HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hosana shpėtimtar! Kryqėzojeni, kryqėzojeni!

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

1.
Vėnia e kėtyre fjalėve, menjėherė na rikujtojnė poezitė e Fan Nolit dhe klithmat e tij, brenda njė kontekstit tė rėnd politik e shoqėror, nėpėr tė cilat kalonte Shqipėria. Poeti e intelektuali i madh Fan Noli, me shpirt artisti e dije universale, kur i vėnė kėto sintagma nė poezitė e tij, disi na parathotė njė lloj profetizimi, nė formė shqetėsimi, pėr fenomenin nė fjalė, tė cilin po ta analizojmė kontekstin tonė kombėtar, shihet se brenda mendėsisė sonė, jo vetėm qė ekziston, dhe atė nė pėrmasa alarmante, por ėshtė bėrė paradigme rreth sė cilės sillėn vėrdallė grupe politike, intelektuale, ekonomike e mediatike, etj. S'ka dilemė se poezia e Nolit mund tė lexohej sikur tė ishte shkruar nė ēdo kohė. Mund tė presupozohet se Noli, duke shfrytėzuar njė simbolikė domethėnėse biblike, synonte tė ējerrėte maskėn e fenomenit. Nė tė vėrtetė, Noli kėtė mentalitet shoqėror e kritikon sa pėr tė shfryer mllefin personal karshi ngjarjeve tė 1924, aq sa pėr tė vėnė nė pah fenomenin shqetėsues. Pėr ta bėrė sa mė bindės kėtė shqetėsim, Noli synon tė ndėrtoj njė paradigmė letrar duke e ndėrlidh me prototipin (modelin e tij) Jezu Krishtin.

Kėshtu Noli paratregon fenomenin, tė cilin e ndėrlidh me dy konceptet esenciale, tė cilat si tė kėtilla, edhe sot e gjithė ditėn, predominojnė opinionin shqiptar, bėhen pjesė e organizmit tė jetės kombėtare: duartrokitja e pakontrolluar pėr liderin (apo liderėt) dhe kryqėzimi i liderit ose i liderėve. Nė fakt, pikėpamja e Nolit pėr kėso reagimesh shoqėrore, shoqėrohet, pėrveē me shqetėsim, edhe me njė intencė kėrkimore: kjo mendėsi duhet tė hiqet nga botėkuptimi, sepse pengon zhvillimin normal dhe tė shėndoshė tė shoqėrisė e kombit. Nė tė vėrtetė, kushdo qė pėrcjell me vėmendje zhvillimet tona kombėtare, nė Tiranė a Prishtinė, Shkup a Malėsi, Preshevė a gjetiu diku, vėren kėtė fenomen pengues tė shoqėrisė shqiptare. Pse themi pengues? Duke u pozicionuar nė dy ekstreme tė glorifikimit dhe mohimit, gjykimi racional, ai qė quhet mesi i artė, mungon. Nė mos shtypet nga kėto dy pole.

Ndaj, vetėm kultivohen ndarjet, pėrēarjet, glorifikimet pa mėnd, mohimet pa mėnd. Kėsisoji proceset pengohen, zhvillimet e mirėfillta drejtė ngritjes dhe pėrparimit tė kombit bien preh i "udhėheqėsve" tė cilėt ose din tė duartrokitėn ose tė kryqėzohen. Kėtė soj tė botėkuptimit politik sot e ndeshim nė qeverisje, nė opozitė, nė kulturėn e shkrimit, nė media e kudo jo tjetėr. Nga kėndej, logjika e gjykimeve tė pėrmbajtura, qė prodhojnė opinione normale, tė shėndosha dhe civilizuese, disi pėrhumbėt nga farsat e maskimeve qėllimkėqija. Kush pėrfiton nė kėtė aks pėrpos matrapazėt e diletantėt, tė cilėt dinė tė manipulojnė katėrcipėrisht me masat. Dhe tė cilėt, nė jetėn tonė kombėtare janė tė shumtė. Ata i gjejmė kudo tė ēirren kinse pėr "dashurinė" e madhe pėr kombin, por nė anėn tjetėr vazhdojnė ta rjepin e pėrdhosin kombin. Kėta janė nė majat e jetės kombėtare.

2.
Nė historinė e shkrimit biblik, ėshtė i njohur e me interes, tregimi pėr ditėt e fundit tė Jezu Krishtit mbi tokė. Mė vetėdijen se misioni kishte pėrfunduar, ai bėnte rrugėtimet e fundit pėr nė Jerusalem. Vetėm pesė ditė para gjykimit qė do t'i bėnė populli i Izraelit, po ky popull, hyrjen e tij nė qytet e kremton me lule e brohoritma, trumbeta e kėngė, duke e thirrur, Shpėtimtar e Mesi. Ndryshimi i kėtij populli, tė Premten e Madhe, para Pilatit, duke thirrur: Kryqėzojeni dhe lirojeni barabėn, u bė pėr Nolin model real, pėr tė pasqyruar fenomenin, nė kontekstin shqiptar.
Nė tė vėrtetė, prejardhja e kėtyre fjalėve biblike, nė titull, na ndėrlidh me njė relacion mė tė gjerė semantike, qė pikėtakon dhe ndėrlidh koincidencėn, mes ngjarjeve biblike dhe jetės sė autorit; njė ndėrlidhje mes historisė sė popullit tė Izraelit dhe popullit tė tij. Njė ndėrlidhje mes misionit tė Mesiasė (shpėtimtarit) tė Izraelit biblik dhe Shqipėrisė, tek i cili Noli personifikonte vetėn. Nė klithmat e tij krijuese, Noli shkruan poezitė:

Marshi i Krishtit
Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Janė kėto vargje tronditėse, qė krijojnė njė ndėrlidhmėni semantike me vargjet e vjershės qė pason.

Marshi i kryqėzimit
Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.

Kėto dy strofa, me nga katėr vargje, nė vetė ngėrthejnė njė univers tė gjerė dhe mjaft kompleks tė pėrvojės njerėzore, qė ka prejardhje nga jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit, pėrkatėsisht nga momentet e fundit tė jetės sė tij, tė cilat tė kontekstualizuar nė gjendėn tonė kombėtare mund tė "shėrbejnė" pėr tė par e analizuar fenomenin.

Kėto vargje, sa herė i rilexojmė, disi brenda kontekstit shqiptar tingėllojnė mjaft shqetėsuese, marrin nuanca rrėnqethėse. Pėr tė mirė apo pėr tė keq, nga kėto reagime, nuk jemi shkėputur, madje as sot si komb.
Ėshtė fakt i pranueshėm se Noli veprimtarinė e tij e sheh si veprimtari misionari. Ai nė rrugėt e tij jetėsore, para vetės vė dhe personifikohet me tre personalitet, tė cilat nė variante tė ndryshme i imiton: Jezu Krishtin, Gjergj Kastriotin dhe Napolonin. Pėrveē kėtij dimensioni, kjo klithmė Nolit ka konotacione mė tė gjėra, pėr tė cilat, mendoj ja vlen tė meditojmė. Mbase, jo, vetėm tė mendojmė, por tė veprojmė pėr tė ndaluar kėtė lloj mentaliteti.

3.
Nė jetėn publike shqiptare, filozofia e mbrapsht e brohoritjeve dhe duartrokitjeve, disi nuk mund tė ndahet nga pandemi i kontekstit nolian. Fenomeni mbetet kompleks dhe si i kėtillė me pasoj, tė cilat drejtpėrdrejtė prekin demokracinė dhe vlerat sublime tė demokracisė, prosperimin e kombit dhe ngritjen e mendjes pėr njė tė ardhme mė tė ndritshme. Nė tė vėrtetė, kjo filozofi qė merr trajtat e njė mendėsie, e ngritur edhe nė hierarkitė mė tė larta, jo vetėm qė pengon emancipimin e kombit, por edhe promovon anėn e kundėrt tė emancipimit: zhytjen nė errėsirė dhe paragjykime, nė pėrēarje e urrejtje.

Ēuditėrisht, brenda kombit shqiptar dalin pėrplot momente dramatike, nė tė cilat reagojmė sipas klithmave tė Nolit dhe klithmave tė njohura biblike. Kultura dhe historia shqiptare ėshtė ndėrtuar me kundėrthėnie, jo pėr tė promovuar sistem idesh a vlerash, por pėr tė pėrbuzur tjetrin. Diēka si antipod. Ndaj, jo vetėm nė tė kaluarėn, por edhe nė tė tashmen tonė, ndeshim momente tragjike tė pėrbuzjes ose glorifikimit tė prijėsve. Njė shembull e kemi te figurat emblematike: tri figura kulmore qė ndikuan nė pėrmasa tė jashtėzakonshme nė formėsimin e identitetit shqiptar, u pėrdhunuan pas vdekjes dhe janė pa varre. Thėnė ndryshe u pėrdhosėn nga fenomeni i duartrokitjeve dhe kryqėzimeve. Po kėshtu, shumė personalitet tė mėdha, tė pazėvendėsueshėm pėr kontributin e tyre pėr zhvillimin dhe ngritjen e kombit, i kemi tė shkapėrderdhur, me varre nėpėr vende tė ndryshme. Precedent me kėtė ėshtė, edhe vet Fan Noli.

Njė fat tė kėtillė tė keq pat edhe Presidenti shekullor i Kosovės, me reagimet primitive qė u bėn ndaj mėnyrės sė varrimit tė tij. Kėto veprime bėhen nga turma tė dehur nga interesa tė ēfarėdoshme, tė manipuluara e tė abuzuara nga qarqe tė ndryshme politike, ekonomike a mediatike. Nė kėtė amulli, gjasat pėr interesa strategjike nacionale janė tė zbehta. Ngarendja e pakontrolluar pas liderėve, ose pėrbuzja e tyre i krijon hapėsirė tė mjaftueshme politikės, matrapazėve e diletantėve pėr tė mbajtur tė mbėrthyer interesin qytetarė. Kėshtu, Shqipėria vazhdon tė jetoj nė mjerim, ndėrsa politika qeverisėse vazhdon tė vetėkėnaqėt me retorike demagogjike. Fati i tillė po e kėrcėnon edhe Kosovėn, e cila po ndahet nė pole ekstreme, tė glorifikimeve dhe mohimeve absurde.

Trajtimi i kėtij fenomeni nga Fan Noli me mjeshtri artistike dhe duke shfrytėzuar ligjėrimin biblik, edhe nė topikė edhe nė figuracion, ėshtė momenti tė shihet nė dritėn e njė gjykimi mė kritik aktual. Rikontekstualizimi apo aktualizimi i kėtij fenomeni, do t'i shėrbej tė ardhmes dhe do eliminonte kėtė lloj mendėsie nga jeta kombėtare. Pėr njė gjė tė kėtillė, kujtoj se kemi mė shumė se shumė nevojė. Eliminimi i reagimeve ekstreme, qė prodhon vetėm fluska opinionesh dhe zėvendėsohet nga gjykime racional, kritik, pa emocione e eufori, krijon paradispozitat pėr emancipimin, jo vetėm tė politikės, tashmė si domosdoshmėri, por edhe tė kulturės, ekonomisė, arteve dhe sferave tjera kombėtare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara