HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tentativė vetėvrasjeje e Kosovės

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 10.10.2006*

I gjithė populli shqiptar, e gjithė Kosova, pret vendimin e ēlirimtarėve tė saj, Perėndimit antikomunist, qė ta bėjė tė pavarur. E pikėrisht nė kėtė kohė delikate, liderėt e saj presin me nderime pasuesin besnik tė enverizmit, pikėrisht tė njeriut dhe tė ideologjisė qė mbajti Kosovėn nėn zgjedhėn Serbe, qė nga 1945 e deri nė 1999-ėn. Shpesh kemi bėrė veprime vetėvrasėse gjatė historisė, po kjo e fundit ia kalon edhe Haxhi Qamilit: pritja e Ramiz Alisė, kryetarit tė fundit tė shtetit komunist shqiptar, “me tė gjitha atributet e njė kreu shteti”, “nga tė gjithė krerėt e institucioneve nė Kosovė, si dhe liderėt e partive politike”, “makina tė blinduara i janė vėnė nė gatishmėri pėr ta sjellė nė Prishtinė”!!! Mjerim! A do tė votojnė perėndimorėt pėr njė Kosovė tė pavarur, qė tregon kėtė dashuri pėr komunizmin, kur Amerika dhe Evropa na dėrgojnė mesazhe pėr dėnimin e tij?

Nuk po bėjnė njė pritje tė njė kushėriri nga Shqipėria, ata nė Kosovė, gjė qė do tė ishte normale, por po presin pasuesin mė besnik dhe konseguent tė Enver Hoxhės, dhe e presin pikėrisht sepse ėshtė i tillė! Po tė ishte para vitit 1990, do t’i justifikonim kosovarėt, siē dhe kemi bėrė: nuk e dinin tė shkretėt sesa gjakatar e i poshtėr ka qenė enverizmi. Por tani jo, se ka 15 vjet qė ata duhet ta kishin mėsuar tė vėrtetėn, e nėse nuk e kanė mėsuar, faji ėshtė i tyre, dhe vetėm i tyre. E nuk ėshtė vetėm kjo nė Prishtinė, apo ajo nė Ferizaj, demonstrimi i vetėm enverist, ka edhe tė tjera, nė qytete tė tjera.

Kemi ndjekur, deri dje, me simpati luftėn heroike kundėr pushtuesit serb, tė kryeministrit tė sotėm Agim Ēeku, e me radhė tė gjithė atyre qė pritėn kryekomunistit nga Shqipėria, tė “Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, liderit tė ORA-s, Veton Surroi, kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj” etj. Por tani qė morėm vesh pėr pritjen e ngrohtė tė kryekomunistit, fillojmė tė rimendojmė?!

Mendimi i keq “mė i lehtė” qė na vjen nė mend, ėshtė sa vijon. A mos kanė marrė pėr sė koti, dhe kujtojnė se kanė kapur qiellin me dorė, kėta liderėt aktualė tė Kosovės? A mos kujtojnė se pėrnjėmend e ēliruan ata vetė Kosovėn, dhe tani mund tė bėjnė ē’tė duan me tė, edhe tė presin e tė pėrcjellin shokėt e ideve vrastare komuniste tė Millosheviēit?

Sa pėr t’i ēfryrė, se mbase i sjellė nė vete, po ju themi se po tė ishte pėr ata, Kosova sot do tė ishte nėn thundrėn e Millosheviēit, se kosovarėt do tė ishin njė popull pa shtėpi e pa katandi, duke u sjellur nėpėr botė nė shtegtim pa vendin e tyre. Nė Prishtinė, e nė gjithė Kosovėn nuk do tė kishte kėmbė shqiptari, e nė shtėpitė e tyre do tė kishte sot vetėm romė e serbė. Ata e panė veten tė pėrzėnė, mbi 1 milionė shqiptarė, nė dyert e Shqipėrisė e Maqedonisė. E Kosovėn, ua ktheu Amerika, NATO, Perėndimi, Antikomunizmi, e jo ata qė sot po mirėpresin kryekomunistin shqiptar. Kosova do tė bėhet e pavarur nė saj tė Perėndimit antikomunist, e jo nė saj tė komunistėve kosovarė, apo dhe shqiptarė.

Mendimi i keq “shumė i rėndė” qė na vjen ndėr mend, ėshtė sa vijon. A mos ka njė tradhėti tė tmerrshme, tė paguar nga klanet serbe, qė po e merr kalanė e Kosovės nga brenda? A mos ka njė agjenturė tė stėrholluar qė vepron nė Kosovė, nė majat e lidershipit tė saj, qė po i fut minat pavarėsisė sė Kosovės? Nuk lufton perėndimi pėr njė shtet komunist: ta heqin mendje tė gjithė, nuk ėshtė kaq naiv e kaq pa respekt pėr mijėra djem e vajza perėndimore, qė kanė dhėnė jetėn kundėr tij, qė nga lufta e Koresė, e Vjetnamit, e sa e sa vende tė tjera.

Lidershipi i Kosovės duhet riparė, mbase duhet ribėrė! Tė bėjnė kujdes kosovarėt patriotė, qė mos ta lėnė Kosovėn tė shkojė nė atė pozicion, qė pastaj tė thonė: na tradhėtoi “Evropa kurvė”, se “na ishim burra tė mirė”, kur vetė e kemi fajin, vetė e kemi lėnė kurvėrinė tė bėhet sheshit nė mes tė Prishtinės.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 27.10.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara