HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me Hans-Joachim Lanksch

Hans-Joachim Lanksch -- nga Hans-Joachim Lanksch

-Mund tė na kujtoni takimin tuaj tė parė me Martin Camajn, dhe si vazhdoi mė pas lidhja mes jush?

Pėr herė tė parė e pashė Martin Camajn kur isha student i ri, nė semestrin e dytė a tė tretė, nė nji ligjeratė tė profesorit Alois Schmaus pėr filologjinė e gjuhėve ballkanike. Mė ra ndėr sy nji burrė shtatmadh dhe i pashėm qė e fliste gjermanishten me theks tė ēuditshėm dhe mjaft ekzotik pėr veshin tim. Doktorantėt dhe studentėt e tjerė tė vjetėr silleshin rreth burrit shtatmadh me theks tė ēuditshėm, burrė ky qė rrezatote autoritet dhe dije. Mbas ligjerate, studentėt kishin zakon me ndźjtė nė nji kafené ballė pėrballė universitetit, te "Papa Schmidt" ("Baba Shmit") ku, pėrndryshe, profesori ynė Schmaus (i cili fliste rrjedhshėm rusishten, serbishten, ēekishten, bullgarishten, shqipen, rumanishten, greqishten, turqishten dhe arabishten dhe i cili nuk mund tė jetote pa kave dhe cigare) kishte zakon me u takue me studentėt e tij pėr tė diskutue problemet e tyne. Mbas ligjeratės sė profesorit Schmaus, te "Papa Schmidt", burri shtatmadh dhe me theks tė ēuditshėm u tregue si nji qendėr e rrethit tė studentėve dhe si kėshilltar i tyne. Dy studentė u zhytėn nė bisedė me tź dhe ia banė pyetje pėr problemet e tyne me gratė. Ky i ndigjote ata me vėmendje, mendohej mirė dhe u fliste qetė, ngadalė dhe nė mėnyrė tė matun tue i kėshillue me pjekuni tė admirueshme pėr marrėdhaniet me gra. Ky qe takimi im i parė me Martin Camajn.
Disa semestra mā vonė u vendosa me mėsue gjuhėn pėr tė cilėn profesori Schmaus na fliste me aq dashuni e pasion, shqipen, ku pedagogin e shqipes e kisha shģ burrin shtatmadh e me theks ekzotik. Me kohė, marrėdhania mėsues-nxanės dhe mbasandej autor-pėrkthyes u bā miqėsi.

-Ju u bėtė pėrkthyesi i Martin Camajt nė gjermanisht, pėrse zgjodhėt pikėrisht letėrsinė e tij, ēfarė ju tėrhoqi mė shumė tek letėrsia e tij?

Kurrė nuk kam vendosė me u bā pėrkthyes i Camajt a lėre i poezisė shqipe. Nji ditė kena konstatue qė unė pėrkthejsha poezi tė ekspresionistit slloven Sreēko Kosovel, ndėrsa profesori shkruete poezi. Kur mė tha se do tė ma sillte dikur librin e vet, mbetesha mjaft skeptik – dihet se, zakonisht, letėrsia e profesorave dhe e diplomatėve āsht e dobėt... Kur u ballafaqova me poezitė e Martin Camajt, mė magjepste bukuria e tyne, ndėrthurja e tingujve, muzika intime e tingujve tė gjuhės sė tyne, ritmi i mrekullueshėm i kangėve popullore. Mbas shikimit nė bukurinė e jashtme tė kėtyne poezive, mė tėrhoqi kombinacioni i kompleksitetit tė tyne me thjeshtėsinė e dukjes sė tyne, mė fascinoi simbioza e arkaikes me modernėn dmth. ato ishin poezi moderne mbi nji substrat arkaik elementesh tė letėrsisė gojore, mė pėlqente trajta e tyne eliptike, lapidare dhe lakonike. Poezitė e Martin Camajt pėrmbajnė pikėrisht aq fjalė sa duhen, asnji mā tepėr dhe as edhe nji mā pak. Mė tėrhoqi shkalla e naltė abstrakcioni, hermetizmi dhe simbolizimi nė vjershat e Camajt, e ēmojsha autenticitetin dhe sinqeritetin e poezive tė tij ku nuk ka as poza as fraza as zbukurime kallpe tė vizionit tė poetit, nuk ka idile tė rreme, nuk ka idealizime dhe as heroizime.
Unė mbetesha si i shituem prej bukurisė sė jashtme e tė mbrendshme tė poezisė camajane, isha i bindun se kjo poezi duhet tė pėrkthehet e tė njihet pėrjashta Shqipniet. Njikohėsisht isha i bindun se kjo poezi nuk mund tė pėrkthehet, se pasunia e gjuhės sė saj nuk mund tė jepet me mjetet e gjuhės sime, gjermanishte. Prapėseprapi, kapesha fyt pėr fyt me poezinė e Camajt dhe me gjuhėn e saj. Kur u pa se poezia e Camajt, megjithatź, mund tė pėrkthehet, ramė dakord qė tė pėrktheja poezi tė vėllimit "Njeriu mė vete e me tjerė" (i cili nė Shqipnķ zakonisht citohet gabim si "me tė tjerė") si eksperiment, pa obligime dhe pa qėllime botimi. Eksperimenti, simbas mendimit tonė, doli mbarė dhe mā nė fund vendosėm me e botue.

-Si do ta vlerėsonit letėrsinė e Camajt nė raport me evoluimin e letėrsisė jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Europė e mė gjėrė?

Simbas meje, nė letrat shqipe Martin Camaj i pėrket treshės sė poetėve mā tė mėdhenj tė shekullit qė kaloi, bashkė me Lasgushin dhe Frederik Rreshpen. Nė pėrmasa europiane dhe botnore jam i mendimit se Camaj i takon kategorisė sė klasikėve tė modernės e cila mund tė pėrcaktohet me emna si Rafael Alberti, Jorge Guillén, Vicente Aleixandre, Juan Ramón Jiménez, César Vallejo, Octavio Paz, Frantishek Halas, Bohumil Hrabal, Vitjeslav Nezval, Ossip Mandelshtam, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, Giuseppe Ungaretti etj. Camajt do t'i takote nji vend nė radhėt e tyne. Mirėpo, pėr fat tė keq, Martin Camaj nuk ka nji lobi tė fortė, ai nuk njihet ende si do tė duhej dhe sa e meriton letėrsia e tij. Mė 2005, me rastin e tetėdhetėvjetorit tė lindjes sė tij, askuj s'i ra ndėr mend me shpallė nji "Vit i Camajt"... (Ashtu si as Kasėm Trebeshina pėr tetėdhetėvjetorin e sivjetėm nuk do ketė nji "Vit i Trebeshinės"). Nuk ekziston nji makinerķ lėvduese dhe himnizuese qė e pėrmend pandėrpré Camajn. Martin Camaj ishte nji njeri i qetė dhe modest, letėrsinė e kishte obsesion dhe jo "mision" ku nuk ishte nė karakterin e tij me e trumbetue parreshtun veprėn e tij letrare nė tė katėr anėt e botės.
Letėrsia e Martin Camajt zhvillohej paralelisht me moszhvillimin e letėrsisė sė socrealit, ajo zhvillohej kryekėput pamvarėsisht prej socrealit. Prej poezive fillestare tejet konvencionale, poezia e Camajt u zhvillue nė poezi moderne dhe individuale me vargun e lirė deri nė kulmin e saj tė prozės poetike fort simbolike tė vėllimit "Dranja".
Nė vakuumin qė krijohej mbas grahmės sė makthit socreal, Martin Camaj mundet me kenė nji udhėrrėfyes pėr brezat e rinj shkrimtarėsh. Jo pėr ta imitue, ruejna Zot, por si model i seriozitetit tė punės, i konsekuencės me tė cilėn ai e ndiqte rrugėn e vet individuale, si model i punės letrare pa kompromis dhe, para sė gjithash, si model pėr pėrpunimin akribik dhe kreativ tė gjuhės.

-Si njė njeri qė sheh nga afėr procesin letrar nė botė, si do ta vlerėsonit letėrsinė qė bėhet sot, dhe ēfarė ka ndryshe sot nga ajo qė mundohej tė pėrcillte brezi i Camajt?

Me sa mund ta shoh, letėrsia gjithnji e mā shumė trivializohet, seksualizohet dhe sipėrfaqėzohet. Po humbet pesha dhe vlera e fjalės. Nė poezi, nė vend tė ekonomisė sė fjalės qė e ushtrote Camaj, ka dyndalla tė vėrteta fjalėsh. Fjala letrare po pėson nji inflacion tė randė.

-Si kanė qėnė kontaktet e para me Shqipėrinė tė Lankshit. Ēfarė keni gjetur nė udhėtimet e tua nė Shqipėri nga ajo qė ruanit nga kujtimet e Camajt?

Nė Shqipnķ, deri mė tash, kam kenė dy herė. 2002-ėn me rastin e akordimit tė "Pendės sė Artė" pėr Martin Camajn e tė "Pendės sė Argjendtė" pėr mue, dhe 2003-ėn me rastin e takimit tė shkrimtarėve shqiptarė me pėrkthyesat e huej nė Shkodėr, gjithsejt 9 dit. Malėsinė mbishkodrane tė Camajt s'e kam pį, kam pį Tiranėn, Shkodrėn, Krujėn dhe rrugėn prej Tiranėt deri nė Shkodėr. Pėr Shkodrėn kisha nji pėrfytyrim nė bazė tė kujtimeve tė Martin Camajt e tė prozave tė Ernest Koliqit. Ballafaqimi me realitetin e sotėm shkodran qe nji shok i thellė. Qysh rrugės Tiranė-Shkodėr kisha pėrshtypjen sikur tė isha nė ndonji vend tė Botės sė Tretė. Vorfnķ kudo. Fshatna pa tė rinj. Makina tė vjetra tė hedhuna nė pėrrue. Plake dhe pleq me veshje lecka-lecka. Rrėnime anėmbanė. Tmerr! Shkodra e lanun mbas dore sa qė s'tė vjen me besue se ēfarė shohin sytė e tu. Nji qytet nė rėnie. Rrugė historike veē gropa-gropa. Godina pa ngjyrė e pa suva. Dhe nė mes tė qytetit xhamia e madhe e re, e bardhė dhe – si duket – e ndėrtueme me paratė saudite vahabite... Katedralja gjatė meshės sė mėngjesit nė nji ditė pune pothuej e zbraztė, rreth altarit nji grusht klerikėsh tė stėrplakun...
Nė "Fshatin e Paqes" ku banojshim gjatė ditve tė Takimeve, kisha nji takim fort tė posaēėm. U duk Atė Zef Pllumi, me tė cilin njihesha me anė tė telefonit, letrave dhe telefakseve kur ishte drejtor kishe nė Tiranė. Kur e pashė Atin e nderuem, nuk isha nė gjendje me folė me tź, ia krisa tė qarit me gulēima, i paaftė me shqiptue as edhe nji fjalė. Lot mė erdhėn vetvetiu, nuk isha nė gjendje me kontrollue tė qarit. Atė Zefi, shtatvogėl, plak dhe me sy therės qė kishin pį dhe pėrjetue aq shumė nė jetėn e tij, n'atė moment pa dashje ma rikujtoi gjithė botėn e pasun shpirtnore dhe mendore nė tė cilėn ishte rritė dhe formėsue Martin Camaj, ma rikujtoi Shqipninė "time" qė ma kishte rrėfye mėsuesi dhe miku im i cili si nxanės e kishte pį nė rrugėt e Shkodrės Atė Fishtėn dhe Atė Mjedėn, ma rikujtoi nji kulturė tė pasun qė s'āsht mā. Nji botė e perėndueme.
Ndryshe ishte Tirana e bujshme, me mercedesat e mafiozėve, me reklamėn vigane tė "Vodafone" pėrballė monumentit tė Skėnderbeut, me shtėpinė e shėmtueme nė tė cilėn jeton Kasėm Trebeshina me familje. Due me theksue se pėr mue dukunitė negative qė mundesh me i pį nė Shqipnķ nuk kanė randėsķ prioritare dhe nuk ma zhdukin por ma rrisin motivacionin me u angazhue pėr kėtė vend tė shpartalluem prej tiranisė komuniste. Prioritet pėr mue kanė miq e kolegė qė i kam nė Shqipnķ, prioritet pra e kanė njerėzit dhe jo pasojat e katastrofave tė dikurshme e tė sotme politike.

-Si do ta vlerėsoni ecurinė e letėrsisė shqipe kėto vite. Duke qėnė se ėshtė njė letėrsi post-komunistė sa ka mundur ajo tė jetė e njėjtė nė tregun e letrave bashkohore?

Me sa kam mundėsi me ndjekė ecurinė e letėrsisė shqipe kėto vite, ajo mė duket mjaft interesante dhe shpresėdhanėse. Ajo āsht tue u emancipue, tue kėrkue rrugėn e vet larg kallėpeve socrealiste, tue kėrkue identitetin e vet tė ri. Ajo pėrftoi dhe pėrfton talente tė reja, megjithėse ato e kanė tė vėshtirė qė tė ndihet dhe merret nė dijenķ zani i tyne. Duket se "tė vjetrit" ende e zotnojnė tregun e librit e tė letėrsisė nė Shqipnķ. Megjithatź, me ecuninė e kohės do tė zverdhen veprat e tė "vjetėrve" dhe do tė dalin nė shesh veprat e atyne qė tash konsiderohen si "tė rinjtė". Kėshtu e ka rrjedha e letėrsisė edhe nė vende tė tjera. Tani pėr tani, "tė rinjtė" e kanė tė vėshtirė me u afirmue edhe pėr shkak se veprat e tyne janė me pretendime mjaft tė mėdhį, veprat e tyne nuk lexohen kollaj, nuk mund tė konsumohen lehtė posaēėrisht jo prej lexuesve qė nuk janė tė mėsuem me lekturė me kėrkesa tė nalta. Nė kėtė mes mendoj se dėshton shtypi dhe periodiku shqiptar i cili do ta kishte detyrėn me i pėrhapė veprat e pendave tė reja dhe me i "edukue" lexuesit pėr t'i aftėsue pėr lektura mā tė vėshtira. Mos tė flasim pėr shtėpitė botuese.

-Ju e keni njohur letėrsinė shqipe nga gjuha e Camajt, nė gegėrisht. Ēfarė mendoni pėr kėtė lloj tė shkruari?

Pėr nji shkrimtar qė flet dhe mendon gegnisht, tė shkruemit gegnisht mė duket mėnyra mā e natyrshme shkrimi. Nėse nji shkrimtar geg sheh andrra nė gjuhėn e njisueme, le tė shkruejė njisuemisht. Pėrveē kėsaj, etablimi me dekret i gjuhės sė farkėtueme simbas marrėzive tė "gjuhėtarit" sovjetik Marr, imponimi arbitrar i kėsaj gjuhe mbi dy tė treta tė popullsisė shqipe (gege) gjatė sundimit stalinist mbet ende nji problem i pazgjidhun. Gegnishtja āsht nji idiomė e mrekullueshme. Nė pendėn e nji letrari geg, gegnishtja āsht po aq e bukur sa tosknishtja nė pendėn e nji shkrimtari tosk. Pėrdhunimi i shqipes prej marrėzive tė gjuhėtarėve amatorė Marr, Stalin e Hoxha dhe tė shėrbėtorėve tė tyne duhet rishikue. E shoh me kėnaqėsi tė madhe qė ka nji ēetė tė vogėl, po kryeneēe letrarėsh dhe publicistėsh gegė qė shkruejnė dhe botojnė gegnisht.
Tash disa vjet dikush – s'mė kujtohet mā se kush – e shtroi pyetjen se ēfarė vlere do tė kishte vepra e Martin Camajt po tė ishte shkrue nė njisuemishte. Pyetja mė duket pyetje posaēėrisht idiote. Nuk āsht fjala vetėm se vepra e tij do tė kishte rotacizma dhe lidhoren nė vend tė paskajores, por ajo nuk do tė kishte as zanore hundore dhe as nji sistem kuantitativ rrokjesh dhe, para sė gjithash, nuk do tė kishte frazeologjinė e pasun geg dhe as idiomatizmat e mrekullueshėm tė gegnishtes.

-Mendoni se evoluimi i mjeteve teknike ashtu si shumė kritikė sot nė botė po i largon njerėzit gjithnjė e mė tepėr nga librat?

Nuk besoj se kritika i largon njerėzit prej librit. Pėrkundrazi, kritika e zgjon dhe stimulon oreksin e lexuesit. Nėse kritiku shkruen nji recension pozitiv, lexuesi i urtė tė nesėrmen shkon nė librarķ dhe e blen librin nė fjalė. Mendoj se āsht mā tepėr ritmi jetėsor gjithnji e mā shumė nė rritje qė e tėrhjek lexuesin prej librit. Bota jonė nervoze dhe hektike. Mjetet teknike si kompjuteri tė cilat kinse na e lehtėsojnė jetėn dhe kursejnė kohė, por nė tė vėrtetė na krijojnė edhe mā shumė trysni kohore mbasi na mundėsojnė me punue edhe mā shpejt edhe mā shumė. Murtaja e televizionit e tėrhjek shumė vėmendje, kohė e energji. Nji rol tė madh nė kėtė mes luen edhe shembja e vlerave dhe globalizimi i mosvlerave (shih pėr shembull rastin e shundit blasfemik tė Dan Brown-it), banalizimi dhe sipėrfaqėzimi i kulturės (p.sh. "letėrsia e lehtė", veēanėrisht ajo amerikane).

-Si ėshtė roli i kritikės sot nė krahasim me shkrimtarėt, ka mė shumė kritikė apo njerėz qė duan tė bėjnė letėrsi?

Nėse flasim pėr Shqipninė, kritika letrare sidomos ajo serioze mė duket nji dukuni pothuej e pakenė. Ka tepėr shumė nxanėsa dhe studentė qė duen me "bā letėrsķ". Mirėpo, pėr fat tė bardhė, ka dhe mjaft njerėz qė jo vetėm duen me bā letėrsķ por qė edhe shkruejnė letėrsķ, letėrsķ tė vėrtetė.

-Si e shihni interesin ndaj letėrsisė shqipe jo vetėm nė gjuhėn ku ju pėrktheni nė gjermanisht, por edhe nė gjuhė tė tjera. Sa interes ka pėr tė?

Interesi ndaj letėrsisė shqipe duket ka nji traditė nė Francė. Francezėt janė me nji kulturė mā tė gjanė e tė hapun se popuj tė tjerė. Nė Francė interesohen, fjala vjen, edhe pėr letėrsinė rumune e cila āsht mjaft e panjohun nė vendet e ndryshme europiane. Pėrjashta Francės, interesimi pėr letrat shqipe s'āsht tepėr i madh. Kėtu, duhen diferencue kategori tė ndryshme. Tjetėr āsht interesimi pėr letėrsinė shqipe dhe tjetėr āsht interesimi pėr veprat e kryeshkrimtarit a gjeniut tė saj. Pėr atź tė fundit, ka nji traditė interesimi nė vendet gjermanishtfolėse ku i janė pėrkthye dhe i pėrkthehen edhe mā tźj shumė vepra. Kohėve tė fundit mjaft interesim ka edhe pėr librat e Fatos Kongolit, pėrkthye gjermanisht prej Joachim Roehm-it. Pėrndryshe, sa i pėrket interesimit pėr letėrsinė shqipe prapė duhet me diferencue. Tjetėr āsht interesimi i shtėpive botuese dhe tjetėr āsht interesimi i publikut lexues. Interesimi i botuesve āsht pothuej i njźjtė me zero, ndėrsa publiku lexues me sa vjen nė kontakt me letėrsinė shqipe entuziazmohet mjaft pėr tź. Njifarė tradite interesimi pėr letrat shqipe ka dhe nė Italķ, falė ndėrmjetėsimeve tė arbreshėve tė atjeshėm. Nė vendet e tjera, shikue realisht, interesimi pėr letėrsinė shqipe āsht bukur modest, pėrfshī kėtu dhe botėn anglofone ku tani pėrkthehen konvejer pėrkthimet frėngjisht veprash tė kryeshkrimtarit a gjeniut tė letrave shqipe.
Kishte me kenė e kėshillueshme po tė ndiqte edhe Shqipnia rrugėn qė e ndjekin vendet mā tė menēme si Hungaria dhe Bullgaria tė cilat paratė e tyne tė kulturės nuk i fusin nė spektaklokulturėn e nė festivale pompuoze ndėrkombėtare por e pėrkrahin, edhe financiarisht, botimin e pėrkthimeve prej letėrsisė sė tyne. Rezultati āsht qė sot letėrsitė hungareze dhe bullgareze njihen mjaft nė vendet gjermanofone.

-Sipas jush, ēfarė duhet tė ndryshojė nė konceptin e letrarėve tė rinj shqiptarė?

Asgjā nėse nuk kanė ndonji koncept. Nėse kanė nji koncept mendoj se do duhej ta pėrflakin. Poza prej letrari āsht kompatibile me koncepte, letėrsia – simbas meje – jo. Letėrsia e mirėfilltė nuk duron koncepte. Ajo ka nevojė pėr autenticitet dhe kreativitet. Dhe pėr individualitet. Krimi mā i randė i stalinizmit ndaj letėrsisė, pėrveē dhunimit tė sė vėrtetės, ka kenė kolektivizimi i letėrsisė, shtypja e egėr e individualitetit krijues. Letrarėt e rinj shqiptarė janė nė rrugė tė mirė poqese emancipohen prej letėrsisė sė kolektivizueme. Āsht mirė nėse hulumtojnė pėr individualitetin e vet dhe e zhvillojnė atź. Kishte me kenė kobzezė po tė kishin rį nė njifarė kolektivizmi tė ri, drejtue kundėr kolektivizmit tė vjetėr. Nuk mund tė emancipohesh prej grupeve, klaneve a klikave tė vjetra me grupe, klane a klika tė reja. Shkolla a rryma e vjetėr nuk mund tė mposhtet me nji shkollė tė re. Nga ana tjetėr, as nuk mundesh me u emancipue nėse fraternizohesh me gardėn e vjetėr. Pėr fat tė mirė, ka penda mjaft tė pamvaruna qė e ndjekin patundun rrugėn e vet individuale tue u ndźjtė larg grupimeve, guruve letrarė, rrymave, modave, konjunkturave etj. Ndėr individualitetet e tilla letrare kisha me cekė disa emna, veē sa pėr shembull, si Romeo Ēollaku, Gazmend Krasniqi, Ridvan Dibra, Brikena Smajli etj. Siē e thashė pak mā parė, ndėr shkrimtarėt e brezave tė rinj ka syresh qė shkruejnė letėrsi aspak tė lehtė. Te ata kisha me apelue mos me lėshue pź, mos me bā kompromis. Atyne due me ua vū nė dukje nji thanie tė Martin Camajt: "Unė nuk mundem me shkrue me urdhėn qė tė mė kuptojnė tė gjithė"...

Intervistoi: revista Shqip, Tirane

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara