HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJON MARKA GJONI KAPIDAN I MIRDITES - SHTYLLĖ E FLAMURIT KOMBĖTAR

-- nga Nue Oroshi

Nue Oroshi “Dera e Kapidanave te Mirditės, nė namė e nė za nė krejtė gadishullin ballkanik e tutje, qe njė arkė e shugurume, ku u ruajtėn ndėr shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcė tė ēmueshėm njerėzor, esencė qė e shpėtoi rodin e shqiptarit, nga zvetnimi e coroditja. Ai visar dokesh ishte dikur paji i mbarė kombit, mandej kushtet e egra tė zotnimit aziatik, erdhėn tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue nė malet e Shqipnisė. Fryma e vjetėr e ligjeve dokėsore, ku ma pak e ku ma shumė, lėviti i rrahi pajada, nė gjak tė shqiptarit, e shtrime nė krejtė tokėn e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerėz robi shqiptar u shpėrngulėn. Studiuesa e hulumtuesa tė huej, nė Kanun tė Malėvet, hetuen substancėn ma tė kulluet, tė fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisė, sė ti shumė tė lashtė indoeuropiane.

Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrė i gėdhendur, njė copė nė curr t’ashpėr, tė landės sonė rraciale, pėrfaqėsoj traditen autoktone, mė tė pikatun. Nė te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracės".
Me kėto fjalė te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj kėtė studim pėr Kapidanin e Mirditės, burrin e menqur dhe te urtė, politikanin dhe largėpamėsin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj nė rrethana tepėr tė nderlikuara, e kreu me nderė e burrėri, detyrėn e trashėgimtarit shekullor tė Derės sė Gjomarkut, duke iu pėrshtatur rrethanave tė reja kohore dhe duke ecur nė hap me kohėn, pa lėnė anash traditat e mirėfillta, kombėtare dhe tė Kanunit.

Jeta dhe Veprimtaria Kombėtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri nė vitin 1939

Kapidan Gjoni lindi nė Orosh tė Mirditės, me 28 gusht tė vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit tė Zi, qe pat emėr tė madh nė Shqipėri e nė Ballkan, kah gjysma e parė e shekullit XIX. Sipas zakonit qė ruhet djalė pas djali, nė derė te Gjomarkajvet, sa ėshtė gjallė prindi te bijėve u pėrket me u shtrue vullnesės atėnore, dhe me ia ndjekė urdhėrin si ushtar. Tė dielėn e pashkėve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas njė jete plotė peripeti, pėrshkruar edhe nga Faik Konica, nė tė pėrkohshmėn “Albania”. I zanun befas prej Turkoshakėve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue nė Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort nė atė mėrgim, saqė vendosi me u kėthye, dalė ku tė dalė. Pa ditur gjuhė, e pa mjete, iku e u pėrshkue nėpėr Rusi, Poloni, Austri e arriti nė Mirditė, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnė mė.

Me 1914 rrani me Miriditas nė Durrės, pėr tė mbrojtur mbretin Ėied. Ngjitas me kosovarėt e Isa Boletinit, djemtė e Miridtės, ranė nė luftime tė rrebta kundėr kryengritėsve qe donin ta ndalojnė mėkėmbjen e njė shteti shqiptar, tė pavarun. Humbjet qenė tė mėdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua pėrgjegjsia me e udhėheqė Mirditėn, sipas tagrit historik tė derės sė Gjomarkut. Ai u pėrvesh zyrės sė vet, me atė pasuri mendimesh tė qarta e me vendosmėrinė, qė pėrherė e dalloi, kur e lypė nė raste tė ndryshme ndėrhyrja e tij, si gjyqėtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si prijės luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, nė moshen 37 vjeēare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua nė naltėsinė e misionit tė vet. Nė vitin 1926 i rrethuem prej krerėve, e bani Zabitnamėn e parė(Pajtimin e Gjaqėve).

E pėrshkoi Mirditėn bajrak pėr bajrak, e katund pėr katund, duke ndreqė ngatėrresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrė (plagė). Nė vitin 1928 pasiqė e fitoi njė autoritet shumė tė lartė, Kapidan Gjoni e bėri edhe pajtimin e dytė tė gjaqėve. Edhe kėtė herė ka pajtue 260 gjaqe e varrė. Kėshtu Mirdita u bė krahina mė e qetė nė Veri.

Me kėtė veprimtari, kapidan Gjonit aq shumė iu rritė fama saqė, shumė veprimtarė shqiptarė dhe tė huaj vraponin qė ta takonin atė. Nė vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoj nė Romė ku u prit me nderime tė larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.
Kapidan Gjon Marka Gjoni nė bisedim me Zogun, atėherė president i Shqipėrisė, paraqiti gjendjen e keqe tė Mirditės nė pikpamje ekonomike. Zogu iu pėrgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjėn e Mirditės por ju bėtė mirė qė me shtruat kėtė problem, dhe shtoi: qė me sot Mirdita pėrjashtohet prej ēdo takse shtetėrore, dhe kanuni si ligj tradicional, nė tė cilin janė mbėshtetur e drejtue malet tona, ka me qenė i lirė nė Mirditė.

Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret nė vitin 1928, gjithė paria e malėve tė Veriut shkuen nė Tiranė me e pėrgėzue, ndėr ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerėt e Mirditės. Aty malėsorėt shfaqen problemin e prijės, por Zogu para tė gjithėve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin nė audiencė, tė gjithė tė tjerėt mė vonė. Kur emėroj oficerėt rezervė, tė gjithė majora e mė poshtė, kapidan Gjon Marka Gjonin e emėroi Nėnkolonel, grada mė e larta. Zogu e ēmonte miqėsinė qė ka patur dera e Gjomarkut, me shpinė e Zogollit, prandaj kėto nderime tue dashtė me e shlye tė keqėn qė i bani Mirditės nė vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditėn, tue nderue nė mėnyrė tė veēantė Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianėt po hyjnė nė Shqipėri, por pa e ditė datėn, nė mars te vitit 1939, ka shkue nė Tiranė e nė audiencė, qė ka patur prej Mbretit Zog, i ka thėnė kėto fjalė;”Madhni, Italianėt po hyjnė nė Shqipni. Ndreqi punėt (Relatat) me Romėn, se more nė qafė vehtėn, Shqipninė dhe ne. Na kallėzo ēka tė bajmė.”

Zogu i ėshtė pėrgjegjė:
“Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinė, por do t'i rregulloj. Ju shkoni i qetė e pritni fjalėn time”. Nuk zgjati, e Zogu nė msheftėsinė mė tė madhe kaloi nė Greqi. Por kur Zogu ka mbėrri nė Larisa tė Greqisė, ka mbledhė suiten e vet me i dhėnė udhėzime. Aty ka deklarue: ”Nji mik tė vetėm kishim pasė, Kapidanin e Mirditės Gjon Marka Gjonin, i cili mė ka kallxue se italjanėt po hyjnė nė Shqipni.”
Pasi Italjanėt zaptuen Shqipėrinė, Konte Ciano, ministėr i jashtėm i Italisė erdhi nė Tiranė. Ai kėrkoi qe njė delegacion shqiptarėsh tė shkonte nė Romė me i dorėzue Mbretit tė Italisė, Vitorio Emanuele III, kunorėn e Skėnderbeut, delegacioni i Shkodrės mblidhet nė Tiranė me shqyrtue problemin. Pėr me i njoftė kėkesat e Italisė, delegacioni i Shkodrės ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Konte Ciano, pėrkthyes Patėr Anton Harapi, O.F.M.

Nė bisedė e sipėr Konte Ciano, kėrkoi qė kapidan Gjon Marka Gjoni nė krye tė delegacinit tė Shkodrės, te shkoi nė Romė me i ofrue kunorėn e Skėnderbeut, Vitorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i ėshtė pėrgjigjė: “Shqipninė e pushtuet e unė kunorėn e Skėnderbeut nuk e kapėrcej pėrtej Adriatikut, veē lidhė kambėsh e duarshė.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue nė Romė qė tja dergoj kunorėn e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbretit te Italisė Vitorio Emanuele III. Kjo vėrteton qartė se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bėrė hile as mbretit dhe as Shqipėrisė.

Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai nė vitin 1937 (shif Hylli i Dritės, korrik -gusht 1937 f 417-18), mblodhi e kryesoi nė Miridtė njė kuvend krerėsh e pleqėsh, pėr tė sjellė ndryshime nė disa zakone tepėr anakronike. Sekretar nė atė mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhėn pranė si pjesėtar nderi mė tė drejtė zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrės. Nė shumė raste tjera Kapidani pa bėrė ndryshime, dha njė interpretim tė pikave tė Kanunit, qė pėrkonte me frymėn e kohrave tė reja. Si tė gjithė udhėheqėsit mendjesgjuet, ai i jepte rėndėsi shpirtit jo germės sė ligjit dokesues.

Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit,me djemtė e tij dhe mergimi i detyruar.

Duke parė se nuk ka rrugė tjetėr dhe se komunistėt nuk njohin kurrfarė gjuhe tė dialogut kombėtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni sė bashku me djemtė e tij Markun,Ndoun, dhe Lleshin, do ta filloj rezistencėn kombėtare. Kėshtu, qė nė vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me pėrkrahjen e plotė te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi “Grupin Nacional Independent” nė Shkodėr, nepėrmjet tė cilit zhvilloi veprimtarinė e vet politike. Pas njė qendrese tė pamposhtur qė e zhvilluan tre djemtė e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te pėrkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parė se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrė vendim qė, ai se bashku me vėllain e tretė, Kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhėheqi luftėn pėr Shqipėrinė Etnike, ndersa pėr babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytė, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrė vendime qe tė dalin nė perėndim pėr ta vazhduar luftėn antikomuniste, dhe qė nė kėtė menyrė, mos tė shuhet plotėsisht trashėgimia e derės sė Gjomarkut.

Kapidan Marku i tregoj vendimin e tij dhe pas shumė tentimeve, arriti qė tia mbushi mendjėn Kapidan Gjona Marka Gjonit, qė ta lėshon Mirditėn e tij tė dashur, nėn pėrcjellje te djalit tė dytė, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Nė Kastrat me 27 Nanduer 1944, tue shterngue dorėn njėri-tjetrit, e tue i marrė hallallinė e fundit, u ndanė pėrgjithmonė Kapidan Gjon Marka Gjoni, i shoqėruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga tė dy djemtė tjerė Marku dhe Lleshi tė cilėt qėndruan nė Shqipėri, duke luftuar kundėr komunizmit, deri sa ranė heroikisht, njėri me 14 Qershor 1946, ndėrsa tjetri me 9 gusht tė vitit 1947.Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit sė bashku me profesor Ernest Koliqin, bėri qe tė pėrgditet plani qė te formohet njė organizatė politike nė mėrgim.

Kėtė organizatė e pagėzuan me emrin Blloku Kombėtare Independent, i cili u formua me 6 nėntor tė vitit 1946, nė Romė. Meqė pėr Bllokun Kombėtar Independent kemi dhėnė shenime tė qarta, nė njė shkrim tė mėhershėm botuar pėr Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do tė ndalemi nė pėrshkrimin qė i japin bashkėkohėsit, tė cilėt e njohėn dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin.Profesor Ernest Koliqi nė njė Shkrim te Botuar nė "Shejzat" 5-6 1966, pėr Kapidan Gjonin do tė shkruaj:”Na tė mėrguemit qė jetuam afėr Kapidanit, edhe patėm fatin ta takojm pothuash pėr ditė, me vjet rrjesht,do tė kemi parasysh fytyrėn e tij me viza bujare tė holla e tė mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunishtė prej neshė, mirrte pjesė nė bisedime tona. Nuk i biente fjala nė tokė. Vėrejtjet qė bante tė matuna e tė urta,zdritshin kuvendimin.Pėrvoja e fitueme gjatė njė jete sė vėshtirė, plotė tronditje tė paprituna, melmente bisedėn gjithsaherė qė ai nderhynte. Nji dell i lehtė humori, qi nuk u mungon burrave tė malėve, njė kokėrr krypė shpotie pa thepa therės, ia bante tė shishem tė folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store tė vjetra. Kishte njė mbamendje tė cuditshme."

Vargje kujtimesh nė lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin nė kallėzim tė tij, si rrokela filmash ndėr ditė qė ishte nė qejfė” Ndėrkaq, profesor Zef Valentini nė njė shkrim te botuar poashtu nė "Shejzat" me titull “Per nji Flamur tė palisun” kur flet pėr Kapidan Gjonin thotė:”Kujtimi i veprimit tė Dukagjinit, tė vjetėr nė fushė tė Kanunit, mund tė jetė ai qė i dha Gjomarkut, atė kompetencė si me thanė, orakulare nė punė kanunore. Kapidan Gjonin, si e njofta unė, vazhdon profesor Zef Valentini, atė kompetencė e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencė dijenore, tė cilėn veqė nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, qė kush dijte ma tepėr mund tė ja qite poshtė."

"Pata fatin me e pėvetė shumė herė nė punė Kanuni, e me nxjerrė prej tij njoftime tė shumta e tė ēmushme, tė cilat mund tė gjinden nėpėr botimet e mija, shenjue me emėn tė tij. Por edhe u gėzova shumėherė, kur pėrgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unė, e mė lanė shtangė, ose nė dyshim, a e kishte marrė vesh mirė pėvetėn teme, a kishte pėrgjegjė me mendė e me dije, a por habitas. Mirė, por mbrapa tue studiue ma thellė, kam gjetė gadi pėrherė se ishin pikpamje tjera, qė unė nuk i kisha gjetė, e qė i nepshin njė masė e nji drejtpeshim, ma tė pranushėm diktatevet tė Kanunit.

Sjellja e ati farė Zotnisė mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e njė princi konstitucionar, asi princash demokratė, qė edhe sot nė kėtė botė republikane, moderne, janė kėnaqėsia e njierzvet tė vet. Sakt mund te thuhej,perfundon kėtė shkrim profesor Zef Valentini, e sbesoj se mund tė mohohet se, dera e Gjomarkut,edhepse ka patur kundėrshtimet dhe ashpėrsitė e veta, edhepse nuk munguanė as gabime as edhe gjaqe nė historinė e vėshtirė e tė gjatė, tė saj, ėshtė unjisue me popullsinė e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka pėrfaqėsue, edhe ka mbajtė prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit tė tij”.

Sėmundja e rėndė, vdekja dhe varrimi madhėshtor i kapidan Gjon Marka Gjonit

Duke u bazuar nė shkrime te botuara dhe tė dhėnave tė drejtpėrdrejta nga bashkėkohasit qe ende jetojnė, kapidan Gjoni u sėmur rėndė nė vitin 1960. Diagnoza e mjekėve qe menjėhrė deshpėruese. Ata nuk i jepnin jetė mė shumė se dy- tre muaj. Pėrkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumė saqė mbetėn te quditur edhe mjekėt qė kujdesėshin pėr shėndetin e tij. Dhe pas 45 ditėsh qendrimi nė spital, ai u kthye sėrsish nė shtėpi, kurse tek mbesatė e vogla, vajzat e Ndout, dhe pėr disa vite tė tėra e vazhdoi jetėn e zakonshme.

Nė vitin 1964 sėmundja iu shfaq persėri. E pėr dy vite e dhjetė muaj, prap mbeti i shtruar nė spital.Asnjė ankim nuk i duel kurrė nga goja.Vizituesėve, pasi zėrin ia kishte kėputur sėmundja, iu fliste me dritė tė syve, qė nėnqeshėshin nėn njė hije trishtimi, nė thellėsi tė minxave. Ishte njė nėnqeshje qe lulėzonte nėpėr therje tė dhimbjeve.Priste burrnisht pa u tutė timtat e fundit.E drita e nėnqeshjės nė buzė tė zbardhura prej vuajtjeve, vinte pėrherė tue pakun, por nuk zhdukej.
Kaloi nė jetė tė pasosme, nė orėn 21,15 tė ditės sė 28 Prill 1966, duke ia shtrėngue dorėn Ndout, tė birit qė u kujdes pėr te, me dashuri birnore tė pashoqe gjatė sėmundjes sė gjatė qė ia ndali ngadalė fuqinė e trupit, bėrė asht e lėkurė.

Pas kalimit nė jetėn e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill tė vitit 1966. Varrimi iu bė nė mėnyrė madhėshtore.Fjalėn e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndėrsa miqė e dashamirė dy djemėve tė tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollė Gjon Markut ia shtrėngonin duart pėr kryeshėndosh. Nė kėtė varrim morėn pjesė pėrveē mbarė diasporės shqiptare, edhe miqtė Italianė siē ishin:Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiroo, zoja Maja Jacomoni, nė pėrfaqėsi tė shoqit, profesor Gradilone, Dott. La Francesca, Comm. Zanuttoo, Pio Monatanari e shumė tė tjerė.Kurorat ishin te shumta, ku veēohen ato te familjarėve, e nipave dhe mbesave, dhe shumė tė tjera dėrguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotėrinjėt; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazėr Qupi, njė kurorė e porositur nga grupi i Bllokistave tė Belgjikės,qė arrijti mė vonė.

Te dy djemėve tė Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarė mėrgata shqiptare nacionaliste, iu erdhėn telegrame ngushėllimi, po pėrmendim vetėm disa preji tyre, nė emėr te Mbretėrisė Shqiptare Leka I, mėpas Cardinanale Antoniutti dhe Francesco Jacomoni, nė emėr tė Komitetit Shqipnia e Lirė profesor RexhepKrasniqi, nė emėr tė Organizatės Kombėtare Lėvizja e Legalitetit Selim Damani, Nė emėr tė Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukė Sadiku, nė emėr tė Grupit tė Rezistencės Shqiptare, Mithat F. Dine, nė emėr tė organizatės Balli Kombėtar Qazim Emra, nė emėr te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, nė emėr te grupit bllokist tė Belgjikės Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim nė New York, Nga Qendra Ndėrkombėtare pėr studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laqi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina-Tahir Zajmi- e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.

Gjithashtu vėllezėrve Ndue dhe Nikollė Gjomarkaj iu kanė ardhė edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikės, Ndue Pėrpepaj, Dedė Pjetėrnikaj, BardhokNdreu, Shemsedin Vendreshta, Dr Hamdi Oruqi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecė Kaziu, Nikollė Shkoza, Gjokė Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra,Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka.Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikė Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti,nga Roma: Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marineli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano, si dhe Familja Erminia Battisti - Melgushi.

Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojagjiu vellai i Nėnė Terezės Gongje Bojagjiut). Letra nė shenjė ngushėllimi kanė derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollė Mėlyshi, Shukri Biqaku, dr Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj,Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Qirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mėlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolė Frroki, Gjin Mirakaj, Dedė Gjini, Lazėr Qupi, Viktor Koliqi, Gjokė Preng Markaj, Dodė Frroku, Ndrekė Kola Prend Ndue Qupi etj.

Jo rastėsishrt i dhashė njė pjesė tė emrave tė kėtyre atdhetarėve tė cilėt ndienin njė dhimbje tė madhe pėr humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit, me njė fjalė, kėtė dhimbje e ndienin tė gjithė atdhetarėt e Shqipėrisė Etnike, atėherė si mund tia humbin shkėlqimin atdhetar veprimtarisė kombėtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime tė shkruara nė kohėn e komunizmit, dhe mė parė, tė porositura nga qarqet pansllaviste e tė shkruara nga disa mbeturina, tė cilat nuk e vlejnė as emrin tua pėrmendim.

Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetėt nė Historinė Shqiptare se, pėrkundėr aktivitetit personal nė sherbim tė Kombit, veprimtarinė e tij e vazhduan dhe e kryen me shumė sukses edhe pesė djemtė e tij. Po e fillojmė nga mė i madhi Kapidan Dr Mark Gjon Marku, udhėheqės i luftės pėr Shqipėrinė Etnike, ai pėrpos qė u shqua nė aktivitetin politik,ku pėr dy mandate ishte ministėr i punėve tė brėndshme, kur thirri zėri i atdheut e kapi edhe pushkėn, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946, duke e udhėhequr luftėn pėr Shqipėrinė Etnike. Pasiqė ishte plagosur rėndė, i ra vetit dhe ra heroikisht siē ranė Mirditasitė nėpėr Shekuj.

Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhėhoqi pėr gjashtė muaj luftėn nė Mirditė dhe, pėr 45 vjet Bllokun Kombėtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandėn e luftės me 14 Qershor tė vitit 1946 dhe kėtė luftė e vazhdoi pėrplot njė vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht tė vitit 1947. Njė vend tė merituar zėn edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjėherė nė historinė e popujve pėr njė te burgosur dhe tė internuar aq gjatė,dhe nuk mund tė bėj njė krahasim me dikė tjetėr.

Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katėrt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime nė regjimin komunist tė Shqipėrisė, dhe mė i vogli Kapidan Nikollė Gjon Marku, i cili nė moshėn 17 vjeēare, theu burgjet komuniste ,ku mė vonė iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout nė Itali, duke dhėnė edhe ky njė kontribut tė ēmueshėm kombėtar nė Bllokun Kombėtar Independent.

Pasiqė kėtė shkrim e fillova me fjalėt e profesorit dhe atdhetarit tė madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia qė edhe pėrfundimin e kėtij shkrimi tia japim fjalėve te Koliqit, i cili nė fjalimin e mbajtur nė vorrimin e Kapidan Gjonit do tė thotė:”U pėrpijė nga hijet e mėdhaja tė vdekjės edhe, ky burrė nė tė cilin gjatė shtegtimit mbi kėtė dhe, u shfaqun tė skalituna vetitė ma tipike tė gjakut tonė shqiptar. Jetoi nė njė kohė kapėrcimi prej njė epoke nė tjetrėn, e cila shkaktoi pėrleshje tė frigueshme nė mes tė dy botave nė kundėrshtim: njė botė qė perendonte, e qė ndėr ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e njė botė mendimesh tė hovshme, qė synonte nė vrulli tė saj, me shqymbė ēdo shenjė kalese, para se me pėrtri mbi baza tė reja jetėn e njerėzimit. Shka ishte vėrtyt e meritė pėr etėnt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetė mun faj pėr breznitė e reja.

Kapidani i Mirditės u pėrshkue nė mes kėtyre lagjeve nė luftim, duke besue ngultas nė vlerat e pėrvojes stėrgjyshore, i bindur se, vetėm ky trashėgim i urtisė sė lashtė qet nė breg tė mirqenjės nė kėtė jetė, nė dashtė njė njeri, nė dashtė njė votėr shtėpiake, njė rreth shoqėrues, njė komb.”

E kėtyre fjalėve tė profesor Koliqit ia shtojmė vetėm edhe dy fjalė te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditės Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombėtar”, atė flamur, i cili pėr pesė shekuj me radhė u ruajt nė Mirditėn Heroike.

Adresa e-mail: [email protected].

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara