HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KONSPIRACIONI ANTIKADAREAN ISLAMIK ETJ.

Hans-Joachim Lanksch -- nga Hans-Joachim Lanksch

Frederik Rreshpja

PROFETĖT E RREMĖ
Dhe kemi qenė tmerrėsisht tė persekutuar,
Dhe jemi biblikė me biografi tė mirė.
Mjerė ju po i besuat ēdo tė kryqėzuari!
Dhe vetėm ne mund t'u ēojmė nė parajsė.
N.q.s. s'na besoni, ne mund tė marrim edhe masa,
Injorantėt e dreqit!
Amen!

Mė 11 shkurt 2006, te "KOHA PĖR Kulturė kulturė kulturė kulturė kulturė kulturė kulturė", nėn titull "Diskursi anti-Kadare dhe prapavija e tij" z. Mehmet Kraja replikon me nji shkrim tė autorit amerikan Stephen Schwartz, botue te gazeta "KOHA JONĖ" mė 21 janar 2006. Ndėrsa replika e z. Kraja botohet si "Diskurs kulturor", diskursi i tij mundet me kenė ēkamos ama jo se jo "kulturor". Nė diskursin e tij, z. Kraja ban seē bājnė tė gjithė ata qė nuk kanė argumente kundėr argumenteve tė shkrimit me tė cilin replikojnė, ai nuk paraqet kundėrargumente por shfaq indinjatė dhe irracionalitet, e sulmon nė nivel personal autorin e shkrimit, e etiketizon dhe e shan atź tue sha edhe pothuej tė gjithė tė tjerė qė mund tė shahen - hebrejtė, myslimanėt, gegėt, shkodranėt. Autori i replikės nuk hyn nė palcė tė debatit qė e parashtron Stephen Schwartz, por devijon nga tema tue folė nė tym pėr prejardhjen dhe pėr fenė e Stephen Schwartz ku, nė fund tė fundit, zbulon nji konspiracion antikadarean islamik. Drejt me thanė, jemi tė lumtun qė z. Kraja s'na zbuluekėsh dhe njifarė lidhje subkutane serbe tė Stephen Schwartz sikurse e paska dekonspirue para do kohėsh te poeti Martin Camaj!
Z. Kraja e shtron pyetjen se "Kush janė ata, shqiptarė ose tė huaj, tė cilėt bėhen bashkė nė "damkosjen” e Kadaresė sa herė qė ai i afrohet Ēmimit Nobel!", kurse ne bājmė pyetje se ē'kalendari e pėrdor z. Kraja? Ku na iu afrueka Kadareja Ēmimit Nobel nė fillim tė vitit, pėrderisa Ēmimi Nobel shpallet nė nandor dhe jepet nė dhetor? As origjinali anglisht i shkrimit tė Stephen Schwartz, "Not-So-Great Pretender", nuk u botue vjet para shpalljes sė Ēmimit Nobel, por sivjet, nė janar, te "The Weekly Standard"
(http://www.weeklystandard.com/Content/Public/Articles/000/000/006/591ntzwc.asp ). Z. Kraja mbase paska lexue, te Gazeta SHKODRA (http://www.gazetashkodra.net/_0Lajmet/Jan30/Kadare.htm ), se "Dishepujt e Kadaresė Propozojnė Shkrimtarin pėr Ēmimin Nobel" ku āsht fjala pėr nji akademi obskure, "Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve nė SHBA" e cila nė restoranin "Bruno" nė verilindje tė Manhattanit komisionit nė Stockholm ia propozoi Kadarenė pėr dhanien e Ēmimit Nobel pėr letėrsi ku entuziazmi i akademikėve kulminoi nė fjalėt profetike tė Prof. Dr. Agron F. Ficos: "Ashtu si francezėt dikur mbanin kapele me shkronjat NB ( Napoleon Bonoparti) dhe austriakėt me shkronjat F.J. (Franc Jozef) besoj se do tė vijė koha qė edhe ne shqiptarėt tė mbajmė mbi kryet tona me krenari kapele me shkronjat e ndritura si xixėllonja tė arta I.K. (Ismail Kadare)".
Āsht simptomatike qė z. Kraja flet pėr "damkosjen" e Kadaresė. Nuk lejohet as edhe nji fjalė kritike pėr Kadarenė. Kadareja nga kadareistėt e ndryshėm nuk konsiderohet mā i tillė qė āsht, nji shkrimtar, por nji qenie e mbinatyrshme dhe e paprekshme, nji shźjtnķ kombėtare dhe emblemė e kulturės kombėtare shqipėtare. Ēdo fjalė kritike pėr Kadarenė interpretohet dhe dėnohet si fjalė "kundėr" Kadaresė. Kushdo thotė nji fjalė kritike pėr Kadarenė paraqitet si "antishqiptar", "antikombėtar", "racist antishqiptar", "denigrues i vlerave mė tė larta kombėtare tė popullit tonė", "armik i pėrbetuar i shqiptarėve" e kėshtu me rend. Prandej, nuk tė habit qė z. Kraja shkruen se "Dhe, ajo qė tė mbush vrer, ėshtė se ky farė Schwartz-i hiqet edhe si mik i shqiptarėve..." Do me thanė, mik i shqiptarėve mundesh me kenė vetėm nėse flet dhe shkruen seē duen me ndigjue ata. Sapo nuk kėndon me korin homofon tė medias shqiptare pėr letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr Ismail Kadarenė nė veēanti, por del me nji element polifoniet, nuk je mā mik i shqiptarėve por "hiqesh" i tillė. Nėse rrin urtė, je Schwartz. Nėse nuk rrin urtė dhe nuk e adhuron 110 pėr qind Kadarenė, je nji "ky farė" Schwartz-i. Miqėsi e ēuditshme, miqėsi me gojėz.
Idolatria e njianshme provinciale qė i bāhet Ismail Kadaresė nuk e promovon prestigjin e kulturės shqiptare nė botė siē pretendojnė propaganduesit e veprės sė tij, por, nė tė kundėrtėn, e damton atź mbasi kadareizmi e paraqet Kadarenė sikur ai tė ishte i vetmi shkrimtar shqiptar, "shkrimtari i letrave shqipe", gjā qė i vorros te heshtja penat e tjera tė mėdha tė letėrsisė shqipe. Mjafton me ia hedhė nji sy bibliografisė sė Maksim Gjinajt, "Letėrsia shqiptare e pėrkthyer". Ku janė pėrkthimet e shumta tė veprave tė Mitrush Kutelit, tė Ernest Koliqit, tė Martin Camajt, tė Kasėm Trebeshinės, tė Frederik Rreshpjes. Ku janė pėrkthimet e veprave tė autorėve tė rinj si Ridvan Dibra, Ardian Kyēyku, Gazmend Krasniqi, Romeo Ēollaku, Ervin Hatibi, Rudian Zekthi, Olimbi Velaj etj.?
Zotnia Kraja shkruen, ndėr tė tjera, se "Kadare prej kohėsh nuk mohohet me argumentin letrar, por mė shumė me atė spekulativ politik. Nė kėtė pikė, Kadareja do tė stigmatizohet si shkrimtar qė ka mbėshtetur diktaturėn. Ėshtė interesant se akuzat e kėtilla, nuk vijnė nga shkrimtarėt ose pėrgjithėsisht nga njerėzit qė e kanė pėsuar nga regjimi i Enver Hoxhės. Nė Tiranė, ta zėmė, nga vetė tė pėrsekutuarit e kam dėgjuar tė thuhet: le tė thonė tani ēfarė tė donė, por pėr ne Kadareja ka qenė si ajo drita nė fund tė tunelit, qė tė jep shpresė se njė ditė do tė dalėsh prej tij."
Nė kėtė mes ia vlen me thanė se z. Kraja harrueka se Stephen Schwartz nė shkrimin e tij nė fjalė merret me argumentin letrar, e quen "Pasardhėsin" nji roman tė dobėt dhe e thotė edhe se pse e quen tė dobėt. Z. Kraja duket harron edhe faktin qė vetė Kadareja dhe homofonia pro-Kadare e pėrdorin argumentin politik tue e paraqitė nėnkryetarin e Frontit Demokratik dhe zavendėsin e Nexhmije Hoxhės si disident dhe viktimė tė persekutueme tė diktaturės. Z. Kraja nuk merr nė dijeni se nuk janė vetėm "armiqtė e shqiptarėve", por edhe persona qė as nuk kanė ndonji lidhje me gjuhėn shqipe a me punėt shqiptare, persona tė pamvarun, qė dyshojnė se Kadareja paska kenė disident dhe nji i persekutuem i regjimit - siē janė rumunja Renata Dumitrashku (http://www.mobylives.com/Dumitrascu.html), publicisti zviceran dhe redaktori i revistės "Die Weltwoche" Julian Schuett (http://www.weltwoche.ch/artikel/?AssetID=12267&CategoryID=63 ), recensenti i revistės "WoZ" Paul L. Walser (http://www.woz.ch/artikel/inhalt/2003/nr46/Kultur/5166.html ), kritiku kanadez Pat Donelly (http://www.canada.com/montrealgazette/news/artsbooks/story.html?id=2f13e6f9-5bff-44fd-b407-74f46b086bfe ) nė "Montreal Gazette". Kishte me kenė mjaft e vėshtirė me konstruktue njifarė ndėrlidhje tė fshehtė a tė hapėt midis tyne autorėve tė cilėt thjesht e shprehin mendimin e tyne pa komplot dhe prapavije tė pėrbashkėt. Sa u pėrket tė persekutuemve tė regjimit prej tė cilėve z. Kraja i ka ndigjue fjalėt e naltpėrmenduna lavduese pėr Kadarenė, pėr fat tė keq s'na thotė se kush janė ata. Megjithatź, nji mundemi me konstatue: "por pėr ne Kadareja ka qenė si ajo drita nė fund tė tunelit, qė tė jep shpresė se njė ditė do tė dalėsh prej tij" - fjalė kėto tė duken si tonaliteti me tė cilin flet Visar Zhiti. Duket se z. Kraja s'ka bisedue me ish-burgaxhinj tė tjerė si, fjala vjen, Kasėm Trebeshina. Trebeshina shprehet krejtsisht ndryshe pėr Ismail Kadarenė. Pėr me kuptue se ēfarė ishte dhe ēfarė nuk ishte disidenca dhe persekutimi nėn regjimin e diktaturės, do tė duhej me i konsultue veprat e Kasėm Trebeshinės, librat e At Zef Pllumit a tė Fatos Lubonjės pėr tė shikue se ēka pėrjetonin dhe pėsonin ata - dhe shumė e shumė tė tjerė - pėrderisa disidenti Ismail Kadare po udhėtote pėr nė Paris.
P.S. Debatin e māsipėrm e pata me gazetarin z. Kraja. Nė fund, due me e pėrshėndetė me respekt shkrimtarin - prozatorin - Mehmet Kraja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara