HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koshtunica mbyll portat e paqes

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

1.
Nobelisti i letėrsisė nga Meksika Oktavi Paz nė eseun e tij ”Historia si dialog” tė mbajtur si fjalim me rastin e marrjes sė ēmimit Nobel, shkruan se ”demokracia ėshtė dialog dhe dialogu hap portat e paqes”. Duke zhvilluar dialog tė mirėfilltė pėr probleme tė caktuara, qeveritė dhe popujt mund tė arrijnė deri tek ”ėndrra e paqes universale” thotė autori i mė lartpėrmendur.

E pėrmendėm kėtė referencė tė kėtij nobelisti, pėr ta kontekstualizuar nė marrėdhėniet serbo-shqiptare, tė cilat, nga retorika nacionaliste serbe, me vizitėn e kryeministrit serbe nė Kosovė, marrin njė kaheje jo tė dėshirueshme, pėr faktin se vizituesi i padėshiruar i Kosovės, shfrytėzoj njė vizitė private, pėr tė pėrēuar edhe njėherė tek serbėt ndjenja urrejtje, dhe atė pėrmes metodave mė tė sofistikuara panserbe, tė mirėnjohura pėr Kosovėn si Jerusalemin Serb.

Nė fakt, pėrmes kėsaj vizite, e ashtuquajtura qeveri demokratike serbe, qė nė thelb i ngjason qeverive tė kaluara, jo vetėm qė po mbyll portat e paqes dhe dialogut, por po bėhet, me vetėdije a pa tė, promotorė e dhunės dhe jostabilitetit, duke dalur hapur nė pozicionin mbrojtės sė koncepteve tė luftės dhe jo tė paqes. Mbase, kjo duket tė ketė qenė intenca e vizitės sė Kushtonicės nė Kosovė, nė njė datė qė ngėrthen nė vete njė kujtesė tė trishtė pėr gjithė rajoni, e, edhe pėr vet popullin serbė, datė kjo qė u bė mburojė e njė filozofie politike dhe ushtarake tė ēmendur nė dekadėn e fundit tė shekullit XX.

2.
Nė sensin e zhvillimeve tė fundit nė rajon dhe mė gjerė, vizita e Kushtunicės mund tė konceptohet nė suaza tė njohura tė filozofisė iracionale serbe, pėr tė pėrēuar edhe njėherė para botės tendencat e tyre tė gėnjeshtėrta, tė kamuflimit dhe abuzimit me realitetin, qoftė historik, qoftė aktual. Kjo vizitė, pėrveē aspekteve propagandistike pėr konsum tė brendshėm, ėshtė edhe njė dėshmi shtesė, se shteti serb, nuk ėshtė i interesuar pėr tė promovuar paqen, pėr tė jetėsuar paqen, pėr tė zhvilluar frymėn e marrėdhėnieve tė shėndosha, pėr tė lanė anash njė tė kaluar tė dhunshme, por ėshtė interesuar pėr tė ”prodhuar” kriza, nė emėr tė miteve tė ēoroditura, nė emėr tė nacionalizmave fantazmė, qė mund tė prodhojnė tė ardhme tė errtė, mė sė shumti pėr vet serbėt, ngase shqiptarėt, tashmė janė pėrcaktuar pėr dialog, demokraci dhe integrime.

3.
Vizita e kryeministrit serb Voisllav Kushtonica nė Kosovė, pikėrisht nė njė datė qė ka lanė ”gjurmė” tė kėqija pėr gjithė historinė e rajonit, pasojat e sė cilės nuk janė sanuar akoma, nė memoriet politike, do hyn edhe si njė njollė e zezė, nė kuadėr tė njollave tė shumta qė kanė vėnė nė histori, politikat symbyllura serbe. Paraqitja nė manastirin e Gracanicės, me diskurs tė papėrmbajtur nacionalist, duke vazhduar avazin e manipulimeve, gėnjeshtrave dhe trumbetimeve nacionaliste, qė kishin nisur me diktatorin Slobodan Millosheviq, pikėrisht nė momentin e vėshtirė nėpėr tė cilin pa kalon Serbia, pas sinjaleve tė fuqishme nga SHBA-tė dhe Britania e Madhe, pėr tė pranuar kėrkesėn legjitime tė popullit tė Kosovės, duket tė jetė tendenca e fundit nė regjistrin e tendencave tė politikės serbe pėr tė manipuluar me popullin e tyre. Dhe tani janė ne numėrimin e ditėve te fundit me ketė retorike demagogjike te mashtrimit, manipulimit me serbet e Kosovės dhe te vet Serbisė.

4.
Kjo vizitė, pėrveē tjerash ėshtė sinjifikativitet i sė vėrtetės qė ngėrthen nė vete akoma politika serbe. Opinionet dhe avazi i tė ushqyerit tė patriotizmit dhe ngatėrrimit tė religjionit me punėt e politikės, si propagandė e vjetruar dhe e demoduar, tė cilėn e ka pėrdorur dhe qė po synon ta pėrdor Serbia karshi shqiptarėve; propagandė e cila ka kohė qė ėshtė demoduar deri nė banalitet nė qarqet perėndimore, u potencua kėsaj here, por mjerueshėm, nga njė qeveri qė ēdo ditė e mė shumė por sfidohet me izolimin ndėrkombėtar. Kjo demagogji, e mbėshtetur nga retorika nacionaliste, ndėrlidhur me Betejėn e Kosovėn, nė tė cilėn Betejė, nga dėshmitė dhe kronikat historike, ėshtė argumentuar se kanė marr pjesė gjitha forcat e krishtera, e, edhe ato shqiptare, pėr tė pėrballuar pushtimin torko-otoman, po synon tė bėhet edhe njėherė paradigmė pėr fituar simpati tek bota perėndimore.

Tendenca e vazhdueshme tė qarqeve intelektuale, politike dhe religjioze serbe, pėr ta kundruar kėtė betejė sipas apetiteve dhe duke e adaptuar pėr interesa nacionaliste-pushtuese, nė tė kaluarėn ka pasur pasoja tė rėnda. Nė tė kundėrtėn, nėse Serbia pėrmes kėsaj filozofie synon tė pėrēojė para botės perėndimore, tė kaluarėn e tyre, si mburojė e krishterimit, ėshtė filozofoi qė nuk tingėllon nė asnjė vend perėndimor, ngase e vėrteta tashmė dihet se shqiptarėt janė ata qė ishin nė thelb, mbrojtės tė kulturės dhe vlerave perėndimore, mė shumė se gjithė popujt e rajonit.

5.
Nuk mundet mendja racionale te kuptojė kėtė avaz politik serb, edhe pėrkundėr asaj qe kane pėsuar, izolimit nga bota. Si duket qorrsokaku serb nuk ka tė ndalur.
Shqiptarėt duhet tė marrin shembull nga njė filozofi marroqe, pėr tė ecur me dinjitet drejt sė ardhmes sė ndritshme, duke zhvilluar demokracinė, paqen dhe prosperimin nė suaza tė integrimeve perėndimore.
Kushtunica, nė vend tė politikes sė porosisė dhe diktateve pėr serbet e Kosovės, do tė duhej tė pėrcjellė mesazhe paqeje, bashkėjetesė e afrimi. Madje edhe tė kėrkimfaljes pėr tė kaluarėn, e jo tė pėrēojė mesazhe ndjellakeqe, ndarje e urrejtje.
Nė kohėn e proceseve tė pėrgjithshme integrues kjo filozofi ėshtė njė nonsens i pashembullt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara