HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipja e rrezikuar edhe nga pėrkthyesit

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 10.12.2006*

Sot, kur po vėrshojnė pėrkthime pa fund, del nė plan tė parė kėrkesa qė pėrkthyesit tė detyrohen ta shkruajnė shqipen duke respektuar rregullat e saj. E kuptojmė, bile shpesh e miratojmė protestėn e ndonjė pėrkthyesi, apo dhe analisti, qė i thyen qėllimisht disa rregulla gjuhėsore, meqė nuk ėshtė dakord me to sepse i konsideron tė vendosura nėn diktatin politik, e zbaton rregulla tė tjera, qofshin dhe tė vetat. Por nuk durohen ata qė i shkelin rregullat pa dashje, joqėllimisht por nga injoranca (padija), pra ngaqė nuk dinė shqip. Pak po reagojnė gjuhėtarėt, kundėr pėrdhosjes sė shqipes! Aspak nuk po reagon shteti. E kur nuk reagojnė ata, na duhet tė reagojmė ne hobistėt (hobbists, qejflinjtė) e gjuhės shqipe, ne analistėt.

Kėtė shqetėsim tonin tė pėrgjithshėm, po e konkretizojmė me njė shkrim tė njė pėrkthyeseje shqiptare, nė shqip. Ajo ėshtė edhe petagoge nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė Tiranė. Zgjodhėm pikėrisht shkrimin e pėrkthyeses, pėr tri arsye. E para, se shkrimi i saj ishte botuar te “gazeta jonė” (shih Gazeta Shqiptare dt.5.12.2006). E dyta, sepse ajo, me ofiqet prej pėrkthyeseje dhe gjuhėtarje qė paska, duhet ta njihte nė mėnyrė tė pėrkryer shqipen. E treta, sepse ajo i bėn sulme personale, njė kolegut tonė analist, vetėm e vetėm se ai paskėsh guxuar tė bėjė njė kritikė pėr cilėsinė e shqipes sė saj, nė njė pėrkthim po tė saj. Ne nuk do tė bėjmė gabimin e pėrkthyeses, qė nuk merret fare me sa kritikohet, pra me shqipen e pėrkthimit tė saj (qofshin dhe vetėm “katėr gabime”, nė njė faqe, vetėm “2 terma” dhe “2 fraza” qė akuzohet se i ka pėrkthyer gabim—sa gabime u lejuakan nė njė faqe, xhanėm!), por merret me sulme personale kundėr analistit kritikues. Prandaj dhe nuk po i pėrmendim emrin pėrkthyeses, qė tė mos personalizohet edhe kritika jonė. Ne do tė pėrqėndrohemi vetėm nė shqipen e saj, e vetėm nė atė shkrimin e saj nė Gazetė.

Nė vijim po pėrmbledhim nė pesė grupe disa nga gabimet qė na ranė nė sy nė atė shkrim, e qė po i trajtojmė me stilin e pėrkthyeses: duke pėrdorur lente zmadhuese.

1—Nga shkrimi i saj (vetėm 2-3 kolona gazete) po kopjojmė disa fjalė: shtėrzim, mėqakur, agmi njeri, ta testėrojė, ara-mara, adalet, angėshtohet, onomatopeike, homografe, keqarsejnė, mėrehet, mrrolet. Ėshtė gabim, jo i lehtė, qė nė njė shkrim gazete tė futen, pa domosdoshmėri, fjalė qė kanė njė denduri (frekuencė) pėrdorimi shumė tė ulėt (disa prej tyre nuk janė pėrfshirė as nė fjalorin 34 000 fjalėsh tė Shqipes sė Sotme, por vetėm nė atė 41 000 fjalėsh!). Pra, tė nderuar lexues, mos t’ju duket vetja tė paditur, edhe nėse nuk ua dini kuptimin asnjėrės prej kėtyre 12 fjalėve—ato janė kėrkuar me qiri, jo thejshtė pėr tė shprehur mendimet, sepse ka sa e sa fjalė tė tjera, shumė mė tė pėrdorshme, qė i zėvendėsojnė ato plotėsisht, ēdonjėrėn prej tyre, nė kontekstin e atij shkrimi.

2—Ajo, pėrkthyesja, shkruan: “Emri “para” nuk ka nevojė pėr theks nė fund tė fjalės, pra nuk shkruhet siē shkruan zotėria “parį””.

Sipas saj u dashka tė shkruajmė, p.sh.: “ajo nuk tėrheq para, sepse ka rreziqe nga mbrapa”. Kjo fjali ėshtė njė rast qė vėrteton sesa gabim e ka pėrkthyesja, qė do tė heqė theksin nga shqipja. Pa theks, kuptimi i kėsaj fjalie mund tė ngatėrrohet keqas. Kuptimi bėhet i qartė fare, nėse do tė shkruajmė: “ajo nuk tėrheq parį, sepse ka rreziqe nga mbrapa”. Pra flitet pėr tėrheqje lekėsh, dollarėsh, eurosh etj., e jo pėr “llafe turpe”.

Theksin na e lejon ta pėrdorim “Drejtshkrimi i Gjuhės Shqipe” (Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, Tiranė 1973—megjithėse na e prish qejfin ajo RPS-ja, se na kujton komunizmin, por s’kemi ē’tė bėjmė: kėtė kemi, nuk na ka nxjerrė tjetėr as AKSH-ja e sotme!). Nė kėtė Drejtshkrim, nė seksionin 21, nė faqen 70, shkruhet se theksi edhe mund tė pėrdoret pėr tė mėnjanuar “ngatėrrimin e kuptimeve ...”.

3—Ajo: “...veta e parė e lidhores ėshtė “bėja” e jo “tė bėjė””. Kjo qė shkruan, ėshtė gabim: veta e parė e lidhores ėshtė “tė bėja” dhe jo “bėja”.

4—Ajo: “...refuzokėrka”, pėr habitore, veta e tretė, e tashme. Kjo qė shkruan ėshtė gabim: duhet shkruar “refuzuaka”.

5—Ajo nuk ndan siē duhet fjalėt nė fund tė rreshtave tė shkrimit tė saj nė Gazetė! Kėtė tė fundit e shkruam pėr ngacmim: po pėrdorim tė njėjtat fjalė qė ka pėrdorur pėrkthyesja kundėr analistit, pėr njė gjė qė po i ndodhte edhe asaj vetė, po nė shkrimin e saj—dihet se ndarjen e fjalėve nė fundin e rreshtave tė kolonave nė gazeta, nuk e bėn as analisti e as pėrkthyesja!

Nejse, po e lėmė konkretizimin e mėtejshėm, me shqipen e pėrkthyeses petagoge, dhe po e lėmė edhe lenten zmadhuese: ka tė tjerė qė e shkruajnė shqipen shumė mė keq se ajo.

Gjuhėn duhet ta mbrojmė, edhe me ndėrhyrje ligjore, tė dhunshme tė shtetit. Nuk do tė ishte keq qė tė krijohej njė inspektoriat i gjuhės, i cili tė kishte tė drejtė tė gjobiste pėr thyerjen e drejtshkrimit, gramatikės etj., siē gjobitin policitė dhe inspektoriatet e tjera tė shtetit, pėr thyerjen e rregullave tė qarkullimit rrugor, pėr mbrojtjen nga zjarri etj. — vetėm me dhunė jemi mėsuar tė zbatomė rregullat dhe ligjet.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 12.12.2006] ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara