HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Rruga pas Rinasit” dhe asociacioni

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 13.6.2006*

Njė ditė para nėnshkrimit tė MSA-sė, qėlloi qė udhėtuam nga Durrėsi nė Shkodėr, dhe pas nėnshkrimit, u kthyem, duke u pėrshkuar nėpėr njė rrugė tė llahtarshme, pas Rinasit e deri nė Fushė-Krujė. Ndėrkohė, si pjesė e spektaklit tė paraqitjes sė kryeministrit duke firmosur, u nxor mileti “me urdhėr” nė sheshe, parakaluan bandat e qyteteve, pasqyroi ngjarjen masmedia, u ngazėllye i gjithė lidershipi politik shqiptar etj. Ne, nė realitetin e rrugės, nuk rrinim dot pa asociaciuar (shoqėruar) hallet e Shqipėrisė aktuale, me “rrugėn pas Rinasit”. “Rruga pas Rinasit” u bė simbol i shkrehjes sonė si shtet, i stanacionit qė ka pllakosur: investimet “zero” dhe “zhdukjen e parasė”; krimi dhe korrupsioni i strukur pak, por duke u pėrgatitur tė bėjė revanshin e radhės me “njerėz tė rinj”, por tė pandryshuar si mentalitet, nga “ata tė vjetrit”. Do tė na pėlqente tė shihnim mė pak “banda muzikore”, e mė shumė politikanė tė preokupuar, duke pėrveshur mėngėt pėr punėn qė duhet tė bėjmė pas nėnshkrimit tė MSA-sė.

Ėshtė nė njė gjendje tė llahtarshme rruga pas Rinasit, ajo qė lidh “Kthesėn e Aeroportit tė Rinasit” me “Hyrjen nė Autostardė, nė Fush-Krujė”, ajo “vetėm 5-6 km”, por qė pėrshkohet nė mė shumė se 25 minuta. Ėshtė nė kėtė gjendje, baltė e gropa “gjysėm metroshe”, qė prej shumė muajsh para ardhjes nė pushtet tė z. Berisha, por vazhdon tė jetė njėsoj—mbase edhe mė keq—edhe kėto “10 muaj” pas ardhjes sė tij nė pushtet. E kjo rrugė pėrshkohet nga mijėra automjete nė ditė, qė do tė thotė mijėra sharje pėr z. Berisha personalisht, ēdo ditė. Ata tė tjerėt, ata tė PS-sė, ky popull i harroi, njėsoj siē e pati harruar vetė zotin Berisha, saqė mė 3 korrik 2006 e pati lejuar tė riciklohet nė pushtet. Tani shahet vetėm Ai, e bile nuk shahet as ministri i tij i transportit, sepse ai, pėr popullin nuk ekziston: kryeministri aktual u le ēelėsat e kashtės ministrave!

Tmerri i “rrugės pas Rinasit” na shtyu nė njė shoqėrizim (asociacion): “rruga pas Rinasit” si simbol i dėshtimeve tė qeverisjes aktuale. Kėshtu, “rrugė pas Rinasit” ėshtė edhe korrupsioni qė vazhdon galopant nė mjeksi, nė gjyqėsor e kudo; edhe moszbatimi i ligjit njėsoj pėr tė gjithė; edhe grumbullimi i miliarda lekėve nga tatimet, deri nė asfiksi tė porteve tona, e mbajtjen e atyre parave “nė ēelės”, pa i investuar kurrkund, me qėllimin pervers tipik, pėr t’i investuar gjatė zgjedhjeve lokale; edhe mosmbajtja e premtimeve elektorale pėr krijimin e njė ambjenti tėrheqės pėr biznesin; edhe pėrpjekja pėr tė mbajtur nėn thundrėn e politikės e institucioneve tė depolitizuara; edhe ....—lista ėshtė shumė e gjatė!

Fatkeqėsisht, shumica e shqiptarėve e pėrshėndesin MSA-nė vetėm me shpresėn se ajo do t’u sigurojė njė vizė pėr tė hyrė nė vendet e Evropės. Marrja e njė vize nė ambasadat e shumicės prej “25 shteteve tė Evropės”, ka njė ritual shumė tė ndryrė: njė trajtim prej qensh tė shqiptarėve nė dyert e atyre ambasadave. Kemi tė drejtė ne shqiptarėt, se vėrtetė ėshtė i ulėt qėndrimi qė mbahet nė dhėnien e vizave. Por, paralel me tė drejtėn tonė pėr tė pasur automatikisht vizat, duhet ta kemi Evropėn si model pėr ta ndjekur, pėr zhvillimin e saj, pėr kulturėn e civilizimin e saj, pėr zbatimin e ligjit e rregullave. Pra, duhet tė bėhemi tė vetėdishėm se duhet tė fillojmė seriozisht e sinqerisht, rregullimin njėherė e mirė tė “rrugėve pas Rinasit”, pėrmirėsimin e vendin ku jetojmė.

Kemi shumė pėr tė ndėrruar. E para, duhet tė ndėrrojmė vetė ne, tė ndėrrojmė mentalitet, tė kuptojmė se nuk ua hedhim dot tė tjerėve, tė kuptojmė se nėnshkrimi i MSA-sė ėshtė pėr tė ndėrruar realisht: nga egoistė nė individualistė, nė njė bashkėsi ku secili veē e veē pėrpiqet tė zhdukė tė kėqijat tona, secili rreth vetes sė tij, qė nga banesa e pėrbashkėt e tij, rruga e tij, qyteti i tij. E njėkohėsisht na duhet tė ndėrrojmė shumė tė tjera, qė me ndėrrimin e kryeministrit aktual, qė duhet ta kishim nxjerrė nė pension politik qė nė vitin 1997, e ndėrrimin e qeverisė aktuale, me njė qė tė ketė vėrtetė ministra, e jo ca kukulla e vetėm njė si punė kryeministri. Pastaj duhet tė vazhdojmė me rregullimin urgjentisht tė gjitha “rrugėve pas Rinasit”, e tė tjerave, sepse vetėm kėshtu mund tė sigurojmė qė tė jemi mė mirė edhe brenda unit tonė, edhe brenda shtėpisė sonė.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 15.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara