HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dossier

"Si e futa Kadarenė nė programet mėsimore tė kolegjit tė Dallasit"

-- nga Dashnor Kaloēi, Shqip, 12 nėntor 2006

Gjekė Marinaj Intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" e shqiptaro-amerikanit Gjekė Marinaj, me origjinė nga Malėsia e Madhe, i cili qė prej vitit 1990 jeton e punon nė Dallas tė SHBA-sė.

Ashtu sikurse dihet tashmė, fama e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare, prej disa dekadash i ka kaluar kufijtė e Shqipėrisė dhe ai ėshtė bėrė i njohur edhe nė shumė vende tė botės, ku janė botuar dhe ribotuar pjesa mė e madhe e veprave tė tij. Madje jo vetėm kaq, por disa nga librat e tij mė tė spikatur nė gjininė e prozės kanė fituar tė drejtėn tė studiohen edhe nė tekstet e programeve mėsimore tė kolegjeve tė ndryshme tė kėtyre shteteve. Njė nga ato shkolla ku studiohet vepra e Kadaresė ėshtė "Richland College" nė Dallas tė Teksasit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku prej disa vitesh nxėnėsit e tij nė lėndėn e letėrsisė botėrore kanė tė programuar librin "Ura me tri harqe", tė cilin shkrimtari ynė i famshėm e ka shkruar nė fillimin e viteve '70-tė. Po si ėshtė bėrė e mundur qė kjo vepėr e Kadaresė tė studiohet nė atė kolegj? Lidhur me kėtė, dėshmon pėr herė tė parė, ekskluzivisht pėr gazetėn "Shqip", shqiptaro-amerikani Gjekė Marinaj (me origjinė nga Malėsia e Madhe, prej vitit 1990 jeton e punon nė SHBA), i cili ėshtė dhe pedagogu i atij institucioni arsimor, ku arriti ta realizonte kėtė gjė.

Zoti Marinaj, si ju lindi ideja dhe pse vendosėt qė tė fusnit nė programet mėsimore tė kolegjit librat e Kadaresė? Si u prit kjo gjė nga titullarėt e atij institucioni arsimor ku ju jeni pedagog?

Ideja nuk ka qenė e formuar plotėsisht nė faktin se Kadareja ėshtė njė shkrimtar shqiptar. Ai ofron njė fuqi tė rėndėsishme nė gravitetin e sė bukurės nė letėrsisė e sotme botėrore. Kjo nuk do tė thotė se nuk jam ndikuar prej njohjes nga afėr me krijimtarinė e tij. Megjithatė, ideja pėr futjen e Kadaresė nė programin mėsimor tė kolegjit nuk ka qenė njė produkt i nostalgjisė, por i kėmbėnguljes time profesionale pėr t'u afruar studentėve oportunitetet mė tė pėrshtatshme pėr suksesin e tyre shkollor. Idetė pėr tė realizuar diēka gjithmonė duhet tė jenė nė balancė me qėllimin e finalizimit tė tyre. Nė rastin tim, qėllimi ka qenė konkret. Nė njėrėn anė, edhe sikur letėrsia e Kadaresė tė rrezatonte pėr studentėt e mi vetėm njė fraksion tė efektit tė kėnaqėsisė dhe argėtimit letrar qė pėrjetoj unė, ata do tė ngeleshim mė se tė kėnaqur me vendimin tim. Nga ana tjetėr, dhe mė e rėndėsishmja, duke u dhėnė studentėve oportunitetin tė studiojnė njė shkrimtar tė kalibrit Kadare, unė i ftoj tė hyjnė nė njė univers krejt tė ri letrar pėr ta. Aty u jepet mundėsia tė shijojnė reflektimin e njė ylberi tė ēuditshėm letraro-artistik, ku larmia e ngjyrave tė dritės qė gjendet aty ka nocione homeriane, nė kuptimin e hapėsirės sė imagjinatės dhe njė thellėsi virgjiliane nė aspektin e aplikimit tė fuqisė sė mendimit artistik nė prozė. Sė bashku ato i bashkėngjitjen njė kompozimi sipas mėsimeve qė nxjerrim nga pena e Dantes. Pra, letėrsia kadareiane ishte njė "manual" mė i kompletuar se ai qė ata studionin mė parė pėr tė njėjtėn klasė.

Meqė e pėrjetonit njė ndjenjė kaq tė fortė pėr librat e Kadaresė, pse e realizuat kaq vonė futjen e tij nė programet e kolegjit ku ju jepni mėsim?

Mungesa e eksperiencės ka luajtur rolin e saj nė kėtė proces. Vitin e parė tė mėsimdhėnies e kam kaluar si "duke ecur mbi vezė", duke zbatuar me korrektėsi dhe duke konsideruar gati ēdo sugjerim tė kolegėve, pa u pėrqendruar shumė nė idetė e mia, apo nė opsionet qė kisha pėr tė ndihmuar nė mėnyrė sa mė efikase studentėt. Mendimi se studentėt amerikanė kanė nevojė pėr letėrsinė e Kadaresė, mė ėshtė vėrtitur nė vetėdije pėr njė kohė tė gjatė. Nxitimi pėr tė marrė kontroll tė plotė pedagogjik, pėr fat tė mirė nuk mė zgjati shumė. Me njohjen se "kush ėshtė kush" nė bordin drejtues tė kolegjit, fillova tė "nxjerr krye" dhe tė shpreh mendimet e mia se ēfarė ėshtė e nevojshme pėr stilin tim tė mėsimdhėnies dhe pėr studentėt e mi. Midis tė tjerash, kėrkova ndryshimin e teksteve tė detyruara suplementare pėr seksionin e letėrsisė botėrore tė lėndės "English and Communication" qė jepja. Nė fillim insistova nė zėvendėsimin e librit "The old man and the sea" (Plaku dhe deti) tė nobelistit amerikan Ernest Hemingway, me librin "The bluest eye" (Syri mė i kaltėr) tė nobelistes tjetėr amerikane, Tony Morrison. Mė vonė, pasi e ndjeva se vendi im i punės ishte i sigurt, pavarėsisht nga natyra e kėrkesave qė parashtroja, bėra kėrkesėn pėr zėvendėsimin e librit tė dytė "The scarlet letter" (Germa e kuqe) tė shkrimtarit amerikan Nathaniel Hawthorne me librin "The koncert" (Koncert nė fund tė dimrit) tė Ismail Kadaresė.

Dhe cila ishte pėrgjigjja qė morėt?

Pas njė kohe, pėr zhgėnjimin tim u aprovua vetėm ndryshimi pėr librin e parė. Ndėrsa pėr librin e Kadaresė mora njė pėrgjigje tė shkurtėr, tė ftohtė negative, ku thuhej: "Pas shqyrtimit tė kėrkesės tuaj pėr zėvendėsimin e librit 'The scarlet letter", tė Nathaniel Hawthorne, me librin "The koncert" tė Ismail Kadaresė, ju njoftojmė me keqardhje se kėrkesa juaj nuk ėshtė aprovuar. Klasa juaj ka nė program vetėm dy libra suplementarė dhe ne mendojmė se libri i parė ėshtė mė i pėrshtatshėm se i dyti pėr programin tonė".

Cila ishte lėvizja juaj e dytė, apo plani B, nė se mund tė themi kėshtu?

E dija se refuzimi i kėrkesės time kishte tė bėnte me njė problem sipėrfaqėsor, qė shpalosej paralelisht me njė ēėshtje mė tė thellė. Problemi i parė ishte tematika dhe mėsimet konstruktive qė mund tė nxirrnin studentėt nga zhvillimi i ngjarjeve tė trajtuara. Kjo nuk mė befasonte, pėr vetė faktin se njėri libėr trajtonte standardet morale dhe konsekuencat e thyerjes sė tyre nė Bostonin e njė tė kaluare relativisht tė lashtė, kurse tjetri kishte tė bėnte me marrėdhėniet shqiptaro-kineze tė dekadave tė fundit tė shekullit qė kaloi. Thelbi i hezitimit tė tyre, mendoj unė, ishte edhe njohja e plotė e vlerave artistike tė Nathaniel Hawthorne, i cili ėshtė i njohur si njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj amerikan i tė gjitha kohėrave, pėrballė njohjes sė kufizuar e aftėsive letrare tė shkrimtarit shqiptar, qė bėhej fjalė ta zėvendėsonte atė. Kėshtu, rezervova njė kohė tė pėrshtatshme me drejtorin e departamentit tė gjuhės dhe letėrsisė angleze tė kolegjit, profesor Ed H. Garcia. Pas takimit tė planifikuar pėr 30 minuta, i cili zgjati gati 2 orė, u bė i mundur miratimi, por pėr njė libėr tjetėr tė Kadaresė, atė tė titulluar "The three arched brige" (Ura me tri harqe).

Cila ishte strategjia juaj qė bėri tė mundur tė thyenit barrierėn e kundėrshtimit, dhe pse "Ura me tri harqe"?

Nė fillim i shpjegova se ėshtė nė interesin e studentėve tė mi qė ata tė ekspozohen te njė larmi teknikash dhe burimesh akademike qė mundėsojnė kalimin e formave e teksteve letrare nga kulturat e huaja pėr te kultura jonė (amerikane). Nė tė njėjtėn kohė, i parashtrova mendimin se ėshtė e rėndėsishme qė studentėve t'u jepet mundėsia e njė pėrfitimi mė tė madh drejt thesareve tė letėrsisė sė Ballkanit dhe tė krejt Evropės Lindore. Kėtė e lidha me idenė sė letėrsia e Kadaresė dhe metodologjitė e gjetura nė artin e prozės e tij tė pėrkthyer nė anglisht, mund tė kontribuojnė ndjeshėm nė ndihmė tė studentėve, veēanėrisht nė revitalizacionin e aktit tė interpretimit dhe tė promovimit tė studimeve tė disiplinave tė artit dhe humanizmit. Pra u mundova tė argumentoj se studentėt tanė kishin mė shumė nevojė pėr letėrsinė e Kadaresė, se pėr atė tė shkrimtarit Nathaniel Hawthorne. Disa nga pikat shtesė tė argumentit konsistonin me nevojėn e mėsimit tė metodave se si letėrsia e pėrkthyer mund tė aplikohet tek interpretimet e sakta tė tekstit letrar dhe tė humanizmit nė pėrgjithėsi. Po kėshtu, gjatė njohjes me letėrsinė e shkrimtarit shqiptar, studentėt do tė mėsonin se si komunikimet ndėrkulturore dhe negociatat shoqėrore mund tė implimentohen me sukses nė prozė. Gjė qė studentėve nuk ua ofronte dot letėrsia e Hawthorne-it, ashtu siē nuk ofronte as prezantimin e tyre me skenėn bashkėkohore tė letėrsisė sė huaj. E mbi tė gjitha, thashė unė, duhej analizuar fakti se Kadareja ishte edhe poet i kalibrit botėror, dhe se proza e tij ishte e fuqizuar me intonacione poetike, gjė qė vet Hawthorne e ka pranuar se mungon nė prozėn e tij.

Si e priti profesor Garcia idenė tuaj se Kadareja ėshtė shkrimtar mė i nevojshėm pėr studentėt amerikanė se Hawthorne?

Nė fillim me skepticizėm. Por e klasifikova mendimin nėn fjalėn kyēe "nevojė" e studentėve dhe shpjegova se nuk bėhej fjalė pėr krahasim madhėshtie midis shkrimtarėve nė fjalė. Njė tentativė e tillė jo vetėm qė nuk ėshtė nė akord me gjykimin tim pėr letėrsinė, por nė tė njėjtėn kohė do tė ishte diēka krejtėsisht absurde. Ne e dinim se Hawthorne dhe Kadareja janė dy yje qė ndriēojnė njėherėsh tė njėjtėn botė letrare nė mėnyrė unike dhe tė pavarur nga koncepti krahasues. Krahasimet cilėsore nuk kishin vend nė bisedėn tonė, faktet po. Tė gjitha ato qė ia pėrmenda atij dhe dy profesorėve tė tjerė qė gjendeshin aty, ishin vetėm disa arsye qė tė shtynin tė mendoje se letėrsia e Kadaresė do tė ishte mė e nevojshme pėr studentėt dhe kishin tė bėnin vetėm me origjinėn kulturore dhe pikėn gjeografike tė vendlindjes sė autorėve. Madje edhe kur fola pėr faktorin poezi, si njė avantazh nė prozėn e Kadaresė, kuptohej se edhe Hawthorne e kishte njė tė veēantė dominuese ndaj krejt letėrsinė perėndimore nė prozėn e tij: filozofinė. Faktikisht, Kadareja dhe Hawthorne kanė ngjashmėri nė librat e tyre. Siē e thashė edhe mė lart, ishte detyra ime t'i bindja profesor Garcia-nė dhe dy profesorėt e tjerė, qė ai kishte ftuar tė merrnin pjesė nė kėtė takim, Hillary Fleming (profesoreshe e letėrsisė botėrore) dhe Mike Garza (profesor i psikologjisė), se nėse studentėt do tė humbnin diēka nga largimi prej njėrit libėr, nė tė njėjtėn kohė do tė fitonin diēka nga studimi i librit tjetėr. Aq mė tepėr kur propozimi im i fundit ishte "Ura me tri harqe", kundrejt librit "Germa e kuqe". Tė dy librat kishin linja tė caktuara qė bashkoheshin nė tė njėjtėn pikė tė trajtimit tė skenave. Midis tė tjerash nxora konkluzione se tė dy librat pėrqendroheshin nė lidhjet e traditės fetare (tė kohėve e tyre respektive) me mėkatin dhe diturinė njerėzore. Tė dy librat i japin njė rėndėsi tė veēantė aspektit social dhe peripecive pėr ta jetuar atė nė akord me parametrat e orkestruar nga grupe me interesa tė caktuara nė shoqėritė pėrkatėse. Nė njė nivel tjetėr kemi tė bėjmė me disa veēori psikologjike, tė ngjashme nė tė dy librat, tė identitetit dhe jetės personale tė personazheve. Nė tė dy librat duhej tė murosej nga njė jetė qė tė tjerėt tė gjenin sadisfaksion dhe qetėsi mendore nė jetėn e tyre, ndonėse njėri murim bėhet nė trupin guror tė njė ure dhe tjetri nė trupin antisocial tė njė shoqėrie hipokrite...

Si reagonin profesorėt gjatė argumenteve qė u parashtronit ju, ēfarė pyetjesh tė kanė bėrė mė shumė pėrshtypje?

Pyetjet qė bėnin, me kalimin e kohės morėn natyrėn e njė bisede shoqėrore. Nė fillim dukej interesi i tyre se si unė do e bėja transformimin e ideve qė kisha nga funksioni teorik nė atė praktik. Dhe se si do tė ndikonte ky transformim nė jetėn akademike dhe sociale tė studentėve. Megjithatė, kur filluam tė bisedonim mė lirshėm, u desh tė tregohesha mė i kujdesur nė pėrgjigjet e mia. Them kėshtu se natyra e pyetjeve dalėngadalė po merrte dimensione tė tjera konvercionale. Njė nga pyetje qė mė bėri mė shume pėrshtypje erdhi jo nga profesor Garcia, apo nga profesor Fleming, por nga profesori i psikologjisė, Mike Garza. Ai mė pyeti se nėse do mė duhej ta pėrkufizoja nė njė fjalė tė vetme kundėrvėnien publike tė disa prej kundėrshtarėve tė Kadaresė, cila do tė ishte ajo fjalė? Tė them tė drejtėn nuk e prisja njė pyetje tė tillė prej tij, ndaj, pėr herė tė parė nė bisedė hezitova tė pėrgjigjem "vetėtimthi". U desh tė mendohesha pėr disa sekonda, sepse nė mendje mu sollėn disa fjalė qė do tė ishin tė pėrshtatshme, si xhelozi, Shqipėri, mbrojtje, dukje, pritje etj. Por sfida ishte se duhej tė pėrgjigjesha nė njė fjalė tė vetme. Fjala qė u dhashė qe: injorancė.

Cili ishte reagimi i tyre pas pėrgjigjes tuaj?

Mesa duket, ata nuk e pritėn njė pėrgjigje tė tillė. Nuk folėn, por reagimet e dukshme tė fytyrave tė tyre, mė dhanė tė kuptoj se duhej tė bėja shpjegime tė mėtejshme. U mundova ta mbyll atė kapitull me shpjegime anėsore duke shpjeguar se: dikur shkencėtarėt besonin se njė objekt gjatė djegies lėshonte njė substancė qė quhet flogjiston, qė nė vizionin tonė dukej si flakėt e zjarrit. Mjekėt dikur besoni se sėmundjet vinin si humbje e ekuilibrit tė humorit (diēka e ngjashme me energjitė emocionale) nė gjak. Biologjistėt dikur besonin se gjallesat nuk do tė ndėrpriteshin kurrė nga ekzistenca, dhe se nuk mund tė vinin kurrė gjallesa tė tjera nė ekzistencė. Gjeologėt dikur besonin se kontinentet nuk kanė lėvizur kurrė nga vendi qė gjendeshin tė pozicionuar. Shumica e njerėzve nė botė besonin se dielli sillej rreth tokės dhe se toka ishte qendra e universit. Por tani ne e dimė se kėto ide, dikur tė pranuara nga shumė njerėz inteligjentė, nuk janė tė vėrteta. Me kėto shpjegime desha tė jap pėrshtypjen se kundėrshtarėve tė Kadaresė u duhet akoma kohė pėr ta kuptuar atė dhe rolin e tij nė letėrsinė shqipe dhe botėrore. Unė shpreha bindjen time se pavarėsisht nga origjina e acarimit apo e urrejtjes sė disave ndaj tij, shtresa mė e thellė e veprimeve tė tyre ndaj Kadaresė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė moēal i pėrmbytur nga ujėrat e zeza tė injorancės. Gjithnjė duke i lėnė tė kuptojnė se kėto janė gjykimet e mia personale dhe se mund tė mos reflektojnė kėndvėshtrimet e tė tjerėve kundrejt kėsaj ēėshtjeje, shpjegova se, nė fakt, lufta kundėr Kadaresė nuk kishte tė bėnte fare me Kadarenė personalisht.

Me siguri pėrgjigjja juaj i shtyu tė kėrkojnė shpjegime tė mėtejshme?

Po. Ata u ndalėn veēanėrisht te fjala "qėllim" dhe pse mendoja se lufta kundėr Kadaresė nuk kishte tė bėnte fare me Kadarenė. U thashė opinionin tim, duke i ndarė kundėrshtarėt e tij nė pesė grupe kryesore. Argumentet e mia i kryesova me dy fjalė, tė cilat shpjegonin njė aspekt tė logjikės njerėzore, qė edhe kur e kuptojmė se nga vendimet qė marrim si individė rritet njė dėmtim serioz kundra njė individi, njė shteti apo krejt njerėzimit, ne refuzojmė ta ndėrrojmė sjelljen, sepse jemi tė bazuar nė pėrfitimet personale qė kemi, ose qė duket se i kemi, tė cilėsdo natyre qė mund tė jenė ato. Ja si i pėrkufizova grupet pėr ta:

Nė grupin e parė hyjnė ata njerėzit qė ankohen rastėsisht. Ata janė tė thjeshtė dhe ndershėm, por qė analizojnė pakėnaqėsitė e njė apo tė disa aspekteve tė jetės sė tyre tė pėrditshme, pastaj pa tė keq, duan tė gjejnė patjetėr fajtorėt qė ua sollėn ato. Siē mund tė parakuptohet, njėri prej kėtyre fajtorėve duhet tė jetė patjetėr Kadareja, sepse njė shkrimtar kaq i madh, me kaq zė, "po tė donte" mund tė bėnte mrekullira. Pra ky ėshtė grupi mė i padėmshėm, qė aq di dhe aq flet. Ata qė shkruajnė kundėr Kadaresė pėr t'u dukur i futa nė grupin e dytė, sepse rreziku qė paraqesin ėshtė relativisht i vogėl dhe se ka karakter krejt primitiv, thjesht pėr t'u dukur. Ata janė tė dėshtuar si "shkrues", por qė vazhdojnė tė shkruajnė me shpresėn se emri i tyre nė tė njėjtėn faqe gazete me Kadarenė, do ua rriste sadopak kėnaqėsinė. Kėta janė tipa tė ēuditshėm pėr vetė faktin se edhe mund ta ndjekin Kadarenė, tė tentojnė t'i paguajnė drekėn, t'i bėjnė komplimente dhe ta shoqėrojnė deri nė sallėn ku Kadareja do tė flasė apo tė nderohet me ndonjė ēmim... Por pikėrisht aty u thyhet durimi. Ngaqė podiumi nuk ka vend edhe pėr ta, ata dalin jashtė nė gjysmė tė konferencės apo festimit dhe shkojnė nė shtėpi tė shkruajnė kundra tij. Grupi i tretė kundėr Kadaresė argumentova se pėrbėhet prej atyre qė janė krijues tė zotėt, tė respektuar pėr krijimtarinė e tyre nga publiku, por qė lexuesi i tyre e di, Kadareja e di, madje edhe ata vetė e dinė, se para Kadaresė janė thjesht krijues mediokėr. Ngaqė nuk e durojnė dot suksesin tij universal, dalin kundra tij duke aplikuar taktikėn e apelimit sentimental para lexuesit, dhe pėrdorin njė funksionim tė njėtrajtshėm emocional pėr ta tėrhequr vėmendjen e tyre nga faktet qė vazhdojnė ta bėjnė Kadarenė tė suksesshėm para tyre dhe botės. Ata qė shkruajnė kundra Kadaresė pėr t'u mbrojtur i futa nė grupin e katėrt tė pikės sė bisedės. Filozofia e tyre ėshtė: "mbrojtja mė e mirė ėshtė sulmi." Ata ose i kanė kryer vetė, ose janė tė instrumentuar nga ata qė i kanė kryer vetė ato "krime" pėr tė cilat akuzojnė Kadarenė. Kėtyre tip njerėzish "u shkon bark nga goja" kundra Kadaresė, vetėm pėr tė mbajtur krimet e veta nėn breshėrinė e fjalėve tė kėqija dhe shpifjeve, duke i bėrė parapritė dhe duke ia bėrė tė frikshme shoqėrisė iniciativėn e mundshme pėr t'u futur nė mes pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. Por, grupi i pestė dhe mė i rrezikshmi pėrbėhet nga ata qė e sulmojnė Kadarenė pėr tė dėmtuar kombin shqiptar. Ata nuk duan qė Kadareja tė fitojė ēmimin "Nobel", sepse nuk duan qė Shqipėria ta fitojė atė. Ata nuk duan qė Kadareja tė studiohet nė kolegjet dhe universitetet e huaja, sepse edhe tematika, shqetėsimet, kultura, dhe jeta e shqiptarėve do tė studiohej e vlerėsohej. Ata nuk duan qė Kadareja tė zotėrojė vendin e vet nė hartėn e letėrsisė botėrore, sepse nuk duan qė Shqipėria tė zotėrojė vendin e vet nė hartėn e letėrsisė botėrore...

Cilat janė marrėdhėniet tuaja personale me Kadarenė?

Kryesisht marrėdhėnie autor-lexues. Deri tani nuk kam pasur fatin tė takohem me tė personalisht, por kam biseduar 3-4 herė mė tė nė telefon. I jam mirėnjohės qė mė ka dhėnė njė intervistė tė gjerė dhe tė sinqertė pėr librin tim "Ana tjetėr e pasqyrės". Por mbi tė gjitha i jam mirėnjohės pėr letėrsinė e tij, studimi i sė cilės ka bėrė ndryshime rrėnjėsore nė drejtimin e jetės time intelektuale.

A e di Kadareja qė libri i tij studiohet nė kolegjin ku ju jepni mėsim?

Nuk jam i sigurt.

Tė kthehemi te biseda juaj me profesorėt e "Richland College", si pėrfundoi ajo?

Me mbarimin e bisedės zura tre miq tė rinj, tė cilėt i falėnderova pėr miratimin e futjes sė librit "Ura me tri harqe" nė programin e kolegjit. Kur u ngritėm nė kėmbė pėr tė dalė, profesoresha Fleming mė bėri pyetje e parė: "The se lufta kundėr Kadaresė nuk ka tė bėjė fare me Kadarenė. Por pate mundėsi t'i thuash tė gjitha ato qė kishe pėr tė thėnė nė lidhje me perceptimin tėnd?" Unė iu pėrgjigja: Cilido shkrimtar shqiptar, po tė gėzonte madhėshtinė e Kadaresė, do tė sulmohej me tė njėjtat akuza, nga tė njėjtat grupe. Nė tė njėjtėn kohė, i solla ndėrmend se kjo nuk ėshtė as njė dukuri e re, as njė fenomen autentik shqiptar. Shtova se tė njėjtin fat, afėrsisht nė tė njėjtėn moshė qė ka Kadareja sot, ka vuajtur edhe Sokrati nė vitin 339 para Krishtit, tė cilin e akuzuan pėr korrupsionin dhe mėkatimin e tė rinjve. Gjykata, i kujtova asaj, pat zgjedhur njė juri tė pėrbėrė nga 501 qytetarė, 281 prej tė cilėve e cilėsuan fajtor dhe e dėnuan me vdekje edukuesin dhe filozofin e shkretė, dhe asnjė prej tyre, me sa di unė, nuk ka qenė shqiptar.


Shkrimtar, pėrkthyes e poet, fitues i disa ēmimeve ndėrkombėtare

Kush ėshtė Gjekė Marinaj?

Gjekė Marinaj u lind nė fshatin Brrut tė Malėsisė sė Madhe, nė vitin 1965. U largua nga Shqipėria pėr arsye politike nė vitin 1990 dhe u vendos si azilant politik nė SHBA. Nė vitin 1994 ai pėrfundoi studimet nė Institutin Mjekėsor ASPT nė Arlington. Katėr vjet mė vonė u diplomua nė Shkencat e Pėrgjithshme tė kolegjit "Brookhaven" nė Dallas. Shkollėn e lartė tė arteve dhe humanizmit e pėrfundoi nė Universitetin e Dallasit, nė Teksas. Ai ėshtė autor i dy librave me poezi, tri librave me pėrkthime dhe i njė libri intervistash me individualitete tė zgjedhura. Marinaj ėshtė gjithashtu botues dhe redaktor aktual i revistės "Pena", revistė letrare e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Aktualisht ai vazhdon studime specializuese pasuniversitare pėr nė degėn e Letėrsisė Botėrore nė UTD. Shkrime me karakter akademiko-letrar i janė botuar nė disa gazeta dhe revista letrare amerikane. Emri i tij ėshtė pėrfshirė edhe nė 4 antologji poetike amerikane: "A Moment in Time" (1995), "A Muse to Follow" (1996), "Best Poems of the '90" (1999) dhe "Echoes From the Silence" (2003). Po kėshtu, nė vitin 2003, dy poezitė e tij u pėrfshinė nė antologjinė "Un alfabet al poeziei albaneze" nė Rumani, pėrkthyer dhe botuar nė rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyēyku. Shkrimtari, poeti e pėrkthyesi Marinaj, gjithashtu deri tani ka fituar disa ēmime letrare, ku ndėr tė tjera mund tė pėrmendim ēmimin e parė nė poezi (13 tetor, 2006), dhėnė nga revista letrare "Sojourn" me rastin e 18-vjetorit tė botimit tė saj. Librat qė ka botuar deri mė tani janė: "Mos mė ik larg", 1995 (poezi). "Infinit", 2000 (poezi) "Ana tjetėr e pasqyrės", 2003 (intervista) "Ora e paqes", 2005, (pėrkthim dhe poezi nga Rainer Schulte) "Nė shpellėn e Platonit", 2006 (pėrkthim dhe poezi nga Frederick Turner) "Poezia Bashkėkohore Amerikane," 2006 (Antologji e poezisė bashkėkohore Amerikane-pėrkthim). Aktualisht, Marinaj jep mėsim lėndėt English & Communications si dhe Letėrsinė Botėrore nė "Richland College", nė Dallas tė Teksasit, ku jeton me bashkėshorten e tij, Dusita.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara