HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arsyet dhe pasojat e kthimit tė studentėve shqiptarė

-- nga Marin Sheldija

Ne jete njeriu ben shume sakrifica per te arritur obiektivat e ndryshme te caktuara gjate jetes se tij. Ne shqiptaret, duke qene nje popull ne zhvillim e "sipėr", mundohemi te sakrifikojme dicka me shume, sidomos duke u largurar nga shtepite dhe te afermit tane. Ne Shqiperi mendohet se njehere qe je jashte saj, ke shpetuar. Ekseperienca na e hedh poshte kete gje, madje tregon se imigracioni do te thote sakrifice shume me e madhe, lodhje e trefishte, per te kaluar tek pasojat me te renda si poshtrimi humbja e identitetit, skllavizimi ne dobi te te tjereve dhe te vendeve te tjera. E gjithe kjo per te gjetur "diēka" qe na mungon ne vendlindje.

Gjimnazistė

Ne shqiptaret nuk e duam vendin tone; dhe kjo jo sepse largohemi prej tij po sa here qe jemi brenda nuk mundohemi te bejme dicka te mire per te, madje e demtojme ate. Me nje shembull te thjeshte mund te them se ne shtetet perkatese jashte Shqiperise nuk hedhim cfaredo lloj gjeje per toke, po te njejtet ne kur jemi ne atdhe themi "hajt se ne Shqiperi jemi", dhe po ajo gje qe ne cdo shtet te civilizur hidhet ne koshat perkates ne rruget tona perfundon qe ta shkelesh me kembe apo edhe te rezikoje shendetin e kalimtareve. Kete "pakujdesi" na e lehtesojne shume ato qe ne institucionet e duhura na qajne hallet. Dihet se ne cdo shtet ne zhvillim duhet te kete ligje te forta dhe kryesorja duhet te kete njerez qe mbikqyrin zbatimin e tyre ne formen me rigorose. Kjo nuk do te thote diktature por thjesht pergjegjesi qytetare.

Natyrisht peshku qelbet nga koka, por populli shqiptar, me gjashtembedhjete vjet plurarizem e di limitin e klases se vet politike dhe kete nuk e pranon. Kemi kaluar nga nje diktature ekstreme ne nje kapitalizem ekstrem, asgje nuk bazohet ne aftesi. Kerkohet kthimi i klases intelektuale dhe i studenteve te diplomuar jashte shteti. Askush me teper se ajo klase nuk e di c'do te thote poshtrim e ulje. Nje person me universitete dhe me tituj perfundon te beje kamarierin apo lavapjatesin, pa pasur asgje ne kundershtim me keto dy profesione, po nje njeriu qe studion i perket nje rol tjeter ne shoqeri.

Po per c'fare te kthehemi? Kemi studiuar duke sakrifuikuar ne shume ane dhe ne fund ne kthimin ne atdhe ai shpreblim qe na jepet eshte nje vend pune me treqindmije lek te vjetra. Po leme menjeane te ardhurat, dhe pas pak viteve nderron klasa politike dhe ti je ne mes te rrugeve ne nje vend ku as kamarierin as lavapjatesin nuk e ben dot. Ajo qe kerkohet eshte nje ligj i forte per administraten dhe siguri per vendin e punes ne baze te aftesive.

Joeksperienza na ben te deshirojme nje arritje te menjehershme ne maje, duke kaluar shume shkalle njeherezi, kjo ndoshta edhe nga shembujt qe na japin perfaqesuesit tane ne parlament duke kapercyer nga tre tavolina me nje hap per te shkuar te kryetaria e parlamentit. Po ēdo shkalle ne jete merret nje e nga nje dhe per kete duhen ligjet perkatese qe lejojne rritjen profesionale ne baze te aftesive dhe eksperiences. Ne shqiperi ndodh e kunderta. Njerez me 30 vjet eksperienze merr dy here me pak se nje capkene e sapo ardhur e veshur me nje kostum te "modes" dhe se eshte nje "mike" e shefit. Ne shqiperi po nuk shkove dakort me shefin te ulin rrogen ose te heqin fare nga puna, sepse aftesite jane gjera qe merren parasysh shume pak.

Per te bere te mundur kthimin e studenteve duhen ligje dhe duhet t'u sigurohet nje trajektore e qarte te cilen ato te ndjekin. Jo se shkollat shqiptare jane me te dobeta, perkundrazi. Po ne situaten tone eksperiena perendimore e civilizuar do na ndihmonte shume ne zhvillimin e te gjitha fushave ne Shqiperi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara