HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gruaja e parė shqiptare, qė po bėn karrierė nė partinė e Margaret Thatcher

-- nga Keze (Kozeta) Zylo,
[email protected]
www.albanianliterature.org
Botuar ne gazeten "ILLYRIA", 06/14/06,
Per me shume: www.gazetaillyria.net
dhe ne gazeta te tjera, website... Keze (Kozeta) Zylo Dr. Bogdani shpreson te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne UK dhe ato Europiane per Partine e "Zonjes se Hekurt", Margaret Thatcher

Interviste me Dr. Mirela Bogdani, e cila se shpejti do te ngjise shkallet e njerit prej universiteteve me te mira ne bote, Universitetit te OKSFORDIT, pasi ka arritur suksese ne Univ. e Kardifit (UK), Washington, (USA), te Londres dhe te Bostonit (USA).

Dr. Bogdani, lexova me kenaqesi lajmin per pranimin tend ne Universitetin e Oxfordit. A mund te me thoni perpjekjet tuaja intelektuale, per te arritur deri ne kete tempull akademik, sic eshte Oksfordi?

Dhenia e mundesise per te kryer studime ne universitete si ai i Oxfordit besoj eshte enderr per cdo njeri, duke qene universiteti me i mire ne UK dhe Europe dhe ne 5-shen e pare ne bote. Qekur kam qene e vogel e kam pasur enderr te studioja ne Harvard apo Oxford. Por sic dihet ne Shqiperine e periudhes se izoluar komuniste ku une kreva deri ne perfundim te studimeve universitare as qe behej fjale te studioje jashte, le me ne Harvard apo Oxford. Por le te kthehemi tek pyetja juaj mbi perpjekjet e mia intelektuale. Qe ne klase te pare e deri tani qe jam ne te 30-at dhe njekohesisht dhe nene s’kam rreshtur se mesuari, lexuari e studiuari.

Prandaj shpesh mendoj qe Oxfordi ishte si nje shperblim qe m’u dha nga Zoti per te gjithe punen, studimet dhe perpjekjet e medha dhe sistematike qe kam bere gjithe jeten qe kur isha femije. Une kam pasur fatin te studioj ne universitete te mira ne bote, si ne Univeristetin e Kardifit (UK), Universitetin “George Washington” (USA), Universitetin e Londres (UK) dhe Universitetin e Bostonit (USA), megjithate mendoj qe Oxfordi eshte kurorezim i gjithe punes sime te deritanishme. Nga ana tjeter, do te jete nje “big challenge”, sepse Oxfordi, duke qene me i miri eshte dhe shume kerkues dhe kompetitiv, por shpresoj te dal me sukses.

Pas doktorates se pare ne mjekesi, cfare konkretisht do te studioni ne Oxford?

Fillimisht do te bej nje MPhil (master) ne “European Politics” dhe me pas do vazhdoj me nje DPhil (doktorate) qe besoj do ta kryej ne fushen e politikes se zgjerimeve te BE-se (EU’s Enlargements) duke u fokusuar ne proceset e integrimit dhe aksesionit ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor dhe Shqiperise. Studimet do t’i bej prane Departamentit te Politikes dhe Marredhenieve Nderkombetare (Department of Politics and International Relations) dhe ne St. Antony’s College, i cili eshte i fokusuar ne diplomaci dhe politiken e jashtme.

Ju keni pasur nje ndryshim kursi te karieres nga shkencat mjekesore ne ato politike. Ka qene i veshtire vendimi per te lene profesionin e mjekes per t’u bere politikane?

Une pata nje ndryshim te kursit te karieres para disa vitesh, e cila ka qene nje sfide e vertete. Se pari sepse mjekesia dhe politika jane dy fusha shume te ndryshme nga njera-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe prestigjioze) e para eshte shume me terheqese se e dyta. Se dyti, sepse u detyrova qe kete kthese ta bej ne nje moshe jo fort te re, dhe se treti ta filloj ne nje vend te huaj. Pra ishte nje ndermarrje qe kerkonte iniciative e guxim, po e rendesishme eshte qe kuptova qe kjo eshte ajo qe me pelqente te beja dhe qe me sjell kenaqesi. Fatkeqesisht njerezit duhet te vendosin per gjera te rendesishme te jetes ne moshe jo fort te rendesishme (dmth. te pjekur dhe me eksperience), perfshi ketu profesionin qe do zgjedhesh ne jete. Ndryshimi i kursit tim te karieres erdhi shume gradualisht. Pas diplomimit nga Fakulteti i Mjekesise ne Tirane, punova 5 vjet si mjeke stomatologe dhe me pas 9 vjet ne Ministrine e Shendetesise (si Drejtuese e Sherbimit Stomatologjik per Shqiperine), si dhe kam qene per disa vjet pedagoge e jashtme ne Fakultetin e Mjekesise. Gjate kesaj kohe perfundova dhe studimet pasuniversitare (perfshi dhe doktoraturen e pare) ne shendet publik ne universitetet qe permenda me lart. Me pas erdhi perfshirja ne politike. Pas nje periudhe 4 vjecare angazhimi ne Partine Republikane ne Shqiperi, politika filloi te me kthehej ne nje pasion, megjithe sfidat dhe shqetesimet qe mbarte, aq me teper per nje femer. Sa me thelle hyja, aq me shume me terhiqte, sic thone ketu “Politics is addictive” (politika te behet semundje). Keshtu gradualisht erdhi braktisja e profesionit dhe vendimi per t’i hyre karieres se mirefillte politike. Megjithese kisha eksperience, formimi im teorik ne politike ishte i manget, prandaj per te mbushur kete boshllek me lindi ideja per te studiuar shkenca politike, e cila u kristalizua dhe u poq gradualisht. Ne vjeshten e 2002-it u largova nga Shqiperia dhe erdha per te studiuar ne "Cardiff University" (UK) njė program Masteri (MSc) mbi politikėn dhe politikat publike nė vendet e Europės Perėndimore dhe nė Bashkimin Europian, gje qe shenoi fillimin e karieres sime te re.

Ju keni mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme “Sami Frasheri” me medalje ari. A mund te me thoni si nje studente me pervoje e dy kulturave dhe sistemeve arsimore perendimore dhe shqiptare, cfare vleresimi i beni arsimit shqiptar ne pergjithesi?

Gjimnazi “Sami Frasheri” ka qene nder me kompetitivet ne Shqiperi, sidomos ne vitet ’80. Qe te dilje me rezultate qe te klasifikonin per medalje ari tek nje gjimnaz si ai nuk ishte e lehte, sepse niveli i kerkesave, kompeticionit dhe trysninse ishte shume i larte. Mbaj mend qe te arrije ate lloj objektivi ne nje gjimnaz te tille duhet te mesoje 7-8 ore cdo dite, perfshi dhe fundjaven. Pra ndryshe nga moshataret e mi (s’behet fare fjale per krahasim me adoleshentet e sotem qe rralle i shikon me ndonje liber ne dore), une gjimnazin e kam kaluar vetem mbi libra dhe e kujtoj si nje nga periudhat me te veshtira ne jeten time. Po ky “trajnim” tek “Samiu” me kaliti per t’i perballuar sfidat akademike te mepastajme me shume sukses. Me kujtohet kur isha ne Universitetin e Bostonit, me nje pune ndoshta sa gjysma e te studiuarit ne Shqiperi arrrita te marr rezultate te mira ne provime dhe shpesh i thoja me shaka nje shoqes sime “po te kishim lindur ne Amerike do ta kishim arritur te shkonim dhe ne Harvard me ate te studiuar qe kemi bere ne Shqiperi”. Ne pergjithesi i gjithe sistemi arsimor shqiptar, i cili bazohej ne shkollen ruse, ka qene i forte dhe kompetitiv, dhe nga ana tjeter individualistik, hierarkik, autoritar dhe shume i politizuar. Fakt eshte qe ata nxenes e studente qe punonin dilnin vertet te pergatitur, gje qe shpjegon dhe faktin qe studentet shqiptare te arsimuar para 90-s kane shkelqyer kudo neper bote. Sa per nivelin e arsimit pas ’90-s, si cdo gje tjeter ka degraduar qe nga mesimdhenia, niveli i kerkesave, cilesia ne te gjithe nivelet: shkollore, universitare dhe shume me keq ne ate pasuniversitar.

Konkretisht me cfare jeni duke u marre tani ne Angli dhe cilat kane qene synimet tuaja nderkohe qe punoni dhe studjoni atje?

Aktualisht punoj si lektore (pedagoge) ne Universitetin e Kardifit, ne departamentin e politikes, dhe jap lendet e “Integrimit Europian” dhe ate te “Politikave te BE-se”. Lendet me pelqejne shume, jo vetem se jane shume interesante dhe te mbajne te azhornuar me gjithe zhvillimet qe ndodhin ne Europe dhe bote, po edhe sepse nje nga fushat e mia te interesit eshte marredheniet Shqiperi-BE dhe perspektiva e saj, e cila shpresojme te finalizohet ne nje te ardhme jo shume te larget me hyrjen e vendit tone ne familjen e Bashkimit Europian. Kjo eshte fusha ime e interesit, si edhe e studimit, sepse gjate kater viteve te fundit gjithe punimet e mia kane qene ne kete subjekt: fillimisht dizertacioni, pastaj libri i botuar ne 2004 (i dyti i imi dhe i pari ne fushen e politikes) me titull “Shqiperia dhe BE: Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit”. Dhe se fundi sapo kam perfunduar (se bashku me Prof. John Loughlin), librin tjeter ne kete fushe “Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession”, i cili reflekton ngjarjet e fundit dhe do te botohet ne Nentor te ketij viti ne Londer nga I.B.Tauris.

Ne cfare konferencash nderkombetare e keni prezantuar Shqiperine dhe a jane publikuar studimet tuaja?

Sigurisht puna si akademike me ka dhene mundesine te marr pjese ne shume aktivitete brenda e jashte UK dhe ne shume prej tyre kam mbajtur prezantime dhe ligjerata, si dhe ne nje sere universitetesh, si ne Universitetin e Kembrixhit (Fitzwilliam College), Universitetin e Oxfordit (St Anthony’s College), Universitetin e Londres (UCL), Universitetin e Bristolit etj. Kam botuar gjithashtu artikuj ne periodike e revista shkencore rreth temave qe trajtojne integrimin europian te Shqiperise, proceset e tranzicionit dhe demokratizimit ne Shqiperi etj.

Ne websitin tuaj www.mirelabogdani.com pashe qe ishit takuar me Zonjen e Hekurt Margaret Thatcher dhe jeni anetare e Partise se saj, a mund te na pershkruani shkurtimisht se cfare keni perfituar nga anetaresimi atje dhe cfare ndikimi do te kete kjo ne karieren tuaj te ardhshme politike?

Takimi me Znj. Thatcher ka qene nje enderr qekur fillova perfshirjen ne politike, sepse Margaret Thacher eshte idhulli im, heroina ime (sic i thone ketu "my role-model"). Ajo eshte inspirimi ne karieren politike qe kam nisur, jo vetem per faktin qe perben shembullin e nje gruaje teper te suksesshme dhe te guximshme ne politike, po mbi te gjitha sepse vleresoj cilesite e saj si integritetin, kurajon, eficiencen, perkushtimin, si dhe ndaj te njejtat bindje, ide dhe parime, te njohura me emrin "ideologjia Thatcheriane". Takimi me Zonjen e Hekurt ne qershor te vitit te kaluar u be i mundur si pasoje e anetaresimit dhe angazhimit tim disa vjecar ne Partinė Konservatore Britanike. Angazhimi nė aktivitetet politike dhe sociale tė Partisė Konservatore tė Uellsit dhe nė fushatat elektorale ka qene nje eksperience shume e vlefshme per mua ne politike dhe mė ka bėrė tė dalloj diferencat e mėdha qė eksistojnė mes partive perėndimore dhe partive nė Shqipėri nė ēdo aspekt, tė organizimit, funksionimit, menaxhimit, financimit, dhe mbi tė gjitha, tė nivelit tė democracise se brendshme ne parti.

Cdo te thote per ju te jesh nje femer e suksesshme ne Shqiperi dhe jashte saj?

Te qenurit i suksesshmem (ne kuptimin ideal te kesaj fjale) mendoj qe kerkon tre gjera: e para te jesh “goal-oriented person” (pra njeri me objektiva te qarta), e dyta kerkon pune, sakrifica, ambicje, ne menyre qe te arrish keto objektiva, dhe se treti me punen dhe njohurite qe ke te besh nje ndryshim a te japesh kontribut per komunitetin, vendin, njerezit. Suksesi dhe objektivat mund te arrihen dhe me menyra te tjera si me konjuktura, servilizem, prapaskena, miq e para. Dhe kjo eshte tipike per nje vend si Shqiperia. Tek ne eshte e zakonte qe mjafton te kesh nje anetar familjeje, mik, kusheri qe eshte dikushi, apo te paguash nje sasi te mire parash dhe ti papandehur e sheh veten ne maje te piramides. Gjerat ne Shqiperi akoma ecin me nepotizem dhe klientelizem, meritokracia dhe puna e ndershme jane koncepte aliene. Te gjitha keto e bejne dyfish me te veshtire per nje femer qe te arrije te jete e suksesshme dhe me nje kariere te spikatur profesionale, po sidomos ne politike. Kjo sepse shoqeria jone eshte maskiliste, shoqeri maēosh, pra se pari eshte ēeshtje mentaliteti, po eshte edhe ēeshtje ekonomike, sepse akoma s’jane krijuar plotesisht kushtet, konditat dhe lehtesirat per femrat, sidomos kur keto jane familjare dhe nena. Pra duke qene qe akoma ekzistojne nje sere barrierash qe pengojne pjesemarrjen e grave ne jeten publike dhe ne politike, femrat e angazhuara ne politike apo ne pozicione vendim-marrese jane akoma ne perqindje te vogel, por dhe nje pjese e madhe e femrave te suksesshme ne politike jane me shume marioneta, pra pak jane qe ia atribojne suksesin vetes. Une e konsideroj veten time te suksesshme per dy arsye, e para sepse kam pasur shume arritje ne jete (profesionale, shkencore, akademike), dhe se dyti sepse te gjitha keto i kam arritur me punen time dhe pa me dhene askush doren. Sa per te treten, shpresoj qe eksperiencen e njohurite e mia t’i ve nje dite ne sherbim te shqiptareve e vendit tim. Te gjitha ē’kam arritur ne Shqiperi i kam arritur me shume pune, kembengulje, sakrifica, bile shpesh edhe duke me penguar dhe duke mos me vleresuar, nderkohe qe tani qe jetoj ne nje vend te zhvilluar si Britania shikoj se sa me kollaj eshte per nje femer te beje kariere, sepse ketu vleresohet truri dhe puna dhe sigurisht ka plot lehtesira. Vetem ne me pak se kater vjet ketu kam arritur shume, shume me teper se ē’arrita ne vendin tim per 30 vjet, aq me teper te mendosh qe fillova nje kariere komplet te re e te ndryshme nga e para. Per te arritur aty ku jam per mua nuk ka qene e lehte, aq me teper duke qene familjare dhe nene. Por megjithese kariera eshte shume e rendesishme per mua, Cindy, vajza ime 8 vjecare, eshte gjeja me e rendesishme e jetes sime.

Si e diplomuar dhe e apasionuar ne fushen e politikes, si e shikoni ecjen e ngadalshme ekonomike dhe politike te Shqiperise dhe te ardhmen e saj? Cfare komentesh keni, si specialiste e fushes qe jeni, mbi nenshkrimin e MSA kohet e fundit nga qeveria shqiptare?

Mendimi im eshte qe ne suksesin dhe mosuksesin e nje vendi dhe kombi kane pergjegjesi te gjithe aktoret (ato qe quhen “domestic actors”), megjithate ne nje vend te sapo dale nga komunizmi dhe ne tranzicion si Shqiperia, klasa politike eshte aktori kryesor dhe me i rendesishem dhe si i tille mban pergjegjesine per nivelin ne te cilin eshte ai vend. Prandaj ecjen e ngadalte te Shqiperise ne rrugen drejt demokratizimit, transformimeve dhe reformave une ia faturoj klases politike, si ne pushtet dhe opozite, e cila gjate 16 viteve eshte treguar e papergjegjshme, e paafte dhe paperkushtuar per te kryer reformat e duhura dhe per ta cuar vendin drejt progresit. Lidhur me nenshkrimin e MSA-se, do te thoja se shoqeria civile, aktoret e tjere, klasa politike dhe qeveria duhet te sqarojne popullin se c’perfaqeson ajo, cfare hapi ne rrugen drejt Europes, si dhe me gjere mbi sfidat qe paraqet integrimi europian apo anetaresimi ne BE per Shqiperine dhe shqiptaret. Zhurma dhe propaganda qe iu be "suksesit" te madh te nenshkrimit te MSA-se (nderkohe qe u desh 3 vjet ta perfundonin, shume me teper se cdo vendi tjeter te Ballkanit Perendimor), dhe titujt idioteske qe mbushen ato dite gazetat shqiptare te tipit "pas 500 vjetesh Shqiperia kthehet ne familjen Europiane", a thua se u nenshkrua "Accession Treaty", me shume i coroditen njerezit se sa i sqaruan dhe informuan. Nenshkrimi i MSA eshte nje hap i rendesishem drejt rrugetimit te gjate drejt BE-se, por ajo shtron para qeverise dhe popullit pergjegjesi, detyra dhe reforma te veshtira per te realizuar.

A keni pasur kontakte me personalitete boterore dhe si jeni ndiere kur ndonje politikan cinik, qe per fat te keq nuk i mungojne Shqiperise, eshte ndier i befasuar per arritjet tuaja si shqiptare?

Pergjithesisht ne Perendim, apo te pakten ketu ku jetoj une, njerezit perfshi dhe politikanet, jane te miresjellur, pastaj varet shume nga respekti qe i imponon ti atyre. Keshtu qe kur prezantohem si shqiptare, e shumta ve re nje habi, po asnjehere komente negative per popullin apo vendin tim (ndonese ketu ne Angli e sidomos ne Londer nje kategori shqiptaresh s’kane lene pershtypje te mire me “bemat” e tyre, sidomos nga involvimi ne aktivitete te trafikimit, prostitucionit dhe droges). Para pak kohe bera nje ekperience pune ne Parlamentin Europian ne Bruksel dhe kujtdo i prezantohesha nga Shqiperia, ndonese aty isha si perfaqesuese nga Partia Konservatore Britanike. Mendoj qe intelektualet duhet te sherbejne si ambasadoret me te mire te vendit te tyre per te permiresuar reputacionin dhe imazhin jo te mire te Shqiperise neper bote.

Mbasi te kryeni doktoraten ne Oksford cfare planesh keni, do vazhdoni te qendroni ne Britani apo do ktheheni ne atdhe?

Pergjithesisht njerezit qe mbarojne doktorata vazhdojne karieren ne fushen akademike, po une veten time ne te ardhmen nuk e shoh si akademike, pasioni im eshte ne “real politics”. Prandaj ne planet afatmesme mendoj qe pas perfundimit te studimeve ne Oxford te vazhdoj angazhimin tim me konservatoret dhe shpresoj te kandidoj ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne UK dhe ato Europiane, me shume per te fituar eksperience. Kurse per planet afatgjata mendoj te kthehem nje dite ne Shqiperi dhe te gjithe kete eksperience profesionale, akademike, politike, dhe jetesore ta ve ne sherbim te vendit tim.

Se fundi kujt ja kushtoni te gjitha keto arritje te shkelqyera ne te gjitha fushat dhe jeni aq kerkuese per shkollen ndaj vajzes suaj sic keni qene gjithe kohen ndaj vetes?

Arritjet dhe gjithcka kam arritur ne jete ia atriboj ne radhe te pare Zotit, pastaj vetes dhe familjes sime. Vajza ime Cindy, qe sivjet hyn ne klase te katert, nuk eshte tip akademik si une, pra nuk eshte shume e dhene pas librave. Ajo eshte tip artistik dhe une, ndryshe nga c’kam qene me veten time, pra shume kerkuese dhe ambicioze, nuk jam ashtu ndaj vajzes sime. Ndoshta fakti qe ajo po rritet, dhe eshte me fat qe po rritet, ne nje vend si Britania ku oportunitetet per zhvillimin e talenteve dhe pasioneve jane te pafundme, prandaj dhe une mendoj qe ajo te zhvilloje talentin aty ku e ka, jo me imponime artificiale.

Faleminderit per Intervisten Zonja Bogdani!
Ishte kenaqesia ime Zonja Zylo!

Copyright ©1999-2006 [email protected] All Rights Reserved

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara