HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Universaliteti i letėrsisė kadareane dhe fushata e mjerė kundėr tij

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

...ēdo tendencė pėr tė kėrkuar pėrtej tekstit, ėshtė e pakuptimtė, dhe si e tillė pa ndonjė funksion e domethėnie tė vlefshme estetike-letrare, sepse funksioni i kritikės ėshtė tė hedh dritė nė raport me objektin e saj (veprat letrare), e jo mbi sekuencat tjera tė biografisė sė autorit, ēfarėdo qofshin ato. Vetėm teksti ėshtė veshja e autorit, ėshtė shėnjuesi i tė shėnjuarit (autorit), andaj ēdo tendencė pėr t’u marr me autorin, pėr ta shkėputur atė nga teksti, s’ėshtė gjė tjetėr pėrpos shmangie e qėllimshme nga objekti themelor i profesionit tė tij: arti i shkrimit letrar.

1.
Fushata kundėr shkrimtarit Ismail Kadare, ėshtė aq absurde, sa njė ngjashmėri, jo analoge nė pėrmasat dhe semantikėn, por nė modelin, mund t’ia gjejmė tek romani brilant i Franc Kafkės, “Procesi”, nė tė cilin roman personazhi Jozefi K. papritur i nėnshtrohet njė mori akuzash, hetimesh, gjykimesh dhe nė fund, njė ekzekutimi absurd. I gjithė ky rrėfim ėshtė konstruktuar me trajta tė fuqishme groteske. Nė romanin nė fjalė, fabula konstruktohet nė relacion me personazhin e Jozefit K., i cili paradoksalisht gjendet para njė akuze, tė cilėn e shpėrfillė, ngase nė dukje tė parė ėshtė e pakuptimtė, absurde, por qė pėrfundon me njė akt tragjik: vrasjen, madje pa mundur as tė mėsoj “fajin” e kėtij dėnimi absurd.

Nė aspektin e “gjykimit” pėr letėrsinė, ky roman me trajtat shumėformėshe tė diskursit, mbetet modeli interesant pėr tė analizuar “gjyqin” qė i bėhet shkrimit artistik. Jozefi K. vdiq si njė qen, por shpirti i tij i pėrjetėsuar nė art, jo. Ai rron, i fuqishėm e pėrjetėsisht. Kjo ėshtė fuqia magjike e letėrsisė. Ky ėshtė misteri i letėrsisė. Kjo formė e pėrfundimit nė roman le shumė mundėsi interpretimi, prej atyre qė mund ta konceptojnė artin dhe krijuesit e tyre si tė persekutuar nga gjyqe absurde, deri tek ato qė ēėshtjen e ndėrlidhin me njė religjion tė caktuar, qė nė substrat ka shumė shtresa empirike!

Nė tė vėrtetė, letėrsia dhe autorėt e mėdhenj, shpeshherė janė gjendur dhe gjenden para gjyqeve tė caktuara. Por bota e madhe e letėrsisė ėshtė triumfuese, edhe nėse autorėt nė situata tė caktuara gjinden tė dėnuar. Shembuj tė kėsaj natyre nė botėn e madhe tė artit letrar kemi shumė. Kemi shumė autorė tė mėdhenj tė ndjekur, gjykuar, akuzuar e dėnuar, nga sajesa fare absurde. Me njė precedent tė kėtillė ballafaqohet sot edhe letėrsia e shkrimtarit tė madh Ismail Kadaresė.

2.
Dijetari francez i letėrsisė Roland Barthes nė eseun e famshėm “Vdekja e autorit”, duke diskutuar relacionin mes tekstit dhe autorit, pėrveē tjerash shkruan: “Prej momentit kur njė fakt tregohet me qėllim jokalimtar, domethėnė jashtė ēdo funksioni tjetėr pėrveē vetė ushtrimit tė simbolit, kemi kėtu shkėputje, zėri humb origjinėn, autori i qaset vdekjes sė vet, domethėnė fillon shkrimi”.

Fuqia e letėrsisė ėshtė e pazėvendėsueshme, ajo tejkalon gjitha format tjera tė shkrimit, sepse nė vetvete ka fuqinė e shpirtit, pėrfton pėrjetėsinė ngase nė esencė ka tharmin e mbinatyrshmėrisė, tė origjinės homerike tė artit letrar. Andaj, letėrsisė mė sė paku i vyen shkrimi apologjet, sepse nė vete ka statusin e fuqishėm, krejt origjinal dhe autonom, deri nė fund tė pacenueshėm. Nė kėtė kėndvėshtrim, as autorit nuk i vyen apologjeti, edhe pėrkundėr asaj qė e thotė studiuesi amerikan Northrep Fraj se artet janė memece, ndėrsa kritika mund tė flasė.

Ėshtė mendim i pranuar nga gjitha teoritė letrare, se produkt i shkrimtarit ėshtė teksti letrar, shumėllojshmėria e tij semantike e stilistike, trajtat e ndryshme estetike e ndėrthurjet ligjėrimore, shtresat empirike dhe ato fiksionale, tė cilat formėsojnė estetikėn e letėrsisė. Tjetėr gjė nuk mbetet nga autori. Andaj edhe kėrkimet pėrtej letėrsisė sė tij, janė farsa absurde. Tashmė, gjykimet tė cilat nisen nga biografizma e metoda tė pėrafėrta letrare janė tė stėrtejkaluara.

Prandaj, ēdo tendencė pėr tė kėrkuar pėrtej tekstit, ėshtė e pakuptimtė, dhe si e tillė pa ndonjė funksion e domethėnie tė vlefshme estetike-letrare, sepse funksioni i kritikės ėshtė tė hedh dritė nė raport me objektin e saj (veprat letrare), e jo mbi sekuencat tjera tė biografisė sė autorit, ēfarėdo qofshin ato. Vetėm teksti ėshtė veshja e autorit, ėshtė shėnjuesi i tė shėnjuarit (autorit), andaj ēdo tendencė pėr t’u marr me autorin, pėr ta shkėputur atė nga teksti, s’ėshtė gjė tjetėr pėrpos shmangie e qėllimshme nga objekti themelor i profesionit tė tij: arti i shkrimit letrar.

3.
Nė letėrsi dhe kulturė, por edhe nė sferat tjera tė dijeve, kritika shtreson elementet bazike pėr ndėrtimin dhe seleksionimin e vlerave; kritika ėshtė ndėrmjetėsuese dhe si e tillė ėshtė konceptuar nga antikiteti; kritika bėn artet tė flasin, ngase, po e pėrsėrisim atė qė e shkruan studiuesi i madh amerikan Fraji, se artet janė memece. Pra, kritika, nėse ndėrlidhet me esencialitetin e qenies sė letėrsisė dhe fenomeneve letrare, ėshtė dėshmia mė e mirė mendjes sė emancipuar, e vetėdijes sė kultivuar tė njė kulture, si fushė e gjerė, dhe letėrsisė, nė mėnyrė specifike.

4.
Nė botėn e madhe tė letėrsisė, kemi pėrvojat e ndryshme, kur autorėt janė ndjekur, gjykuar, dėnuar, por nuk mbahet mend, tė ketė ndodh njė vepėr e vlerės sė lartė letrare, tė jetė shuar, harruar nė kohė. Madje, edhe sot kemi raste tė tilla; shkrimtari Selman Ruzhdi ėshtė modeli mė interesant nė kėtė kontekst. Ndėrsa nė kulturėn letrare shqipe, shembuj tė tillė kemi mjaftė, mbase, letėrsia shqipe ėshtė nyja mė tragjike, ku autorėt kanė pėsuar; shembuj tė kėsaj natyre, na dalin qysh tek autorėt e vjetėr, Pjetėr Budi i vrarė, Pjetėr Bogdani i zhvarrosur, pastaj autorėt e mėdhenj te mėvonshėm, si: Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj., Tė gjithė kėta dhe njė regjistėr i tėrė, nė forma tė ndryshme, janė dhunuar.

E gjithė kjo s’ka prodhuar asgjė tjetėr, pėrpos njė kapitull tė shėmtuar: sot letėrsia e kėtyre autorėve qėndron nė panteonin mė tė lartė tė vlerave letrare tė letėrsisė shqiptare, ndėrkaq ideologjitė tendencioze qė anatemuan ata, mbahen mėnd si reminishenca tė tmerrshme, tė kujtuara vetėm pėr tė keq. Letėrsia shqipe, e sapodalur nga periudha e ekskomunikimeve dhe ndėshkimeve letrare, nga absurdėt ēoroditės, kur, madje pėr lexim tė njė vepre letrare, siē ishte Lahutė e Malcis e Gjergj Fishtės, apo edhe pėrmendja e emrit, sanksionohej me vepėr penale, dėnohej me burg.

Ndėrkaq sot, nga disa nostalgjikė trumbetohen teori tė ngjashme, tė pėrjashtimit. Dihet se Fishta ka pėrjetuar ēmendurinė e afetarizmit, por nė kėtė marrėzi shoqėrore, tė shoqėruar nga kritika, ai sforcon mitin e fatit tragjik tė autorit dhe i jep nė tė njėjtėn kohė status tė pavdekėsisė veprės sė tij letrare, qė gjallon fuqishėm nėpėr kohė. Megjithėse, edhe pėrkundėr njė aparature tė tėrė shtetėrore, pėrkrahur nga superfuqia e kohės, ajo e ish-Bashkimit Sovjetik, vepra e Fishtės ka gjetur lexuesin e vet, ka luajtur funksionin e vet dhe ėshtė bėrė paradigmė letrare, ngase ėshtė e artikuluar nga shpirti, ka nė vete tė sajuar shpirtin dhe ndėrgjegjen e kombit, andaj hedhja nė lumė e eshtrave tė tij, vetėm sa ka shtuar peshėn e veprės sė tij.

Por ē’po ndodh tash me fushatėn kundėr personalitetit dhe veprės letrare tė Kadaresė, nė kontekstin e njė procesi tė gjithanshėm politik e kulturor, nėpėr tė cilin po kalon shoqėria shqiptare?

Sė pari, kjo qė ngjet ndaj Kadaresė s’ka tė bėjė fare me kritikė tė mirėfilltė letrare dhe s’ka tė bėjė fare me letėrsinė e tij.

Ismail Kadare dhe korpusi i tij, nėse do tė analizonim kontekstin e pėrgjithshėm tė kulturės shoqėrore e letrare, ėshtė vėnė pre e fenomenit tė glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme, duke pėrjetuar iracionalitetin e absurdin e njė debati tė orkestruar, tė pavlerė; me metoda e motive tejet tė ulėta dhe tė bėra nga shije mediokre. E gjithė kjo fushatė kundėr autorit tė pėrmasave ndėrkombėtare, s’ka si tė shpjegohet ndryshe, pėrveē shenjė e varfėrisė intelektuale, fenomen qė ka pėrfshirė jetėn tonė kombėtare.

Ėshtė groteske tė shihet si ngazėllehet opinioni ynė, kur hapėn tema tė nxehta, atėherė kafeve tė shumta, kuluareve tė caktuara, pėrflitet, shpifet e pėrhapen thashetheme nga mė tė ndryshmet. Shtoja kėsaj edhe mentalitetin grumbullor tė shoqėrisė sonė, qė mbetet, ende larg sė qenit e formėsuar nė individualitet, ēėshtja nė fjalė pasqyron shpirtngushtėsinė e njė klase tė caktuar intelektuale, qė po formėsohet me sharje ose himne, e aspak me parime, vlera estetike dhe qasje objektive.

5.
Nė jetėn publike shqiptare, filozofia e mbrapshtė e brohoritjeve dhe duartrokitjeve, disi nuk mund tė ndahet nga pandemi i kontekstit qė na ligjėron shkrimtari dhe dijetari Fan Noli, kontekst qė ka njė ndėrlidhje semantike me ligjėrimin biblik, ku theksohet fuqishėm fatkeqėsia e mohimit tė profetit. Ky fenomen mbetet tejet kompleks nė realitetin shqiptar, dhe si i kėtillė me pasojė, tė cilat drejtpėrdrejtė prekin demokracinė dhe vlerat sublime tė demokracisė, kulturėn, letėrsinė, pėr t’u bėrė diga, pengesė e prosperimit tė kombit. Nė tė vėrtetė, kjo filozofi e mohimit tė njerėzve tanė, ka tendenca tė merr trajta ēoroditėse, te njė mendėsie primitive, ngritur edhe nė hierarkitė mė tė larta nė opinionin shqiptar.

Kjo formė e tė menduarit, fragmenton kombin, tėrėsinė kulturore dhe hedh gurė nė rrugėn qė po trasohet, pėr t’u integruar njėherė ndėrmjet veti, pastaj nė botėn perėndimore. Kjo formė e ligjėrimit publik, tendencat pėr tė denigruar njė autor, me tė cilin mund tė pasqyrohemi mė sė miri nė botėn e kulturės, jo vetėm qė pengon emancipimin e kombit, por edhe promovon anėn e kundėrt tė emancipimit: zhytjen nė errėsirė dhe paragjykime, nė pėrēarje e urrejtje. Nė rastin mė konkret mė sė paku dėmton veprėn e Kadaresė, korpusin e tij tė gjerė letrar e artistik, kjo ofensivė denigruese dėmton kulturėn shqiptare.

6.
”Sado e ndryshme tė jetė Shqipėria nga Suedia, apo Franca, ajo ka nxjerrė nė dritė njė gjeni. Kadareja njihet nė tė gjithė planetin; tė kurorėzosh Kadarenė nuk do tė thotė ta emanciposh atė: do tė thotė emancipoheni vetė ju”- iu shkruante Alain Bosquet nė letrėn drejtuar jurisė sė Ēmimit Nobel, nė Stokholm tė Suedisė. E morėm referencėn e sipėrshkruar tė Bosquet pėr tė kontekstualizuar autorin dhe veprėn e tij, nė kontekstin e debatit tė ”ashpėr”, tė pakuptimtė dhe aspak letrar, qė ka shpėrthyer nė kulturėn e shkrimit shqip tek ne.

Studiuesi francez Alain Bosquet nė referencėn e sipėrtheksuar na jep disa dimensione specifike tė peshės sė artit letrar tė Kadaresė; ai ėshtė autor universal dhe kėtė universalitet e ka si rezultat i tė qenit gjeni nė letėrsi; Kadare ėshtė autor qė njihet nė gjithė planetin dhe ka rrėmbyer zemra tė shumta artėdashėse, andaj tė kurorėzosh Kadarenė nuk emancipon atė, por emancipohen receptuesit, audiencėn e gjerė dhe tė gjithanshme letrare.

Kadare, i dalur nga geni i ynė, shpėrtheu nė botėn e letėrsisė, nė saje tė artit tė tij brilant e tė mprehtė, duke u pranuar nga receptuesit e shumtė ane e kėnd botės sė madhe tė quajtur letėrsi, jo pse ai ishte disident, jo pse ai mbronte identitetin europian tė shqiptarėve, jo pse ai ka “denoncuar” dikė, jo pse ai ėshtė ngritur nga shteti stalinist i kohės, por pse ai shkruan mirė, pse bėn art tė bukur; mbase shkruan aq mirė, sa tė rralla janė krahasimet. Dhe kaq. Pse atėherė aq shumė spekulohet pėr tė?

Njė gjė duhet tė kuptohet nga tė gjithė: nė kulturėn letrare perėndimore, nuk mund tė pėrkthehesh nėse nuk shkruan mirė, nėse nuk je shkrimtar i mirė e universal. Duke qenė vetė dėshmitar i fuqisė sė veprės sė Kadaresė nė Suedi, ajo qė ngjet rreth tij mė duket mė shumė se neveritėse. E gjithė kjo fushatė, nėse mund tė quhet e tillė, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos barometėr i tė menduarit primitiv, i zilisė dhe urrejtjes qė ka mbėrthyer segmente tė caktuara tė shoqėrisė sonė, qė nė subkoshiencė kundėrmojnė qelbėsirat e ideologjive totalitare, qė s’njohin demokracinė, pėrpos njėmendėsinė politike, turkofile e staliniste.

Letėrsia e Ismail Kadaresė ėshtė e madhe. E konstruktuar nėpėrmes invencionit dhe pasionit tė thellė pėr artin letrar, ajo pulson nga imagjinata e fuqishme, stili i larmishėm e dramatik i rrėfimit. Me kėtė potencė artistike, Kadare ėshtė pranuar ane e kėnd rruzullit tė botės si autor i njė korpusi tė gjerė veprash e sprovash letrare. Pėrgjithėsisht, letėrsinė e tij e karakterizon njė botė e dendur, e ndėrtuar me laryshinė orale dhe sistemin e pėrpunuar tė legjendave, tė cilat autori i vesh me pėrmasat e ligjėrimit homerik, me vibrimet e ligjėrimit shekspirian, me magjinė e rrėfimit markezian, pėr tė hyrė kėshtu nė panteonin e vlerave letrare tė botės sė letėrsisė.

Kjo botė e letėrsisė, tek Kadare ėshtė shume e pasur, ndėrtohet pėrmes njė diskursi estetik tė nivelit tė lartė; nė tė hibridizohen trajta empirike, tė cilat pėrbashkohen nė shtratin e narrativitetit tė veēantė; atij tė pėrveēėm: kadarean. Pa asnjė mėdyshje, vlerat e letėrsisė sė Kadaresė, kėtij gjeniu narrativ, tejkalojnė pėrmasat kombėtare, rajonale, evropiane dhe hyjnė denjėsisht nė dimensionet e letėrsisė botėrore. Ajo ēka e bėn kėtė letėrsi tė madhe e universale, mbetet pasioni i thellė qė ndeshet kudo pėr letėrsinė, i brumosur me traditėn homerike tė rrėfimit letrar, tė cilat autori din t’i pėrpunojė e distribuojė si njė mjeshtėr i rryer.

Tendencat pėr tė pėrbaltėsuar autorin e pėrmasave globale, kjo formė e tė bėrit kritikė, ėshtė neveritėse. Ajo ėshtė fushata e egėr, mediokre nė esencė, por qėllimkeqe. Po e pėrfundojmė me mendimin e Roland Barthes nė eseun e “Vdekja e autorit” se “shkrimi ėshtė shkatėrrim i gjithė zėrave, i ēdo origjine”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara