HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Poezi e metafizikės sė jetės

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

(Kurt Marti, Fjalimi mortor, Albaniches Institut, Zvicėr, 2006, pėrktheu Zef Ahmeti)

Kurt Marti (1921) ėshtė autor Zviceran i ardhur shqip nga pėrkthyesi Zef Ahmeti. Autor i shumė vėllimeve poetike, ai ėshtė marr edhe me tregime, por edhe veprimtari shoqėrore, duke qenė prift evangjelist, sidomos shquhet pėr kontributin ekomenik.
Ndėrsa arriti famėn pėrmes artit poetik, ku pikasi fatet e njeriut nė vurbulėn e ngjarjeve dramatike, duke i dhėnė asaj njė frymė tė re, njė model tė ri, njė dimension tematikė interesant. Kjo poezi pulson nga shprehja lakonike, nga njė dendėsi figurash poetike tė gjetnua me mjeshtri.

Poezia e librit ”Fjalim mortor”, e botuar pėr herė tė parė me 1960, ka shėnuar njė dimension tė ri nė poezinė Zviceran. Kjo poezi e ndėrtuar pėrmes njė natyre ligjėrimore specifike, me trajta retorike, ngėrthen nė vete aspektet etike dhe filozofike tė jetės, sė kėndejmi pulson nga dimensioni refleksiv-filozofik, pėr tė qenė njė panoramė metafizike e jetės, forma kjo qė e bėn kėtė poezi sa dramatike, aq edhe tė hareshme, sa me nuanca tragjike, aq edhe me shprehje tė kėndėshme pėr jetėn dhe pėrtej jetėn, tema kėto tė preferuara tė poetit. Ky ligjėrim lirikė, qė pėr specifik tematike ka rrafshin semantik, ndėrtohet nė tekst pėrmes kodeve universale tė interpretimit tė fenomeneve, tė cilat lidhen me jetėn, pėrtej jetėn, aspekte kėto qė behėn lajtmotive tė kėsaj poezie, ndėrtuar kund me nota tė rėnda, pikėlluese, kund me ndjenja hareje e gėzimi.

Poezia nė tėrėsi ndėrlidhet me konceptet e metafizikės sė jetės, njė tip i poezisė meditative, ku individi bėhet busulla e sistemit figurativ, ku rrėfehet herė nė trajta subjektive, por herė edhe narrative pėr fatet e njeriut tė kohės nė kuadėr tė universit tė gjerė. Autori duke i dhėnė pėrparėsi dimensionit semantik tė tekstit, sikundėr sugjeron njė etikė tė poezisė. Dhe kjo etikė poetike, buron nga njė shpirt i madh, qė ka pasion testamentet si intenca poetike, tė cilat i pasuron pėrmes eksperincės qoftė filozofike, qoftė religjioze.

Poezia e pėrmbledhjes ”Fjalim Mortorė”, edhe nė titull na sugjeron njė aspekt tė interpretimit; kėtu s’kemi tė bėjmė me njė poezi tė “hareshme”, por me njė poezi refleksive, tė rėnd pėr lexim nė shikim tė parė, pėr njė mort, ku sistemi ideor dhe motivet nė tėrėsi pėrshkohen nga ndjenja tė jetės dhe pėrtej jetės, vdekjes. Ky projektim poetik, natyrshėm ka rrjetin e vet tė funksionimit; poeti artikulon rrufeshėm sekuenca tė pikėllueshme tė jetės. Ky rrjet gjen mbėshtetje dhe frymėzohet nga dimensioni religjioz, i krishterė.

Ky aspekt ideor, duke konfiguruar poezinė, si univers i tėrėsishėm poetike, natyrisht merr statusin e shenjės poetike, ku i shėnjuar, njeriu i vdekshėm bėhet preh trajtimesh nga mė tė ndryshmet, tė cilat, kur e kur pasurohen edhe me rrjetin jashta letrar, qė ka vet qenėsia e poezisė; qė ėshtė rrjeti intertekstual, kryesisht i influencuar nga diskursi biblik, si ligjėrim dhe tematikė, por edhe si model artistik. Kėtė rrjet autori e pasuron me rrafshin filozofik dhe psikologjik. Kėndej pari, poezia merr karakteristika tė theksuara tė mortalitetit: “Ne urrejmė/ dhe kemi /shpesh pak arsye/ pėr urrejtje”.
Pėrmes kėsaj natyre ligjėrimore, Marti artikulon njė kod poetik qė bėhet udhėrrėfyes i tėrė sistemit poetik.

Njė aspekt tjetėr qė e karakterizon poetin Marti ėshtė rrafshi i konfigurimit tė retorikės sė tekstit; autori luan me retorikėn e pyetjeve sugjestive, pas sė cilave herė pas herėve sugjerohen pėrgjigje, herė lihen tė vetėkuptohen nga lexuesi, por nė raste tė caktuara nuk heziton edhe tė jepen pėrgjigje poetike, madje nė formė predikuese, tamam sikur njė bari shpirtėror.

Recensenti i librit Shefqet Dibrani nė parathėnien shkruan se ”Pėrgjithėsisht poezia e Martit kanė spikamė individin nė shoqėri, sjelljen e tij dhe hallet e shumta qė e preokupojnė secilin qytetar tė rėndomtė, tė gjitha kategoritė e shoqėrisė njerėzore”. Shtoja kėsaj edhe metafizikėn e jetės, kjo poezi del mjaft e veēantė nė kontekstin tonė kulturor dhe letrar, nė tė cilėn temat e tilla, rezultat i zhvillimeve etnike dhe kombėtare kanė mbetur nė margjina tė letėrsisė, edhe pse nuancat e tragjikes sė jetės, kanė ndėrlidhshmėri simbolike.

Kurt Marti poezinė e projekton, artikulon duke shpėrfillur “metoda letrare”, por ndėrlidh simbioza e shumta, pėr tė shpėrfaqur tendencėn ligjėrimore qė sforcon pozicionin e subjektit shkrues (poetit); pozicion ky qė ėshtė i njė orakulli qė predikon palodhshėm pėr fenomene tė jetės, dukuri qė lidhen me individin, qė nga lindja deri nė vdekje, pas sė cilės, siē do shprehej poeti mbesin vetėm “fletėpagesat”. Autori kėtu sikundėr sugjeron lexuesin empirik tė konsoliduar dhe interkomunikon nė rrafshin e lartė poetik.

Nė universalitetin e vet, poezia e Kurt Martit ligjėrimin artistik e ndėrlidh me pėrvojat jetėsore, ku tekstet shtresohen pėrmes konteksteve personale; autori thur vargjet e spikatura:
“Unė i kam shijuar ditėt e mira/ Pra s’kam tė drejtė/ Tani tė ankohem pėr ditėt e kėqija”.
Janė kėto vargje qė shprehin esencialitetin poetik dhe njė sistem porosish tė kėsaj poezie.
Duke sforcuar kodin e njė poezie moralizuese, autori duket se bėn beteje tė ashpėr me trendėt bashkėkohėsisė:
“Kush e dijė nevojėn/ e njė vajze trashaluqe?
...dhe sė fundi shoqėria ka nevojė/ Pėr vajza trashaluqe e me zemėr tė mirė”. Autori sikundėr sugjeron tė meditohet pėr vlerat sublime, pėr tė cilat shoqėria ėshtė e etur.

Kėtė poezie e pasuron edhe vėnia e citimeve nga mendimtar tė ndryshėm pėrballė poezive, njė formė kjo qė i jep dinamikė tekstit dhe shtreson domethėnie mė ekuivokė; poezia evokon, por edhe pėrmes pėrmasės sė citimeve bėhet me kuptimplote, asociacionet e shenjat poetike si simboleve e arketipe, ngrisin rrafshin artistik tė tekstit.

Nė kėtė poezi pulson mjaft fuqishėm edhe ndjenja e poetit, dhe solidarizimi me kategoritė e nėpėrkėmbura shoqėrore, tė cilat bėhen shenja forcuese tė ritmit poetik, qė shprehin njėherėsh intencėn qėllimore letrare tė letėrsisė sė angazhuar nė shėrbim tė ideve tė mėdha, tė cilat autori i mishėron pėrmes rrafshit religjioz e biblik. Autori inkorporon me dije letrare rrjetin interktestual tė teksteve dhe kėshtu projekton lexuesin empirik.

Duke kėrkuar qė tė lihet tė “vdekurit t’i varrosin tė vdekurit” autori sikur implikon rrafshin tjetėr tė metaforės poetike, dėshirėn pėr t’u “vėllazėruar me jetėn”, duk ngrehur dolli. Poezia e Kurt Martit shpeshherė godet ashpėr, por nė mėnyrė krejt imlicite politikat, qė i atribuon pėrmes simbolikės sė “karriges”, nė tė cilat kanė funksion mjaft trishtues, pėr tė “djegur kufomat”, ngase ato thotė poeti “nuk janė karrige profetėsh apo apostujsh”.

Poezia e Kurt Martit ėshtė kryesisht e ndėrlidhur me pėrsiatjet pėr jetėn, vdekjen, andaj natyrshėm qė nė kėtė rrafsh, edhe njė tip i veēantė i poezisė sė lutjes, do tė zė vend me rėndėsi. Nė kėtė kontekst, autori interkomunion me Zotin nė forma tė ndryshme. Andaj duke shtruar pyetjet retorike pėr ringjalljen e tė vdekurave, autori sikundėr shpalos intencėn tjetėr qė ndėrlidhet me ringjalljen e atyre qė jetojnė, njė ripėrtėritje tė shoqėrisė, drejtė tė mirave sublime.

Kjo pėrmbledhje poetike vėshtruar pėrgjithėsisht, ndėrtuar pėrmes koncepteve tė mėdha, pėr tė cilat pėrsiatet nė forma tė ndryshme, nuancat e sė cilave nė poezi marrin ngjyra estetike tė kėndshme, edhe pse nganjėherė ritmi poetik ėshtė dėshpėrues, ngase autori kurdoherė lexuesin e ballafaqon me vdekjen. Nė fund, poezia e Kurt Martit, e ardhur shqip me njė pėrkthim mjaft stabil poetik nga Zef Ahemti, pasuron sfondin e vlerave letrare tek ne dhe hap shtigje tė reja pėr zhvillimin e poezisė shqipe drejtė hapjes dhe universalizimit tė saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara