HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJYQI I KULAKĖVE

-- nga Naum Prifti
Tregim humoristik

Naum Prifti - Gjyq mė tė fantaksur e mė komik nuk kam parė, - e nisi Zijai rrėfimin nė verandėn e “Taivanit” kundrejt shatėrvanit pa ujė. Tok me tė ishin ulur rreth tryezės rrumbullake Njazi Gaēeja, nėnkryetar i gjykatės sė Tiranės, gjyqtari Nonda Ēoēoli dhe prokurori Gazmir Xherahu. Po ekzekutonin njė shishe raki rrushi, tė cilėn e kishte sjellė me vete Njaziu. Rakija muskat, panorama e bukur, fėrgesa e shijshme nė tava balte, e ngritėn humorin nė lartėsi tė admirueshme.

Zija Merolli i pėrkiste brezit tė ri tė gjyqtarėve tė diplomuar nga fakulteti i jurisprudencės, prej disa vitesh i emėruar nė gjykatėn e Tiranės. Ndryshe nga kolegėt e tij, nuk ishte as konformist, as hipokrit. Lindur e rritur nė Shkodėr, i mėkuar me humorin tradicional tė qytetit, komponent i jetės sė pėrditshme, edhe pse disa e shpėrfillnin si humor rrugėsh e kafenesh, ai qėmtonte ngjarje komike nga sfera e drejtėsisė, tė cilat ua tregonte me qejf shokėve tė tij.

Djalė i njė veterani tė njohur, ai rrėfente gazmore politike me kunj, ose ngjarje qė i dukesh interesante dhe kėnaqej kur dėgjuesit argėtoheshin. Madje edhe proceset gjyqėsorė pėr tė ishin burim anekdotash. Ndryshe nga kolegėt e tij tė vetėndrydhur e konformistė, sidomos rreth tryezave tė rostiēerive e kafeneve, Zijai nuk druhej tė rrėfente ndodhi qė ngėrthenin tė vėrteta jetėsore edhe pse delnin jashtė kufizave ideopolitike. Ai i shihte i komentonte ngjarjet nga kėndvėshtrimi humoristik duke i qendisur mjeshtėrisht e duke u kujdesur ta pasuronte repertorin me subjekte tė freskėta.

Nė qerthullin e anekdotave zakonisht futej vetė, pa qenė nevoja ta kujtonin a ta ngacmonin. Nėse nuk ishte nė formė, ēka ngjiste rrallė, shokėt e tij e cytnin t’ia zgjidhte grykėn thesit tė anekdotave dhe nėse ai rrudhte supet e mbrohej duke thėnė se s’kishte asgjė tė re, e lutnin t’u ritregonte disa nga ngjarjet mė pikante.

- Kjo ndodhi ėshtė fringo e re, e sapodalė nga kutia, - nisi Zijai. - Gjyqi u zhvillua nė njė qytet tė jugut, emrin e tė cilit nuk po e them, se s’dua tė mė marrė inat, as prokurori, as autoritetet. Ndodhesha me shėrbim dhe tek po pija kafen e mėngjesit, m’u afrua Gogo Kozmai, kryetari i gjykatės sė rrethit, dhe mė pyeti nėse doja tė ndiqja gjyqin e njė kulaku tė akuzuar pėr agjitacion e propagandė. “Me gjithė qejf,” i thashė edhe pse nuk m’u duk interesante, por meqė s’dija si e ku ta kaloja paraditen thashė po shkoj tė vras kohėn. Nė fakt edhe dėshmitari i akuzės ishte kulak, prandaj meriton tė quhet ‘gjyqi i kulakėve.’

U futa nė sallė. Nga ana e djathtė ulur nė karrige midis dy policėsh i akuzuari, kulaku Qerim Sinani, nė anėn e majtė prokurori Asllan Kaleshi i karfosur me kostum e kravatė sikur po shkonte nė ndonjė pritje, pranė tij sekretari i gjyqit dhe pėrballė gjyqtari Gogo Kozmai me dy ndihmėsgjyqtarėt. Sapo prokurori pėrfundoi leximin e akt-akuzės, salla duartrokiti dhe ai i falėnderoi duke tundur kokėn e duke buzėqeshur. Me siguri besonte se akt-akuza e tij ishte shembullore, model pėr studentėt e kursit tė jurisprudencės, kurse nė tė vėrtetė qe njė mishmash mbushur me parulla e propagandė.

Kryetari i gjyqit iu drejtua tė pandehurit:
- E pranoni akuzėn i pandehuri Qerim Sinani?
I akuzuari, burrė i moshuar nė prag tė pleqėrisė, ia ktheu aty pėr aty.
- Jo, jo se s’dua ta pranoj, por s’kam se si, - kundėrshtoi kulaku. – Mua mė shohin si delen e zezė, nė fshat s’mė flet njeri, kujt t’i bėja axhitasion, shelgjeve e murrizave?

Ata kishin ardhur aty tė predispozuar tė shihnin kryqėzimin e kulakut, mirėpo u befasuan nga argumenti i tij logjik dhe nė sallė u dėgjuan murmurima aprovuese, se tė gjithė e dinin udhėzimin e partisė qė kulakėt tė izolohen e tė mos u flasė njeri.
- Firma juaj ėshtė kjo? – e pyeti Gogoja duke vėnė gishtin nė fletėn e fundit tė procesit hetimor.

- Imja, si urdhėron, - u pėrgjegj i pandehuri.
- Pse pranove ta nėnshkruaje kur nuk ishte dakord me pėrmbajtjen? – e mbėrtheu kryetari.
- Hehe! Tė mos e kisha firmosur atė fletė, s’isha sot kėtu... – u pėrgjegj kulaku. Shpėrthim tė qeshurash nė sallė.

Prokurori, i prekur nga pėrgjigja e tij me kunj, mbajti njė diskurs tė zjarrtė pėr rolin e organeve tė hetuesisė, tė cilat kulaku po i njolloste sikur gjoja ia kishin shkėputur pohimin me dhunė, ēka vėrtetonte se edhe aty vazhdonte veprimtarinė armiqėsore. Sapo mbaroi ai, Qerimi e pyeti prokurorin:
- Me lejė? Kush e di mė mirė, ti apo kurrizi im?

Tjetėr shpėrthim tė qeshurash nė sallė, aq sa Asllan Kaleshi kėrciti dhėmbėt prej inatit. Kryetari i erdhi nė ndihmė prokurorit duke urdhėruar thirrjen e dėshmitarit Mevlan Tahiri!
Ftuesi pėrsėriti me zė tė lartė nė sallė dhe jashtė nė korridor.
- Dėshmitari Mevlan Tahiri! Mevlan Tahiri!

Flegra e derės gjysmė e hapur u shty mė tej dhe njė burrė i zeshkėt kokėmadh, hundėkėrrut, me prapanica tė gjera qė ecte kėrrusur sikur tė mbarte nė kurriz njė peshė tė rėndė, u fut duke ēaluar mes rreshtave tė stolave. Shkopi i tij godiste dyshemenė e sallės me ritėm tė rregullt, tuk-tuk-tuk. Te hapėsira qė ndante trupin gjykues nga salla, pati mėdyshje se s’dinte ku tė ndalonte.
Kryetari i gjyqit i dha shenjė “aty,” dhe pasi mori identetet e dėshmitarit, e pyeti. - E njihni tė pandehurin?

Mevlani u step nga pyetja, se iu duk pa kuptim.
- Po tė mos e njihja pse do tė vija kėtu? – u pėrgjegj pasi e mblodhi veten. - Prej sa kohėsh? – iu drejtua sėrish kryetari i gjyqit.
- Qė nė kohėn e Nemces, - u pėrgjegj Mevlani.
Murmurimat nė rreshtat e sallės e nxitėn dėshmitarin tė saktėsonte kohėn sipas kalendarit modern:
- E ore, qė nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore e kam njohur, qėkur gjuanim zogj me llastiqe, se ne i kemi fshatrat afėr. Bijem edhe krushq se njė nipi i kėtij mikut kėtu, ka marrė nuse kunatėn e mbesės sime.
- Nuk na duhen lidhjet krushqėrore, - e ndėrpreu kryetari. – A mund tė na thuash qė kur filloi Qerimi t’u bėnte agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit?
- Qė atė vit qė na shpallėn kulakė, - u pėrgjegj Mevlani serbes.
Plasi gazi nė sallė se nuk e prisnin qė edhe dėshmitari i akuzės t’i pėrkiste shtresės sė kulakėve.
Pėr tė bindur dėgjuesit, Mevlani u kthye nga i pandehuri dhe e pyeti:
- Kėshtu o Qerim?
- Ashtu, - tha Qerimi.
- Shoqėri kulakėsh, domethėnė, - replikoi kryetari.
- Si urdhėron! – u pėrgjegj Mevlani.
Ilaritet nė sallė. Prokurori u vrenjt dhe diē shėnoi nė fletėn qė mbante pėrpara. Ē’qenė ato komente idiote qė po bėnte kryetari? Gjyqi duhet tė demaskonte kulakun pėr veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit e jo tė kthehej nė komedi. Duket se vėshtrimi i tij me xixėllima inati kishte forcė manjetike, qėkurse kryetari e ndieu pa i kryqėzuar sytė me tė dhe menjėherė iu kthye seriozisht detyrės zyrtare.

- Ēfarė dini pėr veprimtarinė e tė pandehurit Qerim Sinani? – e orientoi dėshmitarin. – Ku konsistonte qėndrimi i tij politik, ē’synime donte tė arrinte?
Thuaji tė gjitha me radhė, ashtu siē i di.
Mevlani e ndieu se tani po vinte ēasti mė i vėshtirė pėr tė. Duke akuzuar mikun e vjetėr, faqe tė tjerėve do tė dukej ai qė ishte, besėthyer.
- Ky shoku kėtu... – nisi Mevlani duke drejtuar majėn e shkopit drejt Qerimit, i cili po e shihte me ironi.
- Ēfarė shoku more? – protestoi prokuror Asllan Kaleshi duke iu hakėrruar dėshmitarit pėr lajthitjen e rėndė. - Na e bėre dhe shok, pale.
Mevlani e tėrhoqi bastunin pranė vetes.
- Ky shoku kulak... – e rregulloi shprehjen e vet Mevlani, duke besuar se kėsaj here e tha ashtu si e donte prokurori, mirėpo tė qeshurat qė shpėrthyen nė sallė nuk e lanė tė vazhdonte mė tej. Madje edhe trupi gjykues po qeshte nėn buzė me sintagmėn e padėgjuar “shoku kulak,” ndėrkohė qė Mevlani nuk po arrinte tė kuptonte ku e kishte shkelur.
- Vazhdo, vazhdo! - E nxiti kryetari.
- Njėherė, kur po dorėzonim drithin nė depon e grumbullimit, Qerim Sinani mė tha ta prisja dhe tė dy bashkė shkuam nė kafene. Porositėm kafe e konjak dhe – e drejta e Zotit – s’mė la tė paguaja. “Sa tė ka ardhur detyrimi?” mė pyeti. “Tre kuintalė,” iu pėrgjegja. “Mua pesė,” mė tha. “I kam tė rėnda, tha, aq sa nuk m’i mban kurrizi, tha. Pasi tė dorėzoj detyrimin, tha, nuk di a mė mbeten a s’mė mbeten pėr vete dy kuintalė drithė. Si ta nxjerr vitin? Ne paskemi qenė budallenjtė e botės kur qaheshim nga e dhjeta nė kohėrat e para. Tani katėr pėr shtetin, njė pėr vete...”
Prokurori u pėrkul dhe shėnoi diēka mbi fletėn qė mbante pėrpara.
- Kundėrshtoje, e kėshillova unė, bėji njė ankesė qeverisė. “Nuk tė dėgjon njeri, tha. Kastile na i venė detyrimet tė larta qė tė mos mundemi t’i shlyejmė dhe pastaj tė na kllaposin brenda nė burg. S’kam nga t’ia mbaj, do tė blej drithė nė pazar pėr tė mbajtur familjen. As nė kohėn e turkut, as nė kohėn e Nemces nuk na ka detyruar qeveria tė dorėzojmė mish, lesh, vezė e gjalpė. Me sa shihet duan tė na bėjnė tertebull,” mė tha.
- Ē’kuptim ka kjo fjalė? – u interesua Asllan Kaleshi.
- Trokė, - e sqaroi Mevlani. – Pastaj Qerimi mė tha, “Le tė na i marrin tė gjitha njėherė e mirė qė tė mbledhim mendjen edhe ne, edhe ata...”
- Domethėnė kulaku Qerim Sinani kundėrshtonte politikėn e qeverisė pėr tatimet nė natyrė, - ndėrhyri prokuror Asllani, - dhe jo vetėm kaq, por u bėnte propagandė edhe tė tjerėve tė kundėrshtonin.
- Ashtu, – e miratoi Mevlani, - po pse ma mbante mua tė mos i shlyeja detyrimet? Tė gjitha sa mė kėrkonin nė fletėn jeshile, ja u dorėzova.
- Pa tė shtrėnguar, - e sqaroi kryetari.
- Pa mė shtrėnguar, por e drejtė e Zotit, ato fletėt jeshile shkruanin “fletė-detyrimi,” - e plotėsoi Mevlani.
Murmurimat gazmore nga salla e shtynė prokurorin tė ndėrhynte duke demaskuar kulakun.
- E sheh dhe vetė i pandehuri Sinani se ke zhvilluar propagandė kundėr pushtetit qėkur kundėrshtoje urdhėresat? – Me ato fjalė prokuror Kaleshi besoi se e kishte mbėrthyer me shpatulla pas murit.
- Jo mor zot, unė i qava hallin kėtij si mik, - kundėrshtoi Qerimi. – Dhe Mevlani mė tha: “E di qė e ke mirė? Fole drejt.”
Thėnia e tij e ngarkonte me faj dėshmitarin e akuzės, prandaj Kaleshi ndėrhyri. - Shokė gjyqtarė! Shokė qytetarė! Shiheni kėtė fytyrė qė keni pėrpara! E heq veten si duduk, si i pafajshėm ndėrkohė qė e hidhte helmin me pikatore. – Prokurori e drejtoi gishtin drejt Qerimit qė rrinte i pėrhumbur midis dy policėve. – Partia e ka theksuar gjithmonė se kulaku ėshtė armik i betuar i pushtetit popullor dhe ja ku kemi kėtu njė shembull tipik. Kulaku Qerim Sinani kundėrshton tatimet nė natyrė qė vendosi pushteti popullor sipas mėsimeve tė Leninit dhe ca mėkeq lavdėron qeverinė e Zogut pėr tė dhjetat. – Pastaj theksoi se kulaku synonte minimin e aleancės midis klasės punėtore dhe fshatare, baza politike tė pushtetit.
Natyrisht i pandehuri nuk e kuptoi pėr ē’lloj minash fliste prokurori se iu kthye gjyqtarit dhe e pyeti.
- Me mua e kishte ky?
- Me ty, - i tha kryetari me inat.
- Unė pėr vete as kam parė mina me sy, as dua t’i shoh. Detyrimet i shleva deri nė njė, se e dija ē’mė priste, - u mbrojt Qerimi, - kurse disa qė s’dorėzuan asnjė fije lesh, as njė thėrunde gruri, s’i gjeti gjė...
- Cilėt ishin ata? – e pyeti kryetari.
- Ata fshatarė qė e heqin veten si tė varfėr, - e sqaroi kulaku. – Dhe e di ē’ngjau? Pas nja dy vitesh shteti ua fali detyrimet e pashlyera.
Atėherė prokurori gjeti rast tė theksonte se pushteti popullor ēmonte mė shumė fshatarėt e varfėr qė s’i shlyenin detyrimet, se sa ata qė i jepnin nga frika si kategoria e kulakėve. Kryetari iu kafshua Asllanit qė pohoi se pushteti nderonte evazorėt, shkelėsit e ligjeve, ndėrsa ata qė i derdhin tatimet rregullisht i trajtonte si armiq. Sa e kuptoi ai, e si e kuptoi ai, kėtė e di vetėm Asllani. Gogo Kozmai e pyeti dėshmitarin e akuzės:
- Tjetėr, ē’tė ka thėnė?
- Kur martoi vajzėn Sabaudin Krasta, na ftoi tė dyve se kemi lidhje miqėsore me tė. Nga mesi i darkės ky mė pėshpėriti nė vesh: “Mevlan, na mbetėn djemtė pa martuar se nuk do njeri krushqi me kulakun. Si do t’ia bėjmė? Shih mos na gjesh ndonjė tė mbetur a ndonjė vajzė kulaku, se ti lėviz mė shumė posht e lart. Aman, mė ndihmo!”
Prokurori u ngrit sėrish nė kėmbė dhe kėputi kopalla se i akuzuari Qerim Sinani kėrkonte pėrmbysjen e regjimit popullor qė tė martonte djemtė, argument qė s’kishte as kuptim, as lidhje.
- Njėherė tjetėr, - vazhdoi dėshminė Mevlani, - m’u ankua se s’dyqani s’kishte vaj dhe u kthye nė shtėpi me shishet bosh.
- E pranon i pandehur? – e pyeti kryetari.
- Kėtė e dinė tė gjithė, - tha Qerimi. - U prish makina e tregėtisė dhe dyqani mbeti njė javė pa u furnizuar. Po s’mė besuat, pyesni. Nuk i thashė ndonjė gėnjeshtėr.
Prokurori ndėrhyri duke thėnė se i pandehuri i kishte qypet plot me gjalpė, pra ankohej kot.
- Mirė mor zot, po a ke dėgjuar tė hahet sallata me gjalpė? - e pyeti Qerimi. – Unė pėr vete, jo.
Auditori shpėrtheu me tė qeshura, aq sa prokurori ishte gati t’i qortonte dėgjuesit se po bėnin gabim politik qė qeshnin me replikat e kulakut.
- Tjetėr ke? – e pyeti Mevlanin njė nga ndihmėsgjyqtarėt.
- Para ndonjė muaji e gjeta Qerimin nė arė duke lėruar. Unė po shkoja nė Pazar. U takuam nė ledhin e arės. Mė pyeti nėse fshati ynė ishte bėrė kooperativė. “U bė,” i thashė. “Tė pranuan ty?” mė pyeti. “Jo,” i thashė. “As mua, tha, por ca mė mirė, se kėshtu jemi zot nė mallin tonė.”
- Jo Mevlan, kėtė e the ti, mos ma vish mua... – e ndėrpreu Qerimi. Mevlani ngeli ngushtė, pa ditur si tė mbrohej. E rrotulloi hundėn si periskop njėherė djathtas, njėherė majtas, sikur donte tė nuhaste diēka.
- Ai ta tha pėr tė shikuar ē’mendje kishe ti, - ndėrhyri kryetari.
- Tamam ashtu! Sa mirė e gjeti kryetari, - tha i lehtėsuar Mevlani. - Dhe ti e miratove, - iu drejtua kryetari Qerimit.
- Po, mor po! Po ē’e do se pas ca kohe na futėn edhe ne nė shtrungė, - vėrejti Qerimi.
Kryetari e pyeti tė pandehurin nėse kishte ndonjė pyetje pėr dėshmitarin. Qerimi u ngrit nė kėmbė. Salla po priste reagimin e tij. Tani qė miku i vet e kishte kallėzuar nė Degė, duke u thėnė gjithēka kishin biseduar kokė mė kokė, pritej ta bėnte pėr ujė tė ftohtė. Pabesia e Mevlanit dukej sheshit.
- Pasurinė e kam vėnė me krahėt e mi, - tha Qerimi. - Kam djersitur mbi arat e mia ditė e natė tok me djemtė, i bėra qilizmė qė tė shtonin pjellorinė. Ndėrsa tė tjerėt mėrzenin hijeve, unė shkoja nė pyll, mbushja thasėt me plehė dhe i sillja me kalė. Tani del se e paskam patur gabim. Kėtė nuk arrij ta kuptoj. As i kam marrė njeriu, as i kam rrėmbyer kujt njė majė gjėlpėre. Pėr tė dhėnė po, kam dhėnė me tė dy duart...
- Lėri historitė, - e ndėrpreu kryetari – dhe bjeri shkurt. E pranon qė ke kryer agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit popullor? I pranon ato qė deponoi dėshmitari Mevlan Tahiri?
I akuzuari shikoi mikun e tij qė po rrinte pak si shtrembėr, mbėshtetur nė bastun. - Mor zoti gjykatės, ma dėgjoni njė fjalė. Kur takohen dy kulakė, ēdo tė bisedojnė tjetėr midis tyre veē halleve qė u kanė zėnė kėmbėt? Hė o Mevlan, nuk ėshtė kėshtu?
- Po, - tha Mevlani, - ashtu e dija dhe unė, mirėpo njė nga kėta tė Degės, –drejtoi bastunin te stoli ku ishin ulur disa policė me uniforma e disa civilė,– njė ilaka imi, mė tha se ato qė ēuēurisje ti paskan qenė agjitacion dhe propagandė qė duheshin kallėzuar. Dhe unė ēėk e ēėk e ēėk duke u mbajtur pas shkopit, shkoja dhe ua rrėfeja njė mė njė bisedat qė bėnim bashkė.
Me ato fjalė dėshmitari i akuzės zbuloi prapaskenėn si ishte kurdisur gjyqi ēka e skandalizoi prokurorin, sepse menjėherė brofi nga karrigeja, po Mevlani e siguroi me be:
- Pėr Zotin, kėshtu ka ngjarė!
Ktheva sytė nga salla. Hare e pėrgjithshme se gjyqi i kulakėve i kishte argėtuar mė shumė se njė shfaqje estrade, ” e pėrfundoi Zijai rrėfimin.
Fytyrat e shokėve tė tryezės dėshmonin kėndelljen qė u gufonte pėrbrenda. - Ama gjyq, - tha Nonda pa e fshehur ironinė.
Njaziu, nėnkryetari i Gjykatės sė Tiranės pyeti ēfarė dėnimi i faturoi gjyqi Qerim Sinanit.
- Tetė vjet burg kėrkoi prokurori, dhjetė i dha trupi gjykues pėr politikė penale, - i kumtoi Zijai, duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė e tij.
- Gogo Kozmai duhet ta lironte Qerimin qė aty nė sallė, - vėrejti Gazmir Xherahu. - ... dhe pastaj tė jepte dorėheqjen dhe tė kėrkonte punė krahu, - shtoi Zijai, - se kryetar gjykate s’kishin pėr ta mbajtur.
- Politika penale e hedh nė erė barazinė e qytetarėve para ligjit, - vėrejti Njaziu, - mirėpo asnjerit nga ne nuk ia mban ta ngrejė si problem.

- Jo, e ke gabim, - e qortoi Zijai buzėqeshur. – Ky ėshtė udhėzimi mė i zgjuar qė kemi formuluar ne, domethėnė ata, (ai drejtoi dorėn nga selia e K.Q.) mė kuptimplotė, se shpreh konceptin tonė pėr drejtėsinė. Ai na lejon t’u japim shokėve tanė dėnime mė tė lehta nga ē’parashikon ligji, ndėrsa kundėrshtarėve t’ua rrasim sa mė thellė. Pra drejtėsia nuk humbet asgjė se ēka hiqet kėtej, shtohet nė anėn tjetėr dhe hesapi del eka-ek.
Konkluzioni i tij u miratua me tė qeshura kėndellėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara