HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kundėr retorikės pėrgjithėsuese tė luftės antikorrupsion

Mark Marku -- nga Mark Marku*, 10/07/2006

Jo mė larg se njė javė mė parė paraqitja e draftit tė projektligjit tė ri pėr arsimin e trazoi botėn akademike dhe e detyroi atė tė reagonte nė mbrojtje tė njė tė drejte tashmė tė fituar si autonomia universitare. Qeveria u tregua e ndjeshme ndaj reagimit tė korporatės akademike dhe deklaroi braktisjen pėrfundimtare tė projektit tė paraqitur. Me gjithė hapy endin e saj, kjo histori nuk ka kaluar pa lėnė gjurmė dhe gjatė zhvillimit tė saj janė vėnė re dukuri me interes, tė cilat nuk mund tė mos kenė njė farė rėndėsie shoqėrore mė tė gjerė se ai qė ka tė bėjė me botėn universitare dhe qė nuk duhet tė kalojnė pa u analizuar.
Vėrejtja e parė ka tė bėjė me faktin se nė avangardė tė sulmit pėr heqjen e autonomisė sė universiteteve, qėndronin pikėrisht njė aradhė profesorėsh, tė cilėt pėr shumė kohė me radhė me shkrime mediokre u munduan tė na mbushnin mendjen se sa e keqe na qenka demokracia nė universitete dhe se mjafton tė zhdukim demokracinė e brendshme dhe ta vendosim universitetin nėn kontrollin e qeverisė pėr ta vėnė nė rrugėn e prosperitetit. Njė logjikė e tillė e ēalė qė e barazon demokracinė me korrupsionin shpjegon vetėdijen komuniste tė artikullshkruesve dhe ėshtė tregues i qartė se sa i lartė ėshtė pehashi antidemokratik komunist edhe nė elitat mė tė kualifikuara tė shoqėrisė shqiptare. Por ai ėshtė mbi tė gjitha, tregues i paaftėsisė pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr luftėn ndaj korrupsionit. Sepse korrupsioni nuk luftohet duke luftuar demokracinė, pėrkundrazi duke e konsoliduar dhe thelluar atė. Dukuritė korruptive nė universitete ashtu si edhe nė gjithė shoqėrinė janė evidente, tė neveritshme dhe tė dėnueshme por nuk vijnė pėr shkak tė demokracisė. Dukuritė korruptive vijnė pėr shkak degradimit tė elitave udhėheqėse, pėr shkak tė paaftėsisė sė tyre pėr ta shoqėruar dinamikėn demokratike tė shoqėrisė me ligje efikase, kontroll efikas dhe transparencė tė pėrdorimit tė fondeve publike. Pikėrisht shoqėrimi i thellimit tė autonomisė universitare me rritjen e kontrollit shtetėror dhe tė transparencės publike tė pėrdorimit tė fondeve do tė minimizonte korrupsionin nė arsimin e lartė. Pikėrisht kėtu duhet njė ndėrhyrje e shtetit dhe pėr kėtė duhet tė mendojnė hartuesit e ligjit, pasi ky ėshtė edhe kyēi i problemit. Ndryshimi i tė zgjedhurve me tė emėruar ėshtė gjėja mė e papėrshtatshme, pasi deri tani ėshtė e dėshmuar se korrupsion ka si tek tė zgjedhurit ashtu edhe tek tė emėruarit, pra kudo ku mungon vullneti pėr ta luftuar atė dhe kudo ku mungojnė instrumentet e duhura pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
Gjėja e dytė qė tė bie nė sy nė retorikėn e artikullshkruesve dhe mbrojtėsve tė versionit tė draftit tė qarkulluar nė mediat shqiptare ka tė bėjė me etikėn e shkrimeve tė tyre. Nė shkrimet e tyre universitetet shqiptare janė ēerdhe tė korrupsionit (gjė qė ėshtė pjesėrisht e vėrtetė), dhe trupa akademike ėshtė njė kategori sociale tėrėsisht e korruptuar. Sipas tyre tė gjithė pedagogėt, profesorėt dhe tė zgjedhurit e tyre janė njė masė e madhe batakēinjsh qė kanė si profesion tė vetėm vjedhjen. Duke pėrdorur njė ligjėrim tė tillė pėrgjithėsues ata nga njėra anė mbrojnė korrupsionin sepse pėrgjegjėsinė e disa individėve tė korruptuar ose tė shumė individėve tė korruptuar e shpėrndajnė tek gjithė trupa akademike dhe nga ana tjetėr e delegjitimojnė pėrpjekjen e pjesės sė pakorruptuar pėr tė luftuar korrupsionin. Nė shkrimet e tyre nė vend tė argumenteve dhe tė akuzave konkrete dominojnė fyerjet, nė vend tė zgjidhjeve dhe alternativave propaganda masovike. Artikuluesit e kėsaj retorike, si tė mos ishin pjesė e botės akademike, i veshin vetes rolin e mesisė qė ka ardhur nė kėtė botė pėr tė shpartalluar korrupsionin pavarėsisht se pas emrave tė tyre gjen ca njerėz tė paaftė, tė korruptuar tė cilėt e pėrdorin luftėn kundėr korrupsionit pėr arsye thjesht propagandistike nė dispocizion tė ambicieve personale pėr tė zėnė postet drejtuese nė universitet. Tipologjia shoqėrore e artikullshkruesve ėshtė vėrtet e larmishme. Gjen ndėr to ish-zyrtarė tė lartė tė korruptuar qė pėr vite e vite janė detyruar tė ikin nga Shqipėria pėr t’i shpėtuar drejtėsisė, shoqe bolshevike qė drejtojnė struktura universitare, qė prodhojnė dhe shesin diploma tė studimeve evropiane pėr njerėzit e pushtetit dhe qė si formim kryesor profesional kanė studimet nė gjuhėn ruse, ish hafije tė regjimit komunist qė tė vetmin kontribut shkencor tė dėshmuar kanė raportet pėr sigurimin e shtetit tė hartuara pėr kolegėt e natyrisht edhe kolegė tė nderuar me bindje antidemokratike. Por mes tyre shkėlqen njė profesor i frėngjishtes, njė psikopat delirant, i cili mendon gabimisht se njerėzit nuk e njohin “pėrkthyesin” hafije tė sigurimit tė shtetit, mendon se nuk kanė dijeni pėr ithtarin e zjarrtė tė luftės sė klasave, aq tė zjarrtė sa e ka zbatuar me pėrkushtim tė madh edhe nė familjen e tij ku pėr shkak tė saj ka ndarė dy gra. Tashmė ai shan, shan gjithandej dhe tė gjithė bėn moral nė vend qė t’i kalonte vitet e pleqėrisė i zhytur nė pendesė tė thellė dhe nė hallet e veta familjare. Si hallexhi, do ta kishim pranuar edhe ashtu siē ėshtė, por si predikues morali thjesht na bėn ta pėrbuzim.
Analiza e mėsipėrme mund tė zgjatej pafundėsisht, por qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė diskreditimi i autorėve tė shkrimeve kundėr autonomisė sė universiteteve. I pėrmenda veset e disa prej tyre pėr tė ilustruar argumentin se nė luftėn kundėr korrupsionit nuk ka shenjtorė, nuk ka emra dhe emėrime qė e zgjidhin ēėshtjen e korrupsionit, nuk ka supermenė, por ka luftė tė shenjtėruar nga qėllimi i mirė pėr ta shėruar shoqėrinė shqiptare nga kjo sėmundje e rėndė, ka procedura dhe ligje demokratike, ka ndėshkime qėllimi i tė cilave ėshtė shkatėrrimi i korrupsionit, por jo i demokracisė.

*Autor ėshtė profesor nė Fakultetin e Filologjisė nė Tiranė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara