HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jetėzgjatja dhe telomeret

-- nga Pranvera Bino

Tė gjithė ne po i japin pėrherė e mė tepėr rėndėsi cilėsisė dhe gjatėsisė sė jetės. Numri i njerėzve tė moshuar nė planet po rritet dhe dihet tashmė se brezi ynė dhe tė gjithė ata qė na pasojnė do tė kenė njė jetė mė tė gjatė e mė tė shėndetshme se paraardhėsit. Por kėto ndryshime demografike sjellin me vete, pėr fat tė keq, edhe shpeshtimin e sėmundjeve qė shoqėrojnė tė moshuarit, si osteoartritin, diabetin apo sėmundjet e zemrės. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė zgjedhjet e bėra nga njerėzimi sot nė fushėn e studimeve shkencore e mjekėsore do tė kenė njė efekt tepėr tė rėndėsishėm e do tė influencojnė padyshim jo vetėm shėndetin, por edhe gjendjen ekonomike tė brezave qė vijnė.

Paragjykimi se sėmundjet e pleqėrisė janė tė pashmangshme e si tė tilla s’ke ē’u ben, ėshtė zhvlerėsuar tanimė pothuajse plotėsisht. Studime tė ndryshme disavjeēare kane provuar qartė se kombinimi i “gjeneve tė mira”, tė cilat i trashėgojmė nga prindėrit dhe i njė diete tė rregullt dhe aktiviteteve fizike (dhe pėr kėta tė fundit jemi vetė pėrgjegjės), kanė njė efekt te rėndėsishėm nė zgjatjen e jetės.

Nė vitet e fundit, zbulimet nė fushėn e biologjisė dhe atė tė gjenetikės kanė revolucionarizuar kuptimin tonė mbi procesin e tė moshuarit dhe procesin e jetės e vdekjes nė pėrgjithėsi. Kėto zbulime ofrojnė pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit njė themel tė vėrtete shkencor pėr mundėsinė e zgjatjes dhe tė pėrmirėsimit tė jetės. Studiuesit nė dhjetėra e qindra laboratorė e institute shkencore tė botės i kanė thelluar e sofistikuar kėrkimet e tyre qė sekreti i zgjatjes sė jetės tė mos mbetet vetėm te konsumimi i rregullt i frutave dhe zarzavateve. Pėrgjigjet pėr “Ēelėsin e rinisė” po vijnė nga organizma nga mė tė ndryshmit; krimbat, minjtė e laboratorit, madje edhe qentė.

Studimet tregojnė se te krimbat, disa lloj mutacionesh, modifikime tė vogla tė ADN-sė, informacionit gjenetik tė ēdo lloj organizmi, bėjnė qė kėta tė fundit tė rrojnė deri nė njėzet javė, tetė herė mė gjatė se krimbat e zakonshėm. Mund tė duket e parėndėsishme, por e konvertuar nė dimensione njerėzore, do tė thotė 600 vjet pėr njerėz si ju dhe unė. Tė tjera studime kanė treguar se duke manipuluar gjenetikisht qelizat e njeriut nė laborator, ato rrojnė mė gjatė. Nga ana tjetėr studimet me minjtė e laboratorit dhe mė pas nė kolonitė e majmunėve, kanė provuar me sukses se tė ushqyerit e tyre me njė dietė tė shėndetshme, por mė me kalori tė reduktuara rezulton nė zgjatjen e jetės pėrafėrsisht me tridhjetė pėr qind, qė, pėr ne, do tė thoshte zgjatje e jetės deri nė 120 vjet!

Tė gjitha kėto studime, ndonėse tė bazuara mbi strategji dhe hipoteza shkencore tė ndryshme, kanė tė paktėn njė konkluzion tė pėrbashkėt; ato tregojnė se mosha e fillimit tė procesit tė plakjes nuk ėshtė e caktuar paraprakisht e, si rrjedhojė e pashmangshme; pėrkundrazi, ajo ndryshon nga njeri individ tek tjetri dhe mund tė shtyhet apo tė vonohet. Por, pa shkuar mė tej, do tė desha t’ju shpjegoja sadopak pyetjen qe me siguri ju vjen nder mendje, ndėrsa lexoni kėta rreshta; pėrse valle plakemi?

Shumė prej nesh janė tashmė tė njohur me telomeret, fragmente te ADN-se me strukture perseritese. Telomeret mendohet te jene te pakten njeri prej faktoreve pėrgjegjės pėr jetėgjatėsine. Gjatė shumefishimit e ndarjes sė qelizave, ADN-ja riprodhohet me saktėsi, por pas nje numri te kufizuar ndarjesh, telomerėt fillojnė e shkurtohen, zvogėlohen dhe kjo ndodh nė ēdo cikėl tė ndarjes sė qelizės. Pėrfytyroni njė makine fotokokpjuese qė harron te riprodhojė faqen e parė e tė fundit tė njė libri qė deshironi te fotokpjoni. Fillimisht dėmi ėshtė i papėrfillshėm, por nė se nga kopja e parė dėsheroni tė bėni disa tė tilla per miqtė tuaj, e nė se vazhdoni te fotokpjoni nga njera kopje tek tjetra, do te vijė njė moment qė do te perfundoni me njė version te palexueshem tė librit.

E njėjta gjė ndodh edhe me telomeret; vjen nje ēast dhe shkurtimi i pėrsėritshėm i tyre, te paktėn ne eksperimentet me qeliza tė izoluara, e bėn te pamundshem ndarjen e mėtejshme tė qelizave. Por a eshte shkurtimi i telomereve i vetmi shkak i plakjes? Minjte me telomere te shkurtuara “thinjen” e plaken me shpejt, gjė qė shkencėtari R. DePhino pranė Institutit te Kancerit Dana-Farber nė Boston e quan “fenomenale”. Por studimet tregojnė gjithashtu se shkurtimi i telomereve nuk ėshtė veēse njė nga shkaqet e plakjes. Mundet qė ky fenomen tė provokojė dobėsimin e sistemit imunitar, kockave, lekures dhe eshte krejt e mundur qe nje dite te mund te nderhyjme per ta zgjatur jetėn e indeve apo organeve te veēante te njeriu, pikėrisht duke penguar shkurtimin e telomereve.

Strategjitė e ndryshme qė po perdorin shkencetaret pėr tė njohur dhe, sigurisht, pėr tė kontrolluar njė ditė procesin e plakjes, nuk mund tė pėrmblidhen nė njė shkrim te vetem. Konkluzionet, hipotezat dhe debatet shkencore qė ato kane ngjallur janė nga mė tė ndryshmet. Hė pėr hė, me gjithe zbulimet fillestare, procesi i tė moshuarit vazhdon te mbetet nje dhomė e erret, e cila po ndriēohet gradualisht. Nė dekadat e ardhshme pritet te mesojmė shumė mė tepėr pėr misteret e plakjes; se ē’do tė bėjmė me dijet e fituara, ėshtė vėshtirė tė parashikohet… Deri atėherė do te na duhet tė kėnaqemi me nje dietė te rregullt dhe fizkulturė!

Shekulli, 24/04/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara