HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meraku

- tregim -

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Nevrezja ishte njė grua me trup mesatar qė i kishte kaluar tė 50-at. I shoqi i kishte vdekur para gjashtė vjetėsh nga njė sėmundje e pashėrueshme. Nevrezja kishte katėr fėmijė, tre djem dhe njė vajzė. Dy djemtė e saj, mė tė mėdhenjtė Ruzhdiu dhe Musai ishin tė martuar dhe kishin secili nga njė djalė, ndėrsa vajza Mimoza dhe djali mė i vogėl Fatbardhi ishin tė pamartuar. Ajo qė binte nė sy nga tė gjithė te Nevrezja ishte se, nuk tregonte kujdes nė mirėmbajtjen e trupit tė saj. Ēdo ditė, pothuajse vishte njė fustan tė vjetėr, nganjėherė edhe pak tė shqyer, herė dilte me pandofla me ngjyra tė ndryshme, njėra nga tjetra.

Kėto veprime i shqetėsonin shumė fėmijtė e saj, sidomos vajzėn, por edhe djemtė dhe nuset e tyre. U vinin dhe atyre turp nga komshijtė dhe njerėzit pėrreth qė i njihnin. Shqetėsimit tė tyre Nevrezja nuk donte t'ia dinte fare. Robet e reja qė djemtė ia blinin pėr t'i veshur si tė pėrditėshme, ajo nuk para i pėlqente. I mbante veshur ato ditėt e para dhe mė vonė zinin vendin e tyre nė dollapin e rrobave bashkė me tė tjerat. - "Kur mbaj veshur rrobat e reja, mė duket sikur nuk jam pėr punė, sikur dua tė rri qiri nė kėmbė tėrė ditėn, ndėrsa kėshtu, jam mė e rehatėshme" - thoshte shpesh Nevrezja. Edhe pse ishte rritur dhe martuar nė familje qė besonin nė fenė muslimane, Nevrezja kur bisedonte me njerėz tė ndryshėm nuk tregohej shumė fanatike nė tė besuarit nė fe.

"Tė gjithė jemi, bijtė e Allahut, bijtė e Zotit ..." - thoshte. Me komshijtė pėrreth Nevrezja kishte marėdhėnie tė mira. Ishte gojėmbėl me tė gjithė njerėzit, por me Kristinėn i hahej pak mė tepėr muhabeti se me gratė e tjera. Kristina, siē e thoshte edhe vete Nevrezja, ėshtė kyē sekret. Po i the njė muhabet, thoja pa frikė. Tė jesh e bindur njėmijė pėrqind, nuk del asnjė fjalė nga goja e saj. Edhe Kristina ishte pothuajse moshatare me Nevrezen. Kishin tė njėjtin fat nė jetė, tė dyjave u kishin vdekur bashkėshortėt. I shoqi i Kristinės kishte vdekur para pesė vjetėsh. Kristina kishte dy djem. Djali i madh Alekua ishte i martuar dhe jetonte nė njė apartament tjetėr. Alekua kishte njė vajzė dy vjeēe. Djali tjetėr Roberti, ishte i pa martuar dhe jetonte me tė ėmėn. Si djalė i ri nė moshėn e tij, Robertit i pėlqente ta mbante veten tė rregullt. Rrobat e trupit ēdo ditė ia shihje tė pastra dhe tė hekurosura.

Edhe flokėt i mbante gjithmonė tė krehura. I kishte merak. Nė xhepin e pasėm tė pantallonave mbante gjithmonė njė krėhėr tė vogėl dhe, sa herė frynte erė, e nxirrte krėhėrin dhe menjėherė krihte flokėt. Ishte edhe djalė i pashėm. Edhe Kristinės i pėlqente shoqėria me Nevrezen, sepse Nevrezja e kishte shpirtin tė pastėr, paēka se nganjėherė edhe fliste shumė, duke ia kėputur edhe ndonjė fjale tė tepėrt. Por edhe ato fjalė kishin bukurinė e tyre nė bisedat qė bėnin dy gratė shoqe. Nevrezja dhe pse shtirej pėrparimtare kur bisedonin pėr fenė, sepse edhe dy nuset e djemve tė saj vinin nga familje tė besimit tė krishterė, pėr vajzėn e saj, Mimozėn, atė e brehte njė merak i madh. Nuk i pėlqente qė vajza e saj e vetme tė martohej me njė djalė tė besimit kristian.

- "Jo pėr ndonjė gjė tė keqe, por nuk mė pėlqen ta jap vajzėn te kaurėt. Kaurėt janė njerėz tė mirė, tė ndershėm, tė kulturuar, tė dashur..., por kanė vetėm atė tė uruar zakon...," - thoshte shpesh Nevrezja. I vinte vėshtirė kur kujtonte zakonin e te krishtereve, madje nganjėherė edhe e tepronte me veten e saj, me veprimet qė bėnte. Edhe krushqit, baballarėt e nuseve tė djemve kur u vinin nė shtėpi pėr vizitė, ajo i priste me respekt dhe me buzėn nė gaz, por nė momentin kur u jepnin dorėn pėr ta takuar, Nevrezja ndjente njė si tė pėshtirė ne veten e saj. Kėtė merak qė kishte pėr tė krishterėt nuk kishte lėnė pa ia thėnė edhe shoqes sė saj Kristinės.

- Tė mirė jeni ju tė krishterėt Kristina sa s'ka ku tė vejė, por njė dreq zakoni tė keq e keni. Nuk i bėni meshkujt synet.

- Uu, mos o Zot! - ia kthente Kristina, duke bėrė kryq me dorėn e djathtė. - Nuk e thotė feja jonė njė gjė tė tillė, ai ėshtė zakoni i turqve.

- Pse moj, nuk e thotė feja juaj. Ma nxirr ti mua atė libėr tė fesė suaj qė e ndalon atė punė, po ju jeni prapa botės. Ajo punė ėshtė higjienė, pastėrti, po ku dini ju nga pastėrtia...

- O tė marrtė dreqi pastėrtinė ty, - i thoshte Kristina duke qeshur. E dinte, qė sido qė tė fliste, Nevrezja nuk i zemėrohej. - Nuk e shikon veten tėnde ti dreq si del nė rrugė, zė e mė flet mua pėr pastėrti.

- Dėgjo, - i tha Nevrezja pa e mbaruar fjalėn Kristina. Mos mė detyro ta them pėrsėri atė fjalėn qė ta kam thėnė edhe herė tjetėr.

- E po, zėre se e ke thėnė.

- E po ja, po ta pėrsėris prap tani. Ne nuk i kemi lafshukėr djemtė. Ju i mbani me lafshė...

Kristina qeshi me zė tė lartė, ashtu siē qeshte pėrherė kur bisedonin. Edhe Nevrezja qeshi bashkė me tė.

- Ajo kohė qė thua ti Nevreze iku. Tani jemi tė gjithė njėsoj.

- Jo jo! Pėr atė punė nuk jemi tė gjithė njėsoj. Ja, nipėrit e mij, Hamdiu, i shoqi i Fatos i bėri synet ēunat. I vjen dorėsh atij pėr ato punė.

- Edhe ti, ē'na zure tani kėto muhabete tė bėjmė. Ke ndonjė gjė tjetėr pėr tė thėnė? - Muhabete kemi plot pėr tė treguar, por ēfarė tė them unė tani? U mendua pak, pastaj tha: - Moj, doli gjizė dje nė dyqan. Ty s'tė pashė nė rradhė se e dija, kishe shkuar tė merrje pensionin. Lėre lėre, ē'vajti dje me atė tė uruar gjizė, moj Kristinė motėr.

- Pse, ēfarė ngjau?

Nevrezja filloi tė qeshė.

- Po thoje tė shkretėn ēfarė ke pėr tė thėnė dhe, nėse ėshtė diēka pėr tė qeshur tė qesh edhe unė.

- Unė po rrija nė dritare dhe pashė njerėzit qė po nxitonin nė rrugė. E po, dola dhe unė, se thash kush e di ēa do ketė ngjarė. Dėgjova qė kishte dalė gjizė. Shpejtova hapat pėr nė dyqan. Nuk kisha marrė as enė me vete pėr tė hedhur gjizėn. Sapo hyj nė dyqan, ē'tė shikoje, kur ishin mbledhur njerėzit kaq shpejt si tė babėzitur? Njėri mbante nė dorė njė tas alumini pėr tė hedhur gjizėn. Se kėshtu e bėnte edhe ajo, shitėsja, Marika. Merrte tasin e peshonte sa ishte tasi bosh, e mbushte me gjizė, e peshonte pėrsėri dhe, pastaj, ta fuste nė kandar. Ti mendoje se kishe blerė njė kilogram gjizė, aty ishte a s'ishte 700 a 750 gram gjizė. Po nejse, kėshtu ėshtė kjo puna e shitėsave.

Ngado qė tė shkosh ta fusin nė kandar. Kaliopi budallaēka kishte sjellė njė qyp tė vogėl pėr tė hedhur gjizėn, apo nuk ishte dhe i bukur ai qyp. Merjema si mė e mėnēur kishte sjellė njė pjatė, po jo tė thellė qė ta mbante gjizėn, po nga ato tė hapurat. Mendo, sa tė ngjitej Merjema deri lart nė rrugicė ku e ka ajo shtėpinė, gjiza ka falimentuar. E ē'tė shikoje moj Kristinė tė keqen aty nė rradhė. Njėra mbante nė dorė njė tenxhere alumini, tjetra njė kanistėr tė vogėl. Marika ishte shumė e zėnė me punė, nuk ia hidhte fare sytė njerėzve. Merrte qypin bosh, e peshonte, hidhte gjizėn brenda, e peshonte prap dhe ta jepte.

- Ta provoj pak? - i tha Llambrinia, Sofijes, kur e pa me qypin me gjizė dhe futi gishtin brenda nė qyp. - Hmmm. Pėr kokėn e gjizės qenka, me pak kripė, ashtu si e dua unė, - tha dhe lėpi e lėpi atė tė uruar gisht, sikur ishte fshehur e gjithė gjiza aty. - Pse ėshtė e mirė? - tha Margarita e Pilos qė po rrinte nė radhė dhe futi dorėn pėr ta provuar. Qysh moj ti Kristinė, nuk morri pak me gisht sa Llambrinia, po me tė katėr gishtėrinjtė. "Uuuuuu, navash moj ti navash", - i tha Sofija e shkretė. - O po kjo, vdes pėr t'i rėnė qylit. Ika unė, tha Sofija, se po ndenja kėtu m'a hėngrėn tė gjithė kėto. Nejse, tė vinte dhe qejf kur i shikoje njerėzit tė mbanin nė dorė, qypa, kanistra, tenxhere, pjata. Kur nė ato ēaste vjen e mėnēura, Roza.

- Kush Rozė? - e pyeti Kristina, qė nuk po ia hiqte sytė Nevrezes.

- Hė moj, ajo qorrja, si i thėrrasim ne, qė nuk sheh nga njė sy. Lumėmadhja ajo. Nė vend tė kishte marrė ndonjė tepsi a diēka tjetėr pėr tė hedhur gjizėn, kishte marrė kulluesen e makaronave.

- Hajde Roza hajde. Ēa do hedhėsh aty, makaronat? - i tha Bardhyli, i shoqi i Hamides. - Rozės nuk i erdhi mirė. U shtrembėrua nė surrat. Ajo tė bėn tė qeshėsh kur e sheh normale, imagjinoje kur nxehet si shtrembėrohet. Ai syri qė nuk sheh fare iu mbyll i tėri. Ne tė gjithė moj Kristinė, kur pamė surratin e Rozės si u shtrembėrua nga nervat, ia plasėm sė qeshurės me tė madhe. Ajo atėhere u nxi mė keq. - Ju jeni tė gjithė delenxhinjė - tha. Njerėzit, po gallata donin tė bėnin.

- Jepini Rozės tė marrė pa radhe se ka punė e shkreta, ėshtė dhe njeri pa njeri - u dėgjua njė zė burri andej nga fundi i radhės.

- Ia merr Marika kulluesen e makaronave duke qeshur, e peshoi nė kandar dhe filloi ta mbushė me gjizė. Sa e vuri kulluesen mbi kandar prap pėr ta peshuar, gjysma e gjizės iu derdh nėpėr kėmbė Marikės, nga ato tė uruara vrima qė ka kulluesja. Ne tė gjithė u gajasėm. - Do hajė gjizė Roza sot, - tha njė grua. - Ku pyeste Roza se ē'flisnin njerėzit. Morri shpejt kulluesen me gjizė, u shty nė mes tė njerėzve dhe doli me tė shpejtė. Kėpucėt e njerėzve u zbardhėn nga gjiza. Tė them tė vėrtetėn Kristinė, nuk tė gėnjej dot, po Selvija e Zeqirit, ajo qė e hedh kėmbėn e majtė shtrembėr kur ecėn, ajo mė tha. Kur shkoi nė shtėpi Roza vetėm vrimat e kullueses i kishin mbetur.

- Hahahahaha, qeshi me zė tė lartė Kristina. Pėr kokėn tėnde Nevreze. Si i sajon gjithė kėto gjėra?

- Pėr kokėn e Ruzhdiut nė tė gėnjej! Ja pyet tė gjithė njerėzit qė mbanin radhen nė dyqan.

- Lėre Rozėn, po ti vetė bleve gjizė?

- Po kėtė doja tė thoshja, po ti nuk mė le, mė ndėrhyre, m'a preve fjalėn. Ti e di, po mė ndėrhyri njeri kur flas, harroj pastaj unė ēfarė dua tė them. Unė kisha shumė njerėz para vetes sime dhe ajo e uruar gjizė mbaroi. Pse, do rrija unė aty ēa thoshin njerėzit? E di ē'thoshin? "Pse mbaroi kaq shpejt? Marika i ka hedhur ujė gjizės para se tė fillonte shitjen prandaj ėshtė gjiza kaq e ujshme e mė the e tė thash". Ia mbatha menjėherė te lagjia tjetėr, te dyqani i Shegės. Edhe atje ishte mbaruar dhe nuk kishte shumė njerėz. Po Shega ėshtė zonjė grua, meqenėse e kemi patur kėtu komshi, e mban mend ti atėhere. M'ė dha e shkreta nja treēerek kile nga poshtė banakut. E qė thua ti Kristinė, sapo erdha nė shtėpi skuqa pak gjizė me hudhra, se mė kishte shkuar mendja dhe u kėnaqa.

- Po ti, ē'na i kujton tani, apo tė na shtjesh nepsin.

- Po kam unė edhe njė dorė gjizė pėr ty, do ta jap kur tė ikėsh. Nuk tė lė motra pa tė dhėnė ty.

* * *

Nevrezja gjithmonė e kishte tė fiksuar merakun e saj, kur shihte djemtė tė fesė kristiane. Edhe Robertin, djalin e Kristinės kur e shihte tė rregullt dhe tė pastėr ndjente gėzim pėr komshiun, djalin e lagjes dhe djalin e shoqes sė saj, sa shpesh herė thoshte me vete: "Tė vjen qejf ta shikosh Robertin, sa i regullt ėshtė", por, kur mendja i shkonte menjėherė te "meraku" i saj, papritur ndjente njė dridhje trupi dhe njė si tė pėshtirė. Kristinės asnjėherė nuk i shkonte mendja qė Nevrezja tė mendonte njė gjė tė tillė pėr djalin e saj, pėrkundrazi, ndjente kėnaqėsi, kur ajo i thoshte: "Pastė fatin e mirė Roberti, sa i mirė ėshtė, si pėllumb i bukur".

* * *

E papritur dhe befasuese ishte ajo qė ndodhi ndėrmjet Robertit dhe Mimozės. Ishte e papritur jo vetėm pėr dy familjet e tyre, por edhe pėr gjithė banorėt e lagjes ku ata banonin prej shume vitesh dhe pėr njerėzit e tjerė qė i njihnin. Mimoza dhe Roberti ishin tė dashuruar dhe e donin shumė njėri-tjetrin. Ajo dashuri e pastėr, e sinqertė ishte dhe e fshehtė, sa kishte kaluar pa rrėnė nė sy nga njerėzit. Ata e kishin vendosur tė lidhnin bashkė jetėn e tyre tė ardhme dhe, sipas zakonit, dėshironin tė shpallnin fejesėn. Kristina nė fillim nuk e priti me gėzim zgjedhjen qė kishte bėrė i biri nė gjetjen e njeriut tė tij tė zemrės, qė do ishte bashkėshortja e tij e ardhme dhe nusja e djalit tė saj. As vetė s'e kuptoi pse nuk e priti me gėzim atė lidhje.

Mimoza ishte shumė vajzė e mirė, madje nuse pėr djalė, siē e donte edhe vetė Kristina, po asnjėherė s'e kishte menduar qė ajo Mimozė, vajza e Nevrezes, qė sa e sa herė Kristina kishte pirė kafenė tė bėrė nga dora e saj ta kishte nusen e djalit. Ishte ajo Mimoze, qė sa herė Kristina e shihte me kėrshėri, duke e shoqėruar me sy nga prapa edhe atėhere, kur ajo i jepte dorėn pėr ta takuar duke i thėnė: "Teto Kristina, mua do tė mė falni tani, se mė duhet tė dal me shoqet..." Tani po e kuptonte Kristina, qė ato shoqet qė ajo takonte, ishte djali i saj, qė e priste nė takimet dashurore. Ajo mėrzitje e Kristinės nuk zgjati shumė kohė. Ndryshe nga Kristina, Nevrezja u tregua mė e papėrmbajtur. Kjo ndoshta ishte edhe ajo, qė shpesh herė, t'i fliste fjalėt pa i kontrolluar.

- E po, unė dy nuse kaurka i kam nė shtėpi dhe jam e kėnaqur dhe e lumtur me to, por, qė ta jepja edhe vajzen e vetme te kaurėt, jo jo, kėtė nuk e mendoja kurrė! Ne gjithmonė kemi dashur tė marrim nga kaurėt, po jo tė japim tek ata. Ē'mė bėre moj bijė, ē'mė bėre...

- Ē'tė bėra mama? - i thoshte Mimoza. - Djali qė dua, me atė kėrkoj tė fejohem e tė martohem, me atė kėrkoj tė lidh jetėn.

- Pse, humbi soja jonė? Vajte dhe u ngatėrove me kaurėt ti!

- Pse flet kėshtu tani mama? Edhe ty tė pėlqen Roberti. Sa herė e ke thėnė vetė me gojėn tėnde: "Pastė fatin e mirė ai djalė, sa i mirė ėshtė", pastaj, ti dhe Kristina jeni shoqe tė ngushta. A ka gjė mė tė bukur kur dy shoqe tė bėhen edhe krushka?

- Mirė e ke ti, po, ku mė rri mendja mua, - i thoshte dhe, menjėherė mendonte merakun e saj qė kishte pėr meshkujt krishterė. "Ku nuk tė fut evladi" thoshte shpesh. Pėrveē Nevrezes, tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė familjes e mirėpritėn lidhjen e Mimozės me Robertin. Mė nė fund edhe Nevrezja u bind me gjysėm zemre qė fejesa tė bėhej dhe tė shpallej, duke i dhėnė fund edhe asaj aventure dashurore tė dy tė rrinjve. Mimoza dhe Roberti ishin njė ēift i bukur tė fejuarish, sa shpesh herė kur dilnin shėtitje njerėzit thoshin: "Po del Hėna me Yllin"

- Ē'yll ziu, - thoshte Nevrezja. - I mirė, i bukur ėshtė vėrtetė, po ka atė ...

- Mama! Roberti ėshtė shumė i mirė. Unė jam shumė e kėnaqur. Kėtė kėnaqėsi dua ta kesh edhe ti. Nuk dua tė mbash nė shpirt atė brengėn qė kishe mė fillim. Edhe unė nuk mund tė ndjehem e lumtur nė krahėt e tij, kur tė shoh ty tė mėrzitur, tė trishtuar.

- Mirė moj bijė, mirė. Kur je ti e kėnaqur me tė, jam edhe unė, - i thoshte Nevrezja sė bijės, pėr tė mos e lėnduar nė dashurinė e saj.

* * *

Dasma e Mimozės dhe e Robertit u bė e bukur ashtu si edhe pritej. Mimoza ishte vajza e vetme. Edhe Roberti ishte fėmija i dytė, gėzimi i fundit pėr Kristinėn. Pas njė viti jetė tė lumtur ēifti i ri u bė me fėmijė. U lindi njė djalė i bukur dhe i shėndetshėm. Foshnja i porsalindur u quajt Alban. Gėzimi i lindjes sė Albanit ishte i madh pėr tė dyja familjet. Shpesh herė kur Kristina e lante foshnjėn e vogėl pranė rrinte dhe Nevrezja. E shihte Nevrezja Albanin e vogėl, nipin e saj qė e donte shumė, ndjente dhe ajo gėzimin e madh si ēdo gjyshe, (megjithėse Nevrezja ishte bėrė me kohė gjyshe), nganjėherė e lante dhe ajo, e sapuniste dhe, sytė i rrinin atje ... te meraku i saj.

Si do t'ia gjente anėn ta bėnte dhe ajo Albanin ashtu si kishte bėrė edhe me nipėrit e tjerė, me djalin e Ruzhdiut dhe tė Musait. "Ēfarė tė bėj? Nuk e kam unė nė shtėpinė time, po ta kisha unė, nuk e mbaja djalin kėshtu ..." Ky merak e brehte nga brenda Nevrezen. Edhe nė shtėpinė e saj kur rrinte mendjen atje e mbante. Albani sapo i kishte mbushur tre muaj nga dita e lindjes. Nevrezja po rrinte nė shtėpinė e Kristinės siē rrinte pėrherė.

Roberti sapo erdhi nga puna, u la, hėngri bukė dhe u ulėn tė katėr tė pinin kafenė, Kristina, Nevrezja, Mimoza dhe Roberti. Nė bisedė e sipėr Robertit diēka iu kujtua dhe tha, qė pėr Kristinėn dhe Nevrezen ishte krejt e papritur.

- Tani qė djali mbushi tre muaj, na duhet edhe ta bėjmė cirkum cizium. Kristina dhe Nevrezja panė njėra tjetrėn nė sy nga ajo fjalė e panjohur qė dėgjuan.

- Ēfarė do t'i bėjmė djalit? - e pyeti Kristina, - se nuk te kuptova mirė.

Nevrezja i dha njė lėvizje supeve tė saja, duke pritur pėrgjigjen e dhėndrit qė nuk ia kuptoi fjalėt qė tha.

- Po ua them shqeto fare, - tha Roberti. - Albanin do ta bėjmė synet. Kristina kur e dėgjoi, nė fillim e mori si shaka. Mendoi se i biri po ngacmonte tė vjehrėn, sepse edhe vetė Kristina e dinte qė Nevrezja e kishte atė merak. Nevrezes iu bė sikur i lėvizi njė zog brenda nė barkun e saj. Nė fillim mendoi se mos ishte njė shaka e rastit si pėr tė kaluar kohėn, por kur pa qė asnjeri nuk po fliste menjėherė pa tė bijėn nė sy, pastaj dhėndrin, Robertin. Kur pa seriozitet nė fytyrat e tyre dhe nuk po flisnin e hodhi shikimin nga krushka, Kristina. Kristina qeshi, pastaj iu drejtua tė birit. - Po tė ishe ti vajzė dhe tė kisha dhėnė unė ty te krushka Nevreze, e dija qė do ta bėnte njė gjė tė tillė kjo me fėmijėn tėnd. Ke ardhur ti nuse tek ne moj bijė, nuk bėjmė ne nga kėto gjėra, - tha duke iu drejtuar Mimozės.

- Pse mama, - tha Mimoza. - Roberti vetė si ėshtė bėrė?

As vetė s'e kuptoi si i tha ato fjalė, madje u pendua shumė. Ndjeu dėnesė nė veten e saj. Roberti menjėherė u skuq nė fytyrė. I hodhi njė shikim tė shoqes dhe doli jashtė nga dhoma.

- Roberti? Jo! Kurrė s'e ka bėrė njė gjė tė tillė. Nuk e lejon feja jonė atė punė. Nevrezes nuk po i rrihej pa folur. Donte menjėherė ta shfrytėzonte atė rast qė i kishte ardhur si me porosi. Ishte ajo brengė qė e mbante tė mbėrthyer prej kohėsh, qė nganjėherė edhe mendonte se e bija nuk kishte pasur fat. Nuk iu durua dhe tha: "Dėgjo krushkė! Lėre fenė tani. Ti e ke djalė, kjo, ime bijė e ka burrė. Ti e dije kur e kishe tėt bir, atėhere ... tani e ka tjetėr kush qė e njeh mė mirė se ti". Kristina nuk foli. Ia njihte mirė tipin Nevrezes. - "Sa t'ia kėpusi ndonjė fjale tjetėr kjo, mė mirė po hesht unė," - tha me vete. Roberti po rrinte nė kėmbė nė korridor dhe po e dėgjonte tė gjithė bisedėn qė po bėnin gratė. Sapo nė dhomė ra heshtja, hapi derėn dhe hyri brenda, si tė mos kish dėgjuar gjė.

- Hė, po fle djali? - tha dhe u afrua pranė krevatit ku flinte Albani.

- Si qengj po fle, - ia ktheu menjėherė Nevrezja.

Roberti u mendua ca, pastaj vazhdoi tė flasė: "Po mendojmė edhe pėr njė gjė tjetėr tani"

- Ēfarė po mendoni? e pyeti e ėma.

- E kemi biseduar dhe me Mimozėn dhe, duam ta pagėzojmė. Kristina filloi tė qeshė dhe sytė menjėherė i shkuan te Nevrezja.

- Si tė doni, po... - tha Nevrezja me gjysėm zėri.

- Jo si tė duam, po do ta bėjmė, se edhe nėna e tij, Mimoza, ėshtė pagėzuar.
- Pagėzuar?! Sa jam unė gjallė, kurrė nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė.

- Nuk duhet tė jesh shumė e sigurtė pėr kėtė qė thua. - i tha Roberti.

Nevrezja pa me dyshim tė bijėn. Mimoza qeshi pak dhe nuk foli. Pėr tė qetėsuar tė ėmėn i tha se ishte njė shaka e Robertit.

- Ē'pate krushkė! - tha Kristina. - Ti je dhe pėrparimtare.

- Unė pėrparimtare jam dhe pėrparimtare do mbetem, - tha Nevrezja dhe u ēua nė kėmbė. "Ta pagėzojmė djalin e ta bėjmė synet. Ta kemi me jetė e me shėndet. Jemi shqiptarė o njerėz dhe, pėrderisa jemi tė gjithė shqiptarė dhe jetojmė nė kėtė vend, nė Shqipėri, ku kemi edhe tolerancėn fetare, njė fe kemi tė gjithė, atė tė besimit te Zoti, te Allahu. Pse tė mos i bėjmė tė gjitha zakonet tona? Tė gjithė njerėzit bijtė e Zotit, bijtė e Allahut janė". U afrua te Albani dhe vazhdoi tė flasė pėrsėri: - "Tė na rrosh bir. Pėr ty tė gjitha do t'i bėjmė, ty tė kemi me jetė", - dhe e puthi nipin e saj me ngadalė nė ballė, me merakun se mos e zgjonte. Kristina, Mimoza dhe Roberti u ēuan nė kėmbė dhe duartrokitėn duke qeshur. Kristina iu afrua Nevrezes, hapi krahėt dhe e pėrqafoi. - "Rrofsh moj krushkė" - i tha.

- Tė rrojmė tė dyja, - ia ktheu Nevrezja dhe e puthi nė faqe.

Edhe Roberti me Mimozėn nuk u pėrmbajtėn. U pėrqafuan. Pastaj iu afruan dy grave duke i pėrqafuar edhe ato.

- Ndjehem shumė e lumtur sot - tha Mimoza.
- Lumturia ėshtė e jona, e tė gjithė neve - tha Roberti dhe e pėrqafoi pėrsėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara