HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare, një Homer modern

-- nga Peter Morgan*

Peter Morgan Ismail Kadare ka jetuar nje jete te mbushur plot me polemika e debate. Ne Shqiperi dhe jashte saj ai eshte levduar si nje Nobelist i mundshem…Gjate ceremonise se dorezimit te çmimit “Man Booker…” per letersine ne vitin 2005, Xhon Keri e cilesoi Kadarene si “nje shkrimtar qe mbulon nje kulture te tere... nje shkrimtar universal me nje tradite ne te treguarin e historive qe shkon pas deri ne kohet e Homerit”. Ky vleresim i Kadarese si rojtari i identitetit shqiptar, natyrisht qe ngerthen nje ane te veprave te autorit. Kadareja sjell ne shkrimet e tij, nje sens te forte identiteti etnik, duke paraqitur per here te pare, ne skenen nderkombetare, zakonet dhe ritet e vendlindjes se tij. Gjithsesi Kadareja, nuk zgjatet ne ngjyrimet lokale, thjesht per interes te vet.

Kjo ane e vepres se tij ekziston pergjate diçkaje shume me moderne, relative dhe turbulluese per nje lexues bashkekohor. Ai eshte nder te tjera edhe kronikani i fundit i jetes se perditshme nen diktaturen komuniste. I lindur me 1936 ne qytetin jugor te Gjirokastres, Kadareja ishte vetem 9 vjeç, kur Lufta e Dyte Boterore perfundoi dhe kur Enver Hoxha formoi qeverine e re komuniste. Ne romanin e tij “Kronike ne gur” (1970), ai dokumenton nje femijeri mes pushtimit dhe luftes italo-greko-gjermane per marrjen nen kontroll te Gjirokastres, ne afersi te kufirit shqiptaro-grek. Ne ate qytet, ku gjenden te nderthurura fete myslimane dhe ortodokse, ka lindur edhe diktatori i ardhshem i Shqiperise si edhe shumica e klanit te tij qeverises.

Ismail Kadare “Kronike ne gur” flet rreth ndeshjes se dy boteve, te para permes syve te nje femije dhe te ritreguara nga te rriturit. Ne nje episod qe paralajmeron fundin e strukturave klasore tradiconale shqiptaro-osmane, femija shikon sesi praktikat dhe traditat e mplakura te qytetit te tij, shuhen ne nje apokalips zjarri dhe dhune. Shume i ri per te qene i perfshire ne beteja ose per te ndare pergjegjesine per vendosjen e diktatures komuniste, dhe akoma jo aq i rritur sa duhet per te kundershtuar komunizmin, Kadareja ishte perfituesi i viteve te hershme te modernizimit te pasluftes se vendit te tij. I talentuar dhe me zhvillim te parakohshem, ai e botoi poemen e tij te pare kur ishte vetem 16 vjeç dhe me pas shkoi te studionte letersi boterore ne institutin e famshem te Moskes “Gorki”. Aty ai qelloi te ishte deshmitar i drejtperdrejte i funksionimit te nje regjimi komunist te sofistikuar ne problemet kulturore, me ciklet e tij te ngrirje-shkrirjes ne te cilat, intelektualet disidente identifikoheshin dhe iu mbyllej goja.

Ishte koha e “çeshtjes Pasternak”, kur autori i “Doktor Zhivago”-s, u censurua nga autoritetet pasi kishte fituar çmimin Nobel per letersine me 1958. I riu Kadare, arriti ne perfundimet e veta logjike, permes vezhgimit te lidhjeve te ngaterruara midis politikes dhe letersise ne shtetet komuniste. Keto pervoja jane dokumentuar edhe ne vepren e tij te dyte autobiografike “Muzgu i perendive te stepes” (1976). Me 1961 Hoxha i nderpreu marredheniet me Bashkimin Sovietik pasi nuk ishte dakord me revizionismin ideologjik te Hrushovit dhe ne kete menyre u dha fund edhe pranise se flotes detare sovjetike ne nje baze te ndertuar ne brigjet e Adriatikut. Ashtu si edhe shume studente te tjere ne Evropen Lindore, Kadareja u riatdhesua, nderkohe qe regjimi filloi te vetizolohej si nga shtetet e tjera komuniste ashtu edhe nga ato kapitaliste.

Qe nga ajo e kohe e tutje, ai filloi te shkruante nen regjimin e Hoxhes, nje diktator i zgjuar por i dhunshem, i cili e mbajti vendin e tij te vogel nen kontroll te plote nga viti 1945 e deri me 1985. Ne vitet 1960-1970, Kadareja punoi si gazetar dhe si shkrimtar ku krijoi edhe kryevepren e dykuptimesise, “Dimri i madh”, nje paraqitje kritike e nenkuptuar ndaj modernizimit te komunizmit. Ashtu siç mund ta dine edhe studentet e letersise se socializmit, linja midis kundershtimit dhe bashkepunimit ishte shpesh e holle ne mjediset socialiste te pasluftes. Historia e Kadarese eshte shembulli i situates se nje intelektuali nen socializem, i gjendur midis mbijeteses, perkushtimit ndaj idealeve humaniste, ne dijeni te nevojes urgjente te modernizimit ne nje shtet te prapambetur, te turperuar dhe te papervoje ne joshjen e pushtetit. Zbutjet qe zune vend pas reformave te Hrushovit nuk u perkrahen ne Shqiperi. Ndeshkimet ndaj çdo lloj forme “veprimtarie antirevolucionare” siç mund te ishte per shembull, botimi i ndonje opinioni disident, ishin jashtezakonisht te ashpra, ku perfshiheshin burgime te gjata, tortura dhe madje edhe vrasje apo ekzekutime. Ky nuk ishte mjedisi posttotalitar ne te cilin nje Vaklav Havel ose nje Aleksander Sollzhenicin mund te fillonin “t’i thonin te verteten pushtetit”.

“Dimri i madh” e mbrojti Kadarene per me shume se nje dekade. Pasi kishte ngritur ne qiell diktatorin dhe pasi ishte kthyer ne nje “emer” te familjes ai nuk mund te hiqej qafe. Aso kohe kishte fituar nje profil nderkombetar permes botimit te “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” (1963) ne France me 1970 ne filmin qe kishte si protagonist Marcelo Mastrojanin (1983). Vete Hoxha ushqente ambicie intelektuale. Pasi kishte ndjekur univeresitetin e Monteliese, kishte vizituar Parisin dhe kishte punuar ne Bruksel ne 1938, atij i beri shume pershtypje kultura franceze. Nese respekti i Hoxhes ndaj frengjishtesh ishte faktori i qarte qe mbronte Kadarene, nese emri i shkrimtarit nderkombetar i ofronte mbrojtje relative apo nese diktatori po luante nje loje me te sofistikuar perçarjeje mes inteligjences ne Tirane, keto jane thjesht hamendesime. Gjate dhjetevjeçareve qe pasuan, Kadareja, botoi nje sere veprash, ne te cilat perdori gjuhen ezopike, per te kritikuar te gjitha anet e diktatures. Perdorim i “maskave” historike dhe zevendesimi i temave politike me sferen e jetes se perditshme, jane shenjat dalluese te veprave te tij.

Ne “Kalaja” (1969-1970), “Kamarja e turpit” (1974-1976) dhe “Ura me tri harqe” (1976-1978), Kadareja ka perdorur personazhe historike si Skenderbeu, Ali Pasha dhe ka risjelle kohen e kalimit nga sundimi biznatin ne ate osman, per te zbuluar historine kombetare te Shqiperise dhe per ta krahasuar me te tashmen. Ne keto romane zene vend te konsiderueshem çeshtje te qeverisjes, ndikimit kulturor dhe modeleve te nenshtrimit dhe kontrollit. Nje nga temat kyçe ne letersine e Evropes Lindore ne shekullin XX ka qene tragjedia e modernizimit. Ne nje veper te koheve te fundit “Dasma”, Kadareja ka shkruar per konfliktin midis traditave te vjeteruara dhe modernizimin e shpejte te modelit sovietik.

Ne kundershtim me traditat thellesisht te rrenjosura te vendlindjes se tij, pas shekujsh pushtimi prej osmaneve dhe fuqive te tjera, Kadareja pershkruan procesin e modernizimit, i cili do te forconte paqen qytetare, do t’i lironte grate nga skllaveria ekstreme dhe do te eleminonte analfabetizmin dhe supersticionet permes edukimit masiv. Ne romanin “Prilli i thyer” (1978), ai rimerr temen e gjakmarrjes per te ballafaquar te shkuaren tragjike me te tashmen e vdekur. Nderkohe qe nuk pajtohej me versionin politik te stalinizmit, Kadareja si shume intelektuale te tjere te Evropes Lindore, e ndiente nevojen per modernizim te vendit te tij. Çeshtje te tilla si trajtimi i grave, niveli i arsimimit dhe shendetesise, zakonet kombetare, supersticionet dhe praktikat shkaterruese si gjakmarrja nuk mund te injoroheshin.

Ne jeten e tij ai shpresonte se mund te merrte rolin e “mesuesit” per eliten politike. Letersia, perfytyronte ai, mund te funksiononte si nje “maske korruptive” qe mesonte diktatorin dhe shkundte vendin ne drejtime te ndryshme. Gjithsesi kjo shprese u shkaterrua pergjithmone dhe vizioni i tij politik u erresua gjate 1970. Pervojat e shkrimtarit ne Moske jane te perfshira ne romanin “Muzgu i perendive te stepes” (1976). Pershkrimi i çeshtjes se Pasternakut ne kete veper percakton piken ne te cilin ai filloi te besoje se letersia dhe diktatura nuk mund te bashkejetojne. Ne esene e tij te gjate “Eskili, ky humbes i madh” (1988), autori ve figuren e Prometeut, modernizuesit dhe krijuesit, kunder asaj te Zeusit, administratorit apo perfaqesuesit te rendit. Figura e faraonit te ri ne librin “Piramida” (1992), eshte ndoshta portreti me i mprehte i diktatorit, i pershkruar njekoheshisht si modernizues dhe si tiran. Kryevepren e tij, Kadareja e shkroi ne vitet 1980, atehere kur gjendja ne Kosove ishte gjithnje e me shqetesuese dhe kur diktatori po behej gjithnje e me i thyeshem dhe me i paparashikueshem. “Pallati i endrrave” eshte nje roman politik ne vazhden e tradites se Oruellit dhe Kafkes, nje “Keshtjelle” moderne, i perhumbur ne temen e identiteti etnik shqiptar, ne formen e rapsodive te vjetra.

Pallati i titullit eshte nje ministri e qeverise, e cila eshte pergjegjese per mbledhjen dhe analizimin e endrrave te banoreve te perandorise dhe per formulimin e politikave ne baze te informacionit te grumbulluar. Protagonisti i Kadarese, Mark-Alemi, nepunesi i pallatit te endrrave, eshte i dyzuar mes rolit te tij familiar si nje shqiptar i asimiluar ne dinastine e vezireve dhe ministrave ne Perandorine Osmane te fundit te shekullit XIX dhe ndjenjes se tij ende te forte te identitetit etnik. Ne roman, ndjenjat e perziera te familjes perballe atyre te shqiptareve etnike dhe identitetit osman, shprehen ne diskutimet e ungjerve te Mark-Alemit rreth avantazheve dhe disavantazheve te situates. “Turqit na ndihmuan te arrinim statusin tone te vertete” thote njeri. Por diskutimi, momentalisht nderpritet tek djaloshi i ri, i cili sapo ka zbuluar kenget epike te zones se tij te lashte ballkanike, te luajtura ne nje lahute tipike shqiptare me nje tel te vetem. Mark-Alemi nuk mund t’ia shqiste syte telit te holle e te vetmuar qe tendosej pergjate “kutise muzikore”.

Ishte teli ai qe nxirrte ne shesh vajtimin, kutia e amplifikonte me tej ne permasa te hatashme. Papritur Mark-Alemi zbuloi se ky “kafaz” bosh ishte kraharori qe permbante shpirtin e kombit te cilit i perkiste. Prej ketej lindi vajtimi i lashte dritherues. Ai kishte degjuar edhe me pare fragmente te tij, por vetem sot e degjoi te teren. Me ne fund ai e ndjeu hapesiren boshe te lahutes brenda kraharorit te tij. Romani e arrin piken e tij kulmore me nje shkembim spektakolar midis forcave politike dhe etnike. Kjo eshte nje nga menyrat me te mira per t’u shkeputur nga diktaturat komuniste te Evropes Qendrore dhe Lindore. Pas “Pallatit te endrrave”, gjendja e Kadarese u be edhe me e veshtire. Ai u be subjekt i kritikave te renda nga ana e partise dhe e mendoi seriozisht idene e te kerkuarit azil politik ne France. Per me teper qe diktatori ishte duke vdekur dhe tingulli i thikave qe mprehen mund te degjohej qe pertej “Bllokut” ku jetonte “i pushtetshmi”.

Romani i deshperimit te Kadarese, “Hija” (1986), u “trafikua” jashte Shqiperise dhe u depozitua ne nje kasaforte ne nje nga bankat e Parisit, per ty botuar me vone, ne rast se autorit i ndodhte ndonje gje. Aty nga fillimi i viteve 1990, gjate “kohes se forcave te erreta”, kur Sigurimi (sherbimi sekret policor) dhe grupe te ndryshme opozitare po luftonin per te marre pushtetin ne prag te renies se komunizmit, Kadareja me ne fund e la nga atdheun e tij te shkaterruar ne kembim te sigurise qe i ofrohej ne France. Ne pranveren shqiptare: “Anatomia e nje tiranie” (1990) ai shpjegon arsyet se perse u largua, duke thene se reformat politike akoma nuk kane sjelle ndonje hap te madh perpara. Gjithsesi, kishte arsye te mira te dyshonte per sigurine e tij ne nje mjedis ku hesapet e vjetra mund te rivendosesin ne nje kontekst te ri ndryshimi. Kadareja u kthye ne Shqiperi ne maj te vitit 1992. Ai vazhdon te jete rezident ne Paris ku nderkohe rishikon vazhdimisht veprat e tij per nje botim te plote te atyre nga Fayard, nderkohe qe nuk harron te sjelle ne treg material te ri. Ne tregimet e shkurtra dhe novelat “Spiritus” (1996), “Lulet e pranveres”.

“Pranvera e ngrire” (2000), “Jeta, loja dhe vdekja e LuI Mazrekut” (2002) dhe “Pasardhesi” (2004), ai vazhdon te zbuloje dhe te eksploroje sekretet dhe perversitetet e mendjeve “te zena rob” nen regjimin diktatorial. Ne veprat e tij autobiografike “Ftese ne studion e shkrimtarit” (1990), “Pesha e kryqit” (1991), dhe ne intervistat e botuara me Erik Faje, Alen Boske, etj, ai eshte perpjekur te paraqese kujtime te veprimeve dhe pergjegjesive te tij nen regjimin komunist, megjithese per disa, keto karakterizohen si “lenie jashte dhe mistifikime”. Do te ishte gabim ta pershkruaje Kadarene si nje figure te heshtur nen komunizem. Veprat e tij jane botuar ne menyre te perzgjedhur, ai ishte nje anetar i mirenjohur i Lidhjes se Shkrimtareve dhe i ishte dhene mundesia e udhetimit jashte shtetit. Ai ia doli mbane te shmangte format me te egra te ndeshkimit, por gjithsesi, u dergua per gjashte muaj (ne 1975-76) ne nje ferme ne Myzeqe. Megjithate ai vuajti tmerresisht nga lodhja, kercenimet dhe terrori qe lindte nga levizjet e paparashikueshme te Hoxhes. Ndersa kishte me te vertete disa privilegje, eshte e rendesishme te kuptohet qe Kadareja nuk e kishte lirine per te kundershtuar.

Si çdo aspekt tjeter i jetes ne Shqiperi, edhe veprat e tij ishin te kontrolluara nga lart. Per te mbijetuar, atij i eshte dashur te pranonte ne heshtje regjimin dhe te perdorte privilegjet qe kishte per te shkruar. Askush nuk ka deri tani provat se Kadareja eshte kompromentuar apo qe te tjere kane vuajtur per shkak te veprimtarise se tij. Por qe ai ishte i detyruar te gjente mbulim nen pozicionin e tij zyrtar si shkrimtar, kjo nuk eshte per t’u çuditur. Hoxha kishte nje fare respekti per Francen dhe ishte aq finok sa te kuptonte se Kadareja eshte nje shkrimtar i madh, i denje per t’u paraqitur ne arenen nderkombetare. Gjithsesi Kadareja nuk ia dha kurre miratimin e tij regjimit komunist, megjithe rolin si ambasador kulturor. Perkundrazi, ai i perdorte te gjitha mundesite qe i paraqiteshin per te shperndare te gjitha veprat letrare qe flisnin qarte per gjendjen e veshtire te vendit. Nderkohe qe jeta e Kadarese ne Shqiperi le vend per kritika (veçanerisht ne retrospektive dhe te para nga jashte), rekordet e tij letrare mbeten te pakapercyeshme. Si zeri i nje Shqiperie te ndryshme, me te mire, Kadareja u ofronte bashkeqytetareve te tij nje nga burimet e pakta te shpreses per ndryshim.

Ai shfrytezoi me sa mundi teknikat e gjuhes ezopiane dhe eksperimentoi me forma te ndryshme trillimesh. Madje edhe “Dimri i madh”, ku dukej se e lavderon Hoxhen, nuk mund te lexohet si nje himn lavdie. Ne te kundert, ai perfaqeson shtetin qe udhehiqej drejt nje “dimri pakenaqesish”, i izoluar dhe i varferuar nga dogmat aspak elastike te udheheqesit. Ndersa kujtimet e diktaturave te Evropes Lindore veniten, duhet te perpiqemi te rikrijojme ne mendjet tona, mjedisin e zerave kunder. Ne nje nivel te caktuat pritshmeria se Kadareja ishte nje figure e krahasueshme me Havelin, ka krijuar nje imazh te gabuar. Kundershtimi i Kadarese, eshte shprehur permes gjuhes letrare dhe jo permes doktrinave dhe ideologjive. Ai e shprehte mosperputhjen e mendimeve permes pasqyrimit te pamundesive te jetes se perditshme nen diktaturen komuniste dhe permes evokimit te nje Shqiperie te perjetshme qe eshte me e lashte dhe me e durueshme se Shqiperia e Enver Hoxhes. Kjo lloj opozite ishte nje forme praktike, duke qene se ai refuzoi me vendosmeri te hiqte dore nga gjuha dhe identiteti i tij apo te detyrohej te mergonte. Por ai e pagoi shtrenjte kundershtimin e tij.

Ne vepra te tilla si “Hija”, ai vuri ne dyshim madje edhe vete rolin apo motivet e tij. Krijimtaria e Kadarese duhet kuptuar ne termat e antonimeve te perdorura. Ai eshte njekohesisht patriot shqiptar dhe ekzistencialist evropian, “depo” e legjendave te vendit te tij dhe modernizues komunist, diktator dhe disident, Zeus dhe Promete. Kjo eshte ajo çka e ben Kadarene nje shkrimtar te madh, me shume sesa nje disident politik. Kadareja eshte zeri i modernitetit shqiptar dhe kengetari i identitetit te saj te lashte. Ai eshte alteregoja dhe Nemesi (perendia e hakmarrjes) i diktatorit dhe ne kete ambiguitet, gjendet çelesi i rolit te tij, reputacionit te tij dhe vleres se veprave te tij. Shume nga romanet e Kadarese jane perkthyer ne anglisht nga frengjishtja e Jusuf Vrionit apo Tedi Papavramit, sesa nga shqipja origjinale. “Ura me tri harqe” e perkthyer ne anglisht nga John Hodgson, eshte nje nga te vetmet qe eshte perkthyer direkt nga shqipja origjinale e Kadarese.

Ai ka pununar gjithnje shume ngushte me perkthyesit e tij franceze, gjithsesi, dhe Jusuf Vrioni, i arsimuar ne France dhe i ndaluar ne Shqiperi, ia ka kushtuar jeten e tij perkthimit. Per me teper, Kadareja i ka ripare veprat e tij here pas here per nje botim te plote (aktualisht dymbedhjete vellime) te botuara njekohesisht ne shqip dhe frengjisht nga botuesi francez Fayard. Librat me te mirenjohur te Kadarese qe mund te gjenden ne anglisht jane “Pallati i endrrave”, “Prilli i thyer”, “Doruntina”, Ura me tri harqe” dhe “Kronike ne gur”. Romani i tij i diskutuar shume, gjysme dokumtentar, “Dimri i madh”, eshte perkthyer ne frengjisht dhe gjermanisht, por akoma jo ne anglisht. “Pasardhesi”, romani i Kadarese rreth vdekjes misterioze ne 1981 te Mehmet Shehut, ka dale kohet e fundit ne nje version ne anglisht te perkthyer nga David Bellos.

* Peter Morgan jep lëndën e Studimeve Evropiane në Universtitetin e Australisë Perëndimore. Ndërkaq ai është duke përfunduar një studim rreth Ismail Kadaresë. Morgan është autori i disa shkrimeve si per shembull i idilit kritik “Vlerat tradicionale dhe Revolucioni francez në librin ‘Herman dhe Dorotea’ të Gëtes”. Ai ka shkruar gjerësisht rreth letërsisë gjermane dhe evropiane të shekullit të XVIII, në veçanti mbi aspektet etnike të identitetit kombëtar. Morgan është emëruar edhe partner i Alexander von Humboldt në fondacionin “Camargo”.

Shekulli, 26/09/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara