HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BERISHA NE ROLIN E KRYEDIPLOMATIT TE BALLKANIT

Nikollė Lesi -- nga Nikollė Lesi, Botues i "Koha Jonė"

Dje Berisha kaloi caqet e vizites se tij ne Kosove, duke sfiduar cdo parashikim politik. Nga vizite e nje drejtuesi te nje shteti te vogel ai, fale rastesise rajonale apo dhuntise mori rolin e nje Udheheqesi mbareshqiptar, duke u bere nje faktor paqeje mes shqiptareve te Kosoves dhe serbeve qe jetojne atje.

Nese komunitetin nderkombetar e ka bere te hezitoje ne nje fare mase per percaktimin e shpejte te statusit te Kosoves kane qene raportet delikate mes kosovareve dhe pakicave serbe, te cilat per hir te historise se kaluar jane ende problematike. Kryeministri shqiptar zoti Berisha, qe duhet pranuar se pikerisht me pakicat ne qeverisjen e tij te pare kishte raporte jo te mira, sidomos me pakicen greke qe jeton ne jug te vendit; kete radhe te dyte qeverisje duket se nuk eshte me ai Berishe i viteve '92 '97.

Qe para 3 korrikut dha sinjale pozitive per Athinen dhe nderkombetaret, duke shkuar ne zonat minoritare ne fushate pro te drejtave te tyre, por edhe duke ftuar me pas partine e zotit Vangjel Dule ne kabinetin e tij qeveritar. Por kulmi arriti dje ne Kosove kur zoti kryeminister, me nje diplomaci te holle, arriti te zbuse tonet mes kosovareve dhe pakicave serbe, duke shkuar edhe ne nje kishe serbe e takuar deputete serbe ne Kuvendin e Kosoves.

Dikush mund te thote se kjo ishte nje rastesi, por mendoj, pavaresisht ndonje rezerve personale per zotin Berisha, ai u ngrit ne rolin e nje paqtuesi politik me karizmen e tij si dhe me nje strategji te qarte rajonale, duke u bere per nderkombetaret si nje mediator i besueshem mes paleve ne Ballkanin Perendimor.

Natyrisht qe ne Kosove e per kosovaret zoti Berisha ishte nje Lider shpirteror, aq me teper qe Presidenti Rugova tashme nuk jeton dhe natyra shqiptare nuk jeton dot pa nje udheheqes populist. Pra pritja e dekorimi qe i bene kosovaret nuk eshte me nje suprize e madhe per anen ketej kufirit, pasi edhe origjina e tij veriore e manifestonte kete sjellje kosovare.

E vecanta si per politiken ne Tirane e sidomos per ate nderkombetare mbetet se zoti Berisha po luan mjeshtrisht ne favor te nje stabiliteti afatgjate ne Ballkan, gje per te cilen punojne Brukseli e Uashingtoni. Deklaratat e kryeministrit Berisha qe nga zyra e tij kryeministrore ne Tirane nuk pinin shume uje ne rajonin e Ballkanit apo ne BE e SHBA, nese ai nuk do te jepte mesazhe ne Kuvendin e Kosoves per harrimin e inateve, duke predikuar Faljen mes kosovareve e serbeve.

Vizita ne Kishen serbe ne Kosove e kryeministrit shqiptar ishte nje gjest jo vetem civil, por edhe diplomatik, aq me teper qe ai premtoi per dhenien e nje donacioni per ruajtjen e kultures kishtare serbe ne Kosove. Natyrisht qe nuk eshte kushedi se cfare shuma ne euro qe kryeministri Berisha do te jape per kishen serbe.

E rendesishme mbetet se ai dha mesazh per kosovaret e thjeshte e natyrisht per krejt politiken kosovare se duhet bashkejetese paqesore dhe respektim i te drejtave te pakicave ne vendin qe kerkon te njihet si shtet. Nga dje ai mori nje rol te vecante ne Ballkanin Perendimor, aq me teper qe Serbia mbetet ne destabilitet, Mali i Zi ende shtet i pavarur, por i njohur juridikisht; Maqedonia me nje perqindje te konsiderueshme shqiptare dhe Kosova qe pret njohjen e sovranitetit si shtet ne OKB.

Zoti Berisha me kete vizite dhe rol paqtues e perbashkues ka shenuar viziten e tij me te suksesshme te jetes se tij politike qe prej vitit 1991, duke lene vecmas rolin ne krijimin e partise se parė opozitare dhe rrezimin e komunizmit.

Per gabimet e tij kemi kohe te flasim ne nje kohe tjeter, por shkelqimi i kesaj vizite duket se zbeh edhe pikat e tij te erreta ne politiken shqiptare te Tiranes.

E Shtune, 17 Qershor 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara