HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeprokurori-shėrbėtor i dy zotėrinjve?

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 18.4.2006*

Sulmi ndaj kryeprokurorit, fatkeqėsisht duket se e ka shkakun se ai nuk po bie dakord qė t'i bindet vetėm njėrit zotėri, kryeministrit aktual, megjithėse zotria tjetėr, z. Nano, "u zhduk"! Nuk ėshtė zhdukur PS-ja se, e ajo ka potencial rreziku pėr kryeprokurorin, prandaj ai nuk do ta prishė me asnjėrėn palė: "qingji i butė pin dy nana", thotė njė fjalė e urtė nga Shkodra, ku ka pasė pasė punuar kryeprokurori!

Sidoqoftė, para se tė thellohemi nė kėtė analizė, duhet thėnė se kryeprokurori duhet tė gėzojė tė gjithė mbrojtjen kushtetuese, edhe si njeri, pra edhe pėrsa i pėrket tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut (pjesa e dytė e Kushtetutės), dhe edhe si prokuror i pėrgjithshėm (pjesa e dhjetė e Kushtetutės). Ai duhet tė shkarkohet vetėm mbi bazėn e fakteve, dhe me votim tė fshehtė tė Kuvendit-pas propozimit tė Kuvendit, ėshtė Presidenti i Republikės qė bėn aktin formal tė shkarkimit.

Marrėveshja Nano-Berisha
Kryeprokurori aktual u vendos nė postin e prokurorit tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, si produkt i njė marrėveshje Nano-Berisha. Kryeprokurori e zbatoi marrėveshjen: asnjėra palė kurrė nuk u prek. Shqipėria u shemb nė vitin 1997, dhe as kryetari i shtetit tė kohės, dhe asnjė shqiptar tjetėr, pėr prokurorin nuk paska pasur faj! Nga ana tjetėr, korrupsioni bėri kėrdinė, dhe pėr kryeprokurorin "nuk ka asnjė politikan tė pėrfshirė apo tė lidhur me grupet kriminale", apo nuk bėka dot ndjekje tė krimit pėr tė mos "konsumuar burimet e pakta njerėzore dhe financiare" qė ka!

Prokuroria qė kemi ėshtė e gjitha pjellė e kėsaj marrėveshje. Pasi shkelet ligji pėr dy zotėrinjtė kryesorė, atėherė pėrse mos tė shkelet edhe pėr mė tė vegjlit: pėr vrasėsit, pėr trafikantėt ordinerė, por dhe edhe pėr kriminelėt me jaka blu: matrapazėt me tokat e shtetit, qoftė kryetarė bashkishė apo komisionesh toke, qoftė tė tė gjithė zinxhirit shtetėror qė kishte pėr detyrė tė parandalonte kalimin e mijėra metrave tokė nė pronėsi abuzive.

(Mos)ndėrhyrja e politikės
Kryeprokurori pat deklaruar, para disa javėsh: "ju garantoj se politika nuk ka ndėrhyrė nė punėn e Prokurorisė". Bėri ēmos tė notojė nė vorbullėn e politikės aktuale: fillimisht u mbrojt duke kėrkuar pavarėsi nga politika, pastaj foli "pėr klimėn e re politike tė krijuar", "njė ritėm i ri i luftės kundėr krimit", "bashkėpunim tė sinqertė me qeverinė, me klasėn politike", "nevojėn e mbėshtetjes politike tė prokurorisė" etj.! I gjori kryeprokuror, nuk po i gjen mė telat me kryeministrin aktual!

Qė mos tė shqetėsonte politikėn, prokuroria pati zgjedhur si aktivitetin e saj kryesor atė tė "pushimit" tė proceseve penale "pėr mungesė provash" apo pėr "akuza tė paargumentuara mediatike", qė mos tė shqetėsoheshin dy palėt e politikės. Si tė mos ia bėnte kėshtu e gjora prokurori: bandat kriminale qė sot po shkatėrrohen, nė fillim tė viteve '90, ishin krah PD-sė, e pas 1997, tė njėjtat kaluan krah PS-sė-kujt t'ia prishė e kujt t'ia rregullojė, e shkreta. Pastaj edhe rryshfetet materiale nuk ishin tė kėqia!

Kryeministri dhe kryeprokurori
Kryeministrit aktual na duket se e ka me kryeprokurorin, e jo me moszbatimin e ligjit. Nuk ka sesi tė justifikohet absurdi qė tha, se prokurorėt punuakan mirė, por vetėm kryeprokurori e njė rreth i ngushtė i tij qenkan tė lidhur me krimin-ne na duket se lidhja me krimin ka pushtuar shumicėn e prokurorėve, dhe vetėm njė pakicė janė idealistėt e zbatimit tė ligjit-apo ėshtė varianti i politikės "pėrēa e sudno"?! "Prokurorė qė kanė guximin tė zbatojnė ligjin edhe kundėr politikanėve" (!), kėtė po presin tė gjithė idealistėt. Por, ėshtė shumė e rrezikėshme, nėse kėrkohet njė prokuror qė nuk zbaton ligjin, por Maliqin, qė bėhet topuz kundėr atyre tė opozitės, por mbase mė tepėr kundėr atyre tė maxhorancės qė do t'i shėnojė me rreth kryeministri!

Deputetėt e maxhorancės
Shpresojmė se, pas kėrkesave tė tyre parimore, nuk fshihet synimi pėr tė pasur thjesht njė prokuror "shėrbėtor tė njė zotėrie", njė qė t'i bindet qorrazi kryeministrit aktual. Sa janė deputetėt e maxhorancės qė janė njerėz tė telekomanduar, dhe sa janė idealistė tė vendosjes sė shtetit ligjor, tė njė prokurorie tė ligjit? Pyetje qė deri tani ka njė pėrgjigje shumė pikėlluese!

Deputetėt e opozitės
Fakti qė ėshtė kryeministri aktual qė po kėrkon heqjen e kryeprokurorit, nuk duhet qė tė shtyjė opozitėn tė veprojė sipas proverbit: "armiku i armikut tim, ėshtė miku im"; jo, duhet tė gjykohet mbi bazėn e analizės objektive te punės sė kėtij prokurori. Nga ana tjetėr, duket se shumica e deputetėve tė opozitės kanė rėnė nė gabimin e zėvendėsimit tė mbrojtjes sė pavarsisė sė prokurorisė, me mbrojtjen e kėtij prokurori personalisht. Duam tė besojmė se janė vetėm njė pakicė ata deputetė qė janė tė pėrzier me krimin, e qė prandaj duan thjesht njė prokuror qė nuk i ngacmon.

Komisioni parlamentar
Njė komision parlamentar-sa mirė po tė ngrihet!-mund t'i dallojė lehtė mosveprimet e prokurorisė nė mbrojtje tė shkelėsve tė ligjit, natyrisht nėse komisioni merr detyrė tė zbulojė shkeljet e ligjit, dhe jo thjesht tė zėvendėsojė prokurorėt, me tė tjerė mė tė bindur. (Sa pėr aperitiv, edhe ne mund t'i servirim komisionit nja tri kallėzime qė, nė shkelje tė ligjit, nuk janė proceduar deri nė fund nga prokuroria, edhe me miratimin e kryeprokurorit; me njėrin prej tyre janė njohur edhe dy kryeministrat e fundit, dhe edhe presidentin, por ...) Duke evidentuar konkretisht kallėzimet e mosndjekura, ēėshtjet e pushuara etj., nė se rezultojnė nė kundėrshtim me ligjin, atėherė do tė jenė vėrtetuar "shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve", nė sensin e nenit 149 tė Kushtetutės. Atėherė do ta ketė tė lehtė Kuvendi tė propozojė, dhe edhe Presidenti tė vendosė, jo vetėm mbi nevojėn e njė prokurori tė ri, por tė njė prokurorie tė re.

Kryeprokurori i ri
Shqipėrisė i duhet njė kryeprokuror qė tė ndėrtojė njė prokurori qė zbaton ligjin, dhe jo njė qė bėn pelivanllėqe nė dėm tė ligjit dhe nė varėsi tė erėrave politike. E njė i tillė ėshtė pothuaj e pamundshme tė gjindet nė momentin qė kalojmė, sepse shumica e atyre qė vendosin pėr tė, duket se duan njė qė "t'u rregullojė punėt e tyre, e jo njė qė zbaton ligjin". Nė botėn perėndimore, prokuroria dhe prokurori janė zbatues profesionistė tė ligjit, gjė qė ėshtė arritur me pėrpjekje e sakrifica tė brezave tė tėrė tė atyre popujve. Ne kemi fatin tė "mos ēajmė rrugė tė pashkelura", kemi shembujt dhe ndihmėn e vendeve mė tė pėrparuara, kėshtu qė mbase gjejmė njė prokuror njė ēikė mė afėr ligjit dhe moralit, se sa ky qė kemi.

[ Botuar nė Shqip, 20.4.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara