosurve, ka qenė njė tipar burrėrie i pėrhershėm.
"Tek tė burgosunit e rij tė qyteteve tė tjera, shihsha nji shfaqje konkrete tė konceptit abstrakt qė kisha pėr "kombin" tonė. Tashti, e gjithė Shqipnia mė delte pėrpara, si kjo masė e uritun pėr bukė, sepse deshti tė ushqehej me liri, e zhveshun dhe e zbathun, sepse deshti tė ruej pėr vete e pėr tė tjerėt, rroben e dinjitetit njerėzor. Tek tė riardhunit, njihsha veten time, sikur tė ishte efekti i nji pasqyrimi. I quejta vllazėn e i deshta si vllazėn! Atdheu mė doli pėrpara, si vendi i shqiptarėve pa ngjyra, fe e krahina." (f.198)

Dashnori i Rozafės
mes kėnetave tė vdekjes, kanaleve e…

"Pėrsėri, kamionėt e ngarkuem me kufomat lėvizėse, qė ishin ato ditė, tė lidhun me zinxhirė e litarė, leckamanė tė mbuluem me baltė, e gjysėm tė vdekun nga lodhja, uria e tė ftohtit. Pėr ma shumė se 12 orė, nėn drunin e rojeve gjakpirėse, kurrizet tonė u nxinė prej shkopijve tė papushim, e shkelmave e grushtave tė qenve tė kuq tė tėrbuem." /Sami Repishti

Dr.Sami Repishti, asnjėherė nuk e harronte vendlindjen, qytetin e Rozafės, pėr tė cilėn kishte njė dobėsi i veēantė. Edhe sot, qė ndodhet prej shumė dekadash nė New York, herė pas here shkruan promemorie pėr Presidentin e vendit, Kryeministrin dhe drejtuesve tė pushtetit qendror e lokal, duke u bėrė thirrjen: Mos e vrisni Shkodrėn time!
Qysh nė orėt e para tė nadjes, Repishti, zgjohej nga gjumi prej ulėrimat tė gardianėve, qė shanin tė burgosurit pėr tė dalė nė punė… punė dhe vetėm punė. Rreshtimi para oborrit tė burgut, ishte njė ritual i merzitshėm e i pėrhershėm. Tė ndarė nė 5 brigada pune, nė kompani e skuadra (tė cilat ēdo shqiptari i kujtojnė aksionet Free, nė kooperativat e vdekjes sė ngadalshėm), komandoheshin nga tė burgosur ordinerė dhe ish-zyrtarė komunistė, qė kishin ra prej fikut (pushtetit, falė zhgėnjimit), tė burgosur pėr krime tė rėnda ose abuzim nė detyrė.
Rreshtat e gjatė me gaveta tė palara, prisnin nė rrallė pėr tė marrė rracionin e gjellės, qė sikurse shkruan Samiu, ishte njė lloj "bollgur" (njė lloj gruri i bluar trashė, qysh nė mbrėmje, qė edhe kafshėve po t'ia jepnin do tė bėrtisnin me tė madhe), me qėllim qė amidoni tė trashej si balta, e supa tė bėhej llapė. Mungesa e kalorive dhe vlerave ushqyese pėr trupin, nuk do tė shqetėsonte drejtuesit e burgjeve e kampeve tė punės, mbasi tė burgosurit ishin tashmė mish pėr top, pėr tė ndėrtuar mjerimin e pushtetit tė ri komunist. Ai sėbashku me skllevėrit e punės primitive, punonin nė kanale ose kolektor tharės tė ujėrave tė pellgut ose kėnetės, prej nadjes deri nė perėndim tė diellit, 16-18 orė nė ditė.
Samiu, kishte dalė njė ditė mė parė nga spitali dhe ishte futur nė punė. Ai nuk e kishte marrė ende vetėn mirė, por kazma e priti qė nė ditėn e parė nė kodėr. Roja, qė e shihte me vemendje se ai nuk punonte, ndonėse ishte i djersitur prej mundit tė kazmės nė punė, filloi ta godasė pa mėshirė. E ai kujton: "…Pak minuta mė vonė, nji kapterr i shkurtėr nga trupi e fytyrė tė vrantė, u afrue e, pa mė folė fare, me shtyu me aq fuqi, saqė rashė pėrtokė. Kur desha tė ngrihem, ai filloi goditjet me shkop nė kurriz, pa pushue, derisa rashė pėrsėri. Nguli kėmbė tė ngrihesha. U pėrpoqa, por kambėt nuk mė mbajshin nga lodhja e, dridhesha tue u mbajtė pėr lopatė. Kapterri e humbi. "Shpirtin do ta marr!", mė tha, "Ose duhet tė bėsh normėn, o s'ka! Kupton? Kėtu do tė lėsh kockat, kėtu nė kanal!" Unė nuk u pėrgjigja; ai u largue." (f.201) Piramidat e Egjiptit, nė peiudhėn e sundimit tė 45 dinastive tė faraonėve, nė kohėn e lashtėsisė, kishin ngrenė mijėra jetė skllevėrish egjiptianė. Shqipėria ishte njė Egjipt i ri, i kohės sė Mesjetės, ku faraoni Enver Hoxha, kėrkonte tė realizonte ēmendurinė e tij tė planeve tė vdekjes 5 dhe 10 vjeēare, duke u mburrur para Stalinit, Titos, Maos dhe Fidel Kastros, se do tė jetė shembull i shtypjes dhe vrasjeve tė popullit tė vet…
Samiu, shpesh nuk e bėnte normėn dhe bashkohet me numėrin e skllevėrve, emri i tė cilit figuronte nė listėn e dėnimeve. I riu shkodran, nuk u lejua tė marrė gjellėn as paguren me ujė, duke mos hyrė nė baraktė deri nė mesnatė. Pėr 6 orė, ai me shokėt e vet qėndroi i ulur nė tokė kėmbkryq. Mė mbas, ai u mundua qė tė pushonte pak, nė krevatin prej drunit nga tė rrahurat qė kishte marrė si rracion nga kapterri shkurtabiq. Kėshtu e gjeti edhe mėngjesi i ditės tjetėr. Tė gjithė kishin dalė nė punė, kurse ai qėndronte si i paralizuar nė krevat. "Pak minuta ma vonė, hyni drejtori me nji shkop nė dorė, mė urdhnoi tė ngrihem e, kur kuptoi se unė nuk kisha fuqi tė mjaftueshme me qėndrue nė kambė, mė vuni shkopin nė gojė e, me nji za tė ējerrun kėrcėnoi: - Jo kėtu nė krevat, - mė tha, - ti do tė vdesėsh atje, nė kanal.
- Ti je armik i popullit e duhet tė paguash pėr dėmin, qė i ke sjellė popullit. Nesėr nė mėngjes, po tė gjeta kėtu, do tė vras me dorėn time! Qen bir qeni."
Nė kampin e Bedenit tė Kavajės, do t'a gjendte Samiun, viti 1948. Ēfarė kishte ndodhur, qė tė burgosurit nuk po shkonin nė punė si ēdo ditė? Tito me Jugosllavinė e vet, ishte shmangur kampit absurd socialist tė Stalinit dhe se komunistėt shqiptarė ishin gjendur tė papėrgatitur nga kjo fatkeqėsi. Nga frika e ndonjė revolte nė burgjet politike tė Shqipėrisė, rregjimi pėrdori njė taktikė tjetėr, duke shtuar dozėn e propagandės komuniste.
Kėshtu tė burgosurit me zor nxirreshin nė oborrin e burgut dhe komandanti fillonte tė lexonte gazetėn "Ze(h)ri i Popullit", pėr tė skjaruar, se PKSh, nuk kishte gabuar, por ishin jugosllavėt ata, qė kishin devijuar nga idetė marksiste-leniniste. Kujt i hynin nė punė blah-blahtė komuniste nė kampet e burgjeve tė Enver Hoxhės, kur dihet se viktimat politikė as qė donin t'ia dinin pėr fatin e komunistėve shqiptarė e pėr mė pak atyre jugosllavė, prej tė cilėve ata ishin dėnuar me privim lirie. Shqipėria, do tė ndrydhej edhe mė tej nė guackėn e krimit dhe mjerimit, qė do tė vijojė deri nė vitin 1991…
Mbas kampit tė punės sė detyruar nė Orman Popajn tė Korēės, Samiu rikthehet nė burgun e Shkodrės, nė fund tė muajit nėntor, kur shirat e pėrmbytjet me njė lugė ujė tė qytetit kishin filluar. Gjatė udhėtimit, me makinėn-burg, shihte me andje fushat, malet, kodrat, katundet e pambarim tė Atdheut tė vet, qė e kishte futur nė kafazin e hekurt, nė "emėr tė popullit" absurd imagjinar. Era e qytetit tė lashtė e tėrhiqte, sepse aty ishin vitet e fėmijėrisė dhe rinisė, qė se provoi kurrė nė liri.
Mbas 4 vitėve, ai ndihej i lodhur, me dhimbje, poshtėrim tė pėrditshėm nė emėr tė proletariatit, qė vriste e piqte kundėrshtarėt e vet politik, kur tė donte dhe sa tė donte. Djalli, tashmė zotėronte pushtetin e vet dhe kėnaqej, tek gostiste me mish njeriu viktimat e diktaturės sė tij, e cila, si fickrra mė vonė vret vetėn mė dorėn e vet… "Ishte ky vendi im, qė mė trajtonte nė kėtė mėnyrė? Ishte kjo Shqipni, nana apo njerka ime, e martueme me prindin qė me kishte braktisė!?… Tue u largue nga Maliqi, mė vinte nė mend skena e Pirros 16-vjeēar, qė qortonte vėllaun 14-vjeēar , sepse, tue mos durue urinė, kishte grabitė nji racion bukė. Zemrimi i Pirros, qė qortonte me lotė, nė sy preku tė gjithė kampin. Vogėlushi ulte kokėn e, qante gjithashtu. Mandej, Pirroja i zemruem e i papėrmbajtun filloi t'i binte "hajdutit" tė bukės, qė kundėrshtonte, derisa tė dy vllaznit u pėrqafuan. Ishte nji skenė e pabesueshme, nji ngjarje qė mė copėton zemrėn edhe sot, sa herė qė e kujtoj. Cili do tė ishte fati i kėtyne dy tė rijve ende tė parritun, nė nji vend qė i pėrbuzte, braktiste e i dėnonte, me vjetė tė gjata burgimi?"(f.238-239)

Lirimi nga burgu
pa liri dhe varfėria e tejskajshme

Mbas lirimit nga burgu, Samiu niset nė qytetin e lindjes me njė makinė tė rastit. Shkodra, tashmė ishte kthyer nė qytet karantine mjerimi, ku afishet e propagandės komuniste gjendeshin kudo. Kur hyri nė shtėpi, motra e njoftoi se banonin nė njė dhomė pėrdhese dhe pjesa tjetėr e shtėpisė ishte e zėnė nga qeraxhij, tė vendosur aty nga qeveria. I gėzuar me lot ndėr faqe, se gjendej pranė familjes, ai nuk u merzit se ku banonte. Pasuria e gjithė familjes ishin 3 krevatė, njė tryezė, disa karrige e divani. Vėllai i tij, prej disa kohe ishte arratisur nga Shqipėria., ndėrsa vėllai tjetėr ishte me shėrbim ushtarak. Nėna e motra, shikonin Samiun, por nuk flisnin. Me kokė tė ulur poshtė, nėna tha: "Nuk kemi bukė… nuk kemi triska… e motra nuk gjen punė…!"
Tė nesėrmen Samiu, doli pėr tė kėrkuar punė. Ai shkoi tek Zyra e Punės e ata i thanė se duhet tė shkonte nė Ndėrmarrjen e Ndėrtimit. Edhe kėtu, ai ndeshet me njė harbut prej Peshkopie, qė i tha qė tė shkonte nė stadium, ku do tė pastronte barin e keq nė pistėn e vrapimit. Dr.Repishti, shkruan: "Punojsha pėr bukėn e gojės, e isha i gatshėm me punue pėr atė copė bukė edhe nė sketerrė…!" Javėn e dytė e caktojnė tė punojė nė kanalizimin e tokave tė Qendrės Zooteknike. Kėshtu e gjeti edhe viti 1956. Atmosfera politike nė Shqipėri ishte rėnduar shumė.
Nė Europėn Lindore, lėvizjet kundėrkomuniste, kishin gritur krye. Kėshtu nė Hungari shpėrtheu revolucioni, qė kėrkonte pėrzėnien e forcave pushtuese ruse, rrėzimin e diktaturės komuniste, vendosjen e demokracisė dhe marrėdhėnie me botėn Perėndimore.
Sigurimi nė vend, kishte hartuar lista tė reja arrestimesh, tė elementėve qė dyshoheshin se mund t'i shkaktonin trazira kundėrqeveritare. Nė listė figuronte edhe qytetari Sami Repishti prej Shkodre. Lajmi i papritur, krijoi tek i "deklasuari", njė ndjenjė paniku. Duhet menduar diēka, se pėrndryshe, ai sėrisht do tė binte nė kthetrat e xhelatėve dhe burgjet e rregjimit tė hienave. Ai, gjithnjė i shmangej provokimeve tė kasnecėve tė sigurimit (fuksave), duke preferuar tė pėrdor armen e heshtjes e gjakftohtėsinė. Repishti, caktohet si punėtor nė ndėrtimin e Teatrit "Migjeni". Motra e viziton nė punė e i thotė, se policia kishte ardhur nė shtėpi pėr t'a kėrkuar, duke lėnė porosinė qė tė paraqitej nė Policinė Qendrore brenda ditės. Mbas pak u nis dhe oficerėt mbasi i panė adresėn e vendbanimit qė nuk kishte ndryshuar e lanė tė lirė tė kthehej nė shtėpi.
"Ēdo ditė e ma shumė kisha pėrshtypjen se, eksperienca komuniste nė Shqipni, kishte marrė karakterin e aventurės, qė shkelmonte logjikėn e pėrfundimet logjike. Megjithė pretendimet fisnike se "ata" frymėzoheshin nga dėshira e largimit tė miliona viktimave nga vuejtja e vorfnia, eksperienca komuniste tregonte se ata i afroheshin vuejtjes e vorfnisė, ma shumė. I mbyllun brenda burgut tragjik tė komunizmit stalian, edhe nga nji mur i dytė i pėrpunuem me duert e veta, komunistėt e pashkollem shqiptarė kishin hy nė nji rrugė pa dalje. Shqipnia vorfnohej ēdo ditė e ma shumė!" (f.309)

22 gusht 1959:
Lamtumirė nėnė e vendlindje!

Ishtė dita fatale pėr Samiun, atdhetarin e zjarrtė tė vendlindjes e Shqipėrisė. Me njė revolver e dy bomba dore, ai sėbashku me shoqėruesin u nisėn drejt kufirit. Ai nuk mendonte mė pėr rrugėn e kthimit mbrapa, por pėrpara dhe vetėm pėrpara drejt shtigjeve tė lirisė me ēdo ēmim. Nėna, kjo krijesė e pėrsosur e botės njerėzore, e ndiente thellė nė shpirt se edhe Samiu do tė largohet nga folesa e vogėl e shtėpisė, ashtu sikurse kishte bėrė djali tjetėr para tij. Dy miqtė tė ngushtė, studenti Muhamet Fejza e bujku Muho Sami Toshi, kishin vendosur tė vdisnin pėr tė shpėtuar njė shpirt arbėrori nga dyert e Ferrit. Ata ndihmuan Samiun tė arratiset, si heronj tė heshtun, sot marrin bekimet e falėnderimet e pėrzemėrta nga Prof. Sami Repishti.
Nė vitet e mėvonshme, dy familjet Fejza e Toshi 11), do tė pėrshkohen nga kalvare vuajtjesh sėbashku me familjet e tyre. Samiu, tashmė do tė merrte me vete nė udhėt e vėshtira tė emigracionit netėt pranė sofrės sė familjes sė tij, kujtimet pėr babain, qė dėshironte tė shihte tė gjithė rreth sofrės kur hanin darkėn, tė rreshtuar rreth tryezės, simbas moshės.
E dhimbshme largimi drejt dherave tė huaja, jo me dėshirė, por me zemėr tė copėtuar, prej imponimit tė kundėrshqiptarėve komunistė, qė kishin gjak arbėror e flisnin shqip, kundėr bijve mė tė mirė tė popullit tė vet. Sėrisht, do tė rikujtojė momentet e ngrohta nė gjirin e familjes, tek pėrgatiste mėsimet pėr shkollė, kur sytė fillojshin me iu mbyllė prej gjumit, nėna, rrinte gjithnjė me fėmijėt. Ajo, i merrte pėr dore njė e nga njė e i pėrcillte deri nė krevat. "Mandej na jepte nji tė puthun, ngrohtėsinė e sė cilės e ndiej edhe sot, e na uronte: Natėn e mirė!. Na bajshim nji gjumė tė ambėl deri nė mėngjes. Ishim tė lumtun!" (f.26) Po kjo nėnė, sėbashku me vajzat dhe djalin (vėllain e Samiut) ende tė parritur, ishin dėrguar nė kampin e dėbimit (internim), nė Berat, e mė vonė nė Veliqot tė Tepelenės, si ndėshkim pėr arratisjen e njėrit vėlla jashtė Shqipėrisė. Shqetėsimi i Samiut rritej ēdo ditė, duke menduar sesi do t'a shtyenin mjerimin e madh tė shtetit komunist familja e tij e pėrndjekur dhe e poshtėruar nga kampet e internimeve. Ai nė burg dhe familja pa shtėpi, mbasi shteti "demokratik" ia kishte sekuestruar tė gjithė orenditė dhe e kishte lėshuar banesėn e tyre qiraxhinjve tė tjerė, tė ardhurat e sė cilės kalonin nė xhepat e hajdutit-shtet. Tashmė, mjerimi, ishte ulur kėmbėkryq nė familjen e vjetėr shkodrane Repishti, e po kėndonte pamėshirė kėngėn e kalvarit plot mundime e vuajtje deri nė palc.
Gėnjeshtra, urretja, hakmarrja, terrori sistematik, qė ushqehej me kujdes nga organet e Partisė Komuniste (qė sapo ishte kthyer nė termin qesharak e Punės) tė Robėrisė, nė mendjet dhe zemrat e antarėve tė saj, po jepte frytet e veta, mbasi viktimat rriteshin pėrpara oreksit tė tė babziturve animal, qė kishte filluar zbatimin e gjenocidi tė planifikuar tė diktaturės sė proletariatit nė rrafshin fizik, moral, shpirtėror, kulturor etj., kundrejt bijve mė tė denjė tė popullit martir shqiptar.
Kjo gjendje terrrori kundėrnjerėzor, qė rritej nė progresion gjeometrik, e revoltonte zemrėn e plagosur tė shkodranit tė burgosur Repishti. Ai kėrkonte prej ndėrgjegjės sė vet gatishmėrinė e momentit final tė rezistencės kundėrkomuniste, qė ishte njė kundėrpeshė dhe kėrkesė e domosdoshme nė luftėn me mbretėrinė e djallit, qė kishte fatkeqėsisht gjak, gjuhė dhe emėr shqiptari. Por gjithsesi, ai zgjodhi udhėn e mbijetėses, qetėsisė e gjakftohtėsisė, ku Zoti i kishte dėrguar Engjėllin, tek e kėshillonte pėr mė shumė durim e sakrifica sprove…
"Por zemra e nji nėne nuk gėnjehet lehtė; ajo ishte ma e ndjeshme se ftohtėsia e trupit tim. Ajo dyshoi, qė unė nuk kisha "nji punė nė katund" e u frikėsue shumė. Po e lejsha vetėm pėrsėri, mbas dhjetė vjet burgimi e sidomos tashti, nė ditėn e pleqnisė. Pa lėshue za, mė shikoi drejt nė sy, e frikėsueme e plot lotė. Me trupin e lodhun nga mosha e qė mezi mbahej nė kambė, u lėshue krejtėsisht nė krahėt e mi, pa shqiptue as edhe nji fjalė tė vetme, qė nė kėtė ēast suprem, do tė mė kishte lėndue edhe ma shumė, ose dobsue vendosmeninė time me u largue. Pėr nji ēast, nanė e bir ishim nji e tė pandamė, ndėrsa motra, e dėrmueme nga ajo pamje e dhimbshme, mbuloi fytyrėn e njomun me lotė…
Nji tėrheqje magjike mė shtynte me vėshtrue ledhet e kalasė, e dukej sikur mė shikojshin me pakėnaqėsi e mė qortojshin: Largohu, largohu nga unė, o biri im, qė nuk pranon sundimin tim mijėvjeēar. Largohu nė botėn pėrtej, ku unė nuk tė shoh pėrsėri… Por do tė ndjesh thellėsisht mallin qė mundoi bashkėatdhetarėt tuej, akoma tė lidhun me mue. Megjithatė, nėqoftėse asht liria ajo qė fitoi mbi magjinė time shekullore, shijoje tanėsisht, me tė gjithė gjoksin e mbushun nga frymėzimi i saj. E, mos anko kur, nė kulmin e galdimit qė shpreson se tė pret, nji fshamje e thellė, e dhimbshme, do tė sjellė mendimin tand kah unė, kah kėto ledhe tė harrueme. Atėherė, ma shumė se kurrė, do tė kuptosh si duhet sa randė peshoj unė nė zemrėn tande, qė nuk pranon shkėputjen ma shumė se shuemjen time…!" (f.325-326)

Nga burgjet komuniste
nė Universitetin e New York-ut

Ishte pjesėtar i rezistencės, kundėr pushtuesve italian e gjerman nė Shqipėri, si student, kundėrshtoi diktaturėn komuniste tė porsavendosur nė vendin e shqiponjave. Mė 1946, u arrestua e u dėnua me 15 vjet burgim tė rėndė, kryesisht pėr kėrkesat e tij: liri, demokraci dhe zgjidhjen e problemit dardan. Nėna, vėllai dhe motra e tij, vuajtėn nė kampet e internimit nė Berat dhe Tepelenė. Mė 1959, u arratis nė ish-Jugosllavi, ku u burgos pėrsėri, e mbas shumė vuajtjesh, emigron nė ShBA (1962), ku jeton edhe sot me familjen.
Prof.Sami Repishti, ka bėrė studimet e mesme nė Shkodėr, dhe ata universitare nė Firenze (Itali), nė Paris (Francė). Ai, ka dokturuar pranė Departamentit tė Frėngjishtės nė City University of New York (1977). Pėr 25 vjet me rradhė, ka dhėnė mėsim nė college-t amerikane. Ka qenė kryetar i Departamentit tė Gjuhėve tė Huaja, pėr shkollat e qytetit Malverne, New York, pedagog i jashtėm pranė Aldephi University New York deri nė vitin 1991.Eshtė autor i mė shumė se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe tė Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, pėrfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarėve nė ish-Jugosllavi e ēamėt, tė botuar nė shtypin amerikan dhe shqiptar.
Intelektuali erudik Prof. Repishti, ka qenė koordinator pėr ish-Jugosllavinė e Shqipėrinė pranė Amnesty Internacional nė ShBA, pėr periudhėn e vitėve 1979-1982. Ėshtė i pari shqiptaro-amerikan, qė ka dėshmuar para Kongresit Amerikan pėr Kosovėn nė prill tė vitit 1965, dhe ka vijuar me dėshmi tė shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht pėr problemin kosovar.
Nė vitin 1986, kėrkoi hapjen e Zyrės Amerikane nė Prishtinė, qė u realizua me sukses nė vitin 1996, dhe atė kosovar nė Washington, qė u aprovua nga Presidenti i 46-tė i ShBA-sė Mr. William Jeferson Clinton (1993). Qė nga viti 1965, vazhdon tė jetė njeri nga aktivistėt mė tė njohur pėr kontaktet e vijueshme me pėrfaqėsuesit e Kongresit, Departamentit tė Shtetit dhe Shtėpinė e Bardhė, nė mbrojtje tė interesave tė mbarė popullit shqiptar, pa ngjyra ideologjike. Dr.Repishti, ėshtė bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), themelues e president i Kosova Relief Fund, USA., Inc. (1978 dhe sot), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkėtar i saj (1992-1996), bashkthemelues i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parė (1996-1998).
Ai, ėshtė antar i Bordeve drejtuese tė disa organizatave shqiptaro-amerikane. Vazhdon tė merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut. Ėshtė i martuar me Dianėn e ka dy fėmijė: njė djalė Daren me profesion mjek, e vajzėn Ava avokate, me nipa e mbesa.


Botime

Dr. Sami Repishti, ėshtė autor:

"Ten Memorandum-The Plight of the Albanians in Yogoslavia", (New York, 1988).
"Albania in Brief" (New York, 1993)
"Pika Loti", Tregime Burgu (Shkodėr, 1997).
"Kosova-2000", Pėrshtypje udhėtimi (Prishtinė, 2001)
"Nėn hijen e Rozafės", Narrative e jetueme (Tiranė, 2004)

Editor:
Punimet e Seminarit tė Parė Kulturor "Mbi Ēamėrinė" (New York-Shkodėr, 2001)
Breaking the Silence: "A Voice for Kosova 1968-1995" (New York, 2001)

Bashkeditor:
"Studiues on Kosova" (New York, 1984)
"Albanian Language Cometencies" (Peace Corp., USA, 1992)

Bashkautor:
"100 vjet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (Roma, 1979)
"Human Right in Yugoslavia" (New York, 1986)
"Yogoslavia: The Failure of "Democratic" Socialism" (Meė York, 1988)
"Seft-determination in Central East Europe" (Brugg, Ch, 1988)
"Dissolution in Central East Europe" (Brygg, Ch, 1989)
"The New Era" (Brugg, Ch, 1990)

Pėr veprimtarinė e tij ėshtė nderuar me:
"Recognition for Human Right" (Albanian American Nacional Organization, 1986)
"Saint Nicholas Districtive" (Albanian Orthodosx Archidiocese in America, 1988)
"Recognition-Fighter for Democracy" (Mr. & Mrs. W.I.Clinton, kandidat-President (1992))
"Medalje e Artė-Pishtar i Demokracisė" (Tiranė, 1992), me Motivacionin: "Pėr veprimtari demokratike nė Shqipėri"
"Urdhėri Naim Frashėri, Klasi I", me Motivacionin: "Pėr veprimtari kulturore nė ShBA (1995)
"Operation Joint Guardian-Kosovo", Medalje dhėnė nga Presidenti Dr.Ibrahim Rugova (Prishtinė, 2000)
"Recognition Honoring…", Dhoma e pėrfaqėsuesve, Kongresi Amerikan, (2000), nė 75-vjetorin e lindjes.
"Medalja e Artė-Lidhja e Prizrenit", akorduar nga Dr.Ibrahim Rugova (Prishtinė, 2003), me Motivacionin: "Pėr kontributin e njashtėzakonshėm nė internacionalizimin e problemit tė Kosovės".

Bibliographia:
1. Sami Repishti, "Pika Loti" Tregime Burgu, Shtėpia Botuese "At Gjergj Fishta", Shkodėr, 1997.
2. Sami Repishti, "Nėn hijen e Rozafės" Narrative e jetueme, Shtėpia Botuese "Onufri", Tiranė, 2004.
3. Uran Kalakulla, "Arshi Pipa, Njeriu dhe Vepra", Shtėpia Botuese "Toena", Tiranė, 1999.
4. At Konrrad Gjolaj (Tomė Marku), "Ēinarėt", Boton Muzeu Historik Shkodėr, Shkodėr, 1996.
5. Pader Giacomo Gardini S.I. "Dhjetė vjet burgim nė Shqipėri (1945-1955)", Boton: Drita-Ferizaj dhe KS-Zagreb, Shtypur Krscanska Sadasnjost, Zagreb, 1991.
6. Giorgio La Pira, "Angazhimi ynė shoqėror", Edritice Velar spa-Gorle (BG), Italy.
7. Giordano Frosini, "Frymėzimi kristian nė politikė: Njeriu dhe Shoqėria", Ky botim u mundėsua nga "Opera Madonnina del Grappa", Firenze, Italy.
8. Fritz Radovani - de Angeliis, "Njė monument nėn dhe", Bibloteka "Imzot Lazėr Mjeda", BotoiMisioni Katolik Shqiptar nė Kroaci, Zagreb, 2004.
9. Dr.Rexhep Krasniqi, "Komiteti "Shqipėria e Lirė" dhe shkrime tė tjera", New York, 1997.
10. Dom Simon Jubani, "Mesha e Parė", Biblioteka "Shkodra", Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", Shkodėr, 2002.
11. Gjovalin Zezaj, "Gjenocid Mesjetar nė Shekullin XX", (Kronik) Biblioteka "Horizonte", Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", Shkodėr, 2001.
12. Mark Bregu, "Shakaxhinjtė" e Nacionalizmit", Shtėpia Botuese "Shtjefni", Shkodėr, 2005.
13. Klajd Kapinova, "Mes Kryqit e Atdheut", (studime-refleksione), Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", Shkodėr, 2000.
14. Klajd Kapinova, "At Anton Harapi, martir i shqiptarizmit", nė librin: "Me Kryq e Pendė", (studime-intervista), Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", Shkodėr, 1997.
15. Klajd Kapinova, "Jeta dhe martirizimi i Hamid Toshit (Saitit) i rėnė si parashitist nė Shqipėri" (Njė nga 100 parashutistėt e Komitetit "Shqipnia e Lirė", qė luftuar pėr ēlirimin e Shqipėrisė prej komunizmit), Gazeta "TemA", (Komuniteti) Viti I, #175, New York, Saturday, August, 27, 2005, p.16-17.
16. Klajd Kapinova, "Kim Philbby, trathtia qė i bėri parashutistit shqiptar Hamid Toshi-800 forca partizane pėr 4 parashutistė kundėrkomunistė" (Speciale: Trathtia e dyfishtė e Kim Philbby-it dhe vrasja e Hamid Toshit, Rifat Zyberi dhe Dedė Hilit), Gazeta "Ballkan", Tiranė, E mėrkurrė, 11 gusht 2005, f.16-17.
17. Klajd Kapinova, "Jeta dhe martirizimi i Hamid Toshi (Saiti), i rėnė si parashutist nė Shqipėri", (Dossier), "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, August 26-29, 2005, Volume 15, #1474, p.26-27.
18. Klajd Kapinova, "Asgjė nuk kam harruar, por shumė kam mėsuar: Shqipėria, sot jeton nė pellgun e padrejtėsisė", Refleksione rreth librit "Nėn hijen e Rozafės" Narrativė e jetueme, tė Prof.Sami Repishtit, "Onufri", Tiranė, 2004, f.340. "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, April 11-13, 2006, Volume 16, #1536, p.26-27.
19. Klajd Kapinova, "Biri i Rozafės nėn hijen e saj", Refleksione rreth librit "Nėn hijen e Rozafės" Narrativė e jetueme, tė Prof. Sami Repishtit, "Onufri", Tiranė, 2004, f.340. "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, April 14-17, 2006, Volume 16, #1537, p.24-25.
20. Klajd Kapinova, "Asgjė nuk kam harruar, por shumė kam mėsuar: Shqipėria, sot jeton nė pellgun e padrejtėsisė", Refleksione rreth librit "Nėn hijen e Rozafės" Narrativė e jetueme, tė Prof.Sami Repishtit, "Onufri", Tiranė, 2004, f.340. "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, April 11-13, 2006, Volume 16, #1538, p.28.
21. Klajd Kapinova, "Hamid Toshi (Saiti) martir i rėnė si parashutist nė Shqipėri", (Epilogu i njė tragjedie qė pėr 50 vjet mbeti nė harresė) "Liria", Tiranė, Viti IX, #478, E premte, 2 Nėntor 2001, f.11.
22. Klajd Kapinova, "Kujtesė: Jo gjyq tė dytė pėr At Anton Harapin O.F.M.!" (Pjesa II), "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, January 21-23, 2003, Volume 13, #1209, p.30.
23. Broz Simoni, "Kleri katolik i Shkodrės nė njė libėr tė "realizimit" socialist", Seminari i III Ndėrkombėtar "Shkodra nė shekuj" Vėllimi II (16-17 Nėntor 1998), Boton Muzeu Historik i Shkodrės, Shtypur nė Shtypshkronjėn "Rozafat" Shkodėr, 2000, f.171-181.
24. Klajd Kapinova, "Asgjė nuk kam harruar, por shumė kam mėsuar: Shqipėria, sot jeton nė pellgun e padrejtėsisė", Refleksione rreth librit "Nėn hijen e Rozafės" Narrativė e jetueme, tė Prof.Sami Repishtit, "Onufri", Tiranė, 2004, f.340. Revista "Kuvendi", E pėrmuajshme kombėtare, informative, kulturore, Viti VI i botimit, Michigan, USA, Maj, 2006, f.140-167.


1. Sami Repishti, "Pika Loti" Tregime Burgu, Shtėpia Botuese "At Gjergj Fishta", Shkodėr, 1997, f.15.

2. At Dr.Gjon Shllaku O.F.M. (1905-1946). Franēeskan i devotshėm, mendje e mprehtė dhe premtuese e letrave shqipe. Ishte drejtor i revistės zėmadhe "Hylli i Dritės" (Shkodėr, 1913-1944, 1992, 2006) dhe autor i disa artikujve publicistikė me frymė kritike. Filloi mėsimet nė Kolegjėn Franēeskane nė qytetin e Shkodrės, e mė vonė vijoi studimet e mesme nė Liceun "Illyricum". Ai niset nė Hollandė, pėr tė studiuar pėr Teologji, e mė vonė vijon sėrisht Universitetin "Luven" nė Belgjikė, gjatė viteve 1932-1936. Mė 1937, diplomohet nė Filozofi e Theologji nė Universitetin e Sorbonės. Ka qenė pėr disa vjet profesor nė Liceun "Illyricum", duke dhėnė lėndėn e besimit, filozofi dhe gjuhėn frėnge. Mė 10 prill 1940 albanologėt mė tė njohur tė Italisė, si: Prof. Carlo Tagliavini, Prof. Matteo Bartoli, Prof. Giuseppe Jr. Schiro, Prof. Francesco Ercole etj., vizitojnė Shqipėrinė me qėllim qė tė formojnė njė Akademi pėr Studime Shqiptare. Nė mungesė tė Pader Gjergj Fishtės O.F.M., asokohe Akademik i Italisė, i shoqėron miqtė italianė At Dr. Gjon Shllaku O.F.M. Ata shohin muzeumin e bibliotekėn. Pėr ta pasuruar fondin e Bibliotekės sė Kuvendit, hartohet njė listė me libra shkencorė, kulturorė dhe enciklopeditė, listėn e sė cilės pėr Qeverinė Italiane e harton At Gjon Shllaku. Ministria e Kulturės Italiane mahnitet pėr shijen e hollė tė librave plot vlerė nga thesari i kulturės italiane qė ka kėrkuar franēeskani enciklopedist Dr.Shllaku. Por kishin ardhur nė pushtet komunistėt qė nuk donin t'ia dinin pėr kulturėn shqiptare e mė pak pėr atė botėrore… Frati i Sh'Franēeskut, arrestohet nė dimrin e ftohtė tė vitit tė zi 1945, kur ishte nė shkollė pranė studentėve tė vet. Qėndroi pak kohė nė burg, mbasi mė 4 mars 1946. Furra proletare kundėrklerikale komuniste, vendos tė pushkatohet sėbashku me jezuitin italian z/Provinēialin e Jezuitėve (Societta Jesus), At Dr.Gjon Faustin S.J. (1901-1947), At Danjel Dajanin S.J. (1916-1947), semanaristin Mark Ēunin (1920-1947) dhe disa pjesėtarė tė tjerė, duke u akuzuar fillimisht pėr "tentativė pėr arratisje" dhe mė vonė, si Kryetar i Partisė Demokristiane, por arsyeja e vėrtetė dihet prej tė gjithėve. Nė ceremoninė e rivlerėsimit tė figurės sė klerikut tė nderuar tė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1993, i jepet vlerėsimi "Martir i Demokracisė".

3. Prof. Arshi Pipa (1920-1997)

4. Asambleja e Kėshillit tė Europės, mė 25 Janar 2006, aprovoi Rezolutėn #1481, pėr Ndėshkimin Ndėrnacional tė Krimeve tė Rregjimeve Totalitare Komuniste. Kjo Rezolutė, pati jehonė tė madhe nė botė, nė veēanti nė Shqipėri, e rrethin e Shkodrės, pėr faktin se ky rreth, prej vitit 1944-1990, u pėrsekutua mė shumė se ēdo rreth tjetėr i Shqipėrisė, ku u internuan 3000 persona, u burgosėn pėr motive tė mirėfillta politike 2846 tė tjerė, u pushkatuan 601 persona, dhe u zhduk pothuajse krejtėsisht komuniteti i klerikėve katolikė nga rregjimi komunist. Pėr kėtė vlerėsim qė i bėhet Shkodrės antike, Shoqata e Ish-Burgosurve Politikė Dega Shkodėr, eurodeputetit Mr. Goran Lindblod, i dha titullin "Nderi i Qytetit".

5. Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhėruar nga Shtabi Suprem i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave, me qėllim tė shpėrbėrjes sė qėndresės nė Kosovė nė mars-prill 1945, mobilizon me dhunė shqiptarėt, pėr t“i dėrguar nė Frontin II tė Adriatikut VP tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, zgjedhėn rrugėn Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar-Dubrovnik-Rijekė. U mobilizuan shqiptarėt nga ushtria, Besiana (Podujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni, etj. Mobilizimi i dhunshėm, tuboi qendrat e rretheve, komunale, njėsi ushtarake tė komanduara nga oficerė shqiptare, udhėtuan drejt qendrės sė pėrgjithshme tė kazermės ushtarake nė Prizren. Mbas sistemimit, tė mobilizuar ēarmatosen me arsyetimin, se: "…armėt, do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni". U ēarmatosėn oficerėt shqiptarė e pėr pėrcjellje u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46 serb e njohur pėr terrorizėm. Dėbimi nga kazermat e Prizrenit u bė nė 3 skalione: E para, me 3700 vetė, u nis mė 24.03.1945. Mbas 5-6 ditėsh arriti nė Tivar, e iu dorėzua Divizionit IX jugosllav. Gjatė rrugėtimit, u keqtrajtuan nga serbo-malaziasit. Nga Tivari u nisėn nė Istri. Disa ditė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit. Gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr, nga ujdhesa pėr nė Trogirė, u mbytėn rreth 65 veta, prej tė cilėve 29 vetė prej Kaēanikut. I dyti, me 4700 veta, u nis mė 26 mars tė pėrcjellė prej forcave tė Brigadės XXVII e mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzuan Brigadės X malaziase. Gjatė marshimit 4 ditor nė rrugėn Prizren-Zhur-Kukės-Puk-Shkodėr, u keqtrajtuan, rrahėn e u vranė, gjatė kohės sė pushimit, kalimit tė lumejve apo tentimit pėr tė shuar etjen nė burimet e ujit. Nga Shkodra nėn pėrcjelljen e malaziasve, nė mesditėn e 1 prillit 1945 arritėn nė Tivar. Atė ditė tė kobshėm rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo-malazez. Kolona ndalon nė qytetet me urdhėr pėr tė pushuar e ndėrkohė ndodhė njė ekses nė mes rojės dhe 4 shqiptarėve, tė cilėt, u penguan tė pinė ujė nė njė krua. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash vrastare mbi trupat e shqiptarėve. Dėshmitari Azem Hajdini, i mbetur gjallė kujton: "…ne ishim nė 4 kolona, nė gjatėsi 5-6 km, … me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe 3 katėshe "Monopoli i duhanit", me sipėrfaqe 300m katrorė e me oborr tė rrethuar. Ajo ishte e rrethuar nė 3 anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri i rrethuar me mure tė larta e rrethime tė hekurt. Nė hyrje tė oborrit, ishin 10-15 ushtarė me shufra hekuri godisnin nė kokė, gjoks apo nė shpinė ēdo njėrin prej nesh." Nga goditjet mbetėn vdekur 100-150 veta. Mbas futjes brėnda nė ndėrtesė (1000 vetė) dhe brėnda oborrit tė rrethuar me mure (2200-2500 veta) e njė pjesė tė mbetur nė rrugė para oborrit, rreth orės 14:00 ata do tė sulmohen nga tė katėr anėt. Shtihej me tė gjitha llojet e armėve: pushkė automatike, mitralozė, mortaja, bomba dore, revole etj. Pėr njė orė masa e grumbulluar nė ato hapsira nuk mbeti nė kėmbė. Oborri e sheshi u shndėrrua nė lumė gjaku qė i ngjante njė kataklizme tė vėrtetė, ndėrtesa u shndėrrua nė gėrmadhė, me qindra kufoma brenda saj. Masakrės i shpėtuan ata qė u gjendėn nė ndėrtesė e ndonjėri, qė kishte rėnė nė tokė para se tė filloj sulmi. Kufomat e vrarė mizorisht natėn e 1-2 prillit u bartėn me qerre e u hodhėn nė det pėr t'u zhdukur nga vendi i krimit. Mė 1 Prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė, ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan masakrėn del se ky numėr ishte mė i madh. Skalioni III me 2700 veta prej Prizrenit, u nis mė 27 mars 1945 tė shoqėruar nga Brigada XXVII. Gjatė rrugėtimit tė mundimshėm, pėr mungesė ushqimi e higjienės dhjetra shqiptarė u sėmunė nga tifoja vdiqėn. Mė 1 prill gjatė kalimit tė lumit Buna, u pėrgatit njė incident ku u vranė disa vetė. Nė mbrėmjen e 2 prillit grupi arriti nė Tivar e iu dorėzua Divizionit IX dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan nė Dubrovnik, ku u vendosėn nė disa objekte me drejtime tė ndryshme. Njė grup prej 800 vetė, qė ishin vendosur nė njė depo baruti, nė mėngjes u gjetėn tė ngulfatur nga njė lloj helmi e shumica gjetėn vdekjen. Nė prill 1945, janė nisur tri skalione tė tjera nė kėtė front. Skalioni I, me 1506 vetė, nga Prizreni pėr nė Tivar u nis mė 19 Prill i shoqėruar nga repartet e Batalionit I i Brigadės XXVI e Kompanisė sė Zbulimit tė Divizionit 46 serb (K.Z.D.). Skalioni II me 2601 vetė u nis mė 20 Prill nėn mbikqyrjen e Brigadės XXV e K.Z.D. 46 serb. Ndėrkaq, mė 24 Prill u nis skalioni i tretė me 1216 veta i pėrcjellur nga Brigada XXVI. Nga kėto shifra rezulton se gjatė Prillit janė mobilizuar 5323 shqiptarė, ndėrsa pushteti serb dallon vetėm 4300 veta. Skalionet u dorėzuan nė repartet e Armatės IV jugosllave, me anije u dėrguan nė vija tė frontit nė Slloveni e Kroaci prej nga qindra shqiptarė nuk do tė kthyen kurrė mė. Nė mars-prill 1945, pėrmes rrugės Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare nė Maqedoni. Ndėrkaq, nė janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar 18.500 vetė nė pėrbėrje tė Brigadave tė "Kosmetit" dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nė janar-prill 1945, janė mobilizuar dhunshėm 44523 vetė nga Kosova e viset tjera etnike, pėr nė frontet e Sremit e Adriatikut. Shih, Sheradin Berisha, "Kufomat e shqiptarėve hidheshin nga qerret nė det" (50-vjetori nga Masakra e Tivarit), Revista "Kuvendi", Viti VI i botimit, Michigan, USA, Maj, 2006, f.132-139.

6. I. Kadare (1936): "…Pas pasurisė borgjezia kėrkon pushtet dhe pas pushtetit kėrkon lavdi. Njė shekull mė parė Marksi e ka parashikuar edhe kėtė. …Shoqėria e sėmurė amerikane e tregon veten e saj sidomos natėn… Broduej ėshtė njė lloj ekspozite e Nju Jorkut. Kėtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, menēuria dhe degjenerimi, tė ndriēuara nė mėnyrė tė ethshme, rrinė pranė e pranė… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithė vulgaritetin e vet, i babėzitur, i paturpshėm… Nė Broduej, nė sfondin e shkėlqimit tė ēmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janė bėrė vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pėrgatitja e atentateve ka arritur kėtu pėrfeksionimin mė tė lartė… Statuja e lirisė ėshtė monumenti qė borgjezia i ka ngritur lirisė sė saj, lirisė pėr tė sunduar. …Ka disa muaj qė nė ekranet mund tė shikosh gjėra mė tė shthurura qė mund tė sajojė imagjinata mė e sėmurė e maniakėve seksualė… Ky mit ėshtė njė nga shfaqjet e shkallėzimit tė degjenerimit tė shoqėrisė sė sėmurė amerikane… Asnjėherė dhe asgjėkundi nuk mund tė jetė poshtėruar femra nė kėtė mėnyrė. …Rinia amerikane ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ajo kėrkon rrugėt e protestės. Dyqanet e letėrsisė politike janė tė mbushura ditė e natė me tė rinj… Ata kėrkojnė librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Ēe Guevarės. Po sidoqoftė, autori qė kėrkonin mbi tė gjithė ėshtė Lenini!". (Ismail Kadare, "Njė botė nė rėnie", nė "Vepra Letrare", Vėllimi 12, f.271 - 294)

7. Selfixhe (Ciu) Broja, "Tallazet e Jetės" T: Globus R 1998, Tiranė, f.344.

8. At Ciprijan Nika O.F.M. (1901-1948). Lindi nė Shkodėr. Studimet e para i kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e lartė e pėrfundoi nė Austri, kurse nė Romė u shugurua si meshtar. U laurua pėr Filozofi e Teologji. Nė moshė tė re spikat, spikati pėrvujtėria e njė franēeskani me konopo e zhgun e sandalet e Sh'Franēeskut. Ishte njė njeri tė cilit Pronvinca Franēeskane nė Shkodėr i besoi drejtimin qysh nė moshė tė re. Falė kulturės sė pasur pėrparimtare, ishte bashkėpunėtor i ngushtė i revistės "Hylli i Dritės", duke trajtuar probleme filozofike. Bėnte pjesė nė elitėn e prelatėve tė shquar shqiptarė, si: At Gjergj Fishta O.F.M (1870-1940), At Anton Harapi O.F.M. (1888-1946), At Dr.Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) etj. Kur Provianēial i Franēeskanėve tė Shkodrės ishte At Mati Prennushi O.F.M. (1882-1946). Guardian i Franēeskanėve tė Shkodrės ishte At Ēiprian Nika O.F.M., qė sėbashku ndanė bukėn, vuajtjen, martirizimin e deri vdekjen mė 11 mars tė vitit 1948. Ilir Bali, kujton se At Ēiprijani, nė qelinė e vogėl tė burgut komunist nė Shkodėr, qėndroi me dinjitet, si njė frat i heshtur, i ulur nė gjunjė me uratė nė duar tė bashkuar mbi parzėm, krye ulur, sytė gjysmė tė mbyllur e buzėt qė nuk lėshonin zė, mezi dallohej nė gjysėmėterrėsirėn e ftohtė tė banesės sė pėrkohshme… shikoj fratin, qė pėr shumė ditė me rradhė, po mė lehtėson me frymėn e shpresės, e me mbushė me shpirtin e qėndresės. Ai iu bashkua vargut tė gjatė tė martirėve tė Shėn Franēeskut. Tashmė Selia e Shenjtė, ka filluar procedurat shpalljen si Martir i Kishės Katolike. Nga 40 martirė shqiptarė, tė vrarė apo zhdukur nė burgjet e diktaturės komuniste (1944-1990), qė pritėn tė shpallen Martir tė Kishės, ėshtė edhe At Ēiprijan Nika O.F.M.

9. Makensen Bungo, "Kėneta e vdekjes", roman (fiction), Botues "Phoenix", Shtypshkronja "Maluka", Tiranė, 1996.

10. Makensen Bungo (1927), ka lindur nq qytetin e Elbasanit. Shkollėn fillore dhe tė mesme, e ka mbaruar nė vendlindje. Mė vonė mbaroi Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetin Histori Filologji. Ka shėrbyer si mėsues nė rretht Tepelenė, Gjirokastėr, Berat e Fier. Nė vitin 1995, iu dha titulli: "Mėsues i merituar". Pėr arsye se tha, qė Kosova, ėshtė e robėruar, u arrestua e u dėnua me privim lirie e me punė tė detyruar. Ai ka filluar tė shkruaj qė nė moshė tė re nė shtypin e kohės. Gjatė kohės sė diktaturės komuniste nuk u lejua qė tė botojė. Mbas pėrmbysjes sė saj, ka botuar nė organe tė ndryshme skica, tregime, poezi dhe poemėn "Varret". Ka botuar kėto vepra: "Kėneta e vdekjes" roman (Tiranė, 1996), "Mesazh", kushtuar martires Musine Kokalari, "Abaz Kupi" (New York, 2001) monografi, "Nėna kosovare" (New, York, 2003).

11. Klajd Kapinova, "Jeta dhe martirizimi i Hamid Toshi (Saiti), i rėnė si parashutist nė Shqipėri", (Dossier), "Illyria", The Only Albanian-American Newspaper, August 26-29, 2005, Volume 15, #1474, p.26-27.)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara