HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RUGOVA MEDITANS

-- nga Kujtim M. Shala

Ibrahim Rugova 1. Rugova meditans

L. Poradeci e quante Gj. Fishtėn poet meditans dhe militans, pėr ta karakterizuar dyfish, nė dy fusha: tė mendimit e tė veprimit.
Nė kėtė frymė, sintagma Rugova meditans, titull i tekstit tim, veēon I. Rugovėn mendimtar, nė fushė tė letrave shqipe, duke ditur se karakterizimi i dikurshėm i Lasgushit pėr Fishtėn, vlen po aq pėr Rugovėn, pėr mendimtarin e pėr prijėsin e shqiptarėve tė Kosovės.
Me pėrjashtim tė vjershave tė shkruara herėt, e gjithė vepra e Rugovės ėshtė diskursive. Prapa Rugovės meditans radhiten gjashtė tituj: Prekje lirike (1971), Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980), Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983 (1986), Refuzimi estetik (1987).

Libri i parė, Prekje lirike, krejt i veēantė, ėshtė ndėrtuar nga tekste kritike qė rikrijojnė tekstet e interpretuara, pėr tė identifikuar, nė shumė pika, kritikėn letrare me letėrsinė. Kėtu, mendimi ka ikur nga retorika e vet, pėr te retorika e figurės dhe e diskursit poetik pėrgjithėsisht. Sa pėr tė eksplikuar mė tej: Rugova, kur shkruan pėr Lorkėn, bėn tė vetin diskursin e Lorkės dhe e kryqėzon atė me emocionin e vet tė leximit; kur shkruan pėr Lasgushin, diskursin e Lasgushit e kėshtu me radhė.
Diskursi i Rugovės te ky libėr provon kritikėn letrare si vepėr letrare, si krijuese tė kuptimeve. Kėtu Rugova ėshtė thellėsisht subjektiv dhe subjektivizmi/subjektiviteti, i shpallur, i prekshėm, veti statutare/pėrcaktuese e diskursit tė tij.

Te Kah teoria, Rugova, tash mendimtar me retorikėn e mendimtarit, definon e karakterizon kritikėn letrare dhe mendimin pėr letėrsinė, pasi ka definuar e karakterizuar letėrsinė. Duke qenė letėrsia njė differentia specifica, krijim, edhe kritika letrare, si disiplinė me objekt letėrsinė, ėshtė krijim, qė mban pėrbrenda kritikėn si kategori (mjet shqyrtimi).
Objekti i dyfishtė: teoria e letėrsisė / teoria e kritikės, Kah teoria e bėn libėr teorik/metakritik. Vetė titulli (Kah teoria) jep orientimin e autorit e tė diskursit: Teoria.

Strategjia e kuptimit ėshtė libėr eseistik, kritik e teorizues. Duke iu referuar natyrės sė trefishtė tė kėrkimit, autori ka strukturuar librin nė tri pjesė: I. Ese, II. Kritikė, III. Teori e poezisė shqipe. Objekt i pėrbashkėt i librit ėshtė Kuptimi, ndėrsa strukturimi teksteve shenjon dominimin e tipit tė kėrkimit nė secilėn nga pjesėt: sė pari diskursi eseistik, nė tė cilin hapet e problematizohet ēėshtja; sė dyti leximet kritike, vlerėsuese; sė treti vėshtrimi teorik, nė tė cilin problemi preket/vėshtrohet nga disa anė, si fenomen, dhe insistohet nė argumentime mė konkrete.
Vetė objekti themelor, Kuptimi, pėrpos qė krijon boshtin qė mban pjesėt e librit e tekstet qė bėjnė pjesėt, ka imponuar interpretimin semantik; njė produkt i “pėrkthimit” tė modelit gjuhėsor tė N. Ēomskit nė model pėr kėrkimet letrare.

Ndėrkaq, Vepra e Bogdanit 1675-1685 ėshtė monografi. Projekti themelor i Rugovės nė kėrkimet letrare. Aty, zbulohet e lexohet teksti i Bogdanit, duke u fshirė distanca kohore: teksti i djeshėm ringjallet nė leximin e sotėm.
Nga paraqitja e nga kėrkimi i gjenezės sė veprės sė Bogdanit, Rugova kalon te struktura e saj e tek interpetimi.
Nė planin e metodės, Vepra e Bogdanit 1675-1685, nė esencė, ėshtė njė kėrkim struktural/semiotik: lexim i tekstit si sistem kodesh/shenjash tė mbushura mesazhe/kuptime. Rugova analizon strukturat. Hap kodet, pėr t’i hapur kuptimet. Lexon shenjat, pėr ta hapur universin e librit.
Nė fjalėn e mbajtur me rastin e shpalljes Doktor nderi (Honoris Causa) i Universitetit Parisi VIII, Sorbonė, Francė, mė 1996, Rugova e quante veten Nxėnės tė vogėl tė Bartit tė madh. Nė aventurėn semiologjike te Vepra e Bogdanit 1675-1685 ai ėshtė Trashėgimtar i madh i Bartit tė madh.

Te Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983 Rugova rishtas ka pėr objekt kritikėn letrare. Kėtu, teoria kthehet nė praktikė kėrkimi. Kahe dhe premisa... ėshtė njė tipologji teorike/historike, esencialisht pėrshkruese e komentuese, e kritikės shqiptare; pėrshkrimet/komentet bėjnė qė tipologjia tė mos sforcohet.
Duke qenė i pėrbėrė edhe nga njė Bibliografi e gjerė, e komentuar, e teksteve kritike, libri merr edhe status udhėzuesi nė fushėn e metakritikės. Ndėrsa, metodiciteti i kėrkimit e bėn shumė tė pėrdorshėm.

Edhe pse ndėrmjet janė dy librat monografikė (Vepra e Bogdanit... e Kahe dhe premisa...), Refuzimi estetik vijon Strategjinė e kuptimit, qoftė nė planin e fushės sė interpetimit, qoftė nė atė tė strukturimit. Refuzimi estetik pėrbėhet nga shkrime tė viteve 1980-1986 dhe pėr referencė/objekt themelor ka letėrsinė bashkėkohėse. Tė shkruara nė kohėn e botimit tė veprave qė kanė pėr objekt, tekstet e kėtij libri i dominon vlerėsimi. Rugova komunikon gjallė me veprat e me fenomenet dhe vlerėson nė tipin e avangardės estetike, siē e pėrcakton vetė.
Duke lexuar veprat e kohės nėn vetėdijen mbi refuzimin estetik, Rugova provon vlerėn dhe funksonin e veēantė tė letėrsisė (si qenėsi pėrballė idesė e kėrkesės pėr letėrsi nė funksion social: ideologjik, politik etj.).
Rugova vlerėson autorėt bashkėkohorė dhe bashkėkohėsinė, gjithnjė duke patur vetėdijen pėr vėshtirėsitė e vlerėsimit tė parė, nė distancė tė vogėl ose nė mungesė distance. Procesualiteti ėshtė veti themelore e Strategjisė sė kuptimit dhe e Refuzimit estetik. Duke shmangur kurthet e procesualitetit, edhe pse vlerėsues i parė, Rugova ėshtė vlerėsues i thellė. Nė shumė kuptime, koha i dha tė drejtė, duke i bėrė vlerėsimet e tij pjesė tė rėndėsishme tė traditės sė leximit dhe orientuese/determinuese tė kėrkimeve letrare. Vlerėsimet e tij tashmė jetojnė edhe nė vlerėsimet e tė tjerėve pėr librat e njėjtė.

2. Teoria: Letėrsia / Kėrkimet

Shkrimin diskursiv tė Rugovės pėrherė e shoqėron vetėdija mbi letėrsinė si differentia specifica (aktivitet krijues i veēantė). Nė pėrputhje me objektin (letėrsia), edhe kėrkimi bėhet i veēantė, i brendshėm, me burim vetė letėrsinė. Rugova, edhe kur pranon ndihmėn e disiplinave tė tjera pėr studimin e letėrsisė, njeh pėr themelore shkencėn letrare.
Leximi i letėrsisė si model i veēantė, i vetes, kur zbresim nga teoria tek empiria letrare shqipe, problematizohet vetiu, duke qenė e njohur natyra e thellė ideologjike e njė pjese tė madhe tė saj, prandaj marria e funksioneve tė jashtme, vėnia nė shėrbim tė ideologemave. Rugova kėrkon e zbulon daljen relative nga kjo skemė te moderniteti shqiptar e, pėrfundimisht, te letėrsia bashkėkohore e Kosovės. Letėrsia nė Shqipėri vijon tė jetė fytyrė e ideologjisė, prandaj nė funksion tė saj.

Koncepti pėr letėrsinė si differentia specifica, nė diskurs teorik, ėshtė shtruar, trajtuar e provuar te Letėrisa si differentia specifica. Koncepti i tillė, me njė pikėprerje me estetikėn ontologjike/fenomenologjike, me pikėpamjen e Hegelit mbi statusin/funksionin e artit e me teorinė e J. Lotmanit mbi artin si informacion artistik, ndėrtohet duke njohur empirikisht ndėrrimin e statusit tė letėrsisė e tė arteve nga misionare, nėpėrmjet procesit tė transformimit/diferencimit, nė veprimtari krijuese. Duke gjykuar pėrbrenda letėrsisė shqipe, diferencimi i tillė nėnkupton fundin e letėrsisė sė mitit nacional dhe lindjen e letėrsisė pėr vete. Ky transformim, nė fushė tė studimit, kėrkon leximin e letėrsisė si medium qė nuk pasqyron, por qė krijon botėn e vet. Kjo shpie te kėrkimi i modeleve letrare/tekstore, duke i njohur si tė veēanta; si struktura qė prodhojnė e mbajnė botėn e veprės. Diferencimi i letėrsisė dhe i arteve kushtėzohet e shoqėrohet nga natyra e hapur e tyre. Duke pasur referencė tė deklaruar teorinė estetike e semiotike tė U. Ekos (Vepra e hapur), Rugova afrimon leximin/receptimin si zgjedhje tė lirė tė receptuesit. Vepra e hapur ėshtė produkt i poetikave tė avangardės ose i poetikave personale jonormative; receptimi i saj esencializon receptuesin pėrkrah autorit/krijuesit. Vepra e hapur ndėrton recepientin, duke e aktivizuar atė nė principin e apertativitetit.
Duke pranuar e afirmuar artin e recepientin e tillė, Rugova pranon e afirmon Individin, mendimin individual, pėrballė kolektivitetit. Kjo ėshtė shenjė e madhe, e pėrhershme, e modernitetit.

Kritika letrare, nė pėrgjithėsimin teorik tė Rugovės, ėshtė aktivitet qė vė komunikimin e parė me veprėn letrare. Ajo ėshtė tjetėr nga Teoria, Historia e letėrsisė dhe Estetika. Kritika rri ndėrmjet Teorisė e Praktikės, Shkencės e Artit, dhe, sė pari, ka karakter vlerėsues. Realisht, ky ėshtė njė tip i kritikės. Autori ynė niset nga etimologjia e fjalės kritikė, skicon historinė e konceptit kritikė, paraqet, komenton e vlerėson metodat e kėrkimit, pėr tė arritur pėrgjithėsimet pėr kritikėn letrare si disiplinė. Duke pėrgjithėsuar lidhur me metodat e kėrkimit, Rugova nėnvizon ”dy baza metodologjike nga tė cilat niset kritika letrare”: 1. vepra letrare produkt i jashtėsisė dhe 2. vepra letrare produkt absolut artistik, d.m.th. vepra letrare si mimesis, vepra letrare si poiesis.

Te teksti me titullin Mjeti kritikė Rugova diferencon pikėpamjen e vet mbi kritikėn letrare (disiplinė), duke e definuar atė si krijm qė aplikon kategorinė kritikė, e cila ėshtė formė e njohjes, proces/mjet. Aplikimi i drejtė i kategorisė, prodhon kritikėn shkencore, mendon teoricieni ynė.
Rugova mbron natyrėn dyfishe tė kritikės letrare: statusi njohės (gnoseologjik) dhe vlerėsues (aksiologjik). Principi kritik pėrmbushet duke kaluar nga njohja te vlerėsimi.

Kritika letrare atribuon kuptimet. Ēdo interpretim ėshtė njė mundėsi interpretimi. Kuptimi i prodhuar (vepra) dhe kuptimi i atribuuar (interpretimi) s“kanė si tė pėrputhen nė tė gjitha pikat. Vepra hesht, Intereptimi bėhet zė i saj. Kritika moderne, duke njohur fiaskon e kritikės tradicionale nė kėrkimin ekskluziv tė kuptimit tė implikuar, bėhet atribuuese. Argumentimi i referohet atribuimit e jo kuptimit tė implikuar. Argumentimi shpie te konceptet “qė pėrfaqėsojnė pėrvojėn interpretuese dhe pėrvojėn krijuese”. Pra, pėrvoja interpretuese del nga pėrvoja krijuese nė procesin e atribuimit tė argumentuar tė kuptimeve. Atribuimi, nė esencė, ėshtė produkt i leximit tė gjuhės nė planin e dytė (si konotacion) dhe i aktivizimit tė strukturės sė thellė tė tekstit, i mbushjes sė kėsaj strukture me kuptime. Kritika, e kryqėzuar me semantikėn, kėrkon e interpreton fushėn e konotimit tekstor.

Jeta e kritikės ėshtė e barabartė me lirinė e kritikut, me shumėsinė e kėrkimeve. Rugova gjykon monizmin nė kėrkimet letrare, si skematizim qė pamundėson individualitetin.
Mjeti kritikė pėrgjithėson dijen mbi kritikėn nė e pėrtej kritikės letrare. Kritika (kategori) ėshtė karakterizuesja themelore e kėrkimit letrar dhe e kėrkimit tė shkencave humane pėrgjithėsisht. Tė kritikosh, do tė thotė tė vėsh nė krizė. Vėnia nė krizė prodhon debatin. Debati siguron thyerjen e skemave, pėrjashton normativitetin final, shtyn dijet pėrpara. “Ėshtė e vėrtetė shikuar nė aspektin sociokulturor se kritika ėshtė treguesi mė i mirė pėr stabilitetin e njė shoqėrie. Pra aty ku ka liri, ka edhe kritikė, e ku ka kritikė ka edhe liri. Dhe, shoqėritė e meset e ndryshme qė janė tė ndieshme ndaj kritikės, dėshmojnė se ende nuk janė tė zhvilluara nė frymėn e tolerancės dhe kufizojnė me dogmatizmin. Prandaj duhet kuptuar njėherė e pėrgjithmonė se gjėrat dhe ēėshtjet e ndryshme duhet tė shikohen nė mėnyrė mė demokratike. Pėr ta pėrforcuar kėtė po shprehemi me njė mendim paradoksal tė Roman Jaboksonit se, uniteti i shkencės, me kėtė rast edhe i kritikės, qėndron nė diversitet, e jo nė pajtimėsi siē qėndron uniteti politik, ēfarė do tė thotė se fusha e parė hulumton e kėrkon, kurse fusha e dytė gjendet nė veprim aktual, ku pajtimėsia ėshtė e domosdoshme. Rezulton: nuk duhet tė frikohemi nga mospajtimet e argumentuara nė fushėn e mendimit, sepse na pasurojnė, po tė frikohemi nga pajtimet servile, qė sjellin inkuadrimin e tė paaftėve nė fushėn letrare e kulturore.”, konkludon Rugova te Strategjia e kuptimit.

3. Kritika / Metakritika

Kritika letrare e I. Rugovės, nė pikat themelore, ėshtė aplikim i teorisė sė tij pėr kritikėn. Pėrgjithnjė, kritika e tij njeh objektin e vet si njė differentia specifica.
Duke shkruar, nė pjesėn mė tė madhe, pėr vepra tė bashkėkohėsisė, Rugova leximin e sotėm (kritikėn) e mat me kohėn sot. Leximi i parė (kritika) ėshtė hyrje e konditė nė procesin e formulimit tė teorive, ndaj kapėrcimi i pėrhershėm i Rugovės te teorizimet, del krejt i natyrshėm: mbi rrjetin e kritikave pėr veprat e caktuara, fitohet diskursi qė pėrgjithėson kėtė rrjet. Domethėnė, kritika, nė njė nivel tė caktuar, aplikon teorinė, ndėrsa vetė hap rrugė pėr teorizime/pėrgjithėsime mbi korpusin e teksteve tė vlerėsuara, pėr tė synuar tė bėhet instrument edhe vetė. Kėrkesa e Rugovės pėr njė kritikė argumentuese, pėrkon me kėrkesėn pėr bashkėjetesė ndėrmjet Kritikės e Poetikės; relacion nė tė cilin kritika aplikon principet e poetikės, bėhet diskurs argumentues.

Te Strategjia e kuptimit dhe te Refuzimi estetik procesi qė pėrshkruam pėrmbushet duke qenė objekt kėrkimi njė korpus tekstesh; te Vepra e Bogdanit 1675-1685 objekt ėshtė njė vepėr. Te kjo e fundit aplikohet/provohet teoria, ndėrsa rezultatet e kėrkimit pėrgjithėsohen, pėr t’u parė tė vlershme pėr letėrsinė e tipit tė veprės sė Bogdanit.
E thėnė mė ndryshe, Rugova aplikon e provon teorinė dhe nga praktika e kėrkimit formulon pėrgjithėsime teorike. Vepra letrare bėhet objekt i teorisė e burim i pėrgjithėsimeve/formulimeve tė reja teorike. Pjesėn e dytė tė librit Strategjia e kuptimit e pėrbėjnė kritikat recensioniste pėr poetėt: A. Podrimja, Rr. Dedaj, B. Musliu, E. Basha, S. Hamiti etj. Kritika e tillė esencializon vlerėsimin.
Po ky tip kritike pėrbėn edhe pjesėn e dytė tė librit Refuzimi estetik; vetėm se tash bėhen referencė edhe autorė tė tjerė dhe, pėrpos poetė, edhe prozatorė.
Vepra e Bogdanit 1675-1685 hyn nė tipin e kritikės qė kėrkon provėn; procedurė qė karakterizon diskurset akademike. Zhanri pėrputhet me diskursin; kemi pėrpara njė studim monografik. Por, Rugova provon se diskurset akademike s’jetojnė pa pasionin e kėrkimit. Diskursi i Rugovės te Vepra e Bogdanit... ėshtė diskurs i dashuruar (R. Bart). Nė kėtė diskurs, Bogdani i ngjan Rugovės sa ky Bogdanit.
Rugova rigjen kohėn dhe modelin kulturor tė veprės sė Bogdanit, nė shembullin e Kurtiusit, jep gjenetikėn e veprės, duke paraqitur, pėrshkruar e duke sjellė informacione; analizon e interpreton tekstin nė principin srukturalist/semiotik tė R. Bartit.
Vepra e Bogdanit analizohet si shfaqje e retorikės sė Mesjetės, nėpėrmjet njė Retorike tė strukturės. Ndėrsa, interpretohet nė principin e Semiologjisė sė diskurstit. Lėnda e Retorikės sė vjetėr ėshtė bėrė objekt i Retorikės sė re.

Pėrfundimisht, format e kritikės letrare tė I. Rugovės janė: recensioni e kritika introduktore, kritika procesuale, kritika eseistike e kritika akademike. Nė varėsi me formėn, merr ngjyrė edhe diskursi i tij: forcohet ose reduktohet statusi vlerėsues.

Titulli Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983 pėrcakton objektin themelor dhe shtrirjen e kėrkimit. Rugova ka pėrpara gjithė kritikėn shqipe dhe bėn objekt kahe e premisa tė saj. Kahe ka kuptimin e orientimit, interesimit, ndėrsa premisat janė pikėnisjet teorike dhe rezultatet e kritikės. Duke gjykuar se ta interpretosh kritikėn, do tė thotė ta interpretosh letėrsinė me ndėrmjetėsim, Rugova aplikon periodizimin e letėrsisė shqipe tash nė fushėn e kritikės. Kėshtu, kahet themelore tė kritikės vihen nė kohė, ndėrsa premisat kushtėzohen nga kahet.
Koha e shpie kėrkimin te kontekstet sociokulturore; kahet te fenomenet; premisat te shtrati teorik i fenomeneve.
Pėrballė distinksionit, tė pranuar, ndėrmjet historisė sė kritikės e teorisė sė kritikės, Rugova kryqėzon kėto principe e domene. Te studimi i tij, kėrkimi diakronik identifikohet me sistematikėn: leximi i teksteve sipas rendit kohor tė shfaqjes.
Te Kahe dhe premisa..., Rugova paraqet, pėrshkruan, karakterizon e komenton, d.m.th. pozicionohet, prandaj edhe vlerėson. Pozicionimet e tij, nė rend tė parė, janė karakterizime tė mėtejme tė objektit dhe rrallė shqiptohen mospranime, meqė ai lexon kritikėn duke pasur parasysh modelin kulturor e sociokulturor tė shfaqjes sė saj. Qė tė eksplikohet mė tej: Rugova nuk e gjykon kritikėn e djeshme nga sot, ndėrsa kur ka pėrpara kritikėn bashkėkohore, redukton maksimalisht vlerėsimin dhe pėrshkruan e karakterizon. Proceduralisht, kėrkimi metakritik i Rugovės: paraqet, pėrshkruan, komenton, vlerėson dhe argumenton, gjithnjė duke pasur pėr burim tekstet-objekt dhe teorinė e kritikės (instrument).
Kahe dhe premisa... ėshtė sprova mė e gjerė e I. Rugovės dhe sprova mė e gjerė metakritike nė kėrkimet shqipe. Ky libėr ėshtė bėrė referencė themelore nė kėtė fushė kėrkimesh. Ėshtė njė libėr-model.

4. Estetikė dhe Ideologji

Diskursi eseistik/teorik i Rugovės pėrherė prek ēėshtje aktuale, tė ndieshme. Rugova ballafaqon pikėpamjet e kundėrta dhe vlerėson ato. Pozicionimet e tij pėrcillen nga argumente, tė cilat vetiu pėrfaqėsojnė pikėpamje autoriale, prandaj propozojnė zgjidhje. Pikėpamjet autoriale tė Rugovės artikulohen duke u matur me referencat, me dijen mbi ēėshtjen e diskutuar.
Nė kėtė pikė, do t’u referohemi dy teksteve tė tij: Njė korrektor estetikoteorik (Kah teoria) dhe Refuzimi estetik (nga libri me po kėtė titull), nė tė cilėt Rugova rivė, mbron e afirmon distinksionin ndėrmjet Estetikės e Ideologjisė/Politikės. Ky ėshtė njė problem i moēėm e i ri, me fillesė te filozofia e Platonit dhe ajo e Aristotelit. Prapa emrit tė Platonit vihet estetika ideologjike, e artikuluar fuqishėm te Republika, ndėrsa prapa emrit tė Aristotelit estetika ontologjike. Estetika ideologjike e zhvendos objektin estetik nė fushė tė sociales dhe tė ideologjisė; studimet sociologjike/sociologjizuese e ideologjike/ideologjizuese tė artit.
Estetikėn ideologjike Rugova e sheh tė shtrirė nga Antika te shek. XX, te Sartri e Lukaēi. Kėrkesė e pėrhershme e saj ėshtė vėnia e artit/letėrsisė nė funksion social/ideologjik/politik. Kjo ėshtė kėrkesa pėr art/letėrsi tė angazhuar, e skematizuar fundėsisht te letėrsia e realizmit socialist. Letėrsia e realizmit socialist, si teoria/kanoni i saj, ėshtė produkt i ideologjisė, ndaj vihet nė funksion tė ideologjisė. Letėrsia e tillė e humbet funksionin estetik.
Estetika ideologjike e realizmit socialist, duke e thjeshtėzuar skemėn fundėsisht, kanonizoi tipologjinė bardh e zi: nė njė anė “letėrsia pėrparimtare”, nė tjetrėn “letėrsia reaksionare”. Rugova vihet pėrballė skemės sė tillė, duke njohur autonominė e qenėsisė e tė objektit estetik. Kėshtu ai shtyhet tek estetika ontologjike.
Konturat e estetikės ontologjike i dha Aristoteli, duke ndarė tė bukurėn (estetika, arti) nga e mira (etika). Estetika ontologjike njeh objektin estetik, aktin estetik dhe efektin estetik (si produkt tė tyre). Atributi i pėrsėritur (estetik) pas objektit, aktit e efektit shenjon domenin (estetika), natyrėn/funksionin e artit dhe refuzon ideologjinė. Refuzimi i tillė ėshtė shtruar e trajtuar sėrish, mė gjerėsisht e mė thellė, tek eseja e njohur Refuzimi estetik.

“Refuzim do tė thotė tė mos pranosh, tė mos pranosh atė qė tė imponohet, e kjo varet nga qėndrimi personal dhe nga ia i pėrgjithshėm”. Kjo ėshtė fjalia e parė e esesė Refuzimi estetik; njė pėrkufizim/konkluzion dhe njė ēelės pėr ta lexuar tekstin. Refuzimi ėshtė alternativė e pranimit, vėnė pėrballė imponimit, i cili prek tė gjitha sferat e jetės sė njeriut.
Letėrsia, si artet, ėshtė sistem autonom. Autonomia e tillė sigurohet nga refuzimi estetik, i cili buron nga vetė kjo autonomi. Ndėrsa, autonomia bėhet e mundur nga qenėsia estetike e veprės letrare. Refuzimi estetik, tradicionalisht, realizohet me kategori tė brendshme, si: satira, sarkazma, grotesku etj. Kategoritė e tilla konstituojnė atė qė do ta quaja Estetikė tė refuzimit.
Qenėsia estetike mban letėrsinė gjallė, funksionale dhe me ndikim jetėgjatė pėrballė politikės, shtetit e pushtetit. Refuzimi estetik ėshtė manifestim i brendshėm i kėsaj qenėsie, pėrballė jashtėsisė pėrplot imponime.
Rugova skicon raportin politika - letėrsia nė kohė tė ndryshme, pėr tė arritur te konkluza se ato pėrherė janė “dy fusha tė kundėrta, tė ndara”. Politika do ta kufizojė e ta kontrollojė letėrsinė, ndėrsa kjo e refuzon, pėr tė jetuar mė gjatė se politika. Politika lidhet me njė kohė; letėrsia shkon pėrtej kohės sė shfaqjes dhe jeton e ndikon nė pėrputhje me mjaftueshmėrinė/manifestimin e qenėsisė estetike. Politika ėshtė veprimtari pragmatike. Letėrsia ėshtė qenie estetike.
Politika mund tė zhvillojė diskurs represiv nė relacion me letėrsinė. Letėrsia mbrohet e ekziston nė vete nėpėrmjet refuzimit estetik.

5. Shekulli i Ibrahim Rugovės

I. Rugova ėshtė njė nga themeluesit e kritikės letrare moderne nė Kosovė. Megjithatė, Rugova mbetet figurė me tė cilėn, mė shumė se njė shkollė e kritikės, identifikohet njė mėnyrė e tė menduarit, njė model/qark kulturor: Prishtina e viteve ’70-tė tė shek. XX. Qarku kulturor i Prishtinės ka modelin e vet letrar, tė pėrfaqėsuar fuqishėm nga A. Pashku, A. Podrimja, Z. Rrahmani etj.; modelin kritik, me autoritet themelor S. Hamitin. Rugova bėn bashkė e pėrfaqėson kėto modele, nė cilėsinė e mendimtarit, ndaj fjala pėr Rugovėn ėshtė fjalė pėr ikonėn e qarkut.
Ky qark tashmė ka krijuar trashėgiminė e vet nė fushė tė krijimit e tė mendimit.

Brezi i Rugovės, pėrballė ideologjisė mbi literaturėn, krijoi ideologjinė e literaturės; mendimin qė buron nga literatura e qė provė e ka vetė atė.
Ēelėsi pėr ta lexuar Rugovėn pėrballė kritikės sė kohės ėshtė libri Prekje lirike. Ky libėr refuzon leximin e jashtėm/sociologjizues/ideologjizues, dominant nė kulturėn letrare shqipe, dhe provon fuqishėm kritikėn si rikrijim tė veprės letrare. Aty, normėn e leximit e pėrcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprėn e prodhon diskursi letrar; ajo pėrmbush kėtė diskurs, duke qenė njė shfaqje konkrete e tij, dhe asnjė strukturė tjetėr.
Prekje lirike, njė titull figurė nė ballė tė njė libri diskursiv. Prekja ėshtė figura e komunikimit; lirike ėshtė atributi qė shenjon komunikimin subjektiv, tė butė (lirik) me tekstin letrar. Pėr tė dalė nga paradoksi, kėtė titull do tė duhej ta lexonim si shenjues tė diskursivitetit tė relativizuar, tė kryqėzuar me diskursin letrar e shpesh tė tretur nė kėtė diskurs. Prekje lirike ėshtė figura e komunikimit me tekstin nė mungesė distance. Subjektivizmi shpallet “ideologji” e interpretimit.
E pėrbėrė nga lexime krejt personale, Prekje lirike ėshtė kritikė letrare e njė poeti. Subjekti ėshtė hapur plotėsisht pėrpara teksteve, pėr t’i hapur ato. Ēdo shenjė e tekstit, qoftė emocioni, qoftė retorika, qoftė interpretimi, ruan e reflekton natyrėn e subjektit.
Diskursi i Rugovės, duke relativizuar kufirin ndėrmjet tekstit letrar e tekstit diskursiv, provon diskursin letrar si amėz tė metadiskurseve.
Prekje lirike mban tekstet me tė cilat Rugova hyri nė botėn e komunikimeve letrare, duke qenė krejt i hapur. U bė sistematik te Kah teoria e tutje. Ai nisi jetėn nė letėrsi si Krijues, e vijoi si Rikrijues dhe e mbylli si Klasifikues/Sistematizues.

Duke karakterizuar pėrfundimisht:
Rugova teorizon e propozon studimin e specializuar tė letėrsisė.
Diskurin e tij e shoqėron pėrherė njė fill pėrgjithėsues, prandaj universalizues.
Tė gjitha trajtat e kritikės letrare vihen nė funksion tė njohjes e tė vlerėsimit tė veprės letrare. Rezultatet e kėrkimit, nga kėtu, mundėsojnė diskursin teorik/pėrgjithėsues. Kjo ilustron kėrkesėn e pėrhershme tė Rugovės pėr t’u marrė me fenomenet.
Nė diskursin e pastėr kritik, Rugova kėrkon stukturat, pastaj interpreton, nė fund vlerėson.

Vepra e I. Rugovės ėshtė njė nga trashėgimitė e mėdha tė modernitetit shqiptar. Duke reflektuar veten pėrtej kohės sė shfaqjes, vazhdon tė jetė njė determinuese e gjallė e kėrkimeve letrare te ne. Ajo ruan e reflekton frymėn e mendimtarit e tė njeriut Ibrahim Rugova. Reflekton natyrėn e hapur tė Njeriut dhe asketizmin e thellė tė Mendimtarit.
Vepra ėshtė shenjė ideale e identitetit. Njė idealitet i obejktivuar. Ajo mban gjallė Autorin; pse jo edhe Njeriun.
Vepra e Rugovės tashmė po bėhet objekt studimi. Kjo ėshtė edhe njė shenjė se ajo po shndėrrohet nė vepėr klasike. Vetėm veprat e tilla mbeten gjallė.
Njė vepėr klasike mė s’mund quhet Zbulim, por Vlerė, Identitet.
Unė, sot, vetėmsa po tėrheq vėmendjen: Jetojmė nė Shekullin e Ibrahim Rugovės.

Duke karakterizuar pėrfundimisht:
Rugova teorizon e propozon studimin e specializuar tė letėrsisė.
Diskurin e tij e shoqėron pėrherė njė fill pėrgjithėsues, prandaj universalizues.
Tė gjitha trajtat e kritikės letrare vihen nė funksion tė njohjes e tė vlerėsimit tė veprės letrare. Rezultatet e kėrkimit, nga kėtu, mundėsojnė diskursin teorik/pėrgjithėsues. Kjo ilustron kėrkesėn e pėrhershme tė Rugovės pėr t’u marrė me fenomenet.
Nė diskursin e pastėr kritik, Rugova kėrkon stukturat, pastaj interpreton, nė fund vlerėson.

Vepra e I. Rugovės ėshtė njė nga trashėgimitė e mėdha tė modernitetit shqiptar. Duke reflektuar veten pėrtej kohės sė shfaqjes, vazhdon tė jetė njė determinuese e gjallė e kėrkimeve letrare te ne. Ajo ruan e reflekton frymėn e mendimtarit e tė njeriut Ibrahim Rugova. Reflekton natyrėn e hapur tė Njeriut dhe asketizmin e thellė tė Mendimtarit.
Vepra ėshtė shenjė ideale e identitetit. Njė idealitet i obejktivuar. Ajo mban gjallė Autorin; pse jo edhe Njeriun.
Vepra e Rugovės tashmė po bėhet objekt studimi. Kjo ėshtė edhe njė shenjė se ajo po shndėrrohet nė vepėr klasike. Vetėm veprat e tilla mbeten gjallė.
Njė vepėr klasike mė s’mund quhet Zbulim, por Vlerė, Identitet.
Unė, sot, vetėmsa po tėrheq vėmendjen: Jetojmė nė Shekullin e Ibrahim Rugovės.

________________________________________
Ky tekst u lexua ne Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Prishtinė. Autori ėshtė profesor i estetikės nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara