HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A ka ndonjė “prapaskenė” nė dorėheqjen e Petersenit?

-- nga Rexhep Meidani, ish-president i Shqipėrisė

Rexhep Meidani Dorėheqja e Petersenit
“Pas pothuajse dy vjet tė kryerjes sė kėsaj detyre ka ardhur koha edhe pėr mua tė bashkohem me familjen time nė Uashington” – pohoi me anė tė njė deklarate zyrtare, para pak ditėsh, administratori i pestė i UNMIK-ut, diplomati danez, Soren Jessen-Petersen. Natyrisht, nuk e mohonte qė po largohej nė njė kohė mjaft delikate pėr historinė e Kosovės, por megjithatė ishte i bindur se procesi politik ishte nė rrugė tė mbarė dhe do tė ēonte drejt shpalosjes sė statusit pėrfundimtar pėr Kosovėn. “Kur unė erdha nė Kosovė, siē dhe e kam nėnvizuar, besoja se nuk mund tė kishte normalizim dhe stabilizim nė Ballkanin Perėndimor pa gjetjen e njė zgjidhje pėr Kosovėn. Kjo ėshtė dhe finalja e gjė e gjėzės, qė do tė zhvendosė pėrfundimisht kėtė rajon nga konfliktet e viteve 90-tė drejt njė tė ardhme plot prosperitet”. Ky do tė ishte dhe mishėrimi i aspektit tė fundit tė misionit tė pambyllur tė Petersenit. Prandaj duket dhe mjaft kuptimplotė prognoza e tij politike: ”Shpesh jam pyetur nėse do tė isha unė, nė Kosovė, pėrfaqėsuesi i fundit special i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė. Por mund tė them se nėse unė hapa kapitullin e fundit tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė, kam besim se pasuesi i im do ta mbyllė atė.”

Njeriu i duhur nė kohėn e duhur
Peteresen rrėzoi nė sytė e kosovarėve portretin e skandinavit tė ftohtė e pa nerv. Pėrkundrazi, nė sytė e tyre ai rezultoi si njė diplomat i talentuar dhe organizator klasi, madje dhe njė politikan i gjallė, dinamik e i fortė. Kėtė e dėshmoi dhe njė sondazh i fundit i PNUD-it, qė i dha atij nė Kosovė njė vlerėsim shumė pozitiv, bile mė tė lartė se 80% (ndėrkohė qė paraardhėsi i tij e pati tė vėshtirė tė arrinte tek kuotat e 25-30%). Ai bashkėpunoi nė mėnyrė korrekte me drejtuesit e institucioneve, tė partive politike dhe pėrfaqėsuesit e vetė minoriteteve. Ndikoi me tė gjithė energjinė e tij, deri dhe me praninė e tij fizike nė mjaft komuna e fshatra, pėr tė rritur ndjeshmėrinė politike, institucionale e publike nė demokratizimit e jetės dhe ndėrtimin e njė shoqėrie tė hapur e shumė etnike nė Kosovė. Dhe, nė fakt, ai, nė bashkėpunim tė ngushtė me trupat e NATO-s dhe strukturat vendore, arriti tė pėrmirėsojė ndjeshėm situatėn e sigurisė nė Kosovė, duke krijuar dhe kushtet pėr transferim “pa zhurmė” tė pushtetit nga ndėrkombėtarėt tek vendorėt, nė fushėn e drejtėsisė dhe atė tė rendit publik. Nė mjaft deklarime tė brendshme dhe tė jashtme Petersen shprehte qartė optimizmin e tij dhe shpresėn qė ėndrra e shumicės do tė plotėsohej. Sepse ai, me pėrvojėn e jashtėzakonshme ballkanike, ishte i bindur qė ēdo kthim prapa, ēdo bllokim procesi apo vetė status quo-ja ishte e pa drejtė, krejtėsisht e pa tolerueshme, madje tepėr e rrezikshme pėr Kosovėn e rajonin. Nė sajė tė kėsaj ndjeshmėrie realiste e veprimtarie energjike, por dhe pėrmirėsimeve tė ndjeshme tė standardeve, Kėshilli i Sigurimit dha dhe dritėn jeshile pėr fillimin e negociatave nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Por atėherė, pėrse kjo dorėheqje?
Pėrse Petersen, si njė administrator i aftė dhe mjaft bashkėpunues, e dha dorėheqjen pikėrisht nė kėtė kohė pėrmbyllėse e delikate? Realisht pėr arsye familjare apo pėr arsye tė tjera tė pathėna? Mos, ndoshta, dhe pėr xhelozi? Dhe kjo kur ai as nuk e kishte deklaruar kėtė gjė mė parė, dhe, po kėshtu, vlerėsohej nga tė gjithė si njė nga administratorėt mė tė drejtpėrdrejtė, mė dinamikė e efektivė nė Kosovė. Bile, besohet, se pėr kėto cilėsi tė veēanta Peterseni ka qėndruar nė kėtė detyrė dhe mė gjatė se tė tjerėt. Megjithatė, koha e dorėheqjes dhe paralajmėrimi kohėshkurtėr i saj, pa dashje, lė disa pikėpyetje...

Ėshtė e vėrtetė qė ai e morri detyrėn nė verė 2004, pas ngjarjeve tė hidhura tė marsit, duke zėvendėsuar finlandezin Harri Holkeri, i cili e dha dorėheqjen pėr motive shėndetėsore, pak prapa kėtyre ngjarjeve. Edhe pse nuk mund tė mohohet qė ngjarjet e marsit 2004, me disa dhjetėra tė vrarė dhe tė plagosur dhe shtėpi e objekte kulti tė djegura e tė shkatėrruara, krijuan jo pak pakėnaqėsi rreth efektivitetit tė rolit tė tij. Por gjatė mandatit tė Petersenit situata ishte shumė mė e qėndrueshme dhe mjaft mė e konsoliduar nga ana institucionale. I vetmi problem qė e shqetėsonte atė dhe pėr tė cilin ai nuk e arriti rezultatin e dėshiruar ishte refuzimin serb pėr tė marrė pjesė aktive e konstruktive nė jetėn politike e institucionale tė Kosovės. Por, ē’ mund tė bėnte ai mė shumė kur serbėt e Kosovės kėtė urdhėr e kishin marrė nga Beogradi! Pikėrisht e komanduar nga kjo politikė e gabuar dhe vetėpėrjashtuese, bashkėsia serbe-kosovare nuk e konsideron largimin e Petersenit ndonjė humbje tė madhe(!). Madje, sipas njė deklarimi tek “Politika” tė njėrit prej udhėheqėsve serbė nė Kosovė, Oliver Ivanoviēit, serbėt kanė pasur mjaft arsye tė ishin tė pakėnaqur me politikėn e Petersenit... Po kėshtu dhe agjenci tė tjera tė OKB-sė e kanė kritikuar Petersenin pėr afrim mė tė dukshėm me udhėheqėsit vendorė shqiptarė. Ndėrsa vetė UNMIK-u ėshtė kritikuar edhe pėr tolerim tė korrupsionit nė aeroportin e Prishtinės, gjė qė ėshtė hedhur poshtė nga kjo administratė. Shqetėsime pėr UNMIK-un janė krijuar dhe nga lėvizja pėr vetėvendosje. Edhe vetė politika e Beogradit, ashtu si serbėt e Kosovės, nuk reshti sė akuzuari Petersenin pėr lidhje shumė tė ngushta me shqiptarėt. Po kėshtu dhe Prokurorja e Pėrgjithshme, Karla Del Ponte (qė ende nuk e ka pėrfunduar procesin e stėrzgjatur pėr ish Jugosllavinė) ka kritikuar publikisht UNMIK-un pėr mos bashkėpunim me Gjykatėn e Hagės apo mos reagim ndaj pretendimeve tė saj pėr disa luftėtarė tė UĒK-sė, pėrfshirė dhe ish kryeministrin Ramush Hajradinaj. Prandaj nuk ishte fare i rastit dhe reagimi i fundit i Petersenit, nė tė cilin ai i konsideroi tė padrejta deklaratat e Del Pontes, bazuar dhe nė diferencat jo tė vogla tė konstatuara midis pretencave e pretendimeve tė saj dhe vendimeve tė vetė trupit gjykues tė Gjykatės sė Hagės. Por me kėtė reagim ligjor e dinjitoz, ai, ndoshta, ka shkelur dhe nė ndonjė kallo!... Prandaj me tė drejtė mund tė shtrohet edhe njėherė pyetja e shtruar nė fillim: A ka pasur realisht ndonjė “prapaskenė” nė kėtė dorėheqje. Po ndonjė pakėnaqėsi apo presion? Apo po shfaqet prirje pėr gjetje tė ndonjė “ekuilibri” tė ri, qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn e ruan mundėsinė pėr pjesėmarrje tė serbėve nė negociata? Apo, thjesht, kjo dorėheqje ka qenė e menduar dhe e planifikuar individualisht qė mė parė dhe koha e deklarimit tė saj, nė njėfarė mėnyre, ėshtė dhe e rastit?...

“Rezistenca” e Beogradit dhe “loja” e Rusisė
U bėn 7 vjet qė Kosova ndodhet nėn njė administrim ndėrkombėtar tė OKB-sė, pra qė ėshtė shkėputur de facto prej Serbisė. Ajo po pret tashmė dhe pavarėsimin e saj de jure. Madje, me shkėputjen e Malit tė Zi, nuk ka mė asnjė kuptim ēfarėdo shtyrje tjetėr pėr tė arritur nė pavarėsimin e Kosovės me “bekimin” e Beogradit. Edhe mė i pakuptueshėm ėshtė fakti sesi politika e Beogradit nuk arrin ta realizojė humbjen njėherė e pėrgjithmonė tė Kosovės prej administrimit tė saj. Aq mė shumė qė kjo ndryshe do tė thotė dhe ēlirim demokratik i vetė Serbisė nga reminishencat e tė kaluarės gjakderdhėse tė saj. Ndėrkohė, njė pjesė e rėndėsishme e shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė kuptuar tashmė qė Kosova duhet tė vazhdojė rrugėn e saj demokratike, tė lirė dhe tė pavarur. Prandaj dhe pritshmėria ėshtė e lartė qė vendimi nė Grupin e Kontaktit apo votimi nė Kėshillin e Sigurimit mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė bėhet nga fundi i kėtij viti, pavarėsisht qė serbėt dhe kosovarėt vazhdojnė prej disa muajsh, pa ndonjė rezultat politik tė vlerėsuar, negociatat e tyre. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė aktualisht pėrfaqėsuesit e 6 vendeve (SHBA-sė, Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė, Italisė dhe Rusisė) - anėtare tė Grupit tė Kontaktit, sė bashku me ekipin e Ahtisarit po koordinojnė pėrpjekjet politike ndėrkombėtare pėr tė konturuar tė ardhmen e Kosovės. Ata, mesa duket, synojnė tė hartojnė njė projekt rezolutė pėr Kėshillin e Sigurimit, me pėrmbajtje krejtėsisht specifike pėr Kosovėn, pėr tė mos u shfrytėzuar nga prirje tė tjera separatiste...

Por ende shfaqen dy probleme. Nga njėra, edhe politikanėt mė tė qartėsuar nė Beograd pėr humbjen e Kosovės nuk po kontribuojnė, me qėndrimin e tyre tė mefshtė, nė formulimin sa mė tė shpejtė tė kėtij projekti. Ata kanė frikė qė ta pranojnė apo mbėshtesin publikisht kėtė tė ardhme pėr njė Kosovė fqinje e tė pavarur, e domosdoshme kjo edhe pėr fatin e vetė njė Serbie tė integruar nė bashkėsinė demokratike tė vendeve evropiane. Mbi kėta politikanė jo pak ndikojnė dhe reminishenca populiste-elektorale e pushtetore. Po kėshtu, ndryshe nga njė logjikė normale, disa udhėheqės serbė, me shkėputjen e Malit tė Zi, pretendojnė se njė shkėputje tjetėr (d.m.th. e Kosovės) do tė ndikonte nė ēarjen e Bosnjė-Hercegovinės. Madje, politikani serb Milorad Dodik, kryeministri i Republikės serbe tė Bosnjė-Hercegovinė, deklaroi diku se kjo republikė mund tė “afirmojė tė drejtėn e saj tė vetėvendosjes”. Kurse politikanė tė tjerė serbo-boshnjakė vazhdojnė tė pretendojnė deri bashkimin e kėsaj republike me Serbinė, edhe pse z. Dodik, pak mė vonė, e konsideroi deklarimin e tij thjesht “teorik”... Ndeshen edhe udhėheqės serbė, si p.sh., anėtari i lėvizjes G17, Cedomir Antiē, qė arrin deri nė pranimin e pavarėsisė, por duke sugjeruar se “nėse shqiptarėt duan pavarėsinė, ata, ndoshta, duhet tė japin diēka, nė kompensim”... Nga ana tjetėr, disa vende tė fuqishme i tremben pėrshpejtimit tė procesit tė njėanshėm tė pavarėsimit, duke gjykuar se njė gjė e tillė mund tė nxisė dhe tė intensifikojė lėvizje tė tjera separatiste. Nė radhė tė parė, Rusia, njė kundėrshtare e deritanishme mė me zė ndaj pavarėsimit tė Kosovės, pretendon se njė proces i tillė mund tė frymėzojė pėrplasje tė tjera separatiste nė ish-republikat sovjetike apo lėvizje pro ruse nė Moldavi (nė Transnistri), Gjeorgji (nė Osetinė Jugore dhe Abkazinė) etj. Nė ndryshim nga rusėt, diplomatė tė tjerė qė pėrfaqėsojnė Britaninė dhe SHBA-nė nė kėto bisedime besojnė se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e saj, natyrisht, duke garantuar dhe liritė dhe tė drejtat e plota tė minoriteteve. Qeveri tė tjera perėndimore dėshirojnė qė ta pėrshpejtojnė procesin politik tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pėr arsye tė shpenzimeve tė larta nė mbajtjen e administratės sė OKB-sė dhe tė trupave ushtarake paqeruajtėse aty.

Me sa duket, Henri Kisinger kishte plotėsisht tė drejtė, kur 6 vjet mė parė bėri kėtė parashikim prognozė (“Politique Internationale”, 2000-2001): “Tashmė, ne duhet tė zgjedhim ndėrmjet dy zgjidhjeve: ose tė ndihmojmė Kosovėn tė bėhet e pavarur, ose tė zgjasim protektoratin deri nė pafundėsi. Tek e fundit, unė mendoj se pavarėsia ėshtė e pashmangshme, sepse askush nuk do tė dėshironte tė qėndronte atje pėrgjithmonė”...

Shekulli, 16/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara