HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jo proporcional, por mesi i artė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 4.6.2006*

U dogjėm nga megadushku, dhe tani duket se kemi zėnė mend, e duam ta modifikojmė sistemin zgjedhor. Por kujdes, mos tė kalojmė nga njėri skaj nė tjetrin, nga shiu nė breshėr! Pra, cilin sistem zgjedhor duhet tė pėrdorim?! Ne themi tė gjejmė mesin e artė.

Thuhet se ka mbi 300 sisteme zgjedhore nėpėr botė. Ka dy sisteme tė skajshme, maxhoritari dhe proporcionali.

Maxhoritar
Maxhoritar quhet sitemi ku vendi ndahet nė zona zgjedhore, ku nė secilėn zonė zgjidhet deputeti drejtpėrdrejt: fiton deputeti qė ka marrė mė shumė vota. Kuvendi ka aq deputetė sa zona ka. Numri i deputetėve nė kuvend, nuk ėshtė e thėnė tė jetė proporcional me votat e zgjedhėsve. Teorikisht mundet qė nė kuvend tė gjithė deputetėt tė jenė tė njė partie, megjithėse pėr tė kanė votuar relativisht fare pak votues! Pra, nėse vendi ka 140 zona zgjedhore, kuvendi do tė ketė 140 deputetė, dhe tė 140-tė mund tė jenė tė sė njėjtės parti. P.sh., nėse do tė kishim katėr parti, PD, PS, LSI dhe LZHK, mund t'i merrte tė gjithė deputetėt, 140 deputetė (100%), vetėm LZHK-ja, nėse do tė siguronte pak mė shumė se 25% tė votave, e nėse tė katėr partitė do tė ishin tė ekuilibruara nė elektorat.

Ky sistem ka tė mirėn se deputetėt janė mė tė pavarur nga partitė, sepse ēdo parti kėrkon persona qė kanė edhe popullaritet personal nė zonė. Por ka tė keqen qė krijohet njė kuvend ku njė parti mund tė marrė pushtet shumė mė tė madh sesa e ka nė fakt, nė elektrorat.

Proporcional
Proporcional quhet sistemi ku deputetėt e kuvendit janė fare nė proporcion me votat e zgjedhėsve: ata zgjidhen nga listat shumemrore. Nė rastin e skajshėm, votohet vetėm pėr partitė, dhe ēdo partie i caktohet njė numėr deputetėsh proporcional me votat qė ka marrė nė tė gjithė vendin. Duke e menduar kuvendin me 140 deputetė, nėse kemi katėr parti, PD, PS, LSI dhe LZHK, dhe kėto janė afėrsisht me tė njėjtin popullaritet nė elektorat, do tė merrnin secila nga 35 deputetė, pra nga 25%.

Ky sistem ka tė mirėn se partitė nė kuvend kanė atė forcė qė kanė faktikisht nė elektorat. Por ka tė keqen se deputetėt janė tė varur komplet nga partitė, janė "si ushtarė tė bindur tė kryetarit", gjė qė tenton tė krijojė parti policore, me kryetar shumė tė fuqishėm, me diktator.

Sistemi ynė aktual
Ėshtė nė mes tė maxhoritarit dhe proporcionalit: ka 140 deputetė, 100 zona elektorale, dhe votohet "me dy vota", veē pėr deputetin e veē pėr partinė. Nė rastin ekstrem, tė katėr partive me tė njėjtėn pėrkrahje nė elektorat, por me dy parti qė bien nė marrėveshje pėr megadushk, p.sh. PD dhe LZHK, mund tė rezultojė teorikisht qė PD-LZHK tė marė 120 deputetė dhe PS 10 deputetė dhe LSI 10 deputetė. Kjo megjithėse kanė faktikisht vetėm nga 25% tė elektoratit.

Ja si mund tė bėhet teorikisht: PD dhe LZHK i japin tė gjitha votat pėr deputetėt e PD-sė, dhe PD-ja del me 100 deputetė nga zonat, meqė kanė fare pak mbi 50% tė elektoratit tė dyja sė bashku, PD+LZHK. Pėr partitė, tė dyja i japin votat pėr LZHK-nė, dhe kėshtu LZHK merr 50% tė votave si parti, PD nuk merr asnjė votė, kurse PS dhe LSI marrin nga 25% tė votave. Kujtojmė se sipas Kushtetutės aktuale, numri i deputetėve duhet tė ishte afėrsisht proporcional, pra me nga rreth 35 deputetė ēdo parti, e jo 120 etj.!

Mesi i artė
"Mesi i artė" do tė ishte njė sistem me 140 deputetė nė Kuvend, por me 70 zona elektorale, dhe me votim me njė raund dhe me njė votė: tė njejtėn, edhe pėr deputetin, edhe pėr partinė qė mbėshtet deputetin. Tė gjitha rregullat e tjera tė sistemit aktual mund tė mbahen siē janė, si kufizimi 2,5% pėr hyrjen e partive nė kuvend, etj. Ky sistem i "mesit tė artė", do tė kishte edhe tė mirat e sistemit maxhoritar, edhe tė atij proporcional: do tė kishim njė kuvend ku ēdo parti do tė kishte njė numėr deputetėsh mjaft nė proporcion me votat qė ka marrė partia nė tė gjithė vendin, dhe do tė kishim gjysmėn e deputetėve qė kanė fituar direkt nė zona, pra qė kanė njė farė pavarėsie nga kryetari i partisė, gjė qė do tė kontribuonte pėr mosardhjen e diktatorėve nė krye tė partive. Mendojmė, se nė periudhėn qė kalojmė, ky do tė ishte sistemi zgjedhor mė i pėrshtatshėm.

Kėrkohet vetėm njė ndryshim nė Kushtetutė
Nė nenin 64 tė Kushtetutės, duhet korrigjuar numri 100, me 70 deputetė qė zgjidhen drejtpėrdrejtė, dhe numri 40 me 70 deputetė qė zgjidhen nga lista shumemrore.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 7.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara