HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rekuim pėr Misionarin

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Misionari nuk vdes. Ai si orakull predikon pėr misionin, bashkon grigjėn rreth idesė sė shenjtė tė misionit dhe shkon nė Pėrjetėsi, duke lėnė pas vete shpirtin, frymėn e misionit, qė enden si njė shkėndijė udhėrrėfyese pėr breza tė tėra.
Shpirti ti tij, menēuria dhe virtytet e tij rrezatojnė gjithmonė. Kėto janė tiparet e misionarėve tė mėdhenj tė njerėzimit.
Historia na dėshmon njė gjė tė kėtillė dhe ne besojmė.
Puna dhe veprimtaria e tij sa shumė i ngjason Profetit Biblik, Mojsiut. Ai nxori popullin e tij nga kthetrat sllave, por nuk e pėrjetoj pavarėsinė.
Kėto vlera tė larta, universale ishin sublimuar nė shkallė profetike, nga Presidenti shpirtėror dhe historik i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova Kosova, shqiptarėt dhe bota e moderuar, nuk humbėn vetėm njė lider tė thjeshtė. Kjo ėshtė humbja e prijėsit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve tė mėdha qė ndodhėn nė Kosovė dhe mė gjerė. Kjo ėshtė humbje e njeriut qė ndikoj nė ndryshimin e relacioneve nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Magjia e filozofisė paqėsore, kundrejt njė politike vrasėse, qė prodhonte vetėm shkatėrrime dhe dhunė, ngazėllej zemrat e sa e sa prijėsve politikė tė kombeve tė mėdha. Ėshtė kjo magjia e fuqisė sė paqes, tamam magji Prometheane qė tregoj sa e fuqishme ėshtė kjo vlerė. Po ashtu, kjo fuqi bėri tė qartė se sa tė pafuqishme janė pengesat ndėrkombėtare, kur ishte nė pyetje domosdoja e mbrojtjes sė Kosovės. Bota e tėra u rreshta pas misionit tė tij tė pėrcaktuar jetėsor. Dhe besoj nė tė.

Presidenti Rugova kaloj nė amshim nė vigjilje tė jetėsimit tė realizmit tė tij.
Po a nuk ėshtė fat i gjithė heronjve tė mėdhenj ky!?
Si prodhim i filozofisė, urtėsisė dhe strategjisė sė tij, Kosova sot ėshtė afėr sė kurrė sendėrtimit tė idealeve tė saja.
Presidenti Rugova, herėn e fundit kur ishte nė Shqipėri, kur u pėrkul nė gjunjė para heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut tha: do t’i forcojmė aleancat me aleatet e tė madhit Skėnderbeu.
Po a nuk ėshtė kjo magjia e fuqishme, me njė vizion strategjik pėr tė rikthyer kombin shqiptar nė Familjen Perėndimore, me dinjitet tė plotė.

Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet ideator i njė politikė moderne, jo vetėm shqiptare. Mjafton tė riciklojmė nė kėto ditė dhembje, strategjinė e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim nė Strukturat Euroatlantike dhe Miqėsi permanente me SHBA-tė. Me urtėsinė e tij, Presidenti nė ēdo takim me rėndėsi, nė ēdo fjalim i ruante fjalėt si visare tė ēmueshme dhe pėrshėndeste miqtė dhe liderėt botėror, qė nga SHBA-tė deri tė Vatikani. Njė vizion, qė edhe nėpėr shekuj duhet tė ndiqet.

Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do tė mbetet nė kujtesėn tonė kombėtare dhe botėrore, vetėm si lider i pėrmasave tė thjeshta politike, qė nė botė janė me mijėra; nė panteonin e vlerave tė mėdha, figura e tij hynė mbi tė gjitha me dimensionet e njė mendimtar tė madhe prej politikani, njė iluminist qė mishėroj dimensionet etike me ato politike, njė personalitet me shpirt tė gjerė dhe human, njė dijetar i madhe i shkencave shoqėrore dhe njė kritikė letrar me dije enciklopedike letrare, njė shpirt rilindės- dhunti kėto tė cilat diti mrekullisht t’i kanalizoj nė tė mirė tė idesė sė demokracisė, lirisė, Pavarėsisė dhe Integrimeve. Objektiva tė rrugėtimeve tė tij dy dekadėshe nė krye tė Kosovės. Nė kėto vite, forca shpirtėrore e programit tė tij, mbi tė gjitha virtyti i lartė i tij, bėri qė gjithė bota pėrparimtare Perėndimore tė dal nė anėn e Kosovės. Njė precedent i papėrsėritshėm. Dhe njė madhėshti prej Misionari.

Nė njė beteje tė rėndė, me sfida tė rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si njė forcė shtytėse, me dijen e tij, si njė pasuri, qė i dha mundėsi pėr tė argumentuar njė kauzė, me pėrcaktimin e tij tė pa alternativė, si virtyt i pashoq qė u admirua nga gjithė bota e civilizuar.
Janė kėto virtyte dhe vlera kolosale qė kėtij njeriu i japin pėrmasa universale.

Nė rajonin e Eruropės Juglindore, portreti i fuqishėm dhe shumėdimensional i Dr. Rugovės, me vizionet e njė dijetari tė madh dhe me sensin e njė profeti, filluan ta trandin ideologjinė famėkeqe Komuniste dhe tė hapin shkėndijat e para tė vlerave tė demokracisė.
Sa vlerė sublime!
Nė kėtė rrugė, dr. Ibrahim Rugova u nis tamam si prijės, misionar e profetė. Me urtėsinė Sokratiane, me dashurinė pėr atdheut, tė frymėzuar nga modelit dhe ati i tij shpirtėror dhe intelektual, Pjetėr Bogdani, sė cilit ja kushtoj njė pjesė tė punės intelektuale; i frymėzuar nga vlerat e filozofisė jodhunore tė njohura nė Botė dhe tė pėrfaqėsuara pėrmes Gandit, me tė cilin ai u krahasua me tė drejtė, Rugova u bė Ikona e Shqiptarėve dhe e botės sė pėrparuar nė kėto dy dekada.

Duke qenė krenar se i pėrkiste atdheut tė tė madhit Gjergj Kastriotit - Skėnderbeu, tė sė madhes Nėnė Tereza, ai asimiloj dijen dhe guximin dhe besimin, me zėrin e thellė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe tundi pluhurin shekullor qė kishte mbėrthyer qenien shqiptare. Filloj t’i rikthej dinjitetin shqiptar; tė rilidh ato aleanca tė vjetra me aleatėt e figurės markante, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut. Kėtė mision e realizoj.

Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe tė tė mbetet Hero, ashtu siē njihen nė histori heronjtė e mėdhenj, tė cilėve njerėzimi edhe sot jo beson: ai ėshtė njė hero sepse politikės i dha shpirt artistik, angazhimeve kombėtare ju dha dimensione universale. Si i tille personaliteti i tij do te jete i papėrsėritshėm; sepse heronjtė janė Njė, dhe vetėm si tė kėtillė kanė kuptim; nuk do te kishte kuptim civilizimi ynė ti ketė dy Dante Aligera, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bodana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim Rugova. Kėta nė histori mbesin tė vetėm, pa shėmbėlltyra. Si tė kėtillė janė unikat dhe shpirtra qė udhėrrėfejnė grigjėn.
Shekujt rrale prodhojnė heronj te kėso pėrmasave.

Ndėrsa shqiptaret ne fundshekullin XX dhe fillim shekullin XXI patėm fatin t'ia japin botes Nene Terezėn dhe Ibrahim Rugovėn.
Ndjehemi krenar qe e patėm dhe tė pikėlluar qė iku, nė kohėn kur na duhej aq shumė. Por ne i besojmė misionit tė tij.
Filozofia politike, kulturore e Presidentit te Kosovės pėr jetė tė jetėve do tė mbetet model pėr ne. Sepse ajo ėshtė mishėruar ne ēdo zemėr te shqiptarit, ka rrjedhur dhe rrjedhė neper dejtė e tij, dhe ka frymėzuar zemrat pėr njė pėrcaktim, besim ne te ardhmen.

Pushoftė ne paqe shpirti i tij fisnik, human dhe universal.
Amen

Prishtinė, 23 janar 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara