HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pierre-Pandeli Simsia njė shkrimtar profilitik

-- nga Dr. Selahedin Velaj D.V. Connecticut, USA

Selahedin Velaj Miku im i shquar, zoti Pierre-Pandeli Simsia pas botimit te tij te pare vellimin me tregime "Le te jem une Zamira", pa pandehur pas nje viti vjen me nje liber tjeter. Kesaj here vjen per lexuesit me romanin "Nje dashuri e vrare". Fatmiresisht libri eshte shtypur ne nje shtepi botuese ne Shqiperi, ne Shtepine Botuese "ARBERIA" dhe kjo i jep vepres shume me teper rendesi per vete faktin se edhe thelbi i ngjarjes ka te beje me nje teme shume shqetesuese dhe te dhimbeshme per shoqerine e sotme shqiptare, vecanerisht per femren e pambrojtur shqiptare, qe fatkeqesisht dhe padrejtesisht bie viktime ne kurthin e trafikanteve te femrave drejt prostituconit.
Eshte pikerisht ajo klase politike shqiptare, atje ku eshte botuar edhe ky liber pergjegjese per cfaredo ndodh ne Shqiperi, per ate cfare shkruan i nderuari zoti Simsia.

Deshiroj qe, me dashje ose pa dashje ky liber duhet t'i bjere ne dore ēdo politikani ne Shqiperi, duke mbajtur pergjegjesite e kesaj tragjedie qe ne menyre shume prekese dhe me nje pene te shkelqyer na e trajton ne romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia.

A eshte ne gjendje valle sot klasa politike shqiptare te mbaje pergjegjesine e saj qe e kane katandisur ate vend te lulezoje krimi, ku te rinjte shqiptare si njeriu i ulet dhe me shpirt katran si Saimiri ne liber, qe njerez pa meshire, pa ndjenje dhe pa karakter jane kthyer ne "PIMPS" ne Evrope, duke u bere mjeshter te sprovuar te dores se pare te magjisin dhe joshin vajzat e reja 15, 16, 17, 18 vjece dhe minorene sipas ligjeve morale te shume shteteve te botes.

Pierre-Pandeli Simsia - Njė Dashuri e vrarė Nje shprehje e urte popullore thote: "Fukarallek, Maskarallek". Dhe regjimi diktatorial i Enver Hoxhes e detyroi nje pjese te mire te popullit shqiptar te mesoje, ose te detyrohet te kthehet ne maskara prej vuajtjeve ekonomike te pafund.
Eshte ai fukarallek qe ekziston sot ne Shqiperi, plage e trasheguar nga regjimi komunist qe detyrojne njerez te ulet dhe imorale si personazhet negative qe zoti Simsia na i pershkruan me shume mjeshteri ne romanin e tij "Nje dashuri e vrare", vazhdojne te mbeten maskarenj dhe te papranueshem nga nje shoqeri, sic eshte ajo shqiptare.

I tille eshte edhe personazhi ne liber, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, qe ia arriti qellimit te tij cnjerezor.
Nuk eshte cudi qe nje vajze e re ne moshe me endrat dhe deshirat e saj te mos jete (porse per kete te fundit nuk ka kerkesa per t'u shitur ne tregun e zi) te bjere ne kurthin e atyre djelmoshave, duke u ndezur nje qiri ne zemren e tyre dhe valojne sikur te kishin te ndezur ne ne trup nje vullkan te madh. Portretin negativ te Saimirit zoti Pierre-Pandeli Simsia ka ditur ta skalise me mjeshteri ne romanin e tij, aq sa me sentimentalizem dhe origjinalitet ka ditur te skalise edhe portretin e Dorines se pafajshme, te asaj vajze te ndershme shqiptare.
Saimiri ne liber i tregon kryqin e vizatuar ne gjoksin e tij Dorines qe ka filluar dalengadale ta dashuroje. Ky djale 23 vjecar ogurzi kerkon t'i mbushe mendjen Dorines 17 vjecare te pafate se mbi te gjitha eshte edhe fetar, perderisa mban kryqin e vizatuar ne gjoksin e tij.

E mjera Dorine, me naivitet si cdo vajze ne moshen e saj cmendet pas fjaleve bindese dhe shprehjeve dashurore te te riut shqiptar, atij skile te ndyre, qe nuk kerkonte te hante pula per t'u ushqyer, por vajza meshireplote.
Dhe Saimiri ia arriti qellimit te tij kriminal, derisa Dorina iu dorezua atij shpirterisht dhe truperisht.

Romani "Nje dashuri e vrare" eshte shkruar me mjeshteri dhe humanizem nga shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia.
Qe ne fillim sa e hap faqen e pare duke filluar te lexosh romanin e deri ne fund, zhvillimi i ngjarjeve te mbajne me ankthe dhe emocione dhe pret me padurime se si do zhvillohen ngjarjet deri ne fund, duke pritur edhe aktin final, si do jete fundi i romanit?

Gjate leximit (per vete vlerat e tij te larta romanin e kam lexuar disa here) deshiroja qe e mjera, fatzeza, enderimtarja per nje jete dhe shkolle me te mire jashte shtetit, vajza sokoleshe shqiptare Dorina te mos kishte ate fund tragjik, te mos vdiste.
Por mjeshtri i penes Pierre-Pandeli Simsia edhe pse i ka dhene ate fund tragjik, i cili eshte shume domethenes dhe kuptimplote, perseri Dorina eshte e pavdekshme, sepse, ajo eshte ulur ne cepin e nje ylli dhe pret me padurim. Dorina pret DREJTESI...

Kjo tragjedi e shkruar me mjeshteri nga zoti Simsia me kujton ato tragjedite greke te Eskilit dhe Sofokliut, tragjedi qe ndodhin brenda fisit, ne familje, ku vellai vriste motren, etj.
Dhe kjo tragjedi ne liber ka ndodhur brenda "familjes" shqiptare, ku shqiptari me shqiptaren e tij jane moter e vella, e jo mall per te luajtur te huajt me trupin e motrave te tyre shqiptare, me trupin e femrave shqiptare. Libri "Nje dashuri e vrare" eshte nje liber i kohes se sotme per situaten e krijuar qe po kalon Shqiperia dhe populli Shqiptar. Libri eshte i rekomandueshem te lexohet nga te gjithe per vlerat e tij te larta dhe edukative qe ka. Jap mendimin tim qe ky liber duhet te hyje ne programet jashteshkollore ne te gjitha shkollat shqiptare per tu lexuar nga te gjithe nxenesit.
Leximi i ketij libri nga te rinjte ne shkollat shqiptare sot eshte nje domosdoshmeri i nje rendesie te vecante per te gjithe moshat, veēanerisht per moshen e adoleshences.

Uroj autorin Pierre-Pandeli Simsia per kete veper me rendesi te veēante dhe te mos pushoje se shkruari vepra te tilla, ky beratas i inspiruar nga Baba Tomori. Nderimet e mija autorit te librit, zotit Pierre-Pandeli Simsia.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara