HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Frankfurter Allgemeine Zeitung":

Prishtina, njė paralagje ballkanike e utopisė

-- nga Michael Martens

Si funksionon administrata nė Kosovė? Qė tani po shtohen dyshimet nėse kosovarėt janė tė aftė pėr tė drejtuar administratėn e shtetit tė tyre tė pavarur. Sa tė dobėta janė autoritetet e dėshmon njė studim i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitetit (ESI) mbi administratėn e Prishtinės. Nė kėtė qytet ai qė ka para mund tė bėjė ēfarė tė dojė.

Sa mė shumė qė afrohet pavarėsia e Kosovės, e cila synohet nga shqiptarėt, aq mė shumė sy kritikė drejtohen nė atė se si do tė jetė puna me shtetin e dytė shqiptar. Deklarata e dorėheqjes e shefit tė misionit tė OKB-sė (UNMIK) Sören Jessen-Petersen tė hėnėn gati pėlciste nga optimizmi mbi shanset e Kosovės demokratike, por zhgėnjimi po shihet qė tani. Pasardhėsi i Jessen-Petersen-it me gjasė do tė jetė drejtuesi i fundit i UNMIK-ut, koha e tė cilit po kalon pandėrprerė: gjysmė viti pas njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila nė gjuhėn e maskuar diplomatike shpesh po quhet "zgjidhje e ēėshtjes sė statusit", pritet qė misioni i OKB-sė tė marrė fund.
Nėse do tė jetė kėshtu, atėherė kjo do tė ndodhė dikur nė vitin e ardhshėm. Por edhe pasi Kombet e Bashkuara t’ia dorėzojnė vendasve pėrgjegjėsinė e plotė politike dhe administrative, bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė kufizohet nė rolin e njė rojtari tė natės tė sovranitetit kosovar. Pritet qė bota e jashtme do tė jetė e pranishme nė Prishtinė si nė Bosnjė e Hercegovinė pėrmes njė pėrfaqėsuesi tė lartė, i cili do tė ketė nė dispozicion disa autorizime pėr tė frenuar.
Punėt e pėrditshme tė administratės tė shtetit tė tyre, ndėrkaq, do tė jenė pėrfundimisht nė duart e kosovarėve – dhe qė tani po shtohen dyshimet nėse ata janė tė aftė pėr kėtė detyrė. Liderėt politikė tė Kosovės e shohin veten me qejf si politikanė botėrorė, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr punėt e mėdha, por mė pak merren me planifikimin e rrugėve pėr kėmbėsorė dhe pėr ndriēimin e rrugėve.

Rasti i Rexhep Lucit

Sa tė dobėta janė autoritetet e Kosovės e dėshmon nė mėnyrė tė qartė njė studim i publikuar sė fundi i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet (ESI). Autorėt e studimit i kanė shikuar nga afėr sektorėt pėrkatės tė administratės sė Prishtinės, kryeqytetit tė Kosovės. Me atė rast hulumtuesit nga ESI kanė hasur nė pėrfytyrime tė ēuditshme, tė cilat i kultivojnė nėpunėsit mbi punėn e tyre. Kėshtu duket qė mbizotėron shpresa se ekonomi e tregut nė shtetin e pavarur tė Kosovės do tė thotė qė ndihmat financiare, qė Kosova nė Jugosllavinė e vjetėr i merrte nga pjesėt e zhvilluara mė mirė, nė tė ardhmen tė zėvendėsohen nga donatorėt ndėrkombėtarė dhe nga investorėt privatė, tė cilėt do tė ishin pėrherė tė gatshėm. Fakt ėshtė se ai qė investon shumė dhe me atė rast nuk harron qė pasurinė e tij ta ndajė me tė tjerėt, nė Prishtinė mund tė bėjė ēfarė tė dojė. Sipas ESI godinat e ndėrtuara ilegalisht dhe duke mosrespektuar asnjė standard sigurie janė mė tepėr rregull se sa pėrjashtim. Nė disa raste madje janė prishur edhe ndėrtesa tė mbrojtura pėr tė krijuar vend pėr tė rejat. Sheshet publike, parqet dhe kopshtet, nėse tashmė nuk janė zėnė me ndėrtime, po shkatėrrohen. Studimi i ESI pėrkujton rastin e inxhinierit Rexhep Luci, i cili nė shtator 2000 mori iniciativėn qė t’i japė fund ndėrtimeve plaēkitėse urbane. Ai i kishte dėrguar nėpėr Prishtinė studentėt e pajisur me fotoaparate pėr t’i dokumentuar ndėrtesat ilegale tė ngritura nė rrėnojat e godinave historike apo nėpėr parqe. Thuhet se tė rinjtė kishin arritur t’i dokumentonin 2000 raste, por synimi qė pronarėt e kėtyre ndėrtimeve tė nxirreshin para drejtėsisė nuk u realizua kurrė: derisa po shkonte nė shtėpi nga njė konferencė mbi planin urban tė Prishtinės Rexhep Luci u vra. Vrasja e tij kurrė nuk ėshtė sqaruar.
E ēuditshme ėshtė edhe "Strategjia 2000" e miratuar nga qyteti pėr zhvillimin e Prishtinės. Realizmi i mangėt i kėtij plani i shtyri autorėt e ESI tė supozojnė se fjala ėshtė pėr njė plan pėr utopinė. "Supozimet e egra" tė planit fillojnė me numrin e banorėve. Tė dhėna tė sakta nuk ka, por administrata e Prishtinės niset nga disa shifra tė zmadhuara nė mėnyrė groteske, gjė qė mund tė vėrehet shpesh edhe nė patriotizmin lokal numerik nė disa vende pėrtejevropaine nė zhvillim. Thuhet se Prishtina ka mė shumė se gjysmė milioni banorė – gjė qė e theksojnė edhe organizatat ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė, tė cilat e kanė kopjuar kėtė shifėr nga njėra-tjetra derisa ėshtė futur nė statistika. Ndėrkohė vlerėsimet solide ekzistojnė. Kėshtu sipas tė dhėnave tė vitit 2004 rreth 34.600 amvisėri janė tė kyēura nė ujėsjellėsin e Prishtinės. Shumėzuar me numrin e madhėsisė mesatare tė familjeve dhe zgjeruar me njė supozim realist tė shtėpive me furnizim ilegal, rezulton njė numėr banorėsh prej pak mė shumė se 200 mijė personash.

Investorė pa emėr

Rezultate tė njėjta sjellin edhe tė dhėnat preliminare mbi numrin e nxėnėsve dhe listat zgjedhore, por vizionarėt e Prishtinės nė planifikimet e tyre pėr zhvillimin e popullsisė sė qytetit mė me qejf marrin pėr bazė nivelet mesatare tė zhvillimit tė viteve 70-tė, kur qyteza e subvencionuar nga mjetet jugosllave kishte njė efekt ekonomik magnetik. Planifikuesit, thuhet nė studimin e ESI, nuk pėrmendin asnjė arsye racionale, "pse Prishtina edhe mė tutje do tė jetė magnet ekonomik". E njėjta vlen edhe pėr mundėsinė e financimit tė ėndrrave kosovare pėr tė ardhmen nė formėn e ndėrtesave shumėkatėshe dhe me krom shndritės: Vazhdimisht pėrmenden investorė privatė pa emėr, "pa asnjė shenjė tė dukshme se biznesmenėt privatė janė tė interesuar pėr tė kryer kėto ndėrtime apo nėse ka treg vendor pėr lagje tė tilla banimi", nėnvizohet nė analizė. Me imtėsi tė tilla nė Prishtinė, nė njė lagje ballkanike tė utopisė, nuk merret askush.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara