HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe Enverėt

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 16.6.2006*

Nė Kosovėn e pas luftės sė vitit 1999, na pati befasuar veneracioni (respekti i tejskajshėm) qė akoma kishin pėr tiranėt komunistė tė Shqipėrisė. Enver Hoxha (fotografia dhe veprat e tij) kishte mbushur kioskat e libraritė, “ani se na shqiptarėt e kėtejmė, kah Shqipnia e vjetėr”, kishim kohė qė ia kishim djegur edhe fotografinė edhe veprat. Pėr shumė kosovarė, mjaftonte tė jetė “prej Shqipnijet, po ani shka ka ba atje, nė anėt e veta!”. Vazhdojmė tė befasohemi dhe sot, me atė titullin e “qytetarit tė nderit”, qė komuna e Prishtinės po i jep z. Berisha, kryeministrit aktual “prej Shqipnijet”. Respekti pėr Enverėt na turpėron, edhe nė sytė e Evropės.

Diku nga viti 2001, pothuaj tė gjitha libraritė e Prishtinės, kishin ekpozuar fotografi dhe vepra tė Enver Hoxhės. Hymė nė njėrėn dhe kėrkuam njė fjalor Serbisht. Shitėsi dhe dy-tre tė tjerė qė qėlluan aty, na u vėrsulėn me kapadaillėk e shamje: “A po jeni hafije tė Millosheviēit, aa”? Meqė edhe ne ishim shqiptarė, nuk ua lamė mangut: “Serbishtja nuk ėshtė gjuhė vetėm e Millosheviēit por e njė populli tė tėrė. ...Siē ėshtė kjo fytyra kėtu (e Enverit), e urryer nga njė popull i tėrė, e ju e keni ekspozuar aēik! “Muhabeti” pėrfundoi me “ka i ēaj” nė kafen mė tė afėrt, e me fjalorin “Serbisht” qė na e dha dikush, natyrisht kundrejt pagesės pėrkatėse! Njėri na tha: “Mos u veni veshin atyne ekstremistave qi hasėt te libraria, qi deshėn me shitė mend dro kush janė. Ata qi bėrtasin ma shumė, kanė kenė vetė hafije tė Millosheviēit ....”.

Kosovarėt kanė justifikimin pėrkatės pėr veneracionin pėr Enverin dhe pėr Shqipėrinė komuniste. Ata qė arrinin tė vizitonin Shqipėrinė, para vitit 1990, kur ktheheshin nė Kosovė nuk tregonin gjė hiē pėr mjerimin ekonomik qė hasnin tek ne nė Shqipėri, pėr mungesėn tėrėsore tė lirisė, tė tė drejtave mė elementare tė njeriut etj. Sajonin gėnjeshtra mbi gjendjen nė Shqipėri, pra fshihnin realitetin, pėr dy arsye. E para, mendonin se ashtu i kundėrviheshin me patriotizėm (!) propagandės denigruese jugosllave, duke paraqitur Shqipėrinė komuniste si njė parajsė mbi tokė, e Enverin si Shėn Pjetrin. E dyta, kishin frikė tė tregonin tė vėrtetėn sepse nuk do t’i besonin, dhe pėr mė tepėr do t’i akuzonin, edhe miqtė e tyre, pėr bashkėpunėtorė tė UDB-sė apo tė dreqi e di se cilit shėrbim jugosllav, sivėlla tė sigurimit tonė komunist.

Shpesh ne shqiptarėt, nė Shqipėri e nė Kosovė, kemi bėrė lojra gjoja politike. Pasi jemi ndarė edhe jemi vrarė vėlla me vėlla, edhe brenda njė familjeje, si pėrshembull gjatė luftės civile 1943-44 (njėri me komunistat, tjetri me Ballin Kombėtar, e tjetri me ...), pastaj jemi “bashkuar”, “grusht ēelniku rreth partisė (komuniste), pėr inatė tė armikut tė jashtėm tė pėrbashkėt”, kundėr gjithė botės! Po sot, kur kemi pak “armiq tė jashtėm”, e shumė miq, e bile mė tė fuqishmit e botės, duhet tė jemi mė tė lirė, jo hipokritė, nė gjykimin e personaliteteve shqiptare, qė tė seleksionojmė vazhdimisht mė tė mirėt?!

Kjo dhėnia me unanimitet, nga “Komuna e Prishtinės”(!), e titullit “qytetar nderi” pėr kryeministrin aktual tė Shqipėrisė, edhe kjo ėshtė befasuese. Kosovarėt hyjnė e dalin me qindra mijėra nė Shqipėri?! Radiotelevizionet e shtypi i Shqipėrisė, janė prezent kudo nė Kosovė! Ata e dinė tashmė se kush ėshtė z. Berisha. Jo larg por para 2-3 vjetėsh, e pėrzunė z. Berisha nė kufi, e lanė nė Kukės, pa e lėnė tė hyjė pėr tė vizituar Kosovėn. Po tani, ē’ka ndryshuar? Mos tė vetėmashtrohemi nga ceremonitė protakollare tė nėnshkrimeve, qoftė edhe ajo e 12 qershorit, e MSA-sė.

(Parantezė: Kjo marrėveshje u nėnshkrua me 10 vjet vonesė, kryesisht pėr faj tė atij qė sot Prishtina e bėri “qytetar nderi”). Dihet se: “me i pritė kryetarėt, i pret gjithkush, edhe Zani Ēaushin, atė kriminelin e Vlorės sė vitit 1997, e priti Prodi, kryeministri i Italisė, i cili u detyrua “me u takue me tė, me dreqin, pėr hatrin tonė”: ne shqipot, atė farė burri i nxorrėm para. Le t’i biem edhe mė thjeshtė: po tė ngrihesh Enveri tani, e tė vizitonte Prishtinėn, a do t’i jepnin edhe atij titullin “qytetar nderi” — edhe ate kush nuk e ka pritur?!

Ne duhet ndėrrojmė shpejt qė tė hyjmė sa mė parė nė Evropė, si Shqipėria si dhe Kosova. Por “mos tė rrejė mendja kend” se njė Shqipėri tė Enverėve mund ta pranojnė evropianėt—edhe Kosova nuk duhet tė pėrsėrisė gabimet e Shqipėrisė.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 17.6.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara