HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kozmologia shqiptare flet pėr BBC-nė

-- nga Nazim Rashidi, Korrespondent i BBC-sė nė Tiranė

Laura Mersini me kolegė Gjatė punės si gazetar shpesh me krijohet mundėsia pėr tė takuar njerėz interesantė dhe tė veēantė, por personazhi i sotėm i cili do tė jetė i ftuar nė rubrikėn tonė intervista do tė jetė tejet specifik. Kjo pėr shkak tė profesionit tė saj.

Ajo ėshtė kosmologe, njė profesion tejet i rrallė nė tė gjithė botėn, ndėrkohė ėshtė e vetmja shqiptare me njė profesion tė tillė dhe njė nga shumė pak femrat nė tė gjithė botėn qė merren me kėtė shkencė.

Laura Mersini Houghton jeton nė SHBA dhe nė komunitetin e shkencėtarėve botėrorė ėshtė e njohur pėr teoritė e saj pėr kozmosin dhe krijimin e gjithėsisė, ka sfiduar teorinė e Ainshtanjit, pėr tė cilėn ka marrė vlerėsime ndėrkombėtare, por nė Shqipėri thuajse nuk ėshtė e njohur fare.

BBC- Laura si do ta prezantoje veten?

Laura - Unė punoj si profesore asistente nė Universitetin e North Caroline nė Chapel Hill. Fusha ime e specializimit ėshtė fizika teorike dhe kozmologjia. Studimet e para i bėra nė Shqipėri, ndėrsa master, doktoraturė dhe post doktoraturė nė Amerikė.

BBC- Profesioni juaj ėshtė kozmologe. Ēfarė nė fakt nėnkupton ky term?

Laura- Nė kėtė moment, pėrfshin shumicėn e fizikės teorike. Ka tė bėjė me studimin e universit nė tėrėsi dhe me historinė e universit qė nga koha e Big Bang, si fillojė universi dhe deri nė universin e kohės sė tanishme.

BBC- Laura, unė di qė ju keni kryer studimet nė Shqipėri pėr fizikė. Pėrse vendosėt tė merreshit me kozmosin?

Laura- Kjo fushė ėshtė shumė interesante pėr ēdo student qė bėn doktoraturėn nė fizikė. Ėshtė fushė shumė e vėshtirė dhe kjo ėshtė njė nga arsyet pėrse jo shumė veta punojnė nė kėtė fushė. Pra, intriga ishte aty dhe unė vendosa ta vazhdoj deri nė fund kėtė kuriozitet.

BBC- Pak mė herėt, unė thashė se nuk ju njohin shumė njerėz kėtu nė Shqipėri, pėrse ndodh kjo?

Laura- Ndoshta, ngaqė u bėnė vite qė kam ikur dhe pjesėrisht dhe pėr fajin tim qė nuk kam mbajtur lidhje me profesorėt dhe kolegėt e mi nė Shqipėri.

BBC- Mbase ju Laura nuk jeni e njohur kėtu nė Shqipėri, megjithatė ju jeni e njohur nė qarqet shkencore ndėrkombėtare dhe njė nga arsyet pėrse jeni e njohur ėshtė sepse keni sfiduar njė teori tė Ainshtanjit. A mund ta shpjegoni kėtė?

Laura - Nė kėtė moment nga avancimi teknologjik ne kemi shumė tė dhėna astro-fizike tė cilat ndikojnė se universi mbizotėrohet nga njė energji qė quhet Dark Energy e cila ėshtė 70% e energjisė totale tė universit dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar me teorinė e Ainshtanjit, prandaj shumica e fizikantėve teoricienė mundohen qė tė gjejnė ose njė teori mė tė pėrgjithshme e cila do ta kishte si pjesė tė sajėn teorinė e Ainshtanjit, ose njė teori tjetėr shumė mė ndryshe se teoria e Ainshtanjit. Por nė radhė ta parė janė tė dhėnat astrofizike tė cilėt detyruan fizikantėt teorikė qė ta pranojnė mundėsinė qė ndoshta ne na duhet dicka mė shumė sesa teoria e Ainshtanjit.

BBC- A ishte kjo ajo teori e juaj qė ju bėri qė tė fitoni kredibilitet nė qarqet shkencore botėrore?

Laura- Patjetėr. Kjo siē e pėrmenda mė parė ėshtė njė fushė shumė e vėshtirė dhe tė bėsh njė teori nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė fituar kredibilitet, sepse duke qenė njė problem shumė intrigues pėr anėn psikologjike, shumė nga kokat mė tė mira tė botės janė marė me kėtė problem dhe secili ka teorinė e vet qė mundohet ta shpjegojė. Asnjeri nga ne nuk ka patur sukses tė plotė deri tani, megjithatė kur ne arrijmė tė bėjmė njė parashikim i cili pėrputhet me tė dhėnat astrofizike me ato ē‘ka vrojtojmė nė qiell, atėhere kjo i jep teorisė kredibilitet. Fusha ku unė kam punuar, qoftė pėr “Dark Energy” kėtė energji misterioze qė mbizotėron nė akselerimin e universit, qoftė edhe fillimi i universit dhe i Big Bang, nė tė dyja kėto teori unė jam munduar qė tė bėj dhe parashikime tė cilat mund tė testohen me tė dhėnat astrofizike dhe ka qenė kjo pėrputhje e cila fitoi kredibilitet nė komunitetin e fizikės.

BBC- Unė di qė ju jeni vazhdimisht nė kontakte me kozmologėt, fizikantėt mė tė njohur tė botės. Keni takuar pėr shembull Stephen Hawking apo edhe nobelistė tė tjerė. Si ju pranojnė ata ju, kur ju i thoni se vini nga Shqipėria?

Laura- Komuniteti i fizikės teorike dhe kozmologjisė ėshtė i vogėl dhe ne na bie qė ta takojmė njeri-tjetrin shumė shpesh qė nga nobelistėt dhe tė gjithė anėtarėt e tjerė tė komunitetit nėpėr konferenca qė organizohen 3 – 4 herė nė vit nė vende tė ndryshme tė botės.
Nga ana tjetėr komuniteti ka njė frymė shumė demokratike, asnjeri nga ne nuk i vė shumė rėndėsi titujve apo famės apo origjinės nga kush vend vijnė, por mė tepėr kėto takime ne mundohemi t'i shfrytėzojmė duke bėrė debate me njeri-tjetrin pėr teoritė tona, qoftė pėr tė hedhur poshtė, qoftė pėr tė pėrkrahur ato teori qė na duken mė tė vlefshmet. Prandaj tė qėnit shqiptar nuk ėshtė njė cėshtje qė i kanė vėnė shumė rėndėsi anėtarėt e tjerė tė komunitetit, tė paktėn kėshtu mendoj unė.

BBC - Po habiten qė ėshtė njė vend relativisht i vogėl dhe ka persona tė cilėt kanė interes pėr njė fushė, e cila gjithsesi kėrkon studime tė thella dhe fonde tė mėdha?

Laura- Kjo po, qė ka qenė mė tepėr nė drejtim tė tė qenit femėr e cila ėshtė njė minoritet nė fizikė.

BBC - Laura. Ju jeni njė nga 3 – 4 kozmologet nė tė gjithė botėn, ndėrkohė qė kozmologė janė rreth 200. Si tė bėn tė ndjehesh kjo gjė?

Laura- Ėshtė njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha. Jo pse ne jemi njė grup i vogėl, dėshira ime do ishte qė sa mė shumė anėtarė tė tjerė tė bashkoheshin. Ėshtė njė tendencė qė po ndodh nga qė problemet mė fondamentale nė fizikė nė kėtė moment janė problemet e kozmologjisė dhe shumė fizikantė nga fusha tė tjera kanė filluar qė t'i futen kozmologjisė. Por, nga ana tjetėr ka dhe kėnaqėsi shumė tė madhe, sepse nė ēdo moment qė njėri nga ne arrin tė ketė njė teori, e cila na duket tė tėrėve e vlefshme, atėherė ėshtė njė hap shumė i madh progresi nė fizikė.

BBC- Cila ėshtė teoria e fundit pėr tė cilėn keni fituar respekt ose mbase ka patur dhe reagim pasi ju e keni publikuar?

Laura- Teoria e fundit qė kam punuar vitin e kaluar ėshtė teoria e “Fillimit tė Universit” dhe kjo hyn mė tepėr nė njė fushė qė ka filluar tė zhvillohet kohėt e fundit qė quhet “String Cosmology”. “String theory” ėshtė nė kėtė moment kandidati kryesor pėr tė qenė teoria themelore e gravitetit kuantik, por njė nga problemet me kėtė teori ėshtė qė parashikon me biliona dhe biliona universe qė duken njėlloj si universi jonė.

BBC- Sa tė vegjėl jemi ne Laura si kozmos apo universi jonė sa i vogėl ėshtė?

Laura- Shumė pa rėndėsi.

BBC- Ēfarė shikon ti kur shikon yjet, qiellin?

Laura- Pėrsosmėrinė e natyrės dhe intrigat.

BBC- Si tė bėn kjo tė ndjehesh?

Laura- Si njė foshnje me kuriozitet tė pastėr pėr natyrėn, sepse sado qė tė studiojmė dhe akumulojmė, ajo e cila dimė ėshtė njė pėrqindje jashtė mase e vogėl nė krahasim me misteret qė mbeten akoma pėr t'u zbuluar. Ky lloj kurioziteti, me kėtė pastėrti ėshtė gjėja mė e bukur pėr ta kaluar jetėn.

BBC- Ti studion kozmosin, ndėrkohė nuk je njė astronaute pėr tė udhėtuar nė kozmos. Do kishe dashur tė shikoje se ēfarė ėshtė pėrtej yjeve?

Laura- Jo aq shumė, sepse kur mendon nė shkallė kozmologjike pėrtej yjeve nuk ėshtė shumė larg. Distancat nė shkallė galaksike janė shumė shumė tė vogla nė krahasim me distancėn e universit dhe distanca e universit nuk dihet se sa ėshtė, sepse vetė termi univers pėrdoret nė dy kuptime. Njė ėshtė universi i dukshėm, i cili pėrcaktohet nga rrezja e Hapel qė ėshtė emėruar pas shkenctarit Hapel, qė ishte i pari qė zbuloi zgjerimin e universit. Kjo rreze ėshtė 1027 centimetra qė ėshtė diēka qė mendja njerėzore arrin ta kuptojė. Por kjo pjesė e universit ėshtė njė pjesė shumė e vogėl nė krahasim me universin e vėrtetė. Problemi ėshtė qė rrezja Hapel pėrcakton njė kufi nė tė cilin ne arrijmė tė shikojmė, pra me sinjalė drite nuk arrijmė tė shikojmė pėrtej kėsaj rreze dhe nuk arrijmė tė shohim se ēfarė ka.

BBC-Besoni atėhere qė ka planete tė tjera?

Laura - Nuk ka asnjė arsye pėrse tė mos ketė, asnjė gjė speciale pėr universin tonė.

BBC - Domethėnė ka dhe marsianė dhe jashtėtokėsorė?

Laura - Nga ana matematikore me probabilitet ėshtė pothuajse 100%.

BBC - Sa kohė do i duhet njerėzve pėr t'i verifikuar kėtė fenomene?

Laura - Pėr mbitokėsorėt unė se di. Nė tė njėjtėn mėnyrė si ana matematikore thotė qė nuk ėshtė asgjė e veēantė pėr universin tonė dhe mund tė ketė dhe universe tė tjera, e njėjta gjė dhe pėr njerėzit. Pėr teorinė nėse ka diēka tjetėr pėrtej universit, kjo do arrihet brenda njė kohe shumė tė shkurtėr 4-5 vjet, sepse nė kėtė moment janė dy ose tri eksperimente shumė tė rėndėsishme qė po ndėrtohen njė nė Fėrmilev dhe njė nė Kaliforni tė cilat do arrijnė tė shikojnė kaq larg nėpėrmjet njė efekti qė quhet efekti “Landsore gravitacional”. Ky efekt ėshtė i thjeshtė pėr t'u kuptuar me teorinė e Ainshtanjit sepse sikurse ne e dimė qė ēdo trup ka gravitet, nė tė njėjtėn mėnyrė dhe njė grup galaktikash kanė fushėn e vet gravitacionale dhe e ka aq shumė tė fuqishma sa kur njė sinjal drite kalon nėpėr kėtė grupim galaktikash, fillon tė devijohet. Ėshtė si puna e lenteve, por pėr shkak tė fushės gravitacionale. Duke parė kėto devijime, ne do shikojmė deri ku ka strukturė dhe tė shikojmė rrezen Hapel.

BBC- Puna juaj specifike me hapėsirėn ju bėn qė tė komunikoni shpesh edhe me shkencėtarė tė tjerė tė NASA, ato qė publiku i shikon nė TV, kur komunikojnė me astronautėt tė cilėt shkojnė nė hapėsirė. Sa shpesh dhe ēfarė lloj komunikimi keni me kėta shkencėtarė tė tjerė?

Laura - Njė aspekt shumė i rėndėsishėm i punės time ėshtė komunikimi me astrofizikantėt dhe me astronomėt, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė tėrė fizikantėt tė mos shkruajnė teori vetėm pėr hatėr tė teorive, por tė krijojnė teori tė tilla, tė cilat bėjnė parashikime qė mund tė testohen. Unė personalisht jo vetėm qė mbaj kontakte me ta, por edhe bashkėpunoj, ku unė paraqes anėn teorike dhe bėj parashikimin teorik, atė lloj devijimi pėr tė cilėn ata duhet tė shikojnė dhe pastaj ata bėjnė analizėn e tė tėra tė dhėnave qė janė mbledhur nga astronautėt dhe shikojnė nėse parashikimi i teorisė pėrputhėt me atė ēfarė ne shikojmė nė qiell.

BBC - Deri ku shkon dėshira jote pėr tė gjetur, pėr tė zbuluar kozmosin dhe origjinėn e tij?

Laura - Shpresoj qė s’do jem asnjėherė e kėnaqur, bile jam e bindur qė mistere natyre do ketė jo vetėm pėr mua gjatė jetės time, por edhe pėr shumė breza tė tjerė mė mbrapa. Kėnaqėsia ėshtė nė proēesin e pėrditshėm.

BBC- Flet pėr mistere dhe ndėrkohė pėr detaje fizike ekzakte, flet dhe pėr rregulla qė ndodhin nė natyrė ose qė syri i njeriut nuk i shikon dot, por ti i parashikon. A beson nė zot, Laura?

Laura - Nuk do tė doja tė isha nė librat e kėqinj tė zotit, por fetare nuk jam.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara