HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrkujtohet dhimbja ēame nė Nju Jork

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Data 25 Qershor 2006 kishte te veēanten e saj si date historike dhimbjeje. Komuniteti ēam ne Shqiperi dhe ne disa vende te ndryshme te botes organizoi tubime per te perkujtuar 62 vjetorin e gjenocidit dhe debimin e popullsise ēame nga tokat e tyre. Edhe komuniteti ēam i Nju Jorkut e perjetoi me dhimbje kete date. Zoti Sali Bollati aktivisti i njohur ēam i komunitetit shqiptar te Nju Jorkut, foles i gjashte gjuheve te huaja, punonjes prane Bashkise se ketij qyteti te madh metropolitan, organizoi nje darke perkujtimore ne Staten Island, Nju Jork.

Edhe pse pjesemarja e komunitetit linte per te deshiruar, darka ia arriti qellimit.
Te perkujtosh nje date te dhimbeshme dhe historike do te thote te nderosh te rrenet, viktimat e pafajshem, pleqte grate dhe femijet, do te thote te nderosh nje date te shenjte dhe, vendi, pavaresisht se ku perkujtohet ajo dhimbje eshte i shenjte. Ne ndertesat e kulteve te shenjta, ne kisha apo xhami, nuk ka rendesi se sa besimtare jane mbledhur per te perkujtuar nje dite te shenuar. Falja e kishes dhe e xhamise do te behet, sikur edhe nje njeri i vetem te jete aty. Keshtu ndodhi edhe me komunitetin cam te Nju Jorkut. Inisiativa e marre nga dy familje te ndershme dhe patriote intelektuale ēame, familja e zotit Sali Bollati dhe dhe familja e zotit Senko Brahimaj bene nje marreveshje te perkujtonin kete ngjarje historike te shenjte dhe te dhimbeshme.

Interviste me z. Bollati
Pierre-Pandeli Simsia duke intervistuar zotin Sali Bollati

Me teper se nje tubim ajo darke ishte nje pershpirtje ne kujtim te viktimave te pafajshem te popullsise ēame, te cilet u vrane padrejtesisht nga dora gjakatare e zervisteve. I "zoti" i shtepise zoti Sali Bollati na pret me nje miresjellje, qe ndryshon paksa nga natyra e tij e qeshur e perditeshme. Eshte dite perkujtimore dhe zoti Bollati edhe pse eshte ne moshe rreth te 70-tave, e ndjen me shume se te tjeret ate dhimbje te madhe qe kaloi ai ne ate kohe, ne moshen e tij 7 vjecare, kur, dora vrastare i vrau pothuajse pjesen me te madhe te familjes se tij perpara syve te tij. Zoti Bollati i mbetur jetim dhe i rritur ne kete menyre ne shtepite e femijes i ka ende te fresketa ne kujtesen e tij ate dhimbje e cila e ngacmon edhe kete dite per t'ia fshehur sadopak buzeqeshjen e tij nga buza.

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

Nje tjeter burre intelektual i nderuar qe sapo i ka kaluar te 70-tat, zoti Syrja Rexha nga Gllobocari, pervec dhimbjes se madhe qe kujton nga ajo kohe, i cili ka qene 9 vjecar kur ka pare me syte e tij masakren cnjerezore, ka nje gezim, qe ne kete dite kerkon ta shuaj ate dhimbje duke e ndare me ne. Pas 62 vjetesh shkon ne vendlindjen e tij ne ēameri. Te gjithe mbeten me goje hapur ate cfare tregon ky intelektual. Nuk u besoja syve, thote zoteria i moshuar dhe nuk doja te besoja qe une ndodhesha ne vendin tim, ne token time, ne shtepine time. Isha vetem 9 vjec kur e lash ate shtepi, ate toke te dashur.I mbushen syte me lot, ndersa vazhdon te tregoje ate cfare ka pare. - Nuk po me kujtohej shtepia, por pastaj e gjeta. E mbaja mend. Ne ate kohe babai yne mbolli disa rrenje ullinj perreth shtepise. I shikoja ullinjte, i preka, i putha... Nuk po dija cfare po beja. Ullinjte, ashtu si edhe une ishin plakur ca, sepse babai sapo i mbolli atehere dhe ata ishin filiza te rinj, si une atehere, ndersa sot...

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

Prekemi te gjithe ate cfare degjojme nga ai njeri i ndershem dhe, ndersa shikojme syte e tij te perlotur.
I "zoti" tjeter i shtepise, zoteria i nderuar inxhinieri Senko Brahimaj, me nje dhimbje qe ai e ndjente si gjithe te tjeret, u cua ne kembe. Nuk mund te rrinte edhe ai pa thene disa fjale. Pasi uroi mireseardhjen e te pranishmeve, duke i falenderuar ata per nderin dhe respektin qe i bene, jo vetem komunitetit cam, por edhe te reneve te pafajshem, viktimave ēame, foli per ate masaker te cmendur te papare ndonjehere ne historine e popullit cam. Eshte nje nga ngjarjet me te shemtuara qe zervistet greke kane bere kunder popullsise se krahines se Ēamėrisė. Grekėt mendojne se problemi cam do harrohet, por ata genjehen. "Problemi cam kurre nuk do harrohet. Shqiptaret edhe kur jane ne prag te vdekjes kerkojne te kthehen e te varrosen ne trojet e tyre e jo me ne qe jemi gjalle dhe kete do t'ia transmetojme edhe brezave qe vijne me pas.

Keshtu qe problemi cam sa vjen dhe do te behet me i forte dhe detyra jone eshte qe ne te themi te verteten, per t'ia bere botes te qarte se cfare ka ndodhur ne ate periudhe dhe bota do te gjykoje me mire per te drejtat tona. ne kemi fatin e mire qe erdhem dhe jetojme ne vendin e lirise dhe demokracise ne SH.B.A., ku mund ti shprehim me lirshem te drejtat tona qofte SH.B.A.-se, qofte edhe institucioneve te tjera nderkombetare qe jane akomanduar ketu..." tha ndermjet te tjerash zoti Senko Brahimaj. Nje tjeter pjesemarrese zonja e nderuar Kadrije Brahimaj ne fund te diskutimit te saj thote se ka ne perfundim nje liber me kujtime per problemin cam. Ndermjet pjesemarresve te tjere ishin edhe zonja Drita Rexha, Kujtim Rexha, Hatixhe Rexha, Arben Zenelaj, Agim Bulku etj. Atmosferen e beri edhe me te bukur vogelushi Lis Zenelaj, nipi i zoterise se nderuar Sali Bollati, qe do edhe tre muaj te mbushe tre vjec, me ate te foluren e tij engjellore recitoi strofen: "Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar, zemren ti ma gatove, plot me deshire dhe me zjarr". Ne fund te mbremjes zoti Sali Bollati dha nje interviste te shkurter.

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

- Zoti Bollati. Cfare mesazhi do percillni tek lexuesit ne perkujtim te kesaj dite te dhimbeshme historike?
- Mesazhi jone eshte qe pa harruar ata qe kemi lene pa varre te bejme ate qe te mbrojme Shqiperine nga eliminimi. Ne duke mbrojtur keto te drejta te kthehemi atje. Une kam qene 7 vjec dhe i kam pare me syte e mij qe me jane vrare 7 njerez. Une ate masaker nuk e harroj dhe mohimi i gjenocidit grek ndaj neve, perzenia jone nga anet tona, moslejimi qe ne te kthehemi ne vendin tone, keto jane te drejtat qe jane ne kundershtim me te drejtat nderkombetare. Qellimi yne eshte qe ne te ngrejme ceshtjen ēame qe bota ta dije te verteten.

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

- Me konkretisht, mund te na thoni se cfare do te beni?
- Ne do te shkojme ne seline e OKB te dorezojme nje peticion atje me kerkesat tona qe kemi . Ne nuk kerkojme te ndryshohen kufijte, por te kthehemi ne token tone, ta marrim ate, Nuk kerkojme te ndryshojne kufijte, perkundrazi te hapen ato.Une jam me origjine shqiptar me shtetesi greke. Askush nuk ma ndryshon mua shtetesine greke, sepse une kam dokument certifikaten e lindjes. Une jam shqiptar dhe jam krenar, por kjo nuk do te thote te me ndryshohet dhe te me ndalohet mua shtetesia greke. Duke mohuar shtetesine greke, ata mohojne pasurine tone. Ata kane ate pikesynimin qe e thashe ne fillim, marrjen e Shqiperise se jugut. ne do ti drejtohemi edhe departamentit te shtetit, sepse te mos harrojme nje pjese e mire e jona tani jemi nenshtetas amerikane, ku amerika eshte vertet vendi i lirise. Ne kemi shume besim tek Amerika. Ashtu sic shpetoi Kosoven nga serbet ashtu kemi edhe ne besim te Amerika per te na ndihmuar.

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

- Sa eshte kooperimi juaj ne organizatat e tjera ketu?
- Ne perpiqemi qe ne cdo aktivitet te pasur bashke me shoqatat e Kosoves, te Dibres, te Malit te Zi, te marrim pjese ne organizatat e ndryshme te lidhjes se Legalitetit, te Ballit, Ne kemi besim qe edhe ata jane dashamires te komunitetit tone dhe ata te na ndihmojne per ta zgjidhur kete problem.

Pjesemarres
Pjesemarrės nė aktivitet

- Ju kerkoni te ktheheni ne tokat tuaja, si qytetare te atij vendi. Mendoni se pas nje kthimi mund te trajtoheni si qytetare te dores se dyte ne ate vend? Mendoni se do kete nje diskriminim ndaj jush atje?
- Degjo zoti Simsia.Dua te them dicka dhe te lutem ia kerkoje gazetes t'i shkruaje keto mendimet e mija. Vajza ime ka punuar ne Ministrine e Jashteme. Ish ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo qe tashti eshte ambasador ne Londer i thote vajses sime: te kete kujdes babai jot Sali Bollati sepse eshte person non grata dhe nuk i lejohet te hyje ne Greqi. Une s'e kuptoj kete. Une nuk jam terrorist. Une nuk kam marre armet dhe t'i jem drejtuar njeriut per ta vrare. Une, si shume ēame te tjere luftojme per te drejten tone. Prandaj i nderuar zoti Simsia, kjo pyetje qe beni ju eshte me vend, sepse te tille jane ata, greket dhe jo ne. Ne nuk duam te shkojme me arme atje.E kunderta eshte se ata na perzune ne me arme. Nuk eshte koha per perdorim arme, sepse tani eshte koha qe e gjithe bota po shkon drejt globalizimit.Une shtepine e kam ne kembe. Kulla jone e Bollatateve eshte ne kembe. Une kam toka dhe prona atje qe jane te mijat. Nuk ka rendesi, nese shteti grek ka ligjet e veta ne e marrim dhe e blejme ate. Por qe ne duhet te vendosemi, duhet te vendosemi.

Pjesemarres
Zoterinjte Syrja Rexha dhe Senko Brahimaj

- Keni ndonje thirrje per politikanet shqiptare dhe qeverine e Tiranes?
- I nderuar zoteri Simsia. Fatkeqesia jone eshte sepse ne gjate ketyre 50 vjeteve nuk kemi pasur qeveri shqiptare qe te luftonte per interesat e kombit shqiptar. Ne kohen e komunizmit u harrua Ēamėria, jo nga populli dhe familjet shqiptare, sepse ata hapen zemren dhe shtepite e tyre per ne, duke na mbrojtur, por Enver Hoxha per te mbajtur karrigen e vete, qeverine e vete e mohoi Ēamėrinė. Eshte dicka shume karakteristike. Ambasadori i pare shqiptar kur shkoi per here te pare ner 1972 ne Ēamėri, kryetari i bashkise i flet shqip dhe i thote qe ketu ka shume fshatra shqiptare, por keto gjera u zbuluan ne vitin 2003 nga i nderuari profesor Beqir Meta. Dmth, qe nga 1972 qe i morri vesh Enver Hoxha dhe deri sa vdiq, heshti. Tashti keto qeverite e Tiranes, si ajo demokrate dhe ajo socialiste perpiqen per karrigen e vete. Bejne shume pak per popullin shqiptar qe e kane brenda dhe shume me pak per neve. Nuk kam ndonje simpati per ato qeverite e Tiranes.

Pjesemarres
P-P. Simsia, z. Sali Bollati, Gazetari i talentuar z. Beqir Sina, z. Syrja Rexha

- Nje ceshtje e diteve te fundit qe ka tronditur mbare opinionin shqiptar eshte edhe zhvarrimi i eshtrave qe kane ndodhur ne fshatin Kosine te Permetit. Keni ndonje mendim per kete ceshtje, kur pak me pare thate qe ne Ēamėri, ka varre masive te perbashket me ēamer?
- Zoteri i nderuar Simsia. Me prekni shume me kete pyetjen tuaj. Gjithmone e kam vleresuar inteligjencen dhe patriotizmin tuaj dhe kete patriotizem une e kam ndjekur shpesh, qofte edhe ne shkrimet tuaja, qofte ne aktivitetet e ndryshme te komunitetit tone ketu ne Nju Jork, qofte edhe ne librin tuaj. Ju vleresoj shume dhe te lutem edhe njehere po ua perseris transmetojani gazetes t'i shkruaje keto cfare une po them edhe edhe per Ju, te gjitha mendimet e mija.. Une kam qene nje deshmitar okular i atyre vrasjeve, te prinderve te mij qe mua me lane jetim ne moshen 7 vjecare, duke u rritur ne shtepite e femijes dhe gjithe paramithioteve te tjere, Per nder te viktimave te pafajshem ēame, ne kemi bere nje memorial ne Konispol, por memoriali duhet te behet ne Paramithi, atje ku jane varret e prinderve tane dhe jo ate qe kerkon te beje greku, ngritjen e memorialit ne Shqiperi, sepse me ate memorial qe ai kerkon te ngreje ne Shqiperi, atje ai do kerkoje te ngreje dhe flamurin grek atje. Besoj se e kupton cfare po them. Nenkupton se eshte toke greke atje ku do ngrihet memoriali. Kjo eshte nje absurditet qe behet dhe ne keto absurditete i kundershtojme.

Pjesemarres

- Edhe nje pyetje te fundit. Sot, kur mbare komuniteti cam anembane kudo eshte ngritur te perkujtoje kete ngjarje te shenuar dhe te dhimbshme historike, pjesemarrja ketu ne NY, le pak per te deshiruar.
- Ne ēamet jemi si te gjithe shqiptaret e tjere jemi patriote, mikprites, trima, por nuk bashkohemi dot dhe kjo eshte fatkeqesia. I madhi Konica e ka thene para njeqind vjeteve qe e keqja e shqiptareve i vjen nga vetja. Kjo eshte nje fatkeqesi, qe ne nuk behemi dot nje ne nje mendim. Besoj se duke u edukuar me demokracine amerikane dhe guximin qe kemi ketu ne Amerike, se edhe guximi duhet, besoj se do ta zgjidhim edhe kete pune.

- Ju faleminderit i nderuar zoti Bollati dhe shpresojme qe ceshtja ēame te zgjidhet sa me shpejte dhe populli cam te fitoje ate liri te munguar prej 62 vitesh.
- Une ju faleminderit juve, me kuptimin e plote te fjales, i nderuar zoti Simsia per pjesemarrjen dhe veprimtarine tuaj atdhetare dhe familjen tuaj si familje shqiptare si dhe per komunitetin shqiptar ketu ne Nju Jork dhe per Ēamėrinė tonė, qe eshte e jona. Ēamėria nuk eshte vetem e jona e ēameve, por eshte e te gjithe Shqiperise, e te gjithe shqiptareve.

Shėnim: Ne darken perkujtimore te 62 vjetorit te dhimbjes ēame qe u organizua ne Staten Island, Nju Jork, kisha shkruar nje poezi te cilen e recitova para te pranishmeve.

Vargje pėr Ēamėrinė

Ēameri! O toke e bukur dhe e begate,
O vater djep i heroizmit,
Nje plage e vjeter, ende pikon gjak.

Te shkruaj per ty Ēameri
Vargjet plot dhimbje me rrjedhin lume.
Jane mijera, miliona vargje,
Duhen shekuj dhimbjen te shuajne.

Vargje loti, malli, shprese...
Nje monument te tere krijojne
Monumentin e Gjenocidit
Per Ēamerine zemra renkon.

Ē'te pane syte moj nene e mire
N'at'Qershor dyzet e kater!
Ē'bishe e egerr te hyri ne shtepi,
Ē'kembe mizore te shkeli ne vater?!

Si durove e urta nene
Bijte e tu kur t'i rrembyen?!
C'force duroi dhimbjen e madhe
Femijte pa koka kur t'i kthyen?!

Bajonetat ne trupa t'ngulur
Mbi grate shtatzene me foshnjet e tyre,
Si e mposhte dhimbjen valle
Femijet t'u therren perpara syve...

Ēameri o toke e mire,
E urta jone moj Ēameri,
Zeri yt plot mall therret
Kur do t'ju shoh nena? Bij!

Ke mall! Sa shume mall ke!
Gjashte dekada me lot po qan.
Gjashte dekada dhe bijte e tu
S'te kane pare dhe, s'i ke pare.

Gjashte dekada token e shtrenjte
Nena me lot e ka lare,
Zeri i saj mallueshem therret
Ku jane bijte e mij sot, valle?

Bijte e tu moj nene e mire
Gjalle jane, per ty kurre s'flene,
Sa te rrjedhe gjak shqiptari
Ne cdo zemer, e ne cdo vene.

Bijte e tu jane mbledhur sot
Heroizmin cam nderojme.
Rron Shqiperia, Ēameria, Kosova
Shqiptaria eshte e jona.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara