HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Konferenca shkencore kushtuar 70-vjetorit tė lindjes sė Profesor Rexhep Qosjes

PROF. REXHEP QOSJA DHE VETĖDIJA HISTORIKE

-- nga Mr. sc. Myrvete Dreshaj - Baliu,
  Universiteti i Prishtinės - Fakulteti i Edukimit
(Kumtesė)

Nė fjalėn tonė do tė ndalemi nė tri paradigma tė mendimit kritik tė Profesor Rexhep Qosjes: kritikėn estetike dhe etike; kritikėn shkencore dhe historike, si dhe kritikėn shoqėrore e moralin politik tė saj, tė cilat si tėrėsi mbulojnė konceptin pėr vetėdijen historike tė mendimit tė tij. Sikur mund tė shihet prej leximit kronologjik tė veprės sė tij, kritikėn estetike dhe betejėn pėr etikėn e saj Profesor Rexhep Qosja e ka bėrė gjatė viteve '70; kritikėn shkencore dhe mbrojtjen e historisė e ka bėrė kryesisht gjatė gjysmės sė dytė tė viteve '70 dhe gjatė viteve '80; ndėrsa kritikėn shoqėrore, duke e shquar moralin politik, e ka bėrė gjatė viteve '90 tė shekullit XX dhe viteve filluese tė kėtij shekulli.

I. Kritika estetike dhe etika
Ndonėse, qė nė fillimet e tij krijuese, Profesor Rexhep Qosja ka shkruar mjaft pėr historinė e letėrsisė, periudha e parė shquhet pėr pėrcjelljen shumė tė rregullt tė letėrsisė bashkėkohore dhe sidomos tė mendimit kritik letrar, kulturor, estetik, sociologjik etj. Kjo ėshtė arsyeja pse ai sot kujtohet pėr mendimin kritik dhe madje polemizues rreth letėrsisė bashkėkohore shqiptare.

Mendimin e tij kritik pėr letėrsinė Profesor Rexhep Qosja e ndėrton mbi disa rrafshe: sė pari, mbi vetėdijen letrare, e cila ndėrtohet nė kontekst tė pėrvojės historike-letrare (kujto kėtu kritikėn pėr romanin e Kadaresė "Dasma" dhe esetė kundėr kritikės konservative, institucioneve klanore, shijes folklorike, anakronike e konformiste etj.(1)); sė dyti, mbi vetėdijen kritike, e cila ndėrtohet nė kėrkim tė pluralizmit tė stileve letrare (le tė kujtojmė kėtu esenė e tij "Kritika dhe moderniteti", nė tė cilėn veē tjerash ka shkruar, se "realizmi socialist nuk ėshtė as realizėm, sepse ėshtė romantizėm"(2); dhe sė treti, mbi vetėdijen historike, e cila ndėrtohet nė zbulimin e vlerave pėrfaqėsuese tė historisė sė letėrsisė shqipe pėrballė letėrsisė sė popujve tė Ballkanit dhe Europės (kujtojmė kėtu krahasimet e Gjergj Fishtės me poetėt kombėtarė tė kėtyre kulturave (3), studimin krahasues pėr romantizmin shqiptar dhe romantizmin europian) etj.

Kjo ėshtė periudha e mendimit kritik, kur Profesor Qosja pėrcaktoi disa nga konceptet e tij pėr 'artin si komunikim estetik individual dhe intelektual dhe pluralizmin e stileve artistike e metodave kritike, si kusht tė lirisė sė krijimtarisė' (4).

Kulmin e periudhės sė parė Profesor Rexhep Qosja e shėnon me traktatin "Manifesti i modernitetit" (5), me tė cilin, sikur do ta kuptojmė prej parathėnies sė librit Tri mėnyrat e shkrimit shqip, botuar 25 vjet mė vonė vetėdijshėm e pėrmbyll periudhėn e parė tė mendimit tė tij kritik pėr letėrsinė, kulturėn dhe kritikėn bashkėkohorė nė letrat shqipe.

II. Kritika shkencore dhe historike
Nė qoftė se nė periudhėn e parė tė mendimit tė tij kritik, Profesor Rexhep Qosja merret mė shumė me kritikėn e letėrsisė bashkėkohore dhe me esenė sociologjike e letrare pėrgjithėsisht, duke kundėrshtuar historicizmin, folklorizmin e mitin e gjuhės, nė periudhėn e dytė, qė pėrfshinė kryesisht fundin e viteve '70 dhe gjysmėn e parė tė viteve '80, merret me sintezėn e madhe, letėrsinė e romantizmit, mė tė cilėn Profesor Qosja thotė se "fillon dhe pėrmbushet procesi i vetėdijesimit tonė kombėtar" (6).

Ėshtė koha kur Profesor Qosja kishte krijuar konceptet e tij tė plota pėr rrjedhat e letėrsisė shqipe nė kontekstin historiko-letrar dhe merrej prej vitesh me studimin dhe hetimin e zhvillimit tė strukturės letrare, njėherė brenda korpusit letrar tė autorėve, Asdreni (7) dhe Naim Frashėri (8), e pastaj edhe tė poetikės sė plotė letrare tė formacionit stilistik tė letėrsisė sė romantizmit (9), sipas parimeve tė poetikės strukturale historike.

Nė kėtė mėnyrė Profesor Qosja Historinė e letėrsisė shqipe e nxori nga biografizmi, historicizmi e pozitivizmi. Historinė e letėrsisė shqipe, pėr herė tė parė ai e shihte si njė tėrėsi gjeografike, gjuhėsore dhe kulturore kombėtare, duke e vendosur brenda saj edhe krijues, sikur ishte Ndue Bytyēi, vepra e tė cilit nuk i pėrmbushte vlerat estetike pėr tė hyrė nė njė histori tė letėrsisė kombėtare. Botimet e gjeratėhershme tė historisė sė letėrsisė, qofshin ato tė botuara para Luftės sė Dytė Botėrore, qofshin ato tė botuara brenda apo jashtė Shqipėrisė sė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, historinė e letėrsisė vazhdonin ta shihnin si strukturė tė organizuar kulturore tė hapėsirave tė caktuara, literaturėn si dokument historik, ndėrsa vlerat estetike tė veprave letrare si ide dhe madje si ideologji. Nė kėtė mėnyrė, siē do tė thoshte studiuesi Bajram Krasniqi, Profesor Qosja do t'i pajtojė dy vetėdije historike: "vetėdijen e letėrsisė, e cila ėshtė objekt i saj dhe vetėdijen e tij, me tė cilėn e pėrpunon kėtė objekt" (10).

III. Kritika shoqėrore dhe morali politik i saj
Tridhjetė vjet mė parė, duke u pėrgjigjur nė pyetjen mbi moralin e mendimit kritik, Profesor Rexhep Qosja, veē tjerash theksonte: "Rėndėsia e jashtėzakonshme e disa kritikėve sikundėr ishin Lesingu, Bjelinski, Franēesko de Sanktis, Albert Tibode, Edmund Vilsoni nuk bazohej nė metodėn sa nė ndikimin qė ushtronin nė letėrsinė dhe nė kulturėn e kohės sė tyre; nė pastėrtinė e pakompromis tė gjykimit tė tyre, nė vendosmėrinė me tė cilėn artikulonin besimin e tyre estetik; nė fuqinė morale me tė cilėn e shfaqnin mendimin e tyre. Tė gjithė ata ishin mė tepėr se kritikė: tė gjithė ata ishin tė gjithanshėm nė aktivitetin e tyre kulturor" (11).

I nxitur prej pėrvojės sė kritikės letrare tė periudhės sė parė, prej pėrvojės sė kritikės historike tė periudhės sė dytė dhe prej rrethanave tė kushtėzuara politike tė periudhės sė tretė, Profesor Rexhep Qosja do tė bėhet artikuluesi i mendimit tė guximshėm tė intelektualit qė gjendjen aktuale tė shoqėrisė shqiptare do ta shikojė nė mėnyrė kritike, pa kompromisin dhe folklorizmin e rremė, sado idealet e tij ishin ideale historike, ideale tė rilindėsve shqiptarė.

Gjatė kėsaj kohe ai do tė projektojė nė mėnyrė largvajtėse tė ardhmen e popullit shqiptar, duke u nisur edhe nga pėrvoja kulturore, letrare e historike e njėrės prej periudhave mė tė rėndėsishme tė popullit shqiptar - Rilindjes Kombėtare, por pa paradigmėn romantizuese tė saj. Pikėrisht nė kėtė kohė, Profesor Rexhep Qosja do tė realizojė komponentėn e vetėdijes moderne tė intelektualit bashkėkohor, tė cilėn e kishte deklaruar dekada mė parė, e kjo ishte 'pakėnaqėsia e pėrhershme e intelektualit me shoqėrinė sot, pėr hir tė shoqėrisė nesėr' (12). Nė tė vėrtetė ky ėshtė projeksioni i botės sė krijuar nga intelektuali, qė vetėdijen letrare dhe mendimin kritik mbi shoqėrinė i ka ngritur nė statusin e vetėdijes historike.
Pėr intelektualin, qė pėr tė gjallė ėshtė bėrė sinteza e madhe historike, e projektuar nė mendjen kryengritėse tė Pjetėr Budit, nė rrezatimin moral tė Naim Frashėrit, nė refuzimin estetik tė Faik Konicės, nė pėrpjekjen hyjnore tė Nolit, sot do tė mund tė shtronim pyetjen: ē'kuptim do tė kishte kultura shpirtėrore shqiptare pa Budin, Naimin, Konicėn, Nolin, dhe do tė merrnim pėrgjigjen: atė kuptim qė do ta kishte pa sintezėn e tyre, veprėn e Profesor Qosjes, dhe vetėdijen historike tė tij.

Prishtinė, mė 19.10.2006

_______________________
1. Shih studimet dhe esetė nė librin Panteoni i rralluar, "Rilindja", Prishtinė, 1973.
2. Pėr herė tė parė kėtė mendim Profesor Qosja e kishte shqiptuar nė fjalėn e tij me rastin e marrjes sė shpėrblimit tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės pėr veprėn Kontinuitete, mė 7. II. 1973, por u botua nė librin Nocione tė reja albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1983, f. 104.
3. Shih, sidomos studimet dhe esetė nė librin Kontinuitete, "Rilindja", Prishtinė, 1972.
4. Shih diskutimet aktive dhe madje shpesh polemizuese tė botuara edhe nė disa nga veprat e tij: Kontinuitete, "Rilindja", Prishtinė, 1972, Panteoni i rralluar, Morfologjia e njė fushate, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1980; Nocione tė reja albanologjike etj.
5. Manifesti i Modernitetit, sikur shkruan nė shėnimet bibliografike nė fund tė librit Nocione tė reja albanologjike, Profesor Rexhep Qosja, ėshtė shkruar nė tetor tė vitit 1979, por u botua nė gazetėn "Rilindja", mė 4 dhe 11 nėntor 1982. Ky studim fillimisht i ka prirė librit Nocione tė reja albanologjike dhe e ka mbyllė pjesėn e dytė tė kapitullit "Kritika", nė librin Tri mėnyrat e shkrimit shqip (Shkrimi ideologjik, shkrimi folklorik dhe shkrimi modern), IAP, Prishtinė, 2004, pjesė e tė cilit, sikur duket ishte planifikuar qė tė jetė.
6. Nocione... f. 305.
7. Asdreni - jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik i Prishtinės, 1972.
8. Porosia e madhe (Vepra e Naim Frashėrit), "Rilindja", Prishtinė, 1986.
9. Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi, I-III, "Rilindja", Prishtinė, 1984-1986.
10. Bajram Krasniqi, Letėrsia dhe vetėdija historike, "Rilindja" Prishtinė, 1984, f. 210.
11. Nocione... f. 216.
12. Shih, veē tjerash studimin "Manifesti i Modernitetit", nė Nocione..., f. 20.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara