HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HĖNA E POETIT DALAN LUZAJ, MĖ NĖ FUND, QESH ME TĖ MADHE

-- nga Gjekė Marinaj, Dallas, USA

Gjekė Marinaj Nuk ėshtė e nevojshme qė lexuesi shqiptar tė jetė i edukuar nė fushėn neurolinguistikės pėr tė kuptuar se si funksionon nė krijimin, perceptimin dhe thithjen e gjuhės poetike truri i poetit Dalan Luzaj. Pėr kėtė ai na ka takuar nė gjysmė tė rrugės me librin e tij mė tė fundit "Dhe hėna kurrė nuk qeshte". Me kėtė univers tė vėrtetė poetik, pėr mendimin tim, autori vendos me autoritet kufijtė midis poetėve tė vėrtetė edhe atyre amatorė.
Interpersonal nė tematikė dhe i fuqishėm artistikisht, zėri i shpirtit tė poetit Vlonjat krijon njė vorbull tė re letrare, duke e shkėput realitetin shqiptar me tė gjitha mrekullitė dhe ēoroditė qė ka, pėr ta rivendosur atė nė njė podium nga ku mund tė shihet dhe analizohet me mė objektivitet. Edhe kur poeti ka veten si zėdhėnės i mesazhit qė poezia tenton tė pėrcjellė, shtresat e dyta dhe tė treta tė mendimit, pėrbėjnė njė pikturė realiste nė akord me natyrėn e shqetėsimit qė ai pėrjeton nė ēastet kur shkruan. Kjo ėshtė njė arritje, sepse pėr ēdo poet ėshtė e rėndėsishme qė idetė dhe kujtimet personale tė ndėrlidhen nė mėnyrė natyrale me imazhet e jetės sė pėrgjithshme.
Ndėrlidhja nė fjalė e ka prejardhjen tek dashuria e poetit pėr njeriun, natyrėn, Atdheun. Ndjeshmėria dhe vėshtrimi bashkėkohor qė gjejmė aty, sugjerojnė se nė qendėr tė kėtyre poezive kemi tė bėjmė me njė poet qė ėshtė i gatshėm ta hapė veten plotėsisht para botės, jetės tekanjoze dhe padrejtėsive tė saj. Ai i drejtohet njerėzimit me tė njėjtin efektivitet, herė drejtpėrdrejtė herė me njė gjuhė figurative. Ja poezia e titulluar "Qentė", ku alegoria amplifikon instinktin e qenve tė kėqij brenda disa "njerėzve":

"... Ata lehin ditė e natė.
Herė pas gardhit herė pas ferre,
Kur vėshtrojnė njė yll tė artė,
Kur presin kockėn pas ēdo dere
" (nga poezia "Qentė" faqe 11).

Dhe hėna kurrė nuk qeshte, libėr me poezi nga Dalan Luzaj
"Dhe hėna kurrė nuk qeshte", libėr me poezi nga Dalan Luzaj

Siē shihet, nė kėtė poezi kuptimi i dytė zhvendoset mbi tė parin: qentė lehin jo pėr tė frikuar apo pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve, por sepse ata vetė kanė frikė pikėrisht nga vėmendja mikroskopike ndėr tė cilėn gjenden. Por kjo nuk e mėnjanon kuptimin e parė - qentė mbeten qenė, jo vetėm kur lehin me xhelozi kundra njė "Ylli tė artė", por edhe kur qajnė nė vetvete pėr pamundėsinė e tyre pėr tė qenė tė tillė.
Pėrdorimi i metaforave dhe krahasimeve tė kėtilla nė poezinė e Luzajt ėshtė i suksesshėm, sepse ato luajnė mė tepėr rol funksional se sa dekorativ nė lirikat e tij. Ato e ndjekin qėllimin e poezisė dhe arrijnė tė bėhen pjesė ndihmuese nė hapjen e dyerve tė koherencės pėr lexuesin. Le tė ndalemi tek njė poezi me njė fizionomi tė pėrafėrt me poezinė e mėsipėrme nga ana e aplikimit tė elementėve letrare, kėtė herė duke e parė poetin tė flasė nga njė pikė tjetėr vėshtrimi:

"Nga larg (mes mjegullės) vėshtroj njė dritė
Si krijesė mbėshtjellė me membranė
Kur rrezja e diellit e ēukit
Tingėllon shkėlqimi si kėmbanė
" (Nga poezia "Nga Larg", faqe 14)

Ja pra se si Luzaj e kapė konceptin filozofik tė jetės dhe shpresės pėr ta implementuar atė nė njė imazh qė ėshtė mė shumė njė mirazh se sa njė realitet - diēka qė dėgjohet mė shumė se sa shihet nė paradoksin qė vepron. Kjo ide ėshtė efektive sidomos kur kemi parasysh se metaforat dekorative do tė mbeteshin retorike po tė mos i vendoste ato nė njė funksion shtesė: ai nuk mundohet ta bindė lexuesin me efekte teknike, por me pėrmbajtjen e poezisė qė krijon.
Njė peshė tė sė njėjtės madhėsi mbajnė edhe hiperbolat letrare qė gjejmė tė aplikuara te "Dhe hėna kurrė nuk qeshte". I shohim tė jepen herė si gjysma e subjektit e herė si gjysma e imazhit tė poezisė. Ato janė konceptuese, janė elementė tė shpalosura dhe tė rikrijuara nė atė formė sa qė funksionojnė natyrshėm jo vetėm si ide abstrakte por edhe si pjesė plotėsuese e sė dukshmes. Ja njė Shembull:

"Kanina e tėrė nėn kala Shushica hedhur pėrpjetė Njė degėz me yje qė ra Vlorėn e bėri qytet" (nga poezia "Uji i Ftohtė", 26)

Sado qė aftėsia e poetit pėr tė hyrė tek mendjet e lexuesve me njė freski kaq tė dukshme autoriale hedh njė dritė tė re mbi motivet e natyrės, dashurisė, problemeve sociale, atdhedashurisė etj., epiqendra e poezisė sė Luzajt mbetet nderi. Madje edhe nderin Luzaj e trajton nė njė kėndvėshtrim tė veēantė nė poezinė e tij. Ndryshe nga grekėt e vjetėr ku ekonomia e nderit ishte njė komoditet rreth tė cilit rrotullohej e gjithė kultura greke, Luzaj e trajton nderin si njė detyrė humane. Ky vizion mund tė shihet mė sė miri nė njė nga poezitė mė tė bukura dhe mė njerėzore tė krijimtarisė sė deritanishme tė tij, titulluar "Fėmijėve". Ngaqė poezia ėshtė e ndėrthurur si njė zinxhir i vėrtetė poetik, dhe se shkėputja e njė strofe (siē ndodh zakonisht) nuk do e pėrfaqėsonte denjėsisht poezinė nė fjalė, vetėm po komentoj rreth saj.
Poezia "Fėmijėve" ka diēka tė pėrbashkėt me poezinė e Agollit "Kur tė jesh mėrzitur shumė", por ėshtė mė obliguese, sidomos nė marrėdhėnie me fėmijėt e tij. Helika e tij filozofike pėr vdekjen sillet rreth tė njėjtės strukturė ideore me poezinė e titulluar "Kėngė" tė Christina Rossetti-t, por ėshtė mė e butė, mė miqėsore dhe duket e shkruar me mė shumė qetėsi shpirtėrore...
Le tė mos largohemi nga koncepti i nderit as nga ndryshimi konceptual i poezisė sė Luzajt me Grekėt e vjetėr. Poeti ynė nuk beson plotėsisht nė idenė e thjeshtėzuar se nderi nuk mund tė krijohet apo shkatėrrohet. Ai ėshtė skeptik edhe ndaj idesė se, nderi ose ėshtė i dhėnė ose i grabitur nga dikush tjetėr. Luzaj beson se nderi ėshtė si frymėmarrja, pa tė cilin njeriu mė parė nxihet nė fytyrė, pastaj vdes.
Nė poezinė "Fėmijėve" gjejmė tė aplikuar pikėrisht atė logos qė i krijon atij mundėsinė e apelimit te arsyeja apo logjika. Ai e bėn kėtė me besim te lexuesi, duke menduar se ai e vlerėson arsyen dhe logjikėn e tij, jo vetėm duke u bazuar te pėrvoja e tyre, por edhe tek eksperienca e poetit qė u drejtohet atyre. Nė bazė tė kėtij nocioni mund tė themi se poezitė e Luzajt kanė kaluar nė kategorinė legjendė, tė paktėn si pėrfaqėsuese tė tonit emocional tė jetės qė jetojmė dhe tė veēantisė sė pazėvendėsueshme tė mėnyrės sė interpretimit. Poezia e tij merr jetė aty ku pjesa poetike dhe ajo antipatike e realitetit bashkėkohor ndėrthuren, aty ku e mira dhe e keqja orvaten tė pushtojnė njėra-tjetrėn. Pėr kėtė pikė tė mendimit, le t`i referohemi poezisė "Kthim nė Atdhe", midis vargjeve tė sė cilės mbizotėron realiteti nostalgjik dhe fataliteti i implikuar nė prejardhjen e tij:

"Barka shtynte hėnėn nėpėr det
Deti shtynte barkėn pėr tek ti,
E pafund bėhet udha kur mė pret
Gjysma tjetėr qė mungon nė gji
" (faqe 48).

Kėtu poeti realizon diēka jo tė lehtė - ai rizbulon natyrėn e Atdheut tė tij, pastaj e rikrijon atė sipas arkitekturės qė ajo i ka krijuar nė zemėr gjatė mungesės.
Pėr ta kuptuar mė mirė Luzajn si poet, mendoj se ėshtė e domosdoshme qė lexuesi tė ndalet edhe te ethos-i i tij poetik. Sepse ai komunikon me lexuesin jo vetėm pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie kuptimore tė ndėrsjella, por edhe pėr ta bindur atė pėr tė vepruar... Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se; ēdo ide i ka kundėrshtarėt e vet. Kėshtu ai pėrdor reputacionin e vet si njė njeri (e tani si poet) i rritur midis shtresave mė tė shtypura tė popullit shqiptar. Ai gjithashtu vė nė lėvizje njohuritė e lexuesit rreth jetės sė tij familjare - si djali i njė profesori e filozofi disident, pa lėnė mėnjanė as kredibilitetin e tij si njeri i ndershėm ndaj shoqėrisė dhe Atdheut gjatė gjithė jetės.
Pra ethos-i i tij poetik ėshtė shpresa se lexuesi do e pranojė pozicionin e tij si njė poet qė ka tė drejtėn dhe detyrėn njerėzore pėr t`ua tėrhequr vėmendjen drejt problemeve qė ai trajton nė vargjet e tij. Pasojnė katėr vargje tė kėtij lloji:

"Kur bie nata si ombrellė
Te ju nė fshat o pleq tė gjorė
Mbyllni derėn si kėshtjellė
Besnik veē qenin nė oborr
" (nga poezia "Fshati i Braktisur", faqe 7).

Ndonėse nuk mbetet fare sekret risku qė Luzaj ndėrmerr duke e vėnė punėn e tij krijuese nė tehun mė tė mprehtė tė sė vėrtetės, mendoj se ky risk ia vlen, sepse poezitė e tij paraqiten si njė triumf disadimensional, si njė provė e kapacitetit tė artit tė poezisė pėr t`i dhėnė kohės njė balancė mė tė qėndrueshme me aspektin imagjinues tė saj.
Ky vendim autorial nga ana e Luzajt, ndodh pėr arsyen e thjeshtė se nė ēdo hap poeti kėrkon qė sakrifica njerėzore duhet tė jetė mė pak e ashpėr, mė abstrakte dhe mė kėrkuese ndaj kompleksitetit moral e natyral, nė mėnyrė qė marrėdhėniet midis simbolikės dhe domethėnies tė jenė njėherėsh edhe marrėdhėniet nė mes tė sakrificės se largėt me asaj tė afėrt njerėzore. Nė ēdo hap ai dėshiron qė sakrifica tė jetė mė shumė e vullnetshme e mė pak obliguese - mė shumė kėmbėngulėse nė marrjen e vendimeve dhe tentativave dhe mė pak bindje e dėgjueshmėri para dikujt. Thėnė me dy fjalė, njė nga temat e rėndėsishme tė librit "Dhe hėna kurrė nuk qeshte"sugjeron se, emergjenca e vetėdijes vjen me emergjencėn pėr njė gjuhė mė tė lartė morale. Ky sugjerim ėshtė efektiv sepse shtrihet pėrtej nivelit personal. Pasi tė kesh lexuar librin, nuk ėshtė fare e vėshtirė tė kuptohet se shpesh Luzaj i jep njė rol shtesė gjuhės interpersonale nė poezi, duke e pėrdorur atė nė funksion tė botės sė tij dhe parametrave intelektualė me tė cilėt ai dėshiron ta pasqyrojė atė. Duke e bėrė kėtė, ai ve nė lėvizje njė ide tė vėrtetė konstruktive, duke e riformuar gjuhėn qė ajo ta reflektojė mė mirė eksperiencėn dhe motivet qė e shtyjnė poetin drejt fletės sė bardhė me moralin e lartė qė ai kėrkon ndaj vetes dhe tė tjerėve.
"Dhe hėna kurrė nuk qeshte" ėshtė njė evidencė e gjallė se; Luzaj nuk ėshtė i interesuar tė japi ndihmesėn e tij letrare vetėm nė pikat qė trajtuam mė lart. Ai flet me natyrėn aq lirshėm dhe me aq konsiderate e delikatesė poetike sa tė mahnit. Nė kėtė aspekt mund ta identifikojmė ose tė paktėn ta konsiderojmė si njė studiues tė denjė tė mėsuesve tė lashtė tė poezisė. Mbi tė gjitha Orfeu, Solomoni e Viasa - poeti i mahabharatės, tė gjithė i dinin gjuhėt e kafshėve, zogjve, pemėve dhe gurėve. Ata jo vetėm qė i kuptonin, por edhe flisnin nė mėnyrėn e tyre me natyrėn qė i rrethonte. Ja si ecin vargjet e Luzajt nė gjurmėt e tyre:

"Mes stėrkalash u ul lehtė mbi shkėmb
Pulėbardha qiejt mban e shpalos,
Pa masė stuhia detin ēon nė kėmbė,
Ngritur tėrbimthi anėdetin fundos
" (nga poezia "pulėbardha", faqe 51).

Nėpėrmes skenave tronditėse, imazheve qė hapen si arkivole gjysmė tė kalbura nėn dherat e sė kaluarės dhe regjistrimeve tė halleve tė popullit shqiptar nėn pushtimin e "bishave tė kuqe", Luzaj sjell pėr lexuesin njė panoramė tė pa tjetėrsuar tė pathos-it tė sotėm shqiptar. Mėnyra se si poeti futet direkt tek emocionet e lexuesit tė kujton Antigonėn kur i drejtohej Korusit nė skenėn e katėrt: "M'i hidhni sytė, miq dhe, ma qani hallin, / po kthehem mbrapa tek tehu i natės t`i them / lamtumirė diellit qė nuk do tė ngrohė mė pėr mua".
Pra kemi nė dorė njė poet qė i besojmė. Ai nuk na del pėrpara si njė viktimė e se kaluarės sė hidhur, por si njė njeri i lindur pėr tė hyrė nė botėn e dhembjes njerėzore me detyrėn e interpretimit tė ngjyrave tė saj tė sakta. Si studiues i realitetit qė ėshtė, Dalan Luzaj, e percepton botėn materiale me njė intensitet tė lartė reagimi ndaj impulseve, tentativave, domethėnies dhe ndėrlidhjeve pėrtej anės sipėrfaqėsore tė gjėrave.
Elokuenca autoriale qė gjejmė nė tabanin e poezisė sė Luzajt, i jep lexuesit njė mundėsi tjetėr pėr ta ndjekur udhėtimin e poetit duke gjetur hapėsirėn e vet artistike. Vetėm nė katėr rreshtat qė vijojnė, poeti arrin tė aplikojė nė poezinė e tij nuanca nga shkollat e realizmit, impresionizmit dhe tė surealizmit njėherėsh. Ėshtė fjala pėr poezinė me titull "Katerina", nė tė cilėn poeti ve nė pėrdorim konseitet metafizike pėr t`i dhėnė njė jetė tė dytė bukurisė sė subjektit tė tij:

"Katerinė e bukur trupskalitur Dorėlėshuar Zoti veē me ty Pleqtė e prillit shtratit sapo ngritur Bėjnė kryqin mos tė tė hanė me sy." (strofa e pare, faqe 23).

Luzaj, nė gjurmėt e poetėve tė mėdhenj John Donne, George Herbert dhe Edward Taylor gjen mėnyrėn e tij tė poetizimit, duke pėrdorur fjalė qė shumicės sė poetėve as qė do u shkonin ndėr mend. Ai aktivizon fjalėn trupskalitur si esencė bukurie apo dorėlėshuar si komprometim i Zotit me krijesėn e tij. Kjo poezi tregon se poeti ėshtė nė gjendje t`i vendosė nė shėrbim tė poezisė sė tij edhe mėsimet qė ka nxjerrė nga studimi i Petrarkės dhe poetėve tė tjerė qė ai i ēmon.
Tė bashkosh brenda njė poezie, apo njė ėndrre erotike (nėse mund ta quaj kėshtu) elegancėn e gjuhės sė re me pjekurinė e metodave tė vjetra shprehėse, dėshirėn pėr ta shijuar tė bukurėn me ballafaqimin me tė pamundurėn pėr ta bėrė pjesė tė vetes atė, pa sakrifikuar as rimėn as ritmin e brendshėm, as elementėt e tjera akustike tė poezisė, jo vetėm qė nuk ėshtė e lehtė, por pėr shumė poetė njė realizim i tillė ėshtė pothuajse i pamundur.
Libri "Dhe hėna kurrė nuk qeshte" ka njė numėr tė konsiderueshėm poezish qė tė mahnitin me vlerat poetike qė kanė nė vetvete. Poezitė e Luzajt janė ndėr ato poezi brilante tė letėrsisė sė sotme shqipe, me tė cilat brezat e ardhshėm do tė kenė mundėsi tė na identifikojnė dhe t'i japin brezit tonė njė emėr, siē u kemi dhėnė edhe ne brezave mė tė ndritur tė krijuesve qė nga e kaluara e largėt deri tek ajo e afėrt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara