HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Festivali i 11-tė i Kėngės, pretekst pėr tė goditur "komplotistėt"

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Shumė vite mė parė "arkitektėt" e muzikės shqiptare kishin kohė qė po projektonin krijimin e njė "ndėrtese gjigande" tė kėngės sė lehtė shqiptare, qė do t'i sillte vendit ēdo fund Dhjetori njė "fėmijė", ku do tė mirėpritej nga mbarė populli, sidomos tė rinjtė.
Kėshtu nė Dhjetorin e vitit 1962 erdhi "fėmija i parė"duke u pagėzuar me emrin Festivali i Kėngės nė Radio.

Dhjetė vjet mė vonė, nga data 22 deri mė 24 Dhjetor 1972, sipas traditės "lindi" njė fėmijė tjetėr duke u renditur sipas radhės nė vendin e tij tė njėmbėdhjetė.
Sapo erdhi nė jetė ky "fėmijė", buzėqeshja, ēiltėrsia dhe bukuria e tij, rrėmbeu menjėherė zemrat e rinisė shqiptare.

Thonė se njė fėmijė qė duket se ėshtė i mbarė qė nė moshėn e tij tė foshnjėrisė nuk e ka jetėn e gjatė. Askush nuk do ta besonte kėtė thėnie pėr "foshnjen" e sapo ardhur nė jetė.

E ku ta dinte ai foshnjė, se erdhi nė jetė nė njė vend ku imagjinata e ēmendur e udhėheqėsit tė sėmurė komunist qė drejtonte Shqipėrinė me dorė tė hekurt, ku dhėmbėt e tija mė tė mprehta se tė ujkut kafshonin pa mėshirė deri nė vdekje ēdo gjė qė atij i dukej armiqėsore, ku duart e tija mė tė forrta se kthetrat e kuēedrės sė pėrrallave kishin mbėrthyer Shqipėrinė nė ēdo cep tė saj, ku dora e tij vrastare mė e pėrgjakshme se dora e Ledit Makbeth kishte prerė e po priste koka tė pafajshme njerėzish, sidomos intelektualėt e diplomuar, do tė bėhej Kurban nga vetė dora e udhėheqėsit tė ēmendur Enver Hoxha! Nuk mjaftonte kaq. Kėsaj ēmendurie i bashkohej pabesia dhe hipokrizia e ndihmėsit tė tij, Sekretarit tė Komitetit Qendror tė P.P.SH-sė qė pas vdekjes sė diktatorit do bėhej pasardhėsi i tij.

Ajo "foshnjė" qė kishte vetėm dy muaj jetė, ata "prindėr" qė e ngjizėn kėtė foshnjė, duhet tė varroseshin pėr sė gjalli, ta paguanin me jetėn e tyre. Ky foshnjė festival nuk ishte gjė tjetėr, veēse "kulmi i degjenerimit nė Radiotelevizionin Shqiptar, qė kishte infektuar gjithė rininė shqiptare, ku pas tij fshihej njė komplot i rrezikshėm kundėr P.P.SH.-sė".

Kėshtu i thoshte imagjinata e ēmendur udhėheqėsit komunist shqiptar. "Fajet" e gjithė atyre qė pėrgatitėn Festivalin e 11-tė tė Kėngės nė R.T.V., festivalin e shumėpėrfolur nė jetėn shqiptare, si dhe grupin e "Komplotistėve" qė fshiheshin pas atij festivali, qė u "zbulua dhe u shpartallua" nga Enver Hoxha, na i spjegon mė sė miri shkrimtari Skifter Kėlliēi nė librin e tij: Festivali i Njėmbėdhjetė, viktimė e tė cilit ishte edhe vetė shkrimtari. Duke e jetuar nga afėr atė ngjarje tė dhimbėshme si ish punonjės nė R.T.V.SH. Skifter Kėlliēi ka shfrytėzuar gjithė aftėsitė dhe talentin e tij prej shkrimtari, duke na i sjellė ngjarjet e atij viti sa reale aq edhe brilante.

Ndoshta pak i vonuar dalja e kėtij libri rreth atyre ngjarjeve, vlera dhe pėrmbajtja e tij e lartė, gjuha e pastėr dhe e rjedhshme qė ka pėrdorur shkrimtari nė kėtė vepėr, mendimet e tij tė shprehura nė mėnyrė origjinale dhe realiste, e ngrejnė romanin Festivali i Njėmbėdhjetė tė ngjitet ndėr veprat mė tė mira tė kohės, si dhe vetė Skifter Kėlliēin tė quhet njė shkrimtar i kohės moderne.

Porta e hyrjes nė kėtė libėr ėshtė e magjishme. Menjėherė sa fillon e lexon librin tė del figura e sekretarit tė K.Q.P.P.SH. si njeri dinak qė nė ēdo moment tė vėshtirė tė jetės sė tij lėpin prapanicėn e Enver Hoxhės pėr tė shpėtuar veten e tij, paēka se kjo lėpirje e prapanicės pret kokat e njerėzve tė pafajshėm, siē janė edhe shokėt e tij mė tė ngushtė tė luftės e tė fėmijėrisė, siē ėshtė ish drejtori i R.T.V.SH ("Teodor Progri")

Skifter Kėlliēi nė librin e tij na ēon gjithandej, nė koridoret e Radiotelevizionit ku lėvizin intelektualėt artista, kėta njerėz qė po sillnin njė erė tė re ndryshimesh nė jetėn artistike tė vendit sipas udhėzimeve tė partisė, ku po pėlqehej nga mbarė populli, madje edhe nga vetė diktatori. Janė ata njerėz fatkeqė, ėshtė ky drejtor radiotelevizioni, ku nga njėra anė do mernin pėrgėzimet e diktatorit pėr emisionet e bukura e tė pėlqyera qė transmetonte R.T.V.SH, nga ana tjetėr do goditeshin pėr t'u "varrosur" pėr sė gjalli, duke u etiketuar "Armiq tė Popullit".

Ziliqarėt, tė paaftėt, spiunėt e sigurimit tė shtetit, qė jo pa qellim ishin punėsuar nė atė institucion tė rėndėsishėm, shkrimtari Skifter Kėlliēi ka ditur t'i paraqesė me mjeshtėri nė libėr, duke treguar figurėn e tyre tė urruer e tė pabesė. Njerėz tė tillė tė pabesė, spiuna tė sigurimit tė shtetit kishin "mbirė" kudo nė jetėn shqiptare. Ata kishin mbirė nė ēdo qytet, ndėrmarje, lagje.... Blloku i udhėheqėsave, ajo dinasti qė ishte krijuar mu nė zemėr tė kryeqyteti shqiptar, anėtarėt e Byrosė Politike, familjet, si dhe imoralitetin e fėmijėve tė tyre, zoti Kėlliēi ka ditur tė na i sjellė me mjeshtėri nė librin e tij.
Skifter Kėlliēi ka ditur mjaft bukur tė ndėrtojė edhe figurėn e diktatorit Enver Hoxha me shtrėgimin e duarve mes punėtorėve, me buzėqeshjen e tij, qė vetėm ai dinte ta sajonte atė buzėqeshje, ku pas fshiheshin ata dhėmbė vampiri, qė nuk u ngopėn kurrė sė thithuri gjak.

Ėshtė vetė diktatori nė kėtė libėr ku endet koridoreve tė K.Q.P.P.SH. aty ku luheshin gjithė poshtėrsitė pėr prerjen e kokave tė njerėzve tė aftė e tė pafajshėm, ku zyrat e kėsaj ndėrtese turpi ishin kthyer nė thertore, ku themelet e kėsaj ndėrtese mbanin erė gjak njerėzish tė pafajshėm.
Gjithė "fajet" e atyre intelektualėve qė duheshin goditur,ėshtė, se qė tė gjithė ishin me diploma nė xhep, ndėrsa ai, i pari i vendit nuk kishte dėshmi tė asnjė universiteti, kėshtu qė edhe udhėheqėsit e tjerė, anėtarėt e Byrosė Politike qė ishin poshtė tij, duhet tė ishin tė tillė, tė pashkolluar. Kėshtu i thoshte mendja e tij e ēmendur. Intelektualėt, trurin e vendit, madje edhe shkrimtaret, duhet te kritikoheshin, pse jo edhe te udhėzoheshin nė tė shkruar nga njė mjelėse lopėsh e ardhur nga njė kooperativė bujqėsore dhe e emėruar sekretare e K.Q. tė P.P.SH-sė, apo shoferat dhe karrocierat e pa shkolluar tė ardhur nga gjiri i klasės punėtore tė emėruar anėtarė tė Byrosė Politike qė drejtonin shtetin shqiptar tė asaj kohe.

Sapo fillon tė lexosh librin e Skifter Kėlliēit Festivali i Njėmbėdhjetė mbėrthehesh rreth tij e hyn brenda pėr tė mos u shkėputur. Pa e kuptuar se je nė faqen e fundit, sepse e tillė ėshtė shkruar vepra, tė duket jo sikur po e lexon, por sikur e jeton atė ngjarje e atij viti tė largėt. Ndjehesh akoma i "uritur" pėr t'u kthyer edhe njėherė nga e para e ta rilexosh pėrsėri. Nuk kishte grup komplotistėsh, nuk kishte armiq tė Shqipėrisė, nuk ishte festivali modern me veshje slogane siē u akuzua nga diktatori Hoxha. Kishte vetėm ēmenduri dhe injorancė tė Enver Hoxhės, qė duhej bėrė dikush kurban pėr tė prerė koka tė reja njerėzish dhe kėtė fat tragjik tė tė bėrit kurban e pati Festivali i 11-tė si dhe gjithė ata organizatorėt e pafajshėm.

Sot nė vitin 2006 ndėrtesa gjigande e kėngės qė ende nuk e dimė deri nė sa kate do tė arijė shtati i saj po konkuron mes shoqeve tė saja europiane dhe mesdhetare. Ajo qė dihet ėshtė, se kėtė vit kjo ndėrtesė ka hyrė na katin e saj tė 45-tė,e nėse do t'i hedhim njė vėshtrim kėsaj ndėrtese, kati i saj i 11-tė ende e tregon goditjen e forrtė qė mori nga dora e diktatorit. Edhe pse pas viteve 90-tė filluan "punimet" pėr rehabilitimin e tij, pėrsėri goditja dhe dhimbja qė mori para 34 viteve nuk mund tė meremetohet dot.
Ėshtė ajo goditje e forrtė qė shkrimtari Skifter Kėlliēi ka ditur tė japė me mjeshtėri nė librin e tij: "Festivali i Njėmbėdhjetė".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara