HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ridi

- tregim -

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Pas shumė ankthe pritjeje dhe vizitave tė njėpasnjėshme nėpėr mjekė tė ndryshėm, vetė jeta u solli mrekullinė dhe lumturinė e tyre, bashkėshortėve Diana dhe Rinush, tė martuar para pesė vjetėve. Diana kishte mbetur shtatzėnė!
U duk se lumturia qė sapo kishte hyrė tek ata bashkėshortė, sikur i kishte tejkaluar pėrmasat e asaj pritjeje pesė vjeēare pėr tė pasur edhe ata femijėn e tyre. Foshnja ishte djalė!

Djali i sapoardhur nė jetė u pagėzua me njė emėr tė bukur dhe tė veēantė, tė padėgjuar ndonjėherė, Ridi. Pėr tė gjithė tė afėrmit dhe njerėzit e tjerė tė njohur tė tyre, nuk ishte i vėshtirė kuptimi i emrit tė foshnjes. Emri Ridi ishte bashkimi i dy gėrmave tė para tė emrave tė dy prindėrve tė tij, Rinush dhe Diana.
Sapo kishte ardhur nė jetė, foshnja me flokė tė zinj i kishte mrekulluar edhe vetė mjekėt me pėrvojė shumėvjeēare nė profesionin e tyre. U duk se ishte njė foshnje i mbarė. Foshnja i bukur dhe i shėndetshėm kishte kaluar nė duart e mjekėve dhe ndihmėsve tė tyre, duke i gėzuar edhe ata, si ta kishin fėmijėn e tyre.

* * *

Sa tė lumtur ndjeheshin Diana dhe Rinushi, ndėrsa e mbanin nė krahė fėmijėn e tyre tė bukur me flokė dhe sy tė zinj.
Ridi foshnje kishte hyrė nė zemrat e njerėzve tė njohur pėrreth tij.
Lumturinė ua shtonin edhe mė tepėr njerėzit e njohur kur i ndalonin dhe e pėrkėdhelnin vogėlushin.
Edhe Ai, me instiktet e tij foshnjore, sikur ta ndjente ēfarė mendonin njerėzit pėr atė, u buzėqeshte mė ėmbėlsinė e tij fėmijėrore. Edhe pse muajt kalonin dhe Ridi rritej ēdo ditė, ai vazhdonte tė ishte shumė i afruar me tė gjithė njerėzit. - Hajde tek teta, Ridi, nėse do t'i thoshte ndonjė grua, ndėrsa rrinte nė krahėt e nėnė sė tij, ai buzėqeshte, shkėpuste krahėt nga supet e s'ėmės, dhe i jepte trupit para... Ridi u bė fėmija i dashur edhe pėr komshijtė pėrreth tij.

Edhe pse kishin kaluar disa vite nga ardhja e tij nė jetė, Ridi vazhdonte t'i rruante ato veti qė kishte pasur nė foshnjėrinė e tij. Sytė e tij tė zinj sė bashku me flokėt bashkoheshin me buzėqeshjen e tij tė ėmbėl.
- Sa i mirė ėshtė Ridi! - thoshin njerėzit. Edhe Diana dhe Rinushi ndjeheshin mė tepėr se tė lumtur me fėmijėn, gėzimin e tyre tė parė, qė kishte rrėmbyer zemrat e shumė njerėzve. Nė mes prindėrve tė tij i kapur pėr dore, kur shėtisnin tė tre sė bashku, i shikonte njerėzit, tė njohurit e tij, i buzėqeshte dhe, me dorėn e tij tė vogėl i pėrshėndeste.

E papritur pėr tė gjithė njerėzit, ishte ajo ditė e Hėnė, kur panė Dianėn tė shqetėsuar. Mė tepėr se e shqetėsuar, ajo ishte edhe e pėrlotur. Ē'tė kishte ndodhur vallė?! Tė Dielėn nė mbrėmje Ridi i vogėl 6 vjeēar nuk ndjehej mirė. Temperatura e lartė e trupit tė tij dhe disa shqetėsime tė tjera nė shėndetin e tij, pas mesit tė natės, i kishte detyruar prindėrit tė shqetėsuar tė shkonin menjėherė nė spitalin e qytetit tė tyre.
Ē'kishte ndodhur me Ridin e vogėl? Ku kishte shkuar buzėqeshja e Ridit?! Po ėmbėlsinė e tij fėmijėrore, kush po e rrėmbente?!
Mjekėt dukeshin tė shqetėsuar. Nuk po mundnin tė pėrcaktonin diagnozėn e sėmundjes sė tij. Ridi i vogėl duhet tė rrinte disa ditė nė spital. Lumturia dhe buzėqeshja e prindėrve tė tij ishin larguar pėr t'u zėvendėsuar me makthin e hidhur. Si do vinte fati i djalit tė tyre?!
Pas disa ditė pritje dhe ankthi, zbritja e temperaturės te Ridi, sikur ua lehtėsoi pak dhimbjen prindėrve tė tij, pėr t'i dhėnė shpresa pėr njė shėrim tė shpejtė djalit tė tyre tė dashur.

Nė konsultėn e tyre, vetė mjekėt, nuk po u besonin syve, ajo ēfarė tregonte pėrgjigjja e analizės mjekėsore nė pėrcaktimin e diagnozės sė sėmundjes sė Ridit. Sėmundja ishte e rėndė!
Mjekėsia Shqiptare me kushtet e saja tė pamjaftueshme dhe tė pakta, mungesa e aparaturave tė ndryshme moderne, e kishte tė pamundur trajnimin e sėmundjes sė vogėlushit nė spitalet shqiptare.
E vetmja mundėsi pėr shpėtimin e jetės sė Ridit tė vogėl ishte ēuarja e tij nė njė nga spitalet e huaja jashtė Shqipėrisė, tė cilėn shteti shqiptar nuk e mundėsonte njė gjė tė tillė. Ē'tė bėnin prindėrit e tij tė dashur dhe tė pafajshėm, Rinushi dhe Diana? Djali i tyre gjashtė vjeēar, shpresa e tyre e vetme, i kishte hyrė padrejtėsisht vdekjes nė gjijtė e saj dhe dukej sikur ajo do ta rrėmbente njėherė e pėrgjithmonė. Ata ishin tė pafuqishėm, por mė i pafuqishėm ishte vetė shteti i tyre, nė tė cilin ata punonin dhe jetonin me shumė mundime dhe sakrifica tė mėdha pėr ta shkėputur djalin e tyre nga thonjtė e tė mallkuarės vdekje. E vetmja shpresė ishte shteti, mjekėsia e huaj.
Me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi tė Dianės, i cili punonte prej disa vitesh emigrant nė njė shtet tė huaj ishte krijuar mundėsia pėr dėrgimin e Ridit nė atė shtet, por pagesa shumė e lartė qė kėrkonte mjekėsia e huaj, ishte njė pengesė, qė dukej e pakapėrcyeshme pėr Dianėn dhe Rinushin dhe tė afėrmit e tjerė tė familjes.
Edhe pse e menduan qė mund tė shisnin ēdo gjė tė shtrenjtė, edhe shtėpinė, vetėm qė Ridi i tyre tė shpėtonte, kjo nuk mund ta plotėsonte atė pagesė marramendėse parash qė kėrkohej pėr kurimin e djalit tė tyre.

Nė ditėt e pritjes plot ankth dhe dhimbje nė marrjen e vizės pėr tė shkuar nė shtetin e huaj dhe grumbullimin e parave, vogėlush Ridi, pjesėn mė tė mirė tė kohės e kalonte i mbyllur nė shtėpi. Pėr moshėn e tij nuk kishte shumė lodra pėr tė luajtur. E vetmja lodėr pėr tė ishte ekrani i vogėl i televizorit, ku Ridi shihte dhe dėgjonte me vėmendje tė madhe emisione tė ndryshme.
Vogėlushi nuk arrinte tė kuptonte rėndėsinė e sėmundjes sė keqe qė i kishte hedhur kthetrat e saja tek ai. Ajo qė kuptonte pėr vetė moshėn e tij dhe qė kishte dėgjuar ishte se, duhet tė shkonte nė njė nga spitalet e huaja pėr t'u kuruar.
- Mami, pse nuk mė ēojnė edhe mua jashtė shtetit qė tė shėrohem? - i thoshte shpesh tė ėmės, pa e kuptuar se me kėto fjalė ia lėndonte edhe mė tepėr dhimbjen e shpirtit tė saj.
- Babi, edhe ne kėtu nė vendin tonė kemi spitale, pse duhet tė iki unė jashtė shtetit qė tė shėrohem atje...?!
Nė vend tė pėrgjigjes pėr ēfarė ai i pyeste, merrte pėrqafimet dhe puthjet e tyre. Pastaj, ata, prindėrit e tij, me hapa tė ngadaltė dhe tė rrėnduara nga pesha e dhimbjes sė tyre ecnin dhe hynin nė dhomėn tjetėr pėr t'u shkrehur nė vaj nga tė qarat.
- Mami, iu drejtua ai njė ditė s'ėmės, ndėrsa rrinin tė tre nė dhomė, nė shtėpi. - E dini se ēfarė do bėhem unė kur tė rritem?
- Po shpirti i mamit, fol, ēfarė do bėhesh kur tė rritesh? - i tha e ėma, duke psherėtirė me ngadalė.
- Unė, mami dhe babi, kur tė rritem, do bėhem deputet, do bėhem ministėr. Edhe kryeministėr do bėhem. Edhe president do bėhem.
- Mirė shpirti i mamit, bėhu ēfarė tė dėshirosh ti zemra ime... - i tha e ėma me njė zė tė lehtė vajtues.
- Do bėhem mami, qė kur tė jem sėmurė, tė shkoj nė spitalet e huaja jashtė shtetit qė tė shėrohem...

- Ah! Psherėtinė thellė prindėrit e tij tė pėrlotur.
- E kam dėgjuar disa herė nė televizor qė, edhe presidenti edhe ministrat edhe deputetėt, kur janė sėmurė, tė gjithė shkojnė jashtė shtetit qė tė shėrohen. Edhe unė dua tė tė shkojė jasht shtetit, tė shėrohem.
- Ti mos u mėrzit shpirti jonė, ti nuk je shumė i sėmurė...
- Po pse thonė mjekėt se duhet tė shkoj jashtė shtetit...?!
- ... Ah...! - Psherėtinė pėrsėri tė dy prindėrit e tij, duke bėrė ritualin e tyre tė pėrditshėm. U ēuan me ngadalė dhe me hapa tė ngadaltė e tė rėnduar shkuan nė dhomėn tjetėr pėr t'u shkrehur pėrsėri nė vaj.

Njė ditė, kur tė gjithė ata qė e donin Ridin e vogėl dhe e ndihmonin nga rroga e tyre e pakėt pėr grumbullimin e shumės sė parave pėr ta dėrguar atė jashtė shtetit, ndodhi e papritura, ajo qė nuk duhet tė ndodhte kurrė.
Ridi i vogėl 6 vjeēar, nė shtratin e tij ku lėngonte prej tre muajsh, mbylli sytė e tij tė bukur pėr tė mos i hapur mė kurrė. Shpirti i tij i vogėl u shkėput njėherė e pėrgjithmonė nga trupi i tij i bukur. Buzėt e tij tė njoma u mbyllėn njėherė e pėrgjithmonė pėr tė mos folur mė asnjė fjalė. Duart e tij tė ngrohta ngrinė njėherė e pėrgjithmonė, ashtu, pak tė hapura pėr t'u ftohur, pėr tė mos pėrshėndetur mė njerėzit qė e donin... Shpirti i tij i vogėl u ul nė krahė tė engjėjve pėr tė fluturuar...
Vogėlush Ridi nuk mundi tė realizonte ato ėndrat e tij tė bukura per jetėn e tij tė ardhme, tė bėhej president, ministėr, deputet... sepse fluturoi..., ndoshta i duhej edhe vetė Zotit...
Vogėlush Ridi u nda papritur, shumė shpejt nga jeta e bukur qė sapo kishte nisur ta shikonte dhe ta gėzonte.
Ridi u nda nga njerėzit qė e donin shumė, pa arritur tė realizonte ėndrat e tij fėmijėrore, nuk u bė president, ministėr, deputet...
Ai iku, u nda shumė shpejt, nga prindėrit e tij, duke i lėnė tė hidhėruar pėr t'i hapur njė plagė nė shpirtin e tyre, qė s'do t'u mbyllet kurrė.
Ridi iku..., sepse, pėr fatin e tij tė keq edhe prindėrit e tij nuk ishin presidentė, ministra, deputetė...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara