HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Identiteti civilizues dhe shqiptarėt

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

( Bishtėnim deri nė skajshmėri ndaj fakteve historike )

"Lufta e ardhme asht lufte e djalerise shqiptare kundra anmikut ne zemer te vet, asht lufte mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv, asht lufte botekuptimi drite kundra nje botekuptimi errsine, asht lufta e okcidentalizmes shqiptare kundra orientalizmes shqiptare" - shkruante dijetari i madh i viteve tė 30-ta Krist Maloku nė eseun “Oriental apo Okcidental”, nė periudhėn kur ishte bėrė Shqipėria, por duheshin bėrė shqiptarėt. Ky pasues i cituar, i kontekstualizuar nė debatin Qosja - Kadare kap konotacione reale, ngase prek deri nė palcė esencėn e polemikave. Ky shkrim i dijetarit Maloku ėshtė reflektim ndaj debateve tė shumta qė bėheshin nė shtypin e kohės rreth problematikės shqiptare, veēanėrisht tė aspekteve orientuese civilizuese, nė tė cilin debat kontribuan shumė autorė (Konica, Koliqi, Merxhani, Noli, Koca, Maloku etj.). Rezultat i kėtyre autorėve... kemi trashėguar njė mendim tė emancipuar pėr pėrkatėsinė kulturore e civilizuese shqiptare.

* * *

Sė fundmi, opinioni shqiptar ėshtė pėrfshirė nga polemika Kadare-Qosja. Ky i fundit me njė shkrim, tė botuar edhe si libėr: “Realitet i shpėrfillur - Vėshtrim kritik mbi pikėpamjet e Ismail Kadaresė pėr identitetin shqiptar”, hapi debatin e ashpėr pėr identitetin shqiptar dhe pėrkatėsinė civilizuese shqiptare. Pas kėsaj pat sa e sa shkrime dhe opinioni u nda nė dyshė: oriental e oksidental. Pėrderisa Ismail Kadare, figurė kjo ndėrkombėtare, pėrmes sprovės “Identiteti europian i shqiptarėve” mbron me konsekuencė mendimin se shqiptarėt nė gjitha aspektet kanė identitet europian, Qosja me njė diskurs retorik, nė esencė, pa ndonjė shqyrtim tė argumentuar synon tė barazpeshojė veten me Kadarenė, duke synuar njė anė tjetėr tė identitetit shqiptar, qė na qenka aq sa perėndimor, po aq edhe lindor, aq sa oksidental, po aq edhe oriental.

Domethėnė sipas Qosjes, identiteti shqiptar qenka ambiguist, jounik, e ēka jo tjetėr. Nė kėtė vorbull diskutimesh, ēudi ėshtė mospėrmendja, nga ana e Qosjes e identitetit serbo-sllav te shqiptarėt, mbase edhe tė ndonjė identiteti tjetėr, qė do tė na dilte rezultat i hapjes sė shqiptarėve nga bota, sidomos kur kihet parasysh fakti se nė Kosovė sot punojnė mė shumė se njėzetmijė perėndimorė, tė cilėt mund tė lėnė ndonjė gjurmė identiteti. Ajo ēka nuk pėrligjet as nga historia, as nga kultura shqiptare, as nga letėrsia, synon tė merr pėrligjje nga Qosja. Duke tentuar tė krijojė njė “mozaik” nė identitetin shqiptar, ky autor hap rrugė qė nesėr nė kulturėn shqiptare tė kanė tė drejtė tė njėjtė, gjithė ata qė kanė preferenca pėr defilues qė lėnė ndonjė gjurmė nėpėr hapėsirat shqiptare, tė kėrkojnė tė njėjtėn pjesė tė identitetit. Pse jo edhe proserbėt! Kjo ėshtė ironia mė e thellė qė mund t’i bėhet trajtimit tė identitetit shqiptar.

* * *

Nė thelb tė polemikės qėndron pikėrisht pyetja nėse janė apo jo shqiptarėt europianė? Duke kundėrshtuar idetė e Kadaresė, jo me kundraide, siē do tė duhej tė polemizohej, autori zgjedh njė rrugė tjetėr, atė tė apologjetit tė muslimanizmit, jo vetėm nė planin kombėtar, por edhe me gjerė, kur sulmon Presidentin Amerikan Xhorxh Bush etj.

“Nuk mund te mos mendohet se tani kur, si pasoje e fundamentalizmit islamik, te tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, eshte rritur disponimi kundermysliman ne disa vende perėndimore; kur kryetari Xhorxh Bush ben mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam, mysliman, xhami, shkaktojnė sendisje ne mjedise te ndryshme perėndimore; kur, si thonė studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit dhe islamit dhe e kryqėzatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosove e quajnė politikisht te leverdishme per karrierėn e vet te ndėrrojnė fenė; kur, si pasoje e sjelljeve shpėrfillėse te disa politikaneve shqiptare ndaj dinjitetit te fesė myslimane, gjithnjė e me shume shqiptare myslimane ne Kosove dhe ne Shqiperi ndihen te diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qe te dėgjohet pėr disa oktava me lart zėri i tij, me pare i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman, ne te vėrtetė kundėr perberesve myslimane ne identitetin e pėrbashkėt, te pėrgjithshėm, historik, te shqiptareve!" ("Realiteti i shpėrfillur" i Rexhep Qoses, gazeta "Shqip", Tiranė).

Po tė lexohet vetėm ky pasues, do shihet mllefi allaqosjan, qė shpėrthen me njė mėri tė papėrmbajtur ndaj ēdo gjėje qė frymon perėndimore. Kėshtu niset turr nė sulm ndaj Kadaresė, me fjalėformime, qė s’shėrbehet nė asnjė segment, me tė dhėnat qė dalin nga historia dhe kultura jonė pėr identitetin shqiptar, por me stil gazetaresk, me terma qė synojnė tė jenė bombastikė, pėrpiqet tė sulmojė idetė europiane, jo vetėm tė Kadaresė, por edhe tė gjithė shqiptarėve. Ēėshtja e identitetit tė shqiptarėve dhe pėrkatėsisė civilizuese, nė shkrimin e Qosjes, bėhet pre e njė dėshire tė autorit, duke iu bishtnuar deri nė skajshmėri fakteve dhe tė dhėnave. Autori nė asnjė aspekt nuk ndėrton relacione mes kulturės e identitetit, pėr tė nxjerrė pastaj qėndrime tė caktuara, por, nė emėr tė komunitetit shqiptar musliman, turfullon mllef ndaj oponentėve tė tij, qė tash i personifikon me Kadarenė.

Nė fakt, keqkuptimi e Qosjes pėr identitetin shqiptar (Piro Misha) ka njė histori. Ai ėshtė rezultat i shumė tendencave tė tij tė vazhdueshme, pėr tė krijuar nė opinion hapėsirė manovruese politike, qė nisėn me njė shkrim tė publikuar mė parė, ku sulmon Institucionet e Kosovės pėr vendosjen e portretit tė Humanistes mė tė madhe tė njerėzimit, Nėnės Terezė dhe tė Papa Gjon Palit II nė zyrat e Institucioneve tė Kosovės. Nė kėtė shkrim, Qosja akuzon edhe qeveri perėndimore, sidomos atė Italiane me mllef ta papėrmbajtur, aspak intelektual dhe shumė kundėrthėnės, prapavijat e sė cilės tė bėjnė tė dyshosh pėr ēfarėdolloj tendencash, prej atyre qė kanė parashenjėn nė problemet e sotme ndėrkombėtare. Nė tė vėrtetė, ata qė njohin sadopak realitetin shqiptar, e kanė tė qartė se kjo polemikė, ose mė mirė tė thuhet ky mllef i autorit tė kėsaj polemike, ka nė vete edhe njė histori dhe parahistori: buron nga mllefi i pashfrenuar e tij ndaj Presidentit Ibrahim Rugova dhe dėshtimeve tė tij tė herėpashershme nė jetėn politike karshi Rugovės.

Kjo fushatė mediatike e Qosjes ka njė parashenjė edhe nė studimet e tij, tashmė tė demoduara, qė pėr kulturėn shqipe, por edhe pėr kritikėn letrare; nė pėrgjithėsi pėr studimet letrare, paraqesin minimumin e vlerave tė mundshme. Ngase, ky autor, asnjėherė nuk ka pėrdorur njė qasje integrale, ka tentuar tė fragmentojė kulturėn letrare shqipe, ka mbetur jashtė studimeve perėndimore pėr letėrsinė dhe ka aplikuar teori kryesisht pozitiviste e soc-realiste, tė cilat s’pėrkojnė aspak me qenėsinė e letėrsisė. Kėshtu qė ka mbetur jashtė zhvillimeve tė hovshme tė mendimit kritik letrar. Nuk do ia falin studimet shqiptare asnjėherė, pėr anashkalimin qė ky autor i ka bėrė letėrsisė sė vjetėr shqiptare, korpus letrar ky qė shtreson bazat e vetė kombit shqiptar, pa tė cilėn, ndoshta edhe vetė autori do kishte, nė tė vėrtetė njė identitet tjetėr: pse mos tė themi turk, pa komb, tė llojit fetar, pasojat e sė cilės, natyrisht qė do ishin tragjike pėr ne.

Nė kėtė sens edhe mund tė “justifikohen” tendencat dhe mllefi i tij ndaj Ismail Kadaresė, qė realizohet pėrmes njė diskursi demagogjik dhe me idenė e tė qenit mbrojtės i tė “diskriminuarve muslimanė”, ai bėhet predikues, sė cilit duhet t’i bindet njė audiencė e gjerė tė cilėn ai e presupozon si islame, duke iu vėnė emrat, ashtu siē bėnė me emrin e Ismail, nė mėnyrėn mė naive e mė primitive. Kjo fushatė e Qosjes, pėrveē tjerash, nuk ka se si mos tė thuhet qė nuk ėshtė edhe tendenca e ripeshimit tė tij politikisht, pas serive tė njėpasnjėshme tė dėshtimeve nė politikė, kur populli “akademikun e madh” nė zgjedhje e vlerėsoi me zero pėrqindje tė votave nė nivel kombėtar. Tashti i ka mbetur religjioni si adut me tė cilin mund tė abuzojė, pėr tė rikthyer vetėn politikisht, pas shumė cirkuseve politike nė Kosovė qė lidhen me emrin e tij.

Ajo qė mund tė shihet qartė nga leximet e teksteve tė tij, pa ndonjė pėrpjekje tė lodhshme, kuptohet thjeshtė se idetė qė shtron ky autor, nuk shėrbehen as nė minimumin intelektual, me tė vėrtetat qė formėsojnė identitetin civilizues tė njė kombi dhe pėrkatėsinė nė rrafshet e civilizimeve botėrore. Madje, autori shpeshherė vėn nė kundėrshtim edhe vetė idetė e tij qė ka shtruar nė librat e tij tė mėhershėm. Ajo ēka mund tė bėjė autori pėrmes kėtij lloj diskursi publik, ėshtė prodhimi dhe fabrikimi i shumė tė pavėrtetave, nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr, pėrpjekje pėr tė krijuar lobinge kundėr asaj qė ėshtė bėrė deri mė tash nė rrugėn e rikthimit tė shqiptarėve pėrfundimisht dhe denjėsisht nė familjen Perėndimore. Nga fakti se nuk ndjehet aktor nė kėtė proces, barikadohet nė taborin tjetėr.

* * *

Kultura e shkrimit shqip si tėrėsi, elementet qė kanė ndikuar nė konstituimin e identitetin shqiptar, pastaj zhvillimet tona civilizuese, sė kėndejmi edhe ato religjioze, natyrshėm duhet kundruar nė trekėndėshin e paevitueshėm: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pėr faktin se ky trekėndėsh ėshtė premisa nga mund tė analizohen zhvillimet tona kulturore, civilizuese, laboratori nga i cili mund tė nxjerrim njė fizionomi tė qartė tė identitetit shqiptar. Ēdo debat pėr zhvillimet tona civilizuese; pėrkatėsinė tonė kulturore-civilizuese, bazuar nė komponentėt qė formėsojnė identitet shqiptar dhe rrafshin e identifikimit tė tij civilizues, duhet tė kėrkojnė pikat apo shenjat identifikuese nacionale qė pėrcjellen nga memoriet historike, e qė si tė kėtilla pėrbėjnė tėrėsinė e universalitetit tė identitetit civilizues shqiptar.

Nė njė analizė, sado sipėrfaqėsore qė pėrcjell zhvillimet tona kombėtare e kulturore, nė planin historik, shenjat identifikuese qė kanė formėsuar konturat reale tė identitetit civilizues shqiptar, i gjejmė, pa ndonjė vėshtirėsi e hamendje, nė relacione tė fuqishme, tė pėrhershme me civilizimin perėndimor. Nėse lexojmė, sado sipėrfaqėsisht kontekstin e formėsimit tė identiteti shqiptar ndėr shekuj, pa ndonjė hamendje shohim se shenjat themelore tė shtresimit te bazamentet e kėtij identiteti janė tėrėsisht perėndimore. Nė vijim do synojmė tė shkoqisim disa shenja themelore qė kanė influencuar dhe formėsuar rrjedhat tona kulturore, nacionale e civilizuese qė kanė ndikuar nė relacionet e lidhjet e veēanta me civilizimet nė rrafshin botėror.

* * *

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet fakti se shqiptarėt pėr mė se dy shekuj (qė nga periudha e njohur si Rilindje Kombėtare), nė pėrpjekje pėr tė konsoliduar radhėt e vetėdijen kombėtare, tė shkallmuar nga pushtimi i egėr turk, nė rrugėtimet pėr ēlirim kombėtar dhe identitet civilizues (Rilindėsit e mėdhenj) proklamuan njė formulė tė unitetit, nė formė poetike, e cila qe bėrė paradigmė, model pėr besimet ndėr shqiptarė: ”Feja e shqiptarėve ėshtė shqiptaria” (Pashko Vasa). Kjo formulė nėse shihet nė kontekstin mė tė gjerė tė historiografisė sė identitetit shqiptar, ka parashenjėn e fuqishme nga kultura e shkrimit, pėrkatėsisht letėrsia e saj, qė ėshtė bėrė nė kohė tipar pėrcaktues i ekzistencės sė kombit dhe njėherit paradigmė qė ka influencuar gjitha rrjedhat kombėtare.

Si e kėtillė, kjo formulė ka ndikuar nė sforcimin e substancės sė identitetit shqiptar, brenda pėrkatėsisė perėndimore, dhe nė tė njėjtėn kohė ka ndihmuar nė largimin apo edhe zbutjen e diferencave qoftė religjioze, qoftė kulturore tė kohės. Nė tė vėrtetė, kjo formulė njė kohė qe shndėrruar nė udhėrrėfyese. Nė sensin e kėtij mendimi ėshtė formėsuar edhe njė kulturė e tėrė tek ne. Kėsisoj janė mėnjanuar mundėsitė pėr tė “shpėrthyer” diversitetet fetare, kur kihen parasysh shumė faktorė, si: pėrbėrja e besimeve, konstulacioni gjeografik i Shqipėrisė (lexo shqiptarėve), tradita religjioze, qėndrimet ndaj sė kaluarės, mėnyra e ardhjes sė religjionit mė tė ri, dhe dominanca me metoda jo tė pranueshme qytetare; elemente kėto qė mund t’i jepnin njė trajtim tė veēantė ēėshtjes nė fjalė.

Nėpėr zhvillimet tona historike ēėshtja “delikate” e pėrkatėsisė civilizuese ėshtė diskutuar, por jo aq esencalisht. Disi, kjo ēėshtje, rėndom ka mbetur nė margjina, jo pėr ndonjė arsye, se nuk pėrbėnte dimension me rėndėsi nė mendėsinė shqiptare, por pėr faktin se me kėtė synohej tė ruhej “toleranca” aq shumė e dėshirueshme, pėrballė vėshtirėsive tė shumta; nevojės pėr ēlirim dhe konsolidim kombėtar. Kjo “heshtje” u promovua, edhe pėr tė mos hapur “plagė”, nga fakti se nėpėrmjet pushtimit turk ndodhi konvertimi i dhunshėm i njė pjese tė shqiptarėve nga besimi i krishterė nė atė muhamedanė, element ky qė linte mundėsi pėr njė konfrontim me pėrmasa tė rrezikshme, mes atyre qė mund tė konsideroheshin kalaboracionistė dhe atyre qė ruanin deri nė vetėsakrifikim shenjat identifikuese nacionale.

Ē’ėshtė e vėrteta religjioni i “ardhur” asnjėherė nuk influencoi dimensionet kulturore, ngase kujtesa dhe vetėdija nacionale, nė tėrėsi mbetėn tė pėrkushtuara denjėsisht ndaj kulturės dhe vlerave civilizuese perėndimore. Andaj thirrja e rilindasėve ishte pėrceptim krejtėsisht perėndimor. Ngase ishte e mirėnjohur se kultura dhe identiteti ynė u zhvillua, u rrit si kulturė e rezistencės ndaj kulturės sė huaj, tė ardhur, tė dhunshmes. Ashtu siē i ardhur, ky besim kurrė nuk kishte ngulur rrėnjė nė mendėsinė kulturore. Andaj edhe nuk ka krijuar status kulturor tė rėndėsishėm nė identitetin shqiptar. Nė fakt, ky besim, nėse na lejohet ta paraqesim pėrmes njė metafore i ngjasonte pemės sė mbjellun nė shkėmbinj, frytat e sė cilės nuk shihen ndonjė herė.

* * *

Dimensionit me rėndėsi nė pėrsiatjet pėr identitetin civilizues tė shqiptarėve, duhet t’i paraprijė njė analizė pėr rrjedhat e asaj qė e njohim si kulturė tekstuale apo kulturė e shkrimit shqip, qė nė fakt pėrbėn tėrė universin e njohur si identitet shqiptar dhe pėrkatėsisė civilizuese e vetėidentifikuese. Ėshtė fakt i pranueshėm se kultura shqiptare gjatė dhe pas pushtimit turk ėshtė kulturė e modelit tė rezistencės ndaj barbarisė turke. Edhe ajo qė zhvillohej te arbėreshėt e Italisė, me prijės Jeronim de Radėn, edhe ajo qė zhvillohej nė kolonitė e ndryshme shqiptare jashtė vendit. Por edhe ajo qė zhvillohej nė vetė Turqinė pushtuese. Kėsisoj, natyrshėm kultura shqiptare krijon marrėdhėnie tė veēanta dhe specifike me substratin perėndimor, ngase gjithherė synonte rrėnjėt kombėtare dhe rikrijonte mitin pėr pėrkatėsinė antike tė shqiptarėve, pastaj pėr traditėn e bujshme ilire e sidomos pėr historinė eklatante tė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, nė kontekstin e luftimit tė kulturės orientale.

Pėr mė tej, nuk mund tė kuptohet pjesa qenėsore e kulturės shqipe, pa pėrmendur dhe analizuar portretin e Gjergj Kastriotit dhe bėmat e tij qė i gjejmė nė variante tė ndryshme, qė nga autorėt arbėreshė, deri tek ata tė rilindjes kombėtare; dhe mė tej sforcuar deri nė mit e model i pastėr i kujtesės, deri mė sot. Veprat themelore tė kulturės shqipe, madje edhe tė Rilindjes kombėtare, me tė cilėn fushė ėshtė marrė edhe Rexhep Qosja, janė shkruar duke rikujtuar lavdinė skenderbegiane, si lavdi qė ka pikėnisje mbrojtjen e vlerave oksidentale ndaj atyre orientale. Ndryshe nuk ka se si tė kuptohet lufta e Gjergjit tė madh. Mirėpo, nėse anashkalohet ky fakt, atėherė pėrmbyset gjithė vetėdija nacionale shqiptare.

Pėrveē kėtij elementi konstituiv tė identitetit shqiptar, datimet e para shqipe, fillimet e kulturės sė shkrimit, janė premisat e pashmangshme nė konceptimin e identitetit civilizues shqiptar. Fillimet e kulturės shqiptare janė produkt i pastėr i derivimit biblik. Si rezultat i Biblės kemi autorėt themelues tė kulturės shqiptare, mbase edhe kombit shqiptar, nė kuptimin tė cilin e konceptojmė sot (Pal Engjulli, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Variboba, De Rada etj.) dhe shumė tė tjerė.

Dihet tanimė botėrisht se kultura e shkrimit shqip, qė nga datimet e para, jo vetėm qė ka proklamuar njė civilizim perėndimor tė palėkundur, por edhe ėshtė formėsuar kryekreje mbi konceptet themelore tė kėtij civilizimi, me njė lidhje specifike, mbase mė specifikėn me kulturėn perėndimore. Kėtė mendim, nė funksion tė intencės, na sforcon fakti se mendimtarė tė Rilindjes, madje edhe ata tė cilėt jetonin e vepronin nė Turqinė e atėhershme pushtuese, kėrkonin qė shqiptarėt tė orientohen nga Perėndimi, duke theksuar me ngulm se dielli i shqiptarėve lind nė Perėndim.

Ky orientim, edhe pėrkundėr disa elementeve primitive, qė s'rreshtin sė trumbetuari kot, pėr ide tė kundėrta civilizuese dhe kulturore, tash nė krye me Rexhep Qosjen, nuk ėshtė lėkundur dhe as qė lėkundėt, ngase shqiptarėt ndjejnė si perėndimor, jetojnė si perėndimor, janė tė vendosur nė njė mjedis gjeografik perėndimor, kanė kulturė perėndimore dhe mendėsi perėndimore, kanė shkrim perėndimor dhe veshje perėndimore, identifikohen me shenjat dhe tiparet qė e karakterizojnė kėtė univers civilizues. Dhe assesi nuk mund ta konceptojnė vetėn nė kontekste tjera civilizuese, ngase janė tė huaja, tė ardhura, tė dhunshme.

Tendencat e fundit tė Rexhep Qosjes pėrveē tjerash synojnė tė vėnė nė diskutim kulturėn shqiptare nė tėrėsi, e cila fund e kryekreje ėshtė perėndimore, oksidentale? Rrjedhimisht, nuk mund tė mos shtrojnė ēėshtjen, nė formė tė pyetjes-dilemė, se mos pas kėtyre tendencave, fshehėn kėrkesa, qė nesėr edhe Formula e Pagėzimit e Pal Engjullit, edhe Meshari i Buzukut, edhe veprat e Budit, Bogdanit dhe Varibobės, Mjedės, Nolit e Fishtės, Konicės e Malokut, Nėnė Terezės e Ismail Kadaresė, e shumė tė tjerėve, tė kėrkohet, nga tė njėjtit, tė hiqen nga literatura shqipe, nga historia shqiptare, me idenė se po na edukoka keq rininė, ngase ky korpus kulturor dhe letrar ėshtė zhvilluar mbi orientime tjera civilizuese-kulturore, nė emėr tė njė provinence falėse orientale, qė synoka tė identifikohet me bejtexhinjtė, qė pėr letėrsinė shqipe, paraqet minimumin e vlerave kulturore e letrare.

Pėr tė mos hyrė nė aspektin edukues tė kėsaj letėrsie, pėr tė cilin Kadare ka plotėsisht tė drejtė. Pėrmasa e kėsaj ēoroditje mund tė zgjerohet, kur tė shtrohet pyetja-dilema, ēdo tė kėrkohet tė bėhet me heroin kombėtar Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, i cili na paska luftuar kundėr turqve, me tė cilėt dikush dėshiron tė identifikohet pėrmes fesė (Qosja e tė tjerė), ēdo tė kėrkohet tė bėhet me Nėnėn Terezė, personalitetin mė tė kompletuar tė botės shqiptare nė dymijėvjecarin tonė, pėrmasat e sė cilės janė globale; ēdo tė bėhet me veprėn e madhe tė Kadaresė, e cila me pezėm rrėfen pėr karvanin e zhbėrjes sė identiteti shqiptar, tė ardhur nga kultura turke-otomane, ēdo tė bėhet nė fund tė fundit me vetėdijen dhe botėkuptimin perėndimor tė konsoliduar nė jetėn shqiptare?

Pėrgjatė pesė shekujve tė ekzistimit tė evidencuar, tė asaj qė konceptohet si kulturė shqiptare, po tė bėhet njė sintezė simbolike, shohim qartė, pa kurrfarė hamendje, ajo ēka konceptohet identitet shqiptar, si sistem kulturor civilizues, si vetėdije pėr vlera civilizuese, nė universalitet dhe interkominikim, ka ardhur nėpėr shekuj, si produkt i kulluar perėndimor, si komunikim interaktiv i natyrshėm me oksidentin. Vlerėsime tė cilat kanė njė korpus tė gjerė nė kulturėn e shkrimit shqip, si nga autorė klasik e bashkėkohor: (Faik Konica, Eqrem Ēabej, Gjergj Fishta, Fan Noli, Branko Merxhani, Mehdi Frashėri, Kristė Maloku, Ismail Kadare, Engjėll Sedaj, Aurel Plasari, Piro Misha, Stefan Ēapaliku, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, etj.)

* * *

Shtresimet e identitetit kulturor tė popujve (kombeve), rezultojnė nga datime tė lashta. Ndėrsa historia shqiptare, shtresimet e identitetit kulturor, si vetėdije pėr tipare shėnjuese, dalluese nacionale, i trashėgon si pjesė e vetėdijes nacionale, rezultat i zhvillimit etno-kulturor, qė ndodhėn nė dymijėvjeēarin civilizues. Gjitha kėto zhvillime, janė tė ndėrlidhura me atė qė konceptohet civilizimi dhe kultura Perėndimore. Rrjedhimisht, rezultat i kėsaj dalin disa pika elementare tė cilat pėrbėjnė tėrėsinė e konceptit themelor pėr njohjen, pranimin e Identitetit shqiptar, nė rrugėn e ngritjes dhe sforcimit sė substancės kombėtare, unike. Kjo reflekton tė tashmen e padiskutuar: shqiptarėt kanė njė identitet unik, pa marrė parasysh ku jetojnė (Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malė tė Zi, Kosovė Lindore); pa marrė parasysh sferėn religjioze, janė tė besimit islam, katolik, ortodoks, protestant, ateistė, e tė tjerė.

Sė kėndejmi kanė edhe njė orientim civilizues: Perėndimor. Ēėshtja e parė e ēdo analize teorike rreth zhvillimit tė identitetit nacional shqiptar, kap nė vete segmente, tė cilat, si tė tilla kanė ndikuar nė konsolidimin e vetėdijes kombėtare shqiptare, si vetėdije civilizuese perėndimore, produkt i sė cilės ėshtė kombi shqiptar nė fillim tė shek. XXI. Nė fakt, pikat themelore qė do tė shtrojmė, kanė formėsuar konceptin themelor pėr identitetin civilizues shqiptar, ndėrtuar e formėsuar si identitet nacional, zhvilluar brenda shtratit dhe kulturės perėndimore. Duke bashkėndjerė idenė se nė rrėnjėt e kėtij civilizimi jemi bashkėthemelues. Tendenca shpėrfillėse, tė orkestruara e fuzionuar kryekreje nga elemente jashtėkombėtare, tė cilat po trokasin kohėve tė fundit nė kokat e tkurrura, pėr dilema civilizuese, duhet ndalur hovin si tė dėmshme, nė kėtė fazė tė tranzicionit politik e shoqėror, kur shqiptarėt po arrijnė tė realizojnė idealin e kahmotshėm pėr rikthim nė familjen perėndimore.

Janė disa pika shenjėzuese qė kanė formėsuar identitetin dhe civilizimin shqiptar brenda pėrkatėsisė perėndimore. Pika e parė orientuese, nė tė gjitha debatet racionale lidhur me identitetin civilizues, shtresuar si kulturė e lashtė, mbetet pėrkatėsia Ilire, e cila pėrkatėsi ėshtė konfirmuar historikisht dhe pranuar shkencėrisht. Nga kėto datime, kemi dėshminė relevante, qė reflekton edhe pėr tė tashmen. Kėtė dėshmi na jep Shėn Pali Biblik nė Letrat e tij, kur dėshmon pėrhapjen e krishterimit nė botėn e atėhershme Ilire. Ngjarje kjo qė mbetet tejet monumentale nė historiografinė shqiptare dhe kulturėn kombėtare. Si e tillė ka ndikuar nė formimin vetėdijes shqiptare.

Pėr t’u bėrė referencė orientuese, e cila si e kėtillė do tė pasohet me ngjarje e momente tjera, po tė kėsaj periudhe, qė pėrbėjnė kapitull tė veēantė brenda shtratit tonė, pėrkatėsisė sė kulturės sonė Perėndimore, me veprat fundamentale, tė autorėve tė hershėm iliro shqiptar, siē ėshtė Himni i parė kishtar, i shkruar nga Niketė Dardani (Te Deum), pėrkthimi i Biblės ne latinisht nga Shėn Jeronimi ilir, e njohur si Vulgata, pastaj martirizimi i Florit dhe Laurit, pėr tė mbrojtur besimin e parė monoteist nga persekutimet e shumta tė kohės. Rrjedhimisht, kjo kulturė vetėm sa u sforcua nė kohė, pėrmes lidhjeve tė fuqishme me Humanistėt shqiptarė, tė njohur nė kulturėn e shkrimit shqiptar si periudhė e latinitetit, nėpėrmjet emrave tė mėdhenj sikurse Mikel Maruli, Marin Becikemi, Gjin Gazulli, Marin Barleti etj, pa tė cilėt kultura shqiptare, jo vetėm qė nuk mund tė shkruhet, por do tė mbetej tejet e mangėt. Gjitha kėto hallka janė pėrbėrėse me rėndėsi nė ndėrtimin e kombit shqiptar, tė natyrės civilizuese, pėrkatėsisė kulturore.

* * *

Momenti tjetėr me rėndėsi nė pėrsiatjet e shumta, rreth debateve pėr identitetin shqiptar, mbetet, pa asnjė dilemė historia e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, e cila histori mė bėmat e saj ėshtė e njohur edhe nė dimensionet botėrore. Histori kjo e cila me strategji tė jashtėzakonshme, u bė mburojė e kulturės dhe civilizimit perėndimor kundėr vėrshimeve qė paraqiste bota orientale. Pėr tė ndėrtuar nė kulturėn shqiptare prototipin e heroit nacional, qė do bėhet kult nė mbarė hapėsirat shqiptare, qė gjashtė shekuj, qėkur shqiptarėt ranė nė prangat e barbarisė turko-otomane. Portreti dhe figura eklatante e historisė shqiptare, do tė shpallet me tė drejtė nga Vatikani si “Atlet i Krishtit”, mbrojtėsi i kulturės dhe civilizimit perėndimor nga vėrshimet e hordhive aziatike. Pėrgjatė shekujve tė pushtimit turk Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, do tė mbetet model i papėrsėritshėm gjithherė; portreti i tij do tė influencojė ndjenjat dhe idetė liridashėse, do tė ndikojė nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare pėr vetėdije kombėtare, poashtu edhe pėr orientimet kulturore e civilizuese, do tė ndikojė nė letėrsinė dhe artet shqiptare gjatė tė gjitha fazave tė zhvillimit.

Rrjedhimisht, gjithė kultura shqipe e shkruar, qė do tė pasohet pas kėsaj periudhe, ėshtė formėsuar si prototip qė i referohet ngjarjeve qė lidhen me bėmat e heroit kombėtar Skėnderbeut: filozofi kjo e ngulitur thellė nė identitetin shqiptar, pėrmasat e sė cilės janė evidente nė ēdo segment tė jetės shqiptare, sikurse nė histori, diplomaci, kulturė, letėrsi, arte tjera, pikturė, skulpturė etj. Njėherit pėr t’u bėrė paradigmė e gjitha angazhimeve shqiptare nėpėr shekuj, edhe pas gjashtė shekujve. Nė kėtė rast duhet tė rikujtojmė, fillimet e para tė institucionalizimit tė idesė nacionale nė shekullin XIX, rilindin pikėrisht duke rikujtuar bėmat e Skėnderbeut, nėpėrmjet autorėve tė shumtė, veēanėrisht tė atyre arbėreshė qė rikthyen dinjitetin dhe dashurinė e madhe pėr liri dhe pėr identitet shqiptar karshi “natės sė errėt otomane”.

Mėtutje, moment me rėndėsi jetike, pėr tė analizuar ēėshtjen e identitetit shqiptar, pėr tė analizuar rrugėn e konsolidimit tė kombit shqiptar, pėrfundimisht do tė inkuadrohen pėrmes letėrsisė shqiptare; letėrsi qė ėshtė zhvilluar me njė lidhje tė fuqishme analoge me kulturėn perėndimore, pėrgjatė pesė shekujve tė qetėsimit, edhe nė diskurs, por edhe si estetikė letrare. Letėrsia shqipe, si bartėsja me e mirė e psikologjisė, mentalitetit tė popullit ėshtė ekskluzivisht Perėndimore. Madje edhe atėherė kur krijohej nė vende tė lindjes (shumė rilindės qė jetuan nėpėr vende tė lindjes, jo vetėm qė thonin me konsekuencė se dielli i shqiptarėve lind nė perėndim, por edhe krijonin literaturė perėndimore).

Pėr tė sforcuar idenė tonė, duhet tė rikujtojmė dokumentin e parė tė njohur tė shqipes, njė simbolikė kuptimplote, qė qysh nė embrionin e kulturės sė shkruar shqipe, pagėzon kulturėn shqiptare, letėrsinė shqiptare, gjuhėn shqiptare, shkrimin shqip. Pra, ēdo gjė qė ne sot e njohim qė frymon si shqiptare. Nė fakt, po ta analizonim nė kontekst tė temės sonė, kjo formulė pagėzon edhe identitetin shqiptar. Bėhet premisė pėr vetėdijen Perėndimore. Ėshtė kjo “rastėsia” kuptimplote, shumė signifikative, Formula e Pagėzimit (1468), dokumenti i parė i shqipes sė shkruar, qė pėrgjatė gjashtė shekujve mbeti e ngulitur nė vetėdijen kombėtare, si dokument i parė i shqip. Vėshtruar nė njė kontekst mė tė gjerė, letėrsia shqiptare ėshtė derivuar si produkt i pastėr i shkrimit biblik.

Njė korpus i tėrė veprash letrare, qė njeh kultura shqipe, janė shkruar nė lidhje interletrare e interkulturore me traditėn e shkrimit biblik, tė ndėrlidhura e tė fuqizuara pėrmes transformimit tė diskursit biblik, edhe si filozofi e qenėsimit tė kombit, edhe si vetėdije estetike e letrare. Sidomos atėherė kur substancė kombėtare rrezikohej; kujtojmė autorėt fundamentalė tė kulturės shqiptare: (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Mjedja, Naimi, Fishta, Harapi, Noli, Kuteli, Pashku, Kadare, etj.). Mė tej, pėr tė sforcuar kėtė substancė, mbetet me rėndėsi fundamentale, lidhja e kulturės sė shkrimit shqip me traditėn e alfabetit latin, pėrmes njė beteje qė u kurorėzua nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 1908, me tė cilin akt, tėrėsia shpirtėrore e shqiptarėve identifikohet pėrhershmėrisht me civilizimin oksidental edhe pėrmes shkrimit.

Nėse shkojmė mė tutje, pėr tė sforcuar kėtė substancė, duhet pėrmendur orientimet politike e kulturore, pas shembjes sė ideologjisė komuniste nė Shqipėri, si dhe fazės sė dekompozimit tė kreaturės sė ashtuquajtur Jugosllavi. Nė tėrėsi, politika shqiptare ėshtė pėrcaktuar qartė pėr integrime perėndimore. Kjo vetėdije emancipuese gjithnjė e mė tepėr synon tė manifestohet nė tė gjitha segmentet e organizmit politik e shoqėror, si domosdoshmėri e kėrkesave tė vazhdueshme qė shtrohen pėr riparim tė asaj qė nė tė kaluarėn ėshtė bėrė keq. Pas gjithė atyre sajesave tė bėra me dhunė, nė fund tė shekullit XX dhe fillim-mileniumin e ri, kėrkesat pėr rikthim tė fuqishėm nė rrėnjėt tona, e bashkartikuluar kudo dhe nė ēdo segment me rėndėsi nacionale, ēdo ditė e mė shumė po merr fizionominė e vetė.

* * *

Nė fundshekullin XX shoqėria shqiptare me tė gjitha kapacitetet, ėshtė drejtuar nė rrugė tė rikthimit nė Familjen e Madhe Perėndimore. Tė vetėdijshėm se identiteti civilizues, nėnkupton dhe do tė thotė njė kujtesė historike, njė tė tashme racionale, njė identifikim shpirtėror me shenja, momente, figura qė pėrfshijnė sistemin vlerave tė pėrbashkėta nacionale; veēanti e tipare dalluese qė duhet tė shfaqen nė tė gjithė rrafshet e qenėsimit tė kombit, shoqėria shqiptare po realizon atė qė shtron studiuesi e kritiku francez, Saint Beuvit, kur diskuton problemin e sė kaluarės nė raport mė tė ardhmen: “Kur mendojmė sinqerisht tė kaluarėn, kur e kuptojmė mirė atė, do tė thotė se e kemi vėshtruar saktė tė ardhmen”.

* * *

Edhe pėrkundėr shumė zhvillimeve jo aq tė dėshirueshme tė brendshme, megjithatė, ėshtė kėnaqėsi tė shihet, se dekada e fundit e shek. XX, pėr shqiptarėt mbetet me ngjarje tejet tė rėndėsishme dhe shumė pozitive. Ngjarje qė kanė rezultuar me ndryshime pozitive brenda gjithė hapėsirave shqiptare. Shoqėria shqiptare, tashėm si tėrėsi nacionale ka hyrė nė njė proces tė pėrgjithshėm dhe tė gjithanshėm politik, kulturor, ekonomik, nė synimet pėr rikonsolidim, integrim, prosperitet, nė tė cilin proces po synohet tė aplikohet njė modalitet i ri, me ndryshime esenciale nga i mėhershmi, njė transformim esencial nė mėnyrė qė tė hapen debatet racionale pėr integrime tė fuqishme perėndimore.

Ēėshtja e ndeshjes sė civilizimeve, kjo temė e “nxehtė” dhe delikate, qysh nė vitet e 30-ta, kur u kėrkua domosdoshmėria e konsolidimit tė gjithanshėm nacional, ka qenė njė ndėr temat imediate pėr mendimtarėt e mėdhenj shqiptar tė kohės, tė tubuar atėherė rreth formulės sė shqiptarizmės e neoshqiptarizmės (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashėri, B. Merxhani, Noli, Ēabej, etj). Kėta mendimtarė njėherit vunė bazat e mendimit politiko-kulturologjik tė emancipuar shqiptar, tė argumentuar shkencėrisht, se shqiptarėt kulturalisht i takojnė universit tė civilizimit oksidental, janė gjeografikisht europian, sė kėndejmi edhe shpirtėrisht perėndimor. Dhe nė tė njėjtėn kohė janė analizuar tė gjitha sfidat, sfida qė janė rezultat i shumė faktorėve, sidomos i atyre kulturorė-shpirtėrorė, si pasojė e pushtimeve shekullore. Por ēdoherė ėshtė mohuar ambiguiteti nė identitetin shqiptar.

Nėse sot ne, mund tė diskutojmė pėr njė komb shqiptar, pėr njė kulturė shqiptare, pėr njė qytetėrim shqiptar, pėr njė civilizim shqiptar, pėr njė tė ardhme shqiptare, shenjat e identifikimit nė tė gjitha komponentėt pėrbėrėse nacionale, historikisht mund t’i diskutojmė dhe t’i evidencojmė vetėm nė suaza e nė prizėm tė lidhjeve me kulturėn perėndimore. Sepse si tėrėsi identiteti ynė ėshtė formėsuar kryekėput nė principe e koncepte oksidentale. Tė gjitha momentet e shenjat identifikuese shqiptare nė pėrgjithėsi janė ekskluzivisht perėndimore, pa tė cilat kombi ynė do tė asimilohej. Kjo shpėrfaq tendencat e qarqeve tė ndryshme, qė tentojnė tė paraqesin shqiptarėt me prirje tjera orientuese e civilizuese, tė ndėrtojnė identitet oriental mbi atė oksidental.

Nė kulturėn shqiptare, nuk mund tė diskutohet pėr ndonjė kulturė tjetėr, pėrveē asaj perėndimore nė ndeshje dhe rezistim ndaj asaj qė ėshtė rishfaqur dhunshėm si lindore, e ardhur bashkė me pushtuesit otoman. Kėtė argumentim e mbėshtesin shumė mendimtar tė kohės, ndėr ta studiuesi Sabri Hamiti, i cili kur diskuton identitetin shqiptar, nė theksim tė tij, si vetėdije pėr tipare dalluese, nė zhvillimet dymijėvjeēare, thotė: ”Edhe pse i rrudhur nė kohė e nė hapėsirė tė ndeshjes dhe komunikimeve Perėndim - Lindje, qė e kanė bėrė ta marrė njė karakteristikė tė veēantė evrojuglindore, populli shqiptar ka nė esencė njė kulturė historike perėndimore, qė mbėshtet nė gjuhėn, shkrimin, idetė themelore, fenė.

Pėrfundimit tė Tmas Eliotit se letėrsia dhe kultura perėndimore ėshtė ndėrtuar mbi trashėgiminė e mitologjisė greke dhe krishterimit, pėr kulturėn shqipe mund t’i shtohet edhe mbi mitologjinė vendėse, qė ėshtė e moēme sa ajo greke”. Kėtė vlerėsim studiuesi Hamiti e vazhdon duke shkuar mė larg, kur mbron kulturėn perėndimore shqiptare: ”Kultura shqiptare nuk mund trajtohet mė parė si vend i ndeshjes sė kulturės perėndimore me kulturėn lindore, por mė sė pari si kulturė e kundėrvėnies, rezisntencė e kulturės autentike ndaj asaj tė huajės, tė ardhurės, tė mėvonshmes”.

E shohim tė rėndėsishėm tė potencohet fakti se edhe lideri i shqiptarėve tė Kosovės, gjatė lėvizjes pėr liri, ēlirim, demokraci e rikthim nė familjen Perėndimore, Ibrahim Rugova, qysh nė fillim tė artikulimit tė kėrkesės nacionale pėr Demokraci dhe pėr Pavarėsi, thotė. ”Duke qenė gjithmonė popull i proveniencės oksidentale me histori, me traditė dhe me kulturė, nė kuadėr tė proceseve tė reja integruese evropiane, shqiptarėt dėshirojnė dhe kėrkojnė tė jenė tė bashkuar me njė proces tė afrimit dhe tė bashkėpunimit me Evropėn, me tė drejtė pėr vendvendosje” (Ibrahim Rugova, "Pavarėsia dhe demokracia").

Shqiptarėt nė fundshekullin XX, hynė me pėrplot ndryshime pozitive, tė cilat mund tė vėrehen nė tė gjitha segmentet. Si rrjedhim, tashmė shqiptarėt po mėkėmben si njė faktor relevant, jo vetėm rajonal, por edhe mė gjerė, drejtė sforcimit tė substancės nacionale, por edhe pėrfaqėsimit nė kulturėn perėndimore. Pyetja kush janė shqiptarėt nė tėrėsi, nė rrafshin e identitetit civilizues, mund tė rezultojė me pėrgjigje divergjente nė ēėshtje joesenciale, por para njė tė huaji kureshtar, pėrgjigja ėshtė unike, qė nuk dallon nga shqiptarėt e Shqipėrisė, te ata tė Kosovės, e pastaj tė Maqedonisė prej vendeve tjera ku jetojnė, si Mal tė Zi, Serbi. Ata janė shqiptarė dhe e thonė kėtė identitet. Ata nė tėrėsi proklamohen dhe praktikojnė njė mendėsi perėndimore, identifikohen me tė njėjtėn gjuhė, me tė njėjtėn letėrsi, me tė njėjtin sport, film, muzikė, etj.

* * *

Proceset politike nėpėr hapėsirat shqiptare, na rikujtojnė edhe njė herė se tė qenurit popull unik ėshtė diēka e ēmueshme, diēka qė tė mundėson jo vetėm ndihmėn dhe pėrkrahjen ndėrkombėtare, por edhe tė krijon fuqinė, nė raport me relacionet ndėrkombėtare. Ne mbrojmė mendimin se shqiptarėt kanė identitetin perėndimor, nė tė gjitha rrafshet civilizuese. Ky identitet ka qenė e kaluara dhe e tashmja e kombit tonė. Dhe ky civilizim, do tė jetė, pa asnjė alternativė e ardhmja e kombit, edhe pėrkundėr tendencave shpėrfillėse tė grupeve tė caktuara qosjane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara