HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia e ngritjes sė kryqit nė malin e Zefjanės

-- nga At Marian Gega O.F.M.,
(Famullitar i Bushatit nė kohėn kur ėshtė vendosur kryqi)

Kryqi i famshėm pėr tė cilin ėshtė shkruar disa herė nėpėr gazeta javėt e fundit ėshtė ngritur nė vitin 2001, kur unė kisha disa muaj qė isha emėruar famullitar nė zonėn e Bushatit. Pasi kjo zonė ėshtė njė famulli e vetme, por qė pėrbehet nga gjashtė fshatra, pėr mua si famullitar lindi nevoja e konkretizimit tė mėsimit te kishės pėr sa i pėrket njėsisė sė bashkėsisė besimtare. Pėr arsye rrethanore nuk ishte e mundur tė realizohej dėshira e kremtimit tė njė meshe tė vetme pėr tė gjithė fshatrat e famullisė sime nė ditėn e diele, prandaj duheshin kremtuar meshė tė veēanta nė tė gjashtė fshatrat. Pėr kėtė arsye, nė mendjen time dhe nė planet e organizimit tė famullisė pėr jetimin sa mė tė mirė tė ungjillit lindi nevoja e gjetjes sė formave qe shprehnin bashkimin, njėsimin e grigjės.

Nė kėtė kontekst, me propozim tė kėshillit baritor, lindėn dy ide. Njėra ishte pėr njė bashkim nė kremtimin e Meshės 10 here nė vit tek ish-kisha e Shėn Rrokut e rrėnuar gjer nė themel nga komunizmi, e cila ishte edhe kisha e pajtorit tė famullisė dhe e barazlarguar nga ė gjitha fshatrat...; ndėrsa tjetra ishte Udha e Kryqit mbi malin e Zefjanės, e cila do tė bėhej njė herė nė vit, ditėn e sė Premtes sė Madhe, ku u zgjodh mali, jo pėr pompozitet apo pėr t’u shfaqur si fetarė pata tė tjerėve, por pėr tė mos bėrė kaos nė rrugėn kombetare dhe pėr ta jetuar mė me pėrshpirtėri atė moment besimi gjithsecili nė brendėsi te shpirtit tė vet...

Kėshtu, krijuam traditėn e kremtimit tė meshės mbi rrėnojat e kishės sė Shėn Rrokut dhe njėkohėsisht edhe sistemimin e varrezave (te cilave u ishte vėnė buldozeri nė ‘67) dhe tė njė vendi mė tė denjė pėr t’u mbledhur bashkėsia e pėr t’u kremtuar Mesha e Shenjtė. Gjithashtu te Premten e Madhe tė vitit 2001 bėmė Udhėn e Kryqit nė mal. Fillimi i saj ishte jashtė qendrės sė Bushatit sipėr shkollės dhe pikėmbėrritja ishte maja e malit: simbol i malit te Kalvarit ku Jezu Krishti dha jetėn pėr nė. U mblodhėn besimtarė nga tė gjitha fshatrat, mbi 2000 vetė. Kishte edhe mjaft tė rinj myslimanė tė cilėt janė lutur me ne. Nė majė tė malit bekuam dhe vumė njė kryq rreth 2.3 metra tė lartė. Pak muaj mė vonė, iu dha leja kompanisė sė AMC-sė pėr tė vėnė antenėn e saj pikėrisht nė atė vend. Firma ndėrtuese e hoqi kryqin dhe e hodhi tej.

Askush nga bashkėsia katolike nuk bėri zė dhe nuk protestoi pasi ajo armė kishte lejen e ndėrtimit. Pak ditė mė vonė tre persona, prej tė cilėve njėri ishte i besimit mysliman, e kanė ringritur kryqin jashtė rrethimit tė sipėrfaqes sė antenės. Por pavarėsisht se kryqi ishte ringritur, ne nuk e pėrdorem mė atė kodėr nė vitet nė vazhdim pėr tė analizuar udhėn e kryqit, sepse sheshi nė majė tė malit ishte i pamjaftueshėm pėr t’u ulur mijėrat e njerėzve qė shtoheshin ēdo vit, prandaj zgjodhėm kodrėn tjetėr nė ekstrem te Zefjanes, mbi Rranxa, pėr tė analizuar pėrkujtimin e vdekjes sė Zotit tonė nė Kryq nė Mal tė Kalvarit. Aty ngritėm kryqin tjetėr rreth 5.20 m. tė lartė. Tek ky i fundit kemi bėrė liturgjinė e sė Premtes sė Madhe nga viti 2002 e nė vazhdim. Pra sqaroj edhe njė herė: kemi bėrė liturgjinė, e cila fillon ne orėn 9:00 dhe pėrfundon nė orėn 16:00. Ndėrsa kryqi nė kodrėn e Plezhės, u vu pėr arsye se Plezha ishte i vetmi katund qė pėr nga tradita i kishte pėrkitur tradicionalisht dioqezės sė Sapės dhe nuk kishte qenė kurrė e bashkuar me Famullinė e Bushatit, dhe me ndarjen e re administrative, ai fshat iu bashkėngjit famullisė sė lartpėrmendur.

Kjo ndarje e re administrative i kishte ēorientuar pakėz anėtarėt e famullisė, tė cilėt nė kėtė situatė tė re mungonin nė jetėn e kishės, pavarėsisht nga dėshira e tyre pėr pjesėmarrje. Ndaj me tė rinjtė dhe kėshilltarėt e Plezhės u vendos qė udha e kryqit tė bėhej nė fshatin e tyre njė herė nė vit, pa llogaritur atė nė malin e Zefjanės, qė shėrben si moment bashkimi pėr tė gjithė famullinė. Dhe u vendos edhe kryqi nė kodrėn e Plezhės. Pas sqarimit tė historisė sė vėnies sė kryqave, ku nuk kanė dorė tė huajt, siē ėshtė aluduar jo vetėm nga gazetarėt, por nė mungesė tė plotė informacioni edhe nga vetė kreu i komunitetit mysliman, dėshiroj tė parashtroj disa shqyrtime personale. Nuk e di pse dhe ku mund t’i fyhen ndjenjat ndonjė besimtari i ēfarėdolloj besimi qoftė, pse njė grup tjetėr shpreh besimin e vet nė format qė ai i mban si mė tė pėrshtatshmet? Mua nuk mė ka ngjallur problem zėnia e rrugės para xhamisė sė sheshit Skėnderbe pėr festėn e Bajramit pėr lutjet e besimtarėve myslimanė; nuk kam arsye t’u them vėllezėrve orthodoksė: mos hidhni kryqe nė ujin e lumenjve “publikė” sepse... (nuk kam njė mendje aq “pjellore” nė pėrēarje sa pėr tė shpikur njė arsye kundėr...!!!). Por besimi nuk ėshtė thjesht ndjenjė... Ai ėshtė njė pėrkatėsi e bindur dhe e themeluar qė nuk tundet as fyhet as nga kryqet e heshtur dhe tė paqėm, as nga altoparlantėt e zhurmshėm. Nuk kuptoj se ku qėndron gabimi i njė bashkėsie qė tėrhiqet nė male tė shkreta pėr tė bėrė liturgjinė vet, duke u thėnė tė gjithėve: ju jetoni e punoni tė qetė? Kujt i bėn keq Kryqi nė njė vend ku nuk prish as pengon ndonjė plan urbanistik... Ku e gjen mbėshtetjen “avokati i popullit” t’i kėrkojė policisė ndėrtimore prishjen e simboleve, domethėnė tė kryqeve, nė veri e nė jug tė vendit? Por ende ka njerėz qė nuk e dinė se Kryqi ėshtė simboli maksimal i paqes dhe i dashurisė. Nuk mendoj se duhet pasur frikė ata qė ngrenė kryqa, sepse na komunikojnė angazhimin tyre pėr aktualizimin e paqes dhe dashurisė, pėrkundrazi duhet shqetėsuar shumė kur dikush ngre zėrin kundėr kėtij simboli, sepse dėshmon tė kundėrtėn e vlerave qė kryqi pėrēon..., pra: tendenciozitetin, konfliktin, pėrēarjen, urrejtjen....

Tė marrim si shembull Bosnjen, njė vend me pėrbėrje fetare njėsoj si Shqipėria. Sa kryqe janė tė vėnė mbi malet e saj? Jam i bindur se inteligjenca e boshnjakėve e tejkalon instinktin e papėrmbajtshėm tė fanatizmit qė ka pėr nėnė injorancėn dhe urrejtjen. Po sikur Shqipėria te hyje nė Bashkimin Europian dhe flamuri ynė kombėtar tė vihet afėr ndonjė tjetri qė pėrmban kryqin, si do t’i bėhet hallit, do dalim nga Bashkimi Europian, apo do t’u kėrkojmė edhe shteteve tė tjera t’i heqin kryqet nga flamurėt? Pse vallė ca elementė, qė natyrisht nuk janė e gjithė Shqipėria, shfaqen tė trazuar, duke u ankuar nėn kthetrat e njė farė paranoje? Kush po i lufton ata? Kush u ėshtė kundėrvėnė ndonjėherė? Besoj se asnjė komunitet fetar nuk duhet tė krijojė komplekse inferioriteti qė shpiejnė nė reagime tė dėmshme.

Detyra e drejtuesve tė feve nė Shqipėri ėshtė t’u pėrēojnė besimtareve te tyre jo pėrēarje e mėri, por fytyrėn dashuriplote dhe tė dhembshur tė Zotit; detyra e shtetit shqiptar ėshtė tė garantojė ushtrimin e lirisė sė ndėrgjegjes sė ēdo individi apo grupi shoqėror, jo nė mėnyrė arbitrare dhe tė njėanshme, por demokratike dhe tė ekuilibruar. Mė sipėr pamė motivet e vėrteta fetare tė vėnies sė kryqeve nė Bushat e pėrreth, pra jo pėr pompozitet dhe prepotencė, as pėr shenjė mbizotėrimi, por si shenjė pėrvujtėrie personale dhe dashurie pėr tė gjithė njerėzit. Shembull ky i dhėnė nga Jezu Krishti. Prandaj duam tė dimė, kush e rrėzoi kryqin? Pse e bėri atė? Mos tė fshihen, por tė na sjellin arsyet pėr tė cilat e kanė bėrė kėtė akt, qė ėshtė mė shumė se vandal. I rikthehem edhe njė herė bashkėsisė sė nderuar tė besimtarėve tė Bushatit, ku kam jetuar dhe drejtuar besimtarėt katolikė pėr 5 vjet. Ajo nuk e meriton gjithė kėtė kundėrvėnie. Ajo nuk e meritonte shembjen e kryqit mbi malin e tyre, sepse ėshtė njė bashkėsi qė i jeton vlerat qė burojnė nga kryqi. Ajo ėshtė bashkėsia e parė fetare, pėr sa di unė, ku janė mbledhur armėt nė mėnyrė krejt vullnetare nėn shenjėn e kryqit. Pėr sasinė dhe mėnyrėn e mbledhjes sė armėve, mund tė dėshmojė vetė policia apo Ministria e Punėve tė Brendshme, e cila mė ka dėrguar letėr falėnderimi.

Le t’i referohemi, reagimit tė kėsaj bashkėsie ndaj vrasjes makabre tė Orland Gjonit, djalit 16 vjeēar qė, ndėrsa po kulloste lopėn nė fushė, duke luajtur futboll me bashkėmoshatarėt e tij, u qėllua nga njė 50 e ca vjeēar mė 28 gusht tė viti 2004. Kjo ngjarje makabėr, terrori i krijuar pėr jetėn e njė fėmije tė kėputur nė lulen e saj, urrejtja qė mund tė lindte, zemėrata pėr shkak tė pabarazisė nė krim, e shtynė bashkėsinė e krishterė tė Bushatit qė nė emėr tė Zotit dhe tė kryqit tė Krishtit tė dorėzonte armėt. Nė kėmbim tė njė Kryqi, qė dikush dėshiron ta kthejė nė “shenjė pėrēarjeje” ēdo familje dorėzoi armėt me bindje tė plotė, nė emėr tė paqes, nė emėr tė jetės sė Orlandit... E kėshtu, besimtarėt e krishterė tė Bushatit dėshmuan me njė vepėr konkrete, distancimin nga ideja e vetėmbrojtjes dhe e hakmarrjes, duke hequr armėt, simbol vdekjeje. Edhe pse merrej me mend se ē’ėshtė “drejtėsia” shqiptare, e cila atė kriminel qė vuri dorė vdekshėm nė jetėn e Orlandit 16 vjeēar do ta dėnonte nė njė shumė vitesh, qė pėr nga simbolika ėshtė mė barbare se vetė barbariteti i krimit.

Si mund tė flasė dikush sot, nė emėr tė drejtėsisė, mbi njė kryq metali, druri apo betoni qoftė ai, duke heshtur para tė drejtės pėr tė jetuar tė individėve qė pėrbėjnė shtetin!? Jo vetėm kaq, por ēuditėrisht, edhe masmedia, asaj kohe, jetės sė njė 16 vjeēari i kushtoi vetėm 30 sekonda kohė e ndonjė paragraf tė shkurtėr, ndėrsa vėnies sė drejtėsisė mbi Orlandin e vrarė nuk pati mundėsi t’i kushtoi aspak kohė!! Edhe pse ajo s’ishte drejtėsi, por vrasje pėr te dytėn here e Orlandit, mediat nuk gjetėn hapėsirė pėr tė pasqyruar njė fakt tė tillė. Ndėrsa sot, e gjithė masmedia pati tė gjithė kohėn dhe hapėsirėn e mundur nė gatishmėri pėr kryqet nė majė tė malit. E ndjeva pėr detyrė te shkruaja, si ish famullitar i Bushatit, pasi ky argument ose ēon nė degjenerim polemikash fetare, ose vetėm trajtohet nė nivel opinionesh. Jo, duhet njohur e vėrteta dhe kjo ėshtė e vėrteta e kryqeve tė Bushatit. Tani tė dalin atentatorėt e tė thonė tė vėrtetėn e tyre. Tė kėrkojnė falje gazetarėt e papėrgjegjshėm qė janė argėtuar duke pėrshkallėzuar urrejtjen. Avokatėt e popullit tė bėjnė mė me pėrgjegjshmėri detyrėn e tyre dhe tė mos bėjnė avokatėt e djallit. Ndonjė kryetar komuniteti fetar tė mos shpallė gėnjeshtra nėpėr gazeta.

E tani dua ta mbyll kėtė artikull me fjalėt e Papės Gjon Pali II, me bindjen se do tė kuptohet nga tė gjithė. Ne lidhje me Kryqin ne Bushat, gazeta zyrtare e Vatikanit: L’Osservatore Romano, e dt. 12 janar ‘06, citon fjalimin e papės nė Heldenplatz tė Austrisė, me 21 qershor 1998, nė tė cilin thotė: “Shumė gjėra mund t’u hiqen tė krishterėve, por Kryqin, qė ėshtė shenja e shpėtimit, nuk do tė mund tė na e heqin. Nuk do tė lejojmė qė ai tė pėrjashtohet nga jeta publike!”

-- marrė prej numrit te pare te gazetes "Fjala", e permuejshme e bashkėsisė katolike shqiptare nė Torino, nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara