HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Mafja e tokave" dhe kryeministri

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 8.6.2006*

Kryeministri ulėriti, i shau rėndė ca nga grabitėsit e tokave, atė pjesėn e "mafjes sė tokave" qė ai nuk e do. Ulėrimat e tij i kemi stėrdėgjuar, deri nė bezdi, por kur do tė shohim zbatimin e ligjit njėsoj pėr tė gjithė, e jo nė vartėsi tė skemave politike tė kryeministrit?! Le tė rreshtojmė troē ca tė vėrteta, duke u kufizuar vetėm tek "mafja e tokave", si pėr ata qė kryeministri i "urren", si dhe pėr ata qė i "ka xhan dhe po e shpėrblen" me paratė tona, natyrisht tė popullit shqiptar-leksionin ėshtė qė ligji dhe morali varen nga ē'i jep Atij.

Grabitėsit e parė tė tokės, tė "urryerit" nga kryeministri
Mafjozėt e parė janė ata qė grabitėn tokat nė "Golem e gjetkė", ata qė u arrestuan kėto ditė. Ėshtė e vėrtetė qė ata nuk i kishin dhėnė gjė kryeministrit, nga vjedhja e kryer, tė gjitha i kishin mbajtur pėr vete. Kryeministri i pėrgėzoi organet e luftės kundėr krimit, bile aludoi se do tė vazhdojnė arrestimet e fajtorėve tė tjerė, edhe tė qeveritarėve tė tjerė, si tė para, si dhe tė pas 3 korrikut 2005. Edhe ne themi se vėrtetė qė ėshtė njė nga punėt mė tė mira qė po bėhet, kjo goditja kundėr grabitėsve tė tokės.

Kėta kriminelė, e meritojnė gjithė atė duf, edhe tė stilit tė kryeministrit aktual, sepse janė grabitės toke! Kishin tjetėrsuar, grabitur, tokėn e shtetit, duke e kthyer nė tokė private, duke pėrfituar me miliona dollarė, tė marrė nga prona jonė, e shqiptarėve. Tė gjithė ata, nė bashkėpunim dhe veē e veē, kanė marrė tokėn qė ishte e ruajtur, me ligj, pėr kompensimin e pronarėve tė vjetėr. Ky ligj ėshtė sigluar nga vetė kryeministri aktual, kur ai ishte president i vendit. Ja dhe njė herė se ēfarė shkruhet nė kėtė ligj (ligji Nr.7980, datė 27.7.1995, "Pėr Shitblerjen e Trojeve", nė nenin 3 tė tij):

Derisa tė pėrfundojė kompesimi fizik i ish-pronarėve, kalimi i trojeve tė lira nga pronė shtetėrore nė pronė private bėhet vetėm nė rastet qė vijojnė: a- Pėr ndėrtimin e banesave me qėllim tė lirimit tė banesave tė ish-pronarėve si dhe pėr tė pastrehėt, tė ndėrtuara nga Enti i Banesave apo persona tė tjerė. b- Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, pėr shitje, pėr investime shumė tė rėndėsishme pėr vendin. Pra, praktikisht, askush nuk lejohet ta tjetėrsojė tokėn shtetėrore, derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik i ish-pronarėve.

Grabitėsit e dytė tė tokės, tė mbrojturit nga kryeministri
Mafjozėt e dytė janė ata qė grabitėn tokat nė "Bathore, nė Kėnetėn e Durrėsit e gjetkė", "informalėt", ata qė tani po u falet toka. Kryeministri "sot" po i pėrkėdhel e po i pėrqafon, po i mbron, duke paralizuar me ligj organet e luftės kundėr krimit, duke krijuar dy lloje grabitėsish toke: tė dėnueshėm dhe tė padėnueshėm, sipas qejfit tė tij?! Para "dhjetė vjetėve", po kėto organe tė luftės kundėr krimit, policia e shtetit etj., u patėn ndėrsyer kundėr po kėtyre tė Bathores, po nga vetė kryeministri aktual kur ai ishte kryetar i tė gjithė shtetit (presidenti i Shqipėrisė).

E fundja kishte tė drejtė qė drejtoi shtetin kundėr tyre, sepse ata, "informalėt", kishin pushtuar tokat e tė tjerėve, pra tonat, po ato toka qė kanė edhe sot! Por sot, po ai, ky kryeministri aktual, po u legalizon grabitjen e madhe qė i bėnė pronės sonė tė pėrbashkėt, tokės. Po ēfarė ndryshoi qė po kėta grabitės, fillimisht u dėrmuan nga polica e z. Berisha, dhe tani po meritojnė gjithė kėtė pėrkrahje antiligjore dhe anti perėndimore, po tė z. Berisha?! Ata bile na kanė grabitur mė shumė, me miliarda dollarė, e jo me miliona si mafjozėt e parė?! Tė gjithė ata, nė bashkėpunim dhe veē e veē, edhe ata, njėsoj si tė parėt, po tjetėrsojnė tokėn qė ishte e ruajtur me ligj pėr kompensimin e pronarėve tė vjetėr, me po atė ligjin e cituar mė lart pėr "mafjozėt e parė"!

Ndryshimi nė mes dy llojeve tė grabitėsve
Ndryshimi i vetėm qėndron tek pazarllėku mes tė dytėve dhe kryeministrit aktual: ata i shitėn votėn mė 3 korrik 2005, dhe kryeministri po i "paguan" duke u falur tokėn qė patėn grabitur. Ata i dhanė pushtetin, atė qė ai dėshiron mė shumė se ēdo gjė dhe se kėdo nė botė (nė fakt ata e bėnė kryeministėr, se as megadushku, e asgjė tjetėr nuk i bėnte dot derman, nuk e riciklonte dot, pas asaj qė u pati bėrė shqiptarėve).

Leksioni
Leksioni ėshtė i qartė dhe i vajtueshėm: po i dhe pjesėn e vet kryeministrit, nė Shqipėri je i lirė tė thyesh ligjin si tė duash e kur tė duash.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 9.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara