Festivali i 45-tė i Kėngės nė RTV Shqiptar
-- nga Pierre-Pandeli Simsia
Edhe disa jave na ndajne nga Festivali i 45-se i Kenges ne Radiotelevizionin
Shqiptar. Sipas tradites 45 vjecare, ky aktivitet i rendesishem kulturor
shenon edhe mbylljen e nje viti dhe fillimin e nje viti te ri. Para pak ditesh u
njohem me nje tjeter aktivitet te rendesishem te kenges, Festivali i Kenges
Magjike, zhvilluar ne Tirane, i cili pati edhe ai suksesin e tij dhe
vleresimet e larta per organizatoret e festivalit, krijuesit e kengeve dhe interpretuesit.
Megjithate Festivali i Kenges ne RTV mbetet festivali i vazhdimesise, ku
"Femija i pare" i lindur ne Dhjetorin e viti 1962, duke ecur neper dallget e
shumta te jetes dhe politikes se vendit ku u lind dhe po rritet, here i
vleresuar, here i denuar, here i burgosur, here i internuar,..., nga plotika kete
Dhjetor te 2006 ne 45 vjetorin e tij, vjen i "burreruar" dhe pergatitjet per
festen e madhe, ditelindjen e tij kane filluar. Cdo dite qe vjen sjell emocione
dhe tensione te reja per ta nxjerre ate feste sa me te larmishme dhe
mbreselenese. Disa sekrete te festivalit kane dale, megjithese organizatoret mundohen
t'i mbajne te fshehta te papriturat qe do te na sjelle ai festival.
Ja, regjisorit te mirenjohur Pali Kuke i eshte besuar regjia e festivalit, ndersa
prezantuesit te shkathet Adri Krasta i eshte besuar perseri prezantimi. Drejtori
i Festivalit, kompozitori i suksesshem Edmond Zhulali, i pari kompozitor
shqiptar qe hyri ne Eurovizion me kengen e kenduar nga Anjeza Shahini "Dua te
jem imazhi yt" eshte drejtor i festivalit. Cdo njeri qe eshte i dashuruar pes
kengeve dhe festivaleve kerkon te shuaje kurreshtjen e tij per kompozitoret,
autoret dhe vecanerisht kengetaret pjesemarres ne kete festival. Edhe kjo,
kurreshtja, nuk ekziston me.
Para disa diteve mesuam edhe per kengetaret pjesemarres, pavaresisht se pati pak "qejfmbetje" per ndonje kengetar te suksesshem shumevjecar, sic eshte i mirenjohuri Kozma Dushi, qe nuk iu aprovua kenga per
ta kenduar ne ate festival. Nuk eshte faji i askujt, keto jane rregullat e
festivalit, madje jane per t'u pershendetur dhe falenderuar organizatoret e
festivalit, nese me kete praktike, do te eci edhe juria qendrore per vleresimin
e kenges fituese, e cila pret "bileten" per te shkuar ne Eurovizion. Sipas
te dhenave deri tani, surprizat do fillojne qe ne prezantimin e pare te
kengetareve, te atyre qe kane bere emer dhe sukses ne muziken shqiptare neper vite
dhe po i rikthehen publikut te tyre perseri ne ate skene, ku te gjithe
spektatoret dhe telespektatoret syte do t'i kene tek ata...
Kenaqesia, befasia, emocionet e gjithe spektatoreve dhe telespektatoreve do te jete kur nga goja e
prezantueseve te festivalit do degjohen emrat e yjeve, superyjeve te muzikes
shqiptare, i atyre qe na sillnin "Pranvere me lule shume", te atyre qe
"Shqiperine e pershendesnin" me kenge qe ne moshen e tyre 14 vjecare ne skene, te
atyre qe, edhe pse jetojne ne vendet e bukura evropiane, te thone: "Mos ngurro
te thuash qe je nga Tirana..." "Ua, Frederik Ndoci! O Zot, cfare mrekullie.
Sa shume vite kam pa e pare...!" dhe zemrat fillojne e rrahin per kengetarin e
tyre te zemres, te preferuarin, te madhin, te paarritshmin kengetarin
shqiptar Frederik Ndoci, sapo ai del ne skene... Nuk do jete ete aspak cudi, kur
zeri shperthyes dhe melodioz i Frederik Ndocit do perhapet ne sallen e madhe te
mbushur plote me spektatore, atje ku zhvillohet festivali...
Eshte merita e kompozitorit te suksesshem Adrian Hila dhe pagabueshmeria e tij qe krijimin
muzikor te tij ia besoi ketij kengetari te larmishem me permasa nderkombetare.
"Ua, Alida Hiskuuuuu! Ah Alida, Alida. Po ku je moj Alida. Po pse kaq me
vonese Alida... Sa na ke munguar...! Degjoni zerin e saj, nuk i ka ndryshuar fare,
madje edhe me i fuqishem ..." Dhe Alida Hisku e fuqishme, bashke me zerin e
saj te fuqishem, deshiron t'i beje edhe emocionet e publikut te saj akoma me
te fuqishme. "Fuqia" e Alides ne Festivalin e 45-se eshte edhe, se ajo, Alida
nene kengetare sjell ne skenen e festivalit edhe djalin e saj kengetar,
Albinin. Ta "puthi" edhe Ai skenen magjike te festivaleve, ashtu si nena e tij 36
vjete te shkuara. Te mbaje edhe Ai ne duar trofeun e fitores ne kenge, ashtu
si nena e tij dy vite rradhazi ne festivale. "Sa i ngjan Alides...? Me duket,
pak a shume edhe zerin si ajo e ka...".
Nje tjeter superyll i kenges pjesemarres ne festivalin e 45-se eshte edhe mjeshtri, artisti i lindur per art JoeArtid Fejzo qe, si perhere nuk e "tradheton" krijmtarine e tij per t'ia besuar
ndonje tjetri, tjetre, per ta kenduar. Dhe superylli Fejzo do shperrtheje ne
salle me zerin e tij dinamik dhe timbrik... "Po Aurela Gace nga Amerika, nuk
ka ardhur ne festival...?" "Me duket se nuk ka akoma dokumenta ajo..." "Ah,
sikur te ishte, ajo do ta merrte cmimin e pare, per te na perfaqesuar edhe ne
Eurovizion. Ajo e meriton..." "Ah, sikur te ishte edhe Vace Zela e te
shikonte festimin e "Femijes se saj te pare", tani "Burre" 45 vjec. T'i kendonte
perseri atij femije, te kendonte disa nga ato kenget e saja, ose edhe te mos
kendonte, vetem sa ta shikonim ne skene, se na ka marre malli, na ka munguar shume..."
"Ashtu eshte, por degjoni Frederik Ndocin, JoeArtid Fejzon..., a nuk
jane kenget e tyre per ne Eurovizion? A nuk eshte zeri i tyre qe do t'i ngreje
ne kembe te gjithe spektatoret e Eurovizionit dhe te duartrokasin per ta..."
"Une mendoj se me kengetare te tille, Shqiperia, pa diskutim, do te jete
shume prane kenges fituese. "Ashtu mendon ti, por zakonisht jurite..." "E pe
koncertin e fundit ne Itali qe dhane bashkeatdhetaret tane, artistet e rinj?
Ishte i mrekullueshem..." "Ah ajo kenga e droges qe kendoi Alida me djalin e saj
Albinin" "Po Alesion, Alesio Ross Lubonja e pe?" Ai eshte fantastik, i
mrekullueshem, nje artist i vertete qe premton shume ne te ardhmen..." "Do kendoje
Alesio ne kete festival..." "Nuk e di" "Ai eshte nje artist i lindur,
kengetar dhe kercimtar, shume i suksesshem ne Itali..." Keto mendoj se do jene
disa nga diskutimet e shumta te spektatoreve dhe telespektatoreve.
Dhe gezimi, emocionet, diskutimet do jene te shumta gjate tre neteve te festivalit, derisa
te mesohet edhe kenga fituese, udhetuesja per ne Eurovizion. Udhetuesja per
ne Eurovizion! Po mire, kush e beri udhetuese per ne Eurovizion kengen
fituese te festivaleve te dhjetorit? Kjo pyetje enigme me ekuacion te panjohur ka
tre vite qe diskutohet, madje disa thone se eshte teresisht e gabuar dhe
keshtu eshte, qe kenga fituese e festivalit te dhjetorit te jete edhe
perfaqesuesja e Shqiperise ne ate aktivitet te madh europian. Asnje shtet
pjesemarres ne Eurovizion nuk zhvillon festivale, si ai i yni qe kenga fituese te jete edhe
perfaqesuese e atij shteti.
Po Shqiperia valle, ku dhe nga e sajoi kete rregull? Kush ia jep te drejten kenges fituese te festivalit te dhjetorit te jete perfaqesuese ne Festivalin e madh te Europes? Kam degjuar ne vitet e shkuara
kenge te bukura nga festivalet e kenges magjike zhvilluar ne Tirane dhe nga
aktivitete te tjera muzikore. Kam degjuar gjithashtu edhe shume kenge te tjera
te bukura nga albume te ndryshme te kengetareve te ndryshem dhe me te drejte
te lind pyetja pas atij zhgenjimi qe ndjejme kur mesojme per kengen fituese
te festivalit te dhjetorit. Perse nuk e perfaqesojne keto kenge dhe kengetare
Shqiperine ne Eurovizion? Nje shembull tjeter. Sivjet ne Festivalin Europian
kengetarja qe perfaqesoi Greqine ishte Anna Visi, nje kengetare e
suksesshme, shperrthyese ne skene, me permasa te jashtezakonshme dhe me nje
karriere te gjate dhe te pasur ne kenge dhe, qe te shkosh ne Festival e te konkurosh me
Anna Visin dhe Anna Vis-et e tjere, do te thote, ate qe thote populli: "Duhet
te matesh dhjete here pa te presesh njehere..."
Po edhe Shqiperia ka shume Anna Visi te tjere, nuk i mungojne. Shqiperise ndoshta i mungon klasifikimi
dhe vleresimi i drejte qe ben juria ne vleresimin e kenges fituese te
festivalit te dhjetorit qe e con automatikisht ne eurovizion ate kenge dhe kengetar.
Vleresimi i jurise per kengen fituese te festivalit te dhjetorit ka lene shume
diskutime keto vitet e fundit. Nese edhe Shqiperia do te ndjeke "rregullin"
e shteteve pjesemarrese ne Eurovizion, mendoj se suksesi i kenges
perfaqesuese do te jete shume afer suksesit. Para pak kohesh disa kengetare
shqiptare te suksesshem kane nxjerre albumet e tyre me kenge te reja dhe kane dhene
koncerte ku jane mirepritur dhe vleresuar nga spektatore dhe degjues te shumte
edhe ne vende te ndryshme te te botes, madje edhe vete shtypi vendas nuk ka
nguruar te shkruaje per suksesin e tyre. Te tille jane kengetaret Frederik Ndoci
dhe bashkeshortja e tij Aida, Alida Hisku dhe djali i saj Albini, Lindita
Theodhori, JoeArtid Fejzo, Aurela Gace e shume te tjere. Kjo mendoj, eshte edhe
nje prove suksesi e artisteve shqiptare edhe per ne Eurovizion.
Koncerti i diteve te fundit i Alida Hiskut dhe djalit te saj Albinit, sidomos me kengen
"Mallkimi i droges" dhene ne disa vende evropiane ishte nje prove e suksesshme,
nese Shqiperia do te paraqitet me kete kenge ne Eurovizion, ashtu si edhe
albumet e koheve te fundit te Frederik Ndocit, JoeArtid Fejzos... Le te presim
derisa te vije edhe data e fillimit te festivalit. Le te presim zhvillimin e
tij. Le te presim edhe vleresimin e kenges fituese te ketij festivali e cila
do udhetoje per ne Eurovizion. Le te shpresojme se do jete e fundit kjo
praktike e ndjekur deri tani, para tre vjetesh, kur Shqiperia u perfaqesua per
here te pare ne Eurovizion me kengen fituese te festivalit te Dhjetorit. Le te shpresojme. Urime Festivalit te 45-se te Kenges ne RTV. Urime organizatoreve, pjesemarresve, konkurueseve...