HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mes ėndrrės dhe zhgjėndrrės

-- nga Kim Mehmeti

Kim Mehmeti Mbase edhe gjat kohė shoqėritė shqiptare do tė bėjnė gjumė nė shtretėr tė ndarė nė mė shumė shtete tė Ballkanit duke ėndėrruar Evropėn e bashkuar. Dhe do u nevojitet kohė ta kuptojnė se njė shoqėri - njėsoj si edhe individi - kur nuk mund tė arrijė atė qė dėshiron, duhet tė mėsohet tė dojė, tė vlerėsojė dhe tė pėrdorė drejtė atė qė ka. Pa kėtė urtėsi shoqėritė shqiptare vėshtirė do ta kenė tė kuptojnė se e vetmja shtyllė e fortė mbi tė cilėn mbėshtetet identiteti i tyre ėshtė trashėgimia dhe e sotmja e tyre kulturore. Se portreti i identitetit tė tyre ndėrlidh veēorit krahinore, dialektore dhe tė njė populli shumėreligjioz tė cilin e ka pėrshkuar edhe puhiza e qetė e lindjes edhe freskia e kėndshme e kulturės krishtere.

Puhizė e flladshme e cila duhet tė na mbajė tė kthjelltė sa mos harrojmė se identitetin tonė nuk mundė ta dėmtoj asgjė aq sa moskomunikimi i shoqėrive shqiptare tė cilat zhvillohen nė pesė shtete tė Ballkanit. I cili moskomunikim na e mjegullon shikimin qė tė mos vėrejmė se nėse Ballkani ėshtė “fuēi baroti”, atėherė Evropa ėshtė “depo” e mbushur pėrplot me mbeturina eksploduese politike. Se nėse Ballkani ėshtė njė gropė e madhe pėrplot me “llome historike” tė mbledhura nėpėr tavolinat mbi tė cilat tė mėdhenjtė arnojnė hartat e popujve tė vegjėl tė kėtyre hapėsirave, atėherė Evropa ėshtė vetėm njė bibliotekė e madhe pėrplot me memoare tė rrejshme ku flitet pėr barazi mes popujve, vetėm sa pėr t’i fshehur standardet e dyfishta tė cilat pėrdoren edhe sot.

Se nėse Ballkani ėshtė njė karrocė e thyer e cila mezi mbanė peshėn e miteve tė shumtė, atėherė Evropa ėshtė tren me shumė drejtues, por pa lokomotivė. Se nėse Ballkani ėshtė nxėnės i cili kurrsesi nuk arrin t’i mėsojė leksionet nga e kaluara, atėherė Evropa ėshtė njė mėsuese e plakur harrimtare e cila jo vetėm qė nuk rikujton rininė e saj, por edhe nuk e ka kuptuar se nga historia askush nuk ka mėsuar gjė. Dhe mė nė fund, tė kuptojmė se nėse Ballkani ėshtė njė hapėsirė ku jetojnė popuj tė pafuqishėm tė pėrcaktojnė rrugėn e ardhmėrisė sė vet- me ēka janė tė detyruar qė nga padrejtėsitė e trashėguara tė murojnė besimin se “fatit nuk mund t’i iket”- atėherė pjesa tjetėr e Evropa ėshtė vendbanim i atyre tė cilėt nuk janė tė gatshėm tė pėrballen me tė vėrtetėn se Ballkani nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos pasqyrė nė tė cilėn shihet fytyra e pastolisur e kėtij kontinenti.

Nė atė fytyrė tė vrazhdė tė kėsaj pjese tė Evropės, gjithsesi bėjnė pjesė edhe shoqėritė shqiptare, pa marrė parasysh nė cilat tėrėsi shtetėrore ato bėjnė pjesė. Tė cilat shoqėri mė shumė se njė dekadė ngulfaten nė “maunokracinė”, si fazė kalimtare drejtė kapitalizmit tė mirėfilltė. Pra, edhe shoqėritė shqiptare janė nė duart e “pashallarėve demokratik” dhe nė kthetrat e partive politike tė cilat funksionojnė si shoqėri private qė u sjellin pėrfitime personale vetėm atyre tė cilėt populli gabimisht i quan kryesues partiak. A shumica e tė cilėve e bindėn veten se nėnė e veprimit politikė ėshtė gėnjeshtra dhe babė i suksesit partiak ėshtė pafytyrėsia. Dhe mundėsuan qė imazhi i sotėm i shoqėrive shqiptare vulė njohėse tė ketė porno filmat e “artisteve tona” me nam e nishan, tė cilat janė duke na ēuar nė Evropė tė atillė siē jemi - me turinjtė e zhytur nė kokainė dhe bythėcullak.

Gjė qė dėshmon se ishim dhe mbetem shoqėri tė parullave, tė llafazanisė, tė grindjeve..., shoqėri tė fragmentuara tė cilat mbase kanė frikė tė dalin pėrpara pasqyrės ku do shohim se shumica prej nesh - demokrat tė sotėm e disidentėt tė vonuar tė sė djeshmes qė braktisėn grazhdin ideologjik kur nga ai nuk mbeti asgjė - jemi bėrė shpjegues tė identitetit tonė vetėm pse nuk dimė kėtij populli t’i tregojmė si tė mbijetojė dhe cilėn rrugė ta ndjekė qė sa mė shpejt tė del nga ky tunel i pashpresės. Apo edhe pse nuk duam tė pranojmė se ora e zhvillimit tė shoqėrive shqiptare ende tregon kohėn e Konicės e tė Nolit, por sot nuk kemi as “Konica” as “Nola” qė tė dalin nė krye tė kolonave intelektuale. Pra, pse nuk kemi guxim tė pranojmė se pengesė e zhvillimit tonė tė sotėm nuk janė vetėm politikanėt e ardhur nga e djeshmja, por edhe Faraonėt tanė intelektualė tė cilėt na mėsojnė qė tė sotmen ta jetojmė njėsoj si ėndėrrimtarėt e djeshėm: duke mos e kuptuar botėn si ylber shumėngjyrėsh, por si pėrbėrje bardh e zi, tėrėsi ku jetojnė tė mirė dhe tė kėqij. Duke mos parė se identitetin shqiptarė nuk e dėmtojnė dhe nuk e kanė dėmtuar as kryqi as gjysmėhėna, por politika bajraktareske, akulturimi, arat e mbjellura me bimė narkotike, shkatėrrimi i familjes shqiptare, gjeneratat e reja tė ēorientuara dhe tė pashpresa...

Si dje, edhe sot, shqiptaria thuajse mbetet me hapin nė ajėr, luhatet mes kryqit dhe gjysmėhėnės, jo pse atė e ka kolovajzė tė vetme, por pse ka tė atillė qė edhe identitetin etnik kėtij populli ia shpalosin si tė ishte ēėshtje sezonale e cili varet nga disponimi i atyre qė kanė ambicie tė bėhen Kishė e vetme e urtėsisė kombėtare. Tė cilėt nuk kanė kuptuar se nuk ka ujė qė tė shpėrlan nga e kaluara, por ka lumenj ku mund tė lahesh nė tė ardhmen. Pra, se nuk ka ujė qė dy herė kalon mbi tė njėjtėt gurė, ashtu siē nuk ka njeri i cili mund ta rihecė tė kaluarėn e vet. Dhe duan tė na ushqejnė vetėm me gėnjeshtrat e politikės ditore tė servuara nė sofrėn e premtimeve se jemi nisur rrugės sė Evropės sė bashkuar. Qė pastaj, ne tė gėnjyer nga ahengu i tillė, tė harrojmė prijėsve tanė politikė dhe Faraonėve intelektualė t’ua shtrojmė pyetjen mė tė rėndėsishme: si mendojnė tė na bashkojnė me pjesėn tjetėr tė Evropės kėshtu kėmbėzbathur dhe tė uritur. Mbase ne ngutemi tė bashkohemi me pjesėn tjetėr tė Evropės vetėm qė tė shpėtojmė nga ky copėzim vendorė dhe duke shpresuar se Brukseli do tė na mėsojė se si tė jetojmė pa shpikur armiq. Ku ta dish, ndoshta edhe pjesa tjetėr e Evropės njė ditė do tė na pėrqafojė si pjesėtar tė sajė vetėm sa ta largojė nga paravetja pasqyrėn ku shihet fytyra e saj e pastolisur.

Si do qė tė jetė, mbetet e vėrteta se sikur edhe nesėr tė bėhemi pjesė e Evropės pa kufij, tė rinjtė tanė njėsoj do ėndėrrojnė sa mė parė t’i braktisin kėto hapėsira ku rrugėt janė pėrplot me gropa dhe ku vetėm mafia ballkanike arriti tė realizojė konceptim multietnik duke bashkėpunuar mes veti pa ngarkesa dhe paragjykime nacionaliste. Ku ta dish, mbase tė gjithė neve qė jetojmė nė kėto hapėsira edhe nuk na nevojitet gjithaq tė dėshmojmė “identitetin tonė evropian” sa atė ballkanik. Pra tė dėshmojmė se dimė drejtė tė shpjegojmė ėndrrėn gėnjeshtare se nė Evropėn e bashkuar mund tė hymė me mafiozėt dhe kontrabandistėt e bashkuar, tė cilėt qėmoti i rrėnuan kufijtė e Ballkanit dhe i tejkaluan tė gjitha mosmarrėveshjet religjioze dhe etnike.

Ėndrra e jonė e zhurmshme pėr t’iu bashkangjitur pjesės tjetėr tė Evropės, prej moti ėshtė vetėm mbulesė fitimprurėse pėr ata qė duan tė shpallen Faraon tė sė sotmes tonė. Pėr ata qė ėndėrrojnė tė mbeten tė pėrjetshėm dhe tė varrosen nė Piramidat shtetėrore, a nė ndėrkohė duke mos parė se edhe Evropa e sotme nuk ėshtė gjithaq e “evropizuar” sa e lavdėrojmė ne. Sepse edhe sot si dikur, kur u thua “evropianėve” se turqit janė nisur drejt Brukselit, ata pėrjetojnė frikėn e viteve kur osmanėt kishin rrethuar Vjenėn. Edhe kur dėgjojnė se drejtė kryeqendrave tė tyre ėshtė nisur treni ballkanas, ata parafytyrojnė vagonėt e mbushur pėrplot me kriminelė dhe tė papunė. Nė tė vėrtetė, Evropa e sotme ende nuk ėshtė ēliruar tėrėsisht nga stereotipat e ndėrtuar me vite pėr kulturėn lindore dhe pėr ballkanasit.

Ėndrra jonė e larmishme nganjėherė nuk na lejon tė shohim se edhe Evropa e bashkuar ende nuk ka shpėtuar nga hamendjet vallė tė bėhet njė “klub” katolik apo njė shumėsi shtetesh tė qytetarėve tė barabartė. E mbetur nė mes tė hamendjeve tė kėtilla, Unioni evropian nuk shkoi mė larg se sa nė gjirin e vet tė pranojė vetėm kryqin ortodoks. Apo mė saktė, nė radhėt e veta tė pranojė Greqinė e sotme e cila ende nuk ka arritur tė pranojė realitetin e vet tė deridjeshėm asimilues dhe dėbues “demokratik” kur pėsuan dhe i braktisėn vatrat e veta shekullore mijėra familje nga Ēamėria dhe Maqedonia e Egjeut. Evropa e sotme mbeti peng i standardeve tė veta tė dyfishta dhe i luhatjeve vallė tė shkoj mėtutje dhe kryqit tė sotėm nė Bruksel t’ia bashkėngjit edhe gjysmėhėnėn.

Nė ndėrkohė, ne shqiptarėt, tė prirė nga avdallenjtė tanė politikė dhe Faraonėt intelektualė me pretendime tė bėhen Tempuj tė urtėsisė kolektive, mbetem peng i inferioritetit tonė, i cili na ēon t’u nėnshtrohemi koncepteve sezonale. Tė luftojmė kundėr tė kaluarės duke dashur tė bėhemi tė pėlqyer nga ata qė pėrcaktojnė fatin e sotėm tė popujve tė Ballkanit. Dhe si tė tillė tė mos shohim se as kulturat qė kanė shenjė gjysmėhėnėn as ato qė i stolis kryqi, nuk ushqejnė amoralin, destruktivitetin njerėzor, nuk nxisin urrejtjen, nuk pėrkrahin qėndrimet pėrbuzėse ndaj cilitdo populli apo kulture.

Pra tė mos shohim se me kėto shoqėri shqiptare tė cilat mbėshteten nė bajraktarizmin primitiv, ne nuk mundemi tė bėjmė asgjė mė shumė se sa tė trillojmė armiq vetėm sa tė arsyetojnė dėshtimet tona. Sikur mos ishim tė kėtillė, ne qėmoti do e shihnim se Evropa e sotme i ngjan njė zonje plakė tė cilės posa t’ia heqėsh kapelėn e stolisur me pupla dhe posa t’ia marrės bastunin e stolisur me gurė tė ēmuar, do njohėsh prostitutėn e dikurshme politike, e cila ende nuk ka arritur t’i shėrojė tė gjitha traumat dhe varrėt nga rinia e sajė e hershme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara