HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Proza rrėfimtare e Sami Repishtit

-- nga Mimo Bejko

Sami Repishti, lindur mė 1925 nė Shkodėr, nė pėrmbledhjen e tij “Pika loti” sjell tregime me tematikė shqiptare tė shkruara rreth viteve 60-70 qė nga vendbanimi i tij i ri SHBA, ku jeton edhe sot. Kėto tregime sjellin fakte dhe ngjarje tė jetuara prej vetė autorit dhe shėrbejnė si dėshmi pėr ndekjen e ashpėr dhe ēnjerėzore tė kundėshtareve politikė nė vitet e para tė pas Luftės nė Shqipėri. Gjejmė aty vuajtjet e tė dėnuarave nė burgjet e kohės, por edhe tė familjeve tė tyre, tė cilat, pas burgimit politik tė njė tė afėrmi, i pllakoste fatkeqėsia, vuajtja dhe internimi nė kampet e pėrqėndrimit. Sami Repishti, si fillim, merr arsim nė liceun “At Gjergj Fishta” nė vendlindje, mandej ka ndjekur studimet pėr letėrsi nė Fakultetin e Letėrsisė dhe tė Filozofisė, Firence, Itali; mė vonė, pėr simpatitė e tij ndaj forcave nacionaliste, arrestohet si armik i pushtetit popullor dhe kryen 10 vjet burgim nė tmerrin e burgjeve tė diktaturės shqiptare. Mbas burgut, arratiset jashtė atdheut. Aty plotėson studimet, doktorohet (PHD) pėr gjuhėsi frėnge nė Francė.

Punėsohet si profesor Universiteti derisa del nė pension. Tregimet janė dėshmi tė drejtėpėrdrejta tė jetės dhe tė vuajtjeve tė vetė autorit dhe tė njerėzve qė ai i ka njohur pėr sė afėrmi. Sidoqė kemi tė bėjmė me letėrsi, me rrėfime tė njė ligjėrimi artistik, shėnimet nė fund tė tregimeve sikur duan tė nėnvizojnė atė qė autori mė tepėr ka si qėllim qė tė japė dėshmi autentike me gjuhėn artistike tė prozės sė tij. Pėrmendim tregimin “Bajraktari” pėr forcėn e egėr me tė cilin ndėshkohen deri edhe me asgjėsim fizik pėrfaqėsuesit e atyre qė i rezistuan qoftė edhe nė heshtje mosbashkėpunimit me sistemin e ri politik. Nga njėra anė ėshtė egėrsia qė nuk njeh kufi dhe nga ana tjetėr rezistenca me dinjitet tė lartė moral e atyre qė mė mirė pranojnė tė vdesin, se sa t’i nėnshtrohen njė sistemi qė nuk e duan. Nė tregimin “Bir i dejė i Shėn Franēeskut” vihet nė qendėr njė ngjarje reale e ndodhur nė Shkodėr nė vitin 1947. Nėn pretekstin se u gjetėn armė nė kishė, u dėnuan dhe u ekzekutuan shumė nga klerikėt katolikė tė kėtij qyteti, midis tė cilėve dhe poeti i talentuar Bernardin Palaj. Si dėshmitar i drejtėpėrdrejtė i momenteve tė vuajtjeve e tė poshtėrimeve pa fund tė personazhit tė tij, Sami Repishti veē qė sqaron inskenimin e turpshėm tė armėve nė kishė, por e vizaton me shumė dashuri At Ēiprianin. Ky frat, edhe se nė buzė tė vdekjes prej torturave, kėrkon mė tepėr tė lėrė njė dėshmi, se sa tė shpėtojė jetėn e vet.

Nė tregimin “Njė vorr i haruem”, nėpėrmjet pėrshkrimit poetik tė njė nate me borė, sillet fati tragjik i njė mėsuesi qė pėr prirjet e tij nacionaliste, dhe se kishte marrė njė shkollim tė mirė nė Monpelje tė Francės, ku kishte njohur dhe diktatorin Hoxha, pėrndiqet, mbetet pa punė, pa bukė dhe, i dėshpėruar, vetvritet. Njė nga tregimet ku ndjeshmėria mbizotėron, ku dhe njė ndjenjė fajėsie ngjyros nė prapaskenė situatat, ėshtė tregimi “Elegji pėr vėllanė”. Notat autobiografike dhe toni intim, familjar e bėjnė tregimin shumė prekės. Kjo elegji pėr vėllanė, e shkruar qė nė gjallje tė kėtij, merr shkas nga njė lajm i rremė, pjellė e desinformacionit tė sigurimit tė shtetit mbi gjoja vdekjen e vėllait tė autorit. Nė fund, “Mbasthėnia” jep me njė prozė sintetike tė karakterit eseistik pikpamjet e autorit mbi gjėndjen nė Shqipėri, duke e harkuar mendimin nė kuadrin hitoriko-shoqėror tė pėrbotshėm, tė sė kaluarės shqiptare nėn regjimin monarkik, tė luftės dhe tė zhgėnjimeve tė hidhura qė pasuan shpresat pėr njė sistem tė ri politik tė mbėshtetur tek barazia dhe liria. Autori ia ka dalė qė nėpėrmjet arsyetimit shkencor tė japė fatin e keq dhe tragjik tė atdheut tė vet.

Mjeshtėria artistike dhe gjuha e kėtyre tregimeve do tė donin njė trajtim tė veēantė, por po ndalemi nė atė se kėtu letėrsia i ka shėrbyer autorit pėr qėllime qė janė pėrtej saj d.m.th pėr tė shpalosur idetė e tij me ngjyrim tė theksuar politik dhe pėr tė sjellė fakte dhe ngjarje tė natyrės demaskuese pėr atė sistem politik, tė cilin, me tė drejtė, ai e urren. Veē kėtyre, duke ndjekur rrugėn e rrėfimit tė ngjarjeve, tė pėrshkrimit dhe tė vizatimit tė detajeve, tė vizatimit tė botės sė brendshme shpirtėrore (nė rastet prekėse kėto gjėndje psikologjike mbizotėrohen nga toni patetik), autori ia ka dalė me sukses qė t’i ngrejė tekstet e tij deri nė njė nivel artistik tė dėshmuar. Kėshtu portreti i Bajraktarit ėshtė vizatuar me mjete tė kursyera dhe ėshtė mbajtur nė njė ton disi tė pėrmbajtur, gjė qė shkon me madhėshtinė morale, tė heshtur, por tė njė force tė jashtėzakonshme tė personazhit tė tij. Personazhi mė tepėr se pėrfaqėsues i bajraktarizmit, na shfaqet si bartės i karakteristikave burrėrore tė malėsisė.

Ērrėnjosja e kėtyre vlerave tradicionale do tė ishte dhe fundi i tij. Po ai vdes njė copet, duke i marrė me vete rrėnjėt e stoicizmit tė vet zakonor. Shuhet me vetdashje, i pashpresė, nė heshtje. Figurė e njė madhėshtie tragjike. Po kėshtu dhe vizatimi i portretit tė At Ēiprianit tė lė mbresė me devotshmėrinė e tij ndaj besimit tek Zoti; urtėsia, butėsia dhe thellėsia, theroria e kėtij kleriku, ajo qė para jetės vendos Zotin dhe tė vėrtetėn, japin portretin tipik tė rracės sė tij. Nė tregimin “Elegji pėr vėllanė” mbizotėrojnė etydet psikologjike krahas vizatimit me detaje tė imta tė njė jete qytetare tė varfėr me jetimė, me tė rinj tė privuar nga varfėria dhe tė nėpėrkėmbur nga pėrndjekja politike. Njė notė sentimentalizmi megjithatė nuk ua heq vėrtetėsinė e fakteve. Gjejmė aty njė mbushulli tė vėrtetė e tė pasur detajesh e faktesh.

Gjuha e autorit ėshtė njė shkodranishte shumė e afruar me standartin e sotėm tė gjuhės sė shkruar. Ndonjėherė fjalėt gege dhe frazeologjia krahinore i tipizojnė dhe pėrputhen mjaft mirė me mjediset dhe personazhet qė vijnė nga njė trevė e tillė. Stili ėshtė i rrjedhshėm, fraza ka lirshmėri dhe merr vetvetiu njė njgjyrim artistik tė pasur edhe nga fjalori e frazeologjia e prirur nga gjuha e folur. Vėnde–vende toni publicistik ngre krye se autori nuk i shpėton dot pėrdorimit tė frazave me ndikim tė drejtėpėrdrejtė propagandisti. Si pėrfundim, kėto tregime tė Sami Repishtit kanė vlera tė padiskutueshme pėr dėshmitė e rralla qė sjellin. Ato flasin pėr njė autor tė kulturuar qė me mjetet e letėrsisė di tė japė dėshmi nga njė mjedis dhe kohė e kaluar nė dhunė. Me idetė, me pikturimin e situatave tė panjohura ato patjetėr e pasurojnė kulturėn e njė vendi.

Shėnim:
Pėrmbledhjen “Pika loti” ma ka falur njė studentja ime nga Shkodra. Mundet ka qenė viti 1997 ose 1998. Ajo e kishte mbiemrin Repishti - emri nuk mė kujtohet - dhe mė pat thėnė se jam e mbesa e Sami Repishtit. Librin e lexova, e ruajta dhe, kur im bir, student nė fakultetin e Filologjisė, mė kėrkoi qė t’i sugjeroja njė temė pėr ta paraqitur nė punimet simestrale pėr lėndėn e Letėrsisė sė Diasporės, i dhashė pėrmbledhjen me tregime “Pika Loti”. Prej atij punimi kishte mbetur ende nė kompiuter pjesa mė sipėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara