HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Polemikė

Bėjmė edhe pa dashurinė tuaj, zoti Schwartz!

-- nga Mehmet Kraja, shkrimtar

Pėrgjigje Stephen Schwartz-it nė shkrimin “Jam hebre, mysliman dhe e dua Shkodrėn”

Ismail Kadare Janė dy motive kryesore qė mė nxisin t’i pėrgjigjem Stephen Schwartz-it nė reagimin e tij “Jam hebre, mysliman dhe e dua Shkodrėn”: e para, sepse ushqej respekt tė veēantė pėr tė gjithė ata tė huaj, tė cilėt nė ēfarėdo mėnyre kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė pakursyer qė punėt e shqiptarėve tė marrin rrugė tė mbarė; dhe, e dyta, sepse nuk ushqej asnjė respekt pėr ata tė huaj, tė cilėt, tė prirė nga ideja se kėtu ėshtė “tokė e shkretė”, futen nė hapėsirėn tonė kulturore, letrare, madje edhe politike dhe punėt i bėjnė edhe mė rrėmujė se ē’dimė t’i bėjmė ne vetė. Nuk kam shumė informacion se cilės nga kėto kategori i takon Stephen Schwartz-i, por nga ajo qė lexova nė dy shkrimet e tij (“Njė pretendues jo fort i fisėm”, recension pėr romanin “Pasardhėsi” tė Ismail Kadaresė, dhe kėtė tė fundit, qė ma adreson mua nė formė tė reagimit) nxjerr pėrfundimin se ai i takon kategorisė sė dytė tė tė huajve, madje mund tė thuhet se ėshtė njė ekzemplar i veēantė nė kėtė kuadėr tė shėmtuar.

Para se tė merrem me ēėshtjet themelore qė shtron Schwartz-i nė reagimin e tij, mė duhet tė sqaroj se nė tekstin tim “Diskursi anti-Kadare” nuk kam thėnė se ai e sulmon Kadarenė nga bazat e fundamentalizmit islamik, por kam thėnė se shkrimi i tij pėr Kadarenė ėshtė pjesė e njė fushate tė orkestruar, nė tė cilėn artikulohen edhe disa zėra fort tė ēuditshėm nga Kosova, “tė cilėt e kanė marrė mėri Kadarenė pėr njė arsye shumė cinike: se ai na e paraqitka me ngjyra tė shėmtuara Perandorinė Osmane, e cila na paska qenė shpėtimtarja e vetme e shqiptarėve kundrejt asimilimit sllav”. Me kėtė as pohoj, as mohoj mundėsinė qė nė kėtė fushatė Schwartz-i tė ketė rolin e hoxhės, tė myezinit apo tė rabinit.

Gjithashtu, ėshtė ēėshtje e tij krejt personale se kė do ai mė shumė, gegėt apo toskėt, Shkodrėn apo Gjirokastrėn, mirėpo kjo nuk i jep tė drejtė qė tė livadhisė pa asnjė pėrgjegjėsi publike nėpėr letėrsinė shqipe, duke hedhur kuturu konstatime fort tė pėrēudshme ideologjike dhe politike. Fundja, ky Schwartz-i, i cili ėshtė i huaj dhe qė e do vetėm Shkodrėn, nuk ka tė drejtė qė neve, qė jemi kėtu, qė jemi shumicė dhe qė i duam njėsoj tė gjithė shqiptarėt, tė na i nxjerrė sytė nė emėr tė “dashurisė” sė tij krahinore.

E kam thėnė dhe pėrsėri e pohoj se Schwartz-i e mohon Kadarenė dhe veprėn e tij pa asnjė argument letrar. Kėtė ai e vėrtetoi katėrēipėrisht me shkrimin pėr romanin “Pasardhėsi”, por edhe me reagimin e tij. Unė nuk e di dhe as mė intereson se pėrse ia zė diellin dhe ia errėson mendjen kaq shumė Kadareja kėtij “dashamirėsi” kaq tė madh tė njė pjese tė shqiptarėve, por nuk mund tė rri indiferent, kur shoh se si njė shkrimtar, e aq mė pak njė i tillė qė pėrfaqėson letėrsinė shqipe nė botė, mohohet nė kėtė farė feje, me stisje dhe gjepura thellėsisht jo letrare.

Ne qė jemi kėtu prej kohėsh, para se Schwartz-i tė na “zbulonte” nė mėnyrėn e tij, e dimė fort mirė se sa dėme i kanė shkaktuar kulturės dhe letėrsisė sonė argumentet politike e ideologjike dhe prapavijat krahinore, nė punė tė pohimit ose tė mohimit. Nė kėtė pikė, Schwartz-i nuk bėn gjė tjetėr, pėrveē se “gunėn ideologjike” e kthen nga astari, duke lėnė veshur po atė gėzof qė ne e njohim fort mirė. Sa i pėrket argumenteve letrare, ndėrkaq, unė nuk e quaj tė nevojshme qė kėto ēėshtje t’i diskutoj me kėtė Schwartz-in, ose me dikė tė ngjashėm me tė, sepse janė punė tepėr tė holla, qė ata t’i marrin vesh.

Megjithatė, pėr mua mbetet enigmė, pėrse Schwartz-it i pengon kaq fort qė Kadareja, eventualisht, tė marrė Ēmimin Nobel. Shkrimi i tij “Njė pretendues jo fort i fisėm” ėshtė i mbushur pikėrisht me kėtė sekėlldi dhe bie nė kundėrshtim me thėnien e tij tė shprehur tash sė fundi, se Kadare ”nuk asht marrė asnjiherė nė konsideratė serioze pėr ēmimin Nobel nė letėrsi.” Ky Schwartz-i e di fort mirė se kjo qė thotė tani nuk ėshtė aspak e vėrtetė, sepse, nė tė kundėrtėn, nuk do tė hetohej ajo ndjenjė paniku nė fund tė shkrimit tė tij pėr romanin “Pasardhėsi”. Ai gjithashtu e di se, pikėrisht sivjet, Kadare ėshtė mė afėr kėtij ēmimi se ēdo herė tjetėr, prandaj, i pėrfshirė nga urrejtja ose nga dijenia se nuk e ka kryer punėn si duhet, shkruan edhe gjėra qė kufizohen me marrėzinė.

Sa i pėrket thėnies sė zotit Schwartz se “veziri i kuq Kraja ka moralin e nji mėditėsi gazetaresk serb”, tė mė lejohet t’ia kthej me tė njėjtėn monedhė: Shpreh bindjen time se ju, zoti Schwartz, me ato qė shkruani dhe si shkruani pėr Kadarenė, me ose pa vetėdije, bėni punėn e serbit. Madje, nė tė ardhmen, unė do tė pėrpiqem tė gjej ndonjė argument pėr kėtė dhe ma do mendja se kjo “teori e konspiracionit” nuk do tė dalė vetėm teori. Kurse ju ia futni kot, si i thonė njė fjale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara