HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjuhėsi:

PIRATERIA e partizanve tė bėrė “INTELEKTUAL“

-- nga Paul Tedeschini, 02.04.2006

Paul Tedeschini Ne funt te muajit Nentor te vitit 1944, me daten 28 apo 29, si te duani juve, sepse nje dite me pak apo nje dite me shume nen diktaturen 47 vjeēare nuk do te thote asgje, pra ne ato “ dite te bukura dhe te gezuara te nentorit “ na zbriten partizanet tane nga mali dhe e ēliruan popullin shqiptar te Shqiperise nga zgjedha nazifashiste dhe u futne nen ate, qe vete ato e quajten “ Diktature “, nen te cilen jetoi i gjithe populli pa dallim deri ne fundin e saje.

Ē’nuk bene keto partizan kur hypne ne Pushtet: ia moren jeten sa e sa njerzve me faj o pa faj, vrane shume intelektual, ca prej tyre i burgosen, i torturan, i internuan, ato qe mbetne i terrorizuan. Pastaj ca te tjerve me te drejte o pa te drejte ua moren pasurine, ia moren lirine te gjithve ne te gjitha drejtimet. Pra vendosne Terrorin. Jete i thenēin!

Pastaj ardhi momenti, qe do hapeshin shkolla dhe duheshin intelektual. Po ku t'i mirrnin intelektualt? U gjet rruga: moren ca partizan dhe i urdheruan qe te beheshin intelektual. Te gjoret partizan! Ato nuk ia kishin haberne nga tia fillonin. Por partizanet tane “mendje holle” e gjetne zgjidhjen: filluan te vidhnin studimet e intelektualve, qe kishin pushkatuar ose burgosur, i kopjuan dhe pastaj i nxorrne si te tyret.
Shkas per kete shkrim mora nga artikulli i shkruem nga E.Demo ne gazeten SHEKULLI me daten 19.11.2005 ketu ma poshte:

I pari fjalor krahinor tek ne e mbi te cilin u mbeshtet i pari fjalor normativ i shqipes, ai i ’54-s sheh ndriten e botimit ne mes te dhjetorit.
“Fjalori i Gazullit” shkelqen serish“

“Fjalori i Gazullit” shkėlqen sėrish. Studiuesja Ledi Shamku-Shkreli, nė bashkėpunim me shtėpinė botuese “Ēabej”, po pėrgatit botimin anastatik tė “Fjalorth i ri” (fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnisė), njohur nė botėn e filologėve si “Fjalori i Gazullit” e qė mendohet tė jetė nė qarkullim nė mesin e muajit dhjetor. Momenti qė ky fjalor “i blatohet publikut tė gjerė”, sikurse pohon Shamku-Shkreli, jo pa qėllim pėrkon me njė jubile tė dyfishtė: 600-vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriot-Skėnderbeut dhe 450-vjetorin e “Mesharit” tė Gjon Buzukut, i njohur deri mė sot si libri i parė nė gjuhėn shqipe.

“Limfa e kėtij fjalori gjallon nė dy fjalorė tė tjerė, pasardhės nė kohė: nė Fjalorin e ‘54-ės, sakur edhe nė Fjalorthin e Benedikt Demės, botuar tash sė mbrami”, thotė Shamku-Shkreli e cila ėshtė marrė drejtpėrdrejtė edhe me botimin e vepėrs madhore, fjalorit tė parė normativ tė shqipes, ai i vitit 1954 i hartuar nga Ēabej, Domi, Cipo, Myderrizi e Krajni. Studiuesja pohon edhe njėherė se me kėta fjalorė thuhet mirėfilli se qė tė dy mbėshteten bindshėm mbi njė tjetėr fjalor, atė tė dom Nikollė Gazullit “duke iu referuar kėtij tė fundit si njė trualli fort tė ēmuar lėndor e shkencor.

E nėse Fjalori i ’54-ės deri para botimit anastatik tė tij vėrtet kish nisur tė merrte gjasat e njė antikuari tė vyer, por trajtat e tij ende shėmbėlleheshin nė kujtesėn kolektive, Fjalori i Gazullit ish tashmė njė gojėdhanė e botės librore, njė referencė e njegullt siglash: “G”., “Fjalorth i ri”, apo “Shkodėr 1941”, tė cilat shfaqeshin ndėr punime erudite dhe e pėshtillnin mė fort kėtė fjalor me petkun e misterit. Universi Gazullian ėshtė njė nga margaritarėt mė tė ēmuar tė historisė dhe kulturės tonė kombėtare”.

Dom Nikoll Gazulli (1891-1946), rreshtohet ndėr dijetarėt e spikatur tė gjysmės sė parė tė kėtij shekulli, mė sė shumti gjuhėtar. I shkolluar dhe ai nė Insbruk si i vėllai Gjoni, i pajisur me kulturė gjermane, qe njė shkencėtar me fizionomi tė plotė, i vlerėsuar dhe i mirėpritur nė rrethet shkencore dhe intelektuale tė viteve ‘30, me njė vepėr tė shpėrndarė nė periodikėt e kohės. Hartoi dy vepra origjinale leksikografike qė i botoi nė “Visaret e Kombit” dhe “Hylli i Dritės”, pėrkatėsisht: “Fjalori i fjalėve tė rralla tė malėsive veriore” dhe “Fjalori toponomastik”. Si leksikograf solli ndihmesė tė shquar nė gjuhėsi. Nikoll Gazulli ishte i dhėnė edhe pas folklorit dhe historisė, fusha nė tė cilat boton shkrime, kėngė tė moēme etj.

Mblodhi dhe analizoi me seriozitet shkencor pėr vite me radhė me mijėra fjalė tė rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike (si: emra vendesh, lumenjsh, fisesh etj.), gojėdhėna, fakte historike, mitologjike etj., tė cilat i pėrmblodhi nė dy veprat e tij madhore “Fjalorth i ri” (fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnisė), Tiranė, 1941, pėrfshirė nė vargun “Visaret e kombit”, XI, (524 faqe me 4819 fjalė), dhe “Fjalori onomastik”, botuar pjesė-pjesė nė revistėn “Hylli i Dritės” nga nr. 2, fruer 1939, vjeti XV, f. 120-129 e gjer nė nr. 9-12, 1943, f. 391-406 (shkronjat A-K), gjithsej 21 numra tė revistės, nė 173 faqe, (i papėrfunduar).
“Fjalorthi i ri” i Gazullit, sė bashku me “Fjalorthin e ri, fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Jug tė Shqipnķs”, Tiranė, 1941, (“Visaret e Kombit”, vėllim XII) tė Pano Tases, janė tė parėt fjalorė krahinorė te ne.

Artikull shkruesi E.Demo ven ne dukje ne menyre te kjart, dashamirse dhe me shume ndershmeni shkencore vlerat e medha te ketij shkenctari shqiptar me kulture te thedhe europiane, por nuk difton se pse vdiē Ai ne vitin 1946. Dom Nikoll Gazulli, nuk bani kompromis me Partizant siē bani prof. Ēabej, por i qendroi besnik parimeve dhe kultures se Tij dhe per kete aresye “Partizant tane“ e pushkatuan nga te paret. Partizanet “ mendjeholle” e muarr vepren e Tija dhe dollen me fjalorin e “Tyre“ te ’54-s. Ne te ardhmen do te shkruej edhe per raste te tjera PIRATERIE, qe bene keto “Partizan-shkencetar“.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara