HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJENIU ME SHQIPTAR I IKONOGRAFISE: KOSTANDIN SHPATARAKU

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Dr. Moikom Zeqo Afresku me i hershem ikonografik i krishterimit te hershem ne Shqiperi i takon nje varri te dyfishte, ndertuar me tulla romake dhe suvatura nga brenda, gjetur afer kuotes 98 ne qytetin e Durresit. Kane kaluar vite, por ende kujtoj emocionin gjate procesit te hapjes se ketij varri te dyfishte.

Suvaja e brendshme qe e pikturuar dhe spikaste sidomos brenda nje rrethi figura emblematike e quajtur krizma. Krizma perbehet nga kater boshte qe priten simetrikisht ne qender, duke formuar nje figure,qe eshte quajtur nga ithtaret e krishterimit te hershem si figure e nje kryqi magjik. Ne te vertete nuk figure e nje kryqi dhe as forma e germes T, e cila ka perfaqsuar te ashtuquajturin kryq, te quajtur Tau, ose Theos Tau (d.m.th Kryqi i Zotit).

Pikerisht kete kryq, krej te ndryshem nga kryqi kishtar i sotem, pra figuren e Krizmas, pa ne qiell sipas legjendes Kostandini i madh, perandori ilir i Bizantit, qe zyrtarizoi krishterimin si fe shteterore.

Pra nese simboli i pare ikonografik lidhet me shekullin e II dhe pikerisht me krizman si shenje profetike e perandorit ilir Kostandinit, me tej vjen nje faze e dyte e mahnitshme e ikonografise se krishtere. Kjo lidhet me shekujt 5, 6 te eres sone te nje cikli te hatashem te mozaikeve te quajtur paleokristiane, ose te antikitetit te vone.

Kjo faze eshte kaq e rendesishme ne Shqiperi dhe perfaqesohet nga mozaiket me nivel shume te larte te qytetit te Durresit, sidomos me mozaiket murore te kapeles se vogel bizantine ne amfiteater dhe kompozimin madheshtor mozaikor te katedrales se Shen Nikolles ne fshatin Arapaj prane Shkembit te madh te Durresit, me mozaiket e shumefishte te bazilikave brenda qytetit antik te Bylisit, me mozaiket e Bazilikes se Gadishullit Lin ne Oher, ato te qytetit te Sarandes, te Mesaplikut, te Butrintit, ku spikat sidomos mozaiku i jashtezakonshem i pagezimores, d.m.th baptisteri te Butrintit, nder me te rrallet ne bote.

Ne shek. X ne shpellen e Letmit ne Cermenike, nis nje faze e trete e ikonografise ne Shqiperise, qe lidhet me emrin e piktorit Stano. Ne shekujt XII XII zhvillohet nje shkolle e ikonografise me ndikim perendimor i ashtuquajturi gotiko romanik i afreskeve te kishes ne Kepin e Rodonit dhe te Kishes se Rubikut.

Shekulli i XIV krijon zhvillime aq cilesore dhe te kultivuara sa qe mund te thuhet pa frike se piktori qe beri afresku e skenes "Darka e Fundit", brenda trapezerise se Apollonise ka qene nje piktor i nivelit boteror ndoshta me i madh se vete Onufri.

Shekulli XV eshte i manget me deshmite e artit figurativ per shkak te luftrave te pergjakshme te epokes kastriotase. Shekulli XVI eshte shekulli i nje rilindjeje te pabesueshme. Ne kete shekull shkelqen jo vetem ne rrafsh ballkanik por edhe ne rrafsh europian piktori gjenial Onufri.

Onufri krijoi shkollen e tij te piktures post bizantine ne Shqiperi. Pasuesit e Onufrit sic jane i biri i tij Nikolla, nje tjeter piktor, i quajtuar Onufer Qiprioti si dhe disa piktore anonime, qe sot kane pikturuar sidomos ne Shpat, ne Shqiperine Qendrore jane studjuar deri diku por ende ne menyre te manget dhe akoma nuk eshte kuptuar madheshtia e tyre monumentale.

Faza e nje shkelqimi te fundit te artit figurativ ne Shqiperi, perfaqsohet nga 2 kryemjeshtra vertet gjeniale, qe jane David Selenica (nga fshati Selenice i Vlores), qe ka pikturuar ne Voskopoje, ne Kostur dhe ne Athos dhe Kostandin Shpataraku.

C'dihet per Kostandin Shpatarakun?
Afreskat dhe ikonat ai i ka nenshkruar qarte: Kostandini nga Shpati. Ai ka lindur ne fillim te shekullit te 18, padyshim ne nje nga fshatrat e Shpatit. Sipas te dhenave gojedhanore, mundet qe ka lindur ne fshatin Valsh. Ne kete fshat eshte dhe kisha e vogel me kryeveprat e Onufrit, te pikturuar ne gjysmen e dyte te shekullit XVI. Mundet qe ndikimi artistik i Onufrit te kete ndikuar ne talentin e Kostandinit.

Ikonografet e historiane te artit kane gjetur deri tani nje numer te madh ikonash, qe i perkasin Kostandin Shparakut gjate viteve 1736 1767. Nese ikonat e vitit 1736 tregojne Kostandinin, nje artist plotesisht te pjekur e me pervoje, fare lehte mund te mendojme se ai ne ate kohe do te kete qene ne nje moshe midis 20 dhe 30 vjeteve.

Mbas vitit 1767 Kostandini do te kete qene rreth te 60 ve. Nuk e dime saktesisht daten e tij te vdekjes.
Kostandin Shparaku ka pikturuar ne kishen "Fjetja e Shen Merise", ne manastirin e Ardenices ne Lushnje, ne kishen "Shen Premtja" ne fshatin Cikallesh te Kavajes, ne manastirin "Shen Gjon Vladimiri" ne Elbasan, ne ksihene Manastirit "Shen Marena" ne fshatin Llenge ne Moker te Pogradecit.

Kostandin Shpataraku eshte afreskist i shkelqyer. Ai guxon qe ne afreskun e "Gjygjit te Fundit", te bere brenda kishes te Manastirit te Shen Marenes, te krijoi nje skene apokaliptike jashtezakonisht origjinale te piktures zhaner, qe s'ka te beje fare me nje skene ikonografike te zakonshme dhe te kanonizuar. Te habit lirizmi tragjik, pikturimi me ane te siluetave te lakuara, atmosfera e ankthshme e piktures, madje dhe figurat hibride te kafsheve dhe te njerezve. Me skenen e "Gjygjit te Fundit", Kostandin Shpataraku te kujton mjeshtrat e rilindjes italiane sic jane Paolo Ucelo apo Mazacio. Por afreskiste te medhenj mesjetare Shqiperia ka patur.

Ajo qe e dallon ne menyre te vecante Kostandin Shpatarakun, eshte nje stil i ri ikonografik i miniaturave. Mund te thuhet qe askush, madje as vete Onufri i jashtezakonshem nuk e shqiptarizoi aq shume ikonen kishtare sac e ka bere kete Kostandin Shpataraku. Ai mund te quhet miniaturisti me i madh shqiptar i te gjithe koherave.
Do te permend ketu disa nga ikonat e tij te pazakonta:
Ikona "Skena e Lindjes se Shen Merise" eshte krejt e ndryshme nga ky subjekt ikonografik ne tere artin kishtar. Dihet qe Lindja e Krishtit ka nje arketip ikonografik. Shen Maria lehone jepet ne sfondin e nje shpelle ne Betlehem. Aty prane paraqiten tre Maget e medhenj qe vinin nga Lindja, barinjet qe kendonin, madje edhe djalli ne formen e nje bariu, qe tundon me dyshimet e tij te fejuarin e Marise Josifin.

Mbi figuren e foshnjes se shenjte jepen edhe figurat e kafsheve sic jane gomari, kau etj.Kostandin Shpataraku i eshte larguar ketij arketipi me nje guxim gati te paspjegueshem.

Shen Meria me tiparet e nje vajze shqiptare jepet gjysem e shtrire dhe tek kembet e saj ndodhet djepi me Krishtin foshnje. Nuk egziston imazhi i Shpelles se Betlehemit, as kafshet, por egziston nje sfond arkitektonik qytetar. Tre Maget e medhenj, qe i sjellin dhurata Shen Merise, jane paraqitur si tre djelmosha te rinj.

Duket sikur ngjarja e Lindjes se Krishtit ka ndodhur fjala vjen diku ne mjediset karakteristike te qytetit te Beratit dhe jo ne qytetin e larget te Betlehemit. Kjo gje te habit, sepse Onufri dy shekuj me pare e ka pikturuar te njejtin subjekt vertet ne menyre te mrekullueshme, por duke respektuar parametrat e te dhenave te ungjijve. Ikona e Onufrit respekton shpellen e Betlehemit dhe frymen karakteristike te veshjeve dhe te mjedisit ku ka ndodhur lindja e njeriut perendi.

Nje ikone tjeter e famshme e Kostandin Shpatarakut eshte ajo, qe i kushtohet Princit Gjon Vladimiri. Kjo ikone ka ne vetvete 14 skena. Ne qender te ikones eshte figura e Gjon Vladimirit, i cili paraqitet me koken e tij ne supe dhe me kurore mbreterore dhe njekohesisht sipas parimit te simultizmit, duke mbajtur ne doren e majte koken e tij te prere. Kemi te bejme keshtu me dy momente te ndryshme te jetes dhe te vdekjes se Gjon Vladimirit. Mbajtja nga vete Vladimiri e kokes se tij te prere, eshte gati nje motiv surealist.

Nje nga skenat me te bukura te kesaj ikone, eshte paraqitja e princit shqiptar Karl Topia, i cili eshte ktitor i manastirit te Gjon Vladimirit. Ruhen tre mbishkrime te Karl Topise, se bashku me stemen e tij heraldike, ne gjuhet latinisht, greqisht dhe sllavisht, monumente keto qe sot jane konservuar dhe ruhen ne mjedisin e Muzeut Historik Kombetar. Figura e Karl Topise eshte nje figure e rendesishme historike dhe ai mban ne dore nje kryq te tipir latin jo te tipit grek. Kjo ka terhequr vemendjen e studjuesve. Dihet se Karl Topia e ka quajtur vehten te lidhur me gjakun mbreteror francez, ndaj keshtu spjegohet pse, ne stemen e tij heraldike me luane te ngritur me gjymtyret lart jane skulpturuar dhe zambaket mbreterore franceze, ose te quajtur ndryshe anzhuine.

Kjo spjegon edhe ate sinkretizem fetar se megjithese Karl Topia hiqej si i besimit katolik perendimor rindertoi ne fakt manastirin e Gjon Vladimirit te ritit ortodoks lindor. Ikona e Gjon Vladimirit eshte nje kryeveper e vertete. Disa skena me karakter laik si psh Princi Gjon Vladimiri me kaloresit e tij ne gjueti ose ardhja e disa grabitesve nga Franca per te marre eshtrat e shenjta te Gjon Vladimirt etj jane pjese e gojedhenes popullore shqiptare per Gjon Vladimirin.
Por kryevepra eshte ikona e quajtur "Darka e Fundit", qe e ka patur kisha "Shen Premtja" ne Lushnje.

Subjekti i "Darkes se Fundit", quajtur ndryshe edhe "Darka Mistike" eshte teper e njohru si ne artin ikonografik lindor ashtu dhe ne ate perendimor. Mjafton te kujtojme se kryevepra e Leonardo Da Vincit e quajtur "Darka e Fundit" eshte nga me te famshmet.

Po keshtu edhe piktori surealist Salvator Dalia ka bere nje pikture te mrekullueshme me temen "Darka e Fundit". Si Leonardo Da Vinci ashtu dhe Salvator Dalia i paraqesin te 12 apostujt e Krishtit ne nje tryeze katerkendeshe. Kurse piktoret shqiptare edhe Onufri edhe Shpataraku, tryezen e "Darkes se Fundit" e paraqesin perhere te rrumbullaket. Ky eshte nje dallim i rendesishem, jo thjesht nje ndryshim ikonografik stilistik.

Kompozimi i "Darkes se Fundit" i Kostandin Shpatarakut eshte gati i pabesueshem. Apostujt jane rreth tryezes se rrumbullkaet. Dy prej tyre jane gjysem te shrire mbi te ashtuquajturat trekline, qe kane perdorur romaket e vjeter. Vete Krishti duket sikur qendron jo tamam ulur ne tryeze, prane tij drejt gjoksit i ka afruar koken apostulli me i dashur dhe me ri ne moshe Shen Gjoni i cili me vone do te shkruante Ungjilline tij te Krishtit.

Ky subjekt ka te beje me thenien e Krishtit, qe i thote apostujve: "njeri prej jush do te me tradhetoje!". Krishti paralajmeron keshtu tradhetine e Judes, arrestimin e tij dhe me vone kryqezimin ne kryq.. Kjo ikone ndryshon jashtezakonisht nga gjithe ikona e tjera te mijera e mijera piktoreve ikonografike. Krishti dhe apostujt duket, sikur rrijne ne nje skene antike para mureve me harqe ose me kollona te ndertimeve monumentale, qe nuk kuptohen se c'perfaqesojne godina civile, apo ngrehina kishtare dhe rituale. Ikona "Darka e Fundit" ka nje fryme shqiptare te kudogjendshme.

Kjo ikone sjell nje realizem ikonografik ose po te perdorim nje term te modernizuar nga letersia e kohes sjell nje realizem magjik. Kjo skene e 'Darkes se Fundit", qe ka te beje me fundin e jetes tokesore te Krishtit dhe me rritjen e eukaristike ( Krishti u thote apostujve se duke pire veren kane pire gjakun e tij dhe duke ngrene buken kane ngrene trupin e tij). Eshte realizuar vetem sipas stilit karakteristik te Kostandin Shpatarakut dhe askujt tjeter.

Se fundi nuk eshte e parendesishme te veme ne dukje se jo rastesisht Kostandini ka deshire te madhe dhe te paepur deri ne fund per t'u quajtur me origjine nga krahina e Shpatit. Kjo per mendimin tim mund te kete karater te dyfishte.

Se pari te tregoje qe eshte shqiptar nga krahina e Shpatit, pra te tregoje origjienn e tij te vertete dhe se dyti per te theksuar dhe nenvizuar para te gjithe botes, rendesine e Shpatit si nje vater ikonografike me disa monumente kulti te pikturuara ne menyre te cuditeshme dhe me art shume te madh nga vete Onufri si paraardhes por dhe nga vete Kostandini si pasardhes i denje. Nje krahine e vetme dhe dy gjeni nuk jane pak apo jo? Ndoshta jane me shume nga c'mund te mendohet.

Gjenia shqiptare e piktorit Kostandin nuk ka te beje aq me origjinen e tij shqiptare se sa me talentin e tij te pazakonte. Kjo nuk duhet harruar asnjehere.

Koha Jone, E Hene, 22 Maj 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara