HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PROTONIZMI SI EPIQENDĖR E VEPRĖS "LIBRA DHE MBRESA" TĖ SHEFQET DIBRANIT

Gjekė Marinaj -- nga Gjekė Marinaj*

Shefqet Dibrani ka qenė njeri prej atyre kritikėve bashkėkohor letrar qė mė ka frymėzuar tė mendoj pėr njė emėr dhe ta promovoj atė pėr nė njė lėvizje letrare qė do tė njihej nga institucionet botėrore tė letėrsisė zyrtarisht. Protonism (nė shqip "Protonizėm") ėshtė emri qė kam propozuar pėr miratim nė Konferencėn e Profesorėve tė Letėrsisė Botėrore nė Des Moines, Iowa, nė dhjetor tė vitit 2005 pėr kėtė lloj kėndvėshtrimi kritik.

Libri i sapodalė nga shtypi titulluar "Libra dhe Mbresa" shpalos njė dimension qė nuk e kemi parė mė parė nė potencialin krijues tė Shefqet Dibranit. Nisur nga pėrshkrimi qė ai i bėn sė bukurės nė kėtė libėr, nga logjika qė ai aplikon gjatė vlerėsimit tė mendjeve tė holla, apo nga perceptimi analitik qė ai u bėn veprave letrare tė kolegėve tė tij, mund tė themi me plot gojėn se Shefqet Dibrani tė bind se ėshtė njė kritik i denjė letrar.

Kjo ėshtė e mundur ngaqė Dibrani ka avancuar me kohėn, ėshtė formuar si njeri, sofistikuar si poet, kalitur si gazetar, dhe se ka guxuar tė hyj mė me gjoks se tė tjerėt nė tunelin e mjegullt tė kritikės letrare shqipe. Pjekura e gjithanshme qė ai ka fituar kėtė dekadėn e fundit ėshtė evidente kudo nė faqe tė librit "Libra dhe Mbresa." Ndėrkohė qė edhe kritikėt mė me pėrvojė pohojnė se natyra e vėshtirė e punės se tyre ndikon ndjeshėm nė numrin e projekteve qė ata marrin pėr sipėr, Shefqet Dibrani shfaqet nga askund dhe me shkathtėsinė dhe elegancėn qė tregon gjatė punės me librat, e bėn rolin e kritikut letrar tė duket njė gjė e lehtė pėr t'u realizuar. Dibrani e bėn kėtė pa u merakosur se kush ėshtė autori i librit qė ka nėpėr duar, le tė jetė Ismail Kadare apo njė emėr qė nuk e kemi dėgjuar kurrė mė parė. Sekreti ėshtė se ai pėrqendrohet nė veprat e autorėve dhe jo nė emrat e tyre.

Libra dhe mbresa nga Shefqet Dibrani

Universi analitik letrar i Shefqet Dibranit nė kėtė libėr, pėr fatin e tij tė mirė dhe tė letėrsisė pėr tė cilėn ai shkruan, nuk ėshtė i kontaminuar me parazitėt falsė-teorik qė i kanė krijuar kolonitė e veta mu nė zemėr tė kritikės se sotme letrare nė Shqipėri, Kosovė e Diasporė. Ai shkruan i ndėrgjegjshėm pėr ndryshimin midis vlerave relative dhe absolute tė librave qė i bien nė duar, por gjithmonė gjen diēka pozitive pėr tė thėnė. Nėse ndonjė libri i mungojnė tėrėsisht vlerat letrare, ai falėnderon autorin pėr dhuratėn dhe e le atė mėnjanė, pa kėrkuar ndihmė tek filozofia qė diskriminon dualizmin nga pluralizmi.
Me fjalė tė tjera, ai nuk zihet ngushtė apo detyrohet tė huazoi, kot sė koti, fjalė apo fjali nga fjalorėt teorik tė letėrsisė, dhe pa asnjė lidhje as logjike as letrare tė filloi tė komentoi me falsitet mbi librat. Dibrani nuk e bėn kėtė sepse ai nuk ka as deficite kulturore nė vetvete, as komplekse pėr t'u paraqitur sa mė i pakuptueshėm me shpresėn se njė "idiot" do e quajnė atė "kritik tė zotin". Kėsisoj, midis pasurive profesionale tė kėtij libri, pastėrtia e gjuhės dhe sinqeriteti i mendimeve tė autorit pėrbėjnė dy nga pikat mė tė forta tė librit "Libra dhe Mbresa."
Eliminimi i faktorit fals gjatė punės sugjeron se kur Dibrani lexon njė libėr dhe vendos tė shkruaj rreth tij, mė parė se tė filloi tė shkruaj nė fletėn e bardhė ai e ka krijuar atė lidhjen e brendshme me veprėn nė fjalė, e ka ndjerė nevojėn pėr tė thėnė diēka rreth tij, dhe ėshtė gati pėr t'u bėrė ndėrmjetės midis librit dhe lexuesit. Ndėr kėto kushte, kritika letrare e prodhuar nga Dibrani duket se ėshtė pjesė e qėllimit tė tij pėr tė justifikuar e mbėshtetur plotėsisht autoritetin e tij profesional.
Njė punė kaq e vyer dhe kaq voluminoze nuk do tė arrihej kurrė me pretendime apo shpresa tė rreme. Idetė dhe materialet qė ai ka kompozuar nė kėtė libėr janė djersė e njė pune kėmbėngulėse mė se 15-vjeēare. Ato janė pjesė e dashurisė sė tij pėr letėrsinė, shkrimtarėt dhe lexuesit shqiptar. Ato janė pjesė e karakterit tė tij-kur dikush ja dhuron njė libėr Shefqet Dibranit, ai nuk e vė nė raft pa e lexuar fare, por e studion atė, e vlerėson atė, shkruan pėr tė. Asnjė autor shqiptar (qė di unė) nuk ka punuar mė me shpirt se Shefqet Dibrani pėr ta ngritur veten nė nivelin profesional qė ka dhe pėr tė fituar respektin qė gėzon sot midis kolegėve dhe lexueseve tė tij. Me ketė libėr ai vėrteton se letėrsia ėshtė zanat dhe zanati mėsohet po t'i dedikosh shpirtin, kohėn dhe vėmendjen e duhur.
Nėse pėrpiqemi tė shpjegojmė se ku i ka pikat nxitėse literatura e prodhuar nga cilido poet a shkrimtar qė ėshtė pėrfshirė nė veprėn "Libra dhe Mbresa," e pastaj tė tentojmė tė arsyetojmė rreth atij fenomeni tė ēuditshėm qė nė tė njėjtėn kohė e ka nxitur Dibranin tė shkruaj rreth tyre, mendoj se rezultatet do tė ishin diēka mė tepėr se njė opinion i edukuar. Gjithsesi, pavarėsisht nga thellėsia e kulturės prej tė cilės do tė gjenerohej pėrgjigjja, ajo nuk do tė pranohej kurrė nga tė gjithė si njė pėrgjigje plotėsisht e saktė. Kjo jo pėr natyrėn abstrakte tė temės nė fjalė, por mė tepėr pėr natyrėn e argumenteve qė do tė shpėrthenin, sidomos nga dy grupet ekstreme tė gjykuesve. Disa do e miratonin atė vetėm nėse mendimi do tė anonte nga ideja se ēdo lloj letėrsie ėshtė e shtyrė tek krijuesi i saj tėrėsisht nga faktorė krejtėsisht tė jashtėm, kurse pjesa tjetėr e spektrit do tė kėmbėngulte se ēdo gjė qė shkruan kritika letrare ėshtė e kontrolluar jo nga krijuesi, por nga kritiku qė e analizon punėn e tij.
U futa nė kėtė temė jo pėr tė ikur nga analizimi i librit tė Dibranit, sepse ēdo fjalė e kėtij ka pėr mision nxjerrjen nė pah tė vlerave tė punės se Dibranit, por pėr tė justifikuar, apo marrė nė mbrojtje rolin e Dibranit si kritik letrar. Kėtė ndėrhyrje e ndjej tė nevojshme nisur nga fama e keqe qė fjala "kritik letrar" ka fituar kėto pesėdhjetė vitet e fundit tė letėrsisė shqipe. Ndonėse kritika letrare e realizmit socialist ka kohė qė e ka "thyer qafėn" pėr shqiptarėt akoma ekziston njė inat i brendshėm ndaj kritikėve. Shpresoj tė jemi gabim, por nga bisedat qė mbaj me miqtė e mi krijues, akoma pėr njė shkrimtar apo poet, njė kritik letrar konsiderohet si dikush qė zgjatė kokėn nga njė qoshe e fshehtė duke pėrdorur hamendjen se ē'shije kanė ushqimet e shtruara mbi tavolinė. Pėr njė kritik letrar, nga ana tjetėr, shkrimtarėt dhe poetėt janė shpesh si topa plasteline qė presin tė marrin formėn e duhur nga duart e kritikėve, teoricienėve apo akademikėve. Por edhe nė kėtė pikė, e siguroj lexuesin dhe kolegėt se Shefqet Dibrani nuk paraqitet as i akademik, as si teoricien, as si kritik letrar i tipit tė realizmit socialist.
Pėrkundrazi, ai paraqitet thellėsisht njeri, intelektual dhe njohės e dashamirės i fjalės se shkruar letrare. Lexon librin dhe menjėherė e kupton se ai gjendet diku midis ekstremeve tė mėsipėrme, i pa mėnjanuar as andej as kėtej. Nė kėtė vepėr letrare, tė cilėn me zgjuarsi e ka emėrtuar me nėntitullin "Venerime Letrare" (qė mesa kuptoj unė ėshtė njė shprehje lokale qė nga kosovarėt kuptohet si njė vėzhgim i preokupuar nė fushėn e letėrsisė) Dibrani tė lė pėrshtypjen e njė kritiku qė beson plotėsisht nė synimet autoriale. Nė tė njėjtėn kohė ai nuk e hedh poshtė as probabilitetin se edhe pėr atė ekziston mundėsia e influencės profesionale nga kultura, edukimi, pėrvoja e nganjėherė edhe nga paragjykimet e mjedisit ku punon dhe jeton. Por ai nuk ka huazuar asgjė nga kultura letrare e ish komunizmit.
Ky pozicion autorial, pra kjo fizionomi individuale e perceptimit tė modelit tė ndjekjes sė letėrsisė me njė sy tė ri kritik, nuk ėshtė i vėshtir tė nuhatet gjatė leximit tė 670 faqeve tė librit. Nė ēdo paragraf, nė mos asgjė tjetėr, duket se tabani filozofik i librit mbėshtetet mbi idenė se kėto recensione letrare janė kompozime shpirtėrore aq sa ē'janė edhe prodhime mendore. Ato janė fryt i futjes dhe i meditimit tė gjatė nė zemėr tė ēdo libri qė Dibrani trajton.
Ndonėse synimi depėrtues i autorit nė kėto faqe ėshtė i maskuar nga tentativa pėr t'u shmangur nga sferat e mekanizmave teorik, ai nuk e fsheh dot dėshirėn qė libri i tij tė mbetet njė dritare e varur midis krijueseve dhe lexueseve. Pėr kėtė ai ėshtė treguar i kujdesshėm gjatė punės sė tij. Nė kėtė libėr, Dibrani tregon se ėshtė i informuar mirė rreth analizimit me pėrkushtim bibliografik tė veprave letrare. Pra ai nė njė farė mėnyre e njeh si tė arsyeshme dhe me potencial historik idenė e atyre kritikėve letrar qė besojnė se shkrimtarėt janė shembuj tė njerėzve superior, dhe si tė kėtillė, duke e shpalosur dhe shpjeguar para lexuesit jetėn e tyre, pėrveē se do e bėnin mė tė kuptueshėm atė, nėpėrmes kėtij kuptimi do tė dilte nė pah edhe fuqia e tyre individuale prej gjeniu. Megjithėse kritika bibliografike na jep njė informacion tė vlershėm nė lidhje me jetėn, veprėn dhe rrethanat ndėr tė cilat projekti ėshtė hedhur mbi fletėn e bardhė, Dibrani ėshtė mjaftuar duke pėrfituar nga kjo metodė kritike vetėm me dhėnien e idesė se e njeh, mund tė pėrdorė me efektivitet atė dhe se i respekton mendimet e paraardhėsve tė tij qė i kushtuan njė jetė tė tėrė kėsaj metode analitike. Pavarėsisht nga kujdesi pėr njė evitim esencial tė kushteve qė vė kritika bibliografike, Dibrani nuk ka hezituar t'i aplikoi aftėsitė e tij nė kėtė drejtim, sidomos atu ku e ka parė si tė domosdoshme. Shėnimet me titull "Tkurrja e Atdheut" , "Ėshtė koha tė duhemi" dhe "Kuajt," janė vetėm njė pjesė e koleksionit ku pozicioni bibliografik pėrbėn epiqendrėn e punės sė Dibranit nė kėtė libėr. Kjo nuk do tė thotė aspak se jeta e autorėve pėr tė cilėt shkruan Dibrani ka mbetur e distancuar nga veprat e tyre. Ndryshimi ka tė bėjnė me llojin e kritikės letrare. Pėrkujdesja profesionale e kėtij aspekti vihet re nė fund tė shėnimit pėr ēdo libėr tė trajtuar. Aty gjenden hollėsi rreth vendlindjes, shkollimit, veprave letrare, pa lėnė pas dore as peripecitė jetėsore tė disa autorėve, natyrisht ku ato kanė ekzistuar. Dhe kjo punė ėshtė bėrė me pėrkushtimin e duhur jo vetėm pėr autorėt, por edhe pėr emrat e rreth 1250 krijuesve apo personaliteteve, tė cilėt pėrbėjnė treguesin e librit "Libra dhe mbresa."
Siē do e shohim edhe mė poshtė, Dibrani nuk i fsheh ambiciet e tij pėr t'u paraqitur para lexuesit jo vetėm si njė njeri me cilėsi tė admirueshme humane, por edhe si njė lexues i ndjeshėm dhe i kualifikuar, pena e sė cilit nuk ngjyhet asnjėherė nė vrer, por nė hokėn e pėrpjekjeve pėr ta ngritur sa mė lart punėn dhe personalitetin e kolegėve tė tij nėpėrmes shkrimeve qė bėn pėr librat e tyre. Pėr kėtė tip kritike letrare deri vjet nuk kishim emėr zyrtar, ndonėse ajo si koncept ka ekzistuar mė parė, ndonėse ka filluar tė marrė jetė mė vrullshėm vetėm aty nga vitet 60 tė shekullit qė kaloi. Shefqet Dibrani ka qenė njeri prej atyre kritikėve bashkėkohor letrar qė mė ka frymėzuar tė mendoj pėr njė emėr dhe ta promovoj atė pėr nė njė lėvizje letrare qė do tė njihej nga institucionet botėrore tė letėrsisė zyrtarisht. Protonism (nė shqip "Protonizėm") ėshtė emri qė kam propozuar pėr miratim nė Konferencėn e Profesorėve tė Letėrsisė Botėrore nė Des Moines, Iowa, nė dhjetor tė vitit 2005 pėr kėtė lloj kėndvėshtrimi kritik. Sa relevant ėshtė propozimi im nė kufijtė e kėtij shkrimi? Unė mendoj se ėshtė relevant sepse Shefqet Dibrani ka zbatuar mė shumė ide tė protonizmit se ēdo lloj tjetėr tė kritikės letrare.
Nėn ombrellėn e protonizmit dhe tė shpjegimit se si Dibrani e ka punėsuar atė si mekanizėm pėr t'u dhėnė jetė ideve tė tij nė lidhje me vlerat nė letėrsi, ėshtė me vend tė shpjegojmė se jam i ndėrgjegjshėm se roli i njė kritiku letrar, nė krahasim me tėrėsinė e letėrsisė qė prodhohet nė botė, ėshtė po aq i vogėl sa ē'ėshtė njė atom nė njė element kimik. Pasi kjo u tha, vlen pėr tė shtuar se ēdo kritikė letrare nė natyrėn e vet edhe ēdo vepėr letrare nė universin qė bėn pjesė, janė respektivisht pjesė e pandashme e fatit tė asaj kulture letrare qė ne sot e quajmė letėrsi.
Parė nga ky kėnd, edhe kritika letrare, si fizika, e ka "atomiken" e vet dhe kjo "atomikė" ėshtė e pranueshme pėr sa t'u pėrmbahet ligjeve pėrkatėse. Pra rreth bėrthamės sė letėrsisė shqipe, si edhe asaj botėrore, kemi parė plot kritikė letrar qė sillen tamam si elektrone, tė predispozuar tė pėrēojnė gjithė jetėn vetėm energji negative. Ata shpesh janė tė zymtė nga pozicioni qė gėzojnė profesionalisht, nga shijet qė kanė pėr artin dhe fjalėn e shkruar artistike, vuajnė shpirtėrisht ngaqė ndėrgjegjen nuk e kanė kurrė tė qetė, dhe mė e keqja, nė syrin e shumicės jetojnė nėn etiketėn e letrarėve tė dėshtuar. Kjo ndodh se kur shkruajnė pėr njė libėr, apo komentojnė rreth filanit, jo rreth njė autori, ata nuk shkruajnė duke gjykuar veprėn e tij, por veten e tyre, smirėn qė kanė fituar nga sukseset e tė tjerėve, dėshtimet e veta nė jetė, e nganjėherė, zbulojnė veten duke u orvatur tė tėrheqin tė tjetėr poshtė ngaqė nuk arrijnė dot tė ngjiten nė nivelin e tyre.
Po kėshtu tė gjithė jemi dėshmitarė tė asaj pjese tė kritikės qė brenda bėrthamės letrare vepron me ngadalshmėri pa ndonjė ngarkesė elektrike pozitive apo negative. Ata mundohen tė japin e tė marrin duke u pėrpjekur tė jenė sa mė racionalist. Tradicionalisht kėta soj kritikėsh kanė mbetur si mė tė respektuarit. Ata mundohen tė gjykojnė sa artin aq edhe autorin. Tė zhveshur nga ēdo barrierė e jashtme, punojnė me librin duke zgjedhur pėr lexuesin ato gjėra qė ata mendojnė se kanė mė vlera, pa lėnė pas as mangėsitė.
Pastaj kemi Shefqet Dibranėt e kritikės letrare qė luajnė rolin e njė protoni nė peshėn apo nė strukturėn "atomike" tė njė vepre letrare. Pra ata vėrshojnė drejt letėrsisė me energji pozitive. Pėr fat tė mirė, protonistėt veprojnė apo reagojnė drejt letėrsisė me ngarkesa tė mjaftueshme "elektrike" te karakterit pozitiv sa tė mbajnė nė ekuilibėr apo tė barazojnė numrin e "ngarkesave " negative tė "elektroneve". Nė protonistėt, nė rastin tonė nė veprėn e Shefqet Dibranit, mbizotėron thelbi njerėzor, shpirti human, dėshira pėr tė inkurajuar tė tjerėt, pėr tė dalluar vetėm tė bukurėn nė gjithēka e nė kėdo, pra mbizotėron ajo pjesė e shkrimtarit qė e ka bėrė botėn letrare kaq moderne sa ē'e kemi sot.
Kaq njerėzore ėshtė pėrmbledhja "Libra dhe Mbresa," kaq pozitiv ėshtė autori i saj Shefqet Dibrani. Ai ka gjetur diēka tė mirė pėr tė thėnė pėr njė numėr tė konsiderueshėm shkrimtarėsh e poetėsh qė jetojnė nė Zvicėr, pėr njė numėr disa herė mė tė madh krijuesish qė jetojnė nė mėrgim nėpėr vendet e tjera tė botės, pėr dhjetėra e dhjetėra personalitete letrare qė jetojnė nė Shqipėri e Kosovė. Ai ka gjetur mirėsi nė vetvete pėr tė mbushur mė se 650 faqe, pa pėrsėritur veten, me komente e mendime pozitive pėr kolegėt e tij shqiptar e tė huaj.
Siē e pėrmenda edhe mė lart, Shefqet Dibrani nė kėtė libėr nuk paraqitet para lexuesit thjesht si njė kritik, por si njė kritik letrar i tipit tė ri, si njė kritik protonist. Kjo jo se ai nuk ėshtė nė gjendje ta dalloi tė mirėn prej tė keqes nė letėrsi. Kur ai ka ditur tė dalloi tė mirėn, do tė thotė se bagazhi i tij ka njohuri tė mjaftueshme pėr etikėn nė letėrsi. Kur ai ka aftėsitė tė komentoi me aq pasion e kompetencė pėr tė bukurėn, do tė thotė se horizonti kulturor i tij i plotėson kėrkesat e njė gjykuesi tė denjė tė estetikės letrare. Dibrani e di se jo tė gjithė autorėt kanė arritur pėrsosje nė krijimtarinė e tyre. Por ai ėshtė i vetėdijshėm se koha, talenti, e mbi tė gjitha shpirti madhėshtor i tij si njeri, janė shumė mė efektive nė kėrkim tė sė bukurės se sa tė sė shėmtuarės nė letėrsi.
Nė kėtė pikė ai do tė respektohet jo vetėm nga krijuesit, por edhe nga kritikėt, sidomos nga ata kritikė qė e gjykojnė letėrsinė nė aspektin ekokritikal (ecocritical). Ekokritikėt i kėrkojnė rrėnjėt e veta jo nė momentet politike jashtė sferave tė studimit tė letėrsisė, siē bėnin marksistėt e nganjėherė feministėt, por tek lėvizjet ambientale dhe tek historia e gjatė e letėrsisė sė shkruar me subjekt kryesor natyrėn. Ajo qė do tė dėshiroja qė tė mbanin mend lexuesit e kėtij shkrimi ėshtė fakti se edhe tek natyra, dhe tek njerėzit, pavarėsisht nga pėrzgjedhja e tyre, po tė kėrkosh nė brendėsi tė tyre do tė gjesh si gjėra qė mbajnė erė tė mirė ashtu edhe gjėra qė mbajnė erė tė keqe. Shumica e njerėzve do u bashkohen ekokritikėve dhe protonistit Shefqet Dibrani: ata nuk duan tė dėgjojnė, fjala vjen, pėr dushqet e kalbura apo pėr ferrat nė qoshet e fshehta tė njė parku tė bukur, por pėr gjelbėrimin, lulet, frutat, ujin dhe ajrin e pastėr qė tė fal natyra nė kėtė vend. Ėshtė e kuptueshme se ēdo krijesė, madje edhe ajo mė e rėndėsishmja, krijesa njerėzore, e ka pjesėn imperfekte tė saj. Por Shefqet Dibrani ėshtė protonist, dhe si tillė angazhohet vetėm pas tė bukurės nė letėrsi.

*Autori, vazhdon studimet pasuniversitare. Punon nė Baylor University Medical Center, Departamenti i Patologjisė, dhe nė tė njeten kohė ėshtė edhe ligjėrues nė Richland College, ku jep mėsim lėndėt English & Communication si dhe Letėrsinė Botėrore. Eshtė editor i Shtėpisė Botuese "Marinaj Publishing" nė Dallas, themelues i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, dhe drejtues i revistės "Pena", organ i kėsaj shoqate.

_______________
Pėr mė shumė informacione rreth autorit, vizito faqen e tij tė internetit:
http://www.marinajpublishing.com/marinaj/

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara