HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KATALOGIMI DHE FJALORĖT E MUNGUAR TĖ SHQIPES

-- nga Ledi Shamku-Shkreli

Ledi Shamku-Shkreli Studiuesit e shqipes i ndan njė mur i madh mjegulle nga pėrdoruesit e saj. Katalogimi i Shqipes do tė ndihmojė nė afrimin e pozicioneve studiues – pėrdorues, tė cilat janė nė gjendje kritike si pasojė e kundėrshtisė mes decentralizimit gjuhėsor dhe gjuhėsisė ende tė centralizuar.

“Gjuha ėshtė njė fakt sociologjik, qė prodhohet, evoluon, ndryshon e pėrsoset, e gjitha nė funksion tė shoqėrisė, sė cilės i pėrket”

Ferdinand Brunot

Ėshtė pranuar tashmė se gjuha shihet si pjesė e ekzistencės njerėzore nė pėrgjithėsi. Ajo mplekset vazhdimisht me kėtė ekzistencė, bėhet e pranishme dora-dorės nė tė por edhe merr sakaq mbi vete tė gjitha shtjellat dhe format e saj. Pėr lehtėsi studimi, vetėm pėr lehtėsi studimi, gjuha ndahet nė lėmenj tė veēantė, nė varėsi tė interesit studimor. Ndarjet e gjuhės u ngjajnė ndarjeve tė globit nė meridianė e paralele, tė cilat janė thjesht vija imagjinare tė gjeografėve, ndaj sado t’i bihet globit mbarė e prapė, zor se mund t’i pengohet ndokujt kėmba nė to. Po kėshtu edhe gjuha nuk ka nė trup tė saj vija ndarjesh. Kėto tė fundit shėrbejnė si instrumente pėr Metagjuhėn, ndaj nuk u interesojnė dhe aq pėrdoruesve tė gjuhės, se sa studiuesve tė saj. Sikurse thotė Saussure: “ndarjet dhe stėrhollimet gjuhėsore i bėjnė gjuhėtarėt dhe jo masa folėse, pasi secili popull ėshtė mėse i kėnaqur me gjuhėn qė i ka rėnė pėr hise”.

Duke iu kthyer ndarjeve imagjinare tė gjuhės, studimi shquan tri syresh: sintaksė, leksik, shqiptim. Luhatjet qė vėzhgohen te secila ndarje shėrbejnė si tregues pėr marrėdhėniet e individėve me shoqėrinė dhe kulturėn. Cilėn anė tė lidhjes gjuhė-shoqėri pėrfaqėson teorikisht secila nga tri ndarjet e mėsipėrme? Sa i takon sintaksės, pėrfundimet teorike tė nxjerra nga vėzhgimi i objektit “gjuhė” nė kushte normale dėftojnė se ajo shėrben si tregues i kohezionit nė shoqėri. Domethėnė individėt pėrpiqen t’u shmangen zgjedhjeve vetjake sintaksore pasi modelin sintaksor - bartės tė mesazhit, ata e konsiderojnė deri diku monolit dhe tė imitueshėm.

Ndryshe nga sintaksa, leksiku ka dėftuar se shėrben mė shumė si tregues i ndarjeve brenda shoqėrisė, ndaj ėshtė edhe mė i lėvizshėm. Kėshtu individėt, ku “me” e ku “pa” vetėdije, nuk do tė reshtin sė provuari alternativa tė shumta, duke synuar tė ndėrtojnė identitetin e tyre socialkulturor edhe me ndihmėn e gjuhės. Sa i pėrket ndarjes sė tretė, shqiptimit, ai pasqyron mirėfilli bashkėsinė ku bėn pjesė folėsi e me tė cilėn identifikohet nė mėnyrė tė qėndrueshme pas farė njė moshe.

Siē u tha nė krye tė kėtij paragrafi, pėrshkrimi i mėsipėrm i ndarjeve ėshtė i tipit teorik dhe pėrgjithsues, i bazuar mbi njė sjellė normale gjuhėsore. Sė kėndejmi lind pyetja: A ėshtė normale Sjella Gjuhėsore e Prototipit Shqipfolės? Afėrmendsh natyra dhe ecuria e kėsaj Sjelle shkojnė pėrkrah faktorėve veprues mbi shoqėrinė qė ushtron atė gjuhė. Ndaj analizat e mėposhtme mbi shqipen do tė kryhen duke i konsideruar faktorėt jashtėgjuhėsorė dhe sjellėn gjuhėsore si dy entitete tė pandashme.

Kėshtu prototipi shqipfolės i qaset Gjuhės Letrare Kombėtare me njė dizavantazh tė ndjeshėm sociolinguistik si pasojė e veprimit tė tre faktorėve:
1) lėvizjes sė papritur dhe krejtėsisht tė pakontrolluar tė popullatės;
2) rėnies sė ndjeshme tė numrit tė fėmijėve qė kryejnė arsimin e detyrueshėm, pėrpos bjerrjes cilėsisore tė mėsimdhėnies;
3) hovit tė menjėhershėm tė informacionit libror e mediatik.

Ai shpesh zihet ngushtė nė Aktin Kumtonjės, pasi ndėrkohė qė shprehet, i duhet tė vendosė njėherėsh edhe njė marrėdhėnie tė re e tė pasprovuar ndėrmjet gjuhės qė njeh dhe stadit social-kulturor qė kėrkon tė arrijė. Dhe jo vetėm kaq; e gjitha kjo ndodh brenda njė arketipi gjuhėsor, tė cilin nuk e kanė edukuar, se tek e fundit, gjuha ėshtė baraz me mendimin gjithė sipas parimit se “caku i gjuhės sė tij ėshtė sakaq edhe caku i botės sė tij”. Kjo pasiguri nė pėrdorimin e mjeteve gjuhėsore pėrcakton kėsisoj dhe Qėndrimin Mendėsor (mentalistik) tė Prototipit Shqipfolės. Ky qėndrim mendėsor kushtėzon nė kėtė mėnyrė edhe Situatėn e tij Gjuhėsore, situatė kjo qė sot duket se shfaq kėto tri simptoma:
Praninė e dialektit tė pėrkatėsisė

Epėrsinė e sociolektit ndaj dijes mbi sistemin standard

Pėrdorimin e fjalėve (qofshin kėto shqipe apo tė huaja) tė cilave ai nuk ua di mirė kuptimin. Kėshtu p.sh. vihet re se fjala “i amullt” sot po pėrdoret rėndom me kuptimin “i pėshtjelluar, i trazuar”, ndėrkohė qė do tė thotė “i ndenjur”. Pėr pasojė prototipi nė fjalė ndjen vėshtirėsi nė komunikim dhe vetiu do tė krijojė largesat e mėposhtme nga standardi:

Largesėn gjuhė-sistem: ky ėshtė rasti i dialektofonėve, ndonėse nė tė vėrtetė nė Shqipėri janė pak, por ky numėr rritet nėse bashkangjitur me situatėn gjuhėsore tė Shqipėrisė do tė shqyrtohet edhe ajo e Kosovės.
Largesėn gjuhė-normė: prototipi shqipfolės realizohet gjuhėsisht pėrmes shqipes popullore. Cilėsia e kėtij sociolekti, i cili rezulton i parregullarizuar (pikėrisht pse ende i pashqyrtuar) paraqet kufizime social-kulturore dhe hapėsinore. Kjo largesė vihet re mė ndjeshėm nė gjuhėn e shkruar.

Largesėn gjuhė-pėrdorim: shqipfolėsi nuk arrin tė zotėrojė gamėn e regjistrave gjuhėsore. Ky fenomen ndodh pėr shkak se didaktika gjuhėsore nuk e ka ushtruar atė tė dallojė qartė qoftė regjistrat, qoftė mjetet e tyre shprehėse. Pikėrisht kjo ėshtė largesa qė haset mė fort dhe bie mė nė sy te shqipfolėsit.

Pra deri mė tash u pėrshkrua sjella socio e psikolinguistike e Prototipit Shqipfolės. Kjo sjellė sikurse dihet pėrcakton edhe natyrėn e produktit gjuhėsor tė tij, pra pėrcakton Shembėlltyrėn e Shqipes Bashkėkohore. Por tri janė defektet kryesore tė kėsaj shembėlltyre, tė cilat “me” apo “pa” tė drejtė janė kthyer nė shqetėsim (e jo vetėm pėr gjuhėtarėt):

Pėrdorimi i tepruar e pa njėtrajtėsi i ardhurizmave dhe sidomos i lėndės sintaksore jo shqipe. Por kėtu lindin pyetjet: A ėshtė parė si po vetėrregullohet nė kėto 15 vjet sjella sintaksore e shqipes? Si po kalon struktura e fjalisė nga tipi linear nė tipin arkitekturor, e ku zinxhiri i gjymtyrėve tė nėnrenditura stėrzgjatet duke dėmtuar thelbin e mesazhit? Po kalket sintaksore tė strukturave tė huaja gjuhėsore qė cėnojnė kodin origjinal tė sintaksės shqipe? Po sprovat e lėvdueshme tė shkrimtarėve a pėrkthyesve pėr njė ripropozim sintaksor, i cili me sa duket i referohet sintaksės shqipe tė paraluftės? (shembull tipik i kėsaj sprove neoklasike/ripropozuese mund tė shėrbejė sintaksa e romanit “Shkaba” tė Kadaresė);

Niveli i ulėt i zotėrimit tė dijes gjuhėsore nė popull, pėrfshi kėtu jo vetėm shtresėn e poshtme socialkulturore, por edhe atė tė mesme. Nuk ėshtė fjala se pėrdoruesit e shqipes duhet tė nxėnė doemos teorinė gjuhėsore (metagjuhėn); nuk ėshtė fjala as qė ata tė ndrydhen qysh nė vogėli nga makthi i gabimeve drejtshkrimore. Njohja e tyre vuan si zbrazėtinė kulturore, si prirjen pėr tė shpikur kurdoherė njė shenjues tė ri pėr mjetin gjuhėsor eventual, ashtu edhe plogėshtinė nė bashkėrendimin e situatės ligjėrimore me mjetin shprehės.

3) Thyerje tė forta e jo harmonike tė standardit sipas vullneteve sporadike tė gjithsecilit. Vėrehet se kėto thyerje kanė krijuar njė hartė thuajse tė panjohur tė Pėrdorimit Gjuhėsor tė Shqipes. Kjo hartė nuk duhet nėnvlerėsuar, pasi veē vullnetit tė masės shqipfolėse, ajo ka gjasa t’u ofrojė planifikuesve tė gjuhės zgjidhje tė natyrshme e pėr mė tepėr tė pasforcuara.

Gjithsesi problemet e mėsipėrme, sado qė janė shndėrruar shpesh nė tituj shkrimesh apo ēėshtje akademike, vijojnė tė mbeten si njė punė xherahu, pasi qėmtohen thjesht e vetėm me vesh apo instikt profesional. Ende nuk ka nisur tė ndėrmerret asnjė studim sistematik gjithėpėrfshirės lidhur me sa u rendit mė sipėr, pra nuk ėshtė ngritur akoma stafi i “mjekėve pėr shqipen”.

Projekt-ligje mund tė hartohen plot, por sa do ta pasqyrojnė ato vullnesėn gjuhėsore tė shqiptarėve? Sa do tė pėrputhen kėto projekt-ligje me prirjet e vetishme gjuhėsore tė kėtyre dy dekadave e mandej? Ndaj, para se tė ndėrmerret ēdo veprim qė pėrjashton apo rehabiliton mjete dhe burime gjuhėsore, ėshtė e udhės tė kryhet Katalogimi i Pėrdorimeve Gjuhėsore tė Shqipes sė Njėsuar. Ky grumbullim tė dhėnash do kryer afėrmendsh nė Tiranė dhe nė disa qendra tė tjera urbane, ku tė pėrfshihen edhe arealet shqipfolėse nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi.

Nė funksion tė kėtij katalogimi, tetorin e kėtij viti Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė nė Tiranė dhe Departamenti i Gjuhėsisė pranė Universitetit “La Sapienza” tė Romės nėnshkruan njė akt-marrėveshje sipas sė cilės duhet ngritur njė grup pune i pėrbashkėt qė synon hartimin e njė projekti pėr mbledhjen dhe skedimin e stadit aktual tė usus-it gjuhėsor shqip. Mbledhja dhe skedimi do tė kryhen duke u bazuar mbi kritere sociolinguistike – kritere kėto mbi tė cilat bazohen vjeljet gjuhėsore tash do kohė nė metodikėn perėndimore. Por cilat mund tė jenė fazat e kėtij projekti? Pėrcaktimi i saktė i tyre ka tė bėjė pikėrisht me kėtė metodikė. Fillimisht puna duhet tė nisė nga katalogimi i usus-it tė shkruar, me qenė se ėshtė mė e thjėshtė tė punohet me tė (edhe nė mungesė tė pėrvojės). Pėr kėtė duhet tė grumbullohet material i shkruar dhe me rreze mjaft heterogjene nga:

shtypi i shkruar, shkresat zyrtare tė administratės, letėrsia, tekstet shkollore tė ciklit tė ulėt, tekstet e filmave, dramave, pjesėve teatrore etj. etj.
Gjithė ky material, qė informatizohet, duhet tė pėrmbajė pak a shumė 100.000 fjalė tė rastit nga secila prej 5 grupimeve tė mėsipėrme; gjithsej 500.000 fjalė tė rastit. Ky projekt, qė zhvillohet nė katėr faza, ofron edhe mundėsinė e dokumentimit konkret tė kėtyre fazave duke u pėrftuar kėsisoj njė sėrė fjalorėsh tė domosdoshėm. Pėrftesė e fazės sė parė tė projektit synon tė jetė Fjalori Themelor i Shqipes sė Shkruar.
Nė fazėn e dytė do tė punohet duke pasur pėr objektiv Fjalorin e Dendurisė tė Shqipes sė Shkruar.

Nė fazėn e tretė synohet tė hartohet Fjalori i Leksikut Aktiv tė Shqipes sė Shkruar. Nė pėrfundim tė kėsaj faze (kur shqipja tė ketė Fjalorin e Dendurisė dhe Fjalorin e Leksikut Aktiv) ky katalogim do tė dėftojė Gjendjen Reale tė Shqipes dhe patologjitė e mundshme tė saj. Ky rezultat do tė dalė nga raporti ndėrmjet leksikut aktiv dhe atij pasiv. Gjithashtu do tė jenė plotėsisht tė matshme edhe prurjet qoftė nga jashtė (ardhurizma, struktura etj.) qoftė nga brenda shqipes (dialektalizma, sociolekte etj.). E katėrta fazė, ajo pėrmbyllėse, gjithė duke u bazuar mbi rezultatin e tri fazave pararendėse, synon shndėrrimin e rezultatit tė projektit nė njė pasuri mbarėkombėtare. Kjo fazė mėton tė pėrmbyllet me hartimin e Fjalorit Bazė tė Shqipes sė Shkruar. Ky fjalor shkon nė ndihmė tė: shqiptarėve jashtė atdheut dhe tė huajve qė duan tė mėsojnė shqip; administratės zyrtare shtetėrore e private; hartuesve tė teksteve shkollore.

* * *

Gjithė kėto tė dhėna sot pėr sot mungojnė thuajse krejtėsisht. Studiuesit e shqipes i ndan njė mur i madh mjegulle nga pėrdoruesit e saj. Katalogimi i Shqipes do tė ndihmojė padyshim nė afrimin e pozicioneve studiues – pėrdorues, tė cilat tashmė janė nė gjendje kritike si pasojė e kundėrshtisė mes decentralizimit gjuhėsor dhe gjuhėsisė ende tė centralizuar. Kjo kundėrshti errėson fushėpamjen mbi procese e dukuri tė shqipes dhe u lė shteg veprimi masave ndėshkimore arbitrare. Nuk mund tė ndėshkohet njė i sėmurė pėr faktin se nuk mundet tė vrapojė; ai duhet shėruar.

Afrimi i pozicioneve tė mėsipėrme saku edhe mjekimi i shqipes kėrkojnė mirėkuptim dhe profesionalizėm bashkėkohor. Mirėkuptim pėr ta hapur shqipen letrare pa fobi e paragjykime dhe profesionalizėm pėr tė kryer operacionet delikate tė hapjes pa rrezikuar nė thelb thyerjen e sistemit tėrėsor normues tė saj.

Gjuha ėshtė shumė e ēmuar pėr t’ia lėnė nė dorė vetėm njė rrethi tė ngushtė teknikėsh. Ka ardhur koha kur gjithė ēka lidhet me shqipen, me tė tashmen dhe ardhmėrinė e saj, tė kapėrcejė sinorėt akademikė duke u shndėrruar nė shumatore tė mendimit evolutiv, tė shqetėsimit kulturor dhe tė ndjeshmėrisė qytetare gjithnjė nė rritje.

Shekulli, 9 janar 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara