HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė - njė dashuri e re nė krahėt e hapur tė Ēikagos sė bukur...

-- nga Gjekė Marinaj, Dallas, USA

Gjekė Marinaj Mė 20 gusht, 2006, anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė u bėnė njė dashuri e re nė krahėt e hapur tė Ēikagos sė bukur. Tė gjithė sollėn me vete diēka tė veēantė nga jeta e tyre letrare e personale, nga jeta e qyteteve ku banojnė, nga bota e pasur shpirtėrore qė kanė... Dhe nėpėrmes dyerve tė hapura tė zemrave bujare tė vėllezėrve Hodo dhe Sami Mehmeti, tė cilėt aq bujarisht morėn pėr sipėr tė gjitha shpenzimet e darkės, shkrimtarėt dhe poetėt e diasporės hynė brenda dyerve tė restorantit Green Dolphin pėr tė jetuar shijen e njė nate tė paharruar.

Mbi gjashtėdhjetė shkrimtarė, poetė e tė ftuar nderi, mbushėn sallėn e bukur dhe komode qė ishte kthyer nė njė atmosferė krejt shqiptare. Mbėshtetėsi mė madh i shoqatės, biznesmeni i suksesshėm Nazar Mehmeti priste e pėrshėndeste tė gjithė pjesėmarrėsit me ēiltėrsinė e njė shqiptari tė vėrtet dhe me kulturėn e njė mikpritėsi tė sofistikuar. Po ashtu, pritėsit dhe pėrcjellėsit, mikpritėsit dhe argėtuesit Dalan a Burbuqe Luzaj, Pandi e Valbona Siku dhe Ymer Ēela i pėrshėndesnin tė ardhurit, njė nga njė, me dashamirėsinė tipike tė shqiptarėve pėr shqiptarėt.

Kryetari i ShShShA-sė, Ramiz Gjini (majtas) me pjesėmarrės
Kryetari i ShShShA-sė, Ramiz Gjini (majtas) me pjesėmarrės

Vėmendje, dhėnie rėndėsie, respekt e dashuri njerėzore vihej re nė ēdo dhėnie dore, nė ēdo pėrshėndetje, nė ēdo pėrqafim qė behej. As komplimentet e sinqerta qė femrat i bėnin njėra-tjetrės nuk mungonin. Ato nuk kishin asnjė arsye ta ulnin zėrin kur flisnin se si shtatzėnia e kishte bėrė edhe mė simpatike shkrimtaren Teuta Shabani Towel, apo kur pyesnin se kush ėshtė ajo vajza me bukuri tė rrallė kur sytė u shkonin tek Sonila Luzaj. Ato madje gjenin kėnaqėsi edhe duke vėnė nė dukje se sa elegante ishin treguar nė veshje Evgjeni Sevo e Merita Bajraktari McCormack.

Pjesėmarrėsit vallėzojnė
Pjesėmarrėsit vallėzojnė

Edhe burrat pyesnin njėri-tjetrin me dashamirėsi: cili ėshtė poeti Sami Milloshi qė kemi dėgjuar aq mirė pėr tė? A do tė vijė poeti Mėhill Velaj sonte? A thua do na sjell ndonjė kopje tė romanit tė tij tė fundit shkrimtari Ramiz Gjini? Po poeti Lekė Gjoka e Luigj Ēekaj a kanė dalė me ndonjė lirėt tė ri?...
Bisedat e kėtilla do tė vazhdonin gjatė sikur tė mos i ndėrpriste zėri i Dalan Luzajt. Pas njė urimi tė ngrohėt mirėseardhės, ai ja dorėzoi mikrofonin aktorit tonė tė shquar Pandi Siku. Qė nga momenti qė ai e mori nė dorė mikrofonin gjėrat qė tradicionalisht kėrkonin seriozitet u gėrshetuan me njė humor tė kėndshėm, por dhe humori u interpretua prej tij me seriozitet. Tė pranishmit ranė menjėherė nė dashuri me zėrin e tij tė bukur dhe talentin e tij tė rrallė.
Por prapė mbizotėroi serioziteti kur u prezantuan tė ftuarit e nderit. Ata ishin shkrimtarja kanadeze Constancė Rookė, poeti gjerman Rainer Schulte, shkenctari shqiptar (nga nėna), profesor nė universiteti i Ēikagos Miodrag Radulovacki dhe Prof. Doc. Zenum Halili, i ardhur nga Universiteti i Prishtinės.

Fituese e ēmimit Gjenima, shkrimtarja kanadeze Constancė Rookė
Fituese e ēmimit Gjenima, shkrimtarja kanadeze Constancė Rookė

Pas pak minutave tė shoqėruar me muzikė, recitime poezish dhe me ca grimcave humoristike, e mori fjalėn ai qė ėshtė "shtylla kurrizore" e gjithė mbarėvajtjes sė shoqatės; organizuesi dhe mbėshtetėsi kryesor jo vetėm i kėtij aktiviteti, por edhe aktiviteteve tė tjera, pra kryetari i shoqatės, shkrimtari vėrtet i talentuar Ramiz Gjini.
Gjini e filloi fjalimin duke shprehur kėnaqėsinė e tij pėr pjesėmarrjen nė takimin miqėsor tė shoqatės, the theksoi se mbi tė gjitha anėtarėt e shoqatės gjendeshin aty "pėr t'i shtrėnguar dorėn njėri-tjetrit si njerėz". Ai e quajti human dhe aspak tė lehtė misionin e shoqatės qė drejton. "Ne," tha ai, "e kemi konsideruar dhe do ta konsiderojmė lidhjen tonė si njė grupim kolegėsh e miqsh tė njė ideali. Nuk na ka bashkuar asnjė interes, por na ka bashkuar ndjenja humane, dėshira pėr ta ruajtur dhe pėrsosur mė tepėr atė konstrukt shpirtėror, pa tė cilin, populli ynė nuk do tė mbijetonte... Lidhja jonė, ėshtė sot njė nga grupimet mė serioze shqiptaro-amerikane".

Mė tej vuri nė dukje disa nga aktivitetet qė shoqata ka zhvilluar gjatė vitit qė kaloi. Ai pėrmendi promovimin e librave tė poetit dhe skulptorit Nexhat Ymeraj, i cili ia dhuroi shoqatės tė gjitha paratė qė u grumbulluan atė ditė nga shitja e librave tė tij. Gjini vlerėsoi gjithashtu bashkėpunimin e shoqatės me Vatrėn. Veēanėrisht njė prezantim tė serisė sė librave mbi mendimin shqiptar, tė botuara nė Tiranė. Si tė rėndėsishėm e trajtoi edhe njė aktivitet pėrkujtimor mbi jetėn dhe veprėn e regjisorit kosovar Besim Sahatēiu, tė organizuar nė studion e fotografit tė njohur Fadil Berisha. "Kemi arritur brenda njė viti," tha ia "tė botojmė tė vetmen antologji tė poetėve shqiptaro-amerikanė, e cila, sapo u botua dhe ja, sonte e kemi nė dorė."

Fituese tė ēmimit Pena e Artė, Merita B. McCormack dhe Rozi Theohari
Fituese tė ēmimit Pena e Artė, Merita B. McCormack dhe Rozi Theohari

Gjini shtoi se kohėt e fundit, ka pasur njė interes tė madh tė shkrimtarėve dhe poetėve, qė nuk ishin anėtarėsuar mė parė, pėr t'u anėtarėsuar nė lidhje duke respektuar tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet qė i takojnė njė anėtari. Ai pėrmendi si emra krijuesish seriozė Merita Bajraktari McCormack, Kozeta Zylo, Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Nexhat Ymeraj, Selahudin Velaj, Gjergj Lacuku, Evis Maria Xhajanka, Vlash Fili, Bardhyl Mezini, Ymer Ēela etj., tė cilėt janė anėtarėsuar kėto kohėt e fundit.

Mė tė gjitha arritjet, qė respekti i jashtėzakonshėm dhe mbėshtetja e paparė e komunitetit tonė tregon se kanė qenė tė njė niveli tė lartė, Ramiz Gjini nuk hezitoi tė shprehte keqardhjen pėr Largimin e disa anėtarėve nga shoqata: "Pėr ta mbajtur lidhjen tonė si njė grupim pa asnjė frymė diktati, qysh para njė viti, ne kemi pėrgatitur njė formė, ku janė pėrcaktuar tė gjitha okazionet duke u dhėnė mundėsi anėtarėve tė hyjnė dhe tė dalin nga lidhja sa herė tė duan.

Ashtu siē ka pasur anėtarėsime tė reja, ka pasur edhe nga ata, qė si tė thuash, janė vetė-pėrjashtuar, pasi nuk u janė pėrgjigjur detyrimeve, ndonėse, pėrmes kėsaj forme, ne kemi afruar edhe mundėsinė e anėtarėsimit falas. Por, para se tė bėhet kjo, duhet rezervuar nė kryesi kėrkesa, e cila, ėshtė e pėrfshirė nė dispozitat qė pėrmban kjo formė. Ne e kemi bėrė kėtė pėr tė evituar rrezikun e shndėrrimit tė lidhjes sonė nė njė organizatė fantazmė, e kemi bėrė, sepse nuk duam tė gėnjejmė as veten as opinionin publik."

Banket pėr nder tė pjesėmarrėsve
Banket pėr nder tė pjesėmarrėsve

Pas fjalimit tė kryetarit, vėrtet tė respektuar nga shoqata dhe komuniteti, filloi shtrimi i darkės. Ushqimet e freskėta, tė shijshme edhe tė bollshme u shoqėruan mė verė e ėmbėlsira nga mė tė ndryshmet. Pronarėt e restorantit Hodo dhe Sami Mehmeti tė shoqėruar nga kushėriri i tyre, Nazar Mehmet, nuk qėndronin tė ulur pranė tavolinave pėrkatėse, por u shėrbenin me shumė dashamirėsi tė tjerėve. Ata i shihje herė duke u prekė lehtė shpatullat me dashamirėsi sa poetėve Lekė Gjoka, Ndue Hila e Gjergja Lacuku ashtu edhe duke i pyetur Ymet Abdulain, Minella e Zana Aleksin, Bajazit e Mibera Mitrushin, apo Thanas e Violeta Hodon nėse ata ishin tė kėnaqur me ushqimet dhe nėse do tė dėshironin ndonjė gjė shtesė...

Tė gjitha kėto kaluan nė njė atmosferė kaq miqėsore, kaq shqiptare sa vetėm kameramani Eduart Ēaushi, i cili bėri filmimin e tė gjithė mbrėmjes pėr televizionet qė do e transmetojnė aktivitetin, mund t'i diktonte. Kėnga dhe vallja, recitimet dhe pėrshėndetjet vazhduan deri pas mesnatės...

U prezantua antologjia poetike "Perėndim i Malluar"

Njė tjetėr surprizė e kėndshme ishte edhe Antologjia poetike "Perėndim i Malluar". Njė libėr i pėrgatitur me shumė kujdes nga Dhori Thanasi dhe i botuar nė Shqipėri nga shtėpia botuese Arbėria. Nė antologji marrin pjesė 62 autorė tė sotėm dhe 12 nga e kaluara qė nga Konica, Noli, Pipa, Peshkėpia, Xhaferri e tė tjerė pak ose aspak tė njohur me krijime tė viteve tė hershme nga shekulli i kaluar.
Antologjia ėshtė e botuar me kapakė tė trashė dhe ka 392 faqe ndėr tė cilat njė vend tė rėndėsishėm zė edhe parathėnie e shkruar bukur nga Dhori Thanasi. Ajo kushton 30 dollarė dhe mund tė porositet sipas informacionit tė gjetur nė faqen elektronike www.FotjonArt.com.

Natyrisht, shumė nga poezitė e botuara aty as qė i afrohen nivelit antologjik, por Thanasi dhe konsultantėt e tij kanė gjykuar qė antologjia tė jetė mė tepėr njė pėrmbledhje e krijuesve tė diasporės se sa tė pėrpiqeshin tė pėrzgjidhnin esencėn poetike tė poezisė qė ėshtė krijuar dhe krijohet nė diasporėn tonė. Njė vendim ky qė pati reagime tė ndryshme nga anėtarėt e shoqatės. Pason lista e poetėve tė pėrfshirė nė kėtė antologji.
Nga e kaluara janė pėrfshirė: Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Elpiniqi Q. Frashėri, Faik Konica, Theofan S. Noli, Haxhi M. Ēami, Nexhat Peshkėpia, Lukė Grabocka, Kristo Floqi, S. I. Dhėmbeli, Spiro Dino, Vass Peppo.

Pjesėmarrės nė takimin e Ēikagos
Pjesėmarrės nė takimin e Ēikagos

Ndėrsa lista e poetėve bashkėkohorė pėrbėhet nga: Abdurrahman Thaēi, Adnan Mehmi, Agim Baceli, Albana Liftchin, Alfred Lela, Ani Gjika, Artan Fili, Bardhyl Mezini, Betim Muēo, Blerta Alikaj, Dalan Luzi, Dedė Shkurti, Dhori Thanasi, Donika Timko, Edmond Ismailati, Ejvis Maria Xhajanka, Fatbardha Pali, Fatjon Paja, Fotjon Thanasi, Gazi Buxheli, Gentian Blaca, Gjeto Turmalaj, Gjekė Marinaj, Ilir Levonja, Ilir Borova, Iliriana Sulkuqi, Julia Gjoka, Kolec Traboini, Kėze (Kozeta) Zylo, Lekė Gjoka, Lulash Palushaj, Luljeta Blaca, Maksim Zotaj, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari McCormack, Mėhill Velaj, Mustafa Elezi, Ndrek Ded Guri, Ndue Hila, Nexhat Imeraj, Nexhip Ejupi, Niko Kirko, Pal Imeri, Pal Ndreēaj, Petraq Pali, Pėrparim Hysi, Qazim Rushaj, Rajmonda Moisiu, Ramiz Gjini, Roland Musta, Rozi Thehohari, Sami Gjoka, Shpėtim Kastrati, Tahir Hysa, Vaid Hyzoti, Valbona Dardha, Valentina Gorvokaj, Valter Kozma Lazėri, Yllka Nika, Zef Pėrgega, Zeqir Gėrvalla dhe Zera Bajgora.
Sipas Thanasit, i cili kishte ardhur sė bashku me zonjėn dhe djalin e tij t'ua bėjė tė mundur antologjinė pjesėmarrėsve, pėr kėtė vepėr "u shfrytėzuan materiale tė dėrguara prej autorėve, bashkėpunėtorėve dhe u shfletuan shumė vėllime poetike. Pėr autorėt e brezit tė hershėm nė Amerikė u pėrdorėn materiale arkivore dhe periodikė tė botuar prej shqiptarėve nė fillimshekullin e shkuar".
Teknikisht, antologjia ėshtė realizuar me shumė kujdes dhe ėshtė botuar me njė kualitet tė lartė.

Ēmimi Skėnderbeu

Nazar Mehmeti Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė pėr here tė parė nderon me ēmimin Skėnderbeu njė nga njerėzit mė shpirtgjerė tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, biznesmenin e shquar Nazar Mehmeti. Ēmimi Skėnderbeu jepet nė shenjė falėnderimi ndaj ndihmės qė jepet pėr financimin e ēmimit Gjenima, i cili ka pėr mision sjelljen e njėrit nga shkrimtarėt mė tė mirė nė botė nė takimin e shoqatės, dhe qė andej njohjen e shoqatės nė botėn letrare ndėrkombėtare. Vitin qė kaloi, zoti Mehmeti tregoi se bujaria qė nė pėrgjithėsi pėrfaqėson fisnikėrinė njerėzore, ėshtė njė virtyt me tė cilin njeriu vė shpirtin e vet nė lėvizje pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Pėrveē mbulimit tė shpenzimeve tė darkės se shtruar nė nder tė shoqatės nė Dallas vitin qė kaloi, qė mendohet tė ketė kushtuar rreth 5000 dollarė, ai i dhuroi shoqatės edhe njė ēek prej 2,500 dollarėsh.
Por e veēanta e zemėrbardhėsisė sė Nazar Mehmetit nuk qėndron thjeshtė tek ndihma qė jep, por tek mėnyra se si e jep atė. Ai e kupton ndihmėn qė jep si njė virtyt qė e lartėson njeriun pėr tė kryer veprime njerėzore nė tė mirė tė njerėzimit. Megjithėse dashamirėsia dhe ēiltėrsia mė tė cilėn vepron, mund tė jetė pjesė e botėkuptimit tė tij personal, e tė kuptuarit se mendjet e njerėzve punojnė nė drejtime tė ndryshme dhe e ndihmojnė shoqėrinė nė fusha tė ndryshme tė jetės, ndihma e tij ndaj shoqatės i kalon caqet e njė bujarie impulsive.

Pjesėmarrės nė takim
Pjesėmarrės nė takim

Nazar Mehmeti ėshtė i vetmi, qė di unė, qė aktivizon rrethin e tij familjar dhe miqtė e tij pėr ta drejtuat ndihmėn e tyre aty ky vėrtet ia vlen, aty ku ajo kthehet nė njė ndihmė tjetėr nė tė mirė tė atdheut, nė tė mirė tė letėrsisė, nė tė mirė tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Ai jo vetėm qė e ndihmon shoqatėn, por edhe e ndjek veprimtarinė e saj nga afėr. Ketė vit erdhi nė Ēikago njė ditė para takimit, qė tė sigurohej se gjithēka do tė vente mbarė ditėn e diel. Nė tė njėjtėn kohė premtoi se edhe vitin qė vjen, nė Nju Jork, ai do tė jetė midis anėtarėve tė Shoqatės, do tė bashkėpunojnė me miqtė e tij nė sponsorimin e darkės dhe do tė interesohet pėr mbarėvajtjen e takimit me tė njėjtin merak dhe dashamirėsi qė ka treguar nė dy takimet e para.
Ēmimi Skėnderbeu, pėr vitin 2005, nuk mund tė shkonte tek askush tjetėr dhe tė meritohej plotėsisht, siē e meritoi Nazar Mehmeti.

Ēmimi Pena e Artė

Ky ėshtė viti i tretė qė Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikane nderon me ēmime letrare anėtarėt e saj. Ndonėse mundėsia e konkurrimit ėshtė e rezervuar vetėm pėr anėtarėt e shoqatės, juria e konkursit nga viti nė vit por merr njė numėr nė rritje librash pėr gjykim.
Kėtė vit, pėrveē gjinive tė romanit, poezisė dhe publicistikės, shoqata e shkrimtarėve i dha jetė edhe njė gjinie tjetėr tė rėndėsishme letrare-gjinisė sė pėrkthimit.
Pėrveē certifikatave, dhe trofeve nė tė cilat gjendet logoja e shoqatės me portretin e Naim Frasherit nė mes, fituesit u larguan nga podiumi me ndjenjėn e njė respekti edhe mė tė lartė nga kolegėt e tyre. Ata u duartrokitėn gjatė, u ftuan gjatė darkės tė bėnin fotografi me kolegėt dhe tė ftuarit, duke zgjuar edhe kureshtjen e shkrimtarėve tė huaj, tė cilėt i pamė tė merrnin shėnim emrat e tyre.
Shumica e anėtarėve tė shoqatės do e mbėshtesnin mendimin tim se shkrimtarja Rozi Theohari ėshtė jo vetėm njėra nga femrat mė tė respektuara tė shoqatės, por edhe njėra nga shkrimtaret me serioze shqiptaro-amerikane. Fuqia e saj autoriale ėshtė evidente nė vlerat qė sjell pėr lexuesin libri i saj "Mbi thinja fryn erė".

Pas shqyrtimit tė librave tė kėtij zhanri, juria ishte e mendimit se libri i kėsaj autoreje e meriton plotėsisht ēmimin Pena e Artė. Pastėrtia e gjuhės, rėndėsia qė ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave pėr tė cilat vendosė tė shkruaj, si dhe pėrshkrimi me ndjenjė dhe profesionalizėm i ngjarjeve dhe evenimenteve qė trajton janė disa nga pikat e forta tė penės sė saj.
Pasi theksoi se dhėnia e ēmimit ėshtė njė nder i madh qė i bėhet, ajo falėnderoi shoqatėn e shkrimtareve pėr vlerėsimin qė i bėri librit "Mbi thinja fryn erė". Nė fjalimin e saj dinjitoz, Theohari tha se "edhe pse i shkruar mijėra kilometra larg vendit tonė, libri im "Mbi thinja fryn ere" megjithėse ka si teatėr veprimesh Amerikėn, zanafillėn shpirtėrore e ka aty, nė Shqipėrinė tonė, nė Dardhėn time tė bukur, fshatin e lindjes, tė shtrenjte e tė paharruar, me dramėn e saj tė dhimbshme tė kurbetit. Tematika e shkrimeve tė mia i ka rrėnjėt nė fisnikėrinė e brezave tė tėre tė atyre njerėzve qė kanė lindur nė atdhe dhe kanė emigruar nė Amerikė ose kanė lindur e janė rritur kėtu, tė cilėt, me punėn dhe virtytet e manifestuara edhe nė njė botė tė madhe e tė huaj si Amerika, mė frymėzuan tė hedh nė letėr gjithė ato mbresa tė pafundme".

Ēmimin Pena e Artė pėr gjininė e poezinė kėtė herė e meritoi Merita Bajraktari McCormack. Libri i saj me poezi "Tinguj Malli" premton njė tė ardhme edhe mė tė ndritur pėr poeten nė fjalė. Ajo ka talentin dhe njohuritė e nevojshme kulturore pėr tė avancuar. Ky libėr ėshtė njė dėshmi e vėrtet se McCormack ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė sė bukurės, tė sė vėrtetės, dhe tė kualitetit artistik nė poezi. Megjithėse fjala "premton" nuk ėshtė rastėsi nė komentin tim, libri i saj e ka bindur jurinė e konkursit se ndėr librat e paraqitur nė konkurs "Tinguj Malli" ishte, absolutisht, mė cilėsori.
Gjatė fjalės sė pranimit tė ēmimit, ajo iu drejtua jurisė duke thėnė se "fakti qė ju keni pėrzgjedhur krijimtarinė time dhe e keni vlerėsuar atė me ēmimin "Pena e Arte" me jep emocione dhe mė bėn me krahė, por edhe mė shėrben nė rritjen e frymėzimit pėr njė krijimtari akoma mė tė mirė, mė tė plotė dhe mė tė arrirė artistikisht."

Tė pranishmit e vlerėsuan lart si fjalimin e saj elegant ashtu edhe sinqeritetin e pėrmbajtjes sė tij. Duartrokitjeve dhe urimeve tė pėrzemėrta tė kolegėve ajo iu pėrgjigj me filozofi dhe entuziazėm njėherėsh: "Sikur tė mos isha anėtare e shoqatės nuk do e kisha fituar sonte kėtė ēmim".
Skifter Kėlliēi nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė takim, kishte nisur njė pėrshėndetje pėr shoqatėn dhe njė shėnim tė shkurtėr ku lutej tė lexohej nėse do tė fitonte ēmimin e Pena e Artė pėr gjininė e romanit. Letra u lexua para pjesmarrėsve.

Kėlliēi ka konkurruar me romanin me karakter humoristik "Politikanet mėkatarė fluturojnė nė Mars" i cili ėshtė botuar nė Prishtinė nga Shtėpia botuese "Buzuku". Juria e ka vlerėsuar atė me ēmimin Pena e Artė sepse "nė vargun e veprave tė kėtij autori, kjo vepėr ėshtė njė sprove nė zhanrin e romanit humoristik tė cilėn autori e ka kaluar me sukses duke sjellė njė libėr, i cili nėpėrmjet humorit tė spikatur parodizon situatat jetėsore nė Shqipėri. Parė nga perspektiva e njeriut qė jeton jashtė vendit tė vet, nė teh tė parodizimit janė vėnė shumė aspekte jetėsore nė Shqipėri duke e bėrė ketė roman njė libėr me interes pėr t'u lexuar".

Dr. Selahudin Velaj ėshtė paraqitur nė konkurs me dy libra tė pėrkthyer, njėrin nga gjuha spanjolle dhe tjetrin nga gjuha angleze, me tė cilėt ka fituar ēmimin Pena e Artė pėr Gjininė e pėrkthimit. I pari quhet "Zalakain aventurieri" me autor Pio Baroja. I dyti ėshtė libri i studiuesit japonez Kazuhiko Yamamoto me titull "Struktura etike e kanunit dhe nėnkuptimet e saj kulturore.
Sipas Jurisė nė tė dy pėrkthimet, bie nė sy njė punė serioze, ku autori na sjell nė gjuhėn shqipe vlera sa mė pranė origjinalit, duke u pėrpjekur tė mos humbėse asgjė gjatė pėrkthimit.

"Mjafton tė marrėsh nė dorė kėto dy libra, dhe qė nė frazat e para, kupton qė Dr.Velaj, nuk ėshtė vetėm njohės i mire i spanjishtes dhe anglishtes, por ai ėshtė edhe njė studiues dinjitoz dhe ligjėrues perfekt i gjuhės shqipe" (koment i jurisė).

Ēmimi Gjenima pėr Letėrsinė shkon drejt Kanadasė...

Njė juri e pėrbėrė nga dhjetė shkrimtarė, pėrkthyes dhe kritik letrarė, pėrfaqėsues tė tetė vendeve tė botės, kanė zgjedhur shkrimtaren e letėrsisė akademike, kritiken e njohur, dhe redaktoren e respektuar, profesoreshėn e krijimtarisė letrare pranė Universitetit Guelph-Humber, the Presidenten aktuale tė PEN-Kanada, Constance Rooke, si fituese tė Ēmimit Gjenima pėr letėrsi pėr vitin 2005.
Falė njohjes sė merituar ndėrkombėtare tė vlerave universale tė punės sė saj, shkrimtarja kanadeze Constance Rooke, zė njė vend tė padiskutueshėm nė atė qė sot pėrkufizohet si panteoni i letėrsisė sė shekullit tonė.
Shkrimtares Rooke iu desh tė konkurronte me kualifikimet e jashtėzakonshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj, si me shkrimtarin dhe pėrkthyesin meksikan Homero Aridjis, me shkrimtarin dhe poetin ukrainas Yevgeny Aleksandrovich Yevtushenko, me shkrimtarin dhe pėrkthyesin gjermano-kanadez Robert Elsie dhe me shkrimtarin turk, tė njohur botėrisht, Orhan Pamuk.

Rooke ia ka kushtuar njė pjesė tė jetės studentėve dhe kolegėve, duke i mėsuar ata si tė shkruajnė mė mirė dhe duke ua redaktuar poezinė dhe prozėn e tyre qė ata tė paraqiten sa mė mirė para lexuesit. Njė punė kjo, ku profesionalizmi dhe humanizmi kanė bashkuar forcat pėr tė krijuar njė balancė sa mė tė qėndrueshme midis kėrkesave tė lexueseve ndaj shkrimtarėve dhe kėtyre tė fundit ndaj vetvetes.
Njė nga pikat mė kryesore qė e shtyu jurinė drejt shkėputjes sė Rooke-s nga kandidatėt e tjerė finalist pėr ēmimin Gjenima ka qenė sinqeriteti rigoroz i saj jo vetėm nė punėn e saj si shkrimtare e fushės akademike, por edhe tė asaj si redaktore dhe kritike letrare.
Ajo ka shkėlqyer pėr mė se dhjetė vjet si redaktore e revistės The Malahat Review, e cila gjatė kėsaj kohe u bė revista mė e rėndėsishme letrare e Kanadasė, duke fituar disa ēmime tė dhėna qė nga klubet e ndryshme tė lexueseve e deri tek National Magazinė Award qė ėshtė ēmimi mė i lartė qė jepet pėr revistat letrare tė Kanadasė.

Pas njė pjesėmarrjeje tė gjatė nė organizatėn mė famėmadhe tė botės letrare PEN (dega e Kanadasė), pranė sė cilės aktualisht kryen edhe detyrėn e presidentes, Constancė Rookė redaktoi antologjitė poetike Writting Away, Writting Home, dhe Wrriting Life tė cilat fituan mė se 200.000 dollarė, qė shkuan nė ndihmė tė organizatės PEN-Kanada.
Puna e saj si kritike letrare ka pėrfshirė njė numėr tė ndryshėm fushash, me pėrqendrim tė veēantė nė letėrsinė bashkėkohore Kanadeze. Liri i saj nė kėtė gjini titulluar Frika e zemrės sė hapur: ese rreth shkrimeve bashkėkohore kanadeze (Fear of the Open Heart: Essays on Contemporary Canadian Writing) e ngriti atė nė piedestalin mė tė respektuar tė kritikės letrare Kanadeze dhe Amerikane, sa Globe and Mail nė njė nga artikujt e gazetarit John Moss cilėson:

"Kombinimi midis zbulimit dhe retorikės nė punėn e Rooke-s ėshtė diēka e veēantė nga ēdo gjė qė ėshtė krijuar nė letrat kanadeze qė kur Margaret Atwood shkroi Broadside in Survival. ...me Frika e zemrės sė hapur, Rooke i bashkohet kompanisė sė Linda Hutcheon dhe Deniss Cooly-it ndėr mė tė mirėt e kritikėve bashkėkohorė." Ndėrsa gazeta Calgary Herald shkruan se Constance Rooke e ka ngritur veten nė rrethin e klasit tė parė tė kritikėve letrarė.

Por ajo nuk e ka kufizuar veten vetėm nė lėmin e letėrsisė bashkėkohore. Ajo ka kryer njė punė ekstensive edhe nė letėrsinė e vjetėr botėrore. Dy nga punime e kėtij lloji qė e bėnė edhe mė tė njohur emrin e saj nė arenėn ndėrkombėtare janė Night Light: stories of Aging botuar nga Oxford University Press dhe Reynolds Price botuar nga Shtėpia Botuese Twayne. E para ka tė bėjė me kėndvėshtrimin feminist tė letėrsisė, ndėrsa e dyta pėrqendrohet nė letėrsinė amerikane.
Po Kėshtu, Rooke ka ndihmuar edhe radion CBC tė kanadasė me redaktime emisionesh letraro-artistike, gazetari letrare dhe shėnime pėr librat pėr mė se dy dekada.
Ajo jep mendimet e veta pėr letėrsinė pa u shkėputur nga krijimtaria e saj. Niveli i lartė i tregimeve dhe novelave tė saj ka tėrhequr interesin e njė numėr tė konsiderueshėm revistash letrare si kanadeze ashtu edhe Amerikane qė nga Southern Review e deri tek Grand Street, tė cilat e kanė nderuar Rooke-n me disa ēmime letrare.
I gjithė kontributi i Rooke-s ndaj letėrsisė ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė interesi tjetėr po kaq tė rėndėsishėm qė i ka qėndruar kohės. Ėshtė fjala pėr rolin e saj nė fushėn e pedagogjisė. Qė nė vitin e dytė tė karrierės sė saj si pedagoge ajo u nderua me ēmimin 3-M, Ēmim ky qė jepet pėr dhjetė profesorėt mė tė mirė tė universiteteve tė Kanadasė.

Aftėsitė dhe dėshira e saj pėr t'i bėrė njohuritė e saj nė fushėn e krijimtarisė dhe tė teorisė sė letėrsisė botėrore pjesė tė studentėve tė saj, bėri qė pėrgjegjėsia e saj pedagogjike tė rritej. Menjėherė pas emėrimit nė detyrėn e drejtoreshės sė Qendrės sė Mėsimit dhe Mėsimdhėnieve pranė universitetit Victoria, filloi botimi i disa teksteve shkollore dhe i disa materialeve tė tjera instrumentale rreth artit tė tė shkruarit, duke pėrfshirė edhe njė program kompjuterik qė krijon mundėsinė e tė mėsuarit tė gramatikės dhe shenjave tė pikėsimit, si dhe njė tekst rreth pastėrtisė tė sė shkruarit nė fushėn juridike pėr avokatėt dhe kryetarėt e gjykatave. Mė vonė, ajo botoi edhe njė libėr tjetėr titulluar The Clear Path: A Guide to writing English Essays qė deri tani ėshtė botuar nė katėr edicione.
Nė tė njėjtėn kohė ka bashkėpunuar edhe me burrin e saj shkrimtarin Leone Rooke, nė redaktimin e njė antologjie me tregime titulluar The Writers Path, qėllimi i veēantė i sė cilėve ishte tė ndihmonin studentėt e letėrsisė pėr tė menduar rreth prozės nga kėndvėshtrimi i zgjedhur nga shkrimtari qė e ka shkruar atė.

Duke fituar njė rol kaq tė rėndėsishėm nė universin pedagogjik, mėnjanimi i rolit tė saj nė administratėn akademike u bė i pamundur. Megjithėse koha e punės gjithmonė i mbetej borxh kohės sė saj tė lirė dhe asaj tė gjumit, Rooke pranoi edhe detyra tė tjera shtesė qė shtriheshin qė nga Drejtoria e Studimeve Femėrore pranė universitetit Victoria e deri tek detyra e presidentes sė Universitetit tė Winnipeg-ut. Rooke ėshtė fenomenale, dhe shpresoj qė Ēmimi Gjenima do t'i sjellin asaj njė grup tjetėr lexuesish (shqiptar e botėror) qė tė zbulojnė diturinė, inteligjencėn, dhe shpirtin e madh autorial nė hapėsirėn e gjerė tė punės sė saj krijuese.

Gjatė fjalimit pėr pranimin e ēmimit Gjenima, ndėr tė tjera, Constance Rooke tha:
"Jam thellėsisht e nderuar tė jem fituesja e ēmimit Gjenima pėr Letėrsinė. Fakti qė ēmimi vjen nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė mė gėzon mė shumė se ē'mund ta them me fjalė. Drejtimi juaj ėshtė himni im; "Vemėm tė lidhemi!"-njė linjė esenciale nė urėn e ylberit qė ndihmon letėrsinė tė lartėsohet, tė kalojė grupet gjuhėsore dhe shtetet, tė sjellin botėn me fytyrė nga njerėzimi. Dhe, pėr sa i pėrket Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, mua mė duket se nuk ka shoqatė shkrimtarėsh mė tė mirė. Faleminderit shumė pėr Ēmimin, pėr ftesėn time nė kėtė mbrėmje, dhe pėr kėnaqėsinė e shoqėrisė tuaj".

Poeti gjerman Rainer Schulte lexon poezitė e tij gjatė darkės

Njė ndėr surprizat e tjera tė natės ishin edhe tė ftuarit e nderit. Midis tyre ishte edhe poeti gjerman Rainer Schulte. Njė poet, poezitė e sė cilit i kemi lexuar tė pėrkthyera nė shqip nga libri "Ora e Paqes". Ai kishte ardhur pėr t'u takuar me shkrimtarėt dhe poetėt e shoqatės, me tė cilėt sipas tij kishte kohė qė komunikonte nėpėrmes postės elektronike dhe telefonatave.
Schulte lexoi sida nga poezitė e tij nė anglisht pėr tė pranishmit. Tė njėjtat poezi u lexuan nė shqip nga poetė e shkrimtarė tė ndryshėm si Merita Bajraktari McCormack, Rozi Theohari, Kozeta Zylo, Ilirjana Sulkuqi, Mėhill Velaj, dhe Ymer Ēela. Tė gjitha poezitė, nė tė dyja versionet, u duartrokitėn me entuziazėm nga pjesėmarrėsit.
E pse jo. Kur lexon poezitė e Rainer Schultes ėshtė si tė shtyhesh mbrapa, apo tė biesh diku nė njė lėndinė surrealizmi. Schulte e lidhė trupin human, natyrėn fizike dhe ritmet natyrale me pyetje serioze ndaj kohės dhe vetėdijes.

Ai e tjetėrson trupin human, e rikrijon atė, dhe mediton rreth kalimit tė tij nga e tanishmja nė vdekje, nė ėndėrr. Ai madje implimenton "Britmėn" e Munch-it nė njė poem. Pėr Schulte-n dhembja e bėn jetėn tė dukshme dhe tė jetueshme. Ai fiksohet nė kėnaqėsinė e pėrleshjes dhe nė kėnaqėsinė e pėrleshjes pėr jetėn, vdekjen, marrėdhėniet njerėzore dhe tė botės tė sė shkruarit, duke i sfiduar, nė tė njėjtėn kohė, mėnyrat se si i pėrkufizojmė gjumin dhe zgjimin, jetėn dhe vdekjen, realitetin dhe imagjinatėn. Pėr Schulte-n realiteti ėshtė imagjinatė dhe fjalėt janė gjėja e vetme qė "kurrė nuk vdesin... kurrė nuk thyhen nė thėrrime.
Gjatė darkės ai u interesua tė dinte mė shumė pėr disa nga anėtarėt e shoqatės. Ai bėri fotografi me ta dhe mori shėnime rreth veprave tė tyre. Schulte mbeti aq i kėnaqur me mikpritjen shqiptare sa ē'ishin edhe shqiptarėt me vizitėn e tij.

Por para sė Dielės qe e "Shtuna e Madhe"...

E shtuna qė sapo kaloi mund tė poetizohet si e "shtuna e madhe", ose tė paktėn e shtuna e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro Amerikanė. Madhėshtia e saj nuk mund tė kėrkohet vetėm tek sakrificat e mėdha qė bėnė disa nga anėtarėt e shoqatės me banim nė Ēikago pėr tė pritur e argėtuar sa mė mirė disa nga kolegėt e tyre shkrimtar e poetė qė kishin mbėrritur aty njė ditė para takimit.
Qė tė kuptohemi, unė e pranoj se tė shkėputesh nga tė dy punėt qė kryen, pėr tri ditė, pėr t'u vėnė nė dispozicion tė miqve, tė shtrosh njė darkė nė njė nga restorantet mė tė shtrenjta tė qytetit pėr tridhjetė vetė, tė rrish zgjuar qė tė flenė tė tjerėt, dhe tė aktivizosh tė gjithė familjen qė takimi tė jetė sa mė kėnaqshėm pėr miqtė, ėshtė vėrtet njė madhėshti e veēantė.
Por ėshtė mė mirė tė mos u tregoj se autori i tė gjitha kėtyre sakrificave ėshtė poeti ynė i mirėnjohur Dalan Luzaj. Vėrtet diktatura komuniste ia ka thyer brinjėt nėpėr kampet e internimit atij dhe familjes sė tij pėr vite tė tėra, por shpirti u ka mbetur aq i thellė dhe i kthjellėt sa ē'ėshtė vetė deti i Vlorės. Ndaj do tė ishte mirė qė ta lemė me kaq, sepse sakrificat pėr miqtė Dalani i quan privilegje personale, dhe mund tė lėndohet.
Me tė njėjtėn delikatesė duhet tė trajtohet edhe shkrimtari i talentuar Ymer Ēela. Madje edhe kur e falėnderonim pėr ato qė bėnte pėr ne ai zinte tė skuqej nė fytyrė. Por si mund tė mos jesh mirėnjohės ndaj tij, kur edhe ai, qė nga e shtuna nė mėngjes deri tė hėnėn mė mbrėmje jo vetėm qė u shkėput nga puna qė kryen si shofer limuzine, por edhe e rezervoi limuzinėn pėr ta vėnė atė nė shėrbim tė kolegėve dhe miqve tė tij krejt falas, duke paguar vetė edhe karburantin...
Aktori ynė i shquar Pandi Siku "pėrmbyllė" treshen e sakrificės pėr tė nderuar anėtarėt e shoqatės. Pėr mua, personalisht, qė ndjehem i nderuar vetėm tė jem pran tij, tė isha subjekt i pėrkujdesjes, ēiltėrsisė, miqėsisė dhe argėtimit tė tij gjatė gjithė fundjavės, do tė mbetet gjithmonė njė kujtim i pazėvendėsueshėm.
Por siē e thashė mė lart, tė gjitha kėto nuk e pėrbėjnė esencės e madhėshtisė tė sė "Shtunės sė Madhe" sepse njerėzit e mėdhenj e kanė madhėshtinė nė vetvete. Madhėshtia e sė shtunės qė sapo kaloi qėndron tek besimi. Shqiptarėt e Amerikės besojnė nė misionin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Besojnė nė vendimet qė marrin kryesia dhe shkrimtarėt e poetėt e tyre. Ata e dinė se letėrsia nuk ka nevoje pėr shoqata tė mėdha shkrimtarėsh por pėr shkrimtar e poet tė mėdhenj nė shpirt dhe nė penė. Por, nga ana tjetėr, shkrimtarėt dhe poetėt e dinė se kanė nevoje pėr shoqata tė ndershme. Ata kanė nevojė pėr shoqatėn e shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė jo vetėm qė tė frymėzohen e tė nxiten individualisht, por edhe tė frymėzojnė e tė nxisin tė tjerėt. Ata janė tė ndėrgjegjshėm se tė veēuar vėrtet mund tė shkruajnė vepra tė bukura, por tė bashkuar veprat e tyre pėrbėjnė atė qė letėrsi e vėrtet.
Besimi ėshtė produkt i vlerėsimit, i historisė, i rezultateve e mbi tė gjitha i dashurisė pėr dikė apo diēka. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet darka e sė shtunės me familjen Luzaj. Tė nesėrmen do tė bėhej takimi i shoqatės sė shkrimtarėve. Kjo pėr organizuesit dhe pėr pjesėmarrėsit kishte njė peshė tė veēantė. Ajo e shtunė nuk ishte si tė gjitha tė shtunat e tjera, ishte njė e shtunė e madhe, qė tė kujtonte ditėt e festave nė Shqipėri. Pėr tė festuar sė bashku kishin ardhur miq dhe dashamirės tė Luzajve dhe tė shoqatės njėherėsh. Profesor Pirro Dollani me zonjėn e tij Frieda dhe vajzėn Arba kishin ardhur nga Los Vegas-i pėr tė njėjtin qėllim qė kishin ardhur edhe Bardhyl e Natasha Mezini nga Detroiti. Ata si shumė e shumė tė tjerė kishin ardhur pėr tė takuar, pėr biseduar, dhe pėr festuar sė bashku me anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara