HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kreshnik Qato Vs Paddy Ryan 26-05-06

Te dashur bashkombas, gazetare, e boksdashes,

Djaloshi Kampion, i pari dhe i vetmi profesionist ne peshen super-te-mesme qe perfajqeson Shqiptarine ne rangun boteror, Kreshnik QATO, do ndeshet serisht me date 26 Maj 2006. Tanime Kreshniku i ka dhene provat ne ringun profesionist dhe si rrjedhoje radhitet i nenti ne tabelen Britanike te klasifikimit. Ne ndeshjet e kaluara, si p.sh. ne Equinox Leicester Square me date 12 Qeshor 2005, dueli i famshem ne Hammersmith Palais me date 9 Tetor 2005, si dhe ndeshja me e fundit qe Kreshniku ka bere ne sallen e madhe "York Hall", me date 02-04-06, Qato e ka vendosur kombin tone ne harten boterore te ketij sporti.

Kreshnik Qato

Te gjitha keto ndeshje kane qene emocionuese si per tifozat ashtu edhe pe kampionin tone por sidoqofte, kujtime te fresketa emocionesh rikthehen kur bisedojme me kampionin vete. Ai rrefen per trysnine qe ndjen kur degjon brohoritjet e qindra e qindra tifozeve qe me nje ze e nje tingull therrasin, "Qato ti je Nder" si dhe thirrjen tashme tradicionale "O sa mire me qene Shqiptar!". Qato me tej shprehet se pranija e kaq shum tifozave ne ndeshjet e tij, eshte frymezim dhe ndihme, por njekoherazi edhe nje barre e madhe pergjegjesie. Ne te gjitha ndeshjet e lartpermendura, Kreshniku me aftesite e tija profesionale ka vertetuar se din dhe mundet ti rrezistoje trysninse dhe madje ta shkembeje ate ne fitore dhe krenari per te gjithe bashkombasit e tij, duke ngritur shkaben tone krenare bashke me doren e fitimtarit.

Fitoria e fundit, ajo ne York Hall, ne lindje te Londres, ishte eelesi i suksesit te metejshem. Kreshniku tashme, nuk eshte vetem Shqiptari i pare ne peshen e tij, me nje titull boterore, si ate qe fitoj nga federata IBC (International Boxing Council) ne vendlindjen e tij Durres, por gjithashtu eshte Shqiptari i pare dhe i vetem qe arrin te shfaqet ne ekranet e gjigandit Britanik, SKY Sports.

Po kush eshte kundeshtari i dates 26 Maj? Ai quhet, Paddy Ryan, dhe vjen nga qyteti verior i Anglise, Notingahm. Ryan ne arritjet e tij profesionale, mban 2 humbje dhe dy fitore, njeren nga te fundit me "Knock Out".

Ndeshja eshte e vlevshme per kualifikimin e Kreshnikut ne rrethin final, ku ai do te kete mundesi te ndeshet me kampjonin e Britanise; qe do te thote nese Kreshniku fiton, atehere ai shpallet kampion i Britanise se Madhe. Kur e pyetem se a kishte bindje se ai nje dite do te jete kampion i Britanise, ai u pergjigj "Ky do te ishte nderi me i madh qe do mund ti beja kombit tone."

Me kete rast ju bejme thirrje te gjithbashkobasve tane ketu ne Britani, dhe pse jo ne mbare Diasporen "Eja mblidhuni ketu ketu ketu", e te mbeshtesim idhulin e fitoreve dhe te brezave te ardhshem boksiereve Shqiptare.

Per bileta ose me shum informacione, ju lutem na kontaktoni +44 (0) 7886713167 Alban Travel Group 020 7561 1604.

www.kreshnikqato.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara