HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MBAS TYMIT TE NJE RETORIKE AKADEMIKE

-- nga Shpetim Kelmendi

Shpetim Kelmendi Zakonisht nuk i lexoj shkrimet e z. Rexhep Qosja. Nė fakt, jo se kam ndonjė paragjykim. Kam pasgjykim. Nėse paragjykimi ėshtė injorancė, pasgjykimi resht sė qeni i tillė pėr t'u shndėrruar nė njohje dhe vetėdije. Domethėnė, kam pasė lexuar para do kohėsh nji shkrim gazete, dhe me ka ēuditur ndjenja e madhėshtisė qė ai rreket tė pėrēojė nė tekstin e tij. Le tė thonė sa tė duan se ky zotėri ėshtė personalitet i rėndėsishėm, me pėrmasa tė gjėra ndikuese nė opinionin shqiptar e mė tutje, se ėshtė rilindas i vonuar, se ėshtė urtaku i panshqiptarizmės, se ėshtė pionieri i mendimit tė lirė, se ėshtė se ėshtė… Ku e lamė? Po, te ndjenja e madhėshtisė qė pėrēon nė tekst zoti Qosja. Vetėm katėr rreshta po t'i lexosh kėtij zotėrie, mund tė marrėsh tė dhėna tė mjaftueshme rreth karakterit taksativ tė tekstit. Pėrdor terma lartkumbues si "Identitet kombėtar", "Vetėdije kombėtare", "Rilindje kombėtare", "Bashkimi kombėtar", etj.

Ajo qė i mbetet tė pėrmendė ėshtė vetėm "ekipi kombėtar i futbollit". Terma, terma, terma, ose "words, words, words, my lord". Megjithėse i kisha premtuar vetes tė mos harxhoja kohė me kėsi shkrimesh, hoqa menjanė tė pėrditshmen e datės 10 shkurt 2006, sepse, meqė kishte njė titull mjaft intrigues, shpresova se edhe tema do tė ishte trajtuar nė nivelin qė zotėria mėton se ka. Gjashtė ditė mė vonė, po tek e njejta gazetė, me 16 shkurt, zoti Qosja boton njė tjetėr shkrim i cili, me njė shikim tė shpejtė qė i hodha titullit, mė krijoi idenė se ishte i njėjti tekst. Titulli i shkrimit tė dt. 10 ishte: "Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare", ndėrsa ai i dt. 16 ishte: "Identiteti kombėtar dhe gjuha standarte". Si duket, ky zotėri nuk mund tė hartojė njė shkrim pa identitet, e kombėtar madje.

S'kam ndonjė arsye qė tė besoj se zoti Qosja nuk e ka pėr zemėr kombin, por kam shumė arsye tė besoj qė kėtij zotėrie - si dhe mjaft tė tjerėve - i ėshtė mbushur mendja se ėshtė i vetmi person qė ka tagėr tė flasė pėr kombin, pėr gjuhėn, pėr fenė, pėr politikėn, pra pėr gjithēka. Pozicioni ex-cathedra ėshtė mė i preferuari i zotit Qosja. Ai nuk debaton, nuk jep mendime, nuk shtron modestisht njė pikėpamje, nuk pranon tė jetė kurrsesi as primo inter pares. Asgjė nga kėto. Zoti Qosja flet si gjykatės, zoti Qosja jep urdhėra, zoti Qosja tregon kush e ka mirė dhe kush keq, zoti Qosja na tregon se nga duhet tė shkojmė dhe nė ē'pikė duhet ta marrim kthesen, zoti Qosja na bėn me dije se ē'kanė qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet Shqipėria, zoti Qosja ėshtė patriarku i madh qė na prin drejt "Tokės sė premtuar".

Pyetjet nuk i shtron, por u pėrgjigjet, udhėzimet nuk merr por i jep, kėshillat nuk i pranon, por i ofron. Zoti Qosja ėshtė njeri i madh, ėshtė ai qė ne e kemi pritur tash pesėqind vite e kusur. Nėse nuk flet, nėse nuk jep mendime, nėse nuk ėshtė nė humorin e duhur pėr tė na ndritur udhėn, zoti Qosja merr pamjen e zotit tė vulės, pra vulos ose refuzon tė vulosė pikėpamjet e tė tjerėve.

Ai edhe me heshtjen ėshtė i mahnitshėm. Pėr ta ilustruar heshtjen e tij, po pėrmendim rastin e njė mjeshtri tė madh Guru, i cili, nė moshė tė thyer siē ishte, rrinte pėrherė i heshtur para turmės. E megjithatė, turma grumbullohej ēdo ditė rreth tij dhe e adhuronte. Kur ca gazetarė perėndimorė e pyetėn se pėrse nuk u fliste njerėzve, ai u pėrgjigj: "S'kam asgjė mė pėr tė thėnė. Ka njė jetė qė flas e tashmė i kam thėnė tė gjitha. Tashmė jam si dielli. Kur dielli lind, ai nuk thotė asgjė, por njerėzit e kuptojnė se dita e re ka filluar. Kur dielli ngjitet nė zenit, ai prapė nuk thotė gjė, por njerėzit e marrin vesh se ka ardhur vakti i drekės. Kur dielli perėndon, ai prapė s'ndjehet, por njerėzit e kuptojnė se po vjen mbrėmja!". Ja, kėshtu flet edhe heshtja e zotit Qosja pėr popullin shqiptar: si dielli.

Shkrimet e tij janė vėrtet tė ēuditshme (lexo: kot). Vetėm pėr tė hyrė nė temė, i duhen tri kolona nė faqen e gazetės. Ritmi i tekstit tė tij ėshtė kėrmillor, i ngadalshėm, aq sa tė merr shpirtin. Rimarrja dhe pėrsėritja e togėfjalėshave pėrgjatė fjalive, nga pėrpjekja pėr tė realizuar teknikė janė shndėrruar nė arna tė pakuptim. Tekstet e zotit Qosja janė njė retorikė e gjallė dhe e patolerueshme. Nėse ua heqim ujėt e tepėrt shkrimeve tė tij, pjesa funksionale pėrfaqėsohet prej dhjetė-pesėmbėdhjetė fjalish. Mėnyra e tė shkruarit ėshtė e tipit: "Shkruaj, shkruaj se diēka mbetet.". Ē'ėshtė mė e befasishmja, te kėto dy shkrimet e tij dallova paaftėsi nė pėrdorimin e gjuhės standarde. Probleme me drejtshkrimin e disa fjalėve dhe probleme me sintaksėn aty-kėtu. Nėse ndokush e ve nė dyshim fjalėn time, jam gati t'ua dėshmoj.

Nė shkrimin me titull: "Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare", zoti Qosja trajton me shkujdesje tė habitshme njė ēėshtje qė nga ēasti nė ēast (duke patur parasysh edhe shumė individė tė tjerė kėtu nė Shqipėrinė e republikės) mund tė rrezikojė tė shndėrrohet nė fuqi baruti. Kam parasysh sidomos ca shkrime skandaloze tė z. Frrok Ēupi qė ia kėput kot me njė guxim tė admirueshėm. Do Zoti qė, sė paku, ai vet ta ketė ndopak tė qartė se ē'thotė. Ndėrsa zoti Qosja ban njė gabim tjetėr: ai mendon se religjionet kanė medoemos pėr shqiptarėt, lidhje me kulturat dhe vendet prej nga ato vijnė. Nisur nga ato qė thotė, na mbetet tė nėnkuptojmė se njė pjesė e shqiptarėve, duke qenė muslimanė, na qenkan tė orientuar kulturalisht ndaj Arabisė Saudite, Egjiptit, Pakistanit a ku di unė? Kurrsesi! Ishin, por janė pėrherė e mė pak. Pėrveēse religjioni, me ato kombe nuk i lidh kurrgjė tjetėr. Nėse Lindja ka lėnė gjurmė kulturore nė trevat shqiptare, kjo ėshtė ēėshtje qė i takon vetėm historisė dhe ato janė gjurmė qė sot kanė ndikim pėrherė e mė tė pakėt. Nuk duhet ta shohim kėtė ndikim kulturor si njė prani tė pėrjetshme. Ėshtė viti 2006, mor zotėri.

Shqiptarėt kanė vetėm religjionin tė njejtė me ta, kurse sa pėr tė tjerat kanė interesa thellėsisht perėndimore. Tė krishterėt bėjnė mirė qė janė tė krishterė dhe muslimanėt bėjnė mirė qė janė muslimanė. Kėshtu ka dashur Zoti. E kėtu po flas pėr Zotin dhe jo zotin Qosja. Ajo qė i bashkon shqiptarėt ėshtė origjina e njejtė, ėshtė gjuha, ėshtė harmonia e ndėrsjelltė qė ka ekzistuar pėrpara se tė ekzistoja unė, pėrpara se tė ekzistonte zoti Qosja, zoti Ēupi apo ndonjė tjetėr. Rri e vras mendjen se si vallė ia paskan dalė mbanė shqiptarėt tė rrojnė nė harmoni fetare pėrgjatė kaq shekujsh! Meqė jam i sigurtė se s'kishte kėsi urtakėsh qė t'i kėshillonin, do tė kenė qenė tė detyruar tė mbėshteteshin tek urtėsia e tyre dhjetrashekullore! Kjo nuk ėshtė ēėshtje fjalėsh mediatike e, kėsisoj, e them me bindje se tė gjithė ata qė shkruajnė nė njėfarė mėnyrė (me apo pa dashje) sjellin mė shumė dėm se dobi. Sidomos, tė thuash se shqiptarėt u takojnė dy qytetėrimeve, besoj se ėshtė njė tezė padiskutim e gabuar dhe e dėmshme. Fatale! Mandej, nėse shqiptarėt paskan marrė nga pushtuesit edhe "ēfarė s'kanė dashur", mos kjo duhet lexuar dhunė? Nėse jo dhunė, ēfarė duhet lexuar?

Zoti Qosja duhet ta dijė se jetojmė nė vitin 2006, kohė kur pėrkatėsia fetare nuk identifikohet kurrsesi me pėrkatėsinė kombėtare. Edhe pse tė ndodhur nė njė situatė historike tė brishtė kur ende pavarėsia territoriale s'qe e sigurtė, shqiptarėt prapėseprapė ia dolėn mbanė ta kapėrcejnė me sukses periudhėn e rrezikshme tė haxhiqamilizmit. Frika e pėrēarjes kombėtare pėr shkak tė pėrkatėsive tė ndryshme fetare nuk ekziston. Dhe sa i pėrket orientimit shpirtėror tė shqiptarėve, mė duhet tė them se s'ka komb nė Ballkan qė ka sakrifikuar kaq shumė pėr tė qenė pjesė e qytetėrimit perėndimor. Mjafton tė kujtojmė luftrat e shqiptarėve nėn prijen e Skenderbeut.

Sa i pėrket shkrimit me titull "Identiteti kombėtar dhe gjuha standarde", vet zoti Qosja na jep njė provė qė, edhe nė penėn e tij standarti ka mjaft probleme. E nuk di pse i ėshtė mbushur mendja se ka njerėz qė kėrkojnė dy standarte. Po e sqaroj: kėrkohet njė standart, por jo ky. Qosja pėrdor tash e pare termin "ēintegrim". Do bėnte mirė sikur tė rikthehej pak nė kohėn kur kryente punimet "Kongresi i Drejtshkrimit' e ta shihte veten dėshmitar okular dhe dėgjimor tė njė padrejtėsie historike. Ju, zoti Qosja ishit aty si delegat i Kosovės, e nė mos gabohem me cilėsinė e drejtorit tė Institutit Filologjik tė Prishtinės. Pra, pėrfaqėsonit bashkėsinė e shqiptarėve tė Kosovės. Pyetja ėshtė: Au pate marrė leje kosovarėve pėr tė vendosur nė emėr tė tyre? Dije pra se, ata qė s'tė patėn dhėnė leje atėherė, nuk kanė pse ta durojnė ende sot qėndrimin tėnd stoik. Nėse kemi kėtė standart tė pafuqishėm, tė ngathtė dhe tė paaftė pėr t'u pėrballur me ritmin e kohėve tė reja, e kemi falė jush, falė zotit Ajeti dhe ndonjė tjetri. Ishit ju qė vutė veton. Pra, nė njėfarė kuptimi ju keni vendosur edhe nė emrin tim. Na thuaj pak, si t'ia bėjmė hallit qė as kemi qenė e as jemi dakord me ju? Vetėm aman, mos e pėrdor mė fjalėn "ēintegrim", sepse s'ju ka hije. E s'ju ka hije pėr njė arsye tė thjeshtė: ēintergtimin e sollėt ju. Ai qė kėrkohet tashti ėshtė integrimi!

Nga njė pikėpamje tjetėr, mendoj se do tė ishte mrekulli e Zotit sikur ju tė deklaroheshit kundėr kėtij standarti! Por, prapėseprapė, nuk e besoj se qėllimi juaj ka lidhje kryekėput me mbrojtjen e standartit. Ajo qė ju doni tė mbroni me tė vėrtetė, ėshtė firma qė keni hedhur pėr ta pagėzuar kėtė standart. Nėse do tė pendoheshit pėr atė firmė, kjo do t'iu ēonte nė pranimin e njė gabimi tė kryer. E nėse do tė pranonit se firma juaj ishte e gabuar, do t'u duhej tė kėrkonit falje. Por, a jeni vėrtet prej atyre qė kėrkojnė falje kur gabojnė? Nuk e besoj. Prandaj, vijoni ta mbroni standartin, zoti Qosja. Veēse njė kėshillė tė pėrunjur: Mos flisni si njė Zot, por thjesht si zoti Qosja!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara