HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra dhe krijuesi i novelės shqiptare

-- nga Ndriēim Kulla

Ndriēim Kullai Pėr Koliqin ēdo element i gjėrave apo i gjuhės konsistonte menjėherė nė njė vlerė dhe sugjestion poetik. Zotėsia pėr t’i treguar shijshėm e bukur sendet e vogla ėshtė mjeshtėri e rrallė, cilėsi e ēmueshme, art pernjimend. Autori nė kėtė orvatje ia del vėrtet mbanė. Mėnyra e shkrimit tė tij nuk i pėrngjet asnji shkrimtari tė kohės. Stili i tij mund tė thuash se ėshtė vetėm i tij: fjalėt e foljet, mendimet e lidhja e tyre, tingėllojnė me njė karakteristikė tė veēantė, origjinale. Rrjedhin qartė, ėmbėl e kumbueshem, si t’epura nga njė melodi shpirtėrore gati e pandjerė.

Megjithatė, ai donte tė ngjitej edhe mė lart: jo vetėm si poet tėrheqės me lule e blerime, me ēiērime e ngacmime, me njomėsi e delikatesė, por edhe si vigan e krijues me madhėshtinė e hapėsirėn e idesė sė prajshme e fisnike, me turret e gjallėrinė e shpirtit tė fortė, qė kapėrcen tokė e qiell, jetė dhe vdekje, me fuqinė e personalitetit dhe me forcėn e fjalės.

Tė periudhės sė mėrgimit tė dytė janė dy veprat - edhe pse tė ndryshme - tė poezisė shkodrane, novelat “Hija e maleve” dhe lirikat “Gjurmat e stinvet”. Themi tė poezisė nė tė dyja rastet, pasi nuk mund tė dallojmė dot se nė cilėn prej tyre ajo sundon mė tepėr. Ndoshta i vetmi dallim i vlefshėm ėshtė se te lirikat poeti kėrkon tė shprehė vetveten ose sentimentet qė i frymėzon qyteti i lindjes, ndėrsa te novelat ai bėn qė tė jenė shkodranėt ata qė arrijnė tė shprehen mė shumė sesa mund tė jenė shprehur ndonjėherė nė jetė.

“Para Koliqit novela shqiptare nuk ka qenė, ndaj atij i pėrket pikėrisht nderi i i krijimit tė kėsaj gjinie tė letėsisė shqiptare”. Kėshtu do tė shkruante Vangjel Koēa duke vėnė nė dukje ndikimin e Mopasanit dhe Prustit nė shkrimet e tij, ndikim ky qė ai e kulloi dhe e shkriu nė personalitetin e vet artistik. Nga Mopasani ka marrė metodėn natyraliste, jo pjesėn fotografike sepse arti nuk ėshtė fotografi, po mjeshtėrinė qė tė formojė me pak vija fytyra dhe rrethe, me stil tė natyrshėm qė hera-herės mbrrin gjer nė thjeshtėsinė klasike, me njė vėzhgim tė mprehtė, i cili zhbiron thellėsinė e psikologjisė prustiane. Nga Prusti ka mėsuar tė hyjė thellė nė dramėn e imtė tė jetės e tė vdekjes, tė bėjė analizė tė thellė psikologjike pa pėrdorur terma tė psikologjisė. “Pėr kėtė arsye, do tė dėshironim ta quanim Mopasanin dhe Prustin shqiptar nė atė sintezė tė lumtur qė ka mundur tė bėjė gjer tani”, thekson Koēa.

Shkodra e asaj kohe mbetej ende njė qytet sekret. Orvatja e gjatė dhe e lodhshme bėrė nga ana jonė me synimin afatgjatė, pėr tė prekur dhe pėrshkruar komponentėt pėrbėrės tė zemrės dhe shpirtit shkodran, edhe pse mjaft e vlefshme, mbeti, gjithsesi, njė orvatje. Pas kėsaj lipset kėrkim, studim: i ēdo burri, i ēdo gruaje, i ēdo vogėlushi, nė ēdo rast, cili apo cilėt prej kėtyre komponentėve veprojnė, nė ē’raport, e siė E, pasi ata tė kenė vepruar, a ėshtė e mundur vallė tė griset ajo vello qė i mbulonė Mirėpo ky aspekt i pėrket syrit tė vėzhgimit shkencor, pėr tė cilin pas dokumentit tė faktit nis studimi i jetės sė gjallė.

Ndėrkohė qė pėr poetin kėtu fillon misteri. Pėr tė, edhe vetė fytyra e qytetit shndėrrohet nė njė simbol tė kėtij misteri. Drejt Shkodrės, zakonisht, shkohet nga rruga e detit, qė niset nga Lezha. Kur udhėtarit i shqiptohet emri i fushės pjellore tė Zadrimės dhe pastaj “Ja, Shkodra”, ai nuk sheh asgjė tjetėr pėrballė vetes sesa njė barrierė gjigante malesh, tė shogėt e tė pėrhimtė.

Duhet tė vazhdosh mė tej, gjersa tė arrish tė shohėsh se ka njė kalim midis Taraboshit dhe kodrinės sė kalasė tė kurorėzuar me mure bedenash, qė ndjek si njė ngushticė udhėn plot gjarpėrime tė Bunės, derisa nė fund gjendet, ose tė duket se gjendet, njė zonė banimi, si e varur thikė dhe me njė fole ēatish tė vendosura njėra mbi tjetrėn; zbritet, paskėtaj, nėpėr sokakėt e ngushtė e tė errėt, duke kuptuar se ky nuk ėshtė qyteti, por pazari i tij, vendi ku ai qė kalon nuk mund tė thotė se aty jetohet, por vetėm se fshihet pas mallit apo nėn thasėt e mallit qė mban nė krah.

E mė pas vijon veē fusha.
Vetėm paskėtaj vjen qyteti, nėse duam tė pėrdorim njė term pompoz, pasi atė mund ta quajmė thjesht edhe njė qendėr banimi. Rruga kryesore, e para qė i paraqet ardhėsit fytyrėn e Shkodrės, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė varg shtėpish modeste, me dy kate mė e larta, me dyqane apo kafene tė vockla nė katin pėrdhes. E, nėse del prej andej, tė shoqėrojnė rrugicėza akoma dhe mė fushore e kalime akoma dhe mė tė ngushta midis ledheve tė kėshtjellave me porta tė mėdha, por pa shtėpi.

Nėse dikush do tė donte tė vinte kėtu si turist e me tė gjitha ato pėrkujdesje e kureshti tė studiuesit, duke dashur madje tė ngjitej mė parė nė kala, do tė shihte se rrėnojat e fortifikimeve do ta linin tė mėdyshur midis stilit turk e atij venecian, ndėrkohė qė ajo qė do t’i paraqitej pėrposh si panorama e qytetit, do tė qe e ngjashme me njė pyll tė stėrmadh, prej tė cilit lartėsohet kambanorja e madhe e katedrales katolike dhe kambanorja e vogėl e franēeskanėve, tė shoqėruara kėto nga minaretė e shumta tė lagjeve myslimane nė tė majtė. Pak ēati tė kuqe nxjerrin tek-tuk kryet mes gjelbėrimit, si pėr tė justifikuar imazhin me tė cilėn shkodranėt duan ta pėrshkruajnė qytetin e tyre, atė tė njė shege qė lejon tė nėpėrduken kokrrat e saj.

Vite mė parė, kėtė ide tė misterit tė qytetit, e plotėsonte edhe tė kundruarit nėpėr rrugėt e tij tė grave katolike, tė mbėshtjella tė tėra, pėrveē hundės dhe syve, brenda “ēarēafit” tė tyre aq shumė tė ngjashėm me atė qė pėrshkruan Goldoni e qė Xhentile Belini ua vesh grave tė Aleksandrisė. E pas kėsaj, mund tė shihje kudo njė mėnyrė vėrtet mbresėlėnėse tė veshjeve tė murgeshave: disa me fytyra tė zbuluara, e kėto ishin “mungeshat” e shtėpive katolike; disa tė tjera me mantelė e funde tė gjatė njėlloj si tė motrave, por me disa lloj ēizmesh tė veēanta e shumė elegante, me taka tė larta qė sikur mbinin nga toka e qė shoqėronin pamjen e tyre, e cila pėr ata qė i kundronin pėrballė, ngjante me atė tė fantazmave shėtitėse, pėr shkak tė fytyrės sė mbuluar tėrėsisht me njė cohė tė hollė tė zezė.

Kėto qenė zonjat myslimane tė veshura ala “nizamesha”, veshje kjo e importuar nga Stambolli prej grave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės. Po midis tė gjithave, nė shėtitje, binin nė sy me gjithė madhėshtinė e tyre zonjat e shtėpive katolike, me mantelet e bukur me ngjyra tė ndezura, ku spikasnin njolla tė kuqe flakė, me jakat e gjata e tė ngritura lart e me atė “ujėvarė tė derdhur” vellosh tė bardha. I shihje kudo, me ēadra tė zeza e tė hapura, qoftė shi, diell apo muzg…

Nėse tė rastiste njė shtėpi myslimane, nuk mund tė shihje tjetėr veē tė zotit tė shtėpisė; po nėse shtėpia ishte katolike, pritesh vėrtet nga burrat, por servireshe nga gratė me njė fisnikėri e shije, tė mbėshtjellė madje edhe nga njė ngrohtėsi e atillė familjare, qė tė sillte nėpėr mend atė mirėsjellje tė hijshme antike tė Venecies sė viteve ‘500, apo ndoshta edhe tė shtėpive tė mbretėrive shqiptare tė viteve '400.

Mė tej nuk mund tė shkohej. E mė tej, pa dyshim, qė gjallonin sentimente. Nė kohėn e Koliqit te “Hija e malevet” dhe “Gjurmat e stinvet”, po edhe mė pas te “Tregtar flamujsh”, natyrisht qė sentimentet e pėrjetshme, ato tė ēdo jete e tė ēdo vendi mbeteshin, edhe pse tė fshehura, gjithmonė tė gjalla. Po tė tjerat, madje nė njėfarė mase edhe kėto vetė, kishin filluar tė kushtėzoheshin nga njė stad i ri i gjėrave, nga njė jetė jo mė e drejtpeshuar nga normat e rrepta antike, po nga njė vėrshim aspiratash tė reja, e shoqėruar kjo me njė rėnie tė pėrgjithshme ekonomike, e cila u jepte tė gjithė instrumenteve tė madhėshtisė e pasurisė antike njė aspekt dekadence, kurse orvatjeve pėr gjetjen e formave tė reja tė ekzistencės, njė klimė pasigurie me nuanca foshnjėrore.

Tė rinjtė mund tė kenė shpesh njė mėnyrė tė tyre artistike, sikurse mund ta kenė edhe ata studiuesa qė mund tė rijetojnė kohėrat e shkuara; e kėta mund tė jenė tė sinqertė. Ka edhe asish qė zotėrojnė nji mjeshtėri mjaft tė pėrmbaruar, por vėshtirė se ata mund tė mbėrrijnė nė njė shkallė realizimi qė vetėm eksperienca e jetės mundet tua japė; e atėherė ndihet nė veprėn e tyne se mungon ajo martesė fatlume ndėrmjet subjektit e objektit, qi pėrbėn atė qė mund quhet pėrnjimend vepėr arti.

Kur pėr fat tė zi kėta tė rinj e bėjnė retorikėn jo vetėm mėnyrėn e ushtrimit tė tyre letrar, por njė rregull a njė mėnyrė jetese, atėherė jeta e tyre del jashtė epoke. E kur pėr mė tepėr se kaq, me njė poezi a retorikė tė tillė, ata ēojnė zėrin e pėrpiqen tė bėhen udhėheqės tė tė tjerėve, e akoma dhe mė keq, dėgjohen prej tyre, atėherė ky fat i zi i poezisė dhe i artit tė tyre, shndėrrohet edhe nė atė tė jetės individuale e tė pėrbashkėt. Kjo gja u ngjau shumė letrarėve tė rinj shqiptarė nė epokėn midis dy luftrave, atėherė kur nė njė mėnyrė tė veēantė, tė rinjtė e asaj kohe nuk kishin mė nji objekt tė gjallė, konkret, tė ēelur pėr veprimtarin e tyre, pėr rrjedhim s'kishin veēse ėndrra tė kthyera nė kohėra jo fort tė vjetra, por krejtėsisht tė tejkaluara. Kėshtu doli retorikė nji pjesė e madhe e letėrsisė patriotike, jo pse ndjesitė nuk ishin tė sinqerta, por pse aspiratat ishin irreale. Mirėpo Koliqi ynė nuk ra nė kėtė grackė.

Nė kėtė pikė, do tė qe me vend tė pėrmendnim njė artikull tė famshėm tė Anton Harapit mbi raportin e artit me moralin nė letėrsinė koliqjane. “Novelat e tij, me reformėn e traditave qė kėrkojnė tė bėjnė, na japin shkas tė paraqesin e tė pėrcaktojmė ēėshtjen e moralit publik ndėr traditat shqiptare”, nėnvizon Harapi. Koliqi nė kėtė drejtim ėshtė rritur e kultivuar shumė nė pikėpamje. Trashėgimia shpirtėrore e traditės tek tė rinjtė, pohon ai, natyrisht duhet tė kalojė nėpėr sitėn e mendėsisė dhe tė ndjeshmėrisė sė kohės sė tyre, pėr t’i pėrtėrirė e kėndellė nė fryme moderne, por nuk mund t'i hedhė kurrė ato nė njė anė. E sotmja, si e kombeve ashtu dhe e individėve pėrbėhet nga elementėt mė tė zgjedhur tė traditės. Njė lis pa rrėnjė nuk qėndron dot nė kėmbė. Njė komb qė pėrbuz traditat e veta vendos vetėvrasjen e vet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara